Shpresoj se me  këtë denoncim apo opinion do të komunikoj me ata mijëra qytetare të jugut të Shiqipërisë që prej disa ditësh  jane viktima te  prepotencës antiligjore të Shtetit, të akteve të dhunimit të pa precedentë të së drejtës për të lëvizur i lire, i qete dhe i pa provokuar psikologjikisht dhe fizikisht ne territorin e vendit tënd.

Ngjarja

Per arsye pune lëvizjet e mija ne gjithë Shqipërinë janë gati te përditshme.  Do te doja te trajtoja në këtë moment dhe cilësinë e rrugëve në rajone të ndryshme gjeografike te Shqipërisë, dhe asfaltimin e rrugëve drejt Qendrave te çdo Komune, dhe gjendjen teknike te rrugëve te “ asfaltuara para  dy vjetësh, dhe rrugën drejt Beratit, Vlorës, Përmetit  si dhe rrugën    pa makina te KOMBIT.

Do te desha te flisja dhe per Karrotrecat ne Tiranës si dhe per fatin e mbi nje milion Euro te vjelura nga qytetarët por jo të derdhura në arkën e shtetit .Do te kem kohë për të gjitha këto. Koha punon për të Vërtetën, Drejtësinë. Ajo ndëshkon  dhe se me vonesë .

Por  po trajtoj Fenomenin te materializuar ne këtë ngjarje jo vetëm si zërin tim por I atyre mijra vetëve Viktima  te Arbitraritetit flagrant  Shtetit te tyre .

 

Data  03 Mars. Ora rreth 12. Vend Ngjarja Rruga e Shpejtesise -90 Km/Ore Rrogozhine-Lushnje-Fier  .

Hyrje në Superstrade. Me rip, me shpejtesi 85 km Ore, me drita te ndezura, me gjendje teknike te makines shume te mire.  Dy police rrugor ne mes te rrugës  japin shenje per ndalim Automjeti. Ndaloj. Paraqitet njeri prej tyre. Babaxhan I shëndetshëm te përshëndet ne mënyre te admirueshme. Mirëdita.  Dokumentet. Ja jep, I kontrollon dhe I  rikthen   Rruge te mbare  Thotë. E pyes perse me ndalove. Bej detyrën me thotë. Ok normale .

Nisem, me rip, me shpejtesi 85 km Ore, me drita te ndezura, me gjendje teknike te makinës shume te mire.   Veten 5.9 Km kishin kaluar. Dushk ishte Vendi .Dy police te tjerë me japin shenje te ndaloj . Mbaj krahun. Përsëri procedura. Polici qe paraqitet është paksa ezmer djalë I ri ( harova I pari ishte rreth te 50 dhe me thinja ). Përshëndet, Mirëdita, Dokumentet ,…… Udhe te mbare. E pyes perse me ndalove. Bej detyrën me thote. Ok .

Vazhdoj rrugen Me rip, me shpejtësi 40 km Ore ( jam ne Kryqëzim) , me drita te ndezura, me gjendje teknike te makinës shume te mire. Vetëm 1.83 km.  Është Rrethrrotullimi I pare Superstrade. Tabele 10 km ore. Forca te shumta policie Rrugore dhe Rendi, FNSH, Ndal urdhri. Ndaloj. Dokumentat, Kontroll makine …., Kontrollojne makinën. Pyes  perse ?  Bëjmë Detyrën,  Rruge te mbare !  Ok cfare te besh duhen dhe këto kusure .

Vazhdoj rrugën Me rip  …. Vetëm 3.44 km.  Është Rrethrrotullimi I  dyte ne  Superstrade. Tabele 10 km ore. Forca akoma me te  te shumta policie  Struktura te Policise Rrugore rreth 5 vetura te Policise se Rendit , rreth 10 punonjes te FNSh me ne krye komandantin ( Informohem nga punonjësi i rrugores se eshte vete komandanti i FNSH Fier ) Oficer me Dy  .

Gjashte me numër prej tyre me disa flete letre ( A4  te thyer ne katërsh) mbajnë shënime në mënyrë demonstrative. Vështrimi I tyre nervozë dhe I ftohtë dyshues dhe mosbesues , kërcënues dhe ……Përsëri ndal urdhri , Dokumentet, Kontroll makine ….. E durimi soset .

Ngre zërin.  Ç’fare po ndodh  kështu.  Vetëm rreth 12 Km katër kontrolle policore. Përgjigja.  Tani ngrite zërin kërkove nje te drejte. U indinjove se po te cenohet liria. Natyrisht Dhunë Gjobë Ndëshkim.  Nga kush do te thoni ?  Nga struktura e FNSH!.  Nuk po I qëndroj ne detaj ligjshmërisë se kësaj ndërhyrje . Ai është objekt I një procedimi ligjor në kërkim të së drejtave të mija të garantuara me Ligj, por po jap vetëm nje dokument Fotografik

Gjithkush mund te Pyesë ( Dhe SHKB dhe Eproret dhe Lexuesi ). Ç’fare po bën ky person tek Automjeti, ndërkohë kur dy policët e tjerë i Rendit dhe i Rrugores ndodhen të qetë larg Makinës. Theksoj se është Komandanti i FNSH Fier vete N.D.  dhe fotografimi është realizuar nga aparatura te instaluara ne automjetin tim privat  dhe jo jashtë tij. Gjithashtu informoj se ka dhe prova te tjera te veprimtarisë antiligjore te kryera nga ky person mbi Mua  dhe automjetin  Tim .

 

Kujtoj për Eproret e këtij zotnise Nenin 1, 7 dhe 8  te Ligjit Nr 8292 dt 25.02.1998 “ Per Forcat Speciale dhe ato te Ndërhyrjes se Shpejte “

 

Reagim

Them te drejtën kjo ngjarje nuk nxiti instinktin tim te vetëmbrojtjes, ( Disa here kam mbajtur qëndrime mediatike ndaj arbitraritetit te strukturave te policisë se shtetit ),  por kjo ngjarje identifikon nje fenomen te ri te REZIKSHEM Abuziviteti dhe nuk mund te anashkalohet ne përmbajtjen qëllimin misionin dhe reagimin publik ndaj Saj  .:

 

1.            Ligji dhe deformimi I tij ne zbatim.

 

Duke qene vete Ish ligjvënës dhe nje person qe personalisht jam marre me Kodin Rrugor ( te vitit 95), e kuptoj domosdoshmërinë e dispozitës te se drejtës se kontrolli te dokumentacionit nga Struktura policore. Por çdo te thotë qe për 12 Km te këtë 4 Kontrolle te tilla. A mos jemi ne cenim te se drejtave themelore  kushtetuese te qytetarit te Republikës. A mos jemi ne shpërdorim te te drejtës ligjore, qe ne thelb do te thotë te ABUZOSH me PUSHTETIN qe te jep LIGJI.

Kemi dëgjuar këto kohe raportin Pushtet dhe Shfrytëzim te tij. Dhe ky është rast tipik .

Ç’fare donin Katër post blloqe ne nje rruge vetëm 12 km?

Kush I urdhëron dhe mbi ç’logjike operative pune  argumenton praninë kaq te shtuar te këtyre forcave policore te dislokuara ne këtë forme. E ne këtë pike i jap te dejtë vetes te deklaroj “ Nuk duhet te shohim mos shihni Operatorin ate qe ekspozohet ne rruge por Urdhër dhënësin. Qëllimin e tij, Misionin e këtij veprimi taktik te pa precedentë .

E ne këtë moment nuk mund te rri pa apeluar  ATA   Ambasadoret, me mesazhet dhe YJET e pa merituara  me te cilat dekorojnë Policinë ne Tirane, ne zyrat e Saj urdhër dhënësve .

Ju pyes zotërinj  në cilin nga vendet tuaja konstatohet presence  e tillë policore në rrugë nacionale apo urbane. Jam person qe leviz në Evropë. Në Gjermani Austri France Angli Itali e Greqi, jo në SHBA. Kam realizuar disa udhetime me mbi 4000 km ne Evrope ,dhe nuk  arrita tu tregoja fëmijve te mij qofët dhe një polic, apo Uniformën e tij.  Perse tek ne duhet te jete ndryshe !

Nuk e di se si do të trajtonte gjykata e vendit tuaj ndalimin “ne Emer te Ligjit”  dhe kontrollin nën presionin psikoligjik dhe fizik forcave te FNSH dhe jo vetem kaq por dhe  të  tytës së armës të tyre ( të gatshme të hapin zjarr  I tille eshte pozicioni I tyre ) katër here ne 12 km   gjatesi rruge .

Nuk e di c’fare qëndrimi do te mbanin qytetaret tuaj ndaj ketij akti .

Natyrisht që e di  Ata do te protestonin, ndersa Urdhër dhënësi do te ndëshkohej, pse jo dhe  per vepra penale te renda, Po po te renda. ( Por kjo situate nuk ndodh tek ju, nuk mund te konceptohet  ne vendin tuaj nderen tone njezet vjeçare  ka Shtet zotërinj, ka  Ligj , ka Gjykata )

 

2.

 

Dicitalizimi I shërbimit Rrugor dhe Letra demonstrative A4 e përthyer ne duart e punonjësve te polices

 

Me thenË te drejten ne momentin qe po zhvillohej kjo ngjarje po dëgjoja inaugurimin e Qendrës Operative tË vëzhgimit elektronik ne rruge. Entuziazëm  i pa përshkueshëm, do te qërohen Abuzuesit me ligjin dhe do te korrektohen mardheniet polici qytetar .

 

Por jo mor zotëri. Keta bjere te veshur police nuk kane shkelur ligjin. Ata jane Urdhëruar te shkelin ligjin. Dhe kjo ka tË bËjË me vullnetin. Jane dixhitalizuar dhe Tenderët në Shqipëri, jane marrë dhe medalje, por Tendera te vertete nuk ka, Ka vetëm individë qe vendosin fituesin sepse … kapitull tjetër .

 

Urdher. Po përse? Cfarë duan te arijne këta “Bota” thuhet ne keto ane .

 

3.

 

Postblloqet dhe Stabiliteti 

Në Evropë dhe SHBA kjo situate jo vetëm që nuk ndodh, por as nuk shkohet në mendje te ndodhe. Po ku e hasim këtë situate ?

Në Kolumbi ne zonën ku ndahet kufiri Fark -Shtet,  Influence Karteli droge  dhe influence shteti.

Ne Rripin e Gazes ku ndahet kufiri  I dy zonave me status stabiliteti te ndryshme .

Ne Irak ku Stabilitetit i nevojiten Postblloqe kontrolli .

Ne Libi sot kur ….. Por dhe ne 97 kur Shqiperia ishte ne  ….

Mund te permend dhe zona te tjera te cilat ne thelb kane nje tipar. Jane ne konflikt, jane zona influence, jane masa represive ne kushte te jashtëzakonshme .

Po tek ne përse?

Jemi ne situate anormale, Jo thote qeveria, por vepron si ne situate te jashtëzakonshme  .

Jemi në konflikt. Jo thotë qeveria por organizon postblloqe me struktura te armatosura ushtarake. Dhe pse ato jane  inkuadruar ne Ministrinë e Rendit, me shpërdorimin   abuzimin me Ligjin  keto struktura ( FNSH)  jane ne kaperxim absolut te ligjit  Nr 8292 dt 25.02.1998,  duke marre atribute te pastra te USHTRISE ne RRUGE. Akt I pa precedent  per nje vend te stabilizuar dhe demokratik. ( Opozita apo Ambasadoret,  ne se jane te interesuar mund te thellojnë investigimin. Jam dhe vete ne dispozicion me prova filmike dhe operative te kapërcimit per te cilin flas duka mbajtur dhe përgjegjësin ligjore te këtij deklarimi )

 

Dhe pse sa trajtova me siper përsëri pyes PERSE?  .

Analizoj. Keto postblloqe kohet e fundit jane bere me se active ne Rrogozhine .Lushnje. Fier. Vlore . Po cfarë përfaqeson ky aks. I mbetet  lexuesit te lidhe Kolumbine Irakun Libine  Vitin 97 me kete AKS per mua motovi eshte i qarte  .

Por ajo që më bëri përshtypje dhe me tepër ishte deklarimi    i policit Rrugor, i cili nen ze tha “ Sot eshte Rama ne Lushnje “   EHEE Thashe me vete .

Po e le  analizen e mësipërme  me shijen e hidhur të atyre gjashte ( ishin vërtet gjashte ) policeve civilë dhe  rendi qe me fletet A4 te palosur ne duar mbanin shenim demostrativisht  Targat e makinave që hynin e dilnin ne Lushnje apo shkonin drejt  “ Zones Operative “ .

Ndoshta sa me siper do te lexohen nga ndonjë opozitar qe I ka dale gjumi dhe te te vishet të mbrojë se paku dinjtetin qytetar te  atyre qe shteti I ka shpallur dhe I trajton si …..

Gjithsesi nuk mund te mos shpreh indinjatën time, si nje moto  simbol proteste, guximi dhe neverie njëkohësisht. Zoti Minister Largo “banditët ” nga Rrugët Tona.

 

25 Komente

Zoti Meçe, me vjen keq se jeni dhe intelektual, keni qene dhe deputet keni marre pjese dhe ne hartimin e Kodit rrugor siç dhe thoni, keni dale dhe ne Evrope  etj etj, por te beninje pyetje te tille kaq naive dhe feminore nuk ju shkon aspak. Policia del ne rruge ne çdo km sepse do te jete prane popullit, ka ne zemer sigurine e tij, i tregon rrugen ndonjerit qe e ka humbur, i liron hallexhinjte nga pesha (aq sa kane) e pareve ne portofol. Une bile, ne emer te sigurise se qytetarit, do te kerkoja qe çdo shtetas shqiptar mos ta ngiste vete automjetin por te kishim nga nje polic ta drejtonte ate per ne. keshtu do te evitonim aksidentet, kontrollet dhe gjobat.

Nese e ka kuptuar njeri kete artikull, te beje derman e te ma shpjegoje edhe mua.

Me duket se zoteria eshte i revolutuar sepse policia rrugore e ka ndalur 4 here ne 12 km? E sakte?

Sipas meje, ky zoteria merzitet kur nje njeri i thjeshte qe drejton makinen brenda gjithe rregullave ndalohet kaq shpesh nga polici qe demonstron "force" me qytetarin e thjeshte. Te gjithe, kemi qene viktima te ketij trajtimi. Dhe eshte normale te bezdisesh.

Nga ana tjeter, kur rrugaçet e banditet gati sa nuk i shtypin policet rrugeve me makinat luksoze me bagazhet me droge, nderohen dhe pershendeten nga keta polica "trima" te kthyer tashme ne "pula".

Do thoni ju perse ndodhe keshtu?

Ju e dini dhe pergjigjen. Banditet kane perkrahjen e politikes. Ata mund ta pushojne policin e shkrete nga puna , ne mos po mund ta fusin dhe ne burg, n.q.s. polici u "shkel ne kallo". Nga ana tjeter, polici ben si i forte me qytetarin e rregullt. Produkte te injorences dhe frikes...

Keshtu , miku im des..., kete ka dashur te tregoje autori i ketyre rreshtave me siper.

Une jam i bindur qe dhe ti e ke kuptuar, po nuk...

 

'' Me duket se zoteria eshte i revolutuar sepse policia rrugore e ka ndalur 4 here ne 12 km? E sakte? ''

Me qarte se kaq nuk e di se çfare do me shume.

 Keshtu me duket dhe mua per kete duhet te jete revoltuar se arsye tjeter nuk pashe,mire kjo po cne ne balle te faqes se peshkut,hajde lajm hajde.

"Vazhdoj rrugën Me rip......."

Cer do me thon kjo RIP? Rest in peace? Mos ka menu se po vrasin Mecen dhe i thote vetes RIP????!!! Anyone?

Rip eshte kaishi smiley

 Kurse kaishit i thone rryp.

Po RRIP thuj mer Mece se na bone merak. Rrofsh FMG. smiley

Eshte nga ato shkrimet qe kane nevoje per sqarime ne fund te shkrimit smiley

Shume te drejte ka autori. Vetem ne Shqiperi te ndalin aq shpesh policet. Postoblloqe kudo. Ta shpifin. Larg qofte po pate makinen me targa te huaja. Si parim duhen trajtuar keq, se e ke barazim ne xhep. Nganjehere pretendojne edhe qe ti marresh ne makine. Njehere njeri ne Rinas na kerkoi a mund te vinte me ne. Jo, - s'kam mundesi. I hapi syte, ishte mesuar me udhetime falas nga taksistet e furgonat. Aty te vdesin.

Te vjen keq kur lexon keto lloj komentesh per nje problem te vertet,nga te paktat qe ngrihen ketu.Ketu me shum i qahet halli politikaneve qe ngelen pa pushtet apo nostalgjise per barazine e te shkuares.Eshte stres i vertete kur del ne rruge dhe ndeshesh me lloj lloj policish,ca ne mes te rruges, ca anash e ca pas ferrave qe gjuajne per``mish lepri``ndonje makine ne shkelje,por qe 90% te rasteve vec ne sherbim te trafikut e qytetarit nuk jane.Kam shetitur per dy jave ne Londer dhe jo vetem sme ndaloi kush ndonjeher por te merrte malli per te pare ndonje polic rruge. Ndersa ktu sikur fillon te kesh dyshim te vetja,``mos valle jam vertet kriminel ?``

Artikulli eshte shkruar gjithe zemerim ndaj dhe ka dale cope cope. Gjithsesi jane disa mesazhe (shume te drejta) qe percjell:

Policia neper bote eshte e padukshme por e kudondodhur. Tek ne ndodh e kunderta. Police civile, me uniforme, speciale, operacionale, varikare etj etj i shikon kudo po vetem sa per ti prish pune popllit.

Policia eshte bere krahu i zgjatur militant i partise ne pushtet. Ngrejne postoblloqe pa kuptim vetem per te myt me gjoba.... sidomos ato autobuset qe sollen njerzit te mitingu i PS.

 Dmth kur te vij tani ne vere une per pushime te mbush mire portofolin me lek se do kthehem ne Nene Tereza per policat atje nga gjobat e kota .. hajde pushime hajde smiley

Prania policore ne rruge eshte dhe siguruese. Sic thote Ing. ndalimi 4 here ne 12 km shkakton acarim e nuk eshte fun. Ne raste polica mund ta beje per arsye operative -arratisje burgosurish, kerkim kriminelesh, informacione-kontrolle etj. Raste te tilla ndodhin kudo, ne UK kur nje i kerkuar per krime ne USA, qelloi dy police u be si pune lock-down ne north-east. Por nese kjo eshte rutine e aq me keq u beka se Rama ka shku diku- atehere kjo eshte CRAP. Ing ka plotesisht te drejte te shprehe revolten e tij. Vecanerisht Forcat Speciale me automatike jane OTT. Ato duhen larguar te parat. Siguria e kontrolli jane nje gje por te antagonizosh qytetaret me te tilla menyra eshte e padrejte.

Nuk rri dot pa pare nje te mire te vockel ne kete silly-show-of-force, ne 4 heret as gjobe nuk i vune e as bakshish nuk i kerkuan. Ing ka bere mire qe i ka pyetur -eshte e drejte qe duhet ushtruar : pse me ndaluat? Normale. Policia te ndalon por duhet te kete nje fare si probable cause. postblloku 1 me 2-shin, 3-shin e 4-tren, duhet te komunikojne. Se te ndalesh nje person 4 here jo vetem qe ndihet viktime por eshte time-wasting for all involved. Policet e qytetaret. Merre nga ta marresh por per mua ky artikull futet tek progresi pas tranzicionit. smiley per cfare lexojme per policat...smiley

  Gjith problemi eshte  se Meçe ka qene Drejtor  Drejtorie  kur Basha ishte  Ministri i  PPT dhe Komunikacioneve.Aty nisi konflikti mes tyre dhe  plasi  korrupsioni me Rrugen e ..Kombit.Basha Minister i Brendshem ben qe cilido polic qe i hedh edhe nje sy ti duket  nje ndjkes i vene prej Bashes. Kjo  si  nje spjegim me aqe sa une di per ato marredhenie mes ketyre te dyve dhe debateve, mbi shume fakte korruptive ne ate  Ministri e prej atij si minister, dale ne shtyp prej Arben Meçes.

  Por qe shume polce tejkalojne  shume detyrimet qe kane si rezultat  i zbatimit te  ligjit  ne rruge, kjo nuk eshte nje gje  e thene prej Arbenit vetem.Ca me shume kur  dalin rrugeve  e bejne kontroll ..Forcat Speciale.Qe kur ato marrin dokumenta shoferi per ti pare, une nuk arrij te marr vesh cila eshte  ate  moment ..specialja..

 Shkrimi i Benit eshte  i nje stili si, si ta them me mire, si i shkruar  duke ngrene trahanane e mengjezit, e  amvisa,domethene gruaja, i pat hedhur shume piper djeges.. Se behet llaf per nje profesor Universiteti

 Po normale qe policet sillen keshtu. Nuk jane as te trajnuar dhe as kompetent. Shumica e tyre jane militante. Ishin militante kur ishte PS-ja ne pushtet. Tani jane militante te PD-se. 

Nuk sigurohet rruga me postoblloqe sepse shumica e njerezve e dine shume mire ku ndodhen policet. Rruga sigurohet ashtu sic e ben e gjithe bota me makina policie "Ghost" te cilat jane makina normale civile qe qarkullojne gjith diten neper rruge. Sapo shohin dike qe shkel rregullat, ndezin sirenat. Normalisht per te shmangur abuzimet kane kamera dhe mikrofon. 

Gjithsesi kjo teknike nuk ka pse te perdoret tek ne sepse do te sillte rezultat. Dhe ne nuk duam rezultat. Duam rrumpalle. Pastaj policat e shumte ne rruge mund te sherbejne si atraksion per turistat. Ministria e turizmit dehet ta konsideroje kete!

Dicka tjeter e cuditshme ne kete rruge jane rrethrrotullimet. lol. Autostrade (me fal superstrade) me rrethrrotullim vetem aty tek ne kemi. Naten ato zakonisht nuk duken fare dhe kur je me 90kmh dhe perpara papritur te del rrethrrotullimi ...

 

 Rruget Berat-Fier dhe Berat-Lushnje nuk ekzistojne me!

Jane bere si rruget ne malet e Kadaharit.

Kjo eshte Dhurata qe Birisha i ka dhene Beratit me rastin e pranimit ne UNESCO!

 E keqja eshte se kjo gjendje ka marre qytetarine dhe duket normale. Eshte stres i vertete te dalesh ne rruge edhe si kembesor dhe jo me te ngasesh makinen.

Policia eshte fytyra e vertete e qeverisjes dhe megjithse na vjen keq kur policet i vrasin ne demonstrata ne pergjithsi ata jane FYTYRA E KORRUPSIONIT.

Shkoni shikoni prapa Ministrise se Brendeshme se si i parkojne policet makinat. 

Shikoni para Porkurorise se Pergjitheshme se sa makina pa targa ose me targa te huaja (sigurisht pa dokumenta) ka.

Presidenti ka zene gjysmen e sheshit Nene Tereza per parkim per punonjesit e tij.

Cdo minute ka me dhjetra makina qe kalojne me semafor te kuq ne kryqezimin para Kryeministrise.

Nuk i shikon ministri, Kryeministri, Prokurorja e Pergjithshme dhe Presidenti keto. C'ben opozita? Pse nuk denoncon? Perse eshte ne Parlament?

Si ka mundesi nese ne jemi nje shtet normal qe gati te gjithe policet zoterojne makina pa dokumenta dhe ndofta edhe te vjedhura.

Si mund te quhet shtet ky i yni?

C'fare qyteresh jemi ne????????

Rregulli ne rruge e parandalon krimin ne menyre drastike.

 

 

me kee sinjalistike, ne rruget tona,  shkojme vete drejte parajses....

 

 

 Nuk e sheh qe te thote te ecesh me 20? Ke kohe te frenosh! hahaha

Prania aq e shumte e policise dhe organeve te tjera te siperpermendura, duket vertet diçka e jashtzakonshme, por une mendoj se nuk duhet te jete gjithmone keshtu, mundet te kete qene ate dite, per ndonje arsye, ndoshta ajo e mitingut te opozites, ku policia regjistron simpatizantet e opozites, gje qe eshte e kundraligjeshme. Ne fakt policia (e çdo qyteti) ka te drejte te kontrrolloje rruget e saja, dhe mundet qe dy policite (psh ajo e Lushnjes dhe Rrogozhines, dy qyteteve ngjitur) te jene afer njera-tjetres, por secila brenda kufirit te vet. Ndodhin dhe kendej ne perendim kontrrolle, polic dhe civile (qe ti nuk i kupton se jane te policise), por ata levizin, dhe ne raste te veçanta (ne darke sidomos) ngrene "barrikada", pra rrijne ne nje vend, ku ndalojne makinat, shoferet me sakte qe ata dyshojne, dhe perveç dokumentave, u vene dhe ate aparatin e matjes se alkolit. Bagazhin nuk kane te drejte ta kontrrollojne, mirpo ne momentin qe ata shohin nje gabim te shoferi, dokumete fallse, pasiguracion, gjoba te papaguara, perqindje alkoli te larte, sjellje agresive te shoferit, policet menjehere te kontrrollojne makinen. Makina dhe bagazhi i saj, kontrrollohenvetem ne kufi, persa kohe nuk je antar i EU, sepse sapo behesh antar i EU, edhe kjo e drejte iu hiqet.  

Lol at alidemsi.  Jo se po du me t'krtikue, por sinjalistika nuk eshte aq gabim. Rtotullo trekonshin 135 grade dhe ja u bo.

Nje ide tjeter mund te jete ne loje ketu. Ne nje qytet ne hollande hoqen semaforet, pse mos te vleje nje ide e tille ne Shqiperi, tabelat behen pak si rrumpalle per ti thene publikut-HAP SYTE NE RRUGE.

Cdo Shqiptar inteligjent do shkonte majtas, megjithese shteti-tabela i thote drive-into-the-Sea, me vjen mire qe ne vendin tim me shume rendesi i jepet vemendjes-inteligjences njerezore se 2 shkarravinave ne tabele.

--------------

Alidemso, sa per fun, ketu ankohemi per shumice-sinjalesh, eshte nje pjese rruge diku ka londra qe ne 30 metra jane gati 15 shenja e pamundshme ne ate kohe ti shohesh te gjithat. Pa llogarite tabela qe te bejne -phew...Makina po vijne ne krahun tjeter! [pse ti presim nga ajri?] Shkolle!!! Mund te keter femije ne afersi! [siqurisht, ne presim Pula] e sa ka si keto.

Nje fare virgjerie e trafikut eshte per tu cerish- a little- se kur te behet si ketu over-kill, do jete shume vone...e me beso se dhe atje do behet si ketu, shpejt.

 

E shohim se kur kto burra merren me bananet MADE IN ALBANIA, nuk e kane per gje me u zgjenu, u mjaft nji kurs 4 mujor me burokratet Europiane a shihe pastaj smiley

---------

shenje eshte klas smiley Te pakten ka shenje .LMAO

Ky autori me duket se eshte a arkitekt a inxh ndertimi goxha i kripur, keshtu qe i bie hunda po ta ndaloje Policia si gjithe robte..

Te te ndaloje policia njehere ne rruge nuk eshte aspak problem. Kur te ndalon 4 here ne 12 km siç thote dhe artikullshkruesi ka diçka qe nuk shkon ne funksionimin e saj. Aq me teper kur behet fjale per ndalime dhe nga forcat speciale qe te kerkojne dokumentet e makines. Per mua  ne rastin me te mire eshte nje keqmenaxhim i burimeve njerzore  qe ka ne dore MB dhe ne rastin me te keq eshte nje abuzimi paster me ligjin, me punojesit e MB, me taksat e shtetasve shqiptare etj.

Tani per ata qe thone se ketij i paska rene kripa ne uje qe e ka ndaluar kaq here policia ne nje segment te shkurter rruge dua tu them qe hapni syte (ne mos jeni te vetdijshem) se nje gje e tille nuk ndodh ne nje vend demokratik dhe me ligje ku te gjithe i respektojne ato nga mei madhi deri te mei vogli. Nuk mund ta kuptoj sesi mund te jete njeriu kaq fatalist duke thene '' he mo se s'ka noji gjo'' apo '' jemi mesuar me keto gjera''.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).