Muzike, vdes  kitaristi i njohur  Gary MooreMADRID - Kitaristi i njohur irlandez i muzikës rock, Gary Moore, ish-pjesëtarr i grupit ''Thin Lizzy'', u gjet i vdekur dje në një dhomë hoteli në Spanjë, njoftuan burime të ndryshme. 
Gary Moore, 58 vjeç, filloi karrierën me grupin irlandez ''Skid Row'' dhe më pas me ''Thin Lizzy'', ku zëvendësoi Eric Bell. 
"Nuk mund ta besoj", deklaroi Eric Bell për BBC-në.
"Ai ishte një kitarist i shkëlqyer'', shtoi Bell. 
I lindr në Belfast, në Irlandën e Veriut, Gary Moore filloi të merrte leksione në kitarë që në moshën tetëvjeçare. 
Moore ka bashkëpunuar edhe me George Harrison, ''Beach Boys'' dhe Ozzy Osbourne. 

(d.b/BalkanWeb)

 

13 Komente

Rahmet paste.

R.I.P  ... smiley

Kapeni i çikë talentin

Ky dhe ca të tjere si Jimi Hendrix, Jimmy Page, Eric Clapton,  Ritchie Blackmore, Chuck Berry, Joe Satriani, Carlos Santana, Frank Zappa, Yngwie Malmsteen, Mark Knopfler etj etj, kanë tregu si luhen telat e kitares për të bo muzikë dhe jo thjesht zhurmë.

 

R.I.P

  i preferuari im eshte Blackmore.

Nuk eshte se ngul kembe se eshte domosdoshmerisht me i miri, por ka nje tingull rock shume melodik dhe te forte njekohesisht.

gjithashtu ka dhe nje formim klasik qe duket qarte ne te gjitha solot e tij. Mjaft te imagjinosh nje solo kitare te purple te performuar nga nje orkester simfonike, dhe duket qarte se ne fakt ne kompozimin e tyre ndiqen rregulla te muzikes klasike

 

http://www.youtube.com/watch?v=tKf7oYywdS8&feature=related

Po te degjosh me vemendje solot me kitare dhe tastiere te kenges burn, e sheh qarte se ato ne fakt jane thjesht pjese klasike te interpretuara rock

http://www.youtube.com/watch?v=LCnebZnysmI

purple jane me te mire ne aspektin interpretues. Child in time per mua eshte kenga qe ka kitaren dhe vokalin me te mire ne historine e rock

 blackmore apo thundra is the best

pastaj legjendat vahzdojne me joe satriani, yngie malmstein, gary moore dhe me profesorin e madh leonard cohen...

gary moore - out in the field/still got the blues/one day/parisiene walkway

thundra?!?! nuk e kam degjuar. Satrianin dhe Malmsteen i kam pare live, te dy shume impresionues. Mos harroni edhe Adrian Smith te Iron Maiden. Nga te rinjte sot ju rekomandoj Gus G, qe ne fakt eshte grek dhe e ka emrin Kostas. Shoqeron Ozzy Osbourne dhe eshte fantastik.

thundra eshte pseudonimi i blackmore ne vitet 70 sepse ishte prepotent dhe ne child in time shprehu talentin si kapo duke shmangur te gjitha kufizimet apo shkurtimet qe donin te benin gillan and co... blackmore e kam pare edhe une 3 here live ne moske

steve morse i deep-ave eshte shum lart sot, steve rai gjithashtu...

Ah, nje nga idhujt e mi te viteve 90. Kitarist dhe kengetar i madh qe e kam pishman qe nuk arrita ta ndjek ne koncert live. Baladat e tij melankolike kane mbushur sa e sa mbremje boshe te brezit tim. RIP

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).