Barnat, Bode i kërcënuar

Mazhoranca dhe opozita janë përplasur në një seancë të tensionuar në komisionin e ekonomisë mbi rritjen e çmimeve në treg. Fillimisht debati nisi për barnat, çmimi i të cilave u rrit këtë muaj sepse qeveria i përfshiu në skemën e tvsh-së.

 

“Çmimi për barnat është dhe do të mbetet një barrë për konsumatorin”, është shprehur deputetja socialiste, Mimi Kodheli.

Ministri i Financave, pranoi se pensionistët dhe pacientët shqiptarë paguajnë çmime të larta për barnat, por kjo, sipas tij, nuk është pasojë e taksave, por e tregut të shthurur.

“Na kanë zënë për fyti, kompanitë të cilat kontrollojnë tregun. Çmimi nga dogana tek konsumatori final rritet me 54 për qind, si asnjë produkt tjetër. Vetëm me anë të tvsh-së mund ta disiplinonim”, është shprehur ministri Ridvan Bode.

“Kjo është një skemë kriminale. Nëse janë të vërteta këto që thoni ju duhet të hapen urgjentisht hetimet dhe do të keni gjithë kohës mbështetjen tonë. Që të liberalizohet tregu duhet të iki ministri (i Shëndetësisë) sepse ka marrë 12 miliardë vetëm një kompani”, theksoi deputeti Erion Braçe.

Pas barnave debate vijoi me çmimet e produkteve bazë. Për këtë në sallë opozita kishte thirrur ministrin e Ekonomisë.

“Qeveria shqiptare që pas rënies së komunizmit dhe shembjes së ekonomisë së centralizuar, kur shteti kontrollonte çdo gjë, ka liberalizuar çmimet në tregjet e mallrave dhe shërbimeve. Pra qeveria nuk vendos apo përcakton çmimet në treg. Sipas të dhënave të INSTAT-it, ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin janar është 3.3%, pra inflacioni është brenda targetit të Bankës së Shqipërisë 2-4%. Dhe kjo rritje çmimesh që pretendohet nga ju është me efekt minimal”, është shprehur Naço.

Opozita i kujtoi zotit Naço se ai drejton një Ministri për Mbrojtjen e Konsumatorëve dhe se rritja e çmimeve janë pasojë e monopoleve të ndërtuara nga vetë qeveria.

“Ke në varësi drejtorinë për mbrojtjen e konsumatorëve. Ke tregje të kontrolluara. Me këto vendime keni krijuar monopol”, deklaroi Braçe.

Zoti Naço dha sqarime edhe për proçesin e privatizimeve, të cilat i quajti si transparente duke i kërkuar opozitës të mos trembë investitorët me kërcënime për anulimin e tyre.

27 Komente

 Kush e kercenoi Boden,barnat apo Brace. Hajde gazetalesh hajde.

 E ku tunet Bodja? Nje dreke e prenotume (perçdo dite) tek 20 kateshi i Ramiz Alise, i shkon deri ne 400.000 (te vjerta) dhe kamarieri  bo feste se i shkon bakshishi 20-30 mije leke dora.

Hajde titull, hajde, thashe se kishte tentuar ndonjeri t'a helmonte Boden...

nji version (qe prap esht i keqkuptueshem): "Drugs: Bode threatened."

ps whoever wanna play with titles, i threw the first stone.. smiley

 

Bode: Drugs Threatened

Threatened: Bode on drugs

Bode Threatens Drugs 

Herbs, Bode threatened

Price Increases: Who's to Blame?

Price Increases:Whose to Blame? 

Bode: The Drug Threat!

Threats, Drugs, and Bode!

 Ku blehet ky albumi

Bode snortin' me 50 mij leksh lol

Threatening: Bode draws a line on drugs

Drugs: Bode draws a line 

Drugs draw a line on Bode!!! smiley

ne fakt, pasi lexon pershkrimin dhe vecanerisht kete:

Na kanë zënë për fyti, kompanitë të cilat kontrollojnë tregun. Çmimi nga dogana tek konsumatori final rritet me 54 për qind, si asnjë produkt tjetër. Vetëm me anë të tvsh-së mund ta disiplinonim”, është shprehur ministri Ridvan Bode.

titulli duhej te ishte:   Bode kercenon barnat.
 

kete nuk e kuptova fare une. Dmth rriti taksat per te ulur cmimet??!!

ça ka ketu per te mos kuptuar?!  taktika e  doktor Adhamudhit quhet: te dhemb njeri sy, kerreje te te shpetoje tjetri.smiley

ja dhe nje titull tjeter: Bode, sex drugs and tax fraudsters.smiley

ve bast qe jashte parlamentit keta s'e kane perdorur ndonjehere fjalen 'barna'. medications bode threats (to good old 'drugs')

Tani pertej titullit. Bode thote qe kompanite e barnave bejne ligjin dhe e vetmja menyre per t'i kontrolluar eshte perfshirja ne TVSH. Kjo eshte e pamjaftueshme nqs nuk ka ligje qe jua ndalojne kalimin e kesaj kosto direkt te konsumatori dhe nqs nuk kontrollohet rreziku i monopolit. Po ashtu ka menyra kontrolli duke tatuar fitimin ndaj kompanive te medha ne sektore te caktuar. Nuk di si eshte legjislacioni per kete.

Eshte e vertete qe ne ekonomi tregu ligjin e ben kerkesa dhe oferta, po rregulla loje ka. Po ashtu, nuk di a ka ne Shqiperi mallra qe quhen 'te shportes' ku futen mallra te tipit buke, qumesht, etj. qe ju nenshtrohen ligjeve te tjera nga mallrat e zakonshme.

Tjeter, sa eshte inflacioni i vertete - dhe per rrjedhim sa eshte e vertete ajo qe deklarohet nga Naco qe inflacioni eshte brenda parametrave te BSH.

Jo, jo pertej titullit eshte interesante se si Min. i Fin. mendon qe cmimet do te disiplinohen nga futja e TVSh-se. Nuk e di nese po argumenton qe mqns po rrisim taksat, kompanite do detyrohen te ulin cmimin per te miren e konsumatorit smiley

ah ca legenash jane kta ministrat tane

 Okej, ne rregull qe e vune TVSH, por per barnat, gomeret duhet ta dine se aplikohet tjeter TVSH. 6% . Ne perendim, qeverite (keto vitet e fundit) po aplikojne tvsh elastike, per ato sektore ne krize apo mallra te nevojes, per pensionistet etj, e kane ulur tvsh ne 6-12% .  

 Çmimi nga dogana tek konsumatori final rritet me 54 për qind, si asnjë produkt tjetër. 

Kush e di ne sa duar kalon, po kaq e veshtire eshte te gjenden "rrjetat e duarve" qe peshkojne cmimet e larta? 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).