Aktivitet madhështor me rastin e 8 marsit. Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli: Gratë, triumfi i vlerave në arritjet e jashtëzakonshme të 20 viteve demokraci!

www.parlament.al

 

topalli 08Mijëra gra festuan sot përmes një aktiviteti madhështor në Pallatin e Kongreseve, 8 marsin, njëkohësisht ditë që përkon me 100 vjetorin e Ditës Ndërkombëtare  të Gruas.
 
Duke çelur këtë ceremoni të ngrohtë dhe festive, Kryetarja e Kuvendit përcolli një përshëndetje të përzemërt për të gjitha vajzat, gratë, nënat dhe gjyshet, për sakrificën e tyre sublime për paqe dhe dashuri në familje, jetë, shoqëri dhe kudo.

Kryetarja e Kuvendit tha se 8 marsi është një ditë e veçantë, e cila u dedikohet nënave dhe të gjitha grave. Por për gratë shqiptare, tha Znj, Jozefina Topalli, kjo është një ditë edhe më e madhe, sepse ne celebrojmë 20 vjetorin e arritjeve tona në liri.

I pranishëm në këtë aktivitet festiv ishte edhe Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, cili në përshëndetjen e tij me rastin e 8-marsit theksoi se në këto 20 vite, çdo arritje dhe sukses e ka emrin vajzë dhe grua shqiptare.

“Është nder dhe privilegj që t`ju përshëndes dhe të përulem me nderimin më të madh dhe të shpreh mirënjohjen time të thellë të gjitha grave, nënave dhe motrave shqiptare.  Ju nënat dhe gratë nuk jeni vetëm burimi i jetës por gurra e pashtershme e jetës njerëzore. Këto 20 vite çdo arrije, çdo sukses emrin e ka vajzë dhe grua shqiptare” theksoi Kryeministri Berisha.

Më poshtë fjala e plotë përshëndetëse e Kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli:

I nderuar Kryeministër Sali Berisha,
Të nderuara zonja,
Të dashura nëna, motra, bija,
Sot, kudo në botë, gratë celebrojnë 100 vjetorin e arritjeve të tyre në çdo fushë.
Sot është një ditë e veçantë. Ky takim i dedikohet nënave. Kjo ditë ju dedikohet juve.
Sot, ne gratë shqiptare, celebrojmë 20 vjetorin e arritjeve tona në liri.

Vetëm dy dekada më parë, shqiptarët, burra dhe gra, përmes sakrificash sublime përmbysën diktaturën më të egër komuniste dhe  filluan një beteje te pandalshme për demokraci ku te gjithë do kishin të drejtë që të punojnë, te jetojnë, te ëndërrojnë pa frike nga askush.

Sot jemi një popull krenar për arritjet tona.

Kemi rritur rrogat, kemi rritur ekonominë, kemi bere rruge moderne, kemi ndërtuar dhe topalli 08 rikonstruktuar mijëra shkolla, kemi rritur pensionet, kemi hyrë në NATO, kemi rritur numrin e studentëve, kemi ringjallur fshatin, kemi shkurtuar rrugët, kemi rritur eksportet, kemi rritur të ardhurat, kemi hequr vizat.
Gratë, padyshim kanë bërë që  të triumfojnë vlerat e arritjet tona me te mira.

Çdo grua shqiptare sot ka arsye për të qenë krenare për veten, për fëmijët, për gjithë sakrificën e kontributin e saj për çdo gjë të mirë që bashkë kemi arritur.

Çdo grua shqiptare sot ka arsye për të qenë krenare për vendin tonë, për flamurin tonë, për lirinë që kemi, për progresin e zhvillimin, për Shqipërinë e bukur dhe të transformuar.

Sot ne përulemi me respekt për sakrificat, për kontributet, për arritjet qe gratë kane realizuar ne çdo aspekt te jetës ne shtëpi, ne pune, ne komunitet si nena, si bashkëshorte, si motra, bija, si qytetare, si lidere, si mësuese, mjeke, si ekonomiste, infermjere.

Po të kthejmë kokën pas në histori, gjejmë që vendi ynë ka patur gra që kanë bërë histori.

-Teuta ishte mbretëresha jonë e parë.(2 mijë vite më parë)
- Rozafa është legjenda e gruas shqiptare që muroset në emër të besës, por me kushtin që të ushqejë më gjirin e saj fëmijën. (500 vite më parë).
- Shote Galica ishte një grua luftëtare që vdes për lirinë.( 100 vite më parë).
- Nënë Tereza është ikona e dashurisë. Ajo është krenaria e kombit tonë.

Si mbretëresha, si luftëtare, si legjenda,  si misionare apo si nëna ato janë modelet e popullit tonë.

Për ne gratë e gjithë bota jonë rrotullohet tek fëmijët, familja, vendi, dhe sado të ndryshme mund të jemi në diversitetin tonë të mrekullueshëm ne kemi kaq shumë gjera  që na bashkojnë.

Nga tryezat në familje dhe deri në tryezat e vendimmarrjes, gratë kanë  punuar për të arritur çfarë na takon, për zotësi apo inteligjencë, për aftësi apo potencial, e mbi të gjitha për barazi në te drejta që Zoti na ka dhënë.

topalli 08Ne gratë kemi forcën të qëndrojmë në këmbë përballë çdo vështirësie,
Ne gratë kemi forcën të qëndrojmë fort kundra dhunës.
Ne gratë kemi guximin të refuzojmë dhe të mos lejojmë as dhunën as ato që ushtrojnë dhunë.
Ne gratë kemi kurajën për të kundërshtuar me vendosmëri çdo burrë që për egoizmin e tij personal bën tentativa të dështuara të dhunojë shtetin tonë. Ne gratë jemi të vendosura për të bërë më të mirën për fëmijët,  familjen, atdheun.

Ne gratë nuk dorëzohemi kurrë. Sot nuk ndajmë vetëm vlera të përbashkëta por ndajmë interesa të përbashkëta. Ne ndajmë një të ardhme të përbashkët.

Ne gjuhen tone shqipe vlerat si: fëmija, familja, Shqipëria drejtësia, siguria, paqja,  barazia, shpresa, ëndrra janë femërore.

Dikush thotë se nëna është perëndesha e dashurisë. Librat shkruajnë se dora qe tund djepin, tund botën. Unë besoj, edhe si perëndeshë e dashurisë, edhe si dorë që tund botën, për gratë, kur duan, nuk ka barriera qe nuk kapërcehen, nuk ka mrekullira qe nuk bëhen!

22 Komente

Sot, kudo në botë, gratë celebrojnë 100 vjetorin e arritjeve të tyre në çdo fushë.

Kush ja shkruan fjalimet kesaj?

Më poshtë fjala e plotë përshëndetëse e Kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli:

I nderuar Kryeministër Sali Berisha,
Të nderuara zonja,
Të dashura nëna, motra, bija,

 

Aaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa!

Me falni per ulurimen, po plasa. Edhe ne festen e Nenes fillimisht duhet falenderu Berisha.

 

PF, icik ma shum rrispekt per Skanderbeun II. Po ofendon historine me ket ulerime. I njecte n'fyt ky tetmars atyne lavireve t'bole vardit. smiley

Tani e pashe.  Edhe mua me vjen per te plasur.  Kam arritur ne konkuzionin se E.H nuk ka vdekur po vertet jeton ne zemrat tona.

 Pse femer qenka kjo topalli? Nga menyra si ofendon dhe fjalori qe perdor neper tv nuk me duket femer ashtu si i ka hije ne femre, perkundrazi kjo ul shume emrin e "femrave" ne Shqiperi... 

 Ne fillim kujtova se ishte nga ato lajmet skic, po pastaj e kuptova qe qenka i vertete.  Lenka Cuko i vjen anash Jozefines.

 Kuuujdes, se po na ofendoni Kolec Traboinin, pasi e ka debolese ket (sheeeeet, se po na nigjo Zana dhe u bo nomi pastaj)

 

omi 

Pse s'bere nje xhiro dhe nga banjot e grarise? Isha kurioze te shihja se ca profetizojne andej(dhe ilustrimin). smiley

ee me verte, nje kuriozitet qe e kam pas gjithmone, po tani qe lexova kete qe the, sikur i shtove fjale. Banjot e meshkujve gati kudo qe kam vajt kane lloj lloj gjojnash te shkrujtme neper mure. Debate politike tip, komunistat ne zjarr, fashistat ne hell, ose kendej nga amerika: obama ku ta kesh, emra skuadrash dhe sharje, numra telefonash per sherbime te ndryshme te natyres gayore, njehere pashe edhe nje debat  Serbi-Kosove ne nje skute te humbur amerike. Po banjat e femrave? Nqse po, cfare shkruajne femrat neper banjo?

E di qe tani me bere te mendoj dhe cuditem per faktin qe ne banjot e femrave qe kam vizituar s'me ka rastisur asnjehere te shoh shkrime neper mure? Pervec instruksioneve te stafit pastrues natyrisht...Bof! That's weird!

Dy pyetje kam une kshu shpejt e shpejt.

1. A ishte Liri Berisha prezente ne ceremoni?

2. Kjo fraza ketu: "Për ne gratë e gjithë bota jonë rrotullohet tek fëmijët, familja..."

A eshte anti-8-mars te thuash qe e gjithe bota e grave rrotullohet tek femijet, familja?

Nder te tjera foli dhe Nafija; "nen drejtimin e partise dhe udheheqesit te paepur shokut Sali, gruaja demokratase ka dale ne balle te vendit, duke luftuar mbeturinat socialsito-bulevardase..Ajo ka korrur beteja te njepasnjeshme.

Injoranca dhe budallepsja nuk njihkan as gjini e as ngjyre..

keto nuk jane femna, por korba, gjallesa te shemtuara qe sidoqofte edhe festojne per te treguar se ekzistojne. Por te ekzistosh nuk do te thote te jetosh moj korba! 

Mire sheme mire, po raporti i grave pallat kongresi - bulevard ishte 10-1.

Me thane se te fakulteti mjeksise i kish rreshtu qiviriu furgonat per transport falas smiley

e kish bo ate mekanikun e shkrete me e myll heret smiley

Endjej vehten goxha te surprizuar dhe poli te avantazhuar bile,  bile, bole me superior nga limitimet e kultures se prapambetur te kombit kamunist shqiptar.

Shqiperise i ka dale prapanica e palare kurse putanat berishiane kendojne kengen e Kristoforidhit: Pa na kendo o vashe/nje kenge me ze te trashe/ qe ta degjojme me veshe/ keshtu e gezuar te jeshe.   (Pjese nga Ballada: Ajkuna qan Omerin e ri)

 E shifni more miq,  se  ku  ka katandisur  qeverrisja e ketij vendit tone ne kohen e ketij dhe  nen udheheqjen e ketij kryeqeverrisesi? Nuk besoj se ka me figure te  shplare, me turp, me shemtire se paraqitja e grave shqiptare, ne kete  daten e 8 marsit 2011

   Ne te njejten dite, ne distance vetem me pake se 100 metra, dy pale gra shqiptare, te ndara prej mentalitetit, te  nje palo burri qe qeverris vetem per  ndarjen ne dy gjysma. Por me nje tregues shume sinjifikativ; njera prej gjysmave qan tjetra  qesh..!Nuk mund te  shahen asnjera pale prej dy gjysmave te grave.Ato jane nenat e motrat gtona, por te  kthyera ne Balon Tauke, ecin ne nje udhe qe nuk eshte e tyrja.

  Dhe ky  paloburre qesh e hasharitet mes grave te gjysmes qe i di  skauadra te kooperatives se vet (Ne fakt ckermitet ne nje  karshillek shpellari) sepse e di qe vetem 100 metra  distance nje gjysme numuri  grash, sa e salles ku  ai  ckermitet, ben tamam ate  fajtorin e kesaj gjendjeje mizerabel si  kosistence shoqerore dhe ekonomike. Kreyqeverrisesi i te dy  gjysmave, flet  si  kryetar kooperative...!

..."Ne, grate e kooperaives tooone, "Merre Merre" kemi arritur majat e majaveeee...."! I  leni, i  harroni  atooo,  ne ...Bulevard, ato te grupit te  lavireve, se nuk jane pjese e jooona, e  kooperatives tone "Merre Merre"...!-thote  pjesa e  zeze  e shpirtit te tij.(nuk besoj ne i ka mbetur me pjese e bardhe) 

 Ja, kjo tabllo  u  regjistrua sot ne kryeqytetin e Shqiperise,   ne 8 mars 2011 !  Per kete, te gjithe duhet te jemi ...? Nuk e di si..!

 Grava, per kete e ke llafin ti?????????????

Ky eshte Saliu????

 Ajo boja e gjelit nuk me kenaq..E  doja te Ziiiiii!

:O

Nje grua qe ka shkuar aty te takimi:  Do vije Zoti kryeminister qe i dhente Zoti nga ditet e mia, se kete njeri te mrekullueshem e ka sjelle Allahu per kete popull!

 

 Shote Galica ishte një grua luftëtare që vdes për lirinë.( 100 vite më par&eumlsmiley.

 

Me t'tana dheta, veq Giuhen Shkype, nande, dhe Historine e Popllit Shqiptuer tete! 

 

Le te rrjedh celiku,

per dyfek e plugje

le te pelcase armiku

moj kala e kuqe,  

...

Me kete kenge armiku plasi ne vend!

 

  • Ne gratë kemi forcën të qëndrojmë në këmbë përballë çdo vështirësie, 
  • Ne gratë kemi forcën të qëndrojmë fort kundra dhunës. 
  • Ne gratë kemi guximin të refuzojmë dhe të mos lejojmë as dhunën as ato që ushtrojnë dhunë.
  •  
  • Ne gratë kemi kurajën për të kundërshtuar me vendosmëri çdo burrë që për egoizmin e tij personal bën tentativa të dështuara të dhunojë shtetin tonë.
  • Ne gratë jemi të vendosura për të bërë më të mirën për fëmijët,  familjen, atdheun.
  • Ne gratë nuk dorëzohemi kurrë.
  • Sot nuk ndajmë vetëm vlera të përbashkëta por ndajmë interesa të përbashkëta. Ne ndajmë një të ardhme të përbashkët.

Me kete fjalim t`Jozefines Enveri do te ngrihej nga varri!

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).