Kapen prodhuesit e minaveDy persona që prodhonin në mënyrë artizanale mina me telekomandë duke përdorur aparat celularësh, u arrestuan gjatë mbrëmjes së të shtunës, gjatë një operacioni policor të koduar “Celulari”.

Artan Hasani, 38 vjeç, dhe Endri Hametaj, 28 vjeç, të dy banues në Rrugën e Elbasanit në kryeqytet, u ndaluan pasi dyshohen se në bashkëpunim edhe me persona të tjerë janë autorë të disa ngjarjeve të rënda të ndodhura në Tiranë, ku është përdorur shpërthimi në distancë i minave me telekomandë. 

Dyshimi i ngritur nga krimet e rënda në Drejtorinë e Policisë së qarkut Tiranë, mbetet edhe për përdorim të këtyre minave me telekomandë në rrethe të tjera të vendit.

“Po ashtu nga këto shtetas dyshohet se realizohej edhe përdorimi i minave dhe bombave në mënyrë artizanale. Shtetasit e larpërmendur, dyshohet se janë autorë të disa atentateve të vendosjes së lëndës eksplozive me telekomandë, të ndodhura më parë në Tiranë. Pas një kontrollit të imtësishëm të realizuar në banesën e shtetasit Endri Hametaj, është sekuestruar në cilësinë e provës materiale, një mini punishte e ndodhur në afërsi të rrugës së “Elbasanit” në Tiranë, e cila shërbente për prodhimin e minave me telekomandë përmes aparateve celularë. Aktualisht, strukturat e hetimit për krimet e rënda në Policinë e Tiranës, po bashkëpunojnë intesivisht në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me synim zbardhjen dhe dokumentimin e të gjitha ngjarjeve me lëndë shpërthyese e eksplozive të ndodhura më parë në Tiranë, apo qytete të tjera të Shqipërisë”, u shpreh Ama Katragjini, zëdhënëse e Drejtorisë së Policisë së qarkut Tiranë.

Gjatë kontrollit të banesave u gjetën një sasi e konsiderueshme armësh luftarake, kapsolla elektro-detonatore, lëndë eksplozive
si edhe pajisje që ndihmonin në prodhimin e minave.

Policia ra në gjurmët e këtij grupi krejt rastësisht, pasi njëri prej tyre, Artan Hasani, tentoi të vriste me pistoletë bashkëpunëtorin e tij tre ditë më parë.

Gjatë kontrollit të banesave të tyre u zbulua edhe punishtja e prodhimit.

6 Komente

 thoni pastaj qe shqiptaret nuk kane perparuar ne aplikimin e teknologjise moderne.smiley

Pas një kontrollit të imtësishëm të realizuar në banesën e shtetasit Endri Hametaj, është sekuestruar në cilësinë e provës materiale, një mini punishte e ndodhur në afërsi të rrugës së “Elbasanit” në Tiranë, e cila shërbente për prodhimin e minave me telekomandë përmes aparateve celularë.

gjithsesi,  brovo i qofte policise per kete sukses.  kapja e tyre, jo vetem qe do te mundesoje zbulimin e krimeve qe kane ndodhur, por ben te mundur  parandalimin e krimeve te tjera...

Keta qenkan si ato filmat e Hollivudit smiley ku nuk ka aksion pa bomba e pistoleta smiley  

"Policia ra në gjurmët e këtij grupi krejt rastësisht, pasi njëri prej tyre, Artan Hasani, tentoi të vriste me pistoletë bashkëpunëtorin e tij tre ditë më parë. "

Mesimi per ata qe bejne bomba eshte te mos tentojne te vrasin bashkepunetorin sepse mund t'i kapi policia rastesisht. Gjithsesi urime policise.

 E e " rastesisht".

''rastesisht apo jo''.smiley,     kapja  e ketyre eshte me te vertet goxha sukses i policise. jo vetem per faktin qe kapi kriminela, por,  ndofta  parandaloi  dhe nje aksident te mundshem. sikur te ndodhte ndonje  shperthim eksplozivesh  te  ''punishtja''  e tyre, do merrnin gjitonet apo lagjen me qafe.  mini Gerdec, me pak fjale...

Pas një kontrollit të imtësishëm të realizuar në banesën e shtetasit Endri Hametaj, është sekuestruar në cilësinë e provës materiale, një mini punishte e ndodhur në afërsi të rrugës së “Elbasanit” në Tiranë, e cila shërbente për prodhimin e minave me telekomandë përmes aparateve celularë

Mesimi per ata qe bejne bomba eshte te mos tentojne te vrasin bashkepunetorin sepse mund t'i kapi policia rastesisht. -Katallani. smileysmileysmiley Mos u trego se zot na ruaj mesimi-u-behet-pesim.

--------

bravo policia. keto artizanet me telekomande duhen heq shpejt nga qarkullimi.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).