Një fshat me rreth 2 mijë banorë, me rreth 50 hoxhallarë dhe dy xhami që predikojnë dy lloje të ndryshme islami, u vendos në qendër të vëmendjes së “Shqipëria Tjetër”, reportazhi i transmetuar në edicionin e lajmeve të orës 19:30.

Fenomeni është unik për nga lloji i tij në vendin tonë. Si shumë fshatra të tjerë shqiptarë, edhe Dragostunja përballet me një mjerim të tejskajshëm, të cilin njerëzit përpiqen t’a kalojnë, vetëm falë ushqimit të shpirtit.

Nga rruga nacionale, Dragostunja dallohet me vështirësi për shkak të pozicionit thuajse të fshehur, përgjatë një lugine mes maleve të Librazhdit.

Në qendër të fshatit duket minarja e xhamisë së vjetër. Këtu nisi konflikti, nga njëri krah, besimtarët ndjekës të rrymës tradicionale të njohur nga komuniteti musliman shqiptar e nga krahu tjetër, një grup të rinjsh të rikthyer në fshat pas studimeve të financuara nga shoqata private në vendet e Gjirit Persik e Afrikë.

Ndasia dallohet edhe me sy të lirë, pasi radikalet mbajnë mjekër të gjatë, ndërsa tradicionalet jo, ashtu si gratë, ku disa janë të mbuluara me ferexhe e perçe, ndryshe nga pjesa tjeter.

Hoxha i xhamisë së vjetër, Faik Gurra, tregon pa ndrojtje ndryshimin e madh mes dy grupeve të besimtarëve.

”Këta të rinjtë përshëndeten duke thënë Selam Alekum dhe janë shumë agresivë në çdo pikë”, thotë Gurra.

Çarjes që ka hyrë në çdo shtëpi të fshatit nuk i ka shpëtuar as vetë hoxha Faik Gurra, vëllai i të cilit zgjodhi të ndiqte rrymën fetare të të rinjve.

Zydi Gurra jeton vetëm pak metra nga xhamia që drejtohet nga vëllai i tij, me të cilin nuk flet që prej kohës kur zgjodhi të shkonte në xhaminë tjetër.

Zydiu nuk pranon të na takojë e aq më pak të flasë, ashtu si pjesa dërrmuese e besimtarëve të xhamisë së re. Vetëm njëri prej tyre nuk heziton të thotë pak fjalë.

”Përsa i përket ndarjeve, më shumë i zmadhojnë njerëzit, se sa ekzistojnë me të vërtetë”, thotë Shpëtim Bajrami, i cili është një ndjekës i rrymës së xhamisë së re.

Në xhaminë e re të ngritur në një rrëpirë mes pyjeve të dushkut, nuk gjejmë askënd. Shumica e besimtarëve janë larguar pasi kanë mësuar për mbërritjen tonë.

Kjo godinë është ndërtuar këtu në mënyrë të shpejtë dhe pa asnjë leje, qoftë ndërtimore, qoftë nga komuniteti musliman. Më e çuditshme, nuk dihet as burimi financiar me të cilin ajo është ngritur.

Banorë, shumica nën zë, tregojnë se besimtarët e xhamisë së re, në kohën e rekrutimit, i përkisnin familjeve më të varfëra të fshatit, ndaj u bënë pre e lehtë për shoqatat e ndryshme e të panjohura islamike.

Këto shoqata nuk dihet se nga erdhen, por ato më pas i tërhoqën të rinjtë për kurse dhe shkollime tërësisht private, në vende si Arabia Saudite, Siria, Sudani, Jordania, Katari e Kuvajti.

Gjithçka është kryer pa miratimin dhe duke tejkaluar Komunitetin Musliman Shqiptar.

”Këta na thonë se duhet të përshtatemi me këto të rejat, se besimi ynë është vjetëruar, por ne ndihemi më mirë nga të vjetrat”, thotë një banor i Dragostunjës.

Siç na thonë në fshat, islamikët radikalë ndjekin tradita të tjera, jo vetëm përsa i përket lutjeve në xhami, por edhe në jetesën e përditshme. Ata nuk marrin pjesë në dasma dhe morte jashtë grupit të tyre.

Rryma që ndjekin nuk lejon muzikën, orkestrën apo këngën në dasma e festa. Si në hidhërime dhe në gezime, gratë e burrat qëndrojne veç e veç, gratë duhet të jenë të mbuluara me perçe dhe ferexhe.

Besimtarët më ekstreme thonë se femrën islame nuk duhet t’a preke e t’a shohë as drita e diellit. Lejohen martesat brenda të njejtit trung, edhe me kushërirën e parë, në shumë raste në shtepi nuk lejohet as televizori. Tradita këto shumë të largëta për muslimanet tradicionale shqiptarë.

Edhe pse përpiqemi të kontaktojme me hoxhën e xhamisë së re është e kotë. Dy herë që e kërkojmë në shtëpi, nëna e tij ngre supet për vendodhjen, të paktën kështu na thotë.

Askush nuk di të thotë përse fondacionet misterioze përzgjodhën të rinjtë e Dragostunjës. Dikush e lidh me traditën e hershme e të lidhur fort me islamin në këtë zonë që i ka bërë banorët të agjërojne fshehurazi edhe në kohën e diktaturës.

Të tjerë e justifikojnë me etjen e këtyre të rinjve për dije. Të tjerë thonë se ata thjesht tërhoqën njeri-tjetrin. Gjithçka mbetet në trajtën e fjalëve, sepse vetë besimtarët e xhamisë së re, nuk pranojnë të flasin për këtë gjë as në biseda private.

Dragostunja është vetëm një fshat i vogël që jeton mes dy xhamive, por që paralajmëron për atë që mund të ndodhë nëse Shqipëria do të vazhdojë të jetë një han me dy porta, ku do te hyjnë e do të dalin shoqata e fondacione private fetare, ilegale a gjysëm ilegale, të cilat shfrytëzojne varfërinë dhe mungesën e informacionit të banorëve, për t’u imponuar një mënyre tjetër jetese, shpesh herë edhe të rrezikshme.

Kjo është Dragostunja, e cila jeton mes realitetit tolerant shqiptar dhe një realiteti tjetër, të largët e kaq të panjohur.
 

7 Komente

 ca te thuash?????

"Të tjerë e justifikojnë me etjen e këtyre të rinjve për dije. " ehe..

Mos befshin dem, pa jeten e veten ta ngrysin si te duan.

Tironso,

a egzisto akoma ajo piceria ke cepi i Hoxha T. me Vllazen Huta? Perball berberanes?

A ke gjet noihere noi qime ne pice? smiley

  Bindeni kur une them se nuk ka besimtare tek neve ? Nuk ka dy lloje Islami, por kemi dy e me shume soje robesh. Une i kam shkelur tegjitha vendet arabe. Te tillet, me kete fare feje "Islami" jane shume pake.Ka disa por jane vetem ushtare te ideve  te rrejshme apo ndjekes te riteve, qe  i kane marre shabllon nga jeta e beduineve.Nuk jane as radiklae se jane kot se koti.Te tillet, te rinj por  gjithe mjeker,  ne fakt  u ngjajne eremiteve.Nuk i mba shoqeria jone ne thelb ateiste.Mos u shqetesoni nga nje Xhami ..ndertuar ne nje perrua te Dragoshtunjes qofte me leje qofte pa leje, por  veni mendjen si mund te ndertoje ... nje  qender kulture, Ministri yne i Kultures, ne mes te fshatit me  2000 banore te... Dragoshperbere 

çfar s'po na ndigjojne veshet, allah-allah, lloj-lloj hajvanesh mbaka ajo toke.  

Cudi e madhe, shqiptari stimulohet shume shpejt ,si ne fe poashtu edhe ne ide.

Duhet te organizohet sporti,kultura e aktivitete tjera.

I kam shkelur vete ato vende prandaj shkrimin ne fjale me duket sikur kerkon te krijoje "scoop" mediatik sesa te trajtoje nje problem real. Ceshtja Dragostunja eshte e stertrajtuar nga shtypi dhe media ne pergjithesi qe nga viti 1998 kur edhe filloi operacioni " Fshesa" per debimin e shoqatave arabe nga Shqiperia mbase per te konkretizuar efektin negativ qe keto shoqata kishin shkaktuar ne shoqerine tone. Duhet te dime diçka; keto shoqata kane hyre ne territorin e Republikes se Shqiperise ne menyre mese te ligjshme madje me bekimin e SH.B.A-ve fill pas 1990-es. Keto shoqata permbanin gjeresisht ne strukturat e tyre veterane te Luftes Afgano(amerikono)-Sovietike dhe si shperblim per thyerjen e Sovieteve Amerika i la ekskluzivitetin e perhapjes se Islamit ne vendet e Evropes Lindore pasi ne ate kohe ndryshe nga sot ata nuk etiketoheshin si terroriste e talibane por... Luftetare te Lirise( The Freedom Fighters). Boshlleku institucional fetar dhe laik qe kishte Shqiperia pas dekadave diktature nuk mund te sillej ndryshe ndaj ketij imponimi. Une mendoj se Dragostunja eshte viktima dhe jo shkaku. Di te them nje gje se me aq sa i njoh dragostunjasit jane besimtare te sinqerte dhe e kane treguar heroizmin e tyre edhe ne koherat e koleres prandaj spekullimet qe ben shkrimi me varferine ekonomike dhe joshjen nga petrodollaret per mua nuk qendron.

Problemi Dragostunja nese do ta etiketonim si te tille mund te sheshohet vetem me kalimin e kohes dhe me vullnetin e paleve, por ne asnje menyre me reportazhe dashakeqe gazetarucesh. 

Shqiptari stimulohet shume shpejt per fe dhe per ide !

Ja edhe nje fundamentalist islamik - i vrau dy amerikane.Do te kishim deshiruar qe motivi nuk ka qene fetar,por sidoqete jete shqiptari me demtue amerikanet  eshte e pakapshme ,nje gje qe sia deshiron edhe armikut.

Me vra amerikan   , shpetimtaret e kosoves  -   kete smund ta paramendoj.

Tani hajt se po thomi , paj ska mal pa thi - por po del se neve, jemi te gjithe thi.Para disa viteve nje gje e tille ndodhi nga disa dibrane ne Amerike.

Duhet ta edukojme rinine dhe popullin , se ke e ka armik e ke e ka mik.Vecanerisht kosovaret duhet tua kene meshiren dhe hatrin amerikaneve,anglezeve sepse ata e cliruan  dhe e bene Kosoven , i kemi pa me sy,kur Klintoni,Bleri ,Klarku, dhe ai plaku qe ia kam harue emrin vizituan Kosoven - a ju kujtohet si i perqafojshin  dhe vetem se si shtijshin ne gji.E si eshte e mundur  nje i ri  kosovare  deshiron ta elimonoj dhe vrase amerikanin-kur ky ia shpetoi nga vdekja prinderit,farefisin dhe me ne fund ia beri edhe Kosoven.
Ku eshte problemi ketu,dhe jo vetem kosovaret por neve, po e perseris neve ,shqiptaret po dalim si djajt e evropes  dhe po i sulmojme amerikanet anglezet dhe te gjithe evropen perendimore.A ka dikush pergjegjesi per kete.?a duhet te sherohet kjo plage?

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).