TIRANE - Gjykata e Apelit urdhëroi sot paradite lirimin nga qelia të 3 gardistëve Gazmend Ahmetaj, dhe Sadik Çela dhe Mark Nikolli. Nënoficerët ishin nën masën e arrestit burg me 30 ditë, pasi dyshoheshin se kanë gisht në vrasjen e 4 civilëve në demonstratën e dhunshme të 21 janarit në bulevardin "Dëshmorët e Kombit". Gardisti Ahmetaj së bashku me kolegët e tij Sadik Çela dhe Mark Nikolli nuk pranuan akuzat dhe i kërkuan Gjykatës së Apelit shfuqizimin e vendimit të gjykatës së shkallës së parë të Tiranës për masën e sigurisë arrest me burg 30 ditë.

Rreth orës 09: 50 minuta Gjykata e Apelit nisi shqyrtimin një nga një të dosjeve të gardistëve. Sipas NEWS24, në seancë Prokuroria kërkoi kohë për të bërë ekspertizën. Trupi gjykues i Gjykatës së Apelit pasi dëgjoi pretendimet e prokurorit të cështjes dhe avokatëve mbrojtës vendosi lirimin e gardistëve Ahmetaj pasi sipas gjykatës "ishin të pabazuara në ligj provat dhe faktet në të cilat mbështeste dyshimet prokuroria."

Ndërkohë “Gazeta Shqiptare” publikoi sot vendimin e Gjykatës së Tiranës për vlerësimin e masës së arrestit të gardistit Sadik Çela, ku sipas akt ekspertimit mjeko-ligjor Faik Myrtaj nuk ishte qëlluar nga efektivat e gardës.

Tre nënoficerët e njësisë speciale, u arrestuan më 10 shkurt si të dyshuar se kishin qëlluar me armë më 21 janar, ku për pasojë gjetën vdekjen katër demonstrues, Faik Myrtaj, Ziver Veizi, Aleks Nika dhe Hekuran Deda.

I vetmi që gjendet në qelitë e burgut nën masën e sigurisë "arrest me burg" është shefi i shtabit të njësisë speciale, majori Agim Llupo, nën akuzë për vrasje në rrethana cilësuese, në bashkëpunim dhe tejkalim kompetencash. Llupo akuzohet për vrasjen e demonstruesit Ziver Veizi nga Gjirokastra.

(s.g/balkanWeb)

71 Komente

ej shikoni c'behet ketej!

 

Epo ne e kemi ngrene vdekjen me buke si i thone llafit.

 Pa fjale.. thjesht... e peshtire

Teper u zgjat biles.

 Ja si lind vetegjyqesia.

 Dhe vet-hakmarrja smiley

 Gati-gati do t'i mirekuptoja familjaret po te hiqnin qafe me gjykates, me gardiste e me politikane.

Ne fakt i duhen dhene nje dore se dhe pune e vogel seshte..

Ah mi Ina, mi Ina..

Po kjo ishte farse qe ne fillim! U kuptua me kohe perfundimi mbasi te qetesoheshin ujerat e vemendjes te faktorit nderkombetar.

 OK. Ja dhe shpresa qe kishim tek drejtesia mori fund. Po tani?

Profetike pra, qe krisma nuk ka pasur. Edhe nese ka pasur ato kane qene diku larg. E megjithate, sic perserisin shpesh racionalet e peshkut, drejtesia duhet lene te beje detyren. Demokracia eshte funksionale. Shkerdhatokracia po ashtu...

Asgje e re nga Albanistani. Vetem naivet mund te prisnin nje rezultat me te mire. Ina kurre s'mund te dilte nga pergjumja karakteristike. Hetuesi amerikan i beri dietat qe i duheshin per 6 mortgixhet e ardhshme dhe u largua krenar. Arvizu ka fituar besimin e km berisha. Sic thoshte Shvejku kur e rrasen burg: "Ketu cdo gje shkon si sahat".

Sikur te kish hak/gjak marrje do ishte ideale, por nuk ndodh dot kurre. Une i kam humbur shpresat per sedren e shqiptarit qe me piramidat e 96 kur askujt prej manaxhereve te Gjallices qe vodhen parate me thase ne sy te te gjitheve nuk u hyri gjemb ne kembe dhe sot kane investime milionshe ne mes te Tiranes e Vlores. Te mos permendim Gerdecin pastaj.

 

S'eshte ndonje cudi e madhe. As prokuroria nuk eshte perpjekur, as nuk jane dorezuar:

Armet e gardes (nuk jane dorezuar te gjitha)

Armet e personave qe kane qene brenda rrethimit te kryeministrise,

Emrat e personat civile dhe jo qe kane qene brenda territorit te kryeministrise

Xhirimet nga kamerat e gardes (jane dhene vetem disa te censuruara pas 40 ditesh)

Xhirimet nga kamerat e policise (nuk eshte dhene asnje)

Serverat e qendres operative me regjistrimet e komunikimit te brendshem.

 

Te gjitha keto i ka per detyre policia dhe garda ti dorezoje e nuk i ka dhene. Prokuroria eshte mjaftuar me ankesen qe nuk i ka marre dhe ka vazhduar lojen e zakoneshme te kalimit te afateve per te shpetuar njerezit e regjimit.

Keto lloj lajmesh te fusin ne depresion si popull.

 

Ka ilace per depresionin,mos u shqetso shum.

Ne fakt ka shum gjera te tjera ne kete shtet qe duhet te na shqetesojne me shume, lajmi mesiperm eshte gje normale , s`mund te mbajsh ne burg ne nje shtet demokratik njerez qe nuk i ke faktuar fain ,kjo ndodhte vetem ne sistemin qe lame pas.Kur faktet te jene i arreston prap ato,dhe prap smund ti quajsh fajtor po se tha kete gjykata. Ske ci ben,keshtu jane rregullat ne demokraci,na palqen apo jo.

Prandaj po them lart, qe shume proa nuk i jane dhene, dhe prokuroria nuk ka as fuqi as deshire ti marre.

Depresioni vjen sepse te gjithe e shofin se cfare po ndodh dhe jane te pafuqishem te bejne dicka.

ne fakt kjo eshte nje recete jo per depresion por per dicka tjeter shume me te shemtuar q eshte terrorizem.

kjo nuk eshte depresion, por paralize totale..

 "Ketu cdo gje shkon si sahat".

smiley

ej po kjo seshte cudi fare....se po te denohen keta i bie te fillojne me pare me gerdecin, ndoshta edhe me pare..... eshte e pamundur.....

kjo eshte pafytyresi, paradoks, zhgenjim etc....per keta qe jane ne  fuqi dihej qe me pare, por tani keto po i shkojne per shtat edhe opozites dhe Ed Rames qe ka pjesen e vet ....

...mendimi im eshte qe protestat te fillojne ne parlament jo me ne rruge.....nese vritet njeri le te vriten ata qe kane marre votat...biles dhe Ed Rama le te shkoje si spektator atje dhe te futet ne sherr....keshtu edhe keta te huajt qe na bejne ligjin te mund te arbitrojne "ndeshjet"...mfs

po nuk ka fakte more vellezer e motra! 4 te vraret nuk perbejne fakt se eshte qelluar. Plumbat dhe gezhojat e gjetura po ashtu nuk jane fakte. Muret dhe xhamat e shpuara diten e protestes ne godinat e bulevardit perballe kryeministrise prape nuk jane fakte, filmimet e shumta ku tregonin gardistet te qellonin ashiqare me arme automatike prape nuk jane fakte. Ato jane thjesht sajesa te opozites per te akuzuar politikanet ne pushtet se gjoja jane kriminele. Megjithate duhet pyetur njehere edhe xhibi se ai i di me mire keto punet e ngateruara qe sajon kjo opozite e ndyre qe me vjedhjen e votave e deri ne sajimin e vrasjeve ne bulevard gjoja nga garda e republikes me urdher te kryekomandantit te saj.

Megjithate duhet pyetur njehere edhe xhibi...

I jane blloku vimat e infos .Nuk i hyn mo gjo se i kane transferu brimen e shkarkimit te qejfit . Ka leshu "bebushet " me blegerire . Po ama sidoqofte Xhibi gjithmone ka folur per Shqiperine e Shqipetaret .. asnjehere per Sikur Shqiperia e Sikur Shqipetaret te lindnin pa bire shkarkimi te qejfit smiley

Shvejku ne film , serine e pare e mbylli me trimeri e mencuri te rralle Betejen e Luftes
Ej mos bombardoni ! E dini Ju qe ketej ka njerez.... Biles dhe Vogjicka u habit pasi bashke me pare e kishin diskutuar qe "vrasja e njerezve eshte atribut i te Parit te Qeverise " Cudi dhe me Prokurorine qe ka iluzione si Shvejku ???

Tani, fryni syte. Jo vetem keta, po pas pak do dali edhe ai qe vrau gjirokastritin, pavaresisht se ne e pame te gjithe. Edhe Meta do dali i pafajshem. Vetem Prifti ka per tu gjyku ne fund fare. Po edhe ai do kerkoje mbrojtjen e shteti amerikon, edhe ka per te ik meqe procesi kunder tij do kete konotacion politik. Ja gezuar, peshqve me "kembe ne toke" e me "largpamesi" qe na thoshin se duhet qetesi.

Te pakten te veme mend, e te bejme c'duhet bere heren tjeter kur qeveria te vrase, se eshte e sigurte qe do ndodhi perseri shume shpejt.

nga keto drejtesira qe ndodhin ne institucione lindin hakmarrjet

Po pra. Mu me vika t'ia .........atij ambasadorit amerikan. Jeni vend demokratik. Duhen lene institucionet qe te punojne. Kini besim.... bla bla bla.....

A thu se nuk jetojme ketu ne. Na fshifte mortja te gjitheve! Mbetem dele gjithe jeten  smiley  

 

ho mre ckina? A ma bo dot i nder? a po gje noi te baraz-distancum rrugeve e ti kepusesh i koqe druni? fizikisht, verbalisht, si te dush..

Me vjen mire qe e the ti, se e thua me te animuar.  

smiley

Me sa duket Ina trimerine e shpenzoi te gjithen per t'ia dhier komisionit te 6 dordolecave te Saliut...

 Cfare dmth kjo? Gjykata e Apelit, Prokurorja, Komisioni i shashkes, Trimeria, Lidhja?

Si mbas Top Channel, gjykata e apelit e mori vendimin e saj bazuar mbi faktin qe prokuroria nuk paraqiti provat e hetimit.  Kryeprokurorja mori mbeshtetje te plote pa ekuivoke nga ambasada Amerikane dhe te tjere zyrtare perendimore si organi i vetem qe mund te hetonte ngjarjet e 21 janarit.  Kete mbeshtetje e tregoi dhe duke refuzuar t'i pergjigjej pyetjeve te komisionit te shashkes per nje ngjarje qe ishte nen hetim.  Menduam se po merrte rruge kjo pune, por ja qe prokuroria deshton ne paraqitjen e provava te nxjerra nga hetimi dhe gjykata e apelit urdheron lirimin e tyre.

 

Cfare e pengoi prokurorine te bente punen e saj?  Gjithesesi lirimi i tyre nuk do te thote qe ceshtja nuk mund te vazhdoj te ndiqet penalisht.  Te shohim c'levizje do bej tani prokuroria...

 E sigurt qe faji po i ngelet Ines, po mor po, Ina e ka fajin si jo pasi e bene la.... trotuaresh dhe nuk lane fjale pa i thene ajo do dali pra fajtore dhe qe nuk e ka bere punen mire ... Ina e filloi shume mire punen e saj duke nisur arrestet qe ne fillim per gardistet po kush e pengoi qe si linte te zbatoheshin keto urdhera ? he more zoteri kush ? Ina ? Ina ka qene ne presion te madh gjithmone nga Saliu, nga ajo kerma kryetarja e parlametit, dhe te gjithe zhulsat e Saliut nga pas ... Sigurisht pra Ina do dali fajtore si jo ... Keni shume te drejte ncncnc cfare mendimesh te bazuara ne perkrahjen e idealeve te nje partie e cila duket qarte qe eshte Pd per ju ... Jo keshtu zoteri jo sepse ti lesh fajin dikujt qe ia lidhen duart qe ne fillim sikur eshte pak e padrejte ... Ju pershendes 

Me demaskove dhe ti! Mbas bakerit ti je e dyta qe me demaskon! Damn it, s'e fsheh dot kete perkrahjen qe kam per PD-ne!

Pi nje gote uje dhe lexoje edhe njehere postimin tim dhe arsye pse i liroi gjykata e apelit...

 Si shume lemsh ke shkruar ajo fjala "damn it" sikur nuk me figuron ne gjuhen shqipe smiley , sidoqofte e lexova postimin tuaj dhe duket qe ti ia lene fajin Ines ne ato qe ke shprehur ... Arsyet, pse i liroi, se dime as ti as une per momentin ashtu si nuk dime shume gjera dhe flasim ketu mbi baza te artikujve qe sjellin gazetaret sepse nuk jemi te dy ne Shqiperi te dime me shume... Dhe atje te ishim mendoj se asgje s'do mesonim sepse njerzit e marrin vesh kur digjet kanuni ia ben bumm atehere e mesojme, por pasi te jene djegur cdo gje ... 

Sa per ujin flm shume per keshillen e piva dhe me beri mire... provoje dhe ti nje gote mbase te ben mire te qetesohesh nga ironite e tua smiley

Une shkoj si mbas ate qe thote media, dhe media thote qe gjykata i liroi se prokuroria nuk paraqiti provat e hetimit.  Kaq.  Kur te kem informacion tjeter qe e hedh poshte kete, athere mund te themi dicka tjeter...

 E ku e ke ti dhe une bashke bindjen qe gjyqtaret nuk kane qene te korruptuar dhe qe ato prova mund te kete qene tamam dhe te sakta por si kane pranuar sepse mund te kete dicka ne mes ? E pra, asnje se di te verteten ... nje te vertete e dime te gjithe qe ata njerez te pafajshem u vrane nga gardista dhe kjo eshte e pamohueshme kur ka prova me video te regjistruara... A ka me bindese sesa nje prove "te zesh dike me presh ne dore" me nje kamer ? Nuk mendoj se ka me bindese... Gjerat jane shume te manipuluara atehere dhe per ata gjyqtar qe kane gjykuar kete ceshtje ka shume pikepyetje ne mes qe i lane te lire ata qe vrane ...  

Mos harro se i lane te lire nga paraburgimi dhe kjo nuk do te thote qe ceshtja u mbyll perfundimisht...

 I lane sepse kishte shume presion te madh nga ana e qeverise ne pushtet... mos harroni deklaratat e bera nga te gjithe folesit e PD-se neper televizione per prokuroren dhe sa kercenime dhe ofendime ka ngrene ajo femer dhe perseri e vazhdoi punen e saj ... Gjithsesi, le te presim cdo ndodhi me keto te verteta si e the dhe ti ceshtja nuk do te thote se mbyllet ketu (edhe pse une personalisht e di perfundimin do jete: mbyllje e kesaj ceshtje dhe heshtje)  ... Ju pershendes 

Ne Bugjejovice ne po vemi

Kush s'na beson, borxh nuk ja kemi

Ne Bugjejovice ne po vemi... me fal arnaut po sikur e ka do te vemi .... dmth kuptohet do te hyjme ...KU ? Besoj andej nga kemi dale ! Nga kemi dale ? ..e keshtu me rradhe ..pastaj

Kur neve shkonim ne marshim

zuskat qanin me ngasherim ...

A te besohet qe ne e kishim kompozuar dhe e kendonim ne darke me kitare !!!! me te verte laviret e rrugeve mbesnin pa ne , prandaj qanin . A po i di ai more i di te gjitha biles "edhe rregulloren e Bulevardit " Bulooooo te paska permendur !

Nope, kabim Safir:

"Ne Jaromjerzh ne po vemi,

Kush s'beson borxh nuk ja kemi".

smiley

BUGJEjovice tingellon me poetikesmiley

A u denua njeri  per vrasjen e Arben Brocit dhe dhjetra mijra vrasje te tjera ne Shqiperi??  Jo!  E po atehere c'plasjen ke qe kerkon te denohen vrasesit e te pafajshmeve?  Cdo gje eshte seprapthi,  ne vend te drejteesise lavderohet padrejtesia, ne vend te punes lavderohet dembelizimi, ne vend te njeriut te ndershem nderohet i pandershme. Sot njeriu normal quhet jo normal dhe  jonormalja eshte kthyer ne normalitet. Kurveria konsiderohet virtuti me i larte i femres bashkohore dhe femrat qe s'gjejne ta humbin virgjerine me ndonje mashkull te moshes se tyre, vrapojne tek gerxhua plak qe ta shpetoje nga vesi i "budallackes" qe quhet virgjeri.  Vjedhja konsiderohet zotesi dhe i vjedhur quhet "tutkun" sepse s'eshte i zoti te ruaje kafshaten e tij. Studentet e shkelqyer quhen peshkope dhe diploma e tyre nuk u hyn ne pune as per te fshire mendere, kurse studenti injorant kalon kohen duke pjerdhur dhe ne fund merr nje diplome qe jo vetem te jep pune por te ben edhe deputet, minister a kryemafioz.  "Kjo eshte Shqiperia qe enderruam kur ishim ne dhjetvjecarin e fundit te komunizmit"    Ja paskemi futur kot, bre burrat e dhjeut!  Nje mije here me mire ne Socializmin e Enver Hoxhes se sa ne lekuren e qelbosur te Cjapit Berishe!

Ti mor i moralshem,punetor,i ndershem( te pakten keshtu nuk do te ishe kurre ne socializmin Enverian)sot nga Italia te benka gola Enveri!!!!me vjen per te vjellur me nje person si ty,,,,sot kerkon Enverin se ne xhep ke euro,ke te mbushesh barkun,ke nje makine te shkosh ne pune e te defrehesh me familien,ke mundesira te pa fund per te jetuar ku te duash,si te duash..e te thuash cfare te duash...ke pa fund gjithshka qe nuk i ke patur e enderruar me Enverin tend te qelbur...

 Lirimin e ka bere gjykata e jo prokuroria. Rama ka cuar aq prova sa i ka vene ne dispozicion shteti fajtor i Berishes. Gjykata e cila nuk varet nga Rama ka bere interpretimin e saj. Nuk mbaron me kaq kjo pune. 

E me mos ja fusni kot! Ne Shqipni kane dale nga burgu vrases ordinere e trafikante droge me dekret presidencial jo mos dilkan gardistat sypatrembur qe qelluan me urdher politik...

Pffffffff, shtet i kalbur deri ne palce, as katarsisi nuk i ben derman. Duhet me e shkul nga rrenjet (jo shtetin jo) kete klase politike pisash qe fshihen pas "rregullore gardhesh" dhe qe nuk ja mban te dalin ne "bulevardin e burrave".

P.S. Nje pyetje: Meqe thone se shpresa vdes e fundit, tani qe vdiq dhe shoqja shpresa dmth qe ai popull ka vdek?

S'ka prova te mjaftueshme.............. WTF.......

Ata qe u vrane ne fakt "nuk u vrane" ishte nje loje e opezites..... tani ata kane nje identitet tjeter......... "ne parajse"

E kam thene edhe me pare dhe po e them perseri:

Vetem nje junte ushtarake per 5 vjet mund ta rregulloje ate vend. Politikanet kusare vriten dhe populli i bie mendjes qe shtet nuk mund te behet me te vjedhur dhe mos punuar.

Pyetja eshte kush mund ta beje?????? Ka me burra shteti Shqiperia??????? Po ushtarake karriere dhe jo kapterra qe shesin detin-token qiellin?????? Po djem nenash qe ju dhimbset atdheu ka me????????????

Une per vete nuk besoj se ka ndonje...... kush mendon ndryshe le te me mbushe mendjen.......

Atje vetem Kanuni i jep drejtim muhabetit.

Kanuni në fakt, po i jep drejtim already. Bëji një pyetje vetes: Pse Berisha nuk i dorëzon gardistët? 1 milion dollar question.

 

Pikerisht pra Kanun per Kanun!

 

Pa he shpjegoje njehere me qarte kete punen e kanunit dhe te gardisteve dhe cfare lidhje kane...

Kjo pritej, ashtu sic pritet edhe vetgjyqesia..

Nuk e di si do ti garantoj votat Rama, kur ne Shqiperi sot u vertetua qe as jeta nuk sigurohet me.

sot u vertetua qe as jeta nuk sigurohet me.

Mos, ca thua keshtu?! Pse me perpara ishte e garantuar he? Ah medet...

 Edhe pse ta paskan fshire postimin shyqyr e lexova ne kohe smiley ... do te shtoja vetem qe, tashme ne Shqiperi dhe me kete qeveri qe kemi ... me mire te vrasesh dhe te jesh kriminel ne urdherat e qeverise, sepse je me i lire dhe me i pasur, dhe me mire sesa te jesh i drejte dhe jo vrases ... Si e thashe me siper dhe kjo ceshtje do ngelet ne heshtje dhe harrese ...jemi mesuar tashme

nuk ma fshiu njeri. e fshiva vete. nuk duhej te kisha shkruar fare se kane folur te tjere edhe per mua. kot sa i shtova nje koment temes... qe te evitoj perseritjet. smiley

I wonder what Arvizu has to say about this with that sexy smileTongue... maybe something like that: am I lucky or am I lucky. What an easy country they gave me to run.

Ah nete te Tiranes, sa te ftohta jeni...

 -“Kam frike se drejtesia do ti kthehet rutines se vjeter:Mafiozet bejne punen e tyre nga njera ane,,e nga ana tjeter,gjykatesit qe bejne pak a shume mire, te tyren,,dhe si perfundim???Patate te skuqura,dhe shtet ineficent..”By G.F)

 Keta jane liru nga paraburgimi, jo nga burgu njerez. 

Me i' llaf, do hetohen ne gjendje te lire! Une keshtu e kuptova te pakten! 

Ina, Ina, a do t'a apelosh kete lirim moj, per njerezit qe t'u deshen nje jave e kusur t'i ndaloje, (dhe atehere vetem se ju ngrejte vete antitanku ketyre te Arturo Uise, se ti mune kishe per t'i ngrene) dhe qe Apeli thote qe nuk jane "ne rrezik te arratisen"?

 

s'ka prova, thote

kur s'ka prova per parapurgim...

 S'a prova me i majte ne paraburgim. Nderkohe hetimet vazhdojne! Keta vazhdojne te jene nen hetim, si individe. 

Njerez, ju lutem, mos i perzini gjonat! 

Une jam i pari qe s'kam asi fare besimi qe keta do ndeshkohen, por ketu, per hir te informacionit, t'mos i perzijme portokallet me mandarinat! 

Nuk mendon se kur nuk i gjeten provat sa pa u thare gjaku nga bulevardi, do ti gjejne kur te jete harruar e gjitha?!

Paraburgimi eshte per te dyshuarit.

as kaq s'po quhen

 Jo per t'gjithe! Mund t'jeshe i dyshume, nen hetim, dhe si hetimi, dhe gjyqi te behet ne gjendje t'lire! 

Megjithate, pyetja ime per zhuristat e Shqipnise eshte kjo:

Keto 30 ditet keta i kishin si ndeshkim per rezistim arresti, apo paraburgim si mase parandalimi per arratisje potenciale? 

ato qe ke thene deritani ketu jane tamam ashtu si e ke edhe emrin tek PPU mor mik

Ky Arvizu shume rob dyfytyresh. Me knoq sa here qe del tek Daily Show me Jon Stewart...po masnej del ne konference shtypi me hanxharin dhe na prish humorin... 

Era Gerdeci Nr. 2.

Cfare mund te thote Arvziu dhe shefat e tij tashme. Mire prokuroria puciste duhet mbeshtetur nga amerikanet po cfare duhet te bejme e presim prej gjykatave te koruptuara shqiptare (te te gjitha niveleve) qe po pergatisin ashiqare nxjerrjen te pafajshem te krimineleve te Bishes. Me fjale te tjera qofte edhe per "sy e faqe" dhe me interpretimin e zhdukjes se fakteve nga ky grup kriminelesh te urdheruar nga Luli trim, gjykata e apelit mund te  justifikonte mbajtjen e ketyre veglave qorre te regjimit ne paraqburgim.

Per cudi nuk i kane publikuar emrat e ketyre gjyqtareve te mjere dhe as menyren e interpetimit te ketij vendimi .... por une nuk do te cuditesha aspak qe te jene si puna e asaj kryetares se gjykates se larte qe e ka shoqe Meta pasi i ka rregulluar vajzen ne ambasada.

Keto i duhen thene Arvziut te shkrete (duket qarte qe eshte "out of his depth" qyqari), pra qe financimet e huaj per te ndertuar shtetin e te drejtes ne shqiperi kane shkuar ne fakt per te krijuar nje shtet teresisht te kapuar e lehtesisht i manipulueshem nga mafia e Tropojes dhe ne sherbim te plote te familjes se Bishes. Zot na ruaj nga kjo klike vrasese.

Per cudi nuk i kane publikuar emrat e ketyre gjyqtareve te mjere dhe as menyren e interpetimit te ketij vendimi .... por une nuk do te cuditesha aspak qe te jene si puna e asaj kryetares se gjykates se larte qe e ka shoqe Meta pasi i ka rregulluar vajzen ne ambasada.

Ne fakt, gjykatesi doli para kamerave kur dha vendimin. Ta video e balkanweb mund ta shohesh si fyyre dhe emrin ia gjen lehte.

Ke te drejte - emrat e ketyre maskarenjve me toge nuk kane rendesi pasi kane tegjithe te njejtin surrat.

Keta gjyqtar maskarenj jane te specializuar tashme te vendosin padrejtesi dhe besoj se se kane idene fare se cafre efekti kane ne popull te tilla vendime skandaloze. Kjo nuk eshte aspak per te shfajesuar punen e prokurorise, por cmund te presesh nga te tille gjykates qe i japin precedent paraburgimit te 3 krimineleve kundrejt 4 viktimave te masakres se pushtetit. Si mund te presim ne drejtesi kur Bisha mbron hapur vrasesit dhe bashke me tegjitha hallkat e pushtetit te tij te diskretituar kane penguar ne cdo hap zbardhjen e ketij krimi. Prokuroria shqiptare duhet ta kishte thirur kete moster se pari si deshmitar (pasi duket se ka mjaft informacione per pucin e shpikur prej tij) dhe me pas ta ndjekje penalisht "for obstruction of justice".

Duket si nje ide  e marre dhe qe kerkon hetues si ata italian qe kane paditur Berluscen ne Itali. Une nuk besoj se kemi te tille hetues/prokuror por keshtu dhe vetem atehere do te shihnim nese ka vertet drejtesi ne kete vend dhe sa burre shteti eshte ky frikacak qe duhet te ndjeke kushtetueshmerine qe aq shume po na e permend keto kohe!!!

A e pate sesi mbllacitej me camcakez nje nga keto fytyrat prej  krimineli qe Bisha ka mbledhur per te mbrojtur kullen qe "KA XANE".

Por nga komnetet e shumekujt ketu te pakten shoh se shumica jone nuk eshte me indiferente ndaj padrejtesise, krimit shteteror dhe shperfilljes qe i behet sot ne atdheun tone jetes se njeriut te thjeshte.

"Degjuam krisma

kush foli?Ti? Ti?

Ja pra qe krisma nuk ka patur.edhe nese ka patur ato kane qene diku larg.Jemi ne lufte dhe krismat jane te zakonshme."

Apeli liron tre Gardistet sepse nuk ka prova . I pyetur mbi bazen e ketij vendimi , drejtuesi i trupit gjykues u shpreh ne menyre "konfidenciale " gje qe nuk perben prove Politike smiley 

"U frymezova nga udheheqsit Europiane dhe kryesisht Doris Snake , qe Politka dhe Racizmi te mos nderhyje ne vendimet e gjyqesorit " Se mos e dallon kaposhi qe e kam postuar ne vend te gabuar ore ..dmth tjeter per tjeter ... smiley .

Perfundimi i hetimeve do te jete:Mjere ata qe e hengren>

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).