Ministria e Arsimit kërkon nga titullarët të bëjnë deklarime në një ent të posaçëm

Tezat e masterit dhe të doktoraturës, veç kërkesave nga institucioni “epror” do të kalojnë edhe në sitën e kontrollit nëse bëhet fjalë për një punim të “sinqertë” apo për një plagjiaturë. Ministria e Arsimit ka udhëzuar universitetet që lidhur me procesin e tezave të doktoraturave e masterave titullari të bëjë deklarimet dhe të japë të dhënat e degës, departamentit përkatës. Deklarimet do të bëhen në Ministrinë e Arsimit, në një sektor të posaçëm, dhe kështu për diskutime shqyrtime apo kontrolle të interesuarit mund të paraqiten për informacion edhe në ministri.

 

Kontrolli

Sita nëpër të cilën kalon një tezë, fillimisht lidhet me dorëzimin e punimit, pranë sekretarisë mësimore. Më pas komisionit të ngritur me një urdhër apo udhëzim nga titullari, për një javë me radhë ka të drejtë të shqyrtojë dhe të konfirmojë tezat. Ditën e prezantimit komisioni me disa persona, njëri anëtar domosdoshmërisht i fushës ku doktoranti apo post studenti ka lëvruar kërkimin shkencor. Anëtarët e tjerë mund të jenë nga fusha të tjera, por edhe ata kanë rol të rëndësishëm në konfirmimin e burimeve, referimeve të përdorura, si dhe për të bërë pyetje në rast se dyshohet për plagjiaturë. Në statistikat e universiteteve ende nuk është kulturë botimi i të dhënave për sa i takon abuzimit në tezat kërkimore dhe evidentimit të plagjiaturave.

 

Teza

Punimi kërkimor në fazën e masterit apo edhe të doktoraturës, duhet të jetë minimalisht mbi 60 faqe. Prezantimi i punimit për secilin person shkon deri në 45 minuta. Nëse një degë ka një shumicë doktorantësh apo studentësh post master atëherë marzhi për të kontrolluar apo për të gabuar është më i lartë, kjo për shkak të fluksit, kufizimit të minutazhit në dispozicion për prezantim, pyetje dhe konfirmime. Ndërkohë që në degët me më pak punime kërkimore, shansi për të gabuar apo për të kaluar plagjiatura, kopjime, punime të “përvetësuara”, të vjedhura pa kurrfarë vlere. Komisioni i vlerësimit përbëhet nga 3-4 veta, të cilët mund të jenë pedagogë të brendshëm të departamentit, por mund të jenë edhe ekspertë të arsimit, të cilët nuk janë të lidhur me degën apo me fushën e kërkimit të doktorantit apo përgatitësit të tezës së masterit.

 

Përvoja jashtë

Konfirmimi i plagjiaturës, në universitet perëndimore konfirmohet në një tjetër mënyrë. Konkretisht, një sekretari e veçantë brenda sekretarisë mësimore, një muaj para prezantimit të tezës, merr punimin dhe anëtarët e ngarkuar për kontroll të punës, kanë në kompetenca që brenda afatit të vendosur të kryejnë konfirmimet e referencave, burimeve të përdorura në punim, si dhe të japin argumente nëse dyshohet se teza është plagjiaturë. Më pas ditën e prezantimit, komisioni përbëhet nga anëtarë të cilët mund të jenë të fushave të ndryshime, të cilët pyesin për argumentim lidhur me tezën. Anëtarët kërkojnë përgjigje për pyetjet e tyre, për çështje të lidhura me kërkimin e përgatitur, por edhe për të kontrolluar studentin nëse ka qenë i rregullt, teknikisht, profesionalisht, por edhe moralisht.

55 Komente

Najs por...kontrolloret kush i kontrollon?

Ndërkohë që në degët me më pak punime kërkimore, shansi për të gabuar apo për të kaluar plagjiatura, kopjime, punime të “përvetësuara”, të vjedhura pa kurrfarë vlere.

Ju korrektoret e peshkut, me korrigjoni nese e kam gabim, apo ke kjo fjalia mungon kallzusi ?  Mire e ke nis mi Lorena, si shkrim per arsimin qe eshte. smiley

Nejse, po fuqi prapavepruese ka ky rregulli i ri ? smiley

Jo per gje, por une e kam copy-paste temen time dhe se kam asifije pishman. Sdo bente asi diference po ta kisha bo vete. 10minuta  para nje komisioni qe flinte gjume, dhe jam sh e sigurt se askush ska lexu asi rresht nga tema ime.

Po pyetja qe me lind mu eshte qe : kush do na kontrolloje per plagjiature mi ?

Komisioni i vlerësimit përbëhet nga 3-4 veta, të cilët mund të jenë pedagogë të brendshëm të departamentit, por mund të jenë edhe ekspertë të arsimit, të cilët nuk janë të lidhur me degën apo me fushën e kërkimit të doktorantit apo përgatitësit të tezës së masterit.

Po kta qe jane plagjiature e gjalle mi ?

E per me teper, ku jane te indeksuara punimet shqiptare te tezave shkencore shqiptare ? Ku mund te aksesohen ? Ne c'networke shkencore boterore ka akses ministria dhe universitetet tona publike qe te kontrollojne. Ku i kane bibliotekat dhe titujt mer aman ?  Apo thjesht do lajne gojen duke kontrollu ke temat e nji apo dy viteve me perpara ?

Dhe e fundit por jo me pak e rendesishmja : Cilat jane penalitetet ? Dhe jo vetem per aspirantin, por dhe per udheheqesin e temes ?

APo eshte thjesht si me pa ngel per vjeshte, duku i here nga tetori se merrna vesh smiley

Mungon nje cope fjalie, jo thjesht kallezuesi ("eshte me i paket" duhet te shtonte, ne mos gaboj). E ka fajin "marzhi" Ruzhe smiley .

mire mire

por teorikisht mund ta padisesh vec per kallzusin

se psh mund te ishte  thjesht 'zvogelohet'

smiley

apo jo ?

 

Hahahahah, po sikur s'shkon shume, apo ti je per "minimumin e domosdoshem"? smiley

smiley

kot mi kot

sa me t'kundershtu

smiley

smiley Mire ben, se sot jam me ne humor se dje. Ne mengjes s'ka rene shi. Urrraaaa!

e dija e dija

pranej ste kundershtova dje

smiley

Ju korrektoret e peshkut, me korrigjoni nese e kam gabim, apo ke kjo fjalia mungon kallzusi ?

Kallzuesi je ti! smiley

Nuk mungon kallzuesi, mungon fuksi ose fuksja..

smiley Kurse ti kallzuesi i kallzuesit, mu si ne ndonje novele te Durrenmatt-it.

mos u merzit rrusho

se kam perdor me asi ven titullin.

as i kam hy m'hak njeriu smiley

As qinmilekshin shtese qi jep shteti per ata me tituj nuk e marr se nuk punoj per qivirun smiley

p.s. tezen ore, se provimet i kam marre vete, dhe duke msu smiley

deksha un per sinqeritetin tand smiley

nuk merzitem jo, kam hallin mos iu m'teket te ta kontrollojne keta kontrolloret, apo nuk ka fuqi retroaktive?

p.s. une them me mire te besh tezen vete dhe provimet duke kopju sesa e anasjellta Smile

une them qe sistemi nuk krimbet nga teza e masterit apo dotoratures

smiley

krimbi ha qe poshte smiley

so, ngado qe ta shofesh, vari lesht eshte smiley

so, ngado qe ta shofesh, vari lesht eshte Smile

duhet me dhene shembullin personal Tongue Ruzhdije, se te tjerat s'i kemi ne dore vete 

LOL

Ruzhdije qeke doktoreshe tina re... Per ca e ke mrojt temen tina, per arrixhit e Gorges, mi elbasonllija e dreqit... smiley

e kam mrojt me temen :

'Qysh bahet tava e kosit e mire, dhe jo me topa topa'

smiley

plagjiature 100% nga plaka ime

ke inat ti ?

p.s. nuk jam dotorese jo, qetsohu,thjesht ashtu me M...

E mire u qetesova... shyqyr qe nuk e paske bere teme historike "ngritja dhe renia e klanit te Mandeles rreth sportit te vjeter" smiley

krimbet nga universitet private

Kjo eshte qesharake...ka me qindra profesor-doktora qe jane bere tille me plagjiatura dy lekshe, dhe keta marrin pjese ne komisione..

 fiks, ngaqe ia dine hilet zanatit

ehh, sa ka zanati...

 

 

Oh zot, ne kete vend vetem une kam ngel pa master smiley

jo mi zemra

te garantoj qe profesionistet me te hajrit jane me se shumti pa master smiley

Tek tjeter "Master"* me dhemb dhembi mua... smiley

*Imzot

Tek tjeter "Master"* me dhemb dhembi mua... Tongue

*Imzot

OH, BEHAVE!

Edhe ti, Brut? smiley

Nese ke ngel pa master, atehere je e lire.

Kush ka master, eshte sherbetor!

grazias per kuptejshen mua... smiley

Ana edhe une sa thashe ti hy nje masteri, po ja ku te lane shtrigat me ba dasem , ta prishin qejfin smiley

eshte çirak smiley

Pa dashur te hap debat, ngaqe skam edhe ca bej tani ne pune smiley , por qe eshte e drejte eshte e drejte. Dhe mos e kufizojn hetimin vetem per 5 vitet e fundit, por per komplet periudhen e 20 viteve te fundit. Te hetohet cdo diplome, bachelor, master, doktorature, titull profesor, publikim shkencor. Te behet nje analize sa jurista, sa ekonomista, sa mjek, sa ingjinjer, sa elektricista, sa marangoz, sa kamarier(pa master ne ekonomik), sa punetor per sherbimet etj etj, i nevojiten Shqiperise cdo vit. Sa eshte kapaciteti i punedhenesve(pervec administrates publike)? Sa njerez te diplomuar dhe sa njerez me kurse profersionale na duhen?
Edhe un ca them ka aq shum gjera, sa sdi nga tia fillosh.
Qe universiteten tek ne jan kthyer ne biznes dhe sistem piramidal, kjo gje ska nevoj per koment, por edhe per zgjidhje ska nevoj per koment, eshte shum e veshtire per te mos thene e pamundur.

 eshte bo 1 here ky muhabeti i hapjes se dosjeve! e njejta gje vlen dhe per kete

sheeeeeee

po ato para 25 apo 30 vjeteve mo ?

ee ?

qe venin ca muaj ne france a itali, perkthenin nji liber, dhe e pat dokotorratura, profesorlluku, dhe materialet mesimore per 25 vitet e ardhshme ?

lene aman, se kena msu vete me ato far librash dhe doktorre shkencash.

kena pas nji profesor (sot eshte dhe shef dept or sth) qe dhe perkthy se kish tamam tekstin, i kish lone ne frengjisht ca terma qe ktu e ne vitet '80. Dhe pas viteve '90 ne vinim perqark si te shushatur se nuk e kuptonim ne bote librin

qe i rast ne mjeksi..

studentja i shko profesores ne i thote, ket paragrafin e perkthym editori "e ka shtyp gabim".. se ne te vertet duhet te jete keshtu e keshtu..

Zojusha shko ne e ngel ne provim smiley

po te behet nje studim, ka mundesi qe nje ne tre veta te dali raporti i te masterizumve...

Ruzhdije i majta me hater prinderit...por pa shaka ke plotesisht te drejte. Ta bejm hetimin me te gjere ne koh, por sic te thash E PAMUNDUR.

Njeher me ka ren nje paper i Saliut ne dore qe fliste per arteriet ne mos gaboj, por si hyra ta vertetoja ne ishte plagjiat smiley

mos u beni nihiliste. koncepti eshte futur tashme ne shqiperi prej kontakteve me universitetet e huaja, me ne fund (20 vjet me vone!) erdhi udhezimi, pak ka rendesi sa jane ne gjendje profesoret tane te sotshem ta zbatojne, rendesi ka qe te tjeret, ne fillim nje minorance pastaj me numra ne rritje, do te kene ku te mbeshteten ligjerisht per te luftuar injorancen. konkurenca mes njerezve do te ndihmoje.

dhe si gjithmone ju harroni qe hapja ndaj informacionit, nepermjet internetit por edhe burimeve te shtypura, krijon gjithe keto mundesi per coroditje, vjedhje te qellimshme apo prej mungeses se njohjes, harroni qe teknologjia eshte nje tjeter faktor ekzogjen, e jo vetem shqyerjet e sistemit arsimor. por teknologjia sjell edhe menyra te reja kontrolli, si softet e ndryshme qe perdoren neper bote per te kapur plagjiaturen (psh nje turnitin dhurate do te ishte nje goxha ndihme teknike nga BE-ja ... apo diaspora e shqetesuar smiley)

ose ti ruzhe mund te martirizohesh e para per te miren e pergjithshme, duke qene se s'te hyn ne pune titulli smiley. meqe ra fjala te heq kapelen per sinqeritetin.

Po, po se do tia dije shume Henri Cili i UET, qe i shet masterat si me shit Pras...

 

ueh

pse mi ke une e gjete ti e

Jo per gje, por une e kam copy-paste temen time dhe se kam asifije pishman. Sdo bente asi diference po ta kisha bo vete. 10minuta  para nje komisioni qe flinte gjume, dhe jam sh e sigurt se askush ska lexu asi rresht nga tema ime.

Meqe me ngacmoi tropizma me sinqeritetin. Jo se dua te mbaj flamurin e ndershmerise por me kete tekstin e mesiperm nuk bie dakort per te mos thene me teper. Nuk e kuptoj se cfare lidhje ka komisioni apo nese komisioni e lexon punen apo jo me faktin qe studenti duhet te beje nje pune te pavarur. Te mendonin te gjithe njerezit keshtu do mesonim akoma neper shkolla psh teorine e Ptolemeut mbi sistemin diellor.

Ky lajm me duket se eshte jehone e ngjarjes ne Gjermani. Artan Lame e kishte qendisur dhe nje tjeter sot tek Shqip ' Zu Guttenberg'.

sigurisht

po ja qe une s'isha ne at nivel pergjegjshmerie , gjeta rrugen me te shpejte dhe nuk desha me punu per dicka qe nuk shperblehej e as perfillej smiley

ca me bo.....

smiley. Tani nqs nuk do shperblehej nuk i hyje fare asaj pune smiley.

Përvoja jashtë

Konfirmimi i plagjiaturës, në universitet perëndimore konfirmohet në një tjetër mënyrë. Konkretisht, një sekretari e veçantë brenda sekretarisë mësimore, një muaj para prezantimit të tezës, merr punimin dhe anëtarët e ngarkuar për kontroll të punës, kanë në kompetenca që brenda afatit të vendosur të kryejnë konfirmimet e referencave, burimeve të përdorura në punim

Te kenaqin keto shkrime amatoreske. Kjo me siper, mbase mund te jete procedure qe ndiqet ne ndonje universitet jashte, por gjithsesi nuk mund te deklarohet si dicka qe aplikohet "kudo jashte." Jo vetem kaq, por te kapesh me efikasitet ne se dikush ka bere plagjiature apo jo neper teza e studime nuk do te ishte e mjaftueshme nje grup specialistesh brenda universitetit perkates. Zhvillimet ne cdo fushe jane te atilla sa nje autor te gjeje dicka ne ndonje vrime te humbur qe askush nga ekspertet ne universitetin perkates nuk e ka hasur me pare. Ndaj nje detyre e tille i eshte lene kompjuterave ta bejne. Ekziston nje software, Turnitin, qe eshte dizenjuar per te bere kete pune. Ky software jep nje rezultat origjinaliteti te dokumentit qe ka analizuar dhe tregon ato pjese qe jane kopjuar mot-a-mot, apo dhe ne menyre te perafert, nga interneti dhe materiale te botuara ne revista shkencore. Pak a shume, kontrollon cdo shkrim, studim per te cilin ekziston nje kopje elektronike. Kjo behet jo vetem per tezat e kandidateve per master a doktorant, por per cdo lloj detyre kursi neper lendet perkatese. Do te ishte mire qe universitetet e Shqiperise te benin te njejten gje. Grupit te "ekspertave" - jo vetem qe mund t'u gjehet ana - por sado te dijshem qe te jene, nuk mund te pretendojne t'i kene pare gjithe "skutat" ne fushen e tyre te ekspertizes, sidomos po te kihen parasysh kufizimet ne aksesin qe specialistet shqiptare kane ndaj literatures bashkekohore.

 Najs najs u frymzune nga Kaddafi Jr dhe ai gjermoni kshu e?

“lind” kontrolli për plagjiaturën - por cfare eshte kjo fjale se fut nja dy " " fjales lind dhe shkruan plagjiature pa " "  qe Une nuk e kam degjuar ndonjehere kete fjale!

Gazetare qe nuk dine te shkruajne shqipe te thjeshte

Le te marrin komisione nga universitete te huaja kur bejne doktoratat. Ne Itali komisioni s'eshte asnjehere i universitetit ku punon per doktoraten por i nje qyteti tjeter.

E para fare eshte qe duket hapur qe si ai qe shkruan artikullin, si ata akademiket apo anal-istet qe perdorin "plagjiature" ne vend te "fallsifikim" apo "kopjim", nuk meritojne cfaredolloj diplome qe zoterojne, qofte e "plagjiaturume" ose jo. Kjo, thjesht se nuk dine shqip, dhe po nuk dite shqip nuk meriton diplome shqiptare.

Te neveritshem.

 nuk e di jashtë shtetit po te ne të kontrollon profesori apo asistenti që ndjek masterin pikë së pari. pastaj në fund shkruan një deklaratë që ke qenë i ndershëm. kaq.

oooohh sa kot. doktoraturat te ne eshte e pamundur ti kontrollosh sepse materialet te cilat kopjohen jane te viteve '70 dhe gjenden vetem ne hard copy smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).