Sot në orën 12 e gjysëm të natës me orën e Tiranës (6:30 EST) luhet finalja e sezonit të futbollit amerikan, mes Pittsburgh Steelers dhe Green Bay Packers.

Po jua lë komenteve që të vendosin se kush do fitojë, si luhet loja, çfarë duhet ngrënë gjatë ndeshjes, e pyetje të tjera si këto se për vete s'e kam haberin. Ama një gjë dihet: reklamat gjatë SuperBowl do jenë të shumta dhe të shtrenjta. Ca prej tyre mund t'i shikoni që tani në Internet.

81 Komente

super bowl 2011 online Super Bowl 2011 | Super Bowl XLV

Fantastik stadium

No interes per ne njujorkezet. Na lane ne balte xhetsat

Besoj se do fitojne Celiksat.

Birra do te jete lager Yuengling (cdo birre tjeter sot eshte e papranueshme). Ushqimet do te jene nga zgara..

 Dakord me kaposhin, Cowboys Stadium ne Dallas (Arlington) eshte nje mrekulli ne shume nivele...me ka lene pa fryme kur e pashe vjet! Jerry Tron, ekrani gjigand eshte nje habi me vete, $40 milion, 6-7 kate i larte, me i madh se nje fushe basketbolli. Qelloi kur isha aty qe po behej nje ekspozite makinash brenda ne stadium ne njeren nga tribunat. Te para nga ana tjeter e stadiumit, makinat dukeshin si kuti shkrepse. Tour guide n'a spjegoi se skuadrave qe nuk kane luajtur ndonjehere ne kete stadium, ju keshillojne te dalin ne fushe me pare vetem per t'u familjarizuar me hapesiren. Catia gjigande merr vetem 12 minuta per t'u hapur ose mbyllur. S'di c'kane vendosur per sot a do jete a hapur apo jo. Me shaka aty thoshin se e kane bere catine qe hapet, so that God can watch his favourite team play smiley Po ashtu s'di sa bileta kane shitur, po te marresh parasysh vendet ne kembe, kapaciteti arrin deri 110 000 veta!

Loved, loved, loved that stadium!

Prenotimi i biletave te vendeve me pak te deshiruara ishte $800, vlera e biletes ishte $3000.

Dua te fitojne Packers, por me duket se fitojne Steelers.

 TE LUMTE PUSHKA PER HAMENDJEN MILO. DO FITOJNE CELIKSAT.

 

 Do ta ndiqja me dëshirë pasi qenka kaq e rëndësishme po si nuk i mësova një herë rregullat e lojës he dreq. Jam si Bill Clinton-i me futbollin europian!

 qe mer se ta tregoj une...reglli i pare dhe i vetem o kush bo kala dibranshe mete madhe.

 

go Steelers. po fitoi edhe ket Big Beni ja fut Bradit ( dmth e barazo, po eshte njesoj si tja fusi ).

 

ej, po normal mer dejon; ai eshte qellimi i vetem i super bowlit, me thy rekordet e Bradyt dhe te Patriotsave

ho me, e more veten?

hyna sot per here te pare qe prej asaj dites fatkeqe qe nuk duhet me u permend mo po sa hyna lexova ket komentin tat qe m'la cik te trondit...prisja koment mo cilsor

Ne krahasim me turneun e "6 kombeve", super bowl duket si nje  parodi e rugby's smiley

ca je tu fol mer? a ke pa najher super bowl apo vetem e ke degju si emer?
Po vec show dhe hype qe shoqron nji super bowl nuk barazohet me gjithe turnete e rugbyt gjate gjithe historise se rugbyt...a kupto ti vllajo se bileta mo e shtrenjte ket vit kapi $645,000? aq sa rrezik bo gjith turneu i 6 kombeve

ti or taj je tu pa nje seri reklamash me i cik sport ne mes..... 

ti si i mirinformum besoj e di se koha nderpritet sa here nderpritet loja e?
Si kujton ti se mahet n'kom gjith kjo industri qe quhet NFL, tu shit fara luledielli apo mare dhe hide?

o bredh, po ti po i gezon lojes apo reklamave?  

po mos krahaso lojen e merzitshme te rugbyt ku garumblli i lojtarve shtyhet si breshke o burr. O grup, shif futbollin amerikon sa i shpejte qe eshte dhe m'thuj qe ty t'pelqen rugby.
Ato reklamat, cheerleaders, kongtaret etj, jane gjithe pjese e nji show qe eshte i organizum deri n'detajin mo t'vogel...ashtu si k-lindjet dhe viti i ri nuk kuptohen pa bredhin me drita. Po ca t'them une ty, ik e fli gjume tu pa rugby mo mire!

po ca i shpejt mer plak, te can trapin, cdo dy sekonda ndalet loja, pastaj reklame. nejse, pune shijesh.  

e di si eshte puna? mu filloi me m'pelqy baseballi vetem pasi u bona tifoz me Bostonin...du me thon, nqse t'kap vala e tifozllikut, fillon dhe vlerson dhe sportin.
Une ket rugby ose ate australian football s'i shof dot psh po vej bast se nqse do m'ishte hap parashuta anej, do i shifja si gjith robt e tjere

mir mer mir...une njof dhe shum tifoza te cricket...

sa % nga keta lojtaret sot do dalin me dementia mbas 10 vjetesh?

milionere ama, ndryshe nga pjesa tjeter e popullsise

mbase s'ja di kuptimin fjales dementia... 

mbase sja di kuptimin e fjales miljoner...

ky SOB Rogersi e ka krahun me GPS

wtf Int return for TD dhe Steelers rrine e bejne sehir

ky dick leBeau me kujtoi hajdar bukuroshin smiley 

kto comercials pak si disapointing thus far

ajo e Doritos ne zyre eshte me bukra

$25,000 plus 1% te shitjeve...ke naj fantazi dejono?

$25k sekondi e ?

jo me jo, duhet me dhon nji variant se si mbaron reklama dhe versioni me i mire merr ate cmimin...nuk po mundem me mendu ne ket moment, plus marketingu nuk ka qene pika ime e forte po ato 25,000 plus 1% te shitjeve te ardhshme po m'bojn me dhimbje koke

ktu duhet me fol me kod ose mrapsht si kur kam qene 7 vjec

Kush eshte ai Mormon qe ka shi mesozhet? Pasha kishn e Lacit....

kam besim se sala eshte t'u e pa ket half time show vec me zgjidh dilemen e starit qe duhet me thirr per me ri-ngrit imazhin e demtum te turizmit shqiptar. Fergie i pelqen sales mgjse audio aty qenka per ibret 

Sala eshte duke pare endrra me seks me rihanen smiley

imazhin e shqiprise e ndriti TopGear sot, ne ato momente kur nuk tregonin robt dhe ndertesat, po vetem natyren.

Ej me verte ca ishte ajo audio e marume. Si me qen karaoke

gjith xixa ne kto 'black eyed peas'...po slashi komplet geriatric.

Slash na nderoi.  Mjaftoi qe i pame kacurrelat.  Doritos are the bomb (pa puc.)

Edhe: Go Packers. 

po nuk mund ta nigjoja fergien tu e knu kongen...si gjo pa shije m'u duk

Br3dho, po ata s'kendojne dot kurre live sakllam.  I ke pa ne Grammy's?  Ta shpifin. Great show.  Usher e rregulloi i cik muhabetin per nga zeri, dhe sic thashe, Slash na nderoi, ama Axl eshte tuj vra veten me ate degjenerim qe i beri Fergie kenges.

Damn it, Jones!!!

jo jo, s'mbaj mend t'i kisha pa najeher me knu live. N'fakt edhe sot e pashe me shpresen se do kish naj robe malfunction po s'qe e thon smiley
O noshke, po ato te top gear me makina t'fortash kane bo xhiro n'shqipni me?
Se kshu po thoshte te the guardian. E paska shown online po smund me e pa se duhet te jesh ne UK dhe as me ndryshu proxy nuk e hap smiley

Kisha qejf me e pa

po bohesh rob i mire noshke...e shef? nuk eshte aq e veshtire sa duket

* policia e sarandes me chevy aveo, sa kom qesh kur i pashe

thx vm!

Steeler running game taking over!

Cer New Yorkezi je ti mer?  Qysh ta bo xemla?  smiley

Une kam hall si me ja prish dinastine Pacave ti thu...
Pastaj nuk eshte se ka noi hate towards the Steelers nga Jet fans.

Dinastine?  Thjesht mer, i gedepim smiley

lene mos e permen se po e fut prape Bredhon mrapsht ne rehab

ok ok, nuk flas...skam goje me fol. Shyqyr qe u rrafet pa dal ne super bowl se kush ju duronte ju masanej

Why we like Football;

Food, drinks, friends, family, football, and more. What more could you ask for? Not convincing enough? How about loud music, horseshoes, silly pictures with friends and did I mention food, drinks, friends and family?!

Nuk ka sport me boring sa baseball

sorry

Nelson, ik cofja vetes.  

PS: Ngjalle tani smiley 

Reklamat nuk jane gje sivjet.

Doritos & Pepsi.  The rest, gaabage (do thoshte Br3dh nga Mass) smiley

Darth Vader starts Volkswagon -- Cute, smart and nobody is licking anyone else's fingers in this one. This is the kind of ad that can crack a smile on just about anyone, especially all of those Star Wars fans.

2 min drive, Big Ben's bread and butter. Deja vu all over again

1 milion qe ka interception

nevermind..

kisha nji mendje mos me e pa po duhet me e pranu se nuk zhgenjeu (pa llogarit kto 2 mins e fundit qe kane ngel)

25;31  win    Green Bay Packers

 bac u kry

Dejono, mire t'gjeti qe ben ashtu llogari me skuadren e gjemes smiley.

PS: Bushne, I'd lie if I said "sorry" smiley.

And just made it back....

A ju kujtohet noi balade metali... wtf big B....

 Ene thash se per 1 sec, u kujtun se Celikstat ishin ata vet.. masanej... pa fjale..

Ene e kam pi ate birren e 7 ato  sekonat e fundit sikur po pijsha noi shishe uji pas noi maratone... ma lane ne fyt ate gllongen e funit..

Bushne, mos ashtu smiley.  Ti e ke fytin celik, te marrin te keqen sekondat e fundit smiley.

Have e cheesecake, e ngushllo veten smiley.

Une mura vesht se si pranojne me ne Pitsburg... Le te rrine atje ne Philly kishin thone, me ata te marumit e tjere smiley 

neshje shume e mire...fitoi ma i miri...sa mire

eh, e mira s'ka minifund

iku dhe enefelja bye bye.

Knicks better cop Carmelo se perndryshe its a long way to opening day.

Shyqyr qe nuk qekeni shume qe paskeni komentu ketu se do ja kisha plas te qames qe te kishit rrjedh ne mase e te shifshit kshu sportesh.

Keta lloj sportistesh jane te vetmit qe une e kuptoj pse perfundojne drogaxhinj. Po jo mer jahu s'un ta baji koshienca e robit tere ate pare te morme kot pa asnji pune.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).