Nepravishta: Ja pse ika nga ERE
01/03/2011 11:55

Nepravishta: Ja pse ika nga ERE

Ish-kreu i Entit Rregullator të Energjisë, Bujar Nepravishta ka folur sot lidhur me largimin e tij nga ky post.

Nepravishta ka bërë të ditur se është larguar me vullnetin e tij dhe ka saktësuar se shkarkimi i tij nuk mund të bëhet pa miratimin e Kuvendit.

“ERE është një institucion që varet nga Kuvendi dhe shkarkimi mund të bëhet vetëm nga Kuvendi. Deri tani nuk ka asnjë vendim nga ky institucion për shkarkimin tim”, ka deklaruar Nepravishta.

Ai ka theksuar se më 10 shkurt i ka kërkuar kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli, që të pranonte dorëheqjen e tij, e cila sipas tij është bërë për motive personale.

Më tej Nepravishta ka shtuar se ERE ka gjobitur kompaninë CEZ për faturime të parregullta, pas ankesave të bëra nga konsumatorët.

6 Komente

C'rendesi ka pse iku, me e rendesishme eshte se kujt i bie te propozoje zevendesuesin tani, LSI-se apo PD-se?

rahmet paste LSI-se smiley

perfundimisht, pse  iku nga ERE ky?!

Po ta kane sqaru mer burre i dheut, cer do me shume "Nepravishta ka bërë të ditur se është larguar me vullnetin e tij" smiley 

.smiley

aaaa.. ama kjo eshte qenka arsyeja?  epo paska pasur te drejte pastaj.smiley

 Mos valle ka te beje me gjoben qe ERE i ka vene firmes CEZ, pra jane vene ne levizje guret, politikane qe marrin rryshfete nga firmat, apo te lidhur me kohe me firmen ne fjale. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).