Garda: Nuk ka server-memorie për komunikimet. Prokuroria: Është fshehur. Server të tillë ka patur që në 1997-n

TIRANË- Garda e Republikës “refuzon” të japë serverin e qendrës operative të ndërlidhjes së grupit hetimor të 21 janarit, madje pretendon që ky server nuk ekziston! Serveri në fjalë përmban të gjithë urdhrat e dhënë në 21 janar, nga të cilat do zbuloheshin përgjegjësitë konkrete për vrasjen e 4 protestuesve dhe plagosjen e 6 të tjerëve nga Garda e Republikës

Lajmi konfirmohet nga burimet zyrtare të Prokurorisë së Përgjithshme. Madje Garda e ka mohuar fare që qendra operative e ndërlidhjes që ndodhet në bazën e Gardës së Republikës të ketë server që ruan komunikimet me radio-lidhje, gjë kjo, praktikisht e pamundur.

“Që mbrëmjen e datës 21 janar është kërkuar nga drejtuesit e Gardës së Republikës (akoma pa lëshuar urdhër-ndalimet ndaj tyre) që të vënë në dispozicion të hetuesve të prokurorisë serverin qendror të ndërlidhjes që përdorin efektivët e Gardës. Kemi marrë përgjigje nga Komandanti i Gardës gjeneral Ndrea Prendi se qendra operative nuk ka server të memories”,- thuhet nga burimet e organit qendror të akuzës, të cilët ngrenë dyshime për këtë përgjigje të komandantit Prendi, ligjërisht person në kërkim.
Realisht nuk ka mundësi që Garda e Republikës të mos ketë teknologjinë e re të komunikimit. “Që nga ajo ditë, kur u mohua nga Garda, se qendra operative e ndërlidhjes nuk ka server, kemi ngritur dyshime për mos-bashkëpunimin me prokurorinë të drejtuesve të Gardës. Ata nuk dëshirojnë të identifikojnë urdhër-dhënësit dhe/ose personat e dyshuar në mesin e gardistëve të cilët kanë qëlluar drejt turmës me armë zjarri dhe fishekë luftarakë”-thuhet nga burimet e akuzës.

Sipas tyre, serveri qendror që ruan komunikimet, identifikon personin që ka urdhëruar gardistët të qëllojnë me armë zjarri në ajër apo edhe në drejtim të turmës. Hierarkia e Gardës përcakton mbi Komandantin e Gardës vetëm 2 zyrtarë të lartë, ministrin e Brendshëm dhe kryeministrin e vendit.

“Mos dorëzimi i këtij serveri qendror të sallës operative të ndërlidhjes, ka vështirësuar punën e hetuesve”-thuhet nga burimet. Hetuesit dyshojnë se serveri është fshehur. Është paradoksal fakti që qysh në vitin 1997 salla operative e ndërlidhjes kishte server qendror, ndërsa në vitin 2011 Garda e Republikës thotë që nuk e disponon një të tillë.
Po këto burime saktësuan se një gjë të tillë është mohuar edhe nga Policia e Shtetit, të cilët po të njëjtën përgjigje i kanë dhënë hetuesve të çështjes, kur kanë kërkuar sekuestrimin e serverit qendror të sallës operative të komunikimeve me radio-lidhjeje.
“Edhe në polici është kërkuar serveri qendror për të verifikuar dhe kontrolluar urdhrat që janë dhënë nga eprorët në radio-lidhje për forcat e policisë, të cilët përveç hedhjes së gazit lotsjellës e plumbave të gomës drejt turmës, kanë goditur e ushtruar dhunë edhe mbi gazetarë që po raportonin për situatën dhe kalimtarë të rastit në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” pranë kryeministrisë’- thuhet nga organi qendror i akuzës. Sekuestrimi i këtyre serverëve qendrorë do të ndihmonte hetuesit për komunikimet që janë kryer ditën e demonstratës mes urdhër-dhënësve dhe urdhër-zbatuesve në terren. (Shekulli)

35 Komente

O popull ketyne krimineleve po tiu leverdise kane borxh me mshef ene malin e Dajtit. Prandaj protesta, protesta, dhe vetem protesta. Nuk largohet pushtuesi me lutje e as me frymen e amerikes. Opozita te ndergjegjesoje popullin se vetem me protesta mund te dalim nga ky batak ku na kane futur etja e nje pakice/kusaresh qe ju shofte fara. 

 poplli i ndergjegjsum eshte sheme, i ndergjegjsum ishte edhe per Gerdecin! Si atehere edhe ket rradhe, opozita e cfryu me ndadale presionin popullor. Pse?

 e ec e thuj atij amerikonit me syze, qe siç i thote miku im Emo, "...ai amerikoni me fytyre kaukazo-mongole...", qe ky eshte gati dhe i hapur per hetim, edhe nderkombetar, vetem, e evtem qe te dale e verteta, thote ky, gjithmone, ky. A thoni valle se me ket menje ky njeri do me te vertete qe ti hetoje keto ngjarje.

Mos e beso po deshe!!!!!!!!!!!!!!!!!!.

po si nuk u lodhet qe bini  vazhdimisht shkrime te Temes dhe Meros ketu?   po e bete ''peshkun'' zedhenes  fanatik te Temes.  gjynah.  c'beni keshtu?   pak meshire...

edhe sikur te drejte te kete Tema dhe Meroja ne ato qe shkruan,  nuk e beson me njeri dhe per rrjedhim nuk e merr dot  seriozisht.  eshte çeshtje kredibiliteti, besueshmerie.   Meroja dhe Tema e tij e  kane humbur besueshmerine me kohe...

po mire o Monda,  dakord.  lajmi eshte me zarar dhe i thene ga Shekulli merr vler tjeter natyrisht...

po prape,  nuk me duket serioze menyra se si konfirmohet ky lajm. dmth:   nga nje burim i sigurt i prokurorise, ose konfirmua nga nje burim i brendshem i prokurorise etj etj..

po dreqi e mori,  kjo prokuroria a nuk ka zedhenes te saj ku te dali  zyrtarisht  te komunikoje dhe tu flasi hapur shqiptareve....?!   ceshte ky lloj komunikimi?   hajt ti maresh zeriozisht keta pastaj....

Prokuroria nuk flet dot se eshte ne hetim e siper.  Kur s'i foli Komisionit Hersheymor si mund t'i flasi popullit te thjeshte? smiley.  

Do presim, s'kemi cfare bejme tjeter smiley

ate them dhe une. te presim.smiley

se mos kemi pune tjeter ne.  kohe e lire plot.smiley

Tema e ka marre nga Shekulli,une per vete tani e besoj vertetesine e lajmit.

Brad-o, po s'qesha une s'je mire nga humori smiley.  Ne krize e me puc smiley

edhe sikur te drejte te kete Tema dhe Meroja ne ato qe shkruan,  nuk e beson me njeri dhe per rrjedhim nuk e merr dot  seriozisht.

Le te lejme per nje cast  Meron dhe Temen ....P ..... o trim i marre .... Le te mos spekulojme me prurjen e Qoses ku i vihet Pika mbi I super genjeshtarit Berisha e duke e shitur kete ( genjeshtren ). Ik atje tek Kadareja qe te ka "mahnit mer Jahu " dhe shih ose lexo ne rreshta ...." Po behet norme qe gjithshka te mos merret seriozisht ....Gerdeci. Seriozisht mund te vleresohen vetem propoganda motamo e Gebelsit me copa reckash dhe puthje per njerez e ngjarje banale neper ditlindje si aktet me te medha Historike te Kombit .

  Eshte e shkruar ne gazeten Shekulli ,patjeter me nje pasaktesi teknike ( une po jap variantin tim ) gje qe e gjej shume te drejte tek artikulli i prure me Poshter :

gazeta 55  e premte ne dt 6 shkurt 2011

garda Pergenjeshtron shpifjen e Gazetes Shekulli 

nen titull : gazeta puniste -shpifese ne mbrojtje te Krimit te 21 janarit  ! F.Balliu  

Garda e Republikes e krijuar , organizuar dhe modernizuar ne saje te kujdesit te vizionarit , te vetmit "burre shteti " pas ilir Metes , neper mjet zedhenesit te z. Burgajeti njofton :Vertetohet se ne dt 21 Janar njedifekt i rende kishte ndodhur ne rrjetin elektrik te Linjes qe furnizon Garden dhe sallen Operative te saj . Pucistet kishin mundur jo vetem te ndermerrnin kete akt sabotazhi por nepermjet Hakerve te saj kishi corganizuar e nxjerre jasht perdorimit cdo mjet e aparature ne sistemin elektronik por duke "rekrutuar " edhe nje nga punonjesit kryesore te ketij sistemi ben te pamundur Regjistrimet e asaj dite e date . Njoftojme Prokurorine se ne se do te shkoje me afer Pucit te vertetuar tashme nga Komisioni Halimi ( vertet nuk di kendim po ama ka 6 veta prapa ) dhe sidomos nga tabloja sinoptike e z. Berisha , le te sekuestroje tabulatet telefonike te ketij zotnie ku dallohen qarte kodi i lajmerimit te Presidentit TOPI "se aksioni u krye me sukses "

o Idris, une kam alergji nga Meroja (jo vetem une me sa kam kuptuar) dhe tipave si ai.  ke ndonje problem ti si intelektual  folklorik apo bejtexhi i sforcuar...?

He mer belo qe tu duk cudi . A te thash apo jo . E lane ta gjush ti penalltine  smiley

E di mer e di ..nje admin smiley biles me kte e mylla besoj . Jom i modh Belo jom i modh .Do mo per Belulin !

Drizo,  mos u hiq si i persekutuar tani.smiley)       nuk te shkon..

e drejte,  e the.  ke nuhatje ''profesionisti''.  nuk kam cthem.smiley

ku e gjuajta penalltine,  edhe mua me perlane.  barazim e lane.1-1.smiley

intelektual  folklorik apo bejtexhi i sforcuar...?...

Pse mer si te duket ty kjo AUT ? Jo mer daj karakteristikat quhen PENALLTI .E di dhe ketee lane qe te .......iki .Ikje Ana ikje .Nejse mo te shkume te harruma , je ti pa jam dhe une smiley....po me thone te drejten nuk ma ka qejfi shume kur bojne 'karakteristika " si shefat e kuadrit qemoti . Per mu jane raca me e dobet e cfaqjes se intelektit normal !

Dite te bukur !

Grava ...ke ngatru germat per T..pen .germen e dyte e ka O...

Per ju qe kerceni kot: cfare rendesie ka nga vjen nje lajm? Ku e shikoni emrin e Meros se une s'e pashe gjekund, le qe vjen nga shekulli si burim i pare. sikur kushedi c'zbuluat, a thua se nuk dihet tashme, qe edhe nese keta do e zhdukin serverin, njerezit qe moren dhe dhane urdhrat jane gjalle, e mos sot nje dite do thyhen nje nga nje.

ne morine e lajmeve te dites, ky lajm eshte skandal. A dini te thoni ndonje gje? nese jo, vazhdo merruni me hunde nastradini.

 

emrin e Meros nuk e shikojme ne fakt, por pame ate te Temes.  kur thua Tema,ke thene Mero dhe e kunderta,  tha...

megjithese burimi eshte ''shekulli'', dhe si lajmi eshte goxha i bujshem. prape meqenese  ky lajm konfirmohet ne menyren:  na thane burime te sigurta,  burime ashtu e keshtu,  e ben lajmin pak abuziv. humbet seriozitetin.  nuk  kercejme dot  pupthi nga te tilla lajme, cte bejme.smiley

tashi kto jane budalliqe

dicka aty ka patur per te ruajtur gjurmet e komunikimeve

nqs skane pasur server, kane pasutr letra. le ti sekuestrojne.

dmth nuk ka asnje hallke te workflow te komunikimeve zyrtare qe te mos jete i dokumentuar. 

dhe kjo nuk eshte vec per garden por per asnje ent shteteror apo privat qe zhvillon nje aktivitet te caktuar.

Le me pastaj ekzistenca e nje pajisjeje ska mundesi te mos provohet, se ka inventare, ka firma te atyre qe e kane ne dorezim etj.

po kto pune si takojne gazetarit me i zbulu

Gazetari i ka rene shkurt dhe perciptas, ose ka pi nai kafe afer prokurorise, sepse nuk na e thote se kush e paska konfirmuar kete

 

 Nuk ka nevoj per server, prokuroria ka ne dore prova te tjera qe vertetojne se vrasja eshte kryer nga armet qe disponojne forcat e Gardes.

Ka filimime dhe deshmi te tjera qe Gardistet kane qelluar me arme zjarri.

Ka deshmine e Kryeministrit qe tha "ne nje puc ushtarak ka edhe te vrare mund te kete as nje mund te kete 10,30, 200 te vrare"

Prokuroria ka ne dore edhe ligjin e perdorimit te armeve te zjarrit, dhe di te dalloje si dhe sa eshte zbatuar ky ligj, nga titullaret.

Sidoqofte edhe per serverin do te kete zgjidhje sepse as gje nuk zhduket.

Po qe se ka "zhdukje" tabulatesh, serverash, armeve, persona te inkriminuar titullaresh, athere, atje nuk meret vesh  kush eshte i pari dhe kush i dyti,qe do te thote se, Shteti shqiptar eshte  ne konflikte interesash midis institucioneve, njeri i bie patkoit dhe tjeri gozhdes!

______

Si mund te besh transparence nje ngjarje, kur institucionet e caktuara, te perfshira ne krim, mjergullojne me qellime te caktuar, per te humbur gjurmet? Urdheri i arrestit per 6 titullaret e perfshire ne krimin e 21 Janarit11 nuk eshte zbatuar pikerisht per te humbur gjurmet e hetimit, dhe keshtu, kriminelet qe dhane urdherin mbulohen mire nga ndeshkimi!

 

 Nuk eshte hera e pare qe zhduken prova per ceshtje delikate ne Shqiperi dhe cdo dite e me shume po perballemi me paturpesine e politikaneve tane me ne krye salen i cili gjithe jeten e tij politikane eshte marr vetem me: zhdukje provash, zhdukje ose bjerje te qetesise se deshmimtareve, faljen e fajtoreve, perkrahjen e kriminelave etj etj etj se nuk kane te mbaruar. Nuk i kuptoj njerzit si mund te perkrahin nje maskara, njeri i cili dje dilte e qeshte pa pike turpi ne keto dite te veshtira, duke thene se do sjelli shakiren apo lady gaga, kurse ne nje vend tjeter nje familje vuante dhe nje jete e nje djali te ri u shua... Kemi te bejme me nje specie jonjerezore, e cila s'ka fjale te pershkruhet... 

Serverin mund te mos e zhdukesh fizikisht, por per ta nxjerre jashe loje, e ben qe cke me te. Back up eshte po aty dhe mbyllet cikli. Kane pas kohe te mjaftueshme te asgjesojne cdo gje kompromentuese. Nuk i la mendja te lene gjera te shkruara te zeze mbi te bardhe. Plus qe pika me e nxehte e kesaj historie, urdhri per te shtene mbi njerezit, ka mbetur mes 3 njerezve.

Nejse, nese e gjithe kjo eshte e vertete, eshte nje gje shume e trashe. por jo e pabesueshme, sepse gjera te trasha nga ato zyra dalin e hyjne perdite.

Garda e Republikës “refuzon” të japë serverin e qendrës operative të ndërlidhjes së grupit hetimor të 21 janarit, madje pretendon që ky server nuk ekziston!

Cudi!!!

Une uroj qe te mos jete e vertete. N.q.s eshte e verete urime Gardes se NATO's. Keshtu eshte kur behesh vetem anetare ne leter sic duam te behemi ne gjithmone pa ndryshuar situaten dhe pastaj te kerkojme te behemi anetare.  Te njejten gje po perpiqemi te bejme per te hyre ne bashkimin europian prape me letra, pa ndryshuar situaten ne vend.

Nje Garde qe nuk ka ne gadishmeri nje Server kur duhet, ne gjendje gadishmerie sic ishte ne situaten e 21 janarit eshte jo vetem per te ardhur keq, por na mbush mendjen gjithmone e me shume se pas premtimeve, mburjeve dhe pohimeve qendrojne vetem fjale boshe. Pa u zhdukur te gjithe komunistet e te 3 partive kryesore nuk do te beje hajer ai vend. Enverit pas 20 vjetesh eshte per ta share per kohen etij dhe per me shume per ata qe na la pas. Njeri me m... se tjetri. Dhe kete e them per te gjitha partite.

Hehehe lesh NATO eshte kot. Ata edhe adresat e email-it i kane neper gmail-a e neper hotmail-a. Ja ka bere cuni i komshijes adresen te gmail-i. E perdor edhe per facebook. smiley

http://www.garda.gov.al/html/index/kat/k...

 

po mundohesha ta beja copy/paste ate faqen po nuk e mesova akoma se si behet paste ne peshk. A ka mundesi ndonjeri ta beje paste ketu faqen si eshte para se ta ndryshojne

 Njerez, intelektuale..! Keni akoma dyshime se ne kete  shtet mund te funksionoje  normaliteti? Nuk jeni valle deshmimtare,  te  deshtimit  te  procesit GERDECI?

   Ne Amerike nje  ishte apo me duket dy, te perzier  qe andeja, ne masakren e ketushme dhe u denuan.Aqe sa u denuan, por nje vendim edhe u dha....Por me 26 te vrare dhe treqind e kusur te plagosur e lavosur dhe te ktheheshin  ne shtepia shkaktaret, si te vinin nga disa muaj zbori, vetem ne kete  fare  shteti mund te beje vaki ... Dhe ka akoma njerez qe i bien tastieres, ne fakt KARADYZENIT, ne udhen e  perkatesise me krimin, te keqen ? Dhe diskutohet se na qenka zhdukur serveri... ! Po pse valle eshte  ne "KEMBE KOMSHONI HALIMI"? Te zbuloje apo..... te mbuloje  ?  Jo ore te mbuloje cilendo gjurme, ne funksion te te gjithes zhurme...PUÇ.. 

Qysh mundet valle tjeter gje?

konfirmohet edhe nga TCh

Hetimet për 21 janarin, vrasjet për 1 minutë
06/02/2011 20:05

Hetimet për 21 janarin, vrasjet për 1 minutë

Prokuroria vazhdon hetimet intensive në lidhje me demonstratën e 21 janarit ku humbën jetën 4 persona dhe u plagosën të paktën dhjetë të tjerë.

Sipas burimeve jozyrtare konfirmohet se numri i gëzhojave të sekuestruara deri më tani është 2326, një shifër kjo që mendohet se nuk është e gjitha ajo që është qëlluar të premten e 21 janarit.

Kqyrja e vendit të ngjarjes u bë, të paktën 3 orë pasi ishin kryer katër vrasjet në sheshin përpara kryeministrisë.

Në bazë të dëshmive të mbledhura deri më tani, prokuroria ngre dyshimet se vrasjet dhe plagosjet kanë ndodhur në harkun e një minute, pak pasi ora kishte kaluar 16.00.

Megjithatë ende është e vështirë të përcaktohet se cila armë e ka kryer qitjen, për arsyen se, armëve ende nuk u është bërë një ekspertizë balistike.

Por duket se Garda e Republikës mbetet një bordurë e ngritur ndaj hetimeve, pasi sipas të njëjtave burime, thuhet se Garda refuzon të japë edhe regjistrimet e bëra nga 25 radiomarrëset e përdorura prej tyre gjatë datës 21 janar 2011.

Duke i shtuar këtu edhe faktin se, Policia e Shtetit vazhdon të refuzojë urdhër-ndalimet e nxjerra nga prokuroria shqiptare për zinxhirin komandues të gardës.

Por prokuroria disponon të paktën planin e veprimit për ruajtjen e mitingut të opozitës ne 21 janar, ku është përcaktuar edhe momenti se kur mund të përdoreshin armët. Kjo është një ndër provat materiale më të vlefshme deri më tani në duart e organit të akuzës.

 zhdukje provash, pakte, amnisti

 

vetem aty i punon truri ketyre larove qe jane ne pushtet.

 

Keto nuk jane lajme por vetem konfirmime.

Keto burimet zyrtare anonime jane teper te besueshme ne fakt...

Jo jo nuk jane anonime,Tema e ka mare nga Shekulli,une per vete e besova qe Tema e ka marre nga Shekulli.

Ah po, Shekulli...simotra e 55-tes nga ana tjeter e lumit...

 Nuk ka rendesi se kush e ka sjell lajmin djema, por mos serioziteti i çeshtjes, pislliqet qe luhen aty, mfshehjet qe i bejne fakteve.  çfar e pengonte Buall Mavrine, te dilte i pari per zbardhjen e çeshtjes, per zbardhjen e te vrarve. çdo njeri qe eshte i paster, i ndershem, direkt distancohet nga vrasjet, se nuk behet fjale per rrahje, dhune, uje, zjarr, por per vrasje.

Vet fakti qe diçka fshehin aty, sterhollojne, genjejne, pengojne prokurorine te beje punen e vet, tregon se ka diçka te piset, te kundraligjshme nga ana e pushtetit dhe Gardes.  

S'ka nevoje fare per server.

Le te marrin tabulatet e celularit te Berishes....

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).