SHKODËR - Fenomenet atmosferike të dhjetorit të vitit të kaluar të shoqëruara me vërshim të ujërave të lumenjve në Shkodër, kanë sjellë dëme dhe në skajin më verior të vendit, në Vermosh. Por përveç marrjes së tokës nga uji i lumit Vermosh, i cili ka ndryshuar drejtim duke gërryer e dëmtuar tokë, lumi ka marrë dhe pjesë toke të kufirit shtetëror mes Shqipërisë e Malit të Zi.

Uji i lumit të Vermoshit ka mbuluar rrugën pranë pikëkalimit kufitar të Gërçarit, ndërsa nisur nga një marrëveshje mes dy shteteve që përcakton si kufi ujor mes dy vendeve shtratin e lumit, situata e krijuar ka shkaktuar evazion natyror dhe ngushtim të territorit nga pjesa e Shqipërisë.


Sipas burimeve nga fshati Vermosh në komunën e Kelmendit, por dhe specialistëve të Bordit të Kullimit në Shkodër, devijimi i ujit të lumit të Vermoshit ka shkatërruar rreth 150 metër argjinaturë ekzistuese të ndërtuar prej vitesh dhe të forcuar para pak vitesh, ndërsa dëmtime e gërryerje të saj ka pasur në të gjithë gjatësinë e lumit, rreth 5 km.


Kjo ka sjellë një situatë alarmante për banorët e këtij fshati që kanë shtëpitë afër, pasi gërryerja e lumit ka marrë jo vetëm tokë bujqësore, e cila është e paktë dhe mjaft e kushtueshme në këtë zonë, por po u afrohet dhe banesave duke e bërë rrezikun më të madh. Janë rreth 100 dynym tokë e dëmtuar, ndërsa bordi i kullimit ka bërë një monitorim të vazhdueshëm të situatës dhe ka paraqitur një projekt ndërhyrjeje emergjente pranë Ministrisë së Bujqësisë.


Devijimi i ujit të lumit tek pjesa e kufirit, është një problem që duhet zgjidhur nga dy vendet, pasi marrëveshja përcakton si kufi atë të shtratit të lumit. Tani shtrati i lumit ka devijuar nga pjesa shqiptare, që do thotë dhe spostim kufiri në favor të Malit të Zi.


Duke qenë një efekt i fenomeneve natyrore, do bëhen bisedime dhe studime lidhur me vendin ku kanë qenë piramidat dhe kufiri i mëparshëm. Në takimin e zhvilluar të enjten e kaluar në Shkodër mes drejtuesve të policive kufitare të Shkodrës dhe homologëve të tyre malazezë, është prekur dhe problemi i kufirit në Vermosh pas zhvillimeve të fundit atmosferike. Por duke qenë se kjo është një çështje ndërshtetërore, është përmendur fakti se një takim për këtë duhet bërë në nivele më të larta të institucioneve të dy shteteve.


Uji vazhdon të jetë i pranishëm, ndërsa argjinaturat nuk kanë mundur ta përballojnë vërshimin. Aktualisht në këtë zonë ka rreth 60-80 cm dëborë, shkrirja e së cilës do të rrisë nivelin e ujit në lumin e Vermoshit .Vetëm para rreth 3 vitesh janë investuar 40 milionë lekë të reja në këto argjinatura që nuk e kanë përballuar këtë situatë dhe janë dëmtuar.


Sipas specialistit hidroteknik, Ridvan Gjeçaj, vërshimi i ujit ka shkaktuar devijim të lumit duke dëmtuar argjinaturat ekzistuese, por dhe duke marrë pjesë toke, përfshi dhe atë pranë vijës kufitare. Është e domosdoshme ndërhyrja sa më e shpejtë në forcimin e argjinaturës edhe rehabilitimin e dëmeve, pasi shtrati i lumit ka devijuar dhe mund të vazhdojë të devijojë".

11 Komente

Monda, kaq inat e ke "shekullin" qe postove kete shkrim ketu? ca t'ka bo mi goc? ti n'amerik ata n'shqipri!! smiley

O swed-i smiley po s'ka lidhje titulli me permbajtjen smiley mi rialajz it  shkrim ala shek smiley

vallai vetem paragrafin e pare lexova, pashe kush e kishte postu, dhe mendova "monda o e urren per vdekje kete gazetaren, o ka noi inat me shekullin" po permenda kete te shekullit ngaqe s'doja me u fut ne muhabete personale smiley

S'guxo robi me pru nje artikull jo-pucist se prape te akuzojne per puc smiley.

e cer puci se, puc ndaj mediave te pavarura smiley

Edhe lumenjte na e kane me te futur.

A ka ndonje pamje filmike per kete ngjarje, ta shohim dhe ne emigrantet. 

po car lumi o lummadh, ne po na e fut kufiri, po leviz vetvetiu ketej, ti thua lumi ...!

a e lexon anilen ti apo futja t'ja fusim? smiley

vallai, kur lexoj kshu palavish me vijne ide te reja, psh. pika e pare e marreveshjes se ardhshme berisha-rama duhet te jete: "nje pjese e mire e gazetareve do rikthehen ne klase te shtate dhe pasi te kene mbaruar me nota te shkelqyera klasat 7-te deri 9-te do rilejohen te ushtrojne profesionin e gazetarit"

Nuk ka Pjer por lajmi erdhi keshtu tek Shekulli,bariu mori delet perpara dhe u nis per ne shtepi,pasi eci 200 metra u kujtua qe kishte harruar torben e bukes tek nje kacube dhe kur u kthye as torba as kacubja nuk ishin me aty,lumi rridhte i qete mbi ish token tone.

smiley

PS: swedo, po me bie m'qafe kot per artikllin.  Rezultatet jane priceless smiley.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).