Flluska e superfuqisë energjitike

Në vitin 2007 kur reklamoi projektin e saj për ta shndërruar Shqipërinë në fuqi energjetike, qeveria paralelisht me konçesionet në HEC-e nisi edhe një fushatë për ndërtimin e parqeve eolike, që do të prodhonin energji me erë si burim alternativ.

Në dy vitet pasuese u liçencuan një sërë parqesh, kryesisht në jug të vendit, afër zonave turistike, kapacitet maksimal i të cilave arrinte në 1350 mega ose përafërsisht sa fuqia aktuale energjetike e vendit.

Për here të pare ERE liçencoi gjithashtu edhe një central që do të prodhonte energji me biomasë në zonën e Lezhës.

Projektet kishin nga pas premtime për investime deri në 3 miliardë euro dhe sipas planit, do fillonin të ndërtoheshin në vitin 2010.

Sipas të dhënave zyrtare, qeveria ka liçencuar përkatësisht 1350 mega fuqi për parqet me erë, 1400 për hidrocentrale të vogla dhe të mesme dhe 237 për centralet me biomasë.

Në total këto projekte do të rrisnin me mbi dy herë prodhimin e energjisë në vend, duke dhënë shtesë edhe rreth 5 miliardë kilovatorë të tjera.

Por cila është gjendja? Sërish Top Channel i referohet të dhënave zyrtare të raportit të ERE-s janë ndërtuar deri tani, 0 mega për parqet me erë, 16 mega hidrocentrale të vogla ose 1.14 përqind e totalit të konçesionuar dhe 0 për centralin me biomasë.

Si rezultat nga nga miliardat e kiloavtorëve që duhej të hynin në prodhim kanë hyrë vetëm 50 milionë kilovatorë që prodhohen nga 5 HEC-e të vogla private. Më pak se 1 përqind.

Por më shumë se tejkalim pa fund afatesh, problemi më i madh me projektet energjetike, qoftë kjo erë, biomasën dhe për pjesën dërrmuese të HEC-eve të vogla është se ato nuk po fillojnë të ndërtohen.

Ngërçi i zgjatur ka shumë pasoja njëherësh. Veç humbjeve prej qindra milionë eurosh në vit, siguria e furnizimit me energji të vendit është në nivelet minimale, siç e thekson edhe vetë ERE në raport.

Shqipëria ka energji pa ndërprerje vetëm në vite të jashtëzakonshme hidrike, me kosto përmbytjesh.

Por nëse thatësira do të rikthehet me gjendjen aktuale të burimeve, Shqipëria kërcënohet sërish nga krizat energjetike ose në rastin më të mira nga importet miliona euro.

Top channel

 

44 Komente

deeeeem, nau aj fiill hontid! kushedi c'ka ndodhur nga ndermarrja sot. smiley gati gati desh u ndjeva superfuqi energjitike. smiley

 sa kollaj i ndertojne hidrocentralet keto te top kanalit.

 

 Po vete e ka thene qeveria ate premtim, s'e ka thene topi. Mediat per kete pune jane, te tregojne se kur genjen qeveria.

 edhe ne kohen e diktatorit duheshin vite per te ndertuar hidrocentrale kurse ju dhe top kanali i doni per 2 muaj.

 Pse ka njeri qe nuk e ka kuptuar kur thoshte Berisha ate fjalen superfuqi  energjetike e kishte krejt genjeshter ? Une llafet e tij gjithmone i rraf me koeficentin 0.9.Me ka dale gjith heret ekzakt shifra.Rexhep Qosja i ka bere portretin  ne menyren me te  perkryer...

 Thjesht, qeveri e paafte. Do byth puna, jo llafe. 

 .gif" alt="Large Animated Smileys | Big Animated Smileys" />

qe pastaj te themi se i bejne punet me ashtu ata... smiley

.gif" alt="Large Animated Smileys | Big Animated Smileys" />.gif" alt="Large Animated Smileys | Big Animated Smileys" />.gif" alt="Large Animated Smileys | Big Animated Smileys" />

Ashtu eshte, do bythe puna!

Po te pakten, ne Shqiperi qe kur ka ardhur kjo qeveri ne pushtet nuk diskutohet me furnizimi me energji elektrike ! Tani mendohet sesi te prodhohet per eksport !

Kjo eshte diferenca e madhe me kohen e socialisteve, kur dritat priteshin nga 8 ore ne dite per rrethet, dhe ku qytetet qe votonin per PD-ne e "hanin" me shume se te tjerat

Te shkuara te harruara thuhet ne kete rast

 Lefto s'eshte ndonje arritje e madhe se po flasim per nje sherbim minimal. Pastaj ka akoma kufizime.

Eshte e vertete qe ne qeverine socialiste ishim skandal kur vjen puna tek dritat, por eshte gabim te behet krahasime me qeverine e meparshme. Krahasimi duhet te behet me premtimet e bera. Dhe ne ditet e sotme ne jemi akoma importues neto i energjise elektrike dhe jo eksportues.

Nuk eshte se ka ndonje te keqe se qenuri importues neto i energjise sepse shume vende jane te tille. Por ata jane nga pamundesia. Ndersa ne kemi kapacitete per te prodhuar 2 here me shume sesa prodhojme tani, dhe ky eshte problemi.

Keto koncesionet e hidrocentraleve mesa di une ne kontrate kane nje klauzole qe nese fituesi i koncesionit nuk fillon ndertimin e tij brenda nje date te caktuar, humbet koncesionin. Perse qeveria lejon moszbatimin e kontrates? Qeveria ia ka shitur koncesionet miqve te saj te cilet i kane mare vetem per ti rishitur me vone dhe jo per ti ndertuar. Ktu qendron deshtimi i qeverise ne kete fushe.

 Me sa mbaj mend une fituesit jane siciliane, per ata te eres ne karaburun e kom llafin. La FAMIGLIAAAA... Ata nuk e kane hallin me ndertu, po me perfitu nga fondet ndihmuese per hyrjen ne evrope qe do i jepen Shqiperise kur te behet kandidate. E behet fjale per shume pare. Do prezantojne projektin kur te jete gati Shqiperia. E kane bere edhe ne Sicili kete gje. Vetem qe sic duken bathet do presin shume. Po s'besoj ta kene problem, se s'po prishin noi lek.

Keto jane komplet hamendje. Po qe jane siciliane dhe qe e kane bere kete pune me pare andej nga nahija qeter kjo eshte e vertete.

Lefto s'eshte ndonje arritje e madhe se po flasim per nje sherbim minimal. Pastaj ka akoma kufizime.

Dakort per kete, po as ky "sherbim minimal" nuk garantohej deri ne 2005 ... Kurse kufizimet jane aq margjinale sa ne globalitet (gjate gjithe vitit) nuk bien ne sy fare

O lefto sic e thash nuk ka rendesi krahasimi me PS-n sepse te gjithe e dine se si ishte situata ateher. Por i kishim te gjitha mundesite qe pas 5 vitesh te prodhonim 2 here me shume electricitet sesa prodhojme tani vetem nese qeveria do te kishte vullnet per ta zgjidhur vertete problemin. Por ajo nuk ka pasur kete qellim.

Nuk ka kuptim te kenaqemi me therrime sidomos kur mundesite jane per te mare nje buke te tere.

Eshte e njejta gje si te thuash per Ramen se po e permiso tiranen vetem se mbjell nga nje peme ne muaj, nderkohe qe mbetet nje nga qytetet me te pista ne europe.

 

 Deshi fati qe te kemi drita, por çdo e mire ka nje te keqe mbrapa. shif permbytjet ne Shkoder pastaj fol. si te kesh aq shume shi, sa te permbyse 20 mije hektare harram e paç qe nuk ke drita, dhe aq me teper te mos rrisesh çmimet...hahaha

 Kjo eshte diferenca e madhe me kohen e socialisteve, kur dritat priteshin nga 8 ore ne dite per rrethet, dhe ku qytetet qe votonin per PD-ne e "hanin" me shume se te tjerat

Te shkuara te harruara thuhet ne kete rast

Sot eshte e kunderta PD-ja le pa drita qytetet qe jane me PS-ne dhe e ua jep atyre qe e kane votuar ... pyet pak ne Fier, pyet dhe sot pa drita ishin ok pastaj ejani dhe thoni qe gjendja eshte rregulluar ne lidhje me elektricitetin.

E pra, te shkuara te harruara them dhe une 

Sot eshte e kunderta PD-ja le pa drita qytetet qe jane me PS-ne

 

 

Po vertet sot eshte e kunderta e sepse në vitin 2005 kur PD-ja mori qeverisjen, mbahet mend mirë se në çfarë gjendje ishte energjia elektrike, vetëm 6-7 orë në 24, kishim drita ne cdo qytet e fshat.

 Po pse me perpara kush e kishte? Amani more se ka 20-vjet gjendja e elektricitetit qe eshte katastrofe dhe sot e kesaj dite vazhdon te jete ... Pse gjeni justifikime ne dicka qe s'ka vend per justifikim. !

 E ke gabim. Ne 2005-en kishte drita. Kriza qe thua ishte ne 2003-shin. Probleme kishte ne Shkoder, sepse mire qe s'paguanin, por konsumonin me shume se te gjithe. Pas 2003-shit s'ka pasur me shkeputje.

Pas ardhjes se Berishes, ne vitin 2006-2007 nisi kriza e madhe energjetike, qe rriti cmimet e cdo artikulli. Hiqeshin dritat ne mes te Tiranes nga 10 ore ne dite.

Berisha ia vuri fajin thatesires, nderkohe qe eksportonte energji.

Sipas njoftimit te dale nga korporata energjetike kane lidhur kontrata blerje te energjise nga KESH kompania bullgare Energji Suplai e cila do te kaloje neper linjen me greqine 5 milion kilovatore shoqeria Alpik e Zvicres e cila ne dy lote do te marre 24 milion kilovatore energji shoqeria shqiptare Geni e cila po ne dy lote do te marre 11 milion kilovatore si edhe shoqeria EFT nga Zvicra qe ne dy lote do te marre mbi 40 milion kilovatore per ti kaluar me linjen nga Mali i Zi drejt Serbise. KESH ka bere te ditur se cmimet e energjise qe do te aplikohen per sasite e kontraktuara do te bazohen ne nivelet ditore te bursave reale ne nje kohe qe aktualisht cmimi eshte mbi 40 cent te euros per kilovat.

KESH ka shituar energji gjate gjithe 6 muajve te pare te ketij viti dhe rekordet jane shenuar ne mars e ne prill kur jane shitur mbi 200 milion kilovatore ne nje muaj. E gjithe sasia e shitur gjashtemujorin e pare ka kapur nje vlere rreth 85 milione euro dhe ka permiresuar ndjeshem situaten financiare te kompanise. Rinisja e eksporteve eshte nje permiresim i metejshem i kesaj situate por edhe nje argument me shume per te mos patur rritje te cmimit vitin qe vjen.

12 Tetor 2010

 Po mire sipas teje une do i besoj gazetave dhe genjeshtrave te qeverise apo te njerezve qe jetojne ne Shqiperi (familjaret e mi apo shoqeria ime) dhe qe cdo nate jane pa drita? Me vjen keq po gazetat dhe genjeshtrat e qeverise, para fakteve reale, jane shume shume larg smiley

kete humbem e atte morem, kaq dergum e kaq na qun...rremuje.

mos behet fjale per mullinjte me ere?

 Salistat ne Kanada dhe France jane te kenaqur me gjendjen e dritave ne Fier. Sa pak qeliza truri ne pune ketu. 

Ky ishte nje artikull mbi demagonjine idiote te Sali Berishes qe premtonte superfuqine energjitike, meqe ra fjala.

Meqe ra fjala, faza e pare eshte kryer pothuajse me sukses; dhenia e koncesioneve njerzve te tyre ose vetvetes u kry. Tani pritet te gjendet ndonje investitor me fonde qe te mund te perfitohet nje X% e vleres se investimit ose nje x% e xhirove ose fitimeve sa te jete jeta.. Pra per qeverine sot rrjedh, dhe neser ne mos do rrjedhi, do pikoje.

 Ku e shikon ti qe une qenkam saliniste ncncc lexoni si duhet debatet pastaj kundershtoni... Qelizat e mia te pakten nuk shkruajne kot me kot, i nderuar ... Te keshilloj te rilexosh me me vemendje here tjeter pasi te keputesh ndonje fjale qesharake si keto qe ke thene ketu ...

 

Kjo eshte superfuqia energjitike e Saliut.....

 Dhe thua ti qe nuk ka mendje pjellore ne shqiperi. Alidemso veper e jotja eshte kjo? 

1. Ne c'vit eshte bere foto?

2. Kur behet aksident (si puna atyre tre te shkreteve qe humben jeten duke vjedhur skrap), faji i ngelet qeverise (kushdo qofte kjo, edhe nga qielli te kete rene). Se e ka fajin qeveria qe s'i meson njerezit qe inovacione te tilla jane te rrezikshme per jeten.

Peshq, nuk po e kap dot fillin e artikullit. Diku thuhet qe Qeveria ka licensuar prodhimin e 2937 MW kapacitet prodhues ne vit (1,350+1,400+237) dhe me poshte thuhet qe sot mbas 3 vjetesh prodhohet 1% e kesaj sasie.

Nga licensimi deri tek prodhimi i energjise kalon njefare kohe (pra koha qe duhet per ta ngritur nje hidro/termocentral apo park eolik). A nuk do te ishte me mire sikur krahasimi te ishte:

Sipas licensave te dhena nga Qeveria (pra, ne total 2,937MW) ne 2007, ne fund te vitit 2010 duhej te kishte nje kapacitet vjetor prodhues te energjise prej XXX MW, ne fakt jane vetem 14MW, pra y%. M*therF#cking Berisha!

Koncensionet zakonisht lene 2 vite kohe per ndertimin e HEC te vogla, keshtu qe ato qe te dhena ne 2007-8 teorikisht i bie te kene shkelur rregullat e koncensionit.

Po une di qe licensa jane dhene edhe ne 2010 per HEC-e te vogla! Pastaj, gjithashtu para ca kohesh, di qe Qeveria ua ka shtyre afatin e ndertimit nje pjese te mire te tyre, per shkak te krizes boterore. Prape, i ngelem idese qe menyra e paraqitjes se lajmit nuk eshte serioze, por tendencioze.

Po, po, biem lehtesisht dakort qe shkrimi duhet te kishte shume me teper info smiley

Shkrimi duhet te kishte shume me teper info? Po pse c'u be ky, shkrim per Facebook e Lek Plepin?

Po, po, biem lehtesisht dakort qe shkrimi duhet te kishte shume me teper info ..

Realisht mungesa e informacionit dhe konfuzioni ne shtypin opozitar per keto tema te rendesishme buron nga fakti  se  ne krahun e opozites sot nuk ka asnje  specialiste Energjitike me pervoje dhe eksperience ne kete fushe.Te gjithe shkencetaret e Energjitikes te cilet u burgosen dhe masakruan nga baballaret e ketyre qe drejtojne sot PS-ne,per fatin tone te mire, jane mbeshtetesit dhe  ideatoret  e  nje Shqiperie te zhvilluar  energjitikisht ne te ardhmen e afert.Prandaj publiku coroditet kur  ballafaqohet ne medja me keto lloj shkrimesh,anonime,mediokre,propogandues dhe aspak profesional.

Mbaj mend qe ne 2007, kur Berisha deklaroi se do eksportonim energji elektrike, te gjithe u gajasen dhe u tallen duke kujtuar faktin se ne nuk furnizonim dot 100 % nevojat e vendit ...

nuk kaluan as 6 muaj, dhe nga prurjen e medha te reshjeve ate dimer beri qe Shqiperia te "stokonte" energji ne Kosove dhe te eksportonte korent ne Greqi ne muajit Qershor-Korrik, kur thatesira dhe flaket kishin lene ne "tako" Greket.

Me vone, Berisha hodhi idene e Shqiperise "superfuqi te vogel energjitike", duke hapur debatin e Centralit Berthamor si dhe nisjen e ndertimit te shume hidrocentraleve apo Centraleve Eoliene

Fakti se ka vonesa te medha ne mbarimin e punimeve te ketyre centraleve, shpjegohet vetem nga kriza ekonomike boterore, sepse kompanite qe i kane marre mbi krye ndertimin e tyre s'kane likuiditete! Mos harroni se jane Firmat Italiane qe do ndertojne Parkun Eolien ne zonen e Karaburunit dhe ate te Lezhes, vlera e te cilave shkon ne 2 Miliarde Euro : nuk eshte kollaj t'i gjesh kaq shume lek, aq me teper ne kohe krize, se dhe Bankat e kane shtrenguar doren ...

Mbaj mend qe ne 2007, kur Berisha deklaroi se do eksportonim energji elektrike, te gjithe u gajasen dhe u tallen duke kujtuar faktin se ne nuk furnizonim dot 100 % nevojat e vendit ...

nuk kaluan as 6 muaj, dhe nga prurjen e medha te reshjeve ate dimer beri qe Shqiperia te "stokonte" energji ne Kosove dhe te eksportonte korent ne Greqi

Rrofte Berisha qe parashikoi (apo mundesoi) reshjet e shiut smiley

E vetmja arsye qe une se kam vene kurre ne dyshim qe sala nuk i ka vjedh votat por i ka fituar, eshte se besoj qe shumica e popullsise jane kaq .... sa ty

 Enver Hoxha i krahasonte arritjet me vitin 1938. Kta karabushat sot me vitin 2004. I njejti tum, fytyra te tjera.

Enveri krahasohej me 50 vite perpara, jo me 5 vite ...

po nejse, jani pak te varfer nga referencat politike, dhe kthehuni e rrotulloheni dhe prape shembuj me Enverin gjeni !

 enveri sa per ate pune i filloji referencat qe ne vitin 1950 po ti sma mend aq gjate se aq kap truri jot, po vt.

Dakort. Por edhe ne 1989 prape me 1938 u benin krahasimet.

Parkun Eolien ne zonen e Karaburunit dhe ate te Lezhes ..

Kaposh ! Anetar i denje i popullit kultur e energji dashes , veshder e kikirik kendues pas sukseseve !

Per te mire te Atmes e per Fe e Lumnie te popullit , thuju ti ndertojne ne Martanesh e Baba Tomorr . Le te na i lene bregdetin pa gropa e shpella si themele te MULLIJVE , per ti mbushur  me "skorie berthamore " Le ti lene  shqiptaret tu punojne veglat , ta shijojne ujin shekullor te detrave te tyre te pa ndotur , e te mos i kthejne te gjithe Eunuke si babai Juaj shpirteror qe i ka mbetur vetem LE$HJA per superfuqi energjitike !

Idris,

e te mos i kthejne te gjithe Eunuke si babai Juaj shpirteror

 

GJENIALE!!!!!!

 Sa inat keni ju te majtet qe ne shqiperi nuk priten dritat me.

Jeni gati te ngordhni pa energji elektrike dhe luteni cdo dite per kete.

 ska inat njeri pervec teje qe ke inat qe te tjeret skane inat sa ti, sa per muhabet ne vitin 2006 skishte drita si heret, i vajti cmimi qiriut 300 lek copa po kjo nuk quhet eee mos u merzit.

 Me falni zoti person, ku jetoni ju ne shtepine e Saliut qe paskeni drita, se ne qytete te tjera te medhaja çdo nate shkeputen dritat ... Nese do jetoje ne Shqiperi, do e dije me mire se ne qe jetojme larg... Provokimet e tilla ironike jane pak si pa vend, kur e verteta eshte krejt ndryshe...  Shko jepi pak drita asaj gjyshes time o Personi mqs te jepka sala cdo dite e nate ty (paske mik te forte tek elektriku)!!!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).