Të mbijetuarit

Në mars të 1999-s u minua kufiri shqiptar

Ndërsa vëmendja e perëndimorëve është përqendruar mes bisedimeve të Kosovës dhe Serbisë, për çështje teknike siç thuhet, shteti shqiptar po hesht për dëmet që serbët shkaktuan në popullsinë civile të rretheve të Qarkut të Kukësit gjatë pranverës së vitit 1999. Në fund të marsit të atij viti ushtria serbe që mbante të pushtuar Kosovën granatoi me artileri fshatin Cahan, ku vrau 59-vjeçarin Musa Cahani dhe të bijën, Meritën, 20 vjeç, në kuzhinën e shtëpisë së tyre. Më pas serbët minuan sistematikisht një fashë territori brenda kufirit të Shqipërisë ku pati qindra viktima të plagosur, ndër ta dhjetëra të vdekur shumica e tyre nxënës shkolle. Banorët kërkojnë shpagim. Ata thonë se përderisa Shqipëria nuk ishte pjesë e konfliktit agresori duhet të zhdëmtojë, duhet të shpaguajë.

Hasi

Nga granatimet e ushtrisë serbe, u shkatërruan dhjetëra shtëpi banimi, një pjesë e të cilave ende sot e kësaj dite nuk janë rindërtuar më. Serbët mbollën me mina një territor brenda kufirit të Hasit, Kukësit dhe Tropojës në sipërfaqe prej rreth 1500 hektarë. Nga këto mina dhe predha luftarake vetëm në Has u shënuan rreth 300 viktima nga të cilët 34 gjetën vdekjen, shumica e tyre fëmijë dhe adoleshentë që kullotnin bagëtitë apo shkonin te kroi për të mbushur ujë, 43 u gjymtuan pjesërisht nga duart dhe këmbët, 14 të tjerë humbën shikimin. E kjo ndodhi në territorin e shtetit shqiptar, i cili, siç thotë kryetari i bashkisë së Krumës, Bardhyl Peka: “Duhej të ngrinte zërin deri në Gjykatën e Hagës dhe në selinë e OKB-së dhe duhet të detyrojë shtetin serb të dëmshpërblejë të gjitha këto krime”.

Nga ana e tyre të mbijetuarit nga minat tregojnë se edhe pse shpëtuan gjallë, e kanë të vështirë për të mbijetuar. “Edhe ne që mbetem gjallë nga minat, mbetën në mjerim pa mjete për të jetuar, mbetëm pa shtëpi, mbetëm pa ushqimin e përditshëm, mbetem pa pension”, thotë 72-vjeçari Zenun Avdia. Ai tregon se për shumë vite arat mbetën të minuara, bagëtitë u dëmtuan nëpër bjeshkë, ndërkohë që gjithë brezi kufitar u kthye në një “zonë të vdekur”. Ajo mbeti për shumë kohë pa bjeshkët, malin, arat dhe krojet, por edhe pa rrugën e fëmijëve që shkonin në shkollë. Ndërkohë, pas 11 vitesh, shteti shqiptar bën sikur nuk ka ndodhur asgjë dhe Komiteti Kombëtar Antiminë, nuk po ngre zërin për të kërkuar dëmshpërblim për viktimat.

Të mbijetuarit

Në familjen e Rexhep Xhafës, në fshatin Nikoliq të Hasit, mezi arrihet të mbijetohet për bukën e gojës. I zoti i shtëpisë, Rexhepi, 53 vjeç, ka rënë në mina në tetor të vitit 2000 në bjeshkën e fshatit dhe është gjymtuar. Mbijetesa për familjen e tij të përbërë nga 8 persona mbetet në kufijtë ekstremë. Sofija, e shoqja, tregon se pak kohë më parë u detyruan të shitnin një nga lopët që ia kishte dhënë një shoqatë (shoqata VMA me ndihmën e UNICEF-it) për të blerë disa artikuj të domosdoshëm për jetesë.  Kjo familje jeton me 10 mijë lekë pension që Rexhepi merr si ish- minator. “Jam i zhgënjyer, dy fëmijët e mëdhenj i kam nisur për Greqi, janë shumë të rinj, njërin e kam hequr nga shkolla 9- vjeçare, por siç duket nuk u ka ecur, vazhdimisht policia greke i rreh dhe i kthen mbrapsht”, tregon ai.

Ndërkaq, në Dobrunë, tre kilometra më tutje, mbijetojnë një numër personash të gjymtuar nga minat serbe të viteve 1999-2000. Korab Mula sot është 25 vjeç dhe ka qenë në klasën e 8-të kur është gjymtuar nga minat. Ai ka humbur të dy duart. Jeton nën kujdesin e njerëzve të shtëpisë, kush të mundet i jep ujë, e ushqen me lugë dhe e ndihmon të kryejë nevojat bazë. Nëna e vet, Sosja, tregon se marrin nga shteti vetëm një ndihmë ekonomike prej 7 mijë lekësh, por janë 6 frymë për t’u ushqyer dhe kaq lekë, siç thotë ajo nuk mjaftojnë as për blerë miellin për të gatuar bukë. I zoti i shtëpisë, Jashari, merret me bagëtitë në mal, ndërsa Sosja me disa punë bujqësie. Zonja e shtëpisë tregon se shumë vite ka mbijetuar e rrethuar nga minat me djalin e gjymtuar, pa duar. Tashmë zona e Hasit, si dhe Dobruna janë pastruar nga minat, por ata, njerëzit që u gjymtuan dhe të tjerët që u mbijetuan atyre viteve të vështira sot ndodhen në hall dhe të braktisur. “Gjyqi i Hagës duhet të merret edhe me krimet që bënë serbët në anët tona, me ata që mbollën mina në arat tona, me ata që na vranë, dikush duhet të japë llogari, sepse nuk ua kishim borxh”, apelon Sosja. 

7 Komente

 c'jane keto lloj artikujsh? c'synim i erret fshihet prapa tyre? duan qe te prishin marredheniet e shkelqyera shqiperi-serbi?

Jo, kesajt s'kane per t'ja arritur asnjehere. Midis dy popujve dhe kombeve tane zien nje miqesi, vllazeri dhe dashuri, gati e papermbajtshme, tash e teteqind vjet. s'ka cashtje te hapuna mes nesh. po, po, ju them un jue.. 

ah flaka thuaj, flaka qe s'na bie!!

 

Fjalimi i Albin Kurtit sot

Deputetë të Kuvendit të Kosovës,

 

Nuk është problemi që bisedimet e paralajmëruara nuk kanë agjendë, por që agjenda e bisedimeve nuk është publike. Nuk do të ishte e mundur të thuhej që bisedimet nisin nesër, pra me 8 mars, sikur të mos dihej fare agjenda. Agjenda dihet, por ne nuk e dimë atë, ne si qytetarë dhe si deputetë.

 

Agjenda e bisedimeve po mbahet fshehtë në mënyrë që bisedimet të nisin mbarë përkundër agjendës së mbrapshtë. Agjenda e këtyre bisedimeve i sillet rrotull 6 Pikëshit famëkeq të Ban Ki-moon-it prandaj edhe mbahet e fshehtë. Këto bisedime e cenojnë vetë qenien tonë sepse Kosova është edhe palë në bisedime por edhe temë e bisedimeve.

 

Bisedimet u pranuan pa u biseduar fare për to. Zëvendëskryeministrja Edita Tahiri u emërua si kryenegociatore pa vendim zyrtar a institucional për bisedime dhe pa debat publik e parlamentar. Për çështje si këto jo vetëm që duhet të vendos Kuvendi por është shumë normale që të organizohet edhe referendum gjithëpopullor.     

 

Gatishmëria për bisedime nënkupton gatishmëri për kompromis. Lehtësia me të cilën Qeveria e Kosovës i ka pranuar këto bisedime me Serbinë pa kurrfarë kushtesh, paralajmëron lehtësinë me të cilën ajo do ta pranojë kompromisin në fund. Për çkado që Qeveria e Kosovës do të bisedojë me Serbinë ajo do të pranojë që ajo gjë nuk i takon Kosovës, që ajo çështje është e diskutueshme. Me këto bisedime nuk do të gjejmë përgjigje për pyetjet, por çështje të brendshme të Kosovës do të vihen në pikëpyetje.  

 

Pavarësia formale e Kosovës njëmend na solli shumë pak si shtet, por me këto bisedime pa agjendë publike dhe me një kryenegociatore pa platformë për negociata gjithçka është e rrezikuar. Agjenda përcakton se çka është e negociueshme dhe çka është e panegociueshme. Duke e mbajtur agjendën të fshehtë, Qeveria e Kosovës na e ka dëshmuar që e vetmja gjë e panegociueshme për të janë vetë negociatat.

 

Me këtë mënyrë të të bërit politikë, Republika e Kosovës nuk është më Republikë parlamentare por është Republikë qeveritare. E, nëse politika e Republikës vazhdon të mbetet pa Parlament atëherë edhe qeveria e shtetit shpejt do të mbetet pa Republikë.

 

Këta qeveritarë kanë deklaruar se do ta përfshijnë edhe opozitën e shoqërinë civile në bisedime me Serbinë. Së pari, ata po orvaten që ta shmangin vëmendjen nga bisedimet e pranuara te biseduesit ende të papranuar. Dhe, së dyti, ata duan ta mbajnë pushtetin për vete e ta ndajnë fajin me gjithë të tjerët. Problemi me këto bisedime nuk është te përfaqësimi i pamjaftueshëm në bisedime por te pronësia e pamundshme mbi këto bisedime.

 

Ne s’jemi të lirë që të bisedojmë lirshëm me Serbinë. Serbia është shtet me ushtri e polici të veten dhe me institucione shtetërore që janë sovrane pa instanca ndërkombëtare mbi kokën e tyre. Kurse në Kosovë është KFOR-i mbi FSK-në, është EULEX-i mbi policinë e Kosovës dhe janë Pieter Feithi me dy kapelat e tij e ambasadori amerikan Dell pa kapelë përmbi të gjitha institucionet e Kosovës. Neve jo vetëm që nuk na njeh e pranon Serbia por edhe ndërmjetësi, pra Bashkimi Evropian, e njeh Serbinë që s’na njeh neve dhe nuk na njeh neve porsi Serbia. Kjo pabarazi drastike është padrejtësi elementare që doemos është reflektuar edhe në agjendën e fshehtë dhe s’ka se si sjell rezultate të mira për neve.

 

Përderisa ne ndodhemi nën protektorat ndërkombëtar Serbia vazhdimisht do të kërkojë negociata me Kosovën. Sepse ajo fiton koncesione të reja dhe në fund s’ka nevojë ta pranojë tërësinë e atyre koncesioneve pasi që e din që sundimi ndërkombëtar në Kosovë do t’ia imponojë Kosovës zbatimin e njëanshëm të atyre koncesioneve. Të gjithë e mbani mend që Serbia e dëshiroi decentralizimin etnik në Kosovë, të drejtën e vetos për serbët në këtë Kuvend për të gjitha ligjet për çështjet jetike, shuarjen e TMK-së, pjesëmarrjen e Kosovës në borxhin e jashtëm të Serbisë, zonat e veçanta për trashëgiminë kulturore ortodokse që i nënshtrohet serbizimit etj.etj. por ajo nuk e pranoi tërësinë e këtyre koncesioneve që u quajt Paketa e Ahtisaarit pasi që e dinte që Qeveria e Kosovës duke qenë përfundi sundimit ndërkombëtar do t’i implementojë të gjitha këto. Duke qenë josovranë, në bisedime me Serbinë vetëm sa zvogëlohet perspektiva për bërjen tonë sovranë.

 

Këto negociata njëmend kanë të bëjnë me integrimet evropiane, por ama me integrimin e Serbisë në BE dhe jo me integrimin e Kosovës në BE. Këto bisedime nuk kontribuojnë fare në integrimin e Kosovës në BE. Përkundrazi, me këto bisedime ne bëhemi si Bosnja të cilën BE-ja nuk e pranon pikërisht pse është tepër e decentralizuar për të qenë sovrane. Dhe, për shkak se Serbia do të hyjë para nesh në BE, ajo do të na kushtëzojë pastaj ngjashëm siç bën Greqia me Maqedoninë.

 

Kryeministri tha sot që në fund do të kemi njohje reciproke me Serbinë, mirëpo konsolidimi dhe cilësia e shtetit tonë përbrenda është shumë më e rëndësishme sesa njohja nga jashtë. Mos harroni që Milosheviqi e njohu dhe pranoi Bosnjen jashtë Serbisë vetëm atëherë kur Alija Izetbegoviqi e njohu dhe pranoi Serbinë brenda Bosnjes në formën e republikës serbe atje. Plani i Ahtisaarit e ka hedhur farën e bosnjëzimit të Kosovës të cilën tash po e shpie më tutje kjo qeveri përmes bisedimeve me Serbinë.      

 

Në fillim të shekullit XX Serbia e pat okupuar Kosovën kurse në fund të shekullin XX Serbia kreu gjenocid ndaj popullit të Kosovës. Përgjatë këtij shekulli populli ynë aq shumë u shtyp e u diskriminua kurse pasuritë e vendit tonë aq egër u shfrytëzuan saqë mund të themi se pikërisht shqiptarët janë e vërteta e Serbisë. Mirëpo, në takimin e nesërm në Bruksel, znj. Edita Tahiri do ta maskojë këtë të vërtetë. Ajo do të mundësojë që Serbia të duket ashtu siç nuk është – të duket e mirë me shqiptarët (ndaj të cilëve nuk lëshon asnjë shans që t’ua nxijë jetën) dhe të fitojë poena për fqinjësinë e mirë karshi Kosovës (brenda së cilës i financon dhe dirigjon strukturat e saj ilegale).

 

Milosheviqi, Koshtunica dhe Tadiqi kanë dallime kur shihen nga Brukseli, Nju Jorku apo Uashingtoni, por jo edhe kur shihen nga Prishtina. Ata i kanë qëllimet e njëjta, kurse mjetet iu ndryshojnë kryesisht vetëm në masën në të cilën rrethanat kanë ndryshuar. Serbia i ka shumë borxh Kosovës dhe shqiptarëve. Borxhi që na e ka Serbia duhet të jetë kusht për bisedimet me të. Bisedimet pa kushte me Serbinë janë falje ndaj saj pa na kërkuar ajo njëherë falje neve.     

 

Kosovës nuk kanë se çfarë i duhen këto bisedime. Këto bisedime po i nevojiten kryeministrit Thaçi për pushtet e jo Kosovës si shtet. Politikanët e korruptuar e të shantazhuar si puna e Thaçit po i pranojnë negociatat në mënyrë që korrupsioni dhe shantazhi i tyre të bëhet të negociueshëm. Në kohën kur kemi gjithnjë e më pak bukë e vende pune dhe gjithnjë e më shumë premtime që nuk i rrisin pagat por çmimet, qeveria ka vendosur tinëz për spektaklin nga Brukseli të cilin do ta paguajmë shumë shtrenjtë.  

 

Neve na duhen bisedime me Tiranën e jo me Beogradin. Ne duhet të koordinohemi si komb dhe t’i harmonizojmë hapat strategjikë që të bëhemi komplementarë e jo të jemi konkurrentë. Ne duhet t’i kthehemi vetes: ne duhet ta lidhim sistemin energjetik të Kosovës me atë të Shqipërisë; ne duhet t’i përafrojmë sistemet fiskale drejt integrimit në një zonë tatimore dhe doganore etj.etj. Ta realizojmë shtetndërtimin si sovranitet dhe zhvillimin ekonomik si prodhim. Asnjëra prej këtyre nuk bëhen nga bisedimet me Serbinë. Secila prej këtyre bëhet shumë më kollaj përmes bisedimeve me Shqipërinë.   

 

Prishtinë, 7 mars 2011

 

Po te degjosh shqiptaret neper kafene, te gjithe te thone: Na duhen politikane te pergjegjshem, patriote e kompetente. Ja pra, ku e kemi njerin qe i ka keto virtyte -pse nuk e mbeshtesim me vepra?

Albin Kurti, Je mbret pa mbreteri, Lider mes kusaresh dhe Patriot pa Tapi, me vjen shume keq per ty dhe per popullin shqiptaro-trashanik sepse nuk do te korresh sukses edhe pse ke 100% te drejte! Perfundimi i ketyre negociatave -terhiq e mos keput- do te jete shkeputja perfundimtare e veriut nen Serbi, Kantonizimi i rest-Kosoves ne maksimum dhe futjen e padiskutueshme te Serbise ne BE perpara Shqiperise e Kosoves bashke.

Rrofte endra e gjaku i Shqiptareve qe shkuan ..edhe nje here me shume, per lesh!

 Nuk ka ndonje avokat prodeo aty ne Shqiperi, ta ndjeki deri ne Strasburg dhe Hage  kete çeshtjen e te vrarve dhe te gjymtyarve aty ne Kukes. 

Pjero,

Si rrezultoi prodhimi dimeror i rrushit aty? Do beni ndonje konjak te mire nga pranvera apo jo?

hallall, ide e bukur vetem me konjak (per mu personalisht) kalohen keto kriza

Per here te pare ne historine njerzore, u njoftua se parvjet u be rrushi ne Belgjike, dhe vitin qe kaloi u be konjaku i pare belg. Ne njifemi per birren buçko, nuk ka njeri t'na i kaloje.  

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).