Europarlamentarja Tanja Fajon e ka cilësuar si të papranueshme, kërkesën e komisionit hetimor për ngjarjet e 21 janarit, për të marrë tabulatet telefonike të disa gazetarëve. Ajo ka theksuar se gazetarët, kanë të drejtën që të respektojnë e të mos tregojnë burimet e tyre. Fajon: “U informova mbi presionin ndaj gazetarëve në Shqipëri. Sot bisedova dhe me Federatën Ndërkombëtare të Gazetarëve dhe si ish gazetare, mund të them se është e papranueshme, që të bëhet çfarëdolloj presioni ndaj gazetarëve nga autoritetet. Do t’u bëja thirrje të gjitha autoriteteve në vend, të gjithë atyre që kanë përgjegjësi që të respektojnë lirinë e medias. Kjo do të thotë gjithashtu se pa vendim gjyqësor, ju nuk mund t’i kërkoni gazetarit t’ju japë numrat në telefonin e tij, sepse gazetarët kanë të drejtën që të respektojnë e të mos tregojnë burimet e tyre. Është shumë e rëndësishme që gazetarët të kenë liritë e tyre të plota e që qytetarët në fund të kenë një informacion të drejtë e të ndershëm. E unë besoj se gazetarët në Shqipëri, apo pjesa më e madhe e tyre, nuk janë kriminelë. Ndaj është e rëndësishme që autoritetet në vend të respektojnë rregullat e vendeve demokratike dhe liria e medias është e drejtë themelore e njeriut”.

TCH: A mendoni se zgjedhjet e parakohshme parlamentare do zgjidhnin këtë krizë apo ngërç politik në Shqipëri?

Fajon: “Nëse ka një gjë ku qytetarët, autoritetet vendase, opozita ose qeveria, duhet të marrin vendim, është pikërisht mbi një zgjidhjen e mirë. Nuk dua të ndërhyjë në çështjet e brendshme të Shqipërisë,  por e rëndësishme është që të garantohet një dialog që mund ta nxjerrë vendin nga ky qorrsokak, ku është sot. Kjo do të ishte mirë, sepse vendi ka ngecur vërtet mbrapa në rrugën e reformave që janë të rëndësishme për qytetarët. Prandaj, nëse zgjedhjet e parakohshme do të ishin një rrugëdalje për të siguruar që vendi të ishte politikisht i qëndrueshëm dhe për të siguruar një dialog mes autoriteteve, mes të gjitha palëve të përfshira, atëherë unë do të thosha: Po, kjo do të ishte një zgjidhje”.

TCH

24 Komente

puciste... smiley

 Po departamenti amerikan i shtetit dhe ppe qe nuk duan zgjedhje te parakoshme dhe i kane thene thate JO? Borgjezet e poshter

 Ambasadori amerikan tha qe nuk perjashtohen.

who the fuck is Tanja Fajon?!  ok. nje  europarlamentare qe diku ne fund, po ne fund fare te intervistes,  ka thene:

Prandaj, nëse zgjedhjet e parakohshme do të ishin një rrugëdalje për të siguruar që vendi të ishte politikisht i qëndrueshëm dhe për të siguruar një dialog mes autoriteteve, mes të gjitha palëve të përfshira, atëherë unë do të thosha: Po, kjo do të ishte një zgjidhje”.

tani, e justifikon vetem fjala nese entuziazmin e titullit??

p.s    ku eshte Doris Pack.smiley

 foli ne kjo pucistja

hajde hajde ne shqiperi po ta trego Sala ty mi lavire evrope

Daul: Ata që nuk pranojnë zgjedhjet janë diktatorë

"Ata që nuk pranojnë zgjedhjet janë diktatorë". Ky është përkufizimi, me të cilin Kreu i Grupit të Partive Popullore Evropiane, Jozef Daul, ka bërë për deklaratat e Kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama, për të bojkotuar zgjedhjet lokale që pritet të mbahen më 8 maj. Përmes një interviste televizive, Daul ka theksuar se është populli ai që ka të drejtën për të zgjedhur dhe kjo, siç thekson ai, është pikërisht demokracia. Në të kundërt, Daul thekson se ata që nuk pranojnë zgjedhjet, pra, verdiktin e popullit janë diktatorë. Në emër të Partive Popullore Evropiane, ai shprehu gatishmërinë për të ndihmuar Shqipërinë në mbrojtjen e demokracisë, ndërsa theksoi se do të bëhet gjithçka që të arrihen rezultate të mira. Duke dënuar ashpër, demonstratat e dhunshme të organizuara nga Partia Socialiste, më 21 janar, Daul tha se dhuna nuk sjell asgjë dhe protesta të tilla të përgjakshme bëhen dhe shënohen vetëm në diktaturë. Në këtë drejtim, ai tha se Shqipëria është një vend demokratik, pjesë e Bashkimit Evropian dhe si e tillë është i domosdoshëm një menaxhim demokratik për të ardhmen e vendit. Për këtë arsye, thekson ai, bëhen zgjedhje në katër apo në pesë vjet, që populli të përcaktojë me votën e tij. Duke iu referuar deklaratës së Ramës për mospjesëmarrje në zgjedhjet lokale, ai tha se, "Populli votoi dhe populli do të votojë sërish. Nëse ai thotë që nuk ishte legjitime, atëherë le të dalë në zgjedhjet lokale".

E pastaj se e ka thene Tanja cfare ?????? Pale pastaj si e ka thene . se ne edhe kur i perkthejme i perkthejme si te na leverdise ne..... Por kryesore perse i benet kaq zhurme se e ka thene Tanja

TANJAN PER MBRETERESHE TE SHQIPERISE........!!!!!!!!!!!!!!!!!

Te githe keni lojtur mendsh si B(er)isha. te gjihte jeni bere me karele si E-du (art)i Rama

Po ti mos jeton gje nen ndonje shkemb? Tanja na liberalizoji vizat.

Tanja vizat???? Une thosha se liberalizimi u be me vota Nuk e dinja se TOnja qenka dhe princesa e BEse

RROFTE TANJA PRINCESHA E EVROPES DHE MBRETERESH E SHQIPERISE

 Nuk kuptoj perse socialistet e shajne Fajon. Top Channel e trajton si V.I.P. Cdo dite e ke ne lajme.

Pastaj nuk eshte vetem Fajon qe nuk deshiron zgjedhje te parakohshme. Si ambasada amerikane ashtu dhe komisioni europian jane shprehur kunder tyre.

Rama duhet te perveshi menget dhe te mundohet te fitoje zgjedhjet lokale. Nese i fiton, atehere ka te drejte te kerkoje zgjedhje te parakohshme. 

Gjithsesi e mira e kesaj rrumpalle keto 2 vitet e fundit eshte se brenda ketij viti, ose Berisha ose Rama do te largohet. Ajo parti qe largon liderin e para do i jape mundesi vetes te rishartohet dhe do te fitoje zgjedhjet e ardhshme te pergjithshme.

Pastaj nuk eshte vetem Fajon qe nuk deshiron zgjedhje te parakohshme.

 Fajon nuk i perjashton zgjedhjet e parakohshme. Lexoje dhe nje here.

E kisha lexuar por gabova kur u shpreha ne koment. smiley

Gjithsesi, sic thash nuk mendoj se zgjedhjet e parakohshme jane zgjidhja tani. Jo vetem per faktin se berisha po nuk pati kundershtimin e amerikaneve ska shonce me bo zgjedhje. lol. Por edhe se nuk ka kuptim te behen zgjedhje pa korigjuar gabimet ne sistemin zgjedhor.

Nuk e di se edha sa kohe do varemi nga komisioneret ne zgjedhje kur me sisteme elektronike mund te votohet me lehte, me sigurt dhe rezultati del per 1 ore. Megjithse pa komisionere partite nuk kane se si manipulojn ose si te krijojne alibi. Nejse.

Zgjedhjet e parakohshme do ishte mire te beheshin pas zgjedhjeve lokale, nese fiton Rama.

"Zgjedhjet e parakoheshme do te ishte mire te beheshin pas zgjedhjeve lokale,nese fiton Rama"

Shume mire e ke thene.

Biles,kjo qe the mund te ishte dhe nje opsion per daljen nga kjo krize.

Tanja Fajon eshte nje nga mbeshteteset me te forta te heqjes se vizave. Dhe drejtperdrejt pergjegjese si raportore. Pune tjeter sa peshe ka fjala e saj ne kete rremuje. Pune tjeter pastaj si rremuja e ketyre diteve i nxjerr bllof te gjitha ato gjera qe tha ne mbeshtetje te Shqiperise (jane gati, kane bere progress etj etj)

 prite kur t'i kerkojne edhe kesaj tabulatet

 Pse thua ka dhe ajo numer AMC/Vodafon/Eagle ? smiley

 Po i kerkuan vetem tabulatet,..... me  aqe qofte !Por pa shiko se  ku kan fund kerkesat e ketyre  te komshonit

kush eshte kjo qe na fliska tere kompetence?! ik moj goc shfryu atje ku ke vendin, mos na bej ne leksione demokracie!

 

Lefty - cfare humbet ti po te behen zgjedhje te reja? Hapja zemren peshkut!!

Ndoshta karrigen e ngrohte te ndonje familjari......

E pra u bone kta ti japin shqiptarve leksione demokracie, kur e njifshim ne demokracine kta akoma skishin shtet

 Zonja/zonjush Fajon, se pari duhet te flisni me etikete qytetarie, per nje femer qe ka nje personalitet dhe nje post te larte ne Parlamentin Europian (dhe jo ne ate te Parlament Shqiptar qe per nga ato fjale ndyra dhe te padenja qe jane thene dhe sterthene nga shumica e parlamentareve, te ben te skuqesh!) Zonja/zonjusha Fajon nuk eshte shoqja juaj,jone, e imja e jotja! Duket pak e cuditshme sepse as nje nga parlamentaret tane, nuk kane respekt per njeri tjetrin, ne te gjitha seancat parlamentare nga te dy grupet kultura parlamentare shqiptare eshte ne nivele shume te dobta, mos te them ne ate te rruges! C`nuk eshte degjuar ne Parl.Shqip.? Te shan tjeteri nga nona motra, dhe gjithe robt e shtepise, te bo biografine e brezave, dhe te kercenon jo si antar parlamenti, por si antar i ndonje organizate mafioze, klasit te ulet!

Te ndegjosh nje parlametare europiane qe e njeh shume mire dhe shume mire Shqiperine, politikanet e saj dhe gjendjen ku ndodhet, si rrjedhoje e tyre vendi, do te thote te kuptosh gjykimin e paster per te shpetuar vendin nga nje e keqe e madhe!

Disa te keqija te medha te shqiperise:

  • Korrupsioni i Qeverise,
  • Korrupsioni ne Drejtesi,
  • Korrupsioni ne Shendetsi, 
  • Korrupsioni ne GJYKATA,
  • Korrupsioni ne Polici,
  • Korrupsioni ne Bashki Komuna Njesi.
  • Korrupsioni ne  Kulture, Arsim, Edukim.
  • Korrupsioni ne Politike, ne Ekonomi.
  • Pabarazi ligjore.
  • ..................
  • ...............
  • .......
  • ...
  • ..
  • ..

 

 

Pandeshkueshmeri ligjore.

_________

..e ku ka me keq se kaq?, dhe pse jo zgjedhje te parakoheshme?

 

 

 

 

Top-channel ose ndryshe Top-PS. Sapo nje europarlamentar permend zgjedhjet behet direkt lajmi i pare ne gazetat e tv te PS. por zonja Fajon tha(sipas Top channel)se nuk i perjashton si mundesi po jo qe duhen te jete te zgjidhja e vetme. Pastaj deklaratat qe japin diplomate amerikane,  BE, PE, qe shprehen qartazi kundra zgjedhjeve te parakohshme, Top-PS dhe gazetat e PS harrojne ti paraqesin ne faqe te pare.

O njerez BE, USA,OSBE dhe organizma te tjere nderkombtar njohin shqiperine si vend demokratik me nje qeveri te ligjshme. I vetmi qe nuk njeh qeverine eshte Edvin Piktori me shoket e tij. Edin po e qortojne cdo dite BE, disa europarlamentare e quajne diktator por ja pra qe kto deklarata nuk paraqiten tek Top-PS. Edi eshte bere si donkishoti dhe po lufton me mullinjte me ere.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).