Pagat e punonjësve të policisë ulen me 3 për qind. Por kjo nuk është vetëm për punonjësit e policisë, por edhe për ata të SHISH, Gardës së Republikës, ushtarakëve dhe Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm. Në një situatë tejet zhgënjyese, sidomos për punonjësit e policisë, ka ardhur ky vendim qeverie, duke argumentuar uljen e pagave për shkak të kontributit për pensionet suplementare. Madje, qeveria nuk mori parasysh as vendimin e Gjykatës Kushtetuese për ligjin e pensioneve suplementare, duke bërë sërish atë që kishte kërkuar që në fillim.

Punonjësit e policisë, në gjendje gatishmërie prej disa ditësh për shkak të situatës së protestave, të plagosur, për të cilët qeveria premtoi shpërblim, kanë mbetur të shtangur, kur kanë marrë rrogat e këtij muaji. Ata kanë vënë re se në pagë u mungonin minimalisht 1 mijë e 200 lekë deri në 3 mijë lekë. Të gjithë kanë mbetur të habitur nga këto mungesa në pagë, por shumë shpejt janë vënë në dijeni se qeveria kishte nisur zbatimin e një vendimi për mbledhjen e kontributeve për pensionet suplementare. E njëjta situatë ka ndodhur edhe për Shërbimin Informativ Shtetëror dhe për Gardën e Republikës dhe nga përllogaritjet ka rezultuar se paga u ishte ulur të gjithëve, rreth 15 mijë punonjësve të administratës dhe ushtarakëve me 3 për qind.

Bëhet fjalë për ligjin e famshëm të pensioneve suplementare, që bashkoi nën të njëjtën çati si forcat e ushtrisë, ashtu edhe administratën shtetërore, pavarësisht se prej vitesh ishte deklaruar se policia nuk ishte më pjesë e Forcave të Armatosura. Nën pretekstin për të futur në skemën e pensionit suplementar sa më shumë veta, qeveria propozoi këtë ligj, të miratuar në Kuvendin e Shqipërisë, por që cenoi shumë të drejta individësh dhe grupesh të caktuara. Fillimisht u tha se me ligjin e ri për pensionet suplementare, të gjithë punonjësit do të paguanin kontribut në masën 2 për qind të pagës së tyre. Ndërkaq, po nga ligji u vu një tavan për vlerën më të lartë që mund të përfitonte një punonjës policie i liruar nga detyra, që kishte arritur moshën e pensionit të parakohshëm.

Këto nuk u pranuan si nga ana e Sindikatës së Punonjësve të Policisë, ashtu edhe nga Shoqata e Ushtarakëve dhe Shoqata e Policëve të Liruar. Bashkë, këto tre kategori e dërguan këtë ligj në Gjykatën Kushtetuese. Atje u kërkua shfuqizimi i disa neneve, pas tentativës së dështuar për të rrëzuar të gjithë ligjin. Gjykata Kushtetuese i dha të drejtë policëve dhe ushtarakëve duke iu rikthyer disa të drejta të mohuara nga ligji për pensionet suplementare, ku bënë edhe rekomandimet e duhura për t’i zbatuar qeveria. Megjithatë, këto rekomandime, jo vetëm që nuk u morën parasysh, por qeveria arriti më tej, duke dëmtuar edhe më shumë punonjësit e përfshirë brenda këtij ligji. Këshilli i Ministrave nxori një vendim që sipas tij, nga fillimi i vitit 2011, kontributi për pensionet suplementare mund të shkonte deri në 5 për qind, por asgjë nuk u vendos përfundimisht. Megjithatë, në një krizë të përgjithshme, shikohet qartë se qeveria ka nevojë për paratë e punonjësve të policisë, SHISH-it, Gardës së Republikës dhe Ushtrisë, kështu që ka vendosur që kontributi i tyre të jetë 3 për qind e pagës në muaj. Kjo derdhje do të kryhet çdo muaj, ku kontributi më i vogël është 1 mijë e 200 lekë, ndërsa më i larti në 3 mijë lekë. Kështu, qeveria mbledh nga ky grup i administratës rreth 20 milionë lekë të reja. Megjithatë, këtë “gjobë”, qeveria e ka justifikuar si kontribut për ata që sot përfitojnë nga pensioni suplementar dhe aktualisht janë më pak se 1 mijë persona.

 

7 Komente

 Ja falenderimet dhe shperblimet e saliut per forcat e rendit... Bukur shume 

Interesante, qeveria u ndjeka mjaftueshem rehat sa te uli pagat e policise.

Po po te duan, le te ikin te gjithe policet nga puna mo... problem i madh???

I mbush Ed Paloka radhet e policise brenda dites, edhe dysfish bile, bile te punojne dhe falas, bile edhe me arme personale, bile dhe me uniforma nga shtepia...

Eh... te shkojne te behen gardh te kryeministria keta, t'i ruajne hancen kapoministrit dhe te qepin zorren e mos flasin shume... se ua ben edhe 30% kontributet dhe s'kane c'te bejne. I rref dhe me shpulla e s'i len me qajt.

kush i pa pamjet e policeve ne demonstrate, ku disa prej policeve te papajisur si duhet, u ishin dhene kokorre motoristesh, zjarrfiksish dhe te policise rrugore. Si skafander disave, ato te motorve..

ho mre peshkatara ku jeni, dihet hesapi... per ne eshte e rendesishme pohimi qe ka pas krisma po se kush qelloi pak rendesi ka... lartmadhnia ngeli tu thon kam rrit rrogat e kom bo nomin, po kte rast konkret si e shpjegoni? dhe pa i hy gazetave fare e debateve politike, e konfirmoj dhe un personalisht qe jan ul rrogat e policeve te burgjeve te pakten

 ky njeri qenka i  papare.me nje dore u jep dhe me tjetren ua merr.hahah bravo

 Mire ua bon, vete e kane fajin qe nuk ngrene zerin, sidomos policet qe kane edhe sindikate. Kur nuk ngrene zerin ne kete kohe qe ua kane nevojen, atehere, eshte e vertete qe ata thone " pse paska dhe rroge ketu?!..."

edhe ushtaraket, megjithese atyre u ndalohet me ligj, kane menyra si te protestojne, po fajin atyre, ja kane vete elita  e tyre, qe i lepijne by... SAliut.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).