Cmimet do të rriten më shumë Cmimet e drithërave, por edhe të disa perimeve që importohen nga jashtë do të vijojnë të kenë një rritje të ndjeshme.

 

Ministri i Bujqësisë, Genc Ruli është shprehur se kjo tendencë e rritjes së cmimeve është shkaktuar nga politikat e gabuara të marra në rang botëror, por edhe nga rritja e cmimit të energjisë. 

“Ajo që nxit më shumë këtë rritje ka qenë sinkronizimi i ciklit të rritjes së produkteve ushqimore, bashkë me atë të energjisë. Për perimet e thata ne kemi një rritje nga që shkon nga 5 në 20%. Por ato që kanë ndikuar tek produktet ushqimore kanë qenë drithërat”, ka deklaruar Ruli. 

Ekspertët e huaj dhe shqiptarë paralajmërojnë se cmimet e drithërave do të pësojnë rritje të mëtejshme. 

80% e lëndës së parë, të drithërave tregtarët shqiptarë e importojnë dhe kjo pritet të sjellë rritje të cmimit të grurit, miellit dhe orizit. 

“Prodhimi vendas i drithërave nuk mbulon shumë pasi ne i importojmë nga jashtë, pra cmimin e marrim nga importi. Nuk besoj se do kemi një rënie të shpejtë të cmimit të drithrave në tregun botëror”, ka theksuar Ruli. 

Ministri i Bujqësisë tha se do të merren të gjitha masat që tregtarët shqiptarë të mos spekulojnë me cmimet dhe tendencat botërore, por deri tani nuk është vënë re asnjë nismë nga qeveria, e cila mëse njëherë këto kohët e fundit është shprehur se nuk ndërhyn në treg për të vendosur cmimet.

 

12 Komente

 "Ministri i Bujqësisë tha se do të merren të gjitha masat që tregtarët shqiptarë të mos spekulojnë me cmimet dhe tendencat botërore, por deri tani nuk është vënë re asnjë nismë nga qeveria, e cila mëse njëherë këto kohët e fundit është shprehur se nuk ndërhyn në treg për të vendosur cmimet."

Edhe bar do hame, po mesimet e tregut te lire nuk i leshojme, tha.

 Ky minister eshte nenakuze per shperdorime te medha fondesh publike akoma flet per publikun?!!

Paska dale Ponz Pilati dhe i paska lare duart...

hmm pale po i mbajti ison dhe medi gerdeci, me teorite e nrofjes globale

ufff moj nane

Ruzhde, e di ti ma............nji ta shqysh, nji ta mash. smiley

Koth, harrove kryesoren pa thone; minister i paafte.  

 I paafte per çfar? Ai eshte i afte, bile shume i afte per te bere para per vete....

 Vertet alidemso, por duke abuzuar me postin/detyren. 

duke degjuar sot ministrit tone te fliste per cmimet nga ato qe tha mu duk sikur ishte ndonje minister i BE qe ka mendjen tek globalizimi dhe jo si nje minister shqipetar. zoti minister kthehuni ne shqiperi..........

Pa e lexu hic artikllen.. Fajin e ka tregu nderkombetar por qeveria do beje te pamunduren per te kontrollu abuzuesit??????

Me pak fjale, cmimet do rriten me shume por s'kemi cfare bejme, s'eshte faji jone!

Ca fytyre!!!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).