Gramsh, tragjedia me 3 të vdekur, godina ishte tejet e amortizuarGRAMSH- Altini, Dritani dhe Nazifi janë tre viktimat e radhës mes gërmadhave të godinave të shkatërruara, të amorizuara, të harruara prej vitesh nga shteti por jo nga vetë ata. 

Për tre të rinjtë, ish magazinat e rezervave të shtetit në fshatin Bratilë të Komunës Kodovjat, 40 km larg Gramshit, ishin burim të ardhurash. Prandaj dhe mbrëmë ata ishin nisur drejt magazinave për të vjedhë hekurat e telat e soletave, për ti shitur më pas për skrap.

“Ish-magazinat, prej kohësh, të braktisura, prej kohësh, ishin bërë objekt për vjedhjen e hekurave dhe telave të soletave, të cilat më pas shiteshin për skrap. Por, ajo që ndodhi mbrëmë është një ndër tragjeditë më të mëdha, pasi në këtë zonë ka pasur dhe herë të tjera tragjedi të tilla”- përshkruan ngjarjen gazetari i NEWS24 Fatmir Popja.

NGJARJA
Ka qenë ora 22. 30 minuta e mbrëmjes së të premtes ku policia është njoftuar nga kryeplaku i fshatit Bratilë, se disa persona të paidentifikuar po grabisnin hekur duke shkatërruar ish- magazinat e rezervave të shtetit të këtij fshati. 
Me të mbërritur në vendngjarje policia ka konstatuar se pranë depos së ish-Rezervës së të shtetit qëndronte e parkuar një makinë Landrover me targa të huaja N7650 EC. 
Duke kontrolluar, kanë parë një ndërtesë, tarraca e të cilës ishte shembur dhe poshtë saj ishin trupat e tre të rinjve. Në fillim është gjetur trupi i pajetë i  Altin Elezit, 37 vjec, dhe i Nazif Bojës, 22 vjec, nga fshati Shtërmen i Elbasanit. Më pas është gjetur dhe trupi i Dritan Hoxholli 28 vjeç, nga Gramshi.

TRUPAT 20 ORE POSHTE GERMADHAVE
Banorët kanë treguar se vetëm dy ditë më parë një kamion me hekur ishte nisur drejt Gramshit dhe ata do të mblidhnin pjesët e fundit të hekurit në këtë godinë të amortizuar. Tre të rinjtë kishin udhëtuar drejt fshatit Bratilë me landloverin e Dritanit.
Sipas banorëve të zonës mendohet se trupat kishin më se 20 orë që kishin të vdekur brenda godinës. “Teksa po nxirrnim trupat, gjetëm një sasi hekuri në dalje të godinës si dhe dy bombla, një me gaz dhe një me oksigjen, që shërbenin për të nxjerrë hekurin nga muret e godinës".– ka thënë, për atsh-në,shefi i shërbimit të zjarrëfikëses në rrethin e Gramshit, Armir Xhangolli. Sipas tij tre viktimat e kanë kuptuar që mund të ziheshin brenda në godinë dhe kanë tentuar të dalin, por shembja e tavanit ka qenë e menjëhershme dhe i ka zënë ato brenda. “Sipas mënyrës se si u gjetën tre trupat, mendohet se ata kanë tentuar të dalin, por nuk mundën dot".- ka rrëfyer më tej Xhangolli.

TRAGJEDI E PARALAJMERUAR
Kjo nuk është hera e parë që në këtë zonë ndodhin tragjedi të tilla. Varfëria ekstreme detyron të burra, të rinj madje dhe fëmijë t'i drejtohen godinave të braktisura për t'i shembur e për t'i marrë hekurin, i cili më pas shitet për skrap.
Në këto godina nuk ka asnjë shenjë paralajmëruese nga autoritetet vendore për rrezik shembjeje. Në një prononcim për atsh-në, nëprefekti i Gramshit Shkëlqim Hoxha ka thënë se godina që dikur shërbente si rezervë e shtetit ku ruhej misri dhe gruri, “prej më se 20 vjetësh kishte dalë jashtë funksionit, ishte tejet e amortizuar dhe për këtë qëllim prej vitesh nuk ruhej nga asnjë roje". 

______________________

Ndërkohë, tre ditë më parë mediat raportuan për:

Skandal me skrapin, Qeveria e shet më lirë se sa në bursë

Skandal me skrapin qeveria e shet më lirë se sa në bursëTIRANË- Qeveria shqiptare do t’ju sheshë kompanive private 400 ton srap të minierës së Kalimashit në Kukës, një proces që do të zhvillohet nga drejtoria e rezervave të shtetit. Sipas të dhënave nga agjencia e prokurimit publik, ankandi për shitjen e kësaj sasie skrapi hekuri do zhvillohet në datën 7 mars. Nga të dhënat e AKP-së rezulton se cmimi fillestar që do të kërkojë qeveria për shitjen e 400 ton skrap hekuri është 10 milionë e 80 mijë lekë me tvsh. Sipas një përllogaritje të thjeshtë, rezulton se 1 ton shitet me 25 mijë e 200 lekë, ndërkohë që në bursat ndërkombëtare cmimi i një ton skrapi hekuri shkon rreth 400 dollarë, e këmbyer në monedhën vendase, rreth 40 mijë lekë për ton.

Kjo do të thotë se qeveria shqiptare dhe rrjedhimisht buxheti i shtetit del me humbje nga kryerja e një ankandi të tillë, kjo edhe sikur cmimi në ankand të rritet më shumë se vlera fillestare e kërkuar. Nga ana tjetër ekzekutivi ka një tjetër mundësi për të përfituar më shumë para nga shitja e 400 ton skrap të minierës së Kalimashit. Ajo mund ta cojë direkt në rafinerinë e Elbasanit që menaxhohet nga kompania turke Kurum dhe që është e vetmja në vend që përpunon skrapin.

Kurumi përpunon një ton skrap hekuri me cmim 37 mijë lekë. Kjo do të thotë se qeveria do të përfitonte 11 mijë e 800 lekë për ton më shumë në rast se do ta conte tek Kurumi dhe nuk do shiste në ankand.


(m.a/News24/BalkanWeb)

17 Komente

 Ne ndertesa te rrezikshme duhen vene tabela. Shanset jane qe keta qe mbledhin hekur, do te futen, pavaresisht tabelave, por mbase do te bejne kujdes.

Varfëria ekstreme detyron të burra, të rinj madje dhe fëmijë t'i drejtohen godinave të braktisura për t'i shembur e për t'i marrë hekurin, i cili më pas shitet për skrap.
 

Nderkohe:

...qëndronte e parkuar një makinë Landlover me targa të huaja

 

Gjembi me te vertet nje oxymoron, ke te drejte. Ekstreme te tilla ka sa te duash, megjithese paragrafi i pare eshte me shume pergjithesues.

Problemi me skrapin, e dhene dhe me pare, eshte nje problem i qarte korruptiv. Kjo ne fakt ndodh kudo, kur qeveritare te pamesuar me ekonomine e tregut, te painteresuar [pse nje nepunes ne ministrine e mbrojtjes britanike, arsimin ne itali apo skrapin ne shqiperi-e vret shume per nje pune me rroge, kur privati vepron si piranat] apo dhe te korruptuar e demtojne shtetin dhe publikun e gjere.

Shume gjera tek ne ose jane falur ose grabitur ose dhene me cmime qesharake, por si nje ekonomi fillestare duket dukuri "natyrale" dhe per nje fare periudhe. Jo se eshte e pranueshme, por eshte sic eshte.

Sa me pasqyrim keto ngjarje te kene ne nje kohe gjerat do ndryshojne. Sigurisht per keta 3 fatkeqe e familjet e tyre kjo s'ka me vlere. Por me qeverine e sotme kjo eshte hisja qe kemi.

Dy dite me pare u aksidentuan e humben jeten ne vendin e punes edhe dy Puntore ne Erseke, qe punonin ne nje gurrore pa kushte sigurie..Sa vjen e po bie vlera e jetes se njeriut ne kete vend. Ne keto lajme gjendet Shqiperia e vertete me hallet dhe realitetin e hidhur te njerzve qe rrezikojne jeten e tyre te detyruar nga varferia..Nuk e di se cfare do te ndodhi kur te mbaroje skrapi, por kjo eshte gjendja..

Sa vjen e po bie vlera e jetes se njeriut ne kete vend.

Po ti futemi analizes duke e pare jeten e njeriut si produkt marketingu, per te pare nese i ka rene apo i eshte shtuar vlera, se pari do te marrim per te qene aksiomen, qe jeta e njeriut ka aq vlere, per aq sa e shet i zoti. Dhe pastaj shikohen edhe zonat specifike, atje ku jeta eshte me e lire, psh Gerdec, Polican, Erseke, Gramsh, Librazhd etj.

Ka vende ku jeta eshte e papagueshme. Per te tjerat ka MasterCard. smiley

Per sa i perket artikullit dhe lajmit, do te kish qene interesante te mesohej, nese viktimat kane lene pasardhes pas, dhe nese jo, atehere e meritojne se s´ben qe te propozohen per cmimin Darwin Awards 2011.

Nuk me mjafton asnjehere cinizmi apo sarkazma kur lexoj te tilla lajme, qe gazeta kerkon te mi shese edhe si te dhimbshme. smiley

Cfare eshte skrapi? Dhe e dyta, jane ne terezi keta me kete punen e varferise se skajshme me Land Rover? smiley

Cfare eshte skrapi?

Moj Fini, se eshte edhe hera e dyte, qe po pyet, ku e paske kaluar ti fillimin e tranzicionit shqiptar (1991-1996)? smiley

Ne itali? smiley

Apo ke qene e vogel? smiley

Skrap eshte cdo produkt qe permban ne vetvete minerale si hekur, baker etj, qe e ka mbaruar funksionin e tij dhe eshte gati per tu ricikluar. Skrapi eshte "ushqimi" per furrnaltat.

Skrap ne kushtet shqiptare eshte cdo produkt qe permban ne vetvete minerale si hekur, baker etj, pavaresisht nese e ka mbaruar apo jo funksionin e tij dhe blihet me para ne dore nga malazezi per tu shitur ne furrnaltat e Nikshiqit. Keshtu ndodh qe per skrap te perfundojne edhe kapaket e pusetave ose shinat e trenit.

Flm per shpjegimin, por jo hera e pare eshte qe pyes. Ndoshta ka pyetur ndokush tjeter. Ne ato vite ne Shqiperi kam qene fizikisht, por ndoshta jo me mendje smiley .

Fjala skrap me duket nje vjedhje e fjales Angleze "scrap" qe s'perfshin vec mbetjet metalike. Por ne Shqiperi, ke te drejte, perdoret per ate qe thua ti.

Hmmm, he de, cfare kerkojne tre njerez me Landrover ne xhade, ne mes te nates duke mbledh skrap?  Se Landrover ketej nga memenjerku, fishek e pa asigjo, pa sedilje lekure (oh tmerri) fillon tek 37 mije dollaret.  E ketej nga memenjerku me cmimet cope te skrap duhet mbledh goxha me ia vu sediljet lekure. 

Apo ka qene me cmim anglez Landi?  Cfare modeli?  I cilit vit, sa km/milje kishte?  Nga cila ane e kishte timonin?  

C'paskesh qene edhe ky gazetar, na futi ne te thella, hedh nje numer targe edhe ec matane. 

Morali i fabules: here tjeter te dergohet shoferi i limo-Landit per skrap.  

Mesa duket kane shku per te fitu leket e lekures se sediljeve..Nuk ka mundesi tjeter. Paradokse shqiptare te tranzicionit te sterzgjatur..

A thua?

Se mua thjesht me linden pyetjet vetvetiu, nuk i di pergjigjet. 

Por meqe jemi te paradokset, qenka goxha skrapi ne Shqiperi.  Ketu duhet te mbushesh "container" te besh sediljet ... e Landit, se ndonje Ford vendi edhe e lekuros me kollaj.  

 

Nuk jam i sigurt Monde, por sipas llogjikes ketu, te mbytjes me nje pike uje, keshtu i bie..Jam kurioz perse punonin ne gurore ata te mjeret e Ersekes..

Po dhe ata mbase do lekurzonin Benzin, meqe s'u permend ndonje Landrover.  Them me probabilitet Shqiperie, se s'u raportua mjeti ne xhade per ata te Ersekes. 

"....  Sipas një përllogaritje të thjeshtë, rezulton se 1 ton shitet me 25 mijë e 200 lekë, ndërkohë që në bursat ndërkombëtare cmimi i një ton skrapi hekuri shkon rreth 400 dollarë, e këmbyer në monedhën vendase, rreth 40 mijë lekë për ton... "

 

Per rastin e Shqiperise, çmimi aty nuk mund te barazohet me çmimin e bursave nderkombetare, sepse aq eshte fuqia blerse, fuqi e dobet.  

Ose ndoshta sepse do kene pjesen e tyre edhe ndermjetesit te cilet jua blejne vjedhesve te vegjel?

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).