Nuk e di se nga ka dalë një teori që medemek 8 marsi në tërë botën u festoka me luftë, kurse tek ne festohet mbrapsht, me dreka e darka femërore. Dmth, gratë tona që bëjnë "festë" tërë vitin, më 8 mars duhet të luftojnë për të drejtat e tyre!!

Unë them që ato të luftojnë për të drejtat tërë vitin, dhe ta bëjnë pushim në datë 8.
Pastaj, nëse kemi rënë dakord që në datë 8 mars gratë kanë ditën e tyre, më duket po aq e drejtë që atë ditë ato ta kalojnë si t'ua ketë qejfi. Edhe pse, në ditën e vetme të festës së vet, njeriu normalisht kërkon atë që i mungon më së shumti në jetë. Disa hanë dreka, disa i bëjnë dhurata njëra-tjetrës, disa shkojnë në klube striptize. Atyre grave që u kanë ardhur te hunda darkat, dhuratat, striptiza, le të shkojnë edhe në protestë.

Por, ndërsa gratë e dy kampeve politike do nisin të sulmojnë më 8 maj patriarkët respektivë, protesta e vërtetë e grave nuk do të ndodhë.
Protesta për EMMY-n.



EMMY-rat

Unë mund të jem indiferent ndaj këngëtares Emmy (vetëm nga lajmi i vdekjes mora vesh që ekzistonte si këngëtare), por nuk mund të jem indiferent ndaj fëmijës Elsiana Hidershaj.
Meqë dikush ia hoqi Elsianës të drejtën të festonte 8 marsin (edhe pse ndoshta, ajo vetë as që e festonte) më 8 maj gratë do duhej të ngrinin zërin për të.

Më habiti shpejtësia dhe thjeshtësia me të cilën u gjykua nga publiku rasti i saj. Gratë (dhe tërë shoqëria) i bënë një skaner të shpejtë e cinik: "Ç'punë ka një 19 vjeçare me një 44 vjeçar?", "Ajo vetë e paska kërkuar" Ose "ky paska qenë horr e imoral, ka abuzuar një minorene", dhe pikë.

Po ne sikur thamë që dashuria nuk njeh moshë? Apo e thamë kot, për gallatë? Apo nuk njeh moshë kur na ndodh ne, dhe është mëkat kur i ndodh dikujt tjetër?

Shqipëria gëlon nga aferat jashtëmartesore. Shqipëria është plot me lidhje me diferenca në moshë. Në momentin që dikush bëhet i pasur ose i pushtetshëm, qoftë dhe 50 vjeç, i hipën epshi për të realizuar dëshirat e paplotësuara djaloshare, dhe kjo ndodh me ministra e biznesmenë.
Ky është një fakt i përditshëm, por ne na shqetëson vetëm kur del në gazetë.

 

NJË, NJËQIND DHE NJËQINDMIJË EMMY

Gjëja që ka ndodhur me këngëtaren, ndodh me shumë të tjera. Tek ato përzihet dëshira për tu bërë të famshme e të pasura sa më parë; nevoja për t'i ikur anonimitetit social; nevoja për të qenë dikush në një shtet ku askush, që nga zysha e klasës së parë e deri te Ministri i Arsimit nuk është në gjendje të të japë një bosht për t'u rritur; në një ambient ku të tërë abuzohen nga të tërë; në një shoqëri ku paraja është mbret; ku po dole në TV je dikush, po ke makinë je dikush, po je i talentuar je askush; në këtë vend ku të dobëtit vdesin e ku të fortët të shkelin me makinë; në një vend ku nuk jetohet, por mbijetohet; të gjitha këto, kur je 21 vjeç duhet ti kesh mësuar. Disa i mësojnë që 17 vjeç.

Po të mos e kishte shtypur makina, Elsiana do vazhdonte jetën e saj, sikurse shumë shoqe të veta, artiste ose jo, do vazhdonte të bënte videoklipe të sponsorizuara nga ky biznesmen, ose nga ndonjë tjetër, të ishte në qendër të vëmendjes, e të ishte dhe model për të tjerat, siç janë disa këngëtare tashmë në moshë, por që e kanë nisur si ajo.


AZIZËT

Azizi mund të jetë fajtor për vrasjen e një vajze.
Por, vrasjen e kanë përgatitur të tjerë.
Le ti marrim me radhë:


RAI

Fajtori i parë është RAI. Ose Mediaset. Ose Fashion TV. Ose Mtv. Më kujtohen burra 60 vjeç që nguleshin për të parë Ambrën para nja 15 vitesh në TV. Bota që "Non è la RAI" u ka treguar atyre prindërve në provinca, bota që Fashion TV u tregon fëmijëve të tyre është e rreme. Më keq, është kurth. Aty të tregojnë famën e suksesin, po nuk të tregojnë kushtin për ta pasur.

 

Henry Ford
Njeriu që futi idenë e konsumizmit. Konsumizmi, që më pëlqen të besoj se është shkaku i degradimit shpirtëror e shoqëror i Perëndimit. Të ardhur me vonesë në botën e konsumizmit, sot ne nuk bëjmë kompromis me asgjë. "Nëm". Vetëm "nëm"*. Propozimi për dashuri na u dashka bërë me një palë çelësa makine dhuratë. Nuk ka rëndësi sa gra ke, mjafton të kesh para mjaftueshëm për t'i bërë të lumtura të tëra. Dhe ato nuk kërkojnë shumë. Vetëm gjëra që blihen.



Berluskoni

Shqipëria vuan nga "Sindroma e Berluskonit". I pasur, i pushtetshëm, pak plak. Nëse flokët mund të mbillen, atëherë, dashuria mund të blihet. Me ndryshimin e vetëm, se tek ne Berluskonët në miniaturë nuk mbjellin flokë. I heqin fare.
Sipas "Sindromës Berluskon" nëse je e varfër, pa të ardhme, por e bukur, atëherë lidhjet e rëndësishme fitohen. E ardhmja blihet.
Paç fatin e Rubby-t.

 

Takimet me prindër
Prindërit e sotëm, në shumicën e rasteve nuk ia kanë idenë se ç'ndodh me fëmijët e tyre. Ata nuk ia kanë idenë se ç'është e "bardha", "jeta e natës", dhe prostitucioni made in Q.S.
Ata e kanë nisur vajzën me shkollë në Tiranë. Ata kujtojnë se është e sigurt në Qytetin Studenti. Ata kujtojnë që vajza është e talentuar. Ata ëndërrojnë që ajo të ketë një fat më të mirë.
Nganjëherë e ka. Nganjëherë nuk e ka. Varet, nga rrotat e makinës.



7 Marsi

Në 7 mars, mësueset do ishte mirë të mos festojnë, se nuk kanë asgjë për të festuar. Ajo makinë ka shtypur sistemin e vlerave që mungon, e që shkolla, bashkë me familjen duhe t'u japë këtyre fëmijëve.
Sistemi arsimor ka dështuar. Fëmijët që ata do duhej t'i ndihmonin të dalin në jetë, po dalin në jetë në sediljen e një Tuaregu, që nuk është i tyri.

 

Tuaregët
Tuaregët janë fise luftarakë të shkretëtirës. Gabimisht, meshkujt shqiptarë, kur hipin në makina të shtrenjta, automatikisht ndjehen po aq të fortë, si të ishin racë mbijetuese. Madje, ata edhe jetojnë si kapo Tuaregë. Në fakt janë e kundërta. Janë vetëm meshkuj me pasione infantile. Pasione, me pasojë vdekjen.

 

Scarface
Njeriu me shenjë, ka lënë më shumë se një shenjë në mentalitetin shqiptar.
Femrat, për këtë model meshkujsh, janë investim. "Kam hedhur para për të".
Vrasësi i Elsianës, nuk është një vrasës par exellence.
Ai, më shumë mund të jetë një burrë xheloz e pasionant, i shkuar në moshë, që ka kujtuar se mund ta ketë tërë botën të vetën. The world is yours.



Shoqja e bankës

"Një gjë që e ka shoqja e bankës, dua ta kem edhe unë. Nëse ajo merr dhurata të shtrenjta nga një burrë i pasur i martuar, i dua dhe unë".
Djemtë e rinj kanë humorin, pamjen, emocionet. Burrat e martuar kanë paratë, makinën, dhuratat e shtrenjta.
Prandaj, këto gocat e vogla, te Azizët do të përplasen.
Moshatarët nuk kanë çfarë t'u japin këtyre vajzave, përveçse emocionalisht. Po kujt i plas për emocion?

Mund të ketë dhe të tjerë elementë, që kanë krijuar sterotipin shoqëror EMMY.
Sikur të ishte vetëm 1, 10, 15, apo dhe 100, ky stereotip nuk do përbënte problem. Por janë shumë. Ndoshta 100 mijë. Ndoshta, më tepër. Janë tepër shumë vajzat që aspirojnë të bëhen të famshme që 17 vjeç, dhe janë qindra biznesmenë që po i presin.
Dhe ky stereotip, këto vajza të reja që kanë ndërtuar këtë jetë për veten e tyre, nesër do të bëhen nëna. Nëna, pa një festë gruaje.

 

8 MARSI I VAJZAVE TË VOGLA

Në 8 mars, ju mund të bëni protesta. Mund të shkoni dhe në klube striptize.
E vetmja arsye për të protestuar, është për një vajzë të vrarë prej sistemit shoqëror-arsimor-vlerash që kemi ngritur.
E vetmja arsye për të shkuar në një kub striptize, është që të ndiheni se të paktën për një ditë në vit, ia jepni ju lekët një mashkulli, e jo ai juve.

Ose, mund të rrini në shtëpi. Po, po, as striptizë, as protestë.
Të paktën më 8 mars, rrini në shtëpi me vajzën tuaj.
 

43 Komente

* * * * *

eh... Ishim mire kur ishim keq

Ne kerkimin e shkaqeve per shpjegimin  e "fenomenit Emmy" nuk ka nevoje per te shkuar kaq larg-deri tek  iluzionet mediatike dhe modelet e prodhuara nga  Rai apo Mediaset.Rai  u-shqeu iluzione per valen e pare te eksodeve masive. Tani behet fjale per brezin e pesi colas, 20-25 vjecare te formesuar dhe deformuar ne kete sistem.Nuk ka nevoj besoj per te inventarizuar faktoret ndikues.Eshte vete modeli  kapitalizmit  te adaptuar, kapitalizmi  i eger ,kaotik,kaziono qe legjitimon te drejten e fitimit, pasurimit, konfortit por  nuk u siguron te gjitheve mundesi te barabarta per prosperitet.

Nje shoqeri pa koordinata te sistemit te vlerave patjeter qe do prodhoje Emmy, Lolita, Emma dhe Azizer.

Ajo makinë* ka shtypur sistemin e vlerave që mungon, e që shkolla, bashkë me familjen duhe t'u japë këtyre fëmijëve. 

makina-modeli kapitalizmit te korruptuar 

 Kush e ka pare  "Taken" nje film me produksion francez dhe aktor amerikane, aty ka shume aziz qe punojne ne industrine e sexit qe per fat te keq te gjithe jane shqiptar ("Marko Hoxha" me shoke), ne Shqiperi azizet jane pak me ndryshe jane biznesman jane te fuqishem kane parane ne dore ndonse jane ne 4 klase shkolle, e dine te perfitojne deri atje sa te marin per grua femijen e vet! Ne Tirane sidomos eshte bere e modes qe shumica e femrave nga rethet jane te detyruara te hyjne ne pune dhe te kalojne ne "bangen e proves" se pronarit, bosit, nga halli per te mbijetuar! Kerkesat e "boseve" per marje ne pune me te shumeten e rasteve, nuk kane profesionalizmin ose experiencen ne pune por vetem moshen mundesisht 20-30 vjec. Nuk ke ci ben eshte koha e maskarenjeve ne Shqiperi!

http://www.kerkoo.com/-1/njoftim/3_pune_e_kurse/26_t_ndryshme/2175_ofroj_vend_pune_SHITESE_ne_dyqan_elektronike.html

po ai qe e vrau, s'kishte faj oreee...., do thoshte Canja

Por, vrasjen e kanë përgatitur të tjerë.
Le ti marrim me radhë: RAI, Henry Ford, Berluskoni, Takimet me prindër,
7 Marsi
, Tuaregët, Scarface, Shoqja e bankës..

Autor, ke harruar dhe internetin si fajtor. Edhe Shekspirin, se dhe ai ka ca vepra me njerez ambicioze qe shesin rinine e ndjenjat per para. Prit... edhe tragjedite greke,  dhe aty ka plot personazhe qe kerkojne pasuri e pushtet dhe vdesin gjate rruges se verber te ambicies. Duhet t'i kthehemi censures. Urgjentisht! 

Artikulli eshte teper i ceket.

 

artikull i shkelqyer. Sic jane ne fakt gjithe shkrimet e Koloretos. Po ne Danimarke apo Belgjike apo France apo Itali, etj etj..pse vajzat shoqerohen me moshataret e tyre? Pse i shikon te veshura thjesht, pa taka, pa vathe te medhenj, pa xhingla mingla, pa tualet...por ama te qeshura, te gezuara, te mbrojtura...Nuk ben ti biem shkurt duke thene se jemi vend kapitalist. Ne nuk jemi aspak si Evropa Perendimore dhe Veriore. Jemi nje xhungel pa rend publik, pa rregulla, pa shtet.

 Kush tha qe s'ka andej vajza me te moshuar? Fillon qe te Berluskoni. Kush tha qe s'ka te veshura me xhingla mingla e me tualet te tepruar? S'jane te gjitha ashtu sic s'jane te gjitha ashtu dhe ketu. Te qeshura, te gezuara, te mbrojtura? Ik shiko lajmet te italiani. Muaj per muaj ke nga nje perdhunim e nga nje vrasje makabre. Dhe s'po flas vetem per jugun e Italise. Pak vite me pare, Striscia la Notizia demaskoi nje grup qe bente sikur ishte agjenci aktoresh. Benin sikur kishin ne duar nje rol per ne Hollivud, dhe u kerkonin vajzave seks ne kembim te rolit. Dolen disa vajza ne interviste me fytyre te mbuluar duke thene qe kishin kryer marredhenie ne kembim te rolit, dhe s'kishin marre rolin, ndaj dhe kishin bere denoncimin te Striscia.a

Ehh , polarizimi, paska filluar dhe ne "dashuri" smiley  

nuk e kuptoj sistemin e vlerave te disa njerezve

ku nje vdekje per motive ordinere duan ta bejne kauze medoemos....

 

trashesia nuk paska kufi......

Koloreto ka zënë temë të mirë, por është pleksur keq më pas. Si besimtar i onomatologjisë që jam, them se ia ka fajin emri. Koloreto, është emër shumë ekzotik, kështu që ia lejon teprimin me figura letrare.

Më bën përshtypje gjithsesi, mungesa e ndjeshmërisë ndër shqiptarë. Gomerët do ishin më të ndjeshëm se këta.

 

...këto vajza të reja që kanë ndërtuar këtë jetë për veten e tyre, nesër do të bëhen nëna.

------

e ka thene mire kete.

 Nuk me pelqen aspak ky artikull kur per me shume ajo tani prehet ne dhe ... Asnje nuk mund te gjykoj dike per veprimet e tij apo me ke jeton apo me ke ndan jeten e saj sentimentale... qofte ajo nje Vip apo qofte dhe nje femer e thjeshte ... Sido te kete qene historia e saj ose dhe per interes te kete qene ... nuk i jepte te drejten ketij maskarai ti merrte jeten. Jeta e nje njeriu nuk eshte merrja sot dhe jepja neser sepse nuk u ben te gjithe si Jezusi qe ringjadhen. Nese ajo kishte perfituar nga ai te gjente menyra te tjera ta shkaterronte ne karrierren e saj psh por te arrish ti marresh jeten ky eshte kulmi i njerezimit qe kalon kufinjte e injorances dhe per cfare pune xhelozie ... 

Mari mund te mos te pelqeje artikulli por Koloreto po flet per nje dukuri shoqerore. Autori nuk gjykon vajzen por fenomenin. Mua me duket se po e paragjykojme pak Azisin apo si quhej ai biznesmeni. C'faredo akuze ti kete vene prokuroria, vetem pasi gjykata te vendose do themi "ai maskarai ja mori jeten me dashje." Jo se ai eshte burre i mire, apo te gjente menyra te tjera, por mund te jete vrasje aksidentale -sic dhe pretendon ai. Emmy iku, por shkrimi eshte shtrire ne nje kategori sociale qe shpesh futet aky ku nuk del dot, nga papjekuria, varferia, mungesa e mbeshtetjes, padurimi etj.

Meqe eshte dhe 8 Marsi, shkon me shume. Une mendoj qe ceshtja Emmy, tragjike sa eshte, nuk mund te lihej ne harrese e nuk duhet fshire nen qylym.

Ti ke shume te drejte ne sensin " se me ke ndahet jeta sentimentale" eshte ceshtje private, por autori ka te drejte kur thote gocat e moshes se Emmyt po e ndajne me meshkuj 20-30-40 vjet me te shtyre. Kudo ndodh e njejta gje- jo vec Shqiperine tone, por pasojat kalojne " sentimentin-privaten" shkojne te shfrytezimi, droga, semundjet, korruptimi, vrasje-vetevrasje, manipulime e shume me shume.

Mesa kuptoj une K.C. e denon fenomenin, po ashtu si dhe humbjen e jetes se nje vajze te re, me ndjenje e me kurajo.

 Pershendetje. Cila eshte dukuria shoqerore qe na flet ky Koloreto? Qe njerzit e televizionit apo ata qe kane popullaritet ecin sipas interesave te tyre? Po kete ne e dime te gjithe dhe kjo nuk doli sot si mode e re me vdekjen e kesaj kengetare, e cila per me shume as nuk kishte ndonje popullaritet te madh. Tjeter, ky person kete shkrim e ka bere duke patur si baze(themel) vdekjen e Emmy-t keshtu qe cdo gje ne kete artikull rrotullohet nga rrotullohet por prape aty na del tek : Emmy (qe dmth gjykim ndaj kesaj vajze paçka se ai ka kaluar dhe pak ne shoqerine e jetes se njerezve te populluar)... Me kujtohet historia e Tina Turner, e cila duroi per vite te tera nje njeri qe e poshteronte, e keqtrajtonte etj etj, dhe fundi i kesaj kengetare te madhe do ishte shume tragjik (ndoshta fundin e Emmyt) nese do kishte vazhduar akoma me ate njeri i cili ishte ai qe i dha famen qe ajo ka sot... Puna e Vipa-ve eshte si e njerezve te thjeshte, si ti, si une .. dashurojme por ja qe ne jete vjen nje moment kur asgje nuk shkon me atehere ndahemi dhe kerkojme dicka qe na bene me te lumtur ne jete ... i bie qe personi qe ndahemi duhet te na vrasi !!! Atehere,  nese do ndodhte kjo bota do ishte me e pakte ne numer nga njerzit sesa eshte sot... Tani tek puna e moshes ku autori jep dhe shprehje pak satirike dhe me kunje... Ky e di ku person apo ata qe e gjykojne ate vajze qe nuk ka qene nje dashuri ne fillim dhe me pas eshte venitur? Ku e dime ne si kane qene punet e tyre... Dashuria nuk njeh moshe ne fund te fundit.. ketu ku jetoj ka meshkuj qe jane 25-vjec dhe jane dashuruar me 35-40 vjeçare ato jane femra normale as te pasura as te varfera por ja qe ndodhin nuk them se jane te shpeshta por ndodhin... Tani do te thoni kjo e ka patur per te marre fame dhe ai e paska investuar ... ok kjo eshte bota e spektaklit e muzikes dhe kete te gjithe e dime tashme kudo ne bote ka gjera te tilla por jo te gjykohet kjo vajze kudo sepse ishte me e vogel dhe atij i gjeni justifikimet e dynjase... Jo nuk jam dakort aspak... Artikulli i ketij personi ka per baze Emmyn ne cdo shembull apo cfare ka folur rrenja eshte kjo vajze... Per mua personalisht eshte njesoj dhe ky si ne ato qe ka shkruar: po perfiton nga vdekja e nje vajze te njohur per te krijuar dhe ky Koloreto nje imazh te mire per karrierren e tij ... Kaq... Ju pershendes 

Po me Henry Ford c'pati xhanem? C'te keqe te beri Ford-i?

Gjithashtu, me vjen ne mend nje barcalete qe e solli dikush ketu te PPU para ca kohesh qe perfundonte me pyetjen "edhe kete m'a bere o Sali?" Keshtu edhe kjo puna e ketij shkrimit.

Pershendetje po ashtu Mari. Me Tinen e Ajkun [Ike] e shume lidhje te tjera ti ke prek nje problem te mprehte. Marredheniet abuzive dhe vuajtjet e grave. Kolo me shume e ka per te varferia dhe lidhjet [po abuzive] bazuar ne shfrytezim cfare ben Mu me shume eshte differenca masive ne moshe. E sjell kete apo ate. Kjo ndodh kudo... jo vec tek ne. Nuk ka zgjidhje te thjeshte pasi "karizma e ketyre burrave qendron tek forca e parase" pervec kessaj, vec ne pak raste ka love etj. Ky tip of exploitation works both ways, burri paguan /shfrytezon, vajza e re merr ato qe do [ose jo] dhe mundohet te shfrytezoje a "te beje me te miren qe ja lejojne kushtet" duket si ekuiliber, por ne realitet nuk eshte. Shpesh jane vajzat ato qe paguajne me shume, me shtrenjte.

 

Eshte jo e lehte tu thuhet ketyre vajzava [jo vetem thjesht se kjo eshte ceshtje personale] se kjo nuk eshte OK. Deshira per te pase sa me shume, komercializmi, rruga me e shkurter, dhe ne shume raste Varferia ekstreme [kush mund ti beje moral nje vajze ce ska ste haje ne darke/ apo para te paguaje qirane?!] kane krijuar keto tip lidhjesh. S'jemi ne te paret e as te fundit, por eshte fenomen shqetesues e kur perfundon ne humbje jete atehere...

E gjithe qe mund te behet tani eshte sensibilizimi dhe debati persa i perket kesaj. Sikur te kete me pak opinionie retth politikes e me shume rreth Shoqerise, familjes etj, mund te jete nje hap me i mencur. Ne qe provuam dy epokat [digitale-analoge] [kom-kapit]e shohim sa e lehte dhe sa shpejt gjerat rreshqasin, efekti familje-shoqeri-sens i mases duket sikur ka rene shume.

Sikur te kete me pak opinionie retth politikes e me shume rreth Shoqerise, familjes etj, mund te jete nje hap me i mencur

 

Kete nuk kuptoni ju...Politika eshte dhe duhet te jete familje, shoqerie dhe anasjellas. Politika eshte shtrimi i problemeve qe kane te bejne me shoqerine, familjen..

albano, kete ose e more ti mbrapsh ose se shpjegova une mire. Une e kutoj cpo thu ti. Opinione politike thashe programe-media etc, u kushtohet shume kohe qe shkon bosh. Preci, tani, gimi,cimi a lymi. Me ate nuk po del shumene drite, sikur t'jet me pak "airtime" per ketu e ti kalohen disa shoqerise, familjes e me shume. ne Shqiperi ti mund te na thuash me mire sa Kohe u kushtohet programeve politike...ne po diskutojme Kolon-mediat-problemin, jo se po injorojme Politiken. Mos harro se Politika-po ashtu- ndikon dhe prek fenomene shoqerore por nuk i eradikon apo alteron ato ne ate masse qe ne shppresojme. Shteti dhe politika bejne cbejne o cmundin o hic, shohim shtete-politika me te "bukra" se t'tonat por per fat qe keq nuk po e rrregullojne familjen, shoqerine apo ti ndalojne 19 vjecaret te shkojne me older men.

Shohim qe ne ca raste eshte si badge of honour, ca bile mburren-dhe familje jep ok, ka teenagers qe marrin ilace per semundje mendore- vetem te duken trendy...ka e c'ka kjo bote, ne disa raste si me pare apo si pa pare [politike] te hedhme nga shteti...nuk jep dhe a effect. C'te bejme? Ndoshta sensibilizimi e prekja e fenomenit me shume, in the Open, do jete nje hap i mencur smiley

tema eshte e gjetur. Sa per analizen e kauza-pasoje qe ka kap Koloreto m'duket pak kontroverse. Ne krye te artikullit ironizon me faktin se sa shpejt u perfol lidhja e kesaj kengetares me ate biznesmenin sa 2 fishi i moshes se saj duke harru se mund te ishte dashuri (meqe kjo nuk njef moshe). Ne fund pastaj, ve ne shenjester faktin e nji shoqerie pa vlera ku shoqja e bankes kerkon te imitoje shoqen e vet qe merr dhurata nga nji dikush me pare qe eshte i martuar. Une ktu s'e kapa mire ket.
Fakt eshte se nuk ka dite qe te mos degjosh per dhune e vrasje grash, qofte ne zona urbane e qofte jashte tyre...ku per shkak se burri pi e ku per arsye xhelozie. Bile, per mu, rasti i kesaj kengetares nuk eshte aspak flagrant kur e krahason me dike ne Librazhd qe e vret gruan 50 vjece me sopate kokes sepse ishte bo xheloz...
 Ne mund te biem dakort se jo te gjitha kto e kane shkakun te Ambra ose Berlusconi po kryesisht te rrenjet e shoqerise tone arkaike patriarkale ku femra shifet si objekt e ne rastin me te keq, si placke mgjte ky fenomeni i meshkujve te pasur me makina lluksoze qe gjunin gjimnaziste sa gjysma e moshes se vet ka qene njifare simboli i post '90 per fat te keq.

 

p.s. c'na kujtove Ambren mer ti...pervec asaj te qeshmes idiote, cdo gjo tjeter ishte...well, nuk kam fjale me e pershkru...

Ambra e ka mohuar me kohe te shkuaren e vet smiley dhe te siguroj qe s'eshte hiç grua budallaçke.

tani ti do me prish imazhin qe une kam kriju ne mendjen time me aq kujdes?
smiley

fin, versioni- adoleshte eshte i ngulit keq ne koken time.
Ky versioni serioz kalon pa lene gjurme smiley

 Ja, prandaj s'e honeps  Migjenin une, se eshte bere si testet e bukurshkrimit ne fillore!

  Koloretos(njehere kete nga emri e mora per femer) une do ti rekomndoja te njihej me romanin, ku  personazhi kryesor eshte...  "Xholionin Plak". Ishte   75 vjeç xholioni dhe ndukte ate kocen, qe linte koken per te. Mbase nuk ka qene thjesht parja mor Koloreto xhani!Pse e perjashton fare  te  kunderten e konkluzionit tend ?  Ore nuk lexojne gjekafshe disa nga keta qe shkruajne,me duket.

Se dyti ky sistem  mos xhovallah i ka ca gjera qe na duhet ti  njohmi: ca ME MIRE SI SHOQERI, SI FAMILJE, SI SHKOLLE, SI KOCERI E DJEMURI, SI  ...PLOT TE TJERA ?Them se  duke i njohur e duke u  impenjuar me mire do kemi me pake pa jo se do ti eliminojme.te heqem dhe  nga tonat  se kemi  per  te  hequr  dhe  te mos nxeme, nga ato qe dem na bejne...Por keto ecin avash avash more Koloreto xhani...Jo me jatagan !

Emmy nuk mund të quhet më fenomen. Emmy do të përbëne fenomen, nëse do të ishte gjallë. Besoj, autori duhet të jetë i ndërgjegjshëm për këtë. Por fenonmeni që vërehet, mendoj une, është një lloj shkujdesjeje e shoqërisë ndaj jetës private të gjithsecilit. Shoqëria shqiptare është duke u bërë një shoqëri gjithnjë e më diskrete. Kjo është një shenjë e  pagabueshme emancipimi. Nëse shihet me vëmendje sjellje të kësaj natyre (lidhje të papërshtatshme, të castit, të diktuara nga interesat, etj, etj), skandalizojnë vetëm individë, ose grupe të ngushta individësh, por nuk skandalizojnë një shoqëri të tërë. Kjo është shenjë vetëpërmbajtjeje. Shoqëria shqiptare është duke pranuar në heshtje një revolucion të jashtëzakonshëm në marrëdhëniet ndërgjinore. Revolucioni lidhet me faktin se ty të lejohet të gabosh. Nëse një gabim i tillë dikur të sillte një cnderim pothuaj të përjetshëm, në kohën tonë një lidhje e gabuar “mismatch”, nuk përbën më kusht për cnderim të tillë. Ky fenomen, mendoj se është shenjë maturie e shoqërisë shqiptare. Ndërkohë që mendoj se është cështje e pamaturisë së individit që këtë tolerancë të shoqërisë, e interpreton si ftesë, apo licencë për të eksperimentuar me jetën e vet. Në analizë të fundit, gjykoj se duhet konsideruar pozitiv fakti, që shoqëria është kthyer nga aktore, në spektatore të jetës së individit.

Nuk di si ta quaj kete komentin tend, kendveshtrim te anes pozitive te gjerave apo mendjelehtesi..

Albano,

Nuk besoj se ka dhe aq rendesi se si e quan ti, apo jo? Per me teper, me duket se e ke paravendosur se si do te pelqente ta quaje, cfaredo qe te them une me pas...

Ku e ke kete revolucion te shoqerise shqiptare...Lexoje edhe njehere Shkrimin. Femrat ne shoqerine shqiptare jane me te roberuarat nga standartet e shoqerise..Rasti i Emmy-t nuk perben shembull per kete revolucion, qe ekziston ne koken tende, por per te kunderten.Aq me pak eshte i vertete shnderrimi i shoqerise ne spektatore. Ju genjen mendja. Keto emmyt jane viktima te nje shoqerie maskiliste qe, qe i jep femres nje funksion ornamental. Standarti eshte pershkruar shume mire ne shkrim..Ne kohet e sotme nderhyrja nuk duhet pare sic behej njehere e nje kohe, kur femres ja bente yyyyyyyy me gisht gjithe lagja, ne rast se hidhte hap fals. Sot kane evoluar format e YYYYYYY-ve por ekzistojne...

Albano,

 

Për mendimin tim, femra duhet ta ketë githnjë (për aq sa e ka të mundur) funksionin e vet ornamental. Nëse me ornament, konsiderojmë një zbukurim. Zbukurimi madje i takon femrës. Cdo të thotë një shoqëri maskiliste, që i jep femrës një funksion ornamental??? Mesa kuptoj unë ti ke dashur të thuash një shoqëri që e redukton femrën VETEM në një funksion ornamental, apo jo? Unë e kuptoj që ka raste që e mbështesin këtë supozim tëndin. Por, nuk mund të nisem nga raste të tilla për të bërë një përgjithësim për të gjithë shoqërinë shqiptare. Unë mendoj, se këto raste NUK përfaqësojnë shoqërinë shqiptare. Ato janë një deformim i shoqërisë, që trumbetohet nga media. Ky është mendimi im. Ka me qindra kundërshembuj të tjerë, ku femrat shkëlqejnë për hir të talentit, të përkushtimit, të elegancës, punës, etj. Ky shkrim (Mesa di unë vetëm Shkrimet e Shenjta shkruhen me gërmë të madhe, por duket që të ka bërë shumë përshtypje ky “Shkrim&rdquosmiley, kap vetëm një kategori fenomenesh, ato  më eklatantet, për të bërë përgjithësime ndaj të GJITHE shoqërisë, që sipas meje nuk qëndrojnë. 

 

 

O Lirka, e kam fjalen qe ajo cka dy te duket Liri dhe revolucion ne shoqerine shqiptare, eshte roberi e femres shqiptare. Shkurt muhabeti femra shqiptare sot eshte viktime disa standarteve maskiliste ne shoqerine shqiptare (keto jane format e roberise se femres)..Kete mund ta vertetoje edhe feministet e Peshkut (nese ka)..  Por edhe sikur te marrim rastin me te mire qe eshte e vertete ne termat e tua, konkluzioni qe ti nxjerr, atehere ai vlen vetem per nje perqindje te vogel qe jetojne afer Blokut ne Tirane. Realiteti i shumices se femrave eshte i ndryshem, ne provinca e periferi..

Per fjaline e fundit ke plotesisht te drejte.

Normal
0

unctuationKerning/>

aveIfXMLInvalid>falseaveIfXMLInvalid>
false
false
oNotPromoteQF/>
EN-US
X-NONE
X-NONE

napToGridInCell/>

ontGrowAutofit/>
plitPgBreakAndParaMark/>
ontVertAlignCellWithSp/>
ontBreakConstrainedForcedTables/>
ontVertAlignInTxbx/>

MicrosoftInternetExplorer4

mallFrac m:val="off"/>
ispDef/>

efJc m:val="centerGroup"/>

/* Style Definitions */
table.MsoNormalTable
{mso-style-name:"Table Normal";
mso-tstyle-rowband-size:0;
mso-tstyle-colband-size:0;
mso-style-noshow:yes;
mso-style-priority:99;
mso-style-qformat:yes;
mso-style-parent:"";
mso-padding-alt:0in 5.4pt 0in 5.4pt;
mso-para-margin:0in;
mso-para-margin-bottom:.0001pt;
text-align:right;
line-height:115%;
mso-pagination:widow-orphan;
font-size:11.0pt;
font-family:"Calibri","sans-serif";
mso-ascii-font-family:Calibri;
mso-ascii-theme-font:minor-latin;
mso-hansi-font-family:Calibri;
mso-hansi-theme-font:minor-latin;
mso-bidi-font-family:"Times New Roman";
mso-bidi-theme-font:minor-bidi;}

Realiteti i femrës në kryeqytet dhe në qendrat e tjera të rëndësishme urbane ndryshon në thelb nga ai i femrës në periferi apo provincë, sic edhe e ke përmendur ti. Por, dua të theksoj se ambicia e femrës për t’u dukur “aparire” është një tendencë individuale dhe nuk mund të jetë e përgjithshme për të gjitha femrat. Është interesante, që femrat që kanë këtë tendencë (të cilën mendoj se e shpërfaqin që në vendin e origjinës) i përvidhen në një mënyrë ose tjetër, jetesës në provincë dhe i drejtohen kryeqytetit me ambicien për t’u bërë dhe më shumë aparishente (më fal për mungesën e një fjalëze shqipe këtu). Unë, madje, jam e mendimit që dëshira për t’u dukur nuk është se inkurajohet shumë nga shoqëria jonë. Një moment lavdie në media (shnderrimi ne VIP, sipas autorit) nuk shoqërohet me përfitime të qëndrueshme ekonomike. Nuk pasohet me kontrata afatgjata në biznese të ndryshme, pra, nuk mund të kapitalizohet ekonomikisht, sic mund të ndodhë në vende të tjera. Rrugën drejt suksesit ekonomik, këto vajza e kanë shumë më të vështirë sesa simotrat e tyre në vende të tjera. Kjo të paktën është përshtypja ime. Në këtë moment, ambicja e tyre pëson një tronditje të vërtetë. Nëse ajo është aq e madhe, sa duhet ushqyer në forma të tjera, atëherë vihen në shfrytëzim disa mekanizma të tjerë. Por, kjo, sërish është zgjedhje individuale.

Ok Lirka, tek roli i zgjedhjes individuale ndahemi...un mendoj se individi eshte me shume konseguence e fenomeneve shoqerore.

Meqe me ra fjala ke keto qe vijne nga rrethet, po te kujtoj qe ekziston nje fenomen interesant. Menjehere sa shkeputen nga kthetrat e realitetit mbytes se familjeve te tyre dhe qyteteve e fshatrave te vogla, keto femra perplasen me nje fare lirie ne qytetin studenti, qe shpesh here i sjell te hapen si vaji ne lakra, per te kompensuar. Jeta u permbyset teresisht, dhe disa prej tyre perfundojne si Emmy..Ky eshte rezultati i nje mentaliteti qe nuk ka ndryshuar ne thelb..

Po ne sikur thamë që dashuria nuk njeh moshë? Apo e thamë kot, për gallatë? Apo nuk njeh moshë kur na ndodh ne, dhe është mëkat kur i ndodh dikujt tjetër?

Do e shihnim sa do njihte moshe dashuria po te behej fjale per vajzen tende 20 vjecare dhe nje pis-mashkull 50 vjec qe e bastis fizikisht dhe mendurisht me djallezite e deshirave shterpe te asaj moshe!

po kur t'shkosh ti 50 vjec, a thu nuk ke me ja shkel synin ndonji 20 vjecari qumshtor?

S'shoh se cfare mund te me ofroje nje 20 vjecar qe s'mund te me ofroje nje njeri i moshes time! Te merresh me qenie qe jane ne nje pozite inferiore nga eksperienca jetesore eshte dobesi dhe behet kryesisht nga njerezit qe s'kane aftesi t'i bejne balle njerezve te moshes te tyre. Pastaj keto diferencat moshore mbi 5 vjete s'me kane bindur asnjehere.

Se fundmi, kur njeriu eshte i martuar eshte poshtersi te shohe jashte rrethit te asaj martese. Po deshe te kullosesh me mire divorcohu.

"Në analizë të fundit, gjykoj se duhet konsideruar pozitiv fakti, që shoqëria është kthyer nga aktore, në spektatore të jetës së individit.""

arsyetim shume pragmatist......

ne shqiperi kjo eshte edhe problematika me e madhe ne kulturen e kombit...ku te gjithe kujtojne se kane te drejte te percaktojne fatin e tjetrit dhe behen aktore

pa patur asnje te drejte morale....

indiferentizmi qe shfaqet kohet e fundit per ceshtjet personale te tjetrit eshte me te vertete Maturi.....

Nje studente 20 vjecare, e punesuar gjithashtu, ishte lidhur me pronarin e nje lokali, burre i martuar. Ky pronari i lokalit, si duket pasi ishte ndare me kete vajzen, e kishte pare te shoqerohej me nje djale tjeter, dhe e kishte rrahur vajzen keq per arsye xhelozie, ne sy te te gjitheve, ne mes te rruges. Me pas e kishte kercenuar me nje video qe kishte bere ne celular, se do ta perhapte gjithandej. Vajza u vetehelmua pardje dhe humbi jeten.

 Vajza u vetehelmua pardje dhe humbi jeten.

U arrestua "dashnor pronari" ?

E tmerrshme !!!

Edhe sikur ta kete dashur vertet ate vajzen, deshira primitive per t'u mburrur me faktin qe "e ka patur" dhe se mund te bej cfar te doje me te edhe pasi e ka lene, eshte kafsherore...

dhe pastaj flasim per 30 perqindsha smiley

pra une mund te te trajtoj si kafshe, mund te te le  (i kam te gjitha drejtat), e si te mos mjaftoje kjo me pas te pret nje kalvar i gjate poshterimesh te tjera per gjate gjithe jetes

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).