Nisja e projektit më të madh të infrastrukturës rrugore, ndërtimi i autostradës Tiranë-Elbasan, duket edhe më i afërt, pasi më 3 mars do të shpallen të hapura ofertat ekonomike në tenderin ku do të marrin pjesë kompanitë më të njohura nga e gjithë bota. Këtë e bëri publike Kryeministri Sali Berisha, i cili gjatë mbledhjes së sotme të grupit parlamentar tha se “një projekt nga më madhorët e këtij viti fillon të nisë dhe të marrë jetë shumë shpejt”.

“Fondi është tërësisht i siguruar, natyrisht duhet të pranojmë që kostoja është e lartë, por duhet të pranojmë se rëndësia e tij është jetike. Ky tunel dhe kjo autostradë, përbën segmentin më të rëndësishme të dy korridoreve të mëdha, të korridorit ndërkombëtar, të korridorit të 8 dhe të korridorit tjetër kombëtar, siç është boshti i jugut”, theksoi shefi i mazhorancës. “Mendoj se ndërtimi i kësaj vepre ka një rëndësi të jashtëzakonshme, sepse vërtet një zonë, e cila banohet së paku mbi një milion shqiptarë, shkurton në mënyrë të ndjeshme distancën me Tiranën dhe i jep Shqipërisë krejtësisht një konfigurim të ri. Elbasanin e bën qytetin dhe më të afërt dhe Durrësin e afron më shumë”, vlerësoi shefi i ekzekutivit.

Sipas kryeministrit, kompanitë e angazhuara në këtë tender janë ndër më të mëdhatë dhe më të mirat në Europë dhe në botë, duke premtuar rishtas se koha e ndërtimit do të jetë 18 muaj. Kryeministri Berisha siguroi në këtë kontekst se “tuneli Tiranë-Elbasan do të inaugurohet në fillim të vitit 2013”. Ai theksoi se në këtë përurim, ai do të ftojë edhe grupin anti-tunel, pasi sikundër tha shefi i qeverisë “edhe ata do të shkojnë në Elbasan pastaj me tunelin”.

10 Komente

smiley

Nganjehere eshte i lezecem ky

 Ai theksoi se në këtë përurim, ai do të ftojë edhe grupin anti-tunel, pasi sikundër tha shefi i qeverisë “edhe ata do të shkojnë në Elbasan pastaj me tunelin”

Tabela e re: "Anti-tunelista, Mire se erdhet edhe ju ne Tunel"  

"Sipas kryeministrit, kompanitë e angazhuara në këtë tender janë ndër më të mëdhatë dhe më të mirat në Europë dhe në botë,"

Si gjithmone, ne cdo rast me arushen ndodh qe te kemi "me te miren, me te madhen, me te jashtezakonshmen, me te bukuren, me te sofistikuren.......".

 nga më madhorët 

më të rëndësishem

rëndësi të jashtëzakonshme

ndër më të mëdhatë dhe më të mirat në Europë dhe në botë

 

 

ptu ptu ptu marshalla

rrnofte Sali Berisha smiley

E me, kur me gaditen punet e mija , bohem me ate qi mi rregullon.

Ishalla po e  ban pra, se ai po e tha,..........e bani , e bani per zotin smiley

 

 Pavarsisht se Buall Mavria i fton me shaka inxhinieret qe jane per dalje nga Baldushku, ai duhet ta marri me seriozitet projektin e tyre, sepse nuk flitet per lidhjen Tirane-Elbasan, por per lidhjen nderkontinentale Perendim-Lindje, ku kamionet, autobuzet etj, qe do dalin nga porti i Durrsit (qe vijne nga perendimi), te kene mundesi qe te hyjne direkt ne autostrade e te dalin ne Elbasan, e me pas te vazhdojne per me ne Lindje, ku afer kufirit te ndahet, nje degezim per Maqedoni e nje degezim per Greqi. 

Shume balte u hodh edhe per rrugen e kombit, Durres-Morine, por ajo u be pavaresisht se opozitaret nuk e vizituan asnje here gjate punimeve a thua se po e ndertonte Sala ne kopshtin e vet, do te iki nje dite edhe Sala e do te vijne te tjere ne pushtet por rruga aty do te mbetet per jete ne sherbim te shqiptareve, po ndertohen dhe do te ndertohen qindra rruge te tjera te gjitha per te miren e ketij vendi.

Se kujt i ke rreshqit per duresh kur ke qen femije, nje zot e di...

Nga kati i dyte....

 nuk i ka rreshkit njeriu po refuzun ter mamite ta prekin me dore per 3 dite, e lane vetem me nji peshqir te dritarja prandaj.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).