Listë

nën ballkonin tim rrinë taksistët e gjithdijshëm

mbështetur suvasë në pritje të klientëve

si sot e mot tymosin fjalëpakë dhe shajnë piratët

dhe më zevzegu përkulet e sheh makinën nga poshtë

herë-pas-here si të kishte C4

kalon ajo që kohët e fundit e shoh vetëm me femra

kazanët e mëdhenj qenkan stërmbushur

sikur mos ia dija hallin edramës do ta kisha marrë për trendy

dy vëllezërit me emigracion të gjatë mbi supe kanë hapur një piceri

njëri sjell ca rukola

tjetri bën brumë dhe e flatron në ajër

njëri ndez zjarrin në furrë

tjetri ysht klientë

po ndryshon lagjia

ha pica me rukola

ime më edhe sot gdhiu pagjumë

bën ca pazare të vogla te dyqani me tavan të ulët

me qepen të zhurmët

e këtu, si ai robi para një liste

më kaplon një mall për të fortët e lagjes, të vdekurit tashmë

rrinin atje ku sot rrinë taksistët

e ai më zevzegu

i fundmi prej tyre

sheh teposhtë makinës

herë-pas-here

 

* Foto: Nino Migliori

12 Komente

o xheke, po ndaji bre fjalet me spejsë permidis, attenzione korrettore administratore, rreshti i tetë eshte me hile smiley

fine deskripshën dhe me pelqen qe nuk sforcohet, si gjithmone mo, xhekja, lirshëm.

edhe mua me pelqen.

fh, e kam lexuar 3 here e se pashe ate ne rr-no.8. smiley ke sy te mprehte.

per pjesen e II me ke bo me qesh pa mase smiley lirshem...smiley

---------------------------------------------------------

e ka shkruar bukur e me ndjenje them un.

smiley une rreshtin e tete e mora ashtu sic ishte, dmth si hile me qellim, pa spejse permidis qe spejsen t'ia vesh ku te duash (si mbas te pares germe ashtu dhe mbas te dytes)

Poezia me pelqeu. Afresk i shpejte, i shkrifet.

mor vllezer ku mi gjeni kto terma, ..njoni lirshem, tjetri Shkrifet, nuk besoj se fotoja sju ka ndiku aspak smiley [ndjese xhekes-po s'po na lojne rehat, nuk o faji tem] smiley

 Floro, list, e ka titullin, as i hile nuk ka rreshti i tete. Cne me lista Xhekja, thuj.

shume e bukur. Te them ato qe meriton, i bie gjate dhe mqs po shkruaj nga celulari, po e le me kaq.

 Ne proze do kish qene me e hajrit. Gjithsesi jo keq.

Shkrimet e xhekes, te cfaredo lloji, te qetesojne dhe te bejne me humor te mire.

xheke, mo degjo fh-n smiley.  Rresht rresht behet goxha liste.

5*****

Bonus 5: me kujtove ca muhabete taksixhinjsh. 

Po ju falemnderes njehere qe e lexuat. Floro kemi humb fare, po do te telefonoj ne nje nga kto dite.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).