Gëzuar 8 marsin, nënë Hamide!

Gruaja në këtë foto quhet Hamide Metoshi. Është 65 vjeç, jeton në fshatin Lenë, në Martanesh. Në mesditën e së enjtes Hamideja ishte në dyqanin e fshatit Peshkë, pasi kishte udhëtuar 2 orë në këmbë nga fshati. Mori 20 kile miell gruri, kripë, dhe dy pako biskota për fëmijë dhe shënoi me gisht në një listë të gjatë borxhesh. Barrën e sistemoi mirë në kurrizin e saj të moshuar, mori në duar shtizat për të punuar çorapet e leshit e u nis sërish për udhën e gjatë të kthimit. Një rrugë dhish, që Hamideja e bën të paktën dy herë në muaj për të marrë miellin dhe kripën. Hamideja nuk është e vetmja në Krastë që osh ditët në zgrip të mjerimit. Në komunën e Krastës janë mbi 200 familje që jetojnë me 4 mijë lekë në muaj ndihmë ekonomike. Prej 20 vjetësh kësaj komune nuk i është akorduar asnjë fond për investime, qoftë për rrugët që duhet të lidhin gjashtë fshatrat, apo rrugën që lidh Krastën me Pershkopinë. Janë vetëm 18 km, por duhen bërë me këmbë mes honeve...

18 Komente

Sa e sa Nënë Hamide gjen në tërë Shqipërinë sot!

Kush dhe kujt do t'i kërkohet llogari për këtë katarurë shoqërore që ngjet në Shqipëri tash e sa vjet. Madje, as nuk është vënë ujë në zjarr për këtë, ashtu si edhe për shumë gjëra të tjera. Nuk ka politika sociale. ka vetëm miratime ligjesh pafund që të bëjnë të ndjehesh si në parajsë. Zbrit në tokë e shih se ç'bëhet! Harxhon para qeveria për të instaluar kamera vëzhgimi në Tiranë, se mos vidhen makinat a thyhen dyqanet. Na plasi bytha se u vodhën makinat! Janë të pasanikëve, e blejnë prapë. Mos ki merak. Është mbushur Tirana (por jo vetëm) këmbë e stacion tv e radio. Pothuajse të gjithë bëjnë spektakle  e festivale të turli lloji. Njëri bën top fest, tjetri këngë magjike, tjetri festtvsh për Eurovizion, një tjetër e bën e djell, tjetri e djelë, njëri kush do të bëhet milioner, tjetri 100.000 (apo milion?) Njëri 2xL tjetri mos u nxeh. Njëri Portokalli, tjetri Mos e beso po deshe. Njëri Fiks fare, tjetri Bypass show. Njëri goodmorning Albania, tjetri Wake-up. Njëri jo vetëm kafe, tjetri vila 24.

Njëri e bën Opinion, tjetri Top-Story, njëri Top-Show, tjetri Histori me zhurmues. Njëra Njerëz të Humbur, tjetra Më shumë dashuri. Njëri Zonë e lirë, tjetri Zonë e ndaluar. Njëra Shqip, tjetra hajde merre vesht. Ky tjetri Big Brother në shtëpi të madhe, katër fëmijë digjen në barake.

O Zot! Ç'bëhet kështu!

Si s'u mor njeri me Nënë Hamidetë xhanëm?

Edhe Rudina Magjistari për më shumë Dashuri nuk e bën dot e vetëm!

Nje foto qe te prek ne shpirt,per me teper,te spjegon arsyen pse fjala "nene" konsiderohet e shenjte tek ne.

Nene Hamides dhe te gjitha nenave tjera i uroj 8 marsin.

Keta qe nene Hamidene e gjeten ne Martanesh dhe qe e "perdoren" per foto, e ndihmuan ndonje km?

Sa kerkesa paske dhe ti Iris smiley

Ja kjo eshte qeveria e sherbimeve dhe e sherbesave. Qeveria e mortit dhe e jetes pa shprese, qeveria e krimineleve qe gezohen kur njeriu te vdese nga pesha e mizerjes dhe varferise. Qeveria qe vret per pasion dhe te kercenon qe te vras prap po te me teket bytha. Dhe kesaj qeverie i bejne temena superfuqite e botes, ato qe gjoja trumbetojne demokracine. Ptu, bote e felliqur. Uroj qe ne nje te ardhme te afert ju qeveritareve te kopsitur nga korupsioni galopant, t'ju bjere ne koke mallkimi i pathene i nene  Hamides.

...in tears...smiley Foto qe flet vete! Mire eshte ta shohin edhe llasticat qe s'kane pare kurre fshat shqiptar me sy. Shqiperi e mjeruar...

Edhe nqs nuk e ndihmuan nje km nuk eshte zgjidhje. Po s'ka problem deri ne 2017 kjo nene do e beje rrugen me helikopter, do ia bjeri salibani kur te piqen fiqte .... mjere nena ketu e mjere gjithe shqiptaret, po them edhe per ata qe nuk jane si kjo nene

Qeveritaret jane pjelle e te njejtes indiference qe eshte gjithandej, keshtu qe s'besoj qe ca km ndihme s'do ishin domethenese. (te pakten nenes do i lehtesohej barra per nje dite)

Iris, kot te pyes mi zemer, e ve doren ne zjarr ti qe gazetari/gazetarja nuk e ndihmoi ndonje km?  Por gjithesesi, une psh do reagoja me cinizem nqs do e reklamonin, "perdornin" ndihmen. 

Cike me siper pyeta , s'akuzova smiley

E ca rendesi ka o Monda, apo thjesht ti do shfryje dufin tat ..... ceshtja eshte me e madhe.

une personalisht do ndihesha me mire nqs dikush e ka ndihmuar sadopak .... percfardo aresye, ajo do ndiente qe ka edhe njerez te mire ........ ka ne te vertete? 

Me ke keqkuptuar.  Nuk jam shprehur pro-indiferentizmit apo "perdorimit" qe e vuri Irisi ne thonjeza.  Perkundrazi.  

Por duke qene qe, ashtu sic u shprehe dhe ti qe ceshtja eshte me e madhe, altruizmi specifik mund te na beje te ndihemi mire per momentin, por s'mund te shuaj simboliken.

altruizmi specifik

 

smund ta shpreh me mire

Nje realitet i trishtuar smiley

 Sdi pse eshte sjelle ky shkrim ketu. E dime mire qe ka me mijera Hamide ne shqiperi fatkeqesisht, per shkak te prapambetjes qe eshte trasheguar dhe do kohe te zhduket. Zhvillimi eshte i ngadalte. Por perqasja e 8 Marsit me varferine i afrohet kufijve te patetizmit. Nuk duhet te jete 8 mars qe ne te prekemi me shume per vuajtjet e Hamides.

Nena Hamide s'paska lene pjelle mbrapa! Te te qaje zemra per ato femra te asaj moshe ku ne vend qe te shijojne pleqerine ne qetesi totale duhet te zvarriten per t'u kujdesuar dhe per ato qe kane ne shtepi.

 nje shkrim i tille eshte per tu falenderuar,e jo per tu paragjykuar.keqardhje deri ne kufij te palces njerzore,per te gjithe nene 'hamidet'....

mgjllkjjc  ;lkk[p[[]\zokpokp.oooooojocuc6se0dkk/kpppk/ 2mkpdjpppok,"ooooo<ll

Gezuar  tete   Marsi   gjyshe, au lodhe...

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).