Gratë në revoltë

 

Kryeministri italian, Berluskoni ka deklaruar se thjesht i vjen për të qeshur sa herë që dëgjon për skandalet e tij seksuale, të cilat janë marrë në shqyrtim nga prokurorët në lidhje me pagesat e mundshme që ai mund t’u ketë bërë vajzave në këmbim të seksit. Por, ndërsa skandalet e tij shtohen dhe përhapen në media, për herë të parë në karrierën e tij të gjatë Berluskoni po e kupton se një numër gjithnjë e më i madh italianësh nuk e vënë aspak buzën në gaz për bëmat e tij erotike. Këta italianë janë gratë.

Pakënaqësia e grave është duke u ngritur kundër mënyrës bizantine të politikës italiane, e cila dominohet nga meshkujt. Rreth 73 mijë vetë kanë nënshkruar një peticion në internet në sajtin e gazetës së krahut të majtë “L’Unità”, në të cilin i kërkohej grave italiane që t’i thoshin “Mjaft” Berluskonit. Një demonstratë në Milano e organizuar të shtunën e kaluar, nxori në shesh mijëra protestues dhe ndërkohë në 13 shkurt është parashikuar edhe një demonstratë në rang kombëtar e organizuar nga gratë.

Një nga gratë e fuqishme të botës së industrisë dhe biznesit italian, Emma Marcegaglia deklaron se ekziston edhe një Itali tjetër.

Sot inati dhe revolta e mbajtur përbrenda për një kohë të gjatë  është duke u shtuar dhe rritur tek ata që nuk e shohin veten në këtë imazh dominues të femrës në Itali, ose në imazhin e të ashtuquajturave velina, ose vajza “të nxehta” të spektakleve, të cilat që nga vitet ’80 kanë qenë edhe imazhi i “pompuar” nga mediat e Berluskonit. “Në Itali gratë vuajtën, sepse ato e ndiejnë veten të ngërthyera mes dy imazheve: asaj të shtëpiakes së lumtur dhe asaj të velinës”, - thotë Danda Santini, kryeredaktorja e edicionit italian të “Elle”. Sipas saj, ky është imazhi i vazhdueshëm që shfaqet në ekranet italiane. Italia ndodhet në radhët e fundit të vendeve të Bashkimit Europian për sa i përket punësimit të grave apo vendosjes së tyre në pozicionet e lidershipit dhe skandalet e fundit janë një mesazh shumë i keq për mënyrën se si bëjnë përpara në karrierë gratë në Itali, pra jo duke ofruar mendjen dhe njohuritë e tyre, por duke u ofruar shefave dhe meshkujve të fuqishëm trupin.

Shumë gra nuk e shohin aspak veten në ato modele që i ofron media apo jeta private e Kryeministrit të Italisë. Sipas realitetit në këtë vend, për një grua është shumë më e vështirë që të bëjë përpara në karrierë në krahasim me një burrë. Sipas shifrave të fundit, në Itali gratë kanë numrin më të madh të të diplomuarave se burrat, e megjithatë shifrat e punësimit të tyre janë ndër më të ulëtat në vendet e BE-së.

Njëherazi, Italia ka një nga shkallët më të ulëta të lindshmërisë  po në vendet e Bashkimit Europian. Sipas një këndvështrimi të drejtë, edhe kaq sa kanë arritur gratë në këtë vend, është shumë. Kjo, sepse strukturat më të fuqishme në Itali, si Kisha Katolike dhe mafia janë struktura tërësisht mashkullore dhe sekrete. Për herë të parë një grua drejton shoqatën më të madhe të industrialistëve në vend, dhe kjo ka ndodhur në momentin më të vështirë ekonomik. Por, ky është një rast i veçuar dhe bëhet fjalë për një grua me të vërtetë shumë të zonjën. Nga ana tjetër, në këtë vend që nuk njihet për përzgjedhjet e kuadrove në bazë të meritokracisë, gratë ndodhen përballë presioneve dhe sfidave aspak të barabarta me meshkujt. Disa dhjetëvjeçarë pas sjelljes së ndryshimeve domethënëse nga ana e lëvizjeve feministe, që sollën edhe realitetet e tilla si lejimin e  abortit dhe të divorcit, sipas disave, gruaja italiane ndodhet në një pozitë më të keqe sot se në të shkuarën. Ato pak gra që kanë kapur ndonjë post të lartë dhe të fuqishëm, vijnë të gjitha nga familje të mëdha, të fuqishme dhe të pasura të vendit. Vetë kryetarja e shoqatës së industrialistëve, Marcegaglia vjen nga një familje tregtarësh shumë të pasur çeliku. Marina Berluskoni, që është edhe drejtuesja e ‘Fininvest’, është vajza e Berluskonit, pra drejton biznesin e krijuar nga i ati. Në tregun e punës gratë diskriminohen, sepse ato bëhen nëna dhe kjo nuk u vjen për shtat punëdhënësve. Sipas legjislacionit, në Itali ose punon, ose ke fëmijë. Nuk ka vend për të dyja. Një përqindje e madhe grash e lënë punën pasi sjellin në jetë fëmijët. Duket se në këtë vend gjithçka është kundër gruas: familja, shoqëria, mënyra e organizmit të punës dhe shpesh gratë përballë këtyre vështirësive dorëhiqen. Sipas Bankës së Italisë, nëse papunësia e femrave do të rritet në 60%, atëherë Prodhimi Kombëtar Bruto do të rritet me 7%. Një pyetje qendrore që bëhet sot është se deri në ç’masë Berluskoni është përgjegjës për shndërrimin e imazhit të gruas italiane këto 30 vitet e fundit, pra gjatë kohës që ai ka qenë në krye të kompanisë më të madhe televizive në vend. Dikur vajzat ëndërronin që të merreshin me televizion, ndërsa tani mendojnë se mënyra më e mirë për të bërë para të shpejta dhe të shumta është që të bëhen “eskorta” të meshkujve të fuqishëm politikanëve dhe industrialistëve. Gjatë viteve të pushtetit të Berluskonit është bërë gjithnjë e më i padukshëm kufiri mes televizionit dhe politikës dhe Berluskoni, vetë politikanet e tij i ka zgjedhur gjithmonë me parametrat që ka zgjedhur velinat për ekran. Në këto kushte, të shumtë janë ata që mendojnë se ndryshimet e mëdha do të vijnë nga media dhe jo nga Parlamenti, dhe se më në fund gratë italiane do të normëzohen dhe formohen nga interneti dhe jo nga kultura e showgirl e televizioneve të Berluskonit.

24 Komente

Ore Berluskua beqo eshte, ndonje femer me dhune me c'ka kemi degjuar s'ka kapur, pune e madhe se pagoi per seks? Te paguash per seks ne Itali nuk eshte kunder ligjit. Kjo me duket mua si kryqezate ndaj Berluskonit meqe ai eshte burre dhe ndjehet i tille. Qofsha gabim por shumica e meshkujve ne ato rrethana do kryenin te tilla mardhenie. Mbaj mend kur Klintoni, qe ishte goxha burre i nderuar jo si ky qe i njihet boterisht perversiteti seksual dhe mendor, tha qe *E BERA SEPSE MUNDA*. Nuk ka asgje kunder femres ketu, keto jane analiza dhe psikoanaliza femrash te frustruara qe e shohin boten nga kendveshtrime perverse. Qe mashkulli te jete mashkull nuk ka perse te jete ofendim per femren.

Ora,  puna eshte se Berluskoni nuk pranon te kete paguar per sex.  une thote,  kurre ne jeten time skam paguar per seks.  bile e quaj te turpshme, te neveritshme qe nje burre te paguaj per seks.  gjithnje sipas Berluskonit.

pastaj ca nga ato vajzat qe mernin pjese ne Berluskoni ''party'',jane te mitura.  rreth 15 apo 16 vjece, thone...

Thote c'thote berluskua, te paguash per seks ne Itali nuk eshte e ndaluar me ligj. Kaq duhet te mjaftoje per kete muhabet. Berluskua nuk ka si thote qe pagoi per seks sepse i vjen turp, do te vinte turp ty ta pranoje e do ti vinte turp cdo mashkulli, por ja qe kur ta jep miza ne tru, ke ca lek, ke mundesi edhe izi akses , veshtire te durosh vallahi... prandaj them turp eshte per ata qe merren me kto gjera qe i takojne jetes personale te berluskos, jo per berluskon, qe trap, pervers madje ashtu sic eshte nuk ka bere ndodnje gje qe nuk do ta bente shumica e meshkujve ne ato rrethana e pozita.

Sa per moshen e atyre femrave nuk kam cfar te them, sepse eshte muhabet krejt tjeter, nqs vertetohet vihet ne levizje policia aty, se nuk eshte polici si kjo jona qe nuk zbaton urdhrat e prokuroris e  gjyqtareve. Teme krejt tjeter ajo e moshes, le te hapet dhe ta diskutojme...

eshte e ndaluar me ligj

Cfare eshte e ndaluar me ligj?

prostitucioni*

si edhe vajtja me minorene, genjeshtra institucionale etc.

Finisterre

Seksi me pagese ne itali nuk eshte i jashteligjshem, prostitucioni me tutor, bordello etj eshte i ndaluar me ligj. Berluskua  nuk ka frekuentuar bordello.  Vajtja me minorene pastaj eshte teme tjeter, ne Itali eshte e ndaluar me ligj por a denohet burri se shkoi me nje vajze (prostitute) qe nuk na i paska mbushur akoma 18? Megjithate po te ishte ashtu merret prokuroria e gjykata per ate pune ne itali qe c'ke me te, dhe berluskos nuk ja pertojne fare. Tema ketu eshte per imazhin, ndjenjat e vrara te feminizmit nga epshet natyrore mashkullore etj etj.

Ti si gjithmone e zonja ta njerrc ne shtegun tende muhapetin. Dree cpaske qene a e uruare.

 PO Ora, perderisa eshte profesion te japesh trupin, pse te mos e bejme kete te gjithe, burrat qe te paguajne dhe grate qe paguhen?, te mos kete familje, dhe oburra si ne kohet e poligamise. Sh. bukur.

alidemso

Nuk eshte e ndaluar me ligj mor plak ne itali te paguash per seks. Kaq. Nuk thashe une duhet ndaluar apo jo, te behemi poligame  e te shkaterrojme familjen. Puna eshte qe sa me te qyteteruar njerezit aq me shume vene ne dyshime institucionet morale, me vjen keq por kjo eshte nje e vertete qe duhet perballuar ne boten moderne.

Tani per cfar akuzohet mediatikisht dhe publikisht berluskua? Qe ka nevoja natyrore personale?

 ne itali eshte me ligj i ndaluar prostitucioni dhe mardheniet seksuale me minorene(pastaj se sa zbatohet ligji eshte histori me vete).kur ligjin e shkel i pari i vendit imagjino ca mund te bejne te fundit.

berlun nuk e kritikon njeri se ka nevoja natyrore personale se njeri si te gjithe ne eshte edhe ai.problemi qendron kur behesh deputete,eruro  deputete apo ministre pasi ke kaluar nga nga ndonje feste ne vilat e berlut(nuk po them dhoma e gjumit).imagjino ca njerezish bejne ligjet dhe perfaqesojne italine.mua normale nuk me duket.

Fjona

Nuk eshte pra e ndaluar ne itali te paguash per seks, bej nje kerkim te thjesht ne google dhe do ta verifikosh vete. Per te tjerat pastaj jam dakort qe ai eshte nje i degjeneruar pervers, por jo aq sa ti behen gjyqe publike dhe akuza me karakter gender te bera nga nje pjese e frustruar e fushates per te drejtat e femrave. Mbetem gjithmone i mendimit se nje politikan sidomos ne pushtet duhet te gjykohet nga puna qe ben jo nga morali etj etj.

 ne itali prostitucioni eshte i ndaluar me ligj mgj ate eshte normale qe ne disa rruge te caktuara te gjesh femra gjysme te veshura qe prostituohen edhe ne 12 te dites.pra si thashe nje gje eshte ligji tjeter gje eshte se sa zbatohet.gjyqet ne emer te te drejtave te femrave mua me duken hipokrizira.problemi qendron kur ne itali behesh ministre duke ia dhene nje here berlusconit jo per meritat.ky eshte problemi.

imagjino ciljeten ne nje te ardhme deputete ose ministre te arsimit a kultures ne shqiperi.

Shume e kapur kjo teme, qe eshte me te vertete nje problem ne kulturen evropiane sidomos ne pjeset e lindjes. I uroj grave sukses ne challenging " mjaft Berluskoni" dhe te arrijne ate qe grate kane arriture ketu ne states, shifen, vleresohen si gra cfare kane dhe kane arritur me punen dhe mendjen dhe jo si sex object ku te blehet trypi i tyre. Ti Ora kur thua qe mashkulli te jete mashkull....... ka shume menyra ta tregoje veten qe eshte mashkull pa kerkuar te bleje sex, e ckuptim ka poligamia ?

Kjo, sepse strukturat më të fuqishme në Itali, si Kisha Katolike dhe mafia janë struktura tërësisht mashkullore dhe sekrete. 

What? Shume gabim, kisha dhe mafia duhet te krijojne kushte te barabarta punesimi edhe per grate... smiley  Diskriminim i madh!

Sipas Bankës së Italisë, nëse papunësia e femrave do të rritet në 60%, atëherë Prodhimi Kombëtar Bruto do të rritet me 7%.

Again, what? Kush eshte synimi i ketij artikulli: te tregoje se sa deme eknomike shkaktojne femrat e punesuara ne Itali? 

Cfare lidhje kishte titulli me artikullin?

ke te drejte.     ne fakt nentitulli: ''Gratë në revoltë''  eshte me perfaqesues per artikullin, me duket mua..

ose në imazhin e të ashtuquajturave velina, ose vajza “të nxehta” të spektakleve, të cilat që nga vitet ’80 kanë qenë edhe imazhi i “pompuar” nga mediat e Berluskonit. “Në Itali gratë vuajtën, sepse ato e ndiejnë veten të ngërthyera mes dy imazheve: asaj të shtëpiakes së lumtur dhe asaj të velinës”, - thotë Danda Santini,

me kujtohet nje gazetar hollandes qe jeton ne Itali. ishte i ftuar ne nje emision TV-je ketu ne Hollande. nuk e di si ra muhabeti, por tha:  ne TV-ne italjane, drejtuesit e emisioneve, jane pothuajse te gjithe meshkuj.  jane pak a shume ca tipa te shemtuar dhe  gjithmone kane ne krahe si ''bashkprezentatore'' nja 2 vajza te bukura dhe te veshura seksi. por keto vetem qeshin vazhdimisht  e nuk thone asgje.smiley            prezentatoret ,  aty ketu hedhin ndonje batute ''intelektuale'' ngacmuse,  te cilen vajzat e ''gjora''  nuk e ''kuptojne''  dhe e kalojne duke qeshur,  ndersa prezentatorin e ben te duket akoma me ''inteligjent''.smiley

E paska thene tamam ai Belulo, Jane burrat ata qe nuk dune femrat te tregojne jo me shume se sexy body, me vjen cudi se si ne italy grate jan kaq te pafuqishme, duhet ta kishin zene vendin e vet kohe me pare.

ku ta gjesh qe edhe kryeministri yne te kishte te tilla 'probleme',pasi  meshumesenjegamia  do ta kishte zbutur .Me mire te shkonte me 3 gra se sa te vriste 3 veta

Eh mer Berluskon per ty paska qene kjo dynjo,merre dhe kete Salen tone me vete noj here por amon kujdes mos na e peson si Limprehti.

...te gjithe e shajne,te gjithe e votojne,sepse e mesmja italiane identifikohet ne te,pra,qe me zotesi ka ditur te heci perpara,pare,femra.....a nuk duan meshkujt kete?!

 berlu ka ecur para me zotesi???!!!!me zotesine e dell'utri-t & co

 Kryqezata kunder Berluskonit ka kohe qe ka filluar, sidomos edhe kendej ne Europen veriore. Eshte e vertete qe ai eshte qefli, organizator festash, por keshtu jane me qindra djem te pasurish e te klases se mesme kendej ne perendim, veç tek ai perqendrohet ter vemendja, sepse eshte kryetar qeverie dhe jo nje njeri i thjeshte, pa fuksione. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).