cat_sali-berisha-ne-universitetin-e-tiranes.jpg (280×227)Shqipëria më 2017-ën vend i zhvilluar. Ky ka qenë mesazhi qendror që ka përcjellë dje Berisha gjatë inaugurimit të sallës së re "Silvano Pedrollo" në korpusin qendror të Universitetit Politeknik të Tiranës. Kryeministri ritheksoi me këtë rast se arsimimi është dhe mbetet përparësia më madhore e qeverisë, njëherësh edhe fusha më e vështirë e më e rëndësishme. “E kemi nisur si një nga 2-3 kombet më të varfra në botë, me rreth 204 dollarë për frymë në vitin 1992, por sot renditemi ndër kombet me të ardhura të mesme të larta. Duhet të bëjmë çdo gjë, të kapërcejmë ylberin, për t’u bërë një vend me të ardhura të larta dhe këtë do ta bëjmë së bashku. Leva e Arkimedit për ta realizuar këtë është arsimimi”, u shpreh ai.

Sipas Berishës, Shqipëria nuk është ende një vend i pasur, por është një vend me hap të shpejtë zhvillimi. “Ambicia jonë është: viti 2017, Shqipëria vend i zhvilluar. Këto 20 vite ne kemi ecur me vështirësi, por më shpejt se çdo komb tjetër në rrugën e lirisë. E kemi nisur si një nga 2-3 kombet më të varfra në botë, me rreth 204 dollarë për frymë në vitin 1992, por sot renditemi ndër kombet me të ardhura të mesme të larta. Duhet të bëjmë çdo gjë, të kapërcejmë ylberin, për t’u bërë një vend me të ardhura të larta dhe këtë do ta bëjmë së bashku. Leva e Arkimedit për ta realizuar këtë është arsimimi. Kjo është një rendje drejt së ardhjes dhe absolutisht, nuk ka asnjë mekanizëm tjetër më të fuqishëm, sesa arsimimi dhe shkollimi. Cilësia pas arsimit”.

Arsimi

Berisha dje shprehu vlerësim për rektorin dhe trupën akademike të Universitetit Politeknik dhe përpjekjen e tyre për të transformuar arsimin e lartë në Shqipëri dhe Universitetin e Tiranës. “Gjatë këtyre viteve, së bashku me botën akademike, ne ia kemi dalë të shënojmë arritje historike në rrafshin e sasisë. Për kombin dhe vendin tim, ky vit shënon një moment shumë të veçantë e të rëndësishëm në histori, sepse 70 për qind e atyre që mbaruan shkollën e mesme janë ulur në bankat e universiteteve. Ndërkohë, janë bërë përpjekje të mëdha nga bota akademike për t’u përshtatur me kushtet e tregut, janë hapur degë të reja, janë ndryshuar curricula, janë ndërtuar laboratorë të rinj, por unë jam absolutisht i vetëdijshëm se mbështetja duhet të jetë shumë më e madhe, e do të jetë. Ashtu siç rendëm me vendosmëri të madhe drejt këtyre treguesve, tani së bashku do të rendim drejt cilësisë dhe unë kam shumë besim se, çdo vit, ne do t’ia dalim të konsolidojmë cilësinë në universitetet tona. Ora globale është ora me të cilën ne duhet të ecim me çdo kusht.” - tha Kryeministri.

Rikonstruksioni i sallës së re të Universitetit Politeknik u realizua me kontributin personal të zotit Silvano Pedrollo, i njohur për mbështetjen dhe kontributet e tij të vazhdueshme në Shqipëri. 

13 Komente

Si mi pret kto shiritat vllai. Kam i fiksim se ai mban te pakten nje pale gershere dite e nate ne xhepin e brendshem. Ka stil dreqi! Kam dhe nje fiksim tjeter nese dikush e di pergjigjen e kesaj, pse te gjithe shiritat jane te ngjyres kuqe?

aaaaahahahahaaa... LOOL  smiley

O PF, shif cer t'kom gjet:

http://i01.i.aliimg.com/photo/v0/321982123/Pocket_Pint_Folding_Cup_Travel_Folding_Cup.jpg

 Ha, ha, haaaaaaaa!

Rrofte shoku Rita Marko! smiley

 

Ca statistika puciste.

Vendi i pare te ardhura per fryme: Luxemburgu 37.499 per person

Vendi i fundit Burundi (vendi 169) 88.82 per person

Shqiperia ne vend te 99    1189.14 per person

Mesatarja boterore 5.737.28 per person

Maqedonia (86) 1690.26

Croacia (51) 4429.86

Slovenia (35) 9670.48 smiley

etj...

 smileys getting high emoticon

Lazarat bio...

 Do jete mrekulli sikur te ndodhi. Se sot jemi akoma te fundit e evropes. Apo ja kemi kaluar moldavise?

O  popull, pse i dhame voten ? Nuk e njifnim kaq mire ! Kujdes  pra, mos ja jep prap voten !

 Cfare po thoni? Keni 20-vjet qe e njihni se kush eshte ky njeri qe vetem ka masakruar vendin tone dhe njerzit ... Kane 20-vjet qe ai popull ka mbyllyr syte dhe nuk po i hap akoma, atehere nuk kane mjaftuar keto 20-vjet per te njohur nje kriminel te vendit te vet?! 

 Ne zgjedhjet lokale perllogaritjet tregojne diku tek 67 % fiton Sala,vetem per Tiranen jane ne dispozicion rreth 1 miliard euro.

Epo mire, te pakten stimulohet ekonomia lokale.

 Hap ore shkolla profesionale, hajvan, per t'iu pergjigjur tregut te punes. 

o ,sa kam qesh ,tamam per portokalli eshte ky...........

  sepse 70 për qind e atyre që mbaruan shkollën e mesme janë ulur në bankat e universiteteve.

smiley i madh!!!

Shifra mund te jete e sakte por nuk na thote se cili eshte niveli i dijeve qe marrin studentet ne keto universitete.degjova diku se edhe ne kukes ka nje shkolle te larte tani.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).