Faik Myrtaj, nga fshati Cakran i Fierit, i cili humbi jetën në demonstratën e dhunshme të 21 janarit, nuk është qëlluar nga efektivët e Gardës së Republikës. Një fakt i tillë vërtetohet shkencërisht nga akti i ekspertimit balistik të armëve të sekuestruara në Gardën e Republikës, çka duket se ka vënë në vështirësi organin e akuzës për të drejtuar “sytë” nga ndonjë strukturë tjetër. Akti i ekspertimit i është vënë në dispozicion gjykatës së Tiranës, e cila caktoi dhe masën e sigurisë “arrest me burg” me afat 30 ditë, për tre gardistët, Mark Nikolli, Gazmend Ahmetaj dhe Sadik Çela. “Predha e gjendur në trupin e viktimës Faik Myrtaj nuk rezulton të jetë qitur nga armët e përdorura nga efektivi i Gardës”, - thuhet në vendimin e gjykatës për personin nën hetim, gardistin Sadik Çela. Në të njëjtin vendim thuhet gjithashtu se efektivi i Gardës ka qëlluar në drejtim të demonstruesve, madje me intensitet të lartë. Sot tre gardistët, Nikolli, Ahmetaj dhe Çela, do mbërrijnë në gjykatën e Apelit për të mësuar për fatin e tyre.

Ngjarja
Më datën 21.01.2011 në intervalin kohor midis orës 13:30 deri në orën 17:00 në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” Tiranë, para pranë ndërtesës së Kryeministrisë ishte njoftuar zhvillimi i një demonstrimi. Gjatë këtij grumbullimi njerëzish, persona të ndryshëm kanë qëlluar me sende të forta në drejtim të forcave, që përgjigjen për ruajtjen dhe sigurinë publike si dhe ndërtesës së Kryeministrisë. Pas përshkallëzimit të dhunës si dhe hapjes së portës së gardhit rrethues të godinës së Kryeministrisë nga efektivat që kishin marrë nën mbikëqyrje këtë objekt është paralajmëruar me megafon dhe më pas janë përdorur armët e zjarrit. Nga kryerja e veprimeve të para hetimore është provuar se kanë gjetur vdekjen Ziver Veizi, Hekuran Deda, si dhe Faik Myrtaj. Kurse Aleks Nika ka vdekur pas disa ditësh si pasojë e goditjes me armë zjarri. Kanë pësuar dëmtime të ndryshme të shkaktuara me armë zjarri gjashtë shtetas, rezultojnë të jenë dëmtuar me mjete të ndryshme edhe 36 punonjës policie dhe 25 pjesëmarrës në demonstratë… Janë dëmtuar me mjete të forta një numër i madh i efektivave të Gardës së Republikës….

Më datë 21.01.2011 është bërë këqyrja e viktimave ku janë gjetur në trupin e Ziver Veizit dhe Faik Myrtaj respektivisht nga një predhë metalike e kalibrit 9mm.

Pretendimet e akuzës
Nga këqyrja e vendit të ngjarjes janë evidentuar gëzhojat që janë gjetur pikërisht në vendin ku kanë qenë shtetasit, Sadik Çelaj, Gazmend Ahmetaj, Mark Nikolli dhe Agim Llupo. Nga filmimet e bëra nga televizionet rezulton se viktimat në momentin që janë qëlluar kanë qenë jashtë objektit (jashtë kangjellave pas objektit rrethues). Ziver Veizi ka qenë në trotuar dhe nuk ka kryer asnjë veprim ose akt dhune.

Viktima Hekuran Deda ka qenë së bashku me deklaruesit Fatos Mahmutaj dhe Hysni Peposhi pranë një pishe të hipur në dy tavolina. Viktima Faik Myrtaj ka qenë në bulevard në afërsi të dy kullave Binjake, aty afër ka qenë edhe viktima tjetër Aleks Nika….

Nga këqyrja e pjesë së gardhit të Kryeministrisë rezulton se në gardhin metalik ka shumë shenja nga predhat në distancë të ulët nga toka, të cilat tregojnë se nga ana e grupit të drejtuar nga ana e personit nën hetim, Agron Malaj (u lirua) është qëlluar me armë në drejtim të turmës. Shenja predhash në distancë të ulët nga toka janë fiksuar edhe të porta e jashtë nr. 1 e Kryeministrisë. Shenja predhe janë fiksuar edhe te vendroja afër derës dhe tek porta e vogël pranë kësaj dere, ku rezulton se është qëlluar me armë në drejtim të turmës.

Shenja predhash janë fiksuar edhe tek një tabelë në krah të gjykatës Kushtetuese. Në një pemë afër gjykatës Kushtetuese është gjetur edhe një predha, e kalibrit 9 mm dhe është dërguar për ekzaminim. Tre predha të tjera kalibër 9 mm janë gjetur edhe tek selia e UNHCR-së, e cila ndodhet në fund të rrugës dhe me pamje ballore nga porta nr. 1 në një distancë rreth 70 metra larg. Të gjitha predhat e gjetura janë në distancë relativisht të ulët nga toka, për shkak të pjerrësisë së vendit, nga ku ndodhet objekti, referuar portës nr.1, disniveli është i konsiderueshëm, çka tregon se është qëlluar në drejtim të demonstruesve, madje me intensitet të lartë.

Akt-ekspertimet
Rezulton se janë kryer eksperimentimet balistike duke u ekzaminuar të gjitha armët e përdorura nga Garda dhe aktualisht janë nxjerrë konkluzionet e ekspertëve në lidhje me gëzhojat, si dhe dy predhat që janë marrë në trupin e dy viktimave Ziver Veizi dhe Faik Myrtaj. Sipas aktit të ekspertimit balistik nr. 10 22 konkludohet se nga 131 gëzhoja, 117 copë janë citur prej 6 armëve të sekuestruara në Gardë, ndërsa 14 gëzhoja nuk janë citur nga 51 automatikët 9 mm të cilat janë bllokuar nga Garda e Republikës. Personi nën hetim Sadik Çela ka pasur armën me nr. 005 73 83 dhe sipas këtij akti janë citur 10 gëzhoja të kalibrit 9 mm. Nisur nga specifika e zhvillimit të ngjarjes konkrete gjykata çmon se elementi kryesor, që mund të çojë në krijimin e një dyshimi të bazuar në prova për individualizimin e përgjegjësisë penale në lidhje me pasojën e ardhur të vdekjes së katër personave, është ekzaminimi i të gjitha predhave që janë gjetur në trupat e tre viktimave, Ziver Veizi, Faik Myrtaj dhe Aleks Nika. Deri në këtë fazë të hetimit rezulton se janë ekzaminuar dy prej tre predhave të gjendura në trupat e viktimave, konkretisht predhat e gjendura te viktimat Veizi dhe Myrtaj. Sipas aktit të ekspertimit tekniko-kimik të armëve e balistik të predhave me nr. 975 datë 07.02 2011, është arritur në konkluzionin se “...predha e gjetur te viktima Ziver Veizi është qitur nga arma automatike me nr në shul 244 dhe nr të gërvishtur në pjesën palstike 244”. Kjo armë është përdorur nga personi nën hetim Agim Llupo me detyrë shef i shtabit të njësisë speciale të Gardës së Republikës.
...Sipas aktit të ekspertimit tekniko-kimik të armëve e balistike të predhave me nr. 975 datë 07.02 2011, është arritur në konkluzionin se “predha e gjendur në trupin e viktimës Faik Myrtaj nuk rezulton të jetë qitur nga armët e përdorura nga efektivi i Gardës”.

Deri në këtë fazë hetimi nuk rezulton të jetë kryer ekspertimi balistik i predhës që është gjendur në trupin e viktimës, Aleks Nika. Kryerja e ekspertimit balistik të kësaj predhe do të përcaktonte në mënyrë shkencore dhe të pakontestueshme nëse kjo predhë është qitur nga ndonjëra prej armëve të përdorura nga efektivi i Gardës përfshi edhe personin nën hetim, Sadik Çela. Prokurori pretendon se nga këqyrja e pjesës së gardhit të Kryeministrisë, rezulton se gardhi metalik ka shumë shenja predhash në distancë të ulët nga toka, e cila tregon se nga ana e punonjësve të Gardës dhe personit nën hetim Sadik Çela është qëlluar me armë në drejtim të turmës.

5 Komente

 Plumbi qe shoi Myrtajn erdhi nga qielli, e leshoji shpirti i shenjte me aprovimin e vet zotit qe ka qene i nxehur keto kohe me keto larot shqiptare, o rrutullua nja dy tre here mbi bulevard pastaj tha 'ti bie kujt ti bie kokes time mos ti bie' ene re mba Faikun e shkrete. E gjeta me duket.

cfare lloj lajmi idiot i reklamuar nga nje gazete qe eshte kunder regjimit. Titull bombastik por ne fakt asnje lajm sesi ta interpetosh kete palo lajm qe duket sikur tallet me ndjeshmerine e rritur te shqiptareve.

Shikoni kete lajmin tjeter po nga i njejti burim:::

`""Prokuroria e Tiranës po përgatit ankimimin në Gjykatën e Lartë kundër lirimit të tre gardistëve të akuzuar për ngjarjen e 21 janarit. """

Shikoni se cdo te ndodhe, --- prokuroria po ju tregon (vecanerisht Amerikaneve) se sdo ler gur pa levizur e do ti shkojne deri ne fund ketij hetimi. Gjykata e larte per te lare duart dhe per te na treguar sesa te pamvarur e te paster jane do te kthejne denimin me paraburgim per keta te tre gardiste e Bishes, qe ne fakt eshte nje ledhatim per keta kriminel te paguar nga populli qe ata trajnohen te vrasin (me urdherat e Bishes). Me pas ceshtje do te terhiqet e zvarritet deri ne kufijte e durimit dhe pastaj ceshtja do te bjere sme te njejtin argumentim qe kane perdorur ne apel se gjoja nuk kane fakte te provuara dhe se ata te katert nese si ka vrare Rama me stilolaps ka shume mundesi kene bere Harakiri vete. Shpetimi i ketyre maskarenjve padyshim do te ishte fitorja e Bishes ne zgjedhje pasi keshtu me hir apo me pahir kjo ceshtje do te harrojej.

Pastaj si nuk ngrihet dikush dhe nuk proteston ndaj krimineleve te tjere qe Bisha ka mbledhur ne Garden e tij personale, qe shkojne dhe bejne presion ne gjykata - si ka mundesi qe opozita jone e mjere nuk eshte ne gjendje te reagoje fortesisht ndaj skandalesh te tilla dhe te lejoj kthimin ne "normalitetin Bishian" - pasi jam i sigurt qe ne kodin e ushtarakut nuk lehojet grumbullimi i ketyre qafireve nda ambiente te tilla dhe jashte funksionit te tyre. Po prokuroria perse nuk ngre padi ndaj te ketyre nderhyrjeve te turpshme te milicise se Bishes ndaj institucioneve. Per fat te keq ne paguajme (me hir e me pahir) per kete milici private te Bishes se vicidolit.

Shikoni Arturo Uin o popull dhe do te shikoni ngjeshmerite dhe tamam fytyren bufone te Bishes dhe kermave qe e rrethojne.

 

mire mire, prisni dhe pak, se do dalim te çadrat dhe stilolapsat. duroni....smiley

toni; ".... Pastaj si nuk ngrihet dikush dhe nuk proteston ndaj krimineleve te tjere qe Bisha ka mbledhur ne Garden e tij personale, qe shkojne dhe bejne presion ne gjykata - si ka mundesi qe opozita jone e mjere nuk eshte ne gjendje te reagoje fortesisht ndaj skandalesh te tilla dhe te lejoj kthimin ne "normalitetin Bishian" - pasi jam i sigurt qe ne kodin e ushtarakut nuk lehojet grumbullimi i ketyre qafireve nda ambiente te tilla dhe jashte funksionit te tyre. Po prokuroria perse nuk ngre padi ndaj te ketyre nderhyrjeve te turpshme te milicise se Bishes ndaj institucioneve. Per fat te keq ne paguajme (me hir e me pahir) per kete milici private te Bishes se vicidolit... "

 

 Ndoshta, vete Prokuroria ka frike nga pushteti, gje qe tregon shkallen/graden e demokracise ne Shqiperi.  

Nje korrigjim per TITULLIN e ketij postimi.

FAIK MYRTAJ NUK U VRA NGA ARMET QE GARDA DORZOI NE PROKURORI 10 DITE PAS KRIMIT.

Ky do te ishte titulli me i pershtatshem...

Te tjerat jane garnitura

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).