Teksa beteja për Tiranën po afron dhe zërat për bojkotin e zgjedhjeve të 8 majit nga Partia Socialiste po shuhen gjithmonë e më shumë, dilema, të paktën në publik, nëse lideri i opozitës Edi Rama do të rikandidojë ose jo për një mandat të katërt për Tiranën nuk është shuar ende. Por llogaritë dhe analizat të çojnë në konkluzionin se Edi Rama nuk do të rikandidojë këtë herë për Bashkinë e Tiranës. Së pari, lideri i opozitës ka qenë në mëdyshje jo thjesht për të rikandiduar, por qoftë edhe për të hyrë në zgjedhje, edhe kur sondazhet paraprake e kanë nxjerrë atë edhe 10 pikë para kandidatit opozitar. Rasti më tipik janë zgjedhjet lokale të vitit 2007, kur edhe pse sondazhet e nxirrnin fitues me diferencë të madhe, edhe pse kishte në krah liderin tjetër të së majtës, Ilir Meta, ishte këmbëngulja e këtij të fundit që e bëri atë të presë shiritin e zgjedhjeve.

Por, tashmë nuk kemi të bëjmë thjesht me çështje paranoje, për më tepër që paranoja këtë herë justifikohet. Pothuajse të gjitha sondazhet e bëra deri më tani, qoftë ato të ndërkombëtarëve, qoftë ato të partive politike, qoftë dhe ato private, jo vetëm nuk e nxjerrin Edi Ramën në avantazh me kandidatin akoma të pashpallur zyrtarisht të maxhorancës në luftën për Bashkinë e Tiranës, por disa syresh e nxjerrin për herë të parë atë si individ disa pikë më poshtë se Partia Socialiste. Dhe këto janë zgjedhjet e para të Edi Ramës, kur aleati kryesor që i ka dhënë gjithmonë fitoren është kundër tij, pavarësisht konsumimit ose jo për shkak të të ashtuquajturës video Meta-Prifti.

Por, nuk janë thjesht këto statistika dhe këto fakte gjysmë të mirëqena që e shtynë liderin e opozitës të mos kandidiojë për bashkinë e kryeqytetit. Këtë herë, podi i lojës është i madh. Zgjedhjet e 8 majit, fatkeqësisht ose fatmirësisht, shihen jo vetëm nga ndërkombëtarët si referendum popullor midis Ramës dhe Berishës, të cilët e kanë shprehur në mënyrë eksplicite këtë fakt, por edhe nga vetë shqiptarët. Nëse Rama hyn personalisht në këtë garë dhe humbet Tiranën, fatura për të nuk është thjesht lokale, por më shumë se kombëtare. Dhe pavarësisht se në statutin e Partisë Socialiste është rishkruar e zeza mbi të bardhë se lideri i partisë nuk largohet nëse humb zgjedhjet lokale, këtë herë arsyetimi për të qëndruar në krye të partisë pas humbjes është i pamotivueshëm, ashtu sikurse edhe arsyeja për ta mbajtur partinë të bashkuar.

Pse do t'i hyjë Edi Rama kësaj loje kaq të madhe, shumëdimensionale për nga pasojat dhe mbi të gjitha të rrezikshme për karrierën e tij politike? Pse duhet të luajë Edi Rama me restin në 8 maj të 2011-s, kur ai mund të luajë pak nga pak deri në 2013-n, jo thjesht duke pasur të sigurt dy vjet jetë aktive dhe dinamike politike, por dhe një shpresë të vërtetë në 2013-n për t'u ulur në karrigen e kryeministrit? Si mund të futet Edi Rama në garë personale për Bashkinë e Tiranës, kur ka mbi dhjetë vjet konsumim në këtë post, kur ka mbi 6 vjet që de jure Bashkia e Tiranës ka qenë për kryetar, kur maxhoranca për shkak të këtyre fakteve të pakundërshtueshme e ka shumë më të thjeshtë të ngrejë një artileri sulmi efikase ndaj tij, jo thjesht për shkak të këtij konsumimi, por dhe si njeriu i cili për maxhoranën dhe për një pjesë të madhe të shqiptarëve është njeriu që organizoi dhe konkludoi 21 janarin.

Mjaftojnë këto fakte të thëna dhe dhjetëra të tjera të pathëna për të ardhur thjesht dhe shpejt në konkluzionin se Edi Rama këtë herë nuk do të kandidojë për Bashkinë e Tiranës. Gjithashtu, ky është momenti më i mirë politik i tij për t'u shkëputur nga Bashkia e Tiranës, që i është ngjitur si balta pas këpucës, moment që ai mund ta shndërrojë në energji pozitive për t'i mbajtur të karikuar socialistët në betejën finale të 2013-s, moment që në fakt duhej të ishte bërë realitet me dorëheqjen që ai duhej të kishte dhënë përpara qershorit të 2009-s.

Pra, është fare e qartë që Edi Ramës i duhet një socialist tjetër për Bashkinë e Tiranës. Po si duhet të jetë kandidati tjetër rozë, që skema e Edi Ramës për të ardhur në pushtet në 2013-n të jetë efektive dhe 8 maji i vitit 2011 të kalohet sa më lehtë?

Së pari, kandidati i ri socialist, në betejën e afërt për Bashkinë e Tiranës duhet të jetë "socialist natyral" dhe jo "socialist OMGJ", nga ata që Rama importoi në parti nga bashkia apo shoqëria civile, pas uljes në karrigen e PS-së në vitin 2005. Në pamje të parë duket sikur zgjedhja e kandidatit "socialist OMGJ", është më e leverdishmja për Ramën personalisht, pasi vazhdon mbrojtja e interesave të tij ekonomike e politike në Bashkinë e Tiranës. Por, kjo zgjedhje mbart në vetvete një rrezik të madh si gjatë fushatës, ashtu edhe pas fushatës. Një tip kandidati u tillë do njësohej lehtësisht me Ramën dhe do të sulmohej gjatë zhvillimit të fushatës me të njëjtën artileri dhe me të njëjtat akuza sikur të ishte vetë Rama, madje nuk do të kishte garanci nëse do të kishte mbështetjen jo vetëm të "socialistëve natyralë" në kupolën e partisë, por edhe të socialistëve në bazë. Dhe në rast humbjeje të këtij tipi kandidati OMGJ, nuk mund të parashikohet qartë dëmi i faturës që do t'i faturohej thjesht dhe vetëm Ramës nga "socialistët natyralë".

Është totalisht logjike që Ramës i duhet një "socialist natyral" për Bashkinë e Tiranës. Dhe socialisti më natyral që mua më vjen ndërmend është Pandeli Majko. Majko ka gjithë pikët e mundshme jo thjesht si socialisti më natyral dhe më i papërlyer, për ta fituar Bashkinë e Tiranës, por dhe si socialisti dhe si politikani me karrierën më të pakonsumuar. Po nëse Majko e fiton Bashkinë e Tiranës, rruga e tij natyrale domosdoshmërisht nuk mbaron këtu. Ndaj të dy palët, si Rama, ashtu edhe Majko, e kanë të vështirë: Rama e ka të vështirë t'ia propozojë, ashtu sikurse dhe Majko e ka të vështirë ta pranojë, pasi është e sigurt se nëse ai do pranojë, Rama bashkë me "socialistët OMGJ" do ta sabotojnë qoftë dhe pa dashje. Megjithatë, me çiftin Rama-Majko nuk mund të vësh bast për asgjë. Një socialist tjetër kandidat serioz për Bashkinë e Tiranës është Ben Blushi, por diskutimet rreth tij po i mbyll sakaq se është fare e qartë, e thonë të gjithë: "nuk e ha atë tek". Socialist tjetër 100 për qind natyral është dhe Erjon Braçe, por është e pamundur të zgjidhet, se atë jo vetëm e pengon Erjon Veliaj, por siç thonë shumë zëra, po erdhi në krye të Bashkisë së Tiranës, nuk u jep asnjë leje ndërtimi miqve të ngushtë të Ramës.

Të gjithë këta emra dhe ky arsyetim shërbejnë për të kuptuar njëherë e mirë se Ramës i duhet një socialist i mirë që të humbë Bashkinë e Tiranës, se po e fitoi…….Nejse, të jeni të sigurt, Rama do ta gjejë një socialist të mirë që të humbë Bashkinë e Tiranës.

46 Komente

"dhe për një pjesë të madhe të shqiptarëve është njeriu që organizoi dhe konkludoi 21 janarin."

Po qeke cun langaraq ti..?

 Drejtori i lajmeve te TVKlan. lol

C'mund te presesh tjeter nga fahri ballinjte e mediave me shume leke te medha?

 Gazetar lamash.Edi Rama nuk i eshte ngjitur bashkise por eshte votuar 3 here,dhe ka fituar.

Ej, po Rama sikur ka thene qe zgjedhjet jane vjedhur te gjitha pa perjashtim keto 20 vjet?

Truri i Rames i bindet ligjeve te fizikes kuantike ku paradoksalja eshte norme. smiley

Si mund të futet Edi Rama në garë personale për Bashkinë e Tiranës, kur ka mbi dhjetë vjet konsumim në këtë post, kur ka mbi 6 vjet që de jure Bashkia e Tiranës ka qenë për kryetar, kur maxhoranca për shkak të këtyre fakteve të pakundërshtueshme e ka shumë më të thjeshtë të ngrejë një artileri sulmi efikase ndaj tij, jo thjesht për shkak të këtij konsumimi, por dhe si njeriu i cili për maxhoranën dhe për një pjesë të madhe të shqiptarëve është njeriu që organizoi dhe konkludoi 21 janarin.

Mjaftojnë këto fakte të thëna dhe dhjetëra të tjera të pathëna për të ardhur thjesht dhe shpejt në konkluzionin se Edi Rama këtë herë nuk do të kandidojë për Bashkinë e Tiranës

Me kete pasazh do e permblidhja argumentet kryesore qe te bejne te mendosh se Edvin Rama s'ka per te ri-kandiduar; Madje, dihet tashme se "fati" i kandidatit socialist, cilidoqofte ai, eshte i vulosur, sepse njerezit do votojne JO politikes se Rames, pavaresisht se ai vete terhiqet nga gara dhe hap krahun

 

Socialist tjetër 100 për qind natyral është dhe Erjon Braçe, por është e pamundur të zgjidhet, se atë jo vetëm e pengon Erjon Veliaj,......

Ah  sa pune prish ky 99shi atij 100shit per 1 fice smiley

E rendesishme eshte qe zgjedhjet te jene te lira dhe te sakta. Kushqo qe te vije, duhet te perfaqesoje deshiren e vertete te njerezve. Te mos hiqet per hunde nga askush por t'u sherbeje tiranasve. Gje qe nuk ka gjasa te ndodhe po qe se fiton kandidatura e perfolur e PD... merreni pa merzi te madhe... It takes more then a good socialist to lose the capital city...

 Epo se mar vesh, e doni apo nuk e doni Edi Ramen kryetar Bashkie. Kur eshte ne krye, na lodhi syte, kur nuk kandidon, ...eee s'ja majti.

Tani dajeni menjen, e doni apo nuk e doni per kryetar bashkie, se po kandidoi e ka t'morme kulltukun, ene 100 Sala t'kete perballe. Te gjithe te medhenjte e meparshem te PD i ka hudh n'tuç, qysh nga B. Mustafaj, tek Tak Ngjela e deri tek Sokol Olldelja. Pranej sussssss..........................

ore as nuk me thoni ky andi bejtja eshte gazetar apo i punesuar ne strukturat e ereta te PD-se? Perse nuk ka me vlere dinjiteti i njeriut tek ne xhanem?  

Sheme, analizo shkrimin, jo autorin!

 Ramës i duhet një socialist i mirë që të humbë Bashkinë e Tiranës, se po e fitoi…….

Cfare po fioti? Pse i le gjerat evasive? Humba 2 minuta nga jeta ime per te mos mesuar asgje te re.

Tirana eshte socialiste,vetem se Rama ka frike.Te humbe eshte gati e pa mundur,vetem se nuk je socialist.E RAMA NUK ESHTE SOCIALIST.

shkrim diversionist, "à deux balles" (thote frengu - totally worthless (ang.).

E meqe eshte keshtu,

 

Mos e frikësoni kandidatin Basha !

 

Nga Mero Baze

Ka disa ditë që Partia Socialiste nga foltorja e saj po përpiqet të paralajmërojë kandidatin e mundshëm për Bashkinë e Tiranës nga shumica në pushtet, se nëse do të jetë kandidat, do të përballet me vrasjet e 21 janarit dhe historitë e mëparshme të tij të korrupsionit. E gjitha kjo duket qartë që bëhet për të prekur Berishën në sedër dhe për ta vendosur pikërisht Lulëzim Bashën kandidat për Bashkinë. Kështu ia humb dhe imunitetin, dhe mandatin e deputetit dhe të ministrit, dhe pas 8 majit është qytetar i lirë në dispozicion të drejtësisë. Nga ana tjetër Partia Demokratike po bën qesharak jo vetëm Bashën, por gjithë njerëzit që nxjerr dhe ajo në foltore, që gjysëm ore ia thoin emrin Bashës dhe gjysëm ore ia fshehin.  Atje problemi është më i komplikuar se në foltoret e socialistëve. Aty ka njerëz që e duan Bashën kandidat realisht për të ftuar, ka që e duan ta shikojnë të humbur, ka të tjerë që duan vetëm një kandidat dhe të nisin fushatën. Por në të vërtetë emri i kandidatit ë ardhshëm nuk do dalë as nga foltoret dhe as konferencat e shtypit, por nga goja e Sali Berishës, i cili me sa duket po pret të sigurohet nëse do kandidojë ose jo Edi Rama për Bashkinë e Tiranës.

Pra, e gjithë zhurma që bëhet si nga Partia Socialiste dhe nga ajo Demokratike për kandidimin ose jo të Bashës, është një zhurmë që mban nën tension Lulëzim Bashën, i cili duket se është i vetmi që nuk di gjë akoma nëse do të kandidojë apo jo. Në të vërtetë ky është dhe tipari politik më i spikatur i tij si politikan.

Në përballjen e tij të parë politike në vitin 2005 me prishjen e Zogut të Zi, ai ishte njeriu më i tmerruar kur e takoje privatisht. Të thoshte që është çmenduri, që është e jashtëligjshme, që kështu nuk mund të bëhet, por kur Berisha e thërriste në zyrë, ai dilte prej andej dhe recitonte fjalimet për prishjen e Zogut të Zi. Më pas u desh të përballej me një çështje shumë politike dhe personale që ka vulosur personalitetin e tij dhe ajo ishte padia penale e ngritur ndaj tij për abuzime në segmentin Rrëshen- Kalimash në shifrën rreth 200 milionë euro. Ky njeri nuk bëri dot asnjë gjest personal, asnjë veprim që të dëshmonte personalitetin e tij, por pranoi që Kuvendi t’i bënte presion Prokurores së Përgjithshme, pranoi të fuste në luftë Kuvendin me Prokurorinë, kryeministrinë me Gjykatat dhe më në fund të hiqte dhe imunitetin kur të sigurohej se afatet do të digjeshin dhe nuk do të gjykohej. Dhe ashtu ndodhi. Sot Lulëzim Basha është i vetmi politikan që gazetarët mund t’i thonë “hajdut” pa ju dridhur zëri dhe ai nuk ka çfarë thotë pasi nuk ka shkuar të mbrohet në Gjykatë, por ka djegur gjykimin me procedura. Pra, ai ka thyer nj rekord në raport me historinë e tij personale, pasi ka pranuar të mos pastrojë vetën e tij nga një kazus i rëndë, vetëm pse nuk donte këtë gjë kryeministri i tij.

Ndërkohë si prishjen e Zogut të Zi, ashtu dhe betejën për segmentin Rrëshen- Kalimash ai dhe Berisha i projektonin si një biografi të tijën për tu ndeshur me Edi Ramën në shkurt të vitit 2007. Sapo Berisha pa se pikët e tij kishin rënë dhe Basha nuk e përballonte dot garën, e hoqi atë në minutat e fundit dh futi në lojë Olldashin, i cili pas zgjedhjeve ishte pa mandat deputeti dhe pa post ministri.

Tashmë historia po përsëritet. Lulëzim Basha po pompohet për kandidat, ndërkohë që nga dita në ditë prokuroria mund të kërkojë imunitetin e tij nëse ndonjë nga gardistët thotë se morëm urdhër për të hapur zjarr mbi katër qytetarët e vrarë. Ai sërish nuk ka kurajën të mbrojë veten dhe ta pastrojë atë nga akuza për krim. Ai rri dëgjon ç’do ditë sa foltoren e PS, sa foltoren e PD-së që flasin rreth tij dhe nuk reagon dot. Kap pronarë mediesh, u premton miliona për fushatën, bën politikë kuadri nëpër televizione, por prapë nuk u jep dot fjalën që do jetë kandidat. Aldo Bumçi që i kupton me vonesë gjërat në PD u nxitua dhe shqiptoi emrin e tij tek Ora Neës dhe gati e linçuan. Me të nuk është askush i sinqertë. Opozitarët e duan kandidat dhe bëjnë sikur e trembin, Berisha e do fitues dhe bën sikur ai mund të fitojë edhe me Ramën, Topalli e do humbës dhe bën sikur e mbështet me grupin e vet. Meta e do fitues, por s’ka me se e ndihmon se mund të jenë të dy pas disa kohësh në burg. I vetmi njeri që nuk e di se ç’do të bëhet realisht me të, është Lulëzim Basha. Është e pamëshirshme t’ia kërkosh tani atij të jetë i qartë se ç’duhet të bëjë. Ai do të vazhdoj të jetë ashtu siç ka qenë, pa shtyllën e vet kurrizore, pa personalitetin e tij, pa emrin e tij, pa gabimet dhe meritat e tij… Mos e frikësoni duke e mbrojtur dhe duke e sharë. Lëreni në fatin e tij, të cilin nuk e ka bërë asnjëherë vetë.

a ha, sa per Bazen e sidomos romanet e tij nuk me bindin e kurre nuk i lexoj..ai kopjon ate qe ka shkruar dhjete vjet me pare vetem se nderon personazhet

Ky Baze ben satire brilante.

.... është një zhurmë që mban nën tension Lulëzim Bashën, i cili duket se është i vetmi që nuk di gjë akoma nëse do të kandidojë apo jo. Në të vërtetë ky është dhe tipari politik më i spikatur i tij si politikan.

smiley

ps: Bejtja merr rrogen. Don't be hard on him.

Po para 2007-tes kiste satire brilante?

them se po, megjithese nuk e kuptoj c'lidhje ka me kohen para 2007...

ty nuk te duket qe ka figura te forta fjale? kshtu pa anshmeri, harroje dmth ca emri ka... zere se e gjete ne rruge dhe emrin ia ka prish shiu...

Ka ka lidhje para 2007-tes, se deri ne ate kohe ka qene zagar i Berishes.  Emri ka shume rendesi, dhe mua me duket si zagari qe leh kur i hedhin ushqim.

po ndoshta eshte tipi qe do te beje vetem opozite...

nejse, per mua ngado te vije, e verteta eshte invariable, indiferente per gojen nga e cila del.

2005-2007 PD-ja ishte ne pushtet.  Zagar me qera dhe as me pak, si nje pjese e mire e gazetarise te republikes...

mire, po kjo nuk se ka shume lidhje me cfare kam cituar, dhe qe u be shkak e kesaj replike... nuk di shume per Bazen si njeri, lexoj cfare shkruan. pastaj kupto qe jo te gjithe kane fatin te dine gjithcka e mbi gjithkend smiley ( miqesore)

nuk se dua te nxis debat, po vertet cfare eshte ajo qe nuk te pelqen, ajo qe thuhet apo fakti qe thuhet nga meroja...psh po ta kishte thene dikush tjeter qe ti ke respekt... apo prape nuk do dukej satire e forte... dmth, a ash ma e thelle kjo puna e pelqimeve nga c'duket?

mire, se po shtyj dhe une oren te iki. mos e merr me kaq zemerim cdo gje. smiley

 

kupto qe c'do koment qe edhe terthorazi mund te jete kundra PD ose ose e pame nga larg mund te jete ndonje fije kundra north albania, prit te replikosh me mikun lart, edhe nese behet fjale per shaka.

Me demaskove!

Problemi eshte se jam lab dhe akoma me i rendesishem eshte fakti qe nuk jam me PD-ne...

Nuk percaktova nga je, vetem thashe se c'fare duhet te presesh prej teje duke u bazuar ne reagimet e tua te perditshme.

Trendi yt ka qene ai qe permenda me sa kam vene re. Ti mund te jesh edhe nga Marsi per ate pune.

Fatkeqsisht i gjithe konstatimi jot eshte gabim!

Ty robo, te gjitheve atyre qe te thone se cfare dukesh ne baze te asaj qe shkruan ti vete, u thua qe spekullojne. Robi gjykohet nga cfare shkruan. Thuaj c'te duash mbrapa.

jo mor zoteri..e verteta nuk mund te dale kurre nga nje goje qe e peshtyn dhe e lepin e prape peshyn e lepin...ne rast se per ty cdo gje qe te serviret eshte e vertete e besoj qe nuk je as me PD e as me te gjithe te tjerat..lexo atehere autorin enigme qe i eshte prishur emri nga shiu

duhet te jem doemos me PD ose me te tjerat qe te pretendoj se e shoh te verteten?  Tongue

per te qare hallin gjykimi juj moj zonje...

per te shkruar ka shkruar drejtori i Klanit, kurse komentet jane per drejtorin e Tema-ssmiley Interesante apo jo?

Sa per kandidatin e Tiranes, Majko do ish mire nese pranon. Po Rama ben mire te kandidoj vete dhe te mos degjoj keto fariballinjte e medias.

Vota per Tiranen eshte politike, edhe nese kane pakenaqesi per Ramen, do votojne per PS-ne.

Po ndodhi qe berishet te marrin dhe Tiranen, mjere ne te gjithe. Do jemi jo vetem ne duart e atyre qe i bejne rruget dhe tunelet pa asnje preventiv e pa asnje projekt, por edhe ne duart e atyre qe te vrasin po tu tthuash "nuk ben keshtu".

 

 Majko eshte zoteri burre, mire do ishte po ja qe sot duan njerez qe bejne bla bla bla neper Tv e gazeta .... Kurre nuk ia vlersojne vlerat atij qe duhet, por atyre qe vetem genjejne dhe mashtrojne... Sot, (dhe kohe me pare se ka vite kjo mode) ne politike eshte koha e mashtrimit, manipulimit dhe genjeshtrave per te qene ne qeveri. 

zoteri eshte me te vertete..nuk ben as bla bla as nuk genjen.biles do te na lidhe me italine me tunel ,njesoj si franca me angline.shpresojme tek ky zoteri qe nuk mashtron.

Pandeli tyneli do te jete zgjidhje e mire per bashkine e tiranes.

pse se permend klosin ky?

p.s. majko eshte politikan simpatik por se voton njeri. vetem ne kosove do fitonte smiley

Kosoven e cliroi pandeli Majko jo nato sic pretendohet.Serbet u tmerruan nga hunda e tij e madhe dhe ia mbathen me te katra.

Nje socialist i mire per te humbur Tiranen.

Pfffffffffffff asnjeri nuk do u benka pishman qe do humbi Tiranen,ka socialist te mire? 

 Po ky   fare gazetari me te vertet  te tijat i ka keto qe prallis?Apo porosira "PICE ME SHUME SALCE." ! Fituar apo humbur"...! Te bukura cifla mendjeje, qe me kane te tillet, per demokracine.Lexojne ndonje gje nga te thenat e botes  keta.." kecer",  apo mafish ? Gjynah, per letren e harxhuar...!

aman mor zot sa proactive jane keta PD-istat.

Merren edhe me ate qe tenton te vije ne pushtet.

nji MM ka per te bere si kandidati i ps-se ashtu edhe i pd-se.

do vazhdojne eren RAMA ne bashki, me nje fjale do te vazhdoje sistemi i shtrydhjes se lopes Tirane dhe atyre te gjitheve shqiptare qe duan te banojne ne tirane apo qe banojne ne Tirane.  Me nje fjale niveli i jetes ne tirane do te vazhdoje te bjere, duke u kthyer ne nje fjetore-fshat me rreth 1 milion banore.

Njerezit e mencur qe duan ti sherbejne vendit nuk kandidojne per bashkine e tiranes se e dine qe qyteti ka degraduar aq keq sa nuk ke c'ti besh me.tirana eshte mbushur me mijera shemtira shumekateshe  betoni te ndertuara bythe me bythe qe tani nuk i shemb dot  se provokon nje situate te ngjashme me 97.

Edramiste te distancuar nga realiteti, fitoret e tij me merite ne Bashkine e Tiranes nuk kane ndodhur sepse Tirana ka me shume socialiste se demokrate. Kane ndodhur sepse ne Tirane elektorati gri eshte me i numert se kudo gjetke. Rama ka humbur fokusin nga ky target grup dhe te gjitha energjite e tij i shperdoron duke iu drejtuar elektoratit thellesisht socialist, voten e te cileve e ka te sigurt. Ky eshte gabim qe bejne edhe demokratet nga ana tjeter. Ne cdo dalje apo konference shtypi, recitimet e perfaqesuesve te te dy kraheve te bejne per te qeshur dhe jane te besueshme vetem nga elektorati i tyre. Mirepo demokratet fanatike do e besonin edhe po t'iu thuhej se Rama eshte i cmendur paranojak hajdut, ashtu sikurse socialistet e thekur e kane tashme te pashkulshme nga truri idene se Berisha eshte gogoli dhe fajtori i vetem i te gjitha fatkeqesive te ketij tranzicioni. Ndaj eshte e kote te merren me keto kategori, voten e tyre e kane ne xhep .

Duke iu rikthyer elektoratit gri, percaktuesve te votimit per Bashkine e Tiranes, mendoj se gjithe keto vite te Rames ne krye te saj, me gjithe problematiken e lejeve te ndertimit, dyzimin e tij mes te qenurit njekohesisht lider i opozites qe aspiron te vije ne pushtet, dhe kryetar funksional i Bashkise, e kane bere ate me te brishte se kurre perballe ketyre votuesve.

P.S: Sqarim i vockel: une nuk jam as PD-ist, as nuk punoj te Klani smiley)

 mos punon te motra e klanit ,te tvsh-ja?

Hahahahaa, jo pra, as te Shijaku, as te Klani, as te RD-ja as te TVSH-ja, as te 55. S'kam lidhje o i vjeter smiley

 bravo andi.nje shkrim me vlere.

 epo mire qenke 'ne rregull',,,ej i vjeter ne prejardhje ,jo ne moshe

 Une them ky Andi Bejtja te behet kryetar bashkie i duhet nje mjeker e forte tirones dhe nje gjyslyksh!!!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).