Brenda harkut kohor të 48 orëve të fundit, Tirana zyrtare ka shprehur dy qëndrime të ndryshme sa i përket marrëdhënieve me qeverinë e Jemenit. Një ditë pasi ministri i Mbrojtjes, Arben Imami deklaroi në parlament se Shqipëria është aleate me regjimin autokrat të Ali Abdullah Salehit, ka reaguar edhe ministria e Punëve të Jashtme, e cila ka korrigjuar me urgjencë këtë qëndrim.

Në një reagim ekskluziv për “Gazeta Shqiptare”, MPJ-ja është shprehur se “Republika e Shqipërisë ka marrëdhënie diplomatike me Jemenin që prej 18 tetorit 1962. Niveli i marrëdhënieve gjatë këtyre viteve ka qenë mjaft i ulët për shkak të mungesës së stabilitetit politik në Jemen dhe në zonën përreth”. Korrigjim i është bërë edhe një tjetër deklarate të shprehur nga Imami sipas të cilit “qeveria e Jemenit, është një qeveri që po lufton kundër terrorizmit”. “Qeveria shqiptare, ashtu si edhe faktorët e rëndësishëm ndërkombëtare, kanë vlerësuar angazhimin e Jemenit në luftën kundër terrorizmit, sidomos në luftën kundër piraterisë në Afrikë”, - citojmë nga reagimi i MPJ-së.

Në fakt, më shumë se i nxituar, qëndrimi i Arben Imamit lidhur me këtë çështje mund të konsiderohet një gafë e rëndë për një ministër Mbrojtjeje të një vendi anëtar të NATO-s. Pasi krejt ndryshe nga sa pretendon Imami, qeveria e Jemenit nuk është duke luftuar aktualisht kundër terrorizmit. Por në fakt, duke dhunuar deri edhe vrarë protestuesit që po kërkojnë dorëheqjen e presidentit, Ali Abdullah Saleh, i cili qëndron në pushtet prej të paktën 30 vjetësh. Madje komentet për zhvillimet e brendshme në vendin më të varfër të botës arabe kanë zënë hapësirë edhe në reagimin e djeshëm që MPJ-ja dha ekskluzivisht për Gazetën. “Aktualisht ministria e Jashtme e Shqipërisë po ndjek me vëmendje zhvillimet politike në Jemen dhe shpreh besimin se populli i Jemenit do të gjejë rrugët e mundësitë për të adresuar të gjitha ato probleme të grumbulluara nga koha dhe do të gjejë rrugën drejt një zhvillimi të qëndrueshëm e demokratik”, - përfundon njoftimi i MPJ-së.

Ministri i Mbrojtjes, Arben Imami në seancën plenare të së enjtes deklaroi se qeveria e Jemenit është duke luftuar me terrorizmin dhe se sipas tij ajo është aleate me Shqipërinë. “Qeveria e Jemenit është një qeveri që lufton kundër terrorizmit. Është një qeveri e cila është aleate. Sigurisht që çështjet e demokracisë janë çështje që do zhvillohen edhe në Jemen sikurse kudo tjetër por kjo nuk pengon që të kryhen tregti të ligjshme me këto vende. Në 2009 është lidhur një kontratë, e cila nuk është realizuar”, - deklaroi Imami. Qëndrimi i tij erdhi si kundërpërgjigje ndaj shqetësimit të ngritur nga deputeti socialist, Erion Braçe, i cili referuar shkrimeve të botuara në “Gazeta Shqiptare” kërkoi sqarime. 

7 Komente

dhe ky eshte lajm? smiley Imami? JEMENI? MPJ? Kaq thate o bo per lajme ka lagja jone?

smiley

di njeri c'behet me met delvinen? te pakten a eshte gjalle?

 Jemeni ka bere pauze. Po pret sheshimin e mosmareveshjeve te ministrive tona pa do procedoje me tej.

smiley smiley smiley  there goes my sleep for tonite. lmao. Jemensit po presin Imamin qe te reflektoje/rekordoje me qendrimin zyrtar te MPJ. une shoh nje krize ne progres, te shkretit Jemenas. hahahaha

 

Jemeni ka bere pauze! lol

[ une si di krejt rregllat e peshkut,

a m'lejohet me i fut ni allahu akbar pas ksaj?]

Imami ne seancen e ndezur parlamentare u shpreh se Jemeni eshte nje vend qe lufton terrorizmin dhe jo qe qeveria e Jemenit aktualisht po lufton terrorizmin. Deformime te tilla te dukshme, jane bere tejet te shpeshta dhe nuk shprehin me shume se standartin e ulet me te cilin punohet ne shtyp dhe standartin e ulet qe i koncepton media lexuesit e saj

Boisa faleminderit per qartesimin, kjo qe thua ti ndodh shpesh. Lajmet behen lemsh. Po ashtu ke prekur nje dukuri "luften ndaj terrorizmit" [sic tha Imami] qe qeveri/sundues te ketij tipi e kane perdorur per interesat e veta. Kadafi thote kete, Mubaraku po ashtu-per 30 vjet- e kushdo qe do ta mbaje karrigen e ngrohte ne ate rajon.

 

Jam jam dakort me ty, standartet e shtypit duhen ngritur.

mua me pelqeu kjo:

Në një reagim ekskluziv për “Gazeta Shqiptare”, MPJ-ja është shprehur se “Republika e Shqipërisë ka marrëdhënie diplomatike me Jemenin që prej 18 tetorit 1962. Niveli i marrëdhënieve gjatë këtyre viteve ka qenë mjaft i ulët për shkak të mungesës së stabilitetit politik në Jemen dhe në zonën përreth”.

ndersa stabiliteti politik ne Shqiperi, ka qene gjithmone ne nivel te shkelqyer...smiley

 Te gjitha vendet keshtu thone, qe; luftojme terrorizmin. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).