20110306041423_fotoart.jpg (250×164)Bota online po zjen prej shqetësimit se facebook-u është duke planifikuar t’u japë të tretëve mundësinë për të hedhur një sy në të dhënat private të përdoruesve të këtij rrjeti social. Për çfarë të dhënash bëhet fjalë? Po ja, numri i telefonit, fjala vjen; ose adresa e shtëpisë së banimit. Një pjesë e përdoruesve të facebook-ut janë të skandalizuar prej idesë, se kjo kompani ka çuar në mendje të bëjë lekë nëpërmjet të dhënave të tyre personale. Ndoshta këta njerëz janë aq syleshë, sa besojnë ende tek Gishtoja i përrallave; apo ndoshta janë nga ata që, po t’u thuash se fjala ‘sylesh’ nuk egziston në fjalor, ata e mbajnë frymën tek fjalori për të parë se mos kjo është e vërtetë. 

Çështja është shumë e thjeshtë: facebook-u është një sipërmarrje private, dhe qëllimi i atyre që e drejtojnë këtë sipërmarrje është të bëjnë lekë. Dhe ata bëjnë lekë nëpërmjet reklamës, apo nëpërmjet shitjes së mallrave e shërbimeve virtuale. Sa më shumë “xhevahire” të nxjerrin prej të dhënave tuaja personale, aq më shumë gjasa ka që ata të rrisin të ardhurat e tyre. Facebook-u u krijon mundësinë miliona njerëzve të shfrytëzojnë një platformë të tyren të shkëmbimit të fotove, lajmeve, link-eve, materialeve video, etj, etj dhe këtë e bën gratis. Por facebook-u vetë nuk është një ndërmarrje bamirësie; është business. 

Një pjesë njerëzish kanë hapur llogari facebook-u për qëllime biznesi e për aktivitete të natyrës profesionale. Por shumica e përdorin facebook-un për arsye të natyrës intime e sociale, për të qëndruar në kontakt me familjen, me miq, shokë, njerëz, me të cilët kurrë nuk janë takuar, etj, etj. Në këto rrethana, nëse ju keni shumë për zemër ca të dhëna tuajat personale, e nuk doni t’i ndani me këdo, atëherë mos “i lëshoni” ato të dhëna online; përndryshe, mbani parasysh se çdo gjë që e hidhni online, mund të bjerë në dorë të kujtdo. Nëse nuk doni fare që t’ju dalë në shesh qoftë dhe një e dhënë personale, atëherë mos vendosni asnjë të dhënë në profilin tuaj të facebook-ut. Nëse nuk doni që ndokush të shohë një video tuajën, teksa jeni cullak e jeni duke bërë breakdancing në një lulishte, atëherë pse dreqin u dashka që ta hidhni online? Thjesht mos e bëni këtë gjë! E nëse e bëni, kalleni mirë në kokë, se që nga ai moment, materiali video ëhstë potencialisht në dorë të të gjithë banorëve të botës online. 

Po si është puna me ato që quhen ‘privacy settings’? Hm, është përgjegjësia juaj; vetëm e juaja; e askujt tjetër. Ata të facebook-ut duan që ju të jepni sa më shumë të dhëna që të jetë e mundur, sepse kështu ata rrisin mundësitë që të bëjnë lekë më shumë për vete. Ka shumë përdorues që s’e kanë hiç mendjen tek këto ‘privacy settings’, dhe ata “shpëtojnë” pikërisht prej kësaj shkujdesjeje apo këtij mosveprimi, pasi një setting që lihet pas dore është një zgjedhje e parealizuar. Sa herë që shtoni aplikime, ju jeni duke e autorizuar programin që të pranojë të dhëna tuajat; prandaj, nëse doni të jeni të kujdesshëm, shmangni në maksimum aplikimet. 

Jeni ju përgjegjës për informacionin që postoni mbi vetveten, për miqtë e facebook-ut, me të cilët link-oheni, për privacy-në që keni zgjedhur, e për aplikimet që përdorni. Mund ta kufizoni ekspozimin tuaj vetëm duke mos upload-uar gjëra, të cilat ju nuk do donit që t’i shihnin të tjerët, duke bërë friends-a vetëm njerëz që ju i njihni, duke u siguruar mbi të ashtuquajturat “privacy settings”, e duke shmangur në maksimun aplikime, në të cilat kërkohen të dhënat tuaja personale. 

Nëse nuk bëni sa më sipër, do t’ju duhet një punë e madhe për të bindur veten, se një sipërmarrje private që egziston vetëm për të bërë lekë mbi bazën e të dhënave tuaja personale, do t’i ketë merak këto të dhëna. E besoni që ka biznese të tilla? Për ata që e besojnë, po bëj pyetjen: ju kujtohet se çfarë gjetët kur kërkuat në google kuptimin e fjalës “sylesh”? Ah, nuk e keni kërkuar akoma në fjalor? Po bëjeni, ç’prisni? Hajt, shpejt! 

Marrë nga ResPublica

Për artikullin në anglisht kliko: You are responsible for your own (FaceBook) privacy

15 Komente

Mire e ke .duhet te jemi te kujdesshem ,qe nga pranimi i fiendsave,te dhenat qe hedhim ..etj ..mos te jemi shume te hapur ..............

ka shume te drejte.....

madje ndodh rendom edhe nje fenomen tjeter qesharak...kur kam ndonje friend requests, dhe une e bej add, ata nuk flasin, madje kur i pyes se per c`qellim me bere request nuk pergjigjen....nuk i kuptoj disa tipa qe rrine kot aty te profili personal i tjetrit....mire qe kemi kete DELETE ne dore..

Epo se c'ndjej nje shtytje te pashpjegueshme qe te hap nje llogari fejsbuku tani... te pakten vetem sa per te qene i kujdesshem njecike. houuuuu, hou hou... paska qene me e forte sesa mendoja. ika ta hap. smiley

 E hape smiley?

hapa l*shte! smiley

A mos eshte koha qe t'i korrigjohet titulli kesaj teme? Me vret syte ajo "Doni ta ruani privacy- (në fb)?..."

 Nuk kam fb fare,keshtu qe nuk me intereson.

ja ktu gabojne shume njerez.

ti me tenden je ne rregull, mund te mos kesh facebook fare, por kjo seshte domosdoshmerisht e verteta.

Duke filluar qe nga fakti qe dikush tjeter mund ta hape me emrin tend.

Duke vijuar me faktin qe ti vertet mund mos kesh FB por qe te tjere te nxjerrin aty info te tuat, foto ku ti ke dale , te komentohesh etj etj

Pranej e urrej konceptin e sigurse se FB.

Nji nga rastet me skandaloze ishte kur nje cun kish hap FB me emrin e ish gruas se vet, e cila e kish braktisur, kish upload-ur gjithe fotot e tyre si cift ngado qe kishin bredhur, pastaj kish vijuar duke e share, duke thene te 99-at per at femren. Dhe kish ftu gjithe bashkeqyetetaret e vet apo njerez qe i  njihnin te dy , dhe pastaj vijonte nje orgji kolektive sharjesh, ofendimesh, dhe gjykimesh mbi at femren.

Se kuptoj.

Nese ju intereson privacy mos hapni Fb. FB eshte antiprivacy, eshte forma me ekstreme e publikut.

Po ashtu edhe ato friend request kane edhe ignore, s'ka detyrim me i bo accept.

Po pra. Eshte si me than "Mos dil ne rruge se te shohin"

Ky artikulli me duket kot. Cdo njeri qe ka aq kapacitetet sa me e kuptu privatesine e FB dhe me ja ndryshu settings atje e di mire se c'luhet me keto lloj faqesh, e i merr mire masat ose te pakten i merr parasysh pasojat.

Tani e bete gogol kte punen e Facebook. C'do person eshte i ndergjegjshem per te dhenat e tij personale dhe kjo nuk fillon dhe mbaron tek Facebook. Perkundrazi Facebook eshte vetem maja e ajsbergut. Gjurmet lihen ne c'do vend ku prezenca jote eshte egzistente.
C'ndodh me siguracionin tuaj privat? Pse ato nuk kan konceptin e bussines, biles kan informacione me te detajuare rreth nesh.
C'nodh me Google, Yahoo, Amazon, Ebay, Youtube, Skype, Msn, blogjet e ndryshme perfshrire dhe kete ketu smiley ?
C'nodh me telefonin mobil tuajin, me Smartphone, me Blackberryn, me iPhone?
C'nodh me navigatorin tuaj ne makine, me ToomToom-in?
C'nodh me kompanine ku ju punoni?

Te gjith keto pak shembuj qe i listova ketu, ka jashtezakonisht me shume, kan si qellim kryesor perfitimin e tyre ose sic e thot artikulli "bussines".

Koncepti i privacy ka ndryshuar jashtezakonisht shume kto vitet e fundit, ky eshte fakt. Por natyrisht lind pyetja, ne eshte i drejte ky ndryshim? Ku eshte kufiri i fundit ndermjet privacy dhe kontrollit total? Kur do vij ajo dite qe ne ose femijet tane te ken cipin e implantuar ne trup, se deri atehere kemi pashaportat biometrike ose kartat e identitetit smiley ?

Personalisht skam as FB, as pashaporte biometrike, as karte identiteti. Por jam mese i bindur qe edhe un i kam ditet e numuruara.

oj te ruajtur qe i baj smiley

Ju lutem shumë kur ta bëni kujdesin, mbyllni derën dhe hapni dritaren, ose të paktën fikni një qiri se na çmendët.

 Mjafton qe pervec emrit, te mos vesh te dhenat dhe te klikosh te opsioni qe e ben te pagjindshem ne google e motore te tjere kerkimi.

S'e marr vesh kete friken e njerezve nga privatesia, kur e kane ne dore nese duan ta shenojne apo jo ditelindjen, vendndodhjen, shkollen, vendin e punes. Une kam vene vetem emrin, dhe aq me mjafton, sepse me sherben thjesht te kontaktuar me lehtesisht me njerez qe s'i kam aq te afert sa per t'i pasur ne celular apo e-mail. Pse duhet te shenoj gjera te tjera e pastaj te trembem per privatesine? 

 

..une mund te kem qene nga te paret qe kam hap fb, dhe me thene te drejten me ka pelqy shume, pasi kam kontaktu shoqni edh te harrume, qe sbsesoja se mund ti gjeja ....njerezit jane perhapur aq shume neper bote sa eshte veshtire ti gjesh...

po flas per njerez te thjeshte hapja e fb ska ndonje gje te keqe fare...pervec se te mire...per ata qe jane vip mund te kene probleme me privacine....

une nuk mundem te fshij adresen mail te facebuku. u mundova ta zevendesoja me nje fallco, po prape hic. me jepet mundesia vetem per te shtuar adrese tjeter, por jo te fshij ose te nderroj ate qe kam vene ne fillim.

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).