“Nc, nc, nc... ”, dëgjoj zërin e fqinjës sipër. “Ç’po bën?”, më pyet me ironi. Më ka zënë gafil ndërsa bëj stretching tek shkallët e pallatit. “Dreq!”, them me vete dhe me ndjenjë absurde faji nis e i sërëndit arsyet e mia: “Këto ditë ka rënë shi dhe kam dalë pak jashtë”, “Kam punuar shumë në kompjuter”, “Bën mirë për kurrizin”.

Në këtë zonë të qytetit ndërtesat janë të ulëta dhe zakoni e do që rrobet të nderen në oborre e fasada, pa e vrarë mendjen. Mrroklla gjithfarësh mbajnë lart litarë me çarçafë, bluza kokëposhtë, pantallona që vuajnë nga marramendja. Shkrydhem nën zhurmat komentuese të fqinjës, sytë ngulur në telin e saj të rrobave: çarçafë të qëndisur si qëmoti, mbulesa tavolinash me grep, këllëfë jastëku borë të bardhë, mbathje të bardha. Tekstili, gjigande, mallëngjyese. Sa kohë kam pa parë të këtilla! I shoh me dashuri të veçantë, ndërsa me ngulç komentoj me fqinjën qëndizmën e çarçafit. Mëma, më thotë, ka qenë qëndistare me profesion dhe ajo ka trashëguar dy paja. Po, natyrisht që mund të ma rrëfejë një pjesë të këllëfëve me iniciale të qëndisura. Po, natyrisht që çarçafët e verës i ka prej liri dhe ata të dimrit prej fanellate. Ah, mua më interesokan?! Po, i them – zërin ma mbyt mundimi fizik dhe natyrisht më duhet të ngre kokën për të folur, sepse ajo është sipër kurse unë poshtë, pozicion ky aspak i favorshëm për sikletin tim gjimnastikor, - mua më pëlqen puna e dorës. Lë dhjetëshen e fundit të ushtrimeve pa kryer. Më duhet të hyj në shtëpi dhe të nis punën, i justifikohem fqinjës. Jo, jo, nuk dua të dobësohem më shumë. Jo, jo, s’jam vegjetariane. Gjithë duke më pyetur, zonja ka shpalosur sakaq koleksionin e saj të të brendshmeve dhe frika ime është që do të më shpëtojë, që s’do të përmbahem, që do t’i kërkoj me emocion që, së bashku me mbulesën e qëndisur, cohërat e flandrës, dantellat e sangalos, të më dëftejë edhe ato të mbathurat gjigande, heroike, prej pambuku të vrazhdë, që për mua janë sa nostalgji fëmijërie aq edhe “kafshë në rrezik”, “specie në zhdukje e sipër”. Dreq o punë! Përshëndes fqinjën nëpër dhëmbë dhe hyj në brenda. 

Aromë ekspresi gjithandej, muzikë e mirë dhe një shënim pranë telefonit: Mori në tel. filan dyqan dhe tha që ka mbërritur vaji i Arganit që ke porositur. Vaji i Arganit është kufiri më i fundit në fushën e zbulimeve të produkteve natyrore që përdoren në kozmetikë. Qysh vjet çmimi i është rritur progresivisht, etiketat e kremërave e shënojnë me të mëdha dhe herën e fundit në dyqanin biologjik ku shkoj shitësja më pat rrëfyer gjithë nderim një shishkë më vaj Argani për kuzhinë. Jo, i pata thënë, s’e dua për ta ngrënë, e dua për ta eksperimentuar mbi lëkurën time. Kavje për vaj Argani. Lëkurë të gatshme për prova kemi. Njëlloj pata eksperimentuar edhe me melhemet e përgatitura me Aloe. Para dy vjetësh produktet me Aloe ishin dyndur nëpër rafte supermarkatash e farmacish: për t’i pirë, kapërcyer, ngrënë, shtrirë mbi lëkurë, për t’u larë me to. Dhe po, e pranoj, i kam bërë të gjitha, me zell dhe vetëmohim. Mbeturinat e “luftës për Aloen” dergjen ende sidomos nëpër raftet e banjës. U hedh një sy shisheve, shishkave, tubetëve, flakoneve. Duhet të jenë mbi dyzet copë dhe të mendosh që s’e kam hapur ende kabinën e dushit. Pa dyshim nja dhjetë edhe aty. Më zë koka. Mendoj për fqinjën dhe mbathjet e saj të mëdha dhe për faktin që çdo grua që i ka kapërcyer të pesëdhjetat më kujton time më. I njëjti qortim për kohën e tepërt që, sipas saj, u kushtohet leximeve, punës, kujdesjeve për veten, estetikën, veshjet; dhe për kohën - gjithnjë të paktë - për familjen, mungesën e fëmijëve...

Kam një foto të sajën. Kemi dalë në plazh: unë, ajo dhe të tjerë. Në atë foto ka moshën që kam unë tani, kurse unë jam vajzë e rritur: vështrim indiferent, kryeneç, vuajtje 18-vjeçarësh, premtim i fshehtë për të mos u ngjarë nënave. Më prek ajo fotografi, ai imazh që kam për veten dhe për time më. Pavarësisht nga mosha e njëjtë, në atë foto ajo është grua, kurse unë jam vajzë. Ky vallë është modeli, klisheja që kemi arritur pas “betejave feministe”? Femra me çdo kusht të reja, të arsimuara, që gatuajnë duke ndjekur debate politike, nënshkruajnë peticione dhe bien në dashuri me holograme meshkujsh?

Shpesh më duket sikur misioni i (shumë) femrave të brezit tim (në Perëndim) i ngjan përpjekjes së dikujt që rreket me mish e me shpirt të ngjisë një shkallë automatike zbritëse. Papritmas ndjehem e lodhur, dua ta lë shkallën të më zbresë, të trokas në derën e fqinjës, t’i kërkoj hua të mbathurat e saj të mëdha dhe të mbulohem me to. Në mos po t’i ndej jashtë dritares sime, të bëj një foto dhe t’ia dërgoj vetes sime 18-vjeçare. Le të ketë një shenjë të asaj që nuk don të jetë, por që do ta mundojë po aq sa vuajtjet që me vetëdijë kërkon t’i shmangë. Gëzuar 8 marsin, - t’i them, - një festë që ti uron të mos e festosh kurrë, por që edhe e mohuar është pjesë e jotja.

 

__________________

 

*Ilustrimi i parë Vittoria claustrofobica, Massimo Talamini

*Ilustrimi i dytë Portrait de Mme Ira Perrot, Tamara de Lempicka

50 Komente

 Interesante tema dhe menyra fine e te shkruarit.Lodhja,  robotizmi i gruas ne modernitet.

Finisterre. Ky eshte nje shkrim (apo dicka tjeter qe nuk i mundesohet shkrimit), i shkelqyer. Urime. Shkruaj me shpesh.

Une tham se kariera e karierave te nje femre asht te qenit nane.Cdo karier qeter duke sakrifiku kte,zeron totatlisht funksionin e saj n'kit bote dhe ban nul vete egzistencen e saj.Kthehuni ke mbathjet e pambukta se s'jeni vone smiley

e lumtur eshte ajo femer qe arrin ekulibrin mes familjes dhe karrieres, te dyja ecin bashke dhe i sjellin fat njera tjetres. shkrim i lezetshem.

Shkrim shume i kendshem...me pelqeve shume Finsterre.

 

Paske talent mi dreq , hudhju letersise smiley

gëzuar, Finis! të lexova me shumë kënaqësi.

gëzuar të gjitha gocave, grave, nënave! smiley

Gezuar, akvll! smiley

Gezuar dhe ti, Koth! smiley

 Ejvalla Teute ! smiley

U kenaqa, pershkrimet ishin aq te ngrohta dhe reale, sa m'u duk sikur isha atje. smiley

Gezuar! smiley

Finis kur t'bohet plake e keqe smiley

http://t1.gstatic.com/images?q=tbn:ANd9GcTm2Hv6IaqD_MX_L0lTOrK8uy2TqZOa3a8byNI_VDEqs2592R7Y&t=1

p.s. Shkrimi ishte si nje kupe e ngrohte me caj mali ne ket dite acaaaari te tmerrshem. pesylla smiley

Shume i kendshem. Faleminderit Finis.

Gezuar 8 Marsin.

Uroj qe shenim-persiatje te tilla te vazhdojne; do ishte nje humbje skur te mos, pasi teknika e te shkruarit eshte goxha e arrire, ne ate qe thjeshtesia e narracionit na merr per dore dhe si pa te keq fare na ve perballe me nje dileme universale qe eshte ildisur me molinene e kohes. Dhe kjo eshte nje gje e madhe shume, ne mendimin tim, e cila nuk eshte nje sellim ne shenje i rastesishem. Ndaj edhe do doja qe meditimi i karakterit qe rrefen te vazhdonte ne nje perditshmeri qe zbulon problem-konflikte te kohes. Urime.

Ah, ta shtoj edhe kete: penelata eshte mjeshterore; ai stretch do zere vend mire ne kujtese tani, dhe breket gjigande te pambukta, me ngushtica te medha sa jeta ne mes, aq sa s'e mbajne me dot emrin ngushtica ("gjerica", mbase?) nuk do jene pa pjesen shoqeruese letrare te tipit "flash" para syve tashme. smiley

 Progresi eshte sinjifikativ: nga te mbathurat e pelhurta (pse me asocioi Re me pantallona kjo ..)  ne nje industri kozmetike qe modelon femren postmoderne me veshjet intime. Komercializimi feminizmit cfare ka prodhuar? Djallin qe vishet me prada, sexizem dhe femrat avatar te Sex and the city.Kthehuni o gra ne shtepi, vendosni ekuilibrin midis karieres dhe krevatit/kuzhines . 

 Me pelqeu jashte mase.. 

 

@ Spiritus dhe Pjeter: me pelqen qe komentoni problematiken (by the way, jeni nder komentuesit qe une ju lexoj si rregull ne ato qe thoni). Ne te dy komentet tuaja ka nje folje ne urdherore, "kthehuni" qe flet shume. Shpreh me se pari atitude, dmth faktin qe per ju femra e sotme ka shkuar shume larg, madje ka edhe dicka plangprishese te nenkuptuar, por ka kohe ende te rregullohet gjeja, nqse kthehet prap - ku? ne shtepi? dhe kjo, "shtepia", hap njeqind e nje probleme te tjera pastaj, pasi nuk e di se sa e ndihmon gruaja shtepine dhe shtepia gruan, sa i lire do jete ai kthim dhe sa plotesues? M'u kujtua si perhere filmi "Baby boom" me Diane Keaton.

 Të lumtë Fin ! Një provë e sukseshme . Koha do të bëjë të vetën dhe për shoqërinë dhe rolin , vendin e peshën e gruas në të por s'besoj se do ndryshojë shpirtin e dhëmbshur e sakrifikues të gruas Nënë .

Gëzuar Festën për  të gjithë peshqit (dhe për burrat që i duan e nderojnë gratë ) !

 Flm dhe ti smiley

 Kënaqsia e imja që bënke  pjesë tek këta burra .smiley

 Shume bukur e shkruajtur Fin. Te pershendes me kete kenge. Viva la Mamma

Fin, sa per humor, je ne linja te ngjashme me nje "mendimtare" tjeter mbi grate smiley

Për ne gratë e gjithë bota jonë rrotullohet tek fëmijët, familja, vendi, dhe sado të ndryshme mund të jemi në diversitetin tonë të mrekullueshëm ne kemi kaq shumë gjera  që na bashkojnë.

smiley Faleminderit te gjitheve per dashamiresine. Gezuar 8 marsin.

Gëzuar mi gra.

Fini, smiley.

 

respekte Fin!

Parrulla feministe 'privatja eshte politike' i qendron mire ketij shkrimi. Finis, ke bere nje pune te shkelqyer duke na hapur diskutimin e vetes si femer, dhe jo te femres si kategori apo kategorive te femrave. Eshte pune shume e veshtire kjo prandaj ka qe kur te lexova 2 ore me pare qe jap e marr me veten pa arritur te shkruaj nje koment.

Dilemat, pikepyetjet, e cdo femre jane specifike, ne varesi te ambjentit ku jeton ('perendim', Evrope, Shqiperi), ne varesi te nenes individuale smiley, trupit individual smiley, etj. Por pozicioni i veshtire mes familjes dhe punes, argetimit dhe familjes, vanitetit dhe vertetesise, vetes dhe prindit, besoj se eshte nje ku perhere e me shume e gjejne veten edhe meshkujt. Pas kesaj eshte nje ekonomi e tere e ndertimit te vetes, sigurisht, por edhe ajrosja e konceptit te familjes dhe prinderimit, apo reaksioni ndaj ajrosjes, ka ndikim te jashtezakonshem.

Ne nje fare menyre edhe diskutimi i komentuesve mbi fatin biologjik te memesise (apo ne menyre me bashkekohore te prinderimit) eshte pjese a atij reaksioni ndaj lirise, qe e ngrejme lart si vlere morale, si te drejte individuale dhe shoqerore, ne kushtet kur te jetosh i/e lire - sigurisht brenda atyre nenbashkesive te realitetit ku mund te kerkohet dhe gjendet liria- eshte praktikisht kaq e veshtire.

Si dhe duhet te te pergezoj  per gjetjen simpatike dhe funksionale letrare te brekeve si simbol te ketij sikleti.

des, a mund ta ilustrosh kete pak me qarte te lutem? jo aq humbjen e races njerezore se sa kete procesin e berjes si meshkuj - si behet kjo pune ne pergjithesi dhe si po e bejne femrat, me aq sa ke vene re ti?

Funk, shpresoja te mos te ma pyeste njeri.

Ok atehere Trop : ne jetojme ne nje bote te dominuar per shume kohe nga seksi mashkullor. Barazia, e fituar ( por jo akoma e kompletuar ) kete shekullin e shkuar çfare eshte? Qe te votojne edhe femrat, apo qe edhe femrat te mos diskriminohen per vende pune etj etj.

Pra, barazi formale, qe s'eshte barazi reale.

Tani, çfare duhet te kishte ndodhur keto 60 vitet e fundit? Sipas meje femrat duhet te kishin pushtuar disa sektore specifik si psh politika e ne pergjithsi ato qe kane te bejne me marredhenjet publike, e deri diku edhe ti ndryshonin.  Kushtet per kete egzistojne, apo jo? Nuk ka ndalesa formale per te bere kete, e prove eshte fakti qe ja kane dale mbare shume femra edhe ne Amerike Latine.  Domethene, besoj se do ishte me se normale qe gjysma e kryeministrave evropian te ishin femra. Cuditerisht jane vetem 2 apo 3.

Diçka nuk ka funksionuar! Nuk dua te them qe femrat nuk ishin gati per kete pergjegjesi sepse nuk e besoj, e lidhja akoma e forte qe femrat kane me jeten familjare nuk me duket e mjaftueshme per te justifikuar kete mungese protagonizmi. Atehere çfare?

Une ne vende pune te ndryshme kam vene re kete tendence : qe disa femra per te bere karriere kthehen ne "burra". Kane te njejtin approach kundrejt problemeve, adoptojne nje kendveshtrim qe nuk eshte i tyre por eshte, gjysem i imponuar e gjysem i pranuar.  Pra jo vetem nuk vene ne perdorim ate qe i ndryshon nga meshkujt, po perkundrazi, e fshehin dhe e zevendesojne me logjiken mashkullore.

Kjo mund te varet nga 1000 gjera. Atmosfera, personi, situata etj etj. Por mund te varet ne 2-3 raste, jo ne te gjithe rastet.

Ndaj edhe me acaron fakti kur psh femrat gezojne sepse kane fituar disa vende ne parti apo parlament me ane te affirmative action  ( affirmative action ( apo quote rosa ne italisht, se di si o ne shqip )   jane veprime legjislative te cilet vendosin qe psh nese hapen 10 vende pune detyrimisht 5 nga keta duhet te shkojne per femra ). Nuk e duroj dot faktin qe pas kaq shume vitesh te jene perseri meshkujt qe vendosin sa femra do kete ketu apo aty, e jo femrat vete apo situata. 

Nuk e di ne isha i qarte Trop sepse eshte nje argument shume delikat edhe i komplikuar, por une kete kam kuptuar deri me sot. Ti si e  mendon?

 

Des falemnderit qe u pergjigje. Arsyeja pse te pyeta eshte qe deklarata jote eshte jo vetem shume e perhapur nder meshkuj, apo njerez te interesuar, por edhe mes feministeve vete. Sepse te qenit, apo te vepruarit ne menyre 'mashkullore' ka kuptim vetem kur flasim mbi nje esence femerore dhe mashkullore per te cilen mund te biem dakort, dhe shume feministe merren pikerisht me kete: esencen femerore dhe krijimin e mundesive per ta jetuar ate te lira.

Per shembull, ti thua qe femrat ne pushtet shpesh perdorin nje llogjike mashkullore. Po cfare eshte llogjika mashkullore? Mos eshte llogjika vete? Mos me menyre femerore te drejtuari ti nenkupton nje nderthyrje te kesaj llogjike formale me qendrime morale apo emocionale (altruizem, empati, simpati) qe zakonisht mendohen si 'prone' e femres? Pra, a nuk po thua ti me apo pa ndergjegje qe llogjika e zhveshur eshte hapesire mashkullore dhe empatia e aplikuar hapesira femerore? Edhe ne e ben kete, s'je i vetem, por pyetja ime kishte pikerisht kete kuptim: cfare mendon ti se eshte mashkullore, dhe si ke arritur ne kete konkluzion?

Le ta zeme se empatia e aplikuar eshte esenca femerore dhe baza mbi te cilen duhen ngritur veprimet e femrave. Sa e suksesshme mendon ti se do te ishte kjo strategji menaxhimi? Kur permend fusha si politika, besoj se duhet ta shtysh me tej mendimin e te shohesh lidhjen e ngushte simbiotike te politikes me biznesin dhe me menyren ekonomizuese te te menduarit politik. Me tej, politika ngrihet mbi mentalitetin e njerezve dhe e perdor informacionin mbi kete mentalitet per te formuar figura publike qe pranueshme nga ideologjia popullore. Edhe ne kete permase, nje femer ne politike duhet te riprodhoje modelin: nene e mire, grua e dashur, njeri i moralshem dhe me etike ne sjellje, gjithe kjo duke qene ajo gruaja optimizuese dhe vellazerore ndaj biznesit te mash. Dyfish veshtire. Pra nje grua 35 vjecare qe eshte empatike dhe di te sillet ne menyre empatike duke qene ne te njejten kohe e arsyeshme, duhet te jete edhe pale me biznesin e madh, edhe nene, edhe e bukur, edhe delikate, nese do te kete sukses ne politike. Shanset jane qe gruaja ne politike do te zhgenjeje nje apo disa nga keto pritshmeri, dhe do te gjykohet fort per kete, dhe rrjedhimisht do te kemi nje tavan pjesemarrjeje te formuar nga selektimi dhe veteselektimi.

Kurse palo njerezit qe na drejtojne jane palo njerez pavaresisht seksit te tyre. Sa per rolin dytesor te femrave ne politike, ate te megafoneve me fytyre simpatike dhe ze melodik, mua kjo gje me duket perversioni me i madh qe i behet idese tende fillestare. Pra politika eshte kaq e mencur sa dashurine per femren dhe disa tipare karakteristike te saj t'i shfrytezoje per interesat e veta, duke e lene femren, ne mos duke e zhytyr me tej, ne pozicionin e nje njeriu te pjesshem.

Ne lidhje me kuotat ne politike, sigurisht qe biem dakort qe duhet te kete nje mekanizem te mire zbatues, perndryshe kuotat jane nje shaka dhe nje dem tjeter qe i behet konceptit popullor per gruan, pjesemarrjes se saj te vertete ne vendimmarrje dhe jetes se saj me ne pergjithesi. Por duhet te shtoj se besimi tek kuotat vjen nga nje qasje me pak esencialiste per sa i perket gjinive, nje qasje qe beson se femra eshte se pari ekzistence, dhe si e tille perfaqeson kur eshte prezente. Me kenaqesi do ta zhvilloja kete debat gjetke ne nje moment te dyte.

 

Deklarata ime, te jem i sinqerte, eshte me shume nje ide qe devijon nga intuita se nga vrojtimi i direkt.

Ne fund te fundit, pyetja, apo thelbi eshte ai qe shtron ti. Cdo te thote te jesh mashkull? Cdo te thote te jesh femer?

Nuk doja te thoja ate qe kuptova ti, qe logjika o mashkull & empatia femer. S'kam e s'do jem kurre dakord me kete.

Kultura jone na thote qe femra o ajo qe rri ne shpi, mashkulli o ai qe del me vra luanin. Keshtu ka shkruar nga Adami deri ne mesin e viteve 50. Mendoj qe ne, ne se njerez s'do e heqim dot qafe kurre kete konceptim.

Pika 2 ( po pika 1 ku o? ska pike 1, shkojme direkt te 2 ) Ti pyet nese logjika mashkullore, mos eshte kjo llogjika vete? Mund te jete, por une e perjashtoj. Bota jone eshte bote meshkujsh, ne kemi hedhur themelet per kete planet, e edhe sikur femrat te kene mendime te tjera, duhet te levizi tek ato themele te caktuara, s'mund te dali jashte. Valle te jete kjo arsyeja e zhgenjimit tim te mesiperm? Fakti qe perfshrirja e femrave qendron e kufizuar perderisa letrat jane ndare? Ka shume mundesi. E megjithate, s'duhet harruar qe kur flasim per te drejat e seksit te kunderti flasim per diçka relativisht te re, efektet e se ciles nuk mund te vihen re ne 60-80 vjet. Por ne fund te fundit, çfare kontributi/ndryshimi mund te kete nje president femer apo mashkull kur pushteti ka mekanizmat e tij qe nuk pyet nese ne fuqi eshte A apo B.

Aspekt tjeter : sa gati ishin femrat per te marre te drejtat qe morren, e sa i perceptojne keto?

Them, Trop, se ne duhet te synojme te arrijme "barazine formale" , pra mundesi te barabarta per te gjithe.

Kisha edhe nja dy gjona te tjera, por i harrova tani!

Desha me u bashku me korin e urrave . Me kete shkrim je per nje flm te madhe me shume e shume ylla. Desha me shtu gjithashtu se vertet duhen me u pa ca gjojna qe kane marre "yrysh " ke graria e jo pak tek burreria .

vertet ndoshta duhen me u zevendesu me normalitet mbathjet qe "hap bythet te gjesh breket " por jom kunder Ruzhdies qe do me u kthy ke Oshkuret smiley

Des, sa isha duke e vene ate videon, por me nderprene ca urime e angari 8 Marsi dhe e vure para meje smiley

Finis, nuk analizoj sot.  Thjesht nje flm per shkrimin smiley

Video o tamam per ata qe ngjiten por seç ka nje force qe i hedh mbrapsht!

Po mendoja : une do nxehesha sikur te kishte nje feste specifike per mua si mashkull. E ça kuptimi ka?

Pata lexuar para disa muajsh, ne nje reviste italiane, shkrimin e dikujt qe hidhte idene se ndoshta ekuilibri i gruas eshte pikerisht kjo skizofreni e vazhdueshme mes te djeshmes dhe te sotmes, nje toke perhere pionieristike. E kerkova per ta cituar, po s'e gjeta me.

Natyrisht qe shpesh eshte marre fjale per fjale ajo puna e barazise mes gjinive. Nje nga shembujt ka qene roli i gruas ne shoqerine shqiptare te para '90: e barabarte me burrin ne detyrimet shoqerore e ekonomike dhe e pabarabarte me te ne benefite. Dhe qe atehere s'eshte se ka ndryshuar shume me duket. Me ben pershtypje - po e mendoja dje tek ajo tema e drejtueseve te emisioneve - qe si ka mundesi qe nuk gjejme dot nje figure publike femer se ciles te mund t'i referohemi ne shoqerine shqiptare. Shihni fotot qe ka sjelle Alidemsi me siper. Kujt prej atyre modeleve* do te donte t'i ngjante nje adoleshente?

* modeli i politikanes shqiptare jane Dade e Doda, jo ajo zonja (italiane?) aty siper.

Me ben pershtypje - po e mendoja dje tek ajo tema e drejtueseve te emisioneve - qe si ka mundesi qe nuk gjejme dot nje figure publike femer se ciles te mund t'i referohemi ne shoqerine shqiptare.

Pse, mashkull gjen?

Finis, meqe permende referencat s'me hiqet nga mendja Teuta Arifi, intervisten e se ciles e pruri SMR para shume kohesh.

Megjithate, jam e mendimit qe ne pamundesi, por edhe per "revolucion" ndoshta do kthyer syte nga "inner-self". 

Sec ka nje si embelsi te thyer hidhshem ne moshe ky lloji i feminizmit te Finis. Nuk mu duk edhe aq per femren se sa per shemtine e pashmangshme te pleqerise. Hidhini nje sy edhe ketij shkrimit tjeter. Eshte me radikal, e per nga stili i te shkruarit, per nga sintaksa, nuk di pse me kujton Abjection te Kristeves:

http://xhaxhai.wordpress.com/2011/03/07/...

 

Faleminderit qe e lexove.

Per dy fjalite e para s'kam c'te polemizoj sepse secili ka celesin e vet te leximit te gjerave, pervec qe vendosa ta marr te mireqene faktin qe s'ke dashur te tregohesh jo-delikat.

E lexova shkrimin qe rekomandoje mesiper. Mendoj qe çeshtja e feminizmit ka boll hapesire per te pranuar si gra te cilave u dhemb vagina kur shohin lopet e Arizones, si te tjera qe u dhemb koka kur shohin flakonet e locioneve ne banje. Sinqerisht, me duken te dyja pjese te rendesishme te trupit te gruas.

"s'ke dashur te tregohesh jo-delikat." 

Double negatives are so damn confusing. Mu desh ta lexoja nja kater here frazen per te kuptuar qe mendon se jam perpjekur te jem delikat ne ato qe thashe, gje qe as me kishte shkuar ne mendje. Sinqerisht e lexova pjesen si teme mbi brezat, nderrimin e tyre, moshen, kohen qe iken e na plak, por qe duam te rikthehet. Gje me te cilen nuk dua te them se nuk ka vend per te tilla tema nen siglen e 8 marsit. Perkundrazi. Madje as shkrimin qe rekomandova nuk e rekomandova per krahasim me tendin, por thjesht sepse me pelqeu, si dhe joti. 

Bashkohem me korin...

 Me rastin e 8 marsit ketu gjithe grate I kishin bere naften vendeve te punes...i pershendes me kengen E Sabrines

shkrim maxhistral!

gati-gati nje deshire te brendeshme ndjeva te hap nje sirtar e te gjeja nje pale nga ato te mbathura te ngrohta te nenave tona heroina,nje indument tashme i transformuar ne "nulla" dhe te "piset"

Te jesh nene eshte dhurata me e bukur dhe pergjegjesia me madhe qe natyra i ka dhuruar femres,kesaj qenie kaq te fuqishme,Gezuar!

http://www.youtube.com/watch?v=F6iTnhRk4...

 

Me shkoi per nje cast ne mendje te uroja per kete dite Finisterre, por u ndala, thashe me vete, eshte e kote te thuash nje fjale te mire per dike qe e ka uruar vete perendia. Se qe eshte keshtu e kuptova ne momentin kur ne nje nga temat e ketyre diteve, deklaroi se ndjehej mire ne shoqerine Beardsley, dhe kush ushqehet kesisoj, e di, s'i duhen fjale te teperta, kerkon te pathenen.

Prandaj o Finisterre, cfare te te them tjeter pervecse: PO pse dreqin ma le ne mes kenaqsine (apo si i thone ndryshe karfosjen) dhe s'me permende edhe Salome. Mos valle nuk te pelqen? Mos valle nuk te duket po aq, ne mos edhe me e bukur sa ato ilustrime te te riut piktor e te pafat?

Pse jo 10 minuta ushtrime per cdo dite? smiley

Fini, me pelqen shume menyra e te shtjelluarit, narativa jote, dhe mardhenia qe ajo krijon me lexuesin, si nje lemsh qe i bie ne dore nje femije, i ngelet fija ne gishta e lemshi rrokulliset, e ai s'ka opsion tjeter vec ta ndjeke lemshin tek rrokulliset deri ne fund.

Kurse tema/tematika ne fjale (dhe jo vetem) nuk e di, sado just (e drejte) si ceshtje, nganjehere me duket (femra/njeriu qe e bart apo perpiqet ta zhbiriloje, sqaroje) si e humbur ne dramacitetin jo dhe aq te nevojshem, apo te paevitueshem, te ceshtjes.

Nuk di si ta shpreh tamam kete per momentin, po ja shiko dy ilustrimet qe ke vene vete p.sh. dhe shiko sa me fin dhe i kendshem eshte i pari (anipse klaustrofobik), mbase ngaqe eshte me i thjeshte (me pak i ngarkuar) dhe bardh-e-zi?

E thene ne nje menyre tjeter; disa femra (e pare nga syte e mashkullit) disa njerez (pare nga syte e njeriut)  jane me te kendshme kur jane me pak te komplikuara dhe te dramatizuara...e kjo jo gjithmone eshte fiks ceshtje zgjedhjeje (pure matter of personal choice), por gjithsesi.

P.sh. wouldn't it be nice nese nje pale mbathje pambuku jane thjesht nje pale mbathje pambuku dhe jo nje drame gjinore qe shtrihet ne shekuj dhe riperseritet si guri i Sizifit, sidomos ne caste/momente celebrimi/dedikimi si fjala vjen 8 marsi apo ditelindja?

E a do e bente kjo njeriun/femren detyrimisht te rendomte dhe per pasoje te merzitshme?

Nuk e di, po per momentin te pakten kete ndjesi kam; craving simplicity and absence of drama, dmth not wellcoming any overcomlication nation. smiley

i rezistova ktij artikulli prej 3 ditesh, thashe epo gjimnastike 10 minuta, spo e hap.

... por e lexova sot. well, sa shtypa 5 Star. c'te them tjeter. Ke dore te mbare. smiley

Finis, me pelqeu shume dhe e ndjeva veten pjese te atyre dilemave te tua. Sa e sa here, e kam menduar me vete se s'do ta ulja koken kurre si nena ime, me shpresen se do t'i shpetoja vuajtjeve qe ka kaluar ajo. Por nga ana tjeter, kjo "kryenecesi" me ka shpene drejt pervojash te tjeterllojshme, atje ku as nena ime s'me ndihmonte dot, sepse nuk e njihte ate cka kerkoja une.

smiley faleminderit

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).