“...Kush ka sy le të shohë, kush ka zemër le të ndjejë,

gjithsesi kjo është shkodrania jonë, me të cilën kemi të drejtë të krenohemi. Për e hekurt, siç e kanë cilësuar në shtypin italian e siç citojnë ca emigrantë në internet, edhe unë jam i mendimit se nuk është, por edhe krahasimi nuk qëndron. Mund të

përdoresh të gjitha metaforat poetike të bukurive natyrore, mollë, qershi, pjeshkë, nimfë, zanë, qerpikdritë bjeshke, por

me hekurin jo... aq me tepër se koha jonë nuk ka nevojë për zonja të hekurta, as nga veshjet e as nga stili i qeverimit.

Kur e dëgjoj këngën “lule-borë” më duket se është shkruar për Jozefinën, por edhe për Meri Topallin, kunatën

e saj, megjithëse kur e kompozoi këngën i madhi Simon Gjoni, as njëra e as tjetra ende nuk kishte lindur... Të dyja

bukuri tipike shkodrane, molla t’ kputuna të nji dege, dy qershia lidh në nji rrfan, shkruan Mjeda.

Shpirti i bardhë në fytyrë të bardhë si drita. Është tepër e bukur për të qenë e egër. Po ajo është nga familja Çoba, që dihet se është ndër familjet më të kulturuara shkodrane, do

kulturën - e kanë, do artin - e kanë, do diplomacinë - e kanë, do finesën - atje e gjen... Zoti u ka shtuar dhe bukurinë e trupit në

harmoni me shpirtin.

Ajo more njerëz të mirë, është një lule, lule Jozi, ndaj mos e pengoni, lëreni të lulëzojë, sepse në një farë mënyre

edhe jetën tonë e zbukuron. E sa do të desha që ajo të ishte kryeministre e Shqipërisë...”

 

Marrë me shkëputje nga:

Meditim për Jozefina Topallin, KOLEC TRABOINI

 

(Shekulli, fundjava)

104 Komente

 "E sa do të desha që ajo të ishte kryeministre e Shqipërisë...”--urdhri eshte urdher dhe duhet te zbatohet,,eshte kryetare!!!e ka zgjedhur masa!!!!!!!!!!!!Sot shko ne kotecin e pulave ,,,!!neser shohim e bejme..Psmiley)

 Obobobobobo, ke na solli ky, po kjo eshte jo e hekurt, por e mallkueme, mjere ne qe e kemi ne krye.....

Kjo vetem femer nuk eshte, me ate mentalitet komunist qe ka...

 Fin, pse ben provokime te tila?

Duhet te kemi perkufizime te ndryshme per fjalen "provokim". Mua provokim me duket ky i z.Traboini. Provokim per buonsensin dhe opinionin e kujtdo qe ndjek sadopak politiken shqiptare sot dhe qe nuk eshte i perfshire me interesa personale ne ndonje pale.

 Atehere duhet te thosha, pse sjell provokime te tilla ne faqe te pare? Te vesh provokimin ne faqe te pare eshte provokim me vete, apo jo smiley Por ti e di shume mire qe kjo nuk do provokoje gje tjeter pervec te qeshurave, humorit dhe te sharave. Mos ma merr per ters, se po me duket sikur po te tregoj si duhet bere puna e administratorit; thjesht mu duk sikur e kishte vendin tek ndonje seksion humori, bejtesh, apo tek seksioni "pa censure." Nuk di me kupton apo jo.

 Kush o ky Kolec Traboini dhe cfare e ka Leke Plepin? smiley

Ishalla e ka fis kete "me bukuri te trupit ne harmoni te shpirtit" se nqs jo, ky meditimi, mu mu duk sikur po ia lyp berdin ksaj "nimfes" sic i thote edhe vete! smiley

 

P.S.

Peshku delivers for Friday!

Rrofsh per meditimin Peshki, si edhe komentet qe do ndjekin pasketaj! 

Do shkoj sot ne shpej, tuj qesh, m'gja! smiley

Kush o ky Kolec Traboini dhe cfare e ka Leke Plepin?

smiley

Do te  flasi ndonjehere pa make-up ne fytyre ne parlament kjo nusja apo jo? Atehere do tja shikojme fytyren e vertete se i duket vetja e bukur!  smiley

Sa per trurin qe ka ahaa ... ka ikur per wool kjo ...  #-o

 Shifeni Lek Plepin tek Arjan Cani tani, po e sjell verdalle.....

kush eshte lek plepi?

 Eshte nje fenomen nga Dukagjini, qe ka bere nje dy vidioklipe, qe ka nja 50 mije fansa ne fb, eshte nje katunar, nje çun naiv,i padjallezuar, qe po e tallin ne emisione.....lol

Mund të përdoresh të gjitha metaforat poetike të bukurive natyrore, mollë, qershi, pjeshkë, nimfë, zanë, qerpikdritë bjeshke, 

 

Lazarati, Lazarati! smiley

 Jozefenina moj qerpikdrite,

moj zane mali te pres ne prit,

buzeqeshja jote bardhe si hane,

hamshorat e dheut te thirrshin Zane.

 

Kush ka thane moj se je e rende

je e lehte moj si t'mos kishe mend

Je e bute moj shpirte e je e bukur

vec se ke ke veni ma bo dru e hekur. 

 

Moj bukuri me bel te holle

e me gjoksin moj si kokerr molle

syqershi moj e faqepjeshke

se c'me dogje te ziun si eshke.

 

O moj nimfe moj lule shkoder

c'po ma ben kalemin loder

lule bukur moj lule pjeshke

Jozefine moj qerpikdrit bjeshke.

 

Gjynah tak ket talent me e shperderu keshtu lul.Kena pasnje kojshi ,e kishte emrin Lul...Ishte shume i trashe qyqari .E gjithe rrugica nuk e therriste kurre Lul,po gjithmone o Lul K..i.I shkonte shume ,kishte kadence.Sa here te shoh tu komentu me vjen ne mend Luli i rrugices teme....smiley

 Najs. Me vjen mire qe te ngjall emocione. Shpresoj keto emocione te ken me shume te bejne nga qe te kujtoj Lulin se sa K..in smiley

 E paska zon qymyri Kolen !

Shyqyr qe s'u gjind i' dere per Kolen aty afer thuj t'a lunte!

Se edhe ne nuk do kishim lexu kete perle per Nimfen e Nordit kete dite te bekume te Xhumose!! smiley

Qerpikdrita del tek thana, 

Edhe han nji sultapric,

Kishte dale me dheta t'tana

Mbi kandil tuj ndejt galic

 

 

 Mbi kandil tuj ndejt galic

Kesaj i thon, "mos e beso po deshe ! "   smiley

Kolec Traboini eshte shkrimtar ,poet shume i ndjere shkodran ,jeton ne Amerike.Motra e tij D,eshte shoqe e ime ,banonin ne Ghjuhadol ,pa mbrrite ne Sarreq.Eshte mjaft me i madh ne moshe se Topalli.Njerez per se mbari,shume te qete ,te ndalun.Keto qe thote per Topallin jane minimumi qe mund te thuhet per nje grua si ajo.....Eshte ne nje fare menyre se si duhet te jete sot gruaja ,jo thjesht ajo shqiptare por ne pergjithesi.Shume e zonja,punetore.Inteligjente ,me intuite e bon sens.Nuk po flas si bashkeshorte apo mame...

Kolec Traboini qofte me shendet atje ku eshte ... por me keto qe ka shkruar ketu per kete Shoqen Lenka Cuko (aka Jozi) te diteve tona edhe Sulo Gradecin do ta bente ti skuqej faqja qe nuk kishte thurur kaq shume lavde per shokun Ennver! smiley

Kalemi u bo loder per pak me gjith ato pershkrime per jozin po se si ma dha llogjika nje shpulle pas koke dhe menjeher me erdhi per te vjell.

Boll me keto budalliqe te lutem se ajo x-dresser ta shpif ne pamje dhe sjellje bashk.

 Inteligjente ,me intuite e bon sens. Pfffff, mos me thuj!!!!!!!!!!!!!!!!, te gjitha i ka me shu(rr)mice..

Nuk po flas si bashkeshorte apo mame... kete te dyten ka dhene prova me motren ne ambasade dhe dhendrin po ne nje te flamosur ambasade.

PS

Zane, po ti ke nanji n'ambasade, qe e dashke kaq fort?????????????

Jo nuk kam asnji n'ambasade .Na jena si qyprillinjte lum miku ,njerez ne mes qe edhe permbys me u kthy aty ne mes jemi prej fillimit te heres...Po Topallin e njoh mire....

Mua fillimisht mu duk se e kishte shkruar me ironi kete Meditim rreth Kapogovernes, por tani qe e konfirmoi dhe Zana e malit po e lexoj ndryshe...

Topalli nuk eshte kapogoverne ,po Kapo parlamenti.Kapogoverne eshte Berisha....

Kapogoverne to be, pra...Sic thote dhe Kaleci..

a ka mundsi me vu naj foto tjeter te zonjes topalli n'kry ? naj foto ku ka dal sic dilshin zanat niher e ikoh? 

p.s katerdhete e tet, katerdhete e nante, pro s'ka , kundra ska, miratohet... katerdhet e..miratohet. falimners zotni deputet, pushime t'mara.

Me vjen mire se perveç zilise e urrejtjes (ajo e zeza ve&ccedilsmiley ,zili e urrjetje keshtu sepse eshte kaq e ndsryshme e ju perket te tjera shtresave qe shume prej jush nuk i kane pare as nga dritarja...,nuk keni se ç'ti thoni Topallit...Imagjinoni sikur ne amerike nje i fundit prej kengetareve te zinj .qe i ben kenget hazer xhevap keshtu shpejt e shpejt ç'mund te thoshte fjala vjen per nje Kenedi....Keshtu ngjajne bejtet tuaja prej sarahoshesh per Topallin.

Mos more?!

ca shtrese jane keta Cobo apo Topalli, qe nuk e dikemi ne? Prejardhje prej Habsburgeve kane? Gjak blu?! E paskan lodh, kot princ Vidin qemoti, i paskemi patur aty shtresat qe nuk i afrohemi / imagjinojme dot edhe se kemi dit.

 

Rofsh o Zane, qe na ndricove me informacion te holle e te detajuar.

Po ti vet ca shtrese je qe i lepihesh kaq fort?

Eh moj Zane sa mire qi po e njifke zonjen J.Po nuk po e di a po e sheh ndonji dite ne tv se si vepron ,tamam ashtu sic e njeh Traboini e sic e njeh ti :

  ....per se mbari,shume te qete ,te ndalun.Keto qe thote per Topallin jane minimumi qe mund te thuhet per nje grua si ajo.....Eshte ne nje fare menyre se si duhet te jete sot gruaja ,jo thjesht ajo shqiptare por ne pergjithesi.Shume e zonja,punetore.Inteligjente ,me intuite e bon sens.

Me kesi grashe(me te egra se burrat) ta po shkojme ma shpejt n'Europe.

Per se mbari ,shume te qete ,te ndalun i referohen Traboinit e familjes se tij .Me lexu ma kadal.Mandej vazhdoj per Topallin...Ne evrope m'duket se po shkojme....apo gaboj...Njeher shqiptaret po....Nuk shoh televizor shqiptar asnje stacion,kurre.kur ke perpara ,foltores ne parlament mostra si Ruçi si duhet me u sjelle Topalli??

 Shiko tashti, sikur per te bere avokatin e djallit, por Ruci eshte burre flori. Vjen nga familje me shkolle, i kulturum, politikan karriere, familjar, per none e per babe, per gru e per femije, gjithe te mirat. Po kur ke perpara foltores ne parlament mostra si Jozefina Topalli, si duhet me ja bo?

Kjo eshte krejt argumenti jot. Absolutisht arbitrar e frym m'tajare. Muhabet kalamojsh. Zena eshte me e forte se Herkuli. Kaq. Asgje tjeter nuk po thua. Po s'ke faj ti. Faj ka Fini qe hedh shashka.

Ruci eshte ekponent i sistemit komunist...nder me te egrit sigurims .Se kjo per ty eshte te jeshburre flori ok....u morem vesh

 Po jo moj, c'lidhje ka. Une thashe qe eshte flori burre se eshte familjar, per veten e vet, per kalamo e gru, per non e babe. Tashti c'faj ka ai se ka mostra perballe?

What about Using here her real name "LAVIRE"

 yes, i agree

Po pse Toni...pse po shan ,une po flas shume e qete...nuk po perdor asnje fjale fyese.Po them ç'ka mendoj...E di pse te vjen ty kaq kollaj te perdoresh te tilla fjale?Sepse babi ia thoshte gjithmone mamit...mos m'thuj qe nuk eshte e vertete....

 Hej, kujdes me keto standardet morale familjare. Po ti, pse e ke kaq kollaj te thuash k.r? Apo se mami ja thoshte gjithmone babit? Mos thuj qe s'eshte e vertete.

Jo,une te tregova nje komshi timin...pastaj ty pse po te vjen keq..Te ajp poezia jote e mesiperme sikur po mburreshe me atributet...Pastaj nuk je Toni ti.

 Po jo mi, shif edhe nje here qe ta kuptosh se nuk isha tu u mburr me atributet e mia, por se isha tu lavderu atributet e Jozit:

 

Jozefine e bardhe si luledele

bukuri ne bjeshke e shkoder

shpirtin se c'ma bere zhele

zemren se c'ma bere loder.

 

Ti nuk e kupton qe une po ofroj homazhet e mia? Pse ma heq kete te drejte?

p.s. Po mire, edhe toni mbase po te tregonte per nje komshien e vet, qe paska qene edhe ajo lavire. C'faj ka qe i kujton jozefinen. Pse te te vjen keq? 

 

o zana, po mire, fakti qe te gjithe pa perjashtim reagojne ne kete menyre nuk tregon dicka? qe te gjithe tallen dhe fillimisht se vune ne dyshim fare qe artikulli ishte ironik/humoristik/provokues/ bejte e gallata nxites?

 

Tregon se deri ku shkon ligesia njerezore e sa e thelle ne ADN,eshte urrejtja plebejane.Pastaj kush jane keta te gjithe pa perjashtim qe na bekan ungjillin ketu?Zotni per gjera qe i di vete ca tipèa ketu nje çike si veshtire te nme bejne tendrroj mendim.Po ty nuk te ben pershtypje se te gjithpe perjashtim nuk thone nje diçka serioze ,le te jete edhe negative,Vtem sharje e fyrje jevgjish??Kjo duhet te te beje pershtypje....

 Zane, mbase ka kene ashtu siç thuj ti, po qe ka kene spiune e sigurimit ka kene dhe kete s'kishe si ta dijshe ti, ka kene ashtu siç e di ti, por ne ato kohe kur ke pas kene ketu, se qysh ka ajo kohe ka rrjedhun shume ujna, nuk ke per ta njof dot.

ps

Sa per ate historine me patrice e plebej, perralle nga e kalumja, ku ka ma patric se Sala e te tjere ne ket vend??????????????????

Kue di ti alidems se ka qene spiune?Kush ta tha,ku eshte provuar?apo keshtu thone te gjithe??

 E ka pas llagapin "dizenjatorja", fakte ka po fakti o mrena, si kujton ti se do ti qisin faktet keta? Ata jane perly koke e kam

Nuk denjoj te merrem me nje krijese te tille te mjere

E kam fjalen per ket Burrin me emrin Zan

Bravo Toni...Me ne fund...Ji superior....

Jo Lavire, se besoj e dini mendimin e Berishes Per Prokuroren si ashtu Bulevardi...E piu e zeza dhe perfshihet te pucistet pastaj..

 Une propozoj qe me nje fond special te parlamentit te botohet nje kalendar me foto te Jozefines qe t'ua shperndajne tipave te ndjeshem si ky Koleci qe ta kene per meditim smiley. Pastaj ne baze te suksesit mund te ribotohet ne me shume kopje, falas per ushtaret e gardes dhe me pagese per kamionistet qe duan te meditojne.

 

 Ore, pse nuk bo ene kjo nji kalendar?? nuk ka njel femer pa bo, e jo kjo qe osht ma e mira mes t'mirave...

 Noi kalendar mazo duke rraf me kamzhik lekure socialistet psh. Eh si do shitej per votime...

Meqe nuk paska ngel femer pa ba kalendar po jot eme e jot shoqe si iu doli kalendari alidems...Nejse per  sonte boll,late nam ...urreni ma pak njerez ,do te ndiheni ma mire   edhe grate tuaja do ua shohin me shume hjrin...smiley

Zana,

" po jot eme e jot shoqe "

Te lutem shume! Mos be plagjiature keshtu... jepi te drejten autorit. Keto jane fjalet e naltmadhenise. Ti nuk je ne nivelin e naltmadhenise qe ti perdoresh.

 

 urreni ma pak njerez ,do te ndiheni ma mire - Gjeja me e mençur qe ke thene Zane, por me pare thuaja asaj mikneshes, apo kushrines tate, qe veç urrejtje mbell dhe ndjell

wow, ti bashk me ate transvestitin jeni laviret me te medha! mba gojen! 

Si mbiemrin e ke trunin 

Lum kush mrrin me ta funinsmiley

Epo dhe qe truni calon nuk e kisha degjuar ndonjehere.

smiley

nese e ka seriozisht ky traboini qenka cik si i shkare.. ose ne gjuhen e popullit, paska ik per lesh.. edhe me e bukura eshte se e ka marr vesh edhe qorri.. go figure..

kurse kjo topalli me kujton zonjen e nje shpie publike ne nje enderr te keqe..

Traboini, ju lutem pranoni ngushellimet e mia me te sinqerta. 

 ruga drejt evropes bahet shum ma e veshtir kur ne krye te kolones esht topalli

ne evrop nderxhexhja dhe morali jan vlera.

si duket ne pd  kto jan zhdukur dhe nuk egzistojn fare

turp dhe mekat

shpresojm se do te dal nje bur tek pd  dhe te thot mjaft

se sala dhe topalli po ta plakshin plaken

kush  ka nje zemer mos  ta kurseje
kush ka nje mendje le ta shperdheje
kush ka nje pushke le ta rrembeje,

e ne mos paci arme, gjeni
ia rrembeni atij qeni.

Kur e dëgjoj këngën “lule-borë” më duket se është shkruar për Jozefinën

muhahaha

lejeni lule-boren rehat

Zhozi eshte goddess, Amazone mes burrave. Ku shkel Zhozefina nuk mbin me bar..

Per Square-n, meqe njef ket muziken e re vetem smiley  (dhe ndoshta edhe per Mrrokun dhe alidemsin) nji te vjeter shume; kush e ka knu ket?  It goes:

 

Kallxona djalë ty ç'ka të ka gjet,
Ç'ka të ka gjet?

Eheeeeej
Dashunoj nji topolake
Ma ka ndezun zemren flak-e, heeejjj

Ma ka ndezun zemren flak-e,
Heu ç'ka m' ka gjetë...

Kallxona djalë ty ç'ka të ka gjet,
Ç'ka të ka gjet?

Heeeeej
Hej more hej

Heeeeej,
-S'di si me ja ba,
-Merre pra!
-Nana thot' s'e du
-Lene pra
Baba thot' e du
-Merre pra

Kjo asht nji fjal' gojet
Hej more hej
Mend po m'dalin krejet
Heu ç'ka m'ka gjet'

Topolaken n'shpi do çoj,
Nanë e babë do t’i pajtoj
Heeej!

hahahhahahahahahha o emigrant sa me ke kenaq!

(per traboinin s'kam koment)

trop, pse mi te kenaqi?  Keto dedikimet e segreguara te thyjne zemren smiley.

Dhe hec pak ktu se du te te them ne vesh mos te degjoj emo.

Te ka kenaq Qemal Kertusha, jo qy jabanxhiu smiley.  

Po më përzihej stomaku sot gjithë ditën. Not anymore.

thnx Kolec.

 

Kalec trapoini ky bibil i letrave shqipe foli me ne fund .Doli dhe njehere te na lartesoje me ate mendjen e tij fort te ndritur.Si duket dhe mjekesia moderne nuk beka dot derman.Sipas kalecit zonja Topalli eshte pasqyre e modes dhe shembull i keltyres.Tributi mallengjyes dhe elokuent i kalecit te kujton ato kenget e brigadiereve pararoje:o moj merushe moj top sheqere ty te te zgjodhen brigadiere.Te mos keqkuptohemi une kam admirim per znj topalli.Mbi te gjitha e admiroj per guximin e saj.Duhet megjithemend kurajo shume e madhe te dalesh perpara 3 milion shqiptareve e ta besh veten gazi i botes pa tu skuqur fytyra.

Pupupu ça na ka bere ai Enveri ne si popull. S'rrime dot ne pa Lenka, pa Pala, pa Sala. Ehh mor Kolec. Me e ndershme do ishte te na thoshe se e ke shkruar kete meditim si pasoje e nje fantasme me Zhoz meshinin. Do te ishte me letrare si perpjekje.

Meditim për Jozefina Topallin, KOLEC TRABOINI

 

LMAO

Po ajo është nga familja Çoba, që dihet se është ndër familjet më të kulturuara shkodrane, do kulturën - e kanë, do artin - e kanë, do diplomacinë - e kanë, do finesën - atje e gjen... Zoti u ka shtuar dhe bukurinë e trupit në harmoni me shpirtin.

Me mbiemer Coba nga Shkodra e ka pas shoferin edhe EH . Kush di gje kane lidhje ?

Ky meditim te kujton ate pyetjen e sovjetikut qe  i beri shoferit pasi po kalonte kohe dhe nuk po rregullohej makina. 

Kak mashina ?.....Shoferi i nerzitur qe s'po e rregullonte dot ju pergjigj..

Kak mashina e maks..m   shoferi ?

Te flasesh per prurjen te bejne pyetjen : Kak po flet ?

 Te flasesh per  pruresin te pyesin  : Kak eshte permbajtja ?

Kak makina e moot shoferi smiley

I njejti Kolec Traboini shkruan ne 2011:

"Fundi fjalës ajo që po ndodh sot në Shkodër nuk është përmbytje, por mbytje, sepse pas 50 vjet tortura mizore Shkodra në 20 vjet pati një abandonim total prej planeve e buxheteve qeveritare, por jo prej demagogjive elektorale. Ku është thellimi i Bunës, ku është Shkodra turistike. Pse ka aq shumë papunësi në Shkodër? Ah po, ndoshta do të hartohet ndonjë projekt i ri për ta bërë Shkodrën Venecia.... Digat punojnë maksimalisht, shiu ka kohën e stinën e vet e s'do tia dijë, përmbytja vazhdon, u harruan fjalët e purpurta për liberalizimin e vizave. Kaq ishte. Si kripa në ujë. Sa të shkoni ju në Venecja po jua sjellim Venecjan në Shkodër. E çfarë Venecie, që ta mbani mend për 100 vjet? Zgjidhje e mirë e për faqe të zezë të atyre që kanë sot karrike rrotulluese, që fluturojnë çdo javë nëpër botë me paratë e taksapaguesve, që ushqehen si parazitë, si rriqna në trupin e këtij populli të urtë, këtij populli që nuk bzanë edhe kur ja vënë duart në fyt, e përmbytin dhe e mbytin si dele, se fundja ku kanë aq para këta njerëz sa të shkojë në Europë duke patur në xhep nga 1000 Euro të thata, kur edhe ato pak orendi e bagëti që kishin ua mori Buna. Ah, të kishte të merrte kjo Bunë edhe politikën e grindjeve, përçarjeve, sharjeve, korrupsionit, tarafit, papunësisë, gënjeshtrave e demagogjisë..."  ..   

     _  Di gje ky fare kaleci se "lule Jozi" ka nje karrige te madhe rrotulluese ? apo ja ben hallall te gjitha meqe ka ndermend te beje Shkodren si Venecia..

Ka surrat ky njeri?

 Mos mer burre se nuk e ka pas me Xhozin ky!!! Ku ka gja n'dore kjo? Vetem me ba do vila n'Razem, i del koha me punue, asht shum e xanun......

ps

Me siguri i ka fal noi vil n'Razem ketij Kolecit, pranej i ban permendore ky...hahahaha

 Po kur t`vetit i thojn Jozefins, Angela Merkel ose Margaret Thatcher, zonj e hekurt ?!l 

per emon.        vijon nga tema tjeter........

kush ka sy, le të shohë....... clear visions.smiley

Le te beje nje hartim per kete zonjen e zeze, qe firmosi vrasje, burgime e internime ky KOLECI.

 Fin, nuk e di po sepse mu kriju pershtypja, qe o ke qene ne kafe "Pedroki" ose ke  shiju ushqim... korean,  disa minuta, para se te sillje kete...

   Mendim e kam jo gje tjeter...

 Mati i ri, me duket se ke ra ne dashni shume me kete zonje, nga qe nje dy dhe tre hop tani me fotografi!!  smiley

E moj    nexhmije !  kur ishe ti e re me  frajerin tend  i vrate 6224 shqiptare,prej tyre 450 femra.Po , po , ti me burin tend... edhe ti je femer ...

Autori mund te kete te drejte nga pika e tij e veshtrimit, por mua nuk mund te me hiqet nga mendja, ndersa e lexoj, ajo e qeshura e Topallit, prej tifozeje sherri ordinere, nderkohe qe kryeministri jepte spektaklin e tij te fundit te psikopatise ne parlament.

Me sa kuptoj fotoja qe ilustron shkrimin eshte nje foto e hershme e Topallit. Mbaj mend qe ne fillimet e karrieres se saj politike ajo premtonte shume jo vetem per nga pamja, por edhe nga menyra e te folurit e te sjellurit. Duhet te them se kam pasur nje lloj simpatie per te.

Ndersa tani me duket krejt ndryshe. Duket sikur i kane bere transplantim te trurit dhe ja kane zevendesuar me ate te Berishes. E njejta karizem populisto-destruktive, e njejta mungese logjike... ne versionin femeror.

Per mendimin tim, Topalli eshte shembulli me i mire per te ilustruar se cfare do te thote te punosh afer Berishes per nje kohe te gjate.

Nje pjese e madhe e fajit eshte e saja, qe parlamenti eshte kthyer ne cirk. Si femer qe eshte nuk shquhet per tolerance ndaj deputeteve. Ka mungese te thexuar inteligjence,dhe nje adhurim infatil per Sali Berishen, te cilin e shpreh hapur ne parlament. Pervec ketyre ka abuzuar rende me postin duke shperndare dieta e bere udhetime anekend botes te panevojshme per nje buxhet te varfer si yni. Gjithashtu ka nderrmare fushata elektorale duke abuzuar me grate e administrates, me nxenesit e shkollave, te cilet i ka detyruar te lene shkollen e vendet e punes per te marre pjese ne mitingje elektorale ne favor te saj nen parrullen "we love you Mommy". Ka perdhosur me qindra here imazhin e kryeparlamentares duke shpifur dhe akuzuar nga mikrofoni i parlamentit ne menyre agresive dhe te ulet..Eshte akuzuar nga deputetet e opozites per abuzim me sistemin e votimit, per mosdhenie te plote te kohes se fjales etj.
Dhe qershia mbi torte eshte emerimi i vajzes se saj Ne ambasaden tone ne Paris.. Bashke me te ka emeruar ne te njejten ambasade dhendrin e saj, sazexhiun Luis Ejlli, ne menyre qe topolakja e saj e dashtun mos ta ndieje vetmine rrugeve te Parisit..

Dhe sikur Mos te Mjafonin keto, Traboini i keput nje Meditim me te heq mendt e krese..

Shkrimi shume i bukur. Te mos e njihja personin kujt i dedikohet ky meditim do imagjinoja nje femer pothuajse perfekte, shume te bukur, te mire, me shpirt te bardhe, fine, e kulturuar dhe fisnike.

POR, kur lexoj:

Meditim për Jozefina Topallin

ajo qe kisha imagjinuar zbehet totalisht pasi ato qe jane shkruar nuk kane lidhje me Jozefina Topallin.

"Qenka ftofur ne tajare" ky miku qe shkruan keshtu per Jozin...

Nje pjese e madhe e fajit eshte e saja, qe parlamenti eshte kthyer ne cirk.

... dhe protagonisti kryesor i ketij cirku eshte kllouni Taulant Balla i cili sot mban kampionin e perjashtimeve nga parlamenti si autor  i fjalorit me rrugaceror te perdorur ndonjehere ne historine e parlamentit shqiptare.Balla është një mercenar i rendomte në politikën e  socialisteve: dikur ai ka qene mburoja e rekrutuar nga Fatos Nano dhe sot mburoje e klikes se Edi Rames.Ky eshte nje rast ekzemplare ne politiken shqiptare deri me sot.Me te njejten goje leshuar,me te njejten egersi dhe agresivitet  dhe pa u zverdhur fytyra ai eshte gati   te sulmoje cdo individ dhe institucion ne cdo kohe dhe sa here do ti kerkohet nga shefat e tij .      

Balla nuk eshte objekt i temes. Mund ta sulmojme sa te duash, por as meditime patetike rreth tij si puna e ketij te Traboinit nuk Ka. Dhe nuk mund te vihet shenja e barazimit mes nje deputeti dhe Kryeparlamentares qe ka me shume kompetenca persa i perket mbarevajtjes se nje parlamenti.Seancat i kemi pare te gjthe ku deputetet e opozites me dhjetra here jane provokuar nga kjo Zonja me ane te qeshjeve cinike, batutave idiote, dhe njeanshmerise ndaj tyre...Vec kesaj ajo me leket e taksapaguesve emeron ne menyre arbitrare te bijen dhe dhendrin ne ambasaden ne France... nje shperdorimi i pushtetit, shfrytezim posti dhe nepotizem i paster..

I dashur kaposhi, jam dakord me ty persa i perket gjuhes dhe ambjentit qe duhet te jete ne parlamentin shqiptar. Jam dakord me ty persa i perket Balles. Por ama te rime shtember dhe te flasim drejt, te rekomandoj te shkosh ne www.youtube.com dhe jep fjalen " Josepina Topalli"  dhe atje do shofesh me syte e tua ( syte besojne me shume se veshet ) se cfare toni dhe fjalori ( lecke,vagabond,hajdut etj) perdoer Josefina per armiqte e saj ( per te deputetet e PS nuk jane kundershtare politik por armiq ).

 

 

Ndodhi parlamentare dhe disa pikëpyetje

Piro Misha
Parlamenti i Topallit

 

Duke parë atë që ndodhi në seancën më të fundit të parlamentit shqiptar, vetiu ngrihen një sërë pikëpyetjesh. Dje, kryetarja e parlamentit, zonja Jozefina Topalli, dha urdhër t’i pritej fjala një deputeti të opozitës, duke urdhëruar më pas gardën që ta nxirrte atë nga salla, thjesht sepse, sipas saj, akuzat e tij për korrupsion ndaj disa antarëve të qeverisë, kryeministrit dhe, së fundi, asaj vetë, qenë shpifje. Ç’është më shqetësuese, ajo kumtoi se që tash e tutje, rregullorja e re e parlamentit që, siç e dimë, u miratua pak ditë më parë vetëm me votat e shumicës qeverisëse, i jep asaj të drejtën të vendosë se çfarë nga ato që do thonë deputetët gjatë punimeve parlamentare përbën shpifje e çfarë jo. Natyrisht, duke marrë masat ndëshkuese përkatëse.

E thënë ndryshe, që tash e tutje do të jetë zonja Topalli ajo që ka të drejtën e gjykimit se cila është vija e hollë që ndan të vërtetën nga gënjeshtra në sallën e parlamentit. Sigurisht, nga ana tjetër, s’ka si të bjerë në sy fakti se zbatimi i parë i këtij neni kaq të diskutueshëm të rregullores së re nis me një konflikt të pastër interesi: zonja Topalli e ndëshkoi zotin Balla, pikërisht atëhere kur ky e akuzoi atë vetë për korrupsion! Pra, atë çast, paradoksalisht, zonja Topalli ishte njëherësh e akuzuara dhe gjykatësja që vendoste nëse akuza që i bëhej qëndronte apo jo! Por kjo e fundit, sado që shërben për të nxjerr në pah groteskun e situatës, s’është kryesore. Ajo që shqetëson është mendësia që qëndron pas veprimeve të tilla.

Sidoqoftë, para se të vazhdoj, më lejoni të bëj një parantezë. Së pari, dua të sqaroj se unë natyrisht që s’jam në gjendje të them nëse akuzat që deputeti Balla i bëri zonjës Topalli, zotit Berisha apo antarëve të tjerë të qeverisë, qëndrojnë apo jo. Së dyti, mendoj se ka shumëçka që nuk shkon me atë që ndodh në parlament dhe si shumëkush dhe unë ndjehem i bezdisur, i revoltuar, i shqetësuar nga niveli i banalitetit, nga mungesa e etikës, primitiviteti, gjuha e dhunshme e konfliktualiteti që po karakterizon gjithnjë e më shpesh punimet e tij. Së treti, ndjehem po ashtu mjaft i shqetësuar nga efektet që ka në jetën tonë publike makineria e pandalshme e shpifjeve dhe baltosjes së kundërshtarit, që prej vitesh tashmë është kthyer në një instrument politik. Kam frikë se po s’u ndal, kjo shfaqje papërgjegjshmërie ekstreme, e relativizmit të së keqes, duke vënë në dyshim moralin e kujtdo që përfshihet në politikë, apo mban një post publik, ka rrezik që shpejt do të ndodhë një delegjitimim i mbarë klasës sonë politike, duke krijuar një situatë që gjithnjë është minuese për shëndetin e demokracisë.

Sigurisht që kjo situatë mund të marrë fund vetëm nëpërmjet ndëshkimit së pari politikisht, e pastaj dhe ligjor, të cilitdo që shpif a hedh baltë ndaj kundërshtarit, por kjo mund të ndodhë vetëm nëse merr fund ajo praktikë e mbrapshtë, sipas së cilës shqiptarët janë të ndarë në qytetarë të kategorisë A, të cilët në realitet janë të paprekshëm nga ligji, dhe të tjerë, të kategorisë B, mbi të cilët ligji vepron. Pa një shtet ligjor funksional, që nënkupton para së gjithash barazinë e plotë të të gjithëve para ligjit, pavarësisht nga posti që mbajnë, ngjyra politike, fuqia apo paratë që kanë, e gjithë retorika për demokracinë e institucionet funksionuese demokratike, s’është veçse në një demagogji. Dhe shteti ligjor nënkupton se në një vend ku sundon ligji, vetëm gjykatësi e askush tjetër, ka tagër të vendosë nëse një akuzë përbën shpifje apo jo, e rrjedhimisht, të ndëshkojë autorin siç e përcakton ligji. Përndryshe, nëse ndodh siç ndodhi dje në parlament, që njëra nga palët në skenën politike (ajo që ka pushtetin), i jep vetes të drejtën të marrë rolin e gjykatësit, duke vendosur se cilat janë kufijtë e lejueshëm të shprehjes, atëhere mbarë shteti ligjor rrezikon të dalë nga binarët.

Kam përshtypjen se në të vërtetë kjo rregullore e re, qartazi e hartuar jo për të mirërregulluar funksionimin e parlamentit, por më tepër për t’iu përgjigjur një situate të caktuar politike të krijuar momentalisht, përbën një shkelje serioze të kushtetutës, e cila i garanton lirinë e shprehjes, si një ndër të drejtat themelore e të patjetërsueshme, gjithë qytetarëve. Ndërkohë që përfaqësuesit e zgjedhur drejtëpërdrejt nga populli, i garanton pikërisht që të kenë mundësinë të kritikojnë qeverinë e pushtetin, pa frikën e pasojave.

 

E thënë ndryshe, që tash e tutje do të jetë zonja Topalli ajo që ka të drejtën e gjykimit se cila është vija e hollë që ndan të vërtetën nga gënjeshtra në sallën e parlamentit.

E thënë ndryshe, apo me pare:

The position of parliamentary speaker has been misused, in particular by exerting disproportionate influence on the process of establishing the legislative agenda by frequently imposing short-term decisions as opposed to joint decisions of the conference of chairmen. 

..zonja Topalli ajo që ka të drejtën e gjykimit se cila është vija e hollë që ndan të vërtetën nga gënjeshtra ..

...sidomos kur nje misionare, i  trejnuar dhe certifikuar si serxhi i parlamentit te drejtohet;"Degjo ti moj hajdute...." Kjo eshte vertete  skandaloze  dhe nje precedent i rezkshem per te ardhmen, qe ne parlament perhere te kete ndonje te papergjegjshem si ky qe mere persiper akuza monstruoze duke u mbuluar nga petku i imunitetit.

Nje amendament te  domosdoshem duhet te beje PD-ja ne ligjin e ardhshem te zgjedhjeve parlamentare ku;Ti jape mundesi popullit  te kete te drejte te votoje ne mazhoritar per kandidatin,se vetem keshtu mund te zhduken nga ekranet e TV keta bastarde politike.

 kaposh , Te jap plotesisht te drejte,  per menyren rrugaçerore, se  si  ju drejtua nje  gruaje ai pizevengu Balla.Nuk i shkon nje burri edhe me tre pare mend ne koke, te  flasi ne ate  menyre. Une vete e kam ndjer  vehten shume te fyrer tek sa me degjuan veshet ate llaf dhe me pane syte  ate skene mizerabiliteti. Por eshte  nje fryme me mungesen e turpit ne permasa katastrofike, qe e ka futur ne menyren e komunikimit politik, vete  Berisha..

 

 

KAPJA E SHTETIT 2011-03-05 Artan Mullaj 

 

Nga gazeta Shqip

 

 

 Ёshtё e dukshme dhe e dhimbshme se si nga posti i lartё, Jozefina Topalli sillet nё njё mёnyrё qё tё kujton njё jetimore private, nё tё cilёn lumturia e tё vegjëlve fatkeq varet vetёm nga ndonjë shkallёzim i rrallё ndjeshmёrie i padrones zёçjerrё,  ndёrkohё qё privatizimi i Parlamentit prej saj vёrteton edhe njёherё faktin se tё gjitha opinionet, jo rastёsisht konvergojnë nё tё njёjtёn pikё: Qytetarёt e dobёt tё kёtij vendi gjejnё shumё pak ose aspak arsye tё reagojnё ndonjёherё ndaj politikёs sё keqe, përderisa nuk reagojnё as pёr “kapjen e qartё” tё Parlamentit nga vetё kryetarja e tij.

Nga skena kombёtare e ngjarjeve, nga ballina e Parlamentit, ku mbretёron zukatja e njё fataliteti tё paralajmёruar dhe regёtin pёrmes ndotjes morali i pushtetit tё ditёs, sot interferohen sёrish sinjale të dёshpёruara. Kёto sinjale na tregojnё se sa vёshtirё do tё jetё nё kёtё vend zhvillimi i shёndetshёm dhe koherenca, pёr sa kohё shteti ёshtё kapur fort prej baronёve tё pushtetit, duke e bёrё edhe mё tё shёmtuar historinё tonё

        I ndeuar Kolec !

        Si njeri qe jeni marre e merreni me letrat,e keni pershkruar plot dashuri portretin e Jozefines,saqe po ta lexoj ndonje studio mode do marre per reklame.Vecse nuk besoj se e votuat dhe na e derguat ne kuvend per bukurine e saj per te cilen vazhdon te tregoje kujdes.Ne kuvend e duam te na ''kuvendoje'' e jo te sfiloje.Vendin per pershfaqjen e bukurise ja keni gjetur gabim.

 Numri 2 i çdo vendi, siç eshte ne te gjith boten e qyteteruar Kryetari/ja i/e Parlamentit, nuk ka rendesi eshte i/e bukur, por si sillet, si flet, si vepron, si drejton. Dhe tek Jozefina, ndonse e bukur, ato gjerat e tjera lene per te deshiruar.  

Kaleci duhet te shpjegoje pse Jozi nuk vuri asnje lek ne buxhet per bonifikimin e shkodres.

Ehuuu, sa kerkon edhe ti! Jozi nuk u be krietare parlamenti per te dhene leke tek te tjeret! Ajo u be krietare per te marre leke nga te tjeret, apo jo? smiley

 

Per ty Atdhe,

Me te bukren kang smiley

Me fuqin` e ksaj zemre,

po kanoj ...

Kan ba sherr keto xhadat qe na e veshtorosen femren, na e veshtirosen smiley

Tani te rrime shtrembet dhe te flasim drejt : Jozefina a gru ne kufinj te moshes dhe sipas atij djalit qe poston me eri83 nuk i shko me mendja per seks smiley se ashtu ka lexu ai ne nja dy libra. smiley

Mirepo pjesa me e nritur e kesaj gjese se ketij Kalecit a Kolocit eshte kjo fjali : 

E sa do të desha që ajo të ishte kryeministre e Shqipërisë...”

JAM DAKORT me nje kusht qe te ishin ne qeveri dhe Rajmonda Pashko, Mesila Demi dhe Majlinda Ajazi smiley

Te gjitha keto nuk e kan shume per zemer mbiemrin e burrit , nje zot e di pse smiley

Le te hapet gara se si mund te quhet nje qeveri me keto monstrat brenda qe i bashkon vetem shprehja : Rama ka rraf gruan smiley

Ju duket habi se keto e ka ndryshe ne konak te tyre keto i hujne me bishtin e kacise te tyreve. smiley

Kete qeveri une do e quaja : Qeveria e Mejlmave* smiley

* Une jam skandaloz ne gjetjen e krahasimeve.

P.S. Udineze vs Bari ka kater gola smiley

 

Rama ka rraf gruan ..

..jane thashetheme......

5 minuta te humbura nga jeta qe s'mi kthen kush

 

Pse mor Finistere, nuk ta kisha borxh.....

Me mire te kishe botuar ndonje artikull per ujerat e zeza te Shqiperise...Do kishte me interes

E kam shkrujt dhe nje here ,se sa here e shof zhozin,me kujtohet nje batute e Dustin Hoffman ke i film:"Kush,kush te ka lendu aq shume,qe je ba njeri i tille"...

Gezuar 8 Marsin!

Urimet, njeri me i bukur se tjetri. Klas i paster.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).