Për të pare videon ndiqni këtë lidhje: http://apexvid.com/e86rsabv9vyc

Një traget i vjetër i afrohet një bregdeti të njohur, në të cilin bien si thika male të ngrysura. Era bregdetare valvit flamurin e vjetër Bizantin, ku Shqiponja dy-krenare tundet lehtë si një provë se vëndi në të cilin po hyn trageti, është i veçantë, është tragjik, është i bukur, është Shqipëria.

Në traget ndodhen kush tjetër përveç treshja e mirënjohur e emisionit Top Gear, Jeremy Clarkson, Richard Hammond, dhe James May. Treshja do të testojë se cila makinë është më e duhura për një bos të mafies Shqiptare. Makinat në fjalë janë Rolls Royce Ghost (Fantazma), Mercedes-Benz S65, dhe Bentley Mulsanne. Por Bentley vendosi në ditët e fundit mos të marrë pjesë në program, dhe në këmbim rregjizorët i japin Jeremy Clarkson një Yugo (Zastava).

Treshja bën testime të ndryshme me makinat, si për shembull cila makinë mund të mbajë në bagazh një njeriu që ka probleme me mafien.

Episodi i tretë i sezonit të 16, mendohet të jetë parë nga 350 milionë shikues anë e mbanë botës. Si bonus, pas Top Gear stacioni BBC shfaqi ndeshjen e finales së kampionatit të futbollit amerikan (superbowl).

Sigurisht, disa që nuk ju pëlqen e vërteta, dhe që nuk kanë sens humori do të ndjehen se Top Gear "foli keq" për shqiptarët, pasi treshja thotë se disa makina të huaja në Shqipëri janë të vjedhura. Ndërsa shumë shqiptarë do ta shikojnë emisionin si një reklamë e bukur, si një reklamë me humor, si një mundësi e mirë për Shqipërinë dhe Shqiptarët për t'i treguar botës bukurinë e Shqipërisë.

Emisioni mbaron me një skenë fantastike ku treshja bën gara me disa policë shqiptarë, të cilët nga aftësia i ngjajnë Stig-ut.

129 Komente

 "Ndërsa shumë shqiptarë do ta shikojnë emisionin si një reklamë e bukur, si një reklamë me humor"

15 minuat e para stregojne kete.. vazhdojme.

Kudo nga kam lexuar e kane pelqyer episodin. Nuk mendoj se Top Gear u tregua hileqare apo e padrejte ndaj shqiperise. Clarkson dhe Hammond thane se episodi i shqiperise ishte i preferurari i tyre i ketij sezoni.

http://transmission.blogs.topgear.com/20...

 o sa qejf me qene shqiptare!

 

Humor tipik anglez. Kam qesh me lot. Dhe realizimi ishte i arritur. Bravo treshes dhe shqiptareve qe e realizuan.

 Ngelen duke na tall robt e gjithe botes..f..........!

 Mos ngatarro talljet me shakan. Ajo hisoria e bosit te mafias qe kerkonte keshille per makine ishte e papar, dhe te gjithe e kuptojn qe eshte mese e ekzagjeruar.

Nuk jemi prej xhami qe te thyhemi nga nje shaka. Pastaj humori me stereotipet behet.

Ishte episod i papar dhe po te shikosh komentet te gjithe e kane pelqyer. 

Cfare shakaje? Ata u tallen me ne, na quajten hajdute, nuk thane kurre qe po talleshin, dhe Shqiperia dukej si dy gropa me nje lum ne mes (nuk pashe gje bukuri une).

 Na perfaqesojne me mafian, dine se kemi emra sllave, dine se perdorim makina jugosllave, thone se kemi tradite qe te shkojme ne Angli dhe te vjedhim makina angleze. Dhe eshte ne faqe te pare sepse...?

Tipike angleze, humor theres dhe shume i lezetshem por kesaj rradhe ne kurrizin tone.

Vete Ambasadori Amerikan ne Shqiperi, na tha 3 dite para qe te gjithe shqiptaret jane te korruptuar dhe nuk u ankua asnjeri.

Pse do merzitemi nga gallatat e cunave te Top Gear smiley

Kur, ne cilen media dhe si e tha ku Ambasadori amerikan?

 zeri amerikes

A mund te jesh pak me konkret. Nje citim te pergjigjjes se pyetjes se gazetarit ose ndonje link? Pliiiiiiiiis

okidoki! Teori shume interesante e Ambasadorit.

Korrupsioni eshte problem i shqiptareve dhe jo vetem i qeverise (shume dakort).

Te dyja palet (shoqeria dhe qeveria) spo bejne aq sa duhet per ta luftuar. ha ha ha ha ca dobiclleku! Qeveria zgjidhet per te qene lokomotive e luftes kunder korrupsionit, zgjidhet nje here ne kater vjet per te dhene impulse kunder korupsionit ne shoqeri.

Sipas ketij duke qene qe pergjegjsia qenka simetrike; qe neser kryeministri, ministrat, deputetet dhe gjithe administrata do protestojne kunder shoqerise se korruptuar shqiptare sepse kjo shoqeri e zgjedhur nga qeveria nje here ne kater vjet ska bere aq sa duhet kunder korrupsionit pasiv dhe aktiv.

Ku e con kadillaku ket mer amon.

Madje e kane kuptuar qe ka qene aq gafe si interviste sa nuk e ka botuar as te faqja zyrtare e Ambasades:

http://albanian.tirana.usembassy.gov/

( te fundit ka nje interviste te Countryman te VOA ne 25 Janar)

Nuk e di, si eshte e mundur te protestojme si qytetare te thjeshte ndaj ketyre profkave te Ambasadorit amerikan? Si mund ta nxjerre nje diplomat gjithe shoqerine te korruptuar? Apo vetem ju me USA citizenship mund ta beni protesten smiley

 

Ose ndoshta faqja e ambasades nuk eshte faqe gazete qe te rifreskohet perdite. Apo nuk ekziston kjo mundesi?

Si mund te shkarkohet ????

Ore Ilir Meten donin te fusnin ne bagazh???

.. preceptimi i anglezeve per shqiptaret;

albanian mafia,coincidenca e subjektit "Car", big or smoll,and "nice pitch" me meaning shqiperues,shqiptaret vjedhes makinash, albania, a museum place,  ! 

Rruget, njerzit, policet, shume funny. e megjithe ate Shqiperia eshte shume e bukur, ky eshte perfundimi!

Shqiperia vertet eshte per tu ardhur keq sepse preceptimi i te huajve mbetet po ai ne keto 20 vjet, vendi i mafias!

peach?

:grin: smiley

 Sakt,peach dhe jo pitch, si do qofte edhe kesaj i mungon nje letter at the end per nje saktesim at full meaning that "thinking".  smiley

Rruget, njerzit, policet, shume funny. e megjithe ate Shqiperia eshte shume e bukur, ky eshte perfundimi!

Domethene, me ler ta kuptoj mire kete thenien tende, Shqiperia eshte parajsa vete, por e vetmja gje qe ia prish imazhin dhe bukurine Shqiperise jane rruget, njerezit dhe policet (keta dy here, duke qene edhe police edhe njerez).

Po ja ku u gjet edhe formula e famshme per rregullimin e imazhit dhe bukurise shqiptare:

1 - te prishim rruget

2 - te deportojme njerezit

3 - te deportojme dy here policet

smiley

     (keta dy here, duke qene edhe police edhe njerez).

smiley  Sapo e pashe.. humor tipik sic shkruani me lart por ne dem te imazhit tone.. dhe me e keqja eshte se nuk genjyen per ndonje gje. 

Po pse mi dreq nuk genjyen per asnje gje? smiley Nuk e sheh ti? Zor se gjen makine ne Shqiperi qe mos kete nga nje kufome ne baule!!! Merre me humor aty, se ajo eshte ideja. Sa per vjedhjen e makinave luksoze... nuk eshte vendi (eshte shume e kote) t'i hysh atij muhabeti e te shpjegosh se si perfundojne ne Shqiperi; pa bashkepunim me anglezet, nuk vijne DOT ne Shqiperi; flije mendjen.

Edhe makina e Beckham qe kish perfunduar ne perdorim te ministres felliqodonse, nje BMW X5, eshte raportuar e vjedhur ne Spanje, me destinacion ne Greqi, e pastaj eshte tregetuar si e regullt ne Felliqodoni. Gjithashtu, ndoshta 99% e makinave te vjedhura ne Itali, jane transportuar ne Shqiperi nga vete italianet qe ia "fusin" siguracionit.

ëllbeniën mafia maj ææææææSSS!

Fantastike! Great show! Te jep deshiren me u be mafioz shqiptar... me ble nje Mercedez Benz... dhe me ja shtru rrugeve te Shqiperise. smiley

+  Hahaha 

E bukur! Ska vend per te mbetur i ofenduar.

Me mire te te mbajne ne goje per "keq" sesa te mos te mbajne ne goje fare.

 

Ose... "Talk shit about me. You make me famous!" smiley

Ca i kane bere Bently-t! smiley Jo po qe ta kete parasysh Bently here tjeter kur te vendosi per dhenien e ok-it per te xhiruar me Top-Gear. smiley

Per ata qe merziten per "imazhin e Shqiperise". Imazhin e Shqiperise nuk ka se si ta prishi Top-Gear. Top Gear luan me ato qe ne italisht qyhen "luoghi comuni", dmth "paragjykimet... dhe ne fund te dites i eksorcizon ato.

Telespektatoret pane thjesht nje vend te prapambetur por interesant dhe te bukur te cilin fundja do t'ia vlente ta vizitoje.

Gjithsesi nuk eshte faji i Top-Gear qe edhe pas 20 vjetesh nga rrenia e komunizmit, Shqiperia ka ngel ajo qe ne shohim sot... Kjo gje duhet te na bej te reflektojme dhe te mos ta fshehim koken si struci apo te turperohemi qe dikush na thote: Ja si e shof une vendin tat!

Ne fakt i humburi nga ky emision eshte Bently. Bentlyt po qe ja kane gervisht imazhin.

po mo olse, merr ryanair, zbrit ne tirane, merr nje bently me qira (attention: it must be black), fut nje rrob ne bagazh per tu bere te ndihesh per nje fundjave mafioz

 

In Albania u can do it >> play Mafia Wars smiley

 

ps: kjo ryanair e mallkuar qe sna ndihmon fare per turizmin, do kemi dhe koncerte te papara kete vere

eshte nje moment kur kta kane bere nje si tip skenari ku kta te tre duhet te vjedhin nje banke edhe duhet te largohen nga shqiperia pa i kapur shqipot police. edhe u qepen policet me makina e motorra.. njeri prej ktyre ne motor ka kokore edhe nje pale syze.. edhe me e forta, mban cigaren ne goje.. motori duke ecur me 100 e ca klm ne ore.. ky s'e hedh cigaren. haha

E vura re. E madhe fare edhe ajo. smiley

 pse une nuk arrij te hap linkun ??? Kush mund  te me ndihmoje ??? 

edhe mua sma hap, besoj ngaqe jam ne pune... mos je ne ndonje rrjet univ qe pengon streaming...

pershendetje

 

ps: e di njeri titullin e kesaj pjese ose daten qe ta kerkojme ne rruge tjeter?

flm

Qe keto lloj emisionesh behen mbi paragjykime, kjo nuk diskutohet po askush nuk i pengonte qe ne 30 min, te xhiruara ne Shqiperi, te nxirrnin edhe ca pamje te bukura.

Personalisht nuk me la nai fare shije pozitive. Kishte humor po vetem pjesa me Bentley me pelqeu.

per zotin une nuk e njihja vendin po te mos thonin qe ishin ne shqiperi. ku e gjeten ate "submarine" edhe ate "ferry" ne lum? nje jete kalon njeriu ne shqiperi, dhe vjen anglezi dhe i gjen brenda javes!

Qe keto lloj emisionesh behen mbi paragjykime, kjo nuk diskutohet po askush nuk i pengonte qe ne 30 min, te xhiruara ne Shqiperi, te nxirrnin edhe ca pamje te bukura.

Po a nuk e pe rivieren shqiptare o Lizander?! Te qiste syte. smiley

Jo me mu riviera shqiptare m'i kenoq syte e nuk m'i qit hic. Po puna o se aty ajo shfaqet vetem disa sekonda dhe kjo "rastesisht" e jo me qellimin per te treguar sa e bukur eshte. Ok ata nuk jane gazetare per turizmin, po nuk e di se sa deshire do kisha te vizitoja nje vend qe me prezantohej ashtu.

Pastaj Ols, me kupto drejt. Nuk po them qe ai emision e demton imazhin tone, por qe nje oportunitet i tille (xhirimet e nje emisioni te tille qe ka goxha shikueshmeri), per te cilin nau fol prej kohesh, mund te ish perdorur me mire per t'i bere reklame Shqiperise.

 

Lizander, persa i perket rivieres, shiko edhe pjesen e dyte te xhirimit ne Shqiperi. E gjen nga fundi i emisionit .

Nuk mund te dilte nga natyra e vet ky emision dhe drejtuesit e tij Lizander. Edhe kaq dhe me duket se e kane thumbuar pak Shqiperine. Madje mund te them se na kane mbajt me hater smiley Zakonisht ata jane akoma me "te keqinj" se kaq. Dhe ne Shqiperi nuk do ta kishin patur te veshtire. smiley

Jo une shume pak e njof mentalitetin e tyre. Kalimthi mund ta kem pa dy here. Me thone te drejten makinat nuk jane fare pasioni im (pervec Formula 1)

Per ta pa e pashe te gjithe emisionin sidoqofte dhe rruga e Llogorase nuk mund te quhet riviera shqiptare.

Je mese i sakte.Meksikanet i kishin ofenduar fare sa ambasadori i Meksikes ne Angli i ka derguar nje note proteste BBC.

jam shume dakort me olsin,

fantastike!

Z. Veliu, faleminderit, por e gjitha pjesa e xhiruar ne Shqiperi gjendet tek linku qe eshte postuar ne fillim te kesaj teme. Thjesht autoret e kane ndare ne dy pjese. E para gjendet ne fillim te emisionit, ndersa e dyta ne pjesen finale te tij.

Mjafton qe ta shohesh emisionin deri ne fund.

 Shqiperia ajo eshte !!! Ca mund te mburresh kur je vendi me i prapambetur i ballkanit !! E vetmja gje eshte qe abuzuan cik shume me llafin mafia mafia !! Persa u perket pamjeve te bukura qe paskan munguar,une pashe ca duke qene se dhe imazhet ishin pothuajse te gjitha te xhiruara nga Vlora e poshte ne jug,pra vende sigurisht me te bukura se mesatarja e vendeve te Shqiperise (si natyre e kam llafin ) !!  ! S'mendoj se do benim ndonje figure te bukur shume nese do tregonin gjendjen skandaloze prehistorike te rruges "kombetare" Vlore-Fier psh !! Liqenet e Lures nuk i bridhnin dot se promovojne makina e jo motoskafe !

Eshte ne stilin tipik te Top Gear mos te jene shume te embel me shtetet ku xhirojne,batutat,thumbat i kane pike te dobet,meksikanet psh i kane ofenduar goxha perfshi dhe ambasadorin e tyre ne Angli(ndoshta  ketu e lexova si lajm a ndoshta ne ndonje gazete online..nejse). Ne fund te fundit nuk kane si objektiv parimtar te promovojne turizmin e vendeve ku shkelin,por modelet e reja te makinave !

Gjithsesi shikoni dhe anen pozitive,ishte e vetmja seri ndryshe nga te tjerat dhe qe me siguri shume teleshikues do e kujtojne dhe per te cilen ata vete kane thene qe eshte nga me mbreseleneset. E kam llafin per pjesen finale me ate ndjekjen,kishin krijuar nje minifilm,nje tip videoklipi stil disi alla James Bond dhe me finale (hedhjen nga humnera per tu mos kapur nga policia)  tip Telma e Luise !! Mbyllja vertet e lezetshme,me pelqeu ! Shoferat e makinave te policise goxha te zotet (nese vertet kane qene shqiptare) dhe ai me motor kujtonte ca personazhe kinematografike te tipit Clint Eastwood...alla shqiptarce gjithmone smiley

Po ku dine shoferat e policise tone me mar kthesa me xhirim. Ato te shkretet tani qe jane fut ne pune e kane mesuar makinen. Gjithsesi pamjet yll. Ironi kishte por une po lexoj neper internet qe shume te huaj jane bere kurioze te vijne ne Shqiperi. Hajt per hajer.

Sa po e pashe tek link-u qe eshte postuar ketu (faleminderit). Nuk me duket se ka ndonje gje per t'u fyer apo per t'u ankuar. Perkundrazi mund te kishin qene shume here me "mean" dhe prape te kishin mjaftueshem fakte apo paragjykime per t'u bazuar. Psh qe Shqiperia ne pergjithesi i jep makines nga ana e djathe dhe makinat e kane timonin djathas, por perjashtim ben Burreli.  

argetuese vertet, por stereotipizimi si mafie dhe prapambejta e dukshme, ngelet sidoqofte..

dokumentari i lezetshem

une u knaqa per vete

..an Albanian government minister had been embarrassed after his car was found to be stolen at a Greek police checkpoint.

 

The Guardian, 07/02/11

http://www.guardian.co.uk/tv-and-radio/2011/feb/07/top-gear-offensive-albania-mafia

_____

 Shaka apo te verteta te hidhura?

Ajo qe te ben pershtypje eshte mungesa e harmonise se bukurive natyrore me njerzit! Ndjehem shume keq si shqiptar, por duhet ta pranoj se keta jemi. Nuk e meritojme.Jemi te keq te vetes.Mafia ne fakt eshte ne pushtet, kudo, prandaj shqiptaret jane te varfer!

 

Po vertet vetem Shqiptar te shemtuar e te lodhur  pame ne ato imazhe.. 

Po si t'ja benin o Alidea?! T'i trukonin e t'i krifnin per te dale ne televizor?! smiley

Jo mo jo, ashtu jemi ne te shemtuar puna eshte se ketu ka dhe te shemtuar ne shpirt.. ketyre sigurisht asgje nuk mund tu behet.

I ka keto mjerimi i tejzgjatur... Mjeron edhe shpirtin...

 sa tishtish e vertete kjo qe ke thene. smiley

 

Sidoqofte, mua me pelqeu ideja e vizitimit te bazave te vjetra ushtarake..Tip muzesh te luftes se ftohte..JO keq!!

Po e cuditshme eshte ajo... cudi se dy nga ato vendet qe vizitoi, duhet te ishin "off limits" per civilet. - Jo se ne nuk na i dine ato, se me shtetin rrappashtrappa qe kemi ne, cfare te presesh. Ajo qe me cudit eshte qe ngaqe jemi ne strukturat e NATOs, prandaj... baza e nendetesve me tunelin qe del sa gazepi para kamerave, duhej se zben te ishte off limits.

Mua me lindi nje pyetje kur pashe ato pamje... nuk e di se kush mund t'i pergjigjet, se eshte pak jashte teme, por po e bej gjithsesi. hier ui gou:

nga nendetset, nuk ma merr mendja se funksionon me ndonjera se ishin shkalafitur fare nga ndryshku; po nga gjithe ata aeroplane, kishte ndonje qe funksionon? Fundi i fundit, kemi me forca ajrore ne apo ka mbetur vetem shkolla dhe doktrina? (per helikoptere di qe kemi). Gjithashtu eshte fakt i njohur qe hapsiren ajrore tonen e patrullon velai i madhi greku, dhe kur i shkrepet nganjehere edhe italanua. smiley

Aeroplanet tane jane nxjerre jashte fluturimit, ne mos gabohem pikerisht si pasoje e reformave per te hyre ne NATO. Me sa di une, eshte lene qe tani per tani Shqiperia te mos kete flote ajore (avjone, jo helikoptere). Hapesira jone ajrore eshte nen pergjegjesine e partnereve tane te NATO-s: Greqise dhe Italise.

Po mire, jam dakord me ty Olso... pak a shume e kam thene dhe une me siper. Po na punon ndonje avjon mo Sillo, apo leshte thuaj?! Se ata sikur nuk prishen aq papritur, apo jo... pastaj po me terheq zvarre per flokesh kjo pyetja: nga kush po na e ruan hapsiren ajrore velai te madhi greku mo?

Zotrulso, une mund te te them qe flota jone ajrore ka qene sigurisht e vjeter, por ne gadishmeri te plote deri ne fillimin e viteve '90. Pastaj 97, plus obsoleshenca, plus fakti qe nuk ishte nje teknologji e perditesuar per kohen e ka nxjerre jashte loje.

Natyrisht qe shume prej avjoneve mund te mirembaheshin e te ishin ne gjendje pune, ne mos per te mbrojtur hapesiren ajrore shqiptare, te pakten per t'i bere ndonje fluturim turistik njerezve si Jeremy e si shume te tjere te interesuar pas tyre. smiley

pastaj po me terheq zvarre per flokesh kjo pyetja: nga kush po na e ruan hapsiren ajrore velai te madhi greku mo?

Shiko, greku gjysmen e flotes te tij ajrore e ka rezervuar per te sulmuar Shqiperine... ndersa tjetren per ta ruajtur ate...

Ose... naten e perdor per te na sulmu... ndersa diten per te na mbrojt.

A e ke parasysh Dr. Jakyll e Mister Hyde?! Dicka e tille...

Besoj se iu pergjigja ne nje menyre te kenaqshme pyetjes tende smiley

O lali, kete punen e flotes se grekut e kam parasysh shume mire. Ajo qe ma ka cuar kolonen e termometrit eshte se si do ja bejme ne tani qe jemi aleate me grekun. Do na duhet t'u dalim ne mbrojtje edhe gjysmes qe do na pushtoje, po dhe gjysmes qe do na mbroje... Apo thua hajt t'ja leme ne dore dhe ato pantallona Natos dhe t'ja fusim vrapit me mire? oeee... po po me perplasen akoma keto dy mendimet e mesiperme! paska qene nje derr gjeegjeze kjo hyrja jone ne Nato qe po na le pa goje! smiley

Edhe do ta gjujme, por edhe do ta lejme qe te na gjuj... smiley

Sic e kemi lene ne fakt... edhe pa flote e pa NATO.

jo mo jo, edhe do gjuhemi, edhe do mbrohemi. keshtu i takon ne fund te fundit. smiley na caplyen fare. smiley

 ska mbrojtie mo olt ska, edhe po te vinte rasti dhe ta detyronte natua ska per te na mbrojt, eshte populli inatcor

nuk jam shume i informuar, por me sa kam degjuar mig-et i kane nxjerre teresisht nga perdorimi. Mund te kene mbajtur ndonje gje te vogel, per mesimore teknike apo ku di une. Por, nga ana tjeter, ne dhe Tanke nuk kemi me.. Ushtria jone eshte me keq e katandisur se ne kohen e zogut!!

Por doja te thosha, qe shume prej bazave te vjetra mund te perdoreshin si muze te Luftes se ftohte..Sazani psh, mund te behej dicka e tille. Kam vene re qe robet e huaj kur vijne ketej, me se shumti mahniten me bunkeret..Do ishte dicka qe do terhiqte turiste te huaj, te cileve u intereson historia, dhe jo idete me megakoncerte te atij...

Po Sazanin na e ka kerkuar daja i madh mo, po nuk ja dhame ne... sec donin te benin nje baze ata andej. (se c'u duhet, hec e merre vesh!)

Epo qe thoni ju, na kane bere nje derr te carmatosure, qe s'mbahet mend!!! Mire qe na kane lene ushtaret te mbajne pantallona te pakten... po ja qe ka dhe te mirat e veta anetaresimi ne Nato, apo jo. smiley

cili ishte ai aerodoromi? qe gjithe ai.

Ura Vajgurore, Kucove

ne fakt keshtu mendova.. se ishte kucove. por pastaj na erdhi njeri ktu qe di te gjitha.. e ke parasysh cfare tipi, tip qe ta zene syte shpesh ne qytetet tona.. tip qe jo vetem i di te gjitha por ka edhe nje pakt me te madhin Zot se per c'do tokesor qe nxjerr prej injorances, i madhi ka per ta shperblyer me nje virgjereshe ne parajse.. edhe na tha se ai aerodromi eshte ne gjader. o shoku.. gjadra eshte nja 250 klm nga ana tjeter.. sikur ska sens kjo qe po thua.. ore eshte gjader ca mthua mua ti kam qene gjeneral. a ok.

Thuaji atij tipit se Gjadri nuk eshte i shtruar me pllaka 6-kendeshe dhe se te tere migat e ushtrise jane perqendruar ne Kucove.

Po Gjadri ku i ka te vetet? (dhe mos me thuaj ne mal, se vetem shege ka andej!) smiley

Me vjen keq qe po te zhgenjej por ne mal i ka. Jane ca miga qe kishin dale jashte perdorimi para se te vendosej per mbylljen e aviacionit dhe ngaqe nuk fluturonin dot deri ne kucove i lane ne tunel. Gjadri ka tunel shume te gjate ne forme U ne mal.

ore sill aeroplanet ti pa leri ato jane ne mal e jane ne kucove... smiley

E di c'paten thene ekspertet ushtarake amerikane kur vizituan Gjadrin? Po ma the kete, je i madh fare(po dhe i paturp ama smiley)

Jo me vertete se di se ckane thene, por Gjadri eshte vertet aeroport qe mund ta ndertoje vetem nje shtet paranoid dhe injorant.

U bona kurioz tani

Eshte e madhe megjithmend ajo!!! Prandaj shtova ate "i paturp" ne kllapa. Mbeten ciraket e Zhulalit si "ashtu" te shtypur kur e degjuan. smiley

Po ho pra tregohu pak i paturp se su bo nami! Ca kane thone mer amon?? Une di qe ne luftrat e ish Jugosllavise kur ishte Zhulali "Magazinier" Sala ju luste amerikonve qe fluturimet per bombardimet e Serbeve te bosnjes ti nisnin edhe nga gjadri. Amerikanet sdonin tja dhinin fare dhe nisnin vetem Predatorin (avion spiun pa pilot) per me bo foto mbi Bosnje.

Ajo qe po them une eshte andej nga fundi i 92 fillim i 93... smiley

"ca(cfare) ari kerkoni nga Enveri ju? Me ca kujtoni se ndertohen keto?- vete behen?"

Jo se kam degjuar ndonje here. Ne fakt kena lon lesht me harxhimet per "mbrojtjen e atdheut". Behet fjale per rreth 10 Miliarde $ me vleften e sotme.

 

10 miljard? me vleften e sotme? do me falesh po as per te qeshur nuk me ben kjo shifer. Nejse, sorry per kete; po si e ben konvertimin nga kostoja e atehershme ne koston e sotme? se une e kam nje ide per vete.

fuckoff

Mund tju jap informacion te sakte per ushtrine.

Ne kemi nxjerre qe ne vitin 2001-2002 jashte perdorimit te gjithe avionet ushtarak dhe mire kemi bere. Ne fillim u planifikua te mbahej nje personel modest qe ne nje te neserme te arte te shqiperise aviacioni mos te filloi nga zero. Duke qene se kjo ka kosto me sa di une eshte harruar ne korridoret e ministrise se gerdecit.

Ushtria jone eshte perqendruar ne helikopteret transportues ne farke. Ne organike jane ca Bell te vjeter dhe jane blere nga gjermania ca te tjere.

Sa per tanqet pyesni Pandeli Majkon pse ja shiti 100.000 tankun atij Delijorgjit. Ups se ku e kam degju kete emer une. As tanke skemi me dhe ne fakt mire eshte.

Nqs doni mund te bleni edhe si persona privat migat e ngelur stogje kurse dy nendetset me duket se i japin edhe falas nqs i merrni vete ka parkimi. Gjithsesi per informacione me te hollesishme merrni ne telefon ate te Meicos Ylli Pinarin se sot doli dhe nga burgu.

eh si vene keto pune

Mig-21-shat e fundit jane nxjerre jashte perdorimit ne 2004-tren.

Ja c' shkruan " The Guardian sot " ne lidhje  me Top Gear  and Albania

While there was some outraged reaction to last night's show on Twitter, others claimed the programme had inspired them to visit Albania, a country whose scenic beauty Clarkson acknowledged – but only after drawing laughs from the studio audience with stories of how an Albanian government minister had been embarrassed after his car was found to be stolen at a Greek police checkpoint.

The Guardian do te ngrehe gjakrat kot. Kishin kontaktuar dhe ambasaden shqiptare, dhe ambasada--bravo i qofte-- nuk e kishte marre karremin per tu dukur si e ofenduar. Humori eshte humor. Do mos te tallet bota per makinat e vjedhura? Le mos te vjedhim makina.

Auto-humori do te na i ngrinte vlerat shume ne kete rast.

po mo olse, merr ryanair, zbrit ne tirane, merr nje bently me qira (attention: it must be black), fut nje rrob ne bagazh per tu bere te ndihesh per nje fundjave mafioz

Ore... e di qe s'e ke keq ti?! Ky mund te jete nje produkt turistik!

Bej mafiozin per nje fundjave te tere ne Shqiperi (per vetem 990, 99 Euro)*

*Me TVSH. Cmimi perfshin udhetimin me avjon, hotelin dhe mengjeset, qerane e Mercedes Benzit, rrobin qe ben gjoja si i vdek ne bagazh dhe makinat e policise)

Cazzo! (ose me mire te themi "Car!!!&quotsmiley mund te jete nje ide biznesi fantastike!

E kam seriozisht! smiley

___

 

Ja nje koment i bukur tek blogu i Top Gear-it ku po diskutohet nese James-i ka vdek me verte apo jo pas hedhjes (stil Thelma e Luise) qe beri ne finale:

Albanian Mafia.... commented on this article

Monday February 7, 2011 at 12:55 pm

Loved the show last night….it’s getting better everyday…James is now being held captive…by the Albanian Mafia..and we won’t release him until the next series…Jeremy will have to bring a few Ferraris in exchange…AlboGuy..

Ky po, qe eshte shpirti me te cilin duhet konsideruar kjo pjese e Top Gear-it. Kjo eshte auto-irionia carmatosese qe shkrin cdo paragjykim e sterotip pikerisht duke u tall e duke karikaturuar ne maksimum sterotipin!

Falenderoj cilindo qe e ka shkruar.

 .gif" alt="Large Animated Smileys | Big Animated Smileys" /> 

shto qe kufomat i ofrojme falas si bonus. O nga rradhet e pucisteve, o nga ata shqiptare qelbesira qe nuk pranojne te homogjenizohen. smiley

un besoj se kushton me shume se 990,99... besoj se i joti ka qen nje gabim shpejtesie: 999,99 eshte shifra e duhur por ne paund :-D

do it now, do it fast, enjoy your mafia side in albania smiley)))))))))))))))))))

 

Pavarsisht humorin ne llogari te saj,se besoj qe Shqiperia mund te paguante ndonje reklame me te mire se kjo e Topgear.Biles,Shqiperia kaloj shume lehte smiley

Duke kerkuar perfomrmancat e Land Rover Freelander,ja se c'shkruante Jeremya:

New vs. old Freelander is a bit like Jessica Alba vs. Sam Fox. They might have a similar remit, but they're pretty much unrecognisable in the way they go about it.

I madh eshte Jeremya;5 yje per topgear albania!

 

Kur pashe ato fytyrat e vrara te fshatareve tane, njerez te keq-ushqyher dhe te varfer ne kulm, me erdhi vertet keqe qe ende sot Shqiperia shihet si nje vende i botes se trete dhe shqiptaret ende "kenaqen" dhe ju duket mbrrekulli kur dikush i thote "mafioz", "i forte"  ose  shohin gara me makina dhe vjedhje bankash.

Clarkson eshte i njejti robe qe shkruajti ne gazete para disa vitesh qe shqiptaret jane "perdhunues" femrash dhe pimps. Me vjen mire qe paska kthyher mendje, nga "perdhunues" na ka bere "mafioz", arritje kjo per nje rob qe ka intiligjencen e nje makine Yugo te viteve 60.

Nejse, ky eshte nje program qe "stereotyping" e ka baze, ndersa Clarkson eshte thjesht nje cop idioti jo se ka humor "anglez", sic kane qejf ta quajne ne peshk.

Fatmiresisht, seria me Shqiperine vine pas skandalit me Meksiken, ku i detyron te frenohen ndaj shqiperise.

 

 

 

 Booo akoma dhe pas 20-vjetesh perseri me njolle te madhe kemi ngelur dhe disa dalin e ulerasin, e beratsin neper televizione e gazeta, duke thene "Shqiperia ka ndryshuar" si nuk shikojne qe opinionet per vendin tone, jo vetem qe nuk kane ndryshuar jane ato qe mendonin per ne ketu dhe 20-vjet me pare por akoma me keq, po ulin akoma me poshte cdo dite e me shume keta politikane, se di, vertet se di... 

Per programin ne fjale, ndigjova sot tek puna, dhe mendoj se Shqiperia po behet me e njohur nder perendimoret. Ky program mundet ti japi nje akses me shume turizmit ne Shqiperi, sepse shikohet nga njerzit shum me teper se reklamat.  

wooow car i kane bere Chevrolet te police!! Respekte!

Jane futur disa here ne kthese pa frenuar, por vetem me kontrosterzo, pa i ulur xhirot motorit per te kapur shpejtesi menjehere pasi del nga kthesa. Rrezik i madh se te del makina nga kontrolli. Une vetem ne playstation kam guxuar ta bej. S'ma merrte mendja qe Chevrolet e policise mund ta perballonin.

chevy aveo (nqse eshte aveo) eshte chevy mo i vogel nqse nuk e kam gabim po per Sarande mire eshte. Ato fiatet jane ku e ku mo ekonomike dhe jetgjata po vecse u bijn llamarinat shpejt

si ja boni ai 'the albanian 5.0' ahahahha...sa shume e tallte thumen 

Paske pare top-gear?!! Ke patente ti?

une kam pas ngare nje ~5.0 - jo nga ato te policise, po nje kadillak deville coupe. po ti lojtari i playstation ca mize ke ngare?

 Ti ja paske kajt nonen smiley 

ashtu ishin kohet... ~$1 dollar galloni benzines lol 

 Ate thuaj...kohe te arta atehere...me $15 mbushje serbatorin plot...dhe serbator te cutlass supreme smiley

kadillak deville coupe

smiley hahaha car traktori, smiley) hahaha edhe e thua me krenari biles. Eh si i paske leruar arat me kete, hahaha

po ti lojtari i playstation ca mize ke ngare?

urdhno chrysler crossfire

 Njerzit e Shqiperise ne Lushnje dukeshin si bujk rober ne mesjete, me fytyra te ngrysura pa as nje pike buzqeshje, te vrame te gjithe!

As mos ti vij keq asnjonit, skan rrejt per asigjo biles me gjonat e keqia kan Bo humor te bukur. Fajin e kan ato qe I vjedhin makinat dhe ministrat "cara" qe I blejn

 The country's tourist motto is: 

"Visit beautiful Albania -- your car is already here!"

Try find your self in this beautiful land... or at least find your stolen caaaar :-D

Keta duhet te kishin dal nje xhiro nga blloku me ate Rolls Royce. 

Shiko e pashe emisionin dhe dy tre here dhe bien ne sy disa tema te bukura dhe disa detaje te tjera.

 

Se pari, Top Gear ishte ne Butrinit. Une isha ne Sarande kete vere, dhe rruga e pa-shtruar eshte rruga qe te con ne Ksamil dhe Butrint. Ndoshta pamjet filmike te Butrintir i kane ruajtur per DVD.

 

Se dyti, nxorren vetem varferine Shqiptare jo per te diskriminuar Shqiperine, por per t'i treguar Europes perendimore dhe sidomos Britanise se emigrantet Shqiptare nuk vijne ne Angli per qejf. Me frymen anti-emigrante qe ekziston ne Angli, portreti i varfer i Shqiperise ndihmon shqiptarin ne Angli, duke bere qe Anglezet te shikojne perse emigrantet jane aty.

Tema e komunizmit, ishte nje justifikim per Shqiperine. Top Gear, thote shiko shqiperia eshte e varfer (gje qe e di gjithe Europa) por mos harroni se ishte nen diktaturen me te çelikte ne bote.

 

Tema e Yugos, shkurt per Yugosllavi. Me te vertet thoni se Top Gear nuk gjente dot nje Bentli? Ata kane testuar Bugati qe kushtojne tre here sa Bentli. Zgjedhja e Yugos kishte dy aresye: 1. aregtimin, 2. alegorine politike.  Si Clarkson dhe James May jane te dy te edukuar ne politike dhe histori. Ata e dine fare mire historine e Yugosllavise, dhe perpjekjet shqiptare kundra saj. Dhe ja, ne malet e Shqiperise, nje Yugo e vjeter, mezi ecen, duket e piste, e mbaruar dhe se fundi vdes per mos t'u ngritur me duke rene ne humnere.

 

Top Gear i ka bere nder Shqiperise, edhe pse bene shaka me mafien. Shikojeni me vemendje episodin

milo-pushka ty te eshte lag baruti me kohe si duket..  Ke fantazi te hatashme.

 Shume e drejte.

Humori me Shqiperine eshte i gjitheanshem politik dhe ekonomik, eshte politik me skenat e avioneve mig-21 etj.. relike te nje kohe te shkuar pa lavdi, makina e vjeter "zastava" jugosllave ishte shume simbolike per mua, perfundoi ne humner ashtu sic perfunduan edhe ideologjite.

Mafia, natyra dhe pamjet urabanistike njerzit rruget banesat, jane nje mjerim per te sotmen, nje kontrast i thelle me aspiraten e shqiptareve per te shkuar ne Europ!

Humori  eshte theres edhe per klasen politike qe eshte sot ne fuqi sepse me 20` e ca min, pjes filmi,tregon se sa ne kontrast jane "zhvillimet euforike" te qeveritareve politikane shqiptar me realitetin.

Per vec te tjerave ajo qe me mbetet ne mendje eshte figura e nje policit te doganes, vetem 2 seconda pamje, i dobet, me vesh te medha, ne pike te hallit, si varfanjak, kaq, 2 sec., per te treguar nje figure te shtetit, ne luften kunder "mafies" por jo vetem, tregon shume mire se ne c`gjendje eshte forca e nje shteti, per rendin qytetar dhe luften kunder krimit ! 

Mafia dhe krimi jane disa hapa perpara, me shume se Shteti sot per sot, dhe jo dje!

 

 

 po keta cunat e topgear nuk eshte se kane thene ndonje gje per te prishur imazhin.ne 3 milione shqiptare 1 mund te rastisi mafjoz edhe pse nga mbiemri nuk dukej dhe aq.imazhin tone  neper bote e prish krytari i qeverise qe na perfaqeson dhe video si kjo http://www.youtube.com/watch?v=I3MuVNe_mhA.

p.s:kur kane perdorur mafjen per neve dua te di kur te bejne ndonje xhirim ne itali ca do perdorin

te lumte dora lilo labja. vdekje fashizmit !!

  edhe liri dejonit

 

keta qenka kosovar qe kan ardh per piknik ne shqiperi... hajde lumturi hajde, shkrehim cik "armen" se na ka marr malli.

Gjithsesi ca mund te thuash per njerez qe kane qene ne lufte dhe nen thunder... besoj cdo popull do ishte pak a shume keshtu

Me fal, i ke pare fshataret e Shqiperise ti?! Ah po... nuk i ke pare, sepse ata jane aq te varfer e te mjere saqe nuk do te kishin mundesi jo vetem te kishin videokamera e internet per te postuar videon, por piksepari nuk do te kishin mundesi te benin pushime.

Gjithsesi ca mund te thuash per njerez qe kane qene ne lufte dhe nen thunder... besoj cdo popull do ishte pak a shume keshtu

Po per ata qe per 45 vjet kane qene nen thundren e diktatures ksenofobike (tip koreano-veriore) cfare mund te thuash? Ah po... per ata flitet mjaft bukur tek Top Gear.

Me pelqeu interpretimi yt milo-pushka. Shume dakord.

olsib,

Po ate pjesen ku yugu-a e jugosllave bere copa ja "hipen" mbi siper tragetit shqiptare qe kalojne lumin mund ta interpretojme?

Ose me thjeshte fare, ku pane "sediljen" e kapitenit te tragetit nje karrige e shkateruar me pese kembe mund ta interpretojme ne?

S'kam robe te dale kaq keqas nga realiteti ku jetojne, jetojne ne endrra..

Liqen, pa ofendim, por me duket se je ti ai qe jeton ne endrra.

Eja vizitoje Shqiperine Liqen se ke per te pare se eshte me keq se c'duket ne Top Gear.

Jemi nje vend i prapambetur me qytete e territore te perdhunuara nga ndertimet abuzive dhe me njerez te lodhur e te rraskapitur nga keto 20 vjet te ashtequajtura "demokraci".

Jane pikerisht ata njerez qe shesin votat e tyre per buken e gojes.

Meqenese dikush me siper permendi video-game-at... do te ishte fantastike sikur bregdeti i jugut te futej tek "Need for Speed - Hot Pursuit". Eshte fiks fare per kete loje.

Shpresojme qe autoret te kene pare kete pjese te Top Gear dhe t'iu jete ndezur ndonje llampe frymezimi.

http://www.youtube.com/watch?v=D6ouHWP0KrY

 

 

Edhe mund ta bejne. Nga keto emisione vjen reklama.

 Top Gear ka bërë një publicitet shumë të  mirë se çdo publicitet milionash në TV e njohura .Kjo është Shqipëria (Shqipëria "tjetër"+ ajo e bukkura ° Po Shqipëria tjetër është llahtari e vërtetë siç ishte bregdeti Semanit , apo vende të tjera të shkatrruara ambjentalisht dhe ekonomikisht.

Ke te drejte. Ne Shqiperi shkoj per turizem patriotik, dhe per te takuar rrobt e fisit.

Komplet dakort me Ty

Nuk pashe ndonje poshterim ndaj nesh tek ky episod. Ishte dicka e lezetshme, jo ndonje show per te lene mendjen, por fakti qe xhirohej ne Shqiperi e bente interesant. Nuk pashe ndonje qellim te keq te tyre bile do thoja mund te shihja keqardhje. Koha e zymte, njerez te zymte, gjithcka normale, e natyrshme perzier me humorin tipik anglez.

Kur po xhiroheshin skenat e Top gear une po kaloja ne Llogora dhe kishte jashte mase shume grupe xhirimi, helikoptere dhe makina policie qe iknin e vinin lart e poshte...mendova mos kishte qene ndonje film...por ......paska qene top Gear...

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).