Në kushtet kur retorika qeveritare deklaron me vetëbesim të madh se opozita ka bllokuar integrimin dhe është katandisur si mos më keq prej Ramës, ndërkohë që qeveria është më e suksesshmja e historisë sonë dhe shndrit nga integriteti dhe efikasiteti, atëherë nuk ka arsye për të pasur frikë nga zgjedhjet e reja. 

Adri Nurellari

8 Komente

 Adri, unë jam shumë dakord me zgjidhjen e zgjedhjeve të reja. Problemi është që duhet garantuar që (edhe) këto zgjedhje nuk do VIDHEN. Ky është hall shumë i madh.  

Po u zgjidh ky, ia hodhëm.  Sepse s'ka asnjë motiv që zgjedhjet të mos vidhen edhe kësaj here. Po bëmë zgjedhje që nuk i garantojmë dot një, që nuk do pranohen nga të dyja palët dy, ky muabet thjesht është pa kokë.

Zgjedhjet janë zemra e problemit. Unë do propozoja psh që Rrosh-i (rrjeti i organizatave shqiptare) i cili tashmë e ka infrastrukturën njerëzore të krijuar në terren, duhet të shpëndajë 3-4 vëzhgues vullnetarë pranë CDO qendre votimi. Nuk më duket se kjo nuk mund të bëhet. 

Nuk mund te behen zgjedhje ne kete situate - thote Rama - prandaj duhet te bejme zgjedhje, te parakoshme. 

 

Interesant është fakti që edhe pse gjendemi përballë stanjacionit politik dhe nivelit të lartë të konfliktualitetit shumë njerëz e konsiderojnë të dëmshëm organizimin e zgjedhjeve të parakohshme.

Thote analisti Nurellari.

Po harroi te thote pse kemi stanjacion politik, dhe cfare do behet neser, a do kemi prap stanjacion politik kur opozita e radhes te bojkotoje Parlamentin per dy vjet dhe te beje vazhdimisht thirrje per zgjedhje te parakohshme, meqe ajo s'i fitoi ato ngaqe ishin te vjedhura nga ata qe i fituan sepse ashtu thane Gjinushet me shoke kur akuzuan Ramen per vjedhje.

Harroi dhe te thote se ku na con kjo rruge, e thirrjeve per zgjedhje te parakoshme ne momentin qe stanjacioni politik qe rrjedh nga bojkoti i Parlamentit dhe thirrjeve te hershme per zgjedhje te parakoshme arrin kulmin, si fjala vjen tani.

Harroi dhe ate elementaren qe thote jerusalem me siper qe, pa ndryshuar asgje ne kodin dhe proceduren zgjedhore, ne gjejme si ilac per zgjedhjet qe humbesi pretendon se u vodhen, berjen e te njejta zgjedhjeve, por te parakohshme.

Eh sikur te kishim ca analista me shume si ky, do ishim futur dhe ne Amerike rrezik, se ne Evrope po se po.

 Ore ai zullummadhi thote se shqiptaret i ka me vete, thote se eshte me i votuari nder shqiptaret, thote e e kam marre me tapi kryeministrine, thote, ... e ç'nuk thote. Po ja bujrum, ja sheshi ja mejdani, ja dhe Salo kapedani. Le ta provoje kesaj here, po pa vjedhur ama.

Para zgjedhjeve, nje ithtar i PD, nga ata te fortet, po thoshte ne nje tavoline, si me dyshim: 

- A thua do ta votojne shqiptaret kete radhe Salihin -

- Pse thua a do ta votojne - i thashe une - pse s'thua a do te fitoje?

- Jo mor burre ate as qe e diskutoj fare une, se ai do te fitoje, po sa do ta votojne ate, kjo eshte çeshtja.

Siç duket ai i varfri e kishte hallin per vete, se sa pune do te kishte gjate zgjedhjeve.

Problemin e zgjedhjeve te reja, po ose e jo, mund ta zgjidh PD me antaret e saj me largimin e Berishes si Kryeminister, kjo me e pakta qe mund te shpetohet vendi, pa probleme te medha.

Problemi eshte a ka burra PD-ja qe te kryej kete angazhim te veshtire?, kjo eshte per ty pare!

PD-ja e Topallit dhe e Berishes e kerkojne te keqen tek Rama, por vet ata nuk po bejne as nje ndryshim nuk po levizin aspak nga pozicioni, kjo nuk eshte zgjuarsi, kjo eshte nje idiotsi qe do te perfundojne keq dhe me keq!

Une mendoj se zemra e Berishes eshte Jozefina, ajo eshte motori kryesor idiot i te gjitha qendrime kokeforte dhe autoritare te mazhorances! Ajo e shte krejt e semure e semure  sepse nuk kupton as veten e saj kur flet.

Nje gje do te mbahet mend qe PD-n do ta fusi ne dhe, Jozefina dhe idhulli i saj ideologjik, shpirteror Sali Berisha!

 

Në kushtet kur retorika qeveritare deklaron me vetëbesim të madh se opozita ka bllokuar integrimin dhe është katandisur si mos më keq prej Ramës, ndërkohë që qeveria është më e suksesshmja e historisë sonë dhe shndrit nga integriteti dhe efikasiteti, atëherë nuk ka arsye për të pasur frikë nga zgjedhjet e reja. 

........po por frika (ajo e madhja) eshte se ska arsye per te pasur zgjedheje te reja. Qe eshte ne kushtet qe u permenden.

Ne rastin me te mire logjika e perdorur nga Nurellari eshte e mjerueshme. Do te ishte psh sikur t'i kerkoje presidentit qe, per shkak te kontradiktave te fundit, te jepte doreheqjen per te kuptuar nese e ka akoma besimin e te "zgjedhurve te popullit" per te qene akoma i denje per ate post duke u rizgjedhur perseri. Institucionet kane nevoje per funksionim, integritet por dhe stabilitet. Sado pak perverse te duket, autoritarizmi i Berishes nuk e lejon te vendose per zgjedhjet e parakohshme me qejfin e tij. Te themi dhe sikur te jipte doreheqjen, procesi nga kerkimi per nje kryeminister te ri deri te dorezimi e anuncimi i zgjedhjeve te parakohshme eshte nje proces i gjate. Logjika e Nurellarit ashte ajo e sheshit te dueleve te dikurshme,'jam me i forti, le te dale dikush te me sfidoje'. Larg dita kur ti teket ndonjerit te beje zgjedhe vit per vit me logjikene me te fortit.

Ne rastin me te mire logjika e perdorur nga Nurellari eshte e mjerueshme.

 

Po ne rastin me te keq, si do te ishte llogjika e perdorur e Nurelarit?

Nuk do quhej fare e tille

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).