Në respekt të lexuesve e teleshikuesve të mi dhe për t’i ardhur në ndihmë mender me thënë, komisionit hetimor, po rrëfehem publikisht për puçin që organizova për të rrëzuar Kryeministrin e ligjshëm të vendit tim, ish-sekretarin e Partisë së Punës, që pozonte mes familjarëve të Enver Hoxhës, duke kaluar së bashku pushimet me ta.
Unë dhe askush tjetër jam organizator i këtij puçi. Në fillim vura në përgjim zëvendëskryeministrin, se çfarë do t’i thoshte ministrit të tij në një takim rutinë, në zyrën e këtij të fundit. Pastaj e mora videon e regjistruar dhe meqenëse nuk dilte gjëkundi përgjegjësia e Kryeministrit (ç’përgjegjësi ka një Kryeministër nëse ministrat e tij bëjnë afera) e shkurtova videon për ta transmetuar te “Fiksi”. Të nesërmen ia dhashë të pashkurtuar Sokol Ballës, me qëllim që të dilte në pah shkurtimi i famshëm i 30 sekondëshit. Nuk më detyroi kush për ta transmetuar të plotë, por doja me çdo kusht që të më kuptonte publiku se çfarë manipulimi të tmerrshëm kisha bërë.
Pas transmetimit, thirra me urgjencë në një drekë pune, Edi Ramën, Ina Ramën, Bamir Topin, Bahri Shaqirin, Gramoz Ruçin dhe Tom Doshin.
U thashë pak a shumë, që Kryeministri duhet rrëzuar me çdo kusht dhe për këtë duhet të përleshemi me policinë. “Nëse marrim ndërtesën, marrim dhe qeverinë”.
-Dale mo, tha Gramozi, të marrësh ndërtesën nuk do të thotë se more qeverinë. Qeveria “Nano”, kur Berisha mori ndërtesën e Kryeministrisë dhe TVSH-në, e drejtonte vendin nga Dajti”
Nuk i kuptoni ju Gramoz, ia ktheva, ti duhet të merresh me organizimin e përleshjes. Ti, Tom Doshi do paguash ca lekë që çunat të hipin në gardhin pa leje të Kryeministrisë
“Sa lekë?”, më pyeti Toma.
“Nuk e di mirë, shumën do ta dëgjosh më vonë. Por besoj, rreth 2 milionë dollarë, jo më shumë. Ndërsa ti Edi Rama, do të rrish te kulla e Fidelit, pa praninë e Fidelit, dhe do të komandosh që andej me celular”.
-Po ne, m’u drejtuan me një gojë, Ina dhe Bamiri
Ju, u thashë, do të hyni më vonë, varianti “B” i puçit”
Ti Bamir do të bësh një deklaratë me katër rreshta, ku nuk do të përmendësh fjalën “dhunë”, ndërsa ti Ina do të nxjerrësh 6 urdhra arresti për drejtuesit e Gardës. Me qëllim që ta lemë ndërtesën të pambrojtur, për ta marrë kollaj në një sulm të dytë, një herë tjetër.
-Ndërsa Bahriut i dhashë detyrë të mbyllte sytë dhe veshët dhe të mos jepte asnjë informacion.
Pastaj takova ambasadorin amerikan, të cilin e udhëzova që të dilte në krah të Prokurores së Përgjithshme, nëse Kryeministri do ta sulmonte. Do ti që edhe ambasadori tundi kokën menjëherë, në shenjë pohimi?
Tani më duheshin mediat. I pari që më erdhi ndërmend Mero Baze, me të cilin e pata shumë të vështirë t’i mbushja mendjen që duhej rrëzuar Kryeministri Berisha. Më në fund e binda dhe i lashë detyrë që puçistët ta kishin zërin e tyre në gazetë.
“Na duhet dhe një video nëse qëllojnë gardistët”. Patjetër, i thashë. Për këtë do të flas me Berishën se kemi muhabete të vjetra që kur unë si oficer i Sigurimit të Shtetit ruaja vilat e Enverit në Vlorë ku dhe kur Saliu hynte e dilte si në shtëpinë e vet. Menjëherë u lidha me Saliun dhe fola për puçin dhe e porosita që Garda duhej të qëllonte sipas ligjit, nëse puçistët do të hynin në ndërtesën e tij. “Po sikur të mos hyjnë? – më pyeti ai- S’ka problem, i qëlloni dhe aty afër mureve...
-Me ç’armë do të sulmoni? – u interesua ai
-Me gurë, me hunj, me asgjë tjetër, - ia ktheva. Po ç’puç qenka ky mo, - tha ai i nxehur - Duhen armë të sofistikuara, duhen stilolapsa pistoletë, çadra automatikë, mina, flakëhedhëse, të cilat i kemi përdorur ne dy herë, një në 1998, një në 2004.
-Eh, bela e madhe, thashë me vete. Ku t’i gjeja këto armë? Fola pastaj me ministrin e Mbrojtjes dhe i kërkova këto tipa armësh. “Nuk i kemi”, ma preu shkurt ai. “Atëherë i prodhoni sa më shpejt”, e urdhërova unë.
Më ngeli vetëm kush do të filmonte vrasjet para Kryeministrisë. Kush tjetër veç Artan Hoxhës, mendova dhe menjëherë ia ngarkova detyrën atij.
I porosita edhe një herë Ramën dhe Ruçin që më 21 janar dua të mblidhen gjithë horrat e partisë, banditët, kriminelët, hajdutët, mafiozët e ndershëm të PS-së. Dhe mundësisht të mos lahen, me qëllim që t’u duket nga lart koka e palarë: U kërkova gjithashtu që të formonin qeverinë e re, duke propozuar nja dy ministra vetë: Zogaj ministër Kulture, Ngjela ministër Drejtësie, Toma ministër i Brendshëm.
Pasi ndava të gjitha detyrat, ditën e premte, më 21 janar, zura pozicion në një bunker afër bllokut dhe prisja rezultatet. “Eh, thashë me vete, sa i lehtë qenka një puç, gjynah që s’e kam bërë me kohë e shpesh”.
Pastaj ndodhi ajo që e pamë të gjithë. Kryeministria u mbrojt me heroizëm. Të gjithë anëtarët e puçit punuan sipas detyrave të caktuara. Vetëm policia më doli fjale, se ata që arrestoi nuk ishin banditë e kriminelë dhe nuk gjeti njeri me armët e sofistikuara që u kisha thënë.
Pas puçit komunikova menjëherë me policinë. “Nuk i gjetëm dot, sado që kërkuam ma kthyen ata me naivitet: “T’i prodhoni sa më parë, se ju piu e zeza: Po ç’duhen tani? Për komisionin hetimor, se nuk duam të dalë blof Kryeministri. Me sa jam informuar ka filluar prodhimi i tyre, por kanë ngecur te çadra–automatikë, që s’po ia gjejmë anën dhe te thika me helm.
“Çadra kemi, automatikë sa të duash, po nuk dimë si t’i bashkojmë”, m’u shfajësuan ata”.
Mos na lini në baltë, ua mbylla telefonin
Tani jam gati të dorëzohem, po ku? Prokuroria është e njëanshme, komisioni hetimor anon nga ana tjetër. T’u drejtohem amerikanëve, ata s’kanë ngenë time, as europianët nuk na kuptojnë ç’kemi bërë e ç’po bëjmë! Ngela në mes të katër rrugëve. Kur papritur më vjen njëri nga ambasada amerikane. “Ti je ai, koka e Puçit?”
“po, i thashë”
“Do vish me mua!
Ku po më çoni?
Do të japësh mësim në një shkollë ushtarake, na duhet përvoja jote, - m’u përgjigjën ata.

11 Komente

 po qe qendron nga fillimi ne fund i pare ne kete menyre!!!!

 .-) smiley 

Ja ku foli dhe krimineli. N'burk, n'burk t'shkoj!!

Hallall Filip. C'i ke bere ti Berishes nuk ja ka bere zoti. Rrofsh.

hahahhahahha sa e papame kjo

duhet të ketë qënë shkrimi më i lehtë që ka bërë ndonjëherë.

edhe duhet të paditë Berishën se po i vjedh profesionin.

 

 Kur ta marre pushtetin e majta keta qe kane qene ne demonstraten e 21 janarit do bejne te tere si pucista qe te gjejne pune. Si ish te persekutuarit dikur.

I madh! i jep nje strukture fantazive te shfrenuara te psikopatit Berisha e njekohesisht i thermon ato permes humorit dhe surrealitetit te asaj qe na shfaqet perpara...

Per fat te keq vetem humor me duket se s'ka ketu. Te gjitha jane gjona qe i ka thene vertet!

Pasi ndava të gjitha detyrat, ditën e premte, më 21 janar, zura pozicion në një bunker afër bllokut dhe prisja rezultatet. “Eh, thashë me vete, sa i lehtë qenka një puç, gjynah që s’e kam bërë me kohë e shpesh”.

smiley

smiley

Des, mire kryepucista, po na dolen te gjithe Sharon Stonsa:

John Correli: Did you kill Mr Boz, Miss Tramell? 

Catherine: I'd have to be pretty stupid to write a book about killing and then kill him the way I described in my book. I'd be announcing myself as the killer. I'm not stupid. 

Nick: Writing a book about it gives you an alibi for not killing him. 

Catherine: Yes it does, doesn't it? 

smiley

 

 “Çadra kemi, automatikë sa të duash, po nuk dimë si t’i bashkojmë”

 

 

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).