Ndoqa para disa ditësh debatin parlamentar lidhur me heqjen e imunitetit. Dua të veçoj diçka që më ra në sy kësaj here ndoshta më shumë se kurrë. E kam fjalën për atë alternim të frikshëm sulmesh tek podiumi ku flasin deputetët, si kurrëndonjëherë më parë, ndoshta pse kemi kohë që s'e kemi parë Parlamentin të funksionojë si i tërë, por edhe pse polarizimi ka arritur pika kulminante. Pashë të dilte një deputet i PD, të merrte mikrofonin dhe ta drejtonte si grykë topi nga krahu i majtë i sallës dhe të qëllonte ndaj tyre me një batare retorike "kusarë", "vjedhës" "plaçkitës", duke marrë në shenjë liderin e PS që nuk ishte aty; pas atij dilte ai i PS e drejtonte topin në krahun i djathtë dhe lëshonte edhe ai bataretë me "kusarë", "vjedhës" "plaçkitës", duke marrë kryesisht në shenjë kryeministrin që s'ishte edhe ai aty. Asgjë tjetër nuk e prishi këtë alternim sulmesh delegjitimimi reciprok, asnjë parti sado e vogël, asnjë individ  qoftë që t'u thoshte psh. se të dy palët janë "kusarë" e "vjedhës", të korruptuar e ilegjitimë, se Prokuroria duhet të hetojë për të dy palët.

Ç'lidhje ka elektroshoku me këtë do të pyesë lexuesi që ka parë titullin e këtij shkrimi. Le ta shpjegoj. Unë gjykoj se pjesa më e madhe e popullsisë - mbi 50 përqind sipas meje, - mendon, ashtu siç mendoj edhe vetë,  se të dy palët janë të korruptuar, se të dy palët janë përgjegjës për shumë bëma që i kanë ndodhur këtij vendi duke përfshirë edhe 21 Janarin, se të dy palët e kanë humbur legjitimitetin. Ndërkaq jo vetëm nuk e gjejmë veten të përfaqësuar, por jemi të detyruar të përjetojmë përditë këtë tension alternativ PD - PS, që, në raste të tilla si ky i kësaj mbledhjeje, na vendoset aq shumë dhe aq përdhunshëm mbi kokë nëpërmjet mediave që e japin "Live", saqë, personalisht, e përjetova si një elektroshok.

Problemi është se ka kohë që shoqëria është nën efektin trullosës të këtij tensioni alternativ, të këtyre elektroshokëve herë më të fortë e herë më të butë aq sa, në një farë mënyre, shumëve ose u është deformuar truri duke u bërë të paaftë për të kuptuar se gjendja normale e trurit, që mund të prodhonë atë që quhet gjykim i shëndoshë, është diçka tjetër, ose rrinë jashtë këtij tensioni në formën e indiferentizmit. Në fakt rryma alternative "O me PS, o me PD", "O me Sali Berishën o me Edi Ramën", si variant i stalinistes "O me ne, o kundra nesh"  është një dhunë psiqike e fizike, por edhe ekonomike, aq shkundëse sa duhet të jesh shumë i fortë që edhe të rrish nën efektin e saj edhe të ruash trurin e moralin nga dëmtimi i pakthyeshëm.

Ja të jap një shembull nga Parlamenti i asaj dite: thuajse njëri në dy deputetë të PD-së, kur foli, ngriti me forcë akuzën se kryetari i PS dhe i Bashkisë Edi Rama  rezulton i treti nga fundi në botë përsa i përket korrupsionit me lejet e ndërtimit. Ndonëse e besova sepse të gjithë kemi qenë dëshmitarë të aplikimit shkatërrues mbi qytet të politikës "një pallat një votë" të Kryetarit, si gazetar nuk mund të mos më tërhiqte vëmendjen fakti se na qenka bërë një studim vetëm për kryeqytetet e botës ashtu sikurse edhe fakti që autorësia nuk u citua nga asnjëri prej folësve. Kërkova pra ta gjej këtë informacion dhe më doli se e vërteta ishte ndryshe. Ekzistonte vërtet një studim i bërë nga një shoqatë "Doing Business" (e sponzorizuar nga Banka Botërore) ku bëhej fjalë edhe për korrupsionin me lejet e ndërtimit në mbi 170 shtete të botës, por aty nuk bëhej fjalë për Tiranën si e 170-ta, por për gjithë Shqipërisë si e 170 - ta. Dhe kush ka sy në ballë e ka të qartë se ky është problem i të gjithë Shqipërisë i të dy qeverisjeve po ashtu, i të dy bandave po ashtu - mjafton të shohësh masakrën që kanë bërë e po vazhdojnë të bëjnë rrotull Tiranës kryebashkiakët PD-istë.

E pra, ndonëse  kjo akuzë u ngrit aq shumë nga deputetët e PD në atë seancë të Parlamentit, askush për besë, as nga socialistët, nuk u ngrit në atë sallë të thoshte, atë që më duket gjëja më normale që duhet thënë, se ky nuk është thjeshtë problem i Edi Ramës dhe kryebashkiakëve socialistë, por edhe i Sali Berishës dhe i kryebashkiakëve demokratë e se rruga për zgjidhjen e tij nuk gjëndet nëpërmjet këtyre akuzave të ndërsjellta, por nëpërmjet rrugësh të tjera nëpërmjet të cilave edhe dënimi i të gjithë atyre që janë përgjegjës për faktin se jemi të 170-tët në nivelin e abuzimit me atë që deri dje ka qenë shtylla e ekonomisë sonë: ndërtimi. Pra, në vend së të dëgjojmë në Parlamentin, për të cilin pauajmë si taksapagues, të paktën qoftë edhe një pakicë vërejtjesh të mënçura kësisoj ne na ofrohet elektroshoku trushpëlarës "O me PD, o me PS" që amplifikohet edhe më tej nga altoparlantët e këtyre dy partive: mediat e klientëve të tyre. Rezultati është i qartë, në realitetin virtual që çdo ditë e më shumë po na imponohet, nëpërmjet elektroshokut parlamentaro mediatik dhe demostratave e manifestimve të inskenuara, si realiteti që duhet të jetojmë, duket sikur nuk ka asnjë mundësi që të dëgjojmë zëra të tjerë, dhe ky si hap për të na bindur nesër se këta zëra as nuk ekzistojnë fare.  Çmenduri totale!

Në një shkrim të para disa ditëve kam thënë se është më mirë të pësojmë këtë variant të politikës së vjetër "o me ne o kundra nesh" sesa të bijem nën thundrën e një tensioni të vazhdueshëm të një bande të vetme. Vazhdoj t'i qëndroj kësaj, por kjo s'do të thotë që të mos veme re efektin shkatërrues të kësaj politike elektroshoku si dhe nevojën urgjente (që e kam thënë e stërthënë gjithashtu) për të forcuar tërë ato institucione që këtë tension alternativ shkatërrues të mund ta kontrollojnë, përmbajnë e ta kthejnë më pas në energji ndërtuese. Përndryshe, kjo politikë, kështu shkatërruese siç është, herët ose vonë, duam apo nuk duam, do të na çojë nën thundrën e një bande të vetme, çka është edhe ëndrra finale e  atyre që e gjenerojnë.

29 Komente

 Tos,

dy gjera mora vesh nga ky shkrim :

a. qe ti i bashkohesh zerave te kahershem qe Jozefina Topalli eshte cope mishi me dy sy.

b. qe po te jesh kryebashkiak i LSI-se nuk te kap plumbi smiley *

* U shkarkua dje Krykomunari i Dajtit, i asaj komunes qe eshte komshi me Farken e ku banoret ne rastin e pare kane fillu t`i qujane dajtare dhe te dytet ( perjashto Tironsin tone ) i qujne farkare.

Rob i trashe ai i Dajtit, po te kishte deklaru qe ikte nga PS dhe kalote ke LSI nuk do ishte shkarku, po ishalla nuk nxehet e flet ai se qe eshte budalla e morem vesh se deklaroi 650 milion CASH pa paguar tatim.

O Nano ( Fatos ),  ta hoqen mer kete kryetarin meqe ra fjala smiley

 P.S. Bie shi ne Tirane Tos e kete pune kemi sot, peshk e pak fare pune ne terren. smiley

Po prisja ne fakt noi koment per ate dajtarin po asigjo qy dje..

1) Une them do i rrujne lesht, po gjer me i fare pike ama se ca kacube i ka ne toke presidenciale..

2) tjeter.. po do zhbirilohen si vllazni thu? per pergjigjen hyp 1

3) Po tjeter, femijet si i ka ekonomikisht ky? dhenderite etj? Po atyre a do i bojne gjo? Per pergjigjen hyp 2..

 Në një shkrim të para disa ditëve kam thënë se është më mirë të pësojmë këtë variant të politikës së vjetër "o me ne o kundra nesh" sesa të bijem nën thundrën e një tensioni të vazhdueshëm të një bande të vetme. Vazhdoj t'i qëndroj kësaj, por kjo s'do të thotë që të mos veme re efektin shkatërrues të kësaj politike elektroshoku si dhe nevojën urgjente (që e kam thënë e stërthënë gjithashtu) për të forcuar tërë ato institucione që këtë tension alternativ shkatërrues të mund ta kontrollojnë, përmbajnë e ta kthejnë më pas në energji ndërtuese. Përndryshe, kjo politikë, kështu shkatërruese siç është, herët ose vonë, duam apo nuk duam, do të na çojë nën thundrën e një bande të vetme, çka është edhe ëndrra finale e  atyre që e gjenerojnë.

Kjo eshte kuinresenca e ketij shkrimi. Por me nje veçori ndryshe nga sa thote Lubonja.  "o me ne o kundra nesh" shkon kunder rrymes se demokracise se kur ka dy pole te kunderta shkaktojne shkarkime te fuqishme dhe quo vadis?

Pika e dyte qe ngre Lubonja eshte forcimi i institucioneve, qe te mundin qe tere kete tension ta kthejne ne energji nderuese. Kjo me duket nje tallje idilike per ne shqiptaret, qe kemi 20 vjet dhe akoma nuk kemi ndertuar nje institucion per te qene, se partite, politika qe kane ne dore te ngrene institucione te tillla, perderisa bejne te fortin e tipit "topi eshte i ime, penalltine do ta gjuj une" si mund e ndertojne institucione te tilla? Kjo eshte çeshtja, se e thene me revers, po te mos kishim politike te tille edhe institucionet do ti kishim te forta, bile edhe partite nuk do silleshin keshtu.

E pra, ndonëse  kjo akuzë u ngrit aq shumë nga deputetët e PD në atë seancë të Parlamentit, askush për besë, as nga socialistët, nuk u ngrit në atë sallë të thoshte, atë që më duket gjëja më normale që duhet thënë, se ky nuk është thjeshtë problem i Edi Ramës dhe kryebashkiakëve socialistë, por edhe i Sali Berishës dhe i kryebashkiakëve demokratë e se rruga për zgjidhjen e tij nuk gjëndet nëpërmjet këtyre akuzave të ndërsjellta, por nëpërmjet rrugësh të tjera nëpërmjet të cilave edhe dënimi i të gjithë atyre që janë përgjegjës për faktin se jemi të 170-tët në nivelin e abuzimit me atë që deri dje ka qenë shtylla e ekonomisë sonë: ndërtimi.

 

Do ishte hera e pare qe nje subjekt politik apo politikan do mbante pergjegjsi per dicka ne politiken e SHP keto 20 vjet, dicka qe s'ka gjasa te ndodhi kurre me kete lloj mentaliteti...

Ja të jap një shembull nga Parlamenti i asaj dite: thuajse njëri në dy deputetë të PD-së, kur foli, ngriti me forcë akuzën se kryetari i PS dhe i Bashkisë Edi Rama  rezulton i treti nga fundi në botë përsa i përket korrupsionit me lejet e ndërtimit. Ndonëse e besova sepse të gjithë kemi qenë dëshmitarë të aplikimit shkatërrues mbi qytet të politikës "një pallat një votë" të Kryetarit, si gazetar nuk mund të mos më tërhiqte vëmendjen fakti se na qenka bërë një studim vetëm për kryeqytetet e botës ashtu sikurse edhe fakti që autorësia nuk u citua nga asnjëri prej folësve. Kërkova pra ta gjej këtë informacion dhe më doli se e vërteta ishte ndryshe. Ekzistonte vërtet një studim i bërë nga një shoqatë "Doing Business" (e sponzorizuar nga Banka Botërore) ku bëhej fjalë edhe për korrupsionin me lejet e ndërtimit në mbi 170 shtete të botës, por aty nuk bëhej fjalë për Tiranën si e 170-ta, por për gjithë Shqipërisë si e 170 - ta.

Ja dhe peshku qe paraprin ne furtune; me 24 shkurt:

http://www.peshkupauje.com/2011/02/pyetj...

texti:

Deputetet demokrate po akuzojne se Edi Rama është kryetari i bashkisë së tretë më të korruptuar në botë. Ku e bazojne kete akuze? A di gje njeri, ne cilen analize apo raport del ky fakt? Faleminderit.

Smooth. Po te pakten Lubonja nuk ka thene qe ppu-ja eshte pusete ujrash te zeza.

good capture!

Po nuk është tamam pararojë peshku, me thinks... është diç pak më ndryshe smiley.

ah...

1sh.

 

Une mbase mbireagoj, Jul. Nuk e di. E gjithe kjo ka nje veprim alergjik tek une, si menyre veprimi them, jo si ushtrim e drejte. Jam duke punuar ne fakt dhe tani i hodha prape nje sy komenteve te ppu-ja, me deshiren per ta shuar c'kisha shkruar me lart. Por mberrita vone. Do kisha qejf te betohesha qe te mos komentoja me asnjehere ne temat me autor lubonje. Gjithesesi ato me kane sjelle konstantisht shume vrer, pothuaj pa asnje perjashtim, dhe une vrerin nuk e dua, te hidhtin nuk e kam pare kurre si vlere, por meqenese ky eshte nje perjetim subjektiv, personal, kusuret e mia thashe s'kane pse behen bezdi per te tjere. Dhe doja ta shuaja, por erdha vone, pra.

Persh.

C

nope. Emo, hapur dhe sinqerisht... this shajt stinks too much to let it go!! It just stinks man, way too much!!!

Po mu, pse mu kujtu kjo më poshtë psh...

http://www.peshkupauje.com/2010/04/per-p...

kët e paska shkruar një "anonim"... pls dmth pls!!!!

p.s ti nëse mendon akoma se je bërë pishman, punë që rregullohet. Një fishkëllimë adminit, Im ok with it.

 

Jo Jul, nuk ndrroj mendje. Puna eshte qe ka caste robi qe nuk do me qen agonistik, pasi jeta ka gjera shume me te bukra se lubonja me skoten e vet. Po shume e? Se perndryshe ai Kiameti do ishte goxha i mirseardhur.

Doja vertet te mos e lubonjezoja diten time. Si kur nuk do te prekesh dicka qe te ben pis. Te kujtohet nje vend pas reklamave te vjetra ne tirane? Perdorej per shume qellime praktike dhe te nevojave imediate; mbante ere amonjaku. Kur kaloje andej, jo vetem mbaje hundet me duar, por edhe shikoje mire ku shkelje. Dhe e mira ishte te mendoje gjera te bukura, livadhe, zogj, lule, flutra...

Pak a shume e njejta gje me mua. Mbylla hundet, jul (dmth syte, merr vesh) dhe po doja me e fshi kujtimin e asaj copes se rruges qe te conte te Lidhja (e shkrimtareve, ka qene dhe nje hotel atje, internacional quhej...) - si po te shkon dita anej, pa mire. Peisazhe te bukra plot besoj, det, gure te bardhe, ere e kripur dhe pulbardha sa te dush, besoj...

E kam fjalën për atë alternim të frikshëm sulmesh tek podiumi ku flasin deputetët, si kurrëndonjëherë më parë 

Asnjehere?

se të dy palët janë përgjegjës për shumë bëma që i kanë ndodhur këtij vendi duke përfshirë edhe 21 Janarin

Njesh prape.  

"Ulu 1sh! Rrugac! Ngels! Idiot!"

Kur i ve fjalet e tua ne thonjeza, cfare shenje eshte kjo, i pakapshem? smiley 

Nenkupton qe po bej satire.

E ke qa.  Mo e cyt me tej smiley.   

 se të dy palët janë përgjegjës për shumë bëma që i kanë ndodhur këtij vendi duke përfshirë edhe 21 janarin

E mer Fatos edhe komunistet skishin faj qe te persekutuan ty se ti vete i provokove i pari.

Ekzistonte vërtet një studim i bërë nga një shoqatë "Doing Business" (e sponzorizuar nga Banka Botërore) ku bëhej fjalë edhe për korrupsionin me lejet e ndërtimit në mbi 170 shtete të botës, por aty nuk bëhej fjalë për Tiranën si e 170-ta, por për gjithë Shqipërisë si e 170 - ta

Fatos, nuk egziston asnje studim i Doing Business per korrupsionin me lejet e ndertimit. Studimi ne fjale te cilit i referohet aq shume aldobumci & co ne pjesen e lejeve te ndertimit nuk flet dhe aq per korrupsion por per zgjatjen e praktikes per te dhene lejet e ndertimit. Bazuar ne nr e diteve Shqiperia klasifikohet ne vendin e 170 a dicka me shume, dhe duke bere silogjizma kjo interpretohet si "lejet e ndertimit - bashkia tirane - mosmbledhja e krt-se - edvin kristaq rama - mr 20 perqindeshi - korrupsioni". Kaq. Pa pasur fare nder mend te mbroj bashkine e tiranes qe mi ka lene gjithe rruget e lagjes ne pike te hallit

Ca prisje me shume nga Bumci ti? Shihi mbiemrin e fol. Bumcja do ishte sh i lumtur sikur ta dinte qe nje person i ka dedikuar 7 rradhe ne nje blog.

une s'prisja gje mor jo, po me vjen keq per Lubonjen qe gabimisht ka rene viktime e ketij viktimes

"Përndryshe, kjo politikë, kështu shkatërruese siç është, herët ose vonë, duam apo nuk duam, do të na çojë nën thundrën e një bande të vetme, çka është edhe ëndrra finale e  atyre që e gjenerojnë."

ala ke ura ky.. , na paralajmeron per ate qe eshte realitet tashme

Mendoj djema, se te gjitha sa thote Lubonja, qendrojne. Duke filluar nga sharjet, opinioni i njerzeve, psikoza politike e renduar, cenimi i demokracise.   

Lubonja Mesa duket se nuk do me ja dite se keto ruminacione te tij te vazhdueshme gjithmone per te njejten gjeI hyjne ne pune vetem Berishes dhe regjimit te tij. Nuk ka gje me idiote sesa te folurit me kote, nxitur nga frustracioni apo innati personal, duke share e futur te gjithe ne nje these dhe per me teper pa na ndricuar aspak me alternitavat apo rrugezgjidhjet e ndritura qe ofron ky farelloji intelektuali.

 Kete parullen a me ne o kundra nesh po e zbatojne politikane tane thjesht jane kundra nesh kundra shqiptarve te thjeshte te ketij vnedi sic thote edhe ai shqiptari i perbere i PS-se. Por sdi se si do behen bashke shqiptaret e thjeshte tju thone ketyre te perberve se jemi kundra jush. Lubonja me shoke flasin mire por sdi si do fliste lbonja nese do shte deputet, kot se provon nje here te behet kryetar bashkie ne trsmiley.

 ..Nuk e lexova te  gjithin se e di perse lodhet Lubonja...."Te dy palet  njesoj"...Tension alternativ...

Perfundimi ? Me mire nden  dy banda se nden  nje te  veteme..! Te keqen e mendjes !

 Kush e vuri re kujdesin e madh te lubonjes per te mos permendur akuzen kryesore "VRASES!", ne paragrafin e pare (aty ku perserit qe  "te dy jane ..." - por nuk e permend fare fjalen vrases)?

 

Ky shkrim shkon tutje interpretimit te fakteve sipas midese se rastit. 

Luboja manipulon. 

Sa ka shku kilja e dinjitetit ne tirane?

 

 

Luboja = Pathetic

Lubonja ka rene ne po ate nivel medioker si A. Zhejit (dje i TVSH se Nanos dhe pushka revolucionare e ketij te fndit, sot ne ATSH-ne e Meta/Berishes. Lexoni per kuriozitet Gazeten Mapo dhe idiotesite e Zhejit te Ilirit, te Nanos.... apo kujtdo padroni te rradhes qe i hedh qurret ketij hajvani kopuk. Injoranca e pafund dhe niveli i ketij BUFONI, ben cdo shqiptar te zakonshem te ndihet tejet superior ne nivelin e tyre intelektual.

Zheji dhe bicimi i tij jane ne fakt edhe LAVIRET e verteta sot ne shqiperi pa te cilet Berisha, Nano e Meta nuk kane cfare te bejne dot.

Dhe ne presim te na behet vatani me te tille gomer.

 Zheji...As ja vlen te merret kush me kete "kopuk karrigeje"..

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).