Një tjetër çmim shënohet për piktorin dhe karikaturistin shqiptar Agim Sulaj. Këtë radhë vlerësimi vjen brenda kufijve të Italisë, vendit fqinj, ku artisti shqiptar jeton e krijon prej disa vitesh. Sulaj është vlerësuar me çmimin e dytë në konkursin ndërkombëtar me temë “Vëllezërit e Italisë”, realizuar në kuadrin e festimeve për 150-vjetorin e bashkimit të këtij shteti.

Ceremonia e ndarjes së çmimeve u organizua në datën 22 shkurt në sallën prestigjioze të Dhomës së Deputetëve të Italisë, në Palazzo Marini. Mes 489 artistëve pjesëmarrës nga 52 vende të botës (300 autorë italianë dhe 189 të huaj) me një total prej 1200 punimesh, për ekspozitën janë zgjedhur 150, të cilat do të qëndrojnë të ekspozuara në sallat e Parlamentit italian dhe më pas do të hapet në Firence, Milano, Venecia si dhe jashtë Italisë. Kjo ekspozitë e organizuar nga F.A.S.I. (Federata e Shoqatave Sarde në Itali) është një prej aktiviteteve të shumta që do të zhvillohen në shtetin fqinj për festimin e 150-vjetorit të bashkimit të Italisë. Ndërsa për artistin Agim Sulaj, ky çmim u shtohet atyre të marrë në shumë vende të botës për karikaturat e tij. 

Vepra fituese e çmimit të parë: BENEDETTO NICOLINI "BENNY"

3 Komente

 Epo ne updatohemi me vonese......

Me e goditur dhe e bukur me duket ajo e shqiptarit me flamur qe griset. smiley

brravo!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).