Në vitin 1995 pata botuar librin Bota pas Komunizmit (The World After Communism). Sot pyes veten nëse bota do të ekzistojë edhe pas kapitalizmit. Kjo dilemë nuk e merr shtysën nga kriza më e madhe ekonomike që nga vitet ’30. Kapitalizmi gjithnjë ka patur kriza dhe do të vazhdojë të ketë. Ajo rrjedh nga ndjesia se qytetërimi Perëndimor është gjithnjë e më shumë zhgënjyes, mbytur nga një sistem stimulimesh që janë thelbësore për grumbullimin e pasurisë, por që minojnë kapacitetin tonë për t’iu gëzuar asaj. Kapitalizmi mund të jetë afër shterimit të potencialit të tij për të krijuar një jetë më të mirë-të paktën në vendet e pasura. Me “më të mirë” kam ndërmend formacion etik, jo atë material. Fitimet materiale mund të vazhdojnë, megjithëse faktet tregojnë se ato nuk mjaftojnë për t’i bërë njerëzit të lumtur. Pakënaqësia ime ka të bëjë me cilësinë e një qytetërimi në të cilin prodhimi dhe konsumimi i të mirave të panevojshme është bërë aktiviteti kryesor i shumicës së njerëzve.

Kjo nuk synon denigrimin e kapitalizmit. Ai ka qenë dhe mbetet një sistem superb i kapërcimit të skamjes. Duke organizuar prodhimin me efektivitet dhe duke e drejtuar kah kërkimi i të mirave materiale dhe jo pushteti, ka nxjerrë nga varfëria një pjesë të madhe të botës. Por, çfarë ndodh me një sistem të tillë kur mungesat kthehen në bollëk? Bën përpara duke prodhuar të njëjtën gjë me shumicë, duke stimuluar orekse të velura me cikërrima të reja, trille dhe epshe? Edhe sa kohë mund të vazhdojë kjo? A do ta kalojmë edhe këtë shekull të mbytur në vanitet? Gjatë shumicës së shekullit të shkuar alternativa e kapitalizmit ishte socializmi. Por socializmi në formën e tij klasike dështoi-siç edhe duhej të ndodhte. Prodhimi publik është inferior krahasuar me prodhimin privat, për një sërë arsyesh, jo vetëm sepse shkatërron zgjedhjen dhe larminë. Dhe që nga rënia e komunizmit nuk ka patur asnjë alternativë koherente të kapitalizmit. Përtej kapitalizmit me sa duket shtrihet një panoramë… kapitalizmi.

Ndaj kapitalizmit gjithnjë ka patur pyetje të mëdha morale të cilat mund të lihen mënjanë, sepse kapitalizmi ishte kaq i suksesshëm në grumbullimin e pasurisë. Tani, kur e kemi gjithë pasurinë që na duhet, ne kemi të drejtë të pyesim nëse kostot e kapitalizmit ia vlejnë. Adam Smith, për shembull, pranoi se ndarja e punëve do t’i budallallepste njerëzit duke u hequr talentet jashtë profileve të caktuara. Megjithatë, ai mendonte se ky ishte një çmim-mundësisht i kompensuar nga arsimimi-që ia vlente të paguaje përderisa zgjerimi i tregjeve rriste kapitalin. Kjo e bëri atë një dishepull të lirisë së tregut.  

Apostujt e sotëm të lirisë ekonomike argumentojnë njëlloj si Adam Smith-i, duke injoruar faktin se kapitali është shtuar paanë që nga ditët e Smith-it. Ata zakonisht pranojnë se tregtia e lirë shkurton vendet e punës, por pretendojnë se programet e ritrajnimit do t’i stërvitin punëtorët për punë të reja me më shumë vlerë. Kjo është njëlloj si të thuash se, megjithëse vendet e pasura (apo rajonet) nuk kanë më nevojë për benefitet e tregtisë së lirë, ata duhet të vazhdojnë të vuajnë nga kostot e saj. Mbrojtësit e sistemit aktual përgjigjen: ne i lëmë individët që të zgjedhin vetë. Nëse njerëzit duan të dalin jashtë transportierit të sistemit, ata janë të lirë ta bëjnë këtë. Dhe gjithnjë e më shumë njerëz në fakt “hidhen”. Demokraci do të thotë gjithashtu liri për të votuar kundër kapitalizmit.  Kjo përgjigje është e fuqishme por naive. Njerëzit nuk i formojnë preferencat e tyre në izolim. Zgjedhjet e tyre përcaktohen nga kultura zotëruese e shoqërive të tyre. A hamendësohet me gjithë mend se trysnia e vazhdueshme për të konsumuar nuk ka ndikim mbi preferencat? Ne e ndalojmë pornografinë dhe kufizojmë dhunë në Televizion duke besuar se ato i ndikojnë negativisht njerëzit, por na duhet të besojmë se reklamimi i pafre i mallrave të konsumit ndikon vetëm shpërndarjen e kërkesës, por jo kërkesën në total?  Mbrojtësit e kapitalizmit nganjëherë argumentojnë se shpirti materialist është kaq thellë i gdhendur në natyrën njerëzore sa asgjë nuk mund ta shkulë prej aty. Por natyra njerëzore është një koleksion pasionesh dhe mundësish të kundërta. Gjithnjë ka qenë funksioni i kulturës (përfshirë fenë) që të cytë disa dhe të kufizojë shprehjen e disa të tjerave.

Në fakt “shpirti i kapitalizmit” u fut në marrëdhëniet njerëzore pak vonë në histori. Para kësaj tregjet e shitjeve dhe blerjeve ishin plot me kufizime ligjore dhe morale. Një person që ia kushtonte jetën pasurimit nuk shihej si një model i mirë shoqëror. Lakmia, materializmi, zilia hynin te mëkatet kapitale. Fajdet ishte një fyerje kundër Zotit. U desh ardhja e shekullit të 18-të që lakmia të bëhej moralisht e pranueshme. Asokohe konsiderohej një akt prometean shndërrimi i kapitalit në para dhe futja në punë e tyre për të bërë më shumë para, sepse të bërit e kësaj i sillte përfitime njerëzimit. Kjo frymëzoi mënyrën amerikane të jetesës, ku paraja gjithnjë thotë fjalën e parë. Fundi i kapitalizmit do të thotë thjesht fundi i dëshirës për ta dëgjuar këtë. Njerëzit do të fillonin të gëzonin atë që kishin, në vend që të kërkonin më shumë.

Edhe njëherë, imagjinoni një shoqëri me mbajtës privatë të aseteve, objektivi kryesor i të cilëve është të çuarit e një jete të mirë dhe jo shndërrimi i pasurisë së tyre në “kapital”. Sektori financiar do të rrudhej, sepse të pasurit nuk do të kërkonin të bëheshin më të pasur. Teksa gjithnjë e më shumë njerëz vetëmjaftohen, mund të pritet që shpirti i fitimit të humbasë miratimin social. Kapitalizmi do ta kishte kryer misionin e tij dhe motivi i përfitimit do të rikthehej në vendin e tij në galerinë e batakçinjve. 

Çnderimi i lakmisë ka gjasa të ndodhë vetëm në ato vende qytetarët e të cilëve kanë ndërkohë më shumë sesa u duhet. Madje, edhe atje shumë njerëz kanë më pak sesa u nevojitet. Faktet sugjerojnë se ekonomitë do të jenë më të qëndrueshme dhe qytetarët më të lumtur nëse pasuria dhe të ardhurat do të shpërndaheshin disi më barabar. Përligjja ekonomike për pabarazi të mëdha në të ardhura-nevoja për të stimuluar njerëzit për të qenë më produktivë-kapitullon kur rritja ekonomike pushon së qeni e rëndësishme. 

Ndoshta socializmi nuk ishte një alternativë e kapitalizmit, por trashëgimtari i tij. Do ta trashëgojë rruzullin, jo duke ua marrë pronat të pasurve, por duke dhënë motive dhe stimuj për sjellje që nuk janë të lidhura me grumbullimin e mëtejshëm të kapitalit.  

 

___________

*Robert Skidelsky, është anëtar i Dhomës së Lordëve Britanikë dhe Professor Emeritus of Political Economy në Warwick University.

Përktheu: Alfred Lela

13 Komente

"sot pyes veten nese bota do te ekzistoje edhe pas kapitalizmit"

do ekzistoje o Berto, do ekzistoje...

Eh, sa e qarte dhe e pritshme! Duhet vrare pak mendja nese idete duhen veshur apo jo kaq thjesht.

 E ka thene mjekrra, pas kapitalizmit do te vije socializmi dhe me pas komunizmi, por jo ky qe perjetuam ne. Ai thoshte qe socializmi vjen kur kapitalizmit ti shterojne mundesite. Por Lenini dje me vone dishepujt e tjere te veckel, e degjeneruan idene e tij ......

ca bojne kto cuna mor aman? njoni thote i ka ardhe fundi Historise [FF] tjetrin se xe gjumi se a do ekzistoje bota pas kapitalizmit apo Mastercard-it.

Zoti e di pse s'hane fara te pjekme smiley

Besoj shume dhe plotesisht  pajtohem , ne shperndarjene e pasurise , shtreses me te varfer.Ja nje shembull  ;  disa jane pasuruar aq shume  , sa qe ne garazhin e tyre , kane :

                    1  Rolls Rojs

                     1    Rerrari

                      1   pezho

                      1  Mercedes

Edhe tani gazetari ia parashtron pyetjen pronarit.: A  e ke ngrahe  krejt keto qere,pronari me buzeqeshje  dhe sinqeritet thote se ,mevertete  disa prej ketyre as qe kam pase rast te hypi ne to.Ja pra  kopracia e repruar,personi vetem ne keto hekura ka shpenzuar  me miliona   euro.

Tani ju benja llogarine e tij,e te tuajen dhe me tregoni se si  ju del llagaria e juaj dhe shpenzimet  e familjes tuaj.

Pune ,pune nate e dite - qe te shohim pakez drite.

 

 

 

Kush e mban mend filmin "Danko" me Arnold Schwarzenegger dhe Jim Belushi. Eshte ajo pjesa kur Arnoldi, polic sovjetik, merr nje dhome te nje motel i shpifur ne Chicago, ndez televizorin dhe del nje skene hard me ahh e uhh. Arnoldi i madh tund koken dhe ja ben me theks rus, - 

Ka-pi-ta-lli-zmo! smiley

 

Eshte edhe nji fragment tjeter kur sapo ka dal nga aeroporti, duke pa gratacelat, thote:

- Pisdjec kapitalizem smiley

 Kush ma ka hequr komentin tim ketu. Nuk e kupton ai çensurues se keshtu i ftoh njerzit, dhe i largon nga ky forum. 

Rritja ekonomike e vendeve buron nga instinkti pasurues i individeve. Kjo eshte biologjike, nuk eshte shoqerore. Socializmi deshtoi sepse ishte antibiologjik, anashkalonte natyren njerezore.

Thumbi, ai pronari qe ka blere aq shume makina, ka konsumuar leke, keto leke kane shtuar shitjet e makinave. Nje pjese e caktuar i ka kaluar koncesionarit, i cili eshte bere pakez me i pasur. Pjesa tjeter i ka kaluar prodhuesve te makinave, te cileve iu jane rritur gjithashtu shitjet. Kjo i ka shtyre qe te kryejne investime te tjera duke rritur numrin e punonjesve. Keta te fundit kane hyre ne pune te re dhe fitojne me shume nga c'do fitonin kur ishin pa pune. Duke fituar me shume, do blejne me shume gjera te tjera te cilat do rrisin te ardhurat e shitesve te tyre e keshtu me rradhe...Pra, shkurt muhabeti, pavaresisht se makinave i zoti s'iu kishte hypur asnjehere, nje te mire blerja e tyre e kishte... smiley)

"Rritja ekonomike e vendeve buron nga instinkti pasurues i individeve. Kjo eshte biologjike, nuk eshte shoqerore. Socializmi deshtoi sepse ishte antibiologjik, anashkalonte natyren njerezore."

ky eshte spekullimi ne te cilin bazohet ideologjia kapitaliste; fakti se individitet jane te drejtuar instiktivisht ndaj perfitimit personal dhe mireqenies materiale, gje e cila eshte nje nga genjeshtrat me te perdorura nga ata te cilet perfitojne, dhe per kete shkak kerkojne ta mbajne ne kembe kete sistem shtypes qe quhet kapitalizem. jam kunder mendimit te shprehur ne artikull se kapitalzmi ka nxjerre nga varferia shume vende te botes. fenomeni qe ndodh ne fakt ne kapitalizem eshte shtimi i te mirave materiale per popullsine ne total (gje qe mund te konsiderohet si rritje e mireqenies), por nga ana tjeter edhe rritja e pabarazise dhe thellimi i hendekut ndermjet klasave sociale. Vrojtues, edhe ti vete me larte komentove se grupet qe perfitojne nga blerja e makinave jane: koncensionari dhe prodhuesit, te cilet (keta te fundit) duke e shtuar perfitimin jane te shtyre te hapin vende pune per proletaret...  nderkohe qe klasa e te privilegjuareve eshte pronare e  te gjitha aseteve te prodhimit, klasa punetore ne kushtet e tregut te lire eshte kthyer ne nje klase sklleverish rrogetare. kapitalizmi eshte nje sistem i cili e kthen njeriun ne nje instrument i cili i sherben qellimeve arbitrare te rritjes se prodhimit, duke anashkaluar teresisht aspiratat dhe talentet e tij individuale.

Humboldt e shpreh ne menyre teper elokuente kete ide:

"...gjithcka qe nuk buron nga zgjedhja e lire e njeriut nuk deperton ne qenien e tij, por ngelet e huaj ndaj natyres se tij. ai nuk e kryen ate (punen) me energji me te vertete njerezore, por thjesht me perpikmeri mekanike....kur nje njeri thjesht reagon ndaj kerkesave te jashtme dhe autoritare, ne mund te admirojme ate cka ai realizon, por ne percmojme ate cka ai eshte."

Atehere, Anaxagoras: Njerez ne planet ka me shume se c'ka burime per t'i permbushur nevojat e tyre. Ky eshte fakt dhe jo spekullim. Deri ketu jemi dakort te dy, ma do mendja. Ideja ime eshte qe ne keto kushte, pra kur nuk mund te kenaqen qe te gjithe, ka nje konflikt, ose me sakte nje "beteje", nje lufte per mbijetese nqs do huazonim nga Darwini kete term. Duke qene se njerezit jane po aq sa qenie biologjike, edhe qenie sociale, kane ndertuar pergjate rrugetimit te tyre bashkesi te caktuara ku ata bashkejetojne diku ne menyre me harmonike, diku tjeter ne menyre me pak harmonike. Por, pavaresisht kesaj 'zbutjeje" te qenieve njerezore, pavaresisht ketij "llustrimi civilizues" serish lufta per mbiejetese mbetet serish ne fuqi. Sepse burimet vazhdojne te jene te kufizuar. Dhe ne keto kushte, kjo lufte nuk do reflektohet ne menyre kafsherore duke ngrene e duke kafshuar njeri-tjetrin (flas ne kuptimin e drejtperdrejte te fjales dhe jo ne kuptimin metaforik)  por do gjeje nje menyre tjeter per tu shprehur. Dhe menyra tjeter eshte qe kush punon me shume, kush ka talent me shume, pasurohet me shume duke patur mundesi te zoteroje me shume nga keto burimet e pamjaftueshme, shkurt muhabeti, mbijeton me mire. Ky eshte kapitalizmi, forma me e mire e mundshme qe ka shpikur njeriu per te luftuar betejen per mbijetese qe ekziston si ligj natyror.

 

 

 jam dakort  me ty Vrojtues ne piken: se burimet e planetit nuk jane te pashtershme. 

nuk jam i nje mendjeje me ty kur presupozon se kapitalizmi eshte forma e organizimit social ne te cilin kush punon me shume, kush ka talent me shume, pasurohet me shume dhe zoteron me shume. pikerisht ne qender te asaj qe sot quhet "meritokraci" (por qe ne kuptimin e sotem mund te konsiderohet pa hezitim si nje shtremberim i fjales) rrallehere qendron PUNA, apo talenti, apo perfitimi qe ka shoqeria ne teresi nga puna e nje klase te caktuar apo nje individi.  "meritokracia" sot lidhet me prejardhjen familjare, me klasen ku ben pjese, apo me ate se sa mire i ke sherbyer interesave te peshkut te madh, sa i afte ke qene per te shkelur mbi te tjeret dhe mbi parimet (nese i ke patur ndonjehere) per te arritur ne maje te piramides. gjithcka ndodh ne funksion te perfitimit material dhe te zvogelimit te kostos se prodhimit, dhe paradoksalisht ne shperfillje te plote ndaj atyre burimeve te fundme te cilave ti u referohesh, dhe per te cilat kemi nevoje te gjithe ne si specie njerezore. 

nga ana tjeter, neqoftese qellimi perfundimtar a priori i shoqerise nuk do te ishte thjesht e vetem pasurimi individual, por mireqenia e shoqerise, atehere energjia dhe gjenialiteti i mendjes njerezore do mund te vihej ne funksion te menaxhimit dhe shfrytezimit sa me te arsyeshem dhe eficent te ketyre burimeve te shtershme, duke marre ne konsiderate edhe demin natyror qe shkaktojne njerezit, pasojat e te cilit do ti vuajne brezat e ardhshem. 

shkenca sot jo gjithmone eshte ne sherbim te njerezimit, por shpeshhere ne sherbim te gares se shfrenuar ndaj perfitimit monetar.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).