Kaos në sigurinë e kryeprokurores, një truprojë ka qenë i akuzuar për kryengritjen e 14 shtatorit

Garda e Republikës ka ndryshuar një tjetër truprojë të kryeprokurores Ina Rama, ende pa mbushur mirë 48 orë nga detyra e re, pasi dyshohet se ai ka qenë i akuzuar për kryengritjen e 14 shtatorit të vitit 1998. Truproja me inicialet P.N është ndërruar dje në mesditë nga Garda, duke sjellë sërish kaos në sigurinë e kryeprokurores. Nga verifikimet e zyrtarëve të akuzës qendrore, për emrat e katër truprojave që ka sjellë Garda e Republikës për mbrojtjen e jetës së kryeprokurores, ka rezultuar se njëri prej tyre ka qenë i akuzuar për pjesëmarrje në grushtin e shtetit të vitit 1998, ndërsa një tjetër ka qenë i akuzuar për një vepër penale. Prokuroria ka lajmëruar Gardën dhe kjo e fundit ka kryer zëvendësimin e njërit prej truprojave.

Të gjitha zhvillimet për badigardët kanë ardhur një ditë pasi shefja e organit të prokurorisë refuzoi t’u përgjigjej anëtarëve të komisionit hetimor të 21 janarit, duke lexuar para tyre një deklaratë. Sërish “hakmarrja” e Gardës së Republikës ka prekur sigurinë e kryeprokurores, duke sjellë një situatë kaotike edhe për truprojat e tjerë. Megjithatë, burime nga akuza qendrore thanë se do të kërkojnë shpjegime në Gardën e Republikës për këtë situatë të pakëndshme.

Ndërkohë, tre ish-truprojat e Prokurores së Përgjithshme, Ina Rama, së bashku me ish-shoferin e Prokurores së Përgjithshme, jo vetëm që nuk janë pjesë e eskortës, por me të njëjtin urdhër ata janë “internuar” me shërbim jashtë Tirane. Në mënyrë të pashpjegueshme, truprojat janë emëruar në një sektor tjetër që s’ka lidhje me aftësitë e tyre. Tre truprojat e Prokurores së Përgjithshme, zonjës Ina Rama janë emëruar në sektorin e sigurisë së banesave dhe rezidencave qeveritare në rrethe.

Konkretisht, njeri nga badigardët është caktuar dhe po shërben me urdhër të pashpjegueshëm, roje në sigurimin e një rezidence qeveritare në Vlorë, tjetri roje e rezidencës qeveritare në Pogradec dhe i treti roje e rezidencës qeveritare në Dajt. E vetmja që i ka shpëtuar këtij zëvendësimi të beftë është truproja femër e Prokurores së Përgjithshme.

Zëvendësimi i eskortës dhe truprojave të Prokurores së Përgjithshme shkaktoi jo pak habi dhe pikëpyetje në opinion, kjo pasi ndërrimi i tyre me të tjerë ndodhi pikërisht në kohën kur organi i akuzës po kërkon ndalimin e gjashtë efektivëve të Gardës mes të cilëve edhe të komandantit të Gardës së Republikës, Ndrea Prendi, i cili ka firmosur urdhrin e zëvendësimit dhe transferimit të ish-truprojave.

Të gjashtë oficerët e Gardës kërkohen për llogari të hetimeve të çelura për ngjarjet e 21 janarit, ku tre demonstrues mbetën të vrarë përpara Kryeministrisë. Dhe urdhri për transferimin e tyre është firmosur pikërisht nga kreu i Gardës.

29 Komente

Kam pershtypjen qe hakmarrja eshte shpikur nga Shqiptaret.

ne cfare vendi ndodh kjo?? 

smiley 

Garda e Republikës ka ndryshuar një tjetër truprojë të kryeprokurores Ina Rama, ende pa mbushur mirë 48 orë nga detyra e re, pasi dyshohet se ai ka qenë i akuzuar për kryengritjen e 14 shtatorit të vitit 1998.

Te qeshesh apo te qash me kete?!

Kjo eshte si nje lloj esence qe permbledh bukur ate cfare ndodhi...

Mjafton thjesht ky episod per te ilustruar absurditetin.

Ja se cfare njerezish jane punesuar ne Garden e Republikes!

 Keta i kane vene per ta ruajtur apo per ta hequr qafe?????????????

 i kanë çuar një puçist që ti tregojë si bëhet puçi.

Të gjitha zhvillimet për badigardët kanë ardhur një ditë pasi shefja e organit të prokurorisë refuzoi t’u përgjigjej anëtarëve të komisionit hetimor të 21 janarit, duke lexuar para tyre një deklaratë.

Zëvendësimi i eskortës dhe truprojave të Prokurores së Përgjithshme shkaktoi jo pak habi dhe pikëpyetje në opinion, kjo pasi ndërrimi i tyre me të tjerë ndodhi pikërisht në kohën kur organi i akuzës po kërkon ndalimin e gjashtë efektivëve të Gardës mes të cilëve edhe të komandantit të Gardës së Republikës, Ndrea Prendi, i cili ka firmosur urdhrin e zëvendësimit dhe transferimit të ish-truprojave.

 

C'paska qene dhe ky Ndrea Prendi!

Ky është një tregues fatal të vërehet se në çfarë haleje e kemi futur veten dhe shtetin.

në 98' puçist, në 11' gardist.

So much for the evolution.

qafëleshët e tjerë të 98' ku të kenë shkuar vallë?

Class 98' prezantoni veten.

 

 Class 98' prezantoni veten.

 

 

qe ktu qafleshi nr 15, represent!!

Po Bradi mos ka dash me thene numri 11? smiley

Po pse jemi kaq malinj xhanem?Ndofta e kane perforcuar sigurine e saj ...Larg qofte ta gjeje gje kryeprokuroren do ishte e tmerrshme per te ne radhe te pare  do te hapte skenare te tmerrshem.Jo nuk besoj qe te kete ndoj hile

 po pra, si nuk na shkoi hic ne mendje.. kush mund te te ruaje me mire se njerez te hurit e te litarit... 

Naiviteti jot Zana eshte i papare fare, po si mos jesh malinj kur ka konflikt interesi te qarte qe ja bon MUUUU edhe MJAUUU oj shoqe Zana...keta nuk jan burra por legena, keta bejn presione ti fusin friken Prokurores. Po peshku qelbet nga koka fatkeqesisht e dashur, pushteti i tyre eshte i ndertuar nga frika/presioni/trillimi dhe korrupsioni, te uroj te shkosh te rrish ca kohe ne shqiperi edhe te kalosh neper disa institucione shteterore. Naiviitetit jot e dashur eshte teper i trishte po aq sa edhe malinj ndoshta..

dyshohet se ka qene i akuzuar ? makes sense

i akuzum per veper penale dhe i punsum ne garden e republikes?!

Nga verifikimet e zyrtarëve të akuzës qendrore, për emrat e katër truprojave që ka sjellë Garda e Republikës për mbrojtjen e jetës së kryeprokurores, ka rezultuar se njëri prej tyre ka qenë i akuzuar për pjesëmarrje në grushtin e shtetit të vitit 1998, ndërsa një tjetër ka qenë i akuzuar për një vepër penale.

 kjo eshte si shpirt!  E kisha rujt une qe edhe dielli mos guxonte t'i shkurtonte apo t'i zgjaste hijen.

Te paska qelluar dielli me uje te kokes per Inen smiley

n'çik ma modest mor burre...smiley

 I bukuri shtet yni...Per ta qare me oiii!

 priteni kur tu nxjerrin edhe  ndonje foto nudo ne ndonje plazh ne france ketyre gardisteve 

nja dy gjona per te cilat jam i sigurt ; per ato per te cilat nuk jam, nuk po them gjo.

 

1. Urdher per te vrare më 21 janar, doemos qe nuk ka dhene herpesi. As me goje, as me shkrim. Ai vertet eshte i çmendur, por jo i çmendur sa te jape  urdhra te tilla ! Ata qe besojne se eshte ai urdher-dhenesi, jane po aq naive sa ata qe besojne teorite e tij me puçe. 

2. Deren e kryeministrise e kane hapur vete gardistet nga brenda (kerko ne youtube, se duhet te jete nje filmim qe e tregon qarte kete gje). Doemos, per te provokuar. Doemos, duke e ditur mire qe ligja e lejon te shtihet ne ajer me plumba realë, kur shkelet territori i kryeministrise.

4. Vrasja e 3 (4 ?) personave eshte hakmarrje e paster e elementeve fashiste te se djathtes ndaj 1997-s. Se deri ku shkon ky revanshizem (nje gardist i thjeshte ? komandanti i Gardes ?) kete nuk e di, dhe siç thashe me lart, nuk po flas per gjera qe nuk i di.

5. Po te kalojme pastaj ne rrafshin e analizes, dalim tek Kajsiu dhe 'shteti i tij prej letre', pra klientelizmi. Por per keto, kemi diskutu déjà...

 Ndoshta s'ka dhënë urdhër direkt por ka përcaktuar frymën , me qëndrimet në parlament e në publik . si dhe me direktivat ; që do i tregojmë vendin ;le ta provojnë po ia mbajti ,etj  .Pse si dorzon gardistët se me siguri ka boshllëqe të mëdha në planin e organizuar . Se vrasja e njerzve ka qenë plotsisht e paramenduar po të shohësh rrjedhën e ngjarjeve dhe planin e mbarvajtjes të demonstratës.

teresisht dakort. Por kjo eshte pika 5, pra 'shtet prej letre' (klientelizmi - me thuaj nga ç'fshat je, te te them postin qe do te jap)

5. Po te kalojme pastaj ne rrafshin e analizes, dalim tek Kajsiu dhe 'shteti i tij prej letre', pra klientelizmi. Por per keto, kemi diskutu déjà...

Jo, duhet ta themi më mirë, që ta marrim vesh.

Herpesi bën mirë që ka frikë (mbron) Prendin më shumë sesa ligjin. Se Prendi është ligji i herpesit.

Ligji e fut në burg, me Prendin do jetë në gjak.

Ligji i merr pushtetin, Prendi ia merr gjithë familjen e të gjitha çka bërë deri më sot.

A thua do vërtetohen fjalët e Qoses?

4. Vrasja e 3 (4 ?) personave eshte hakmarrje e paster e elementeve fashiste te se djathtes ndaj 1997-s. Se deri ku shkon ky revanshizem (nje gardist i thjeshte ? komandanti i Gardes ?) kete nuk e di, dhe siç thashe me lart, nuk po flas per gjera qe nuk i di.

Më kujtohet një Lefty, Lefty, Lefty...

Çfarë maskarallëqesh nga nxjerrë nga goja ky njeri, ditën e 21shit, nuk janë gjëra që thuhen. Tek ajo temë përsëri, ky Lefty, e përmendi 97' pa ia kërkuar kush. Në momente ngazëllimi madje (shtypuani kokën, nuk është më 97', dimë si të mbrohemi).

Si perfundim un jam shume skeptik ne lidhje me zgjidhjen perfundimtare te 21. Them qe do perfundoj me nje goditje pa qellim. Te ardhur me plumba qorr te ,pa-identifikuar...edhe tutto come prima...kurse ceshtja Meta, pak nga pak do harroet si shum e shum qe tani nuk i permendim me....eh thuajjj

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).