Partizani në “buzën e greminës”

Partizani, një prej klubeve legjendë të historisë së futbollit shqiptar, rrezikon të shpërbëhet përfundimisht.

Gjatë periudhës së regjimit komunist, sakësisht në vitin 1946, u krijua për herë të parë klubi i futbollit Partizani, skuadër që sipas skemës së asaj kohe, i përkiste Ministrisë së Mbrojtjes.

Ndër vite, me fanellën e kuqe të kryeqytetasve kanë luajtur emrat më të mëdhej të futbollit shqiptar si Refik Resmja, Panajot Pano e Loro Boriçi.

Emra të tjerë më të rinj, por jo për këtë më pak të famshëm janë Ylli Shehu, Sulejman Starova, Sokol Kushta, Igli Tare, Erjon Bogdani apo Perlat Musta.

Të gjithë këta dhe të tjerë plotësojnë “vitrinën e artë” të Partizanit, me 15 tituj kampion, 15 Kupa të Shqipërisë, 2 Superkupa dhe një kupë Ballkanike.

Ardhja e demokracisë solli ulje-ngritje të shpejta të këtij emri të madh të futbollit shqiptar.

Në fillimin e viteve 90 ishin donatorët italianë që e sponsorizuan, deri në sezonin 1999-2000, kur Albert Xhani fitoi në atë kohë gjyqin për të marrë klubin Partizani e për ta shndërruar atë në një shoqëri aksionere.

Ishte pikërisht ky sezoni kur për herë të parë kjo skuadër regjistroi renditjen më të dobët në histori, vendin e 14, që solli dhe rënien e parë nga Kategoria Superiore.

Investimet e këtij presidenti, me një grup lojtarësh brazilianë, e rikthyen Partizanin një vit më pas në Superligë, por gjatë gjithë kësaj periudhe e deri në vitin 2009, kjo skuadër fitoi vetëm një herë Kupën e Shqipërisë në vitin 2004 e u rendit në vendin e dytë në sezonin 2008.

Një vit më pas, Partizani ra sërish në Kategorinë e Parë, nga ku rrezikon të rrëzohet në këtë sezon.

Arsyeja e këtij degradimi? Problemet e shumta financiare të presidentit Xhani, ku lojtarët që prej rreth tre vitesh nuk marrin asnjë pagë.

Emri i Partizanit po lakohet gjithnjë e më shumë në gjykatë më shumë se në botën e futbollit.

Nga njëra anë, Albert Xhani vazhdon mosmarrëveshjet me ish-ortakun Paro Laçi, i cili nga ana e tij ka bërë një padi në gjykatë, së cilës, i është shtuar edhe padia e bashkëshortes së Albert Xhanit për parregullsinë e ndarjes së aksioneve.

Një “mish-mash” akuzash, të cilat konkludojnë me atë të Ministrisë së Mbrojtjes, e cila nëpërmjet një tjetër padije kërkon rikthimin e emrit Partizani dhe stemës së kësaj skuadre për të shpëtuar çtë mundë.

Ndërkohë, kampionati e vitet kalojnë, klubi Partizani tashmë është ish-klubi, pasi toka i është kthyer pronarëve, ndërsa një grup fëmijësh apo lojtarësh të Partizanit vazhdojnë të mbahen nga pasioni i Neptun Bajkos e Hasan Likës, trajner e drejtor vullnetarë të këtij klubi.

Emrat e fundit e të vetëm të mbetur ende të njohur, të një prej skuadrave ikonë të futbollit shqiptar, ekip që mes pemëve të kodrave të liqenit mbijeton këto ditë, por edhe për sa?

Ndoshta edhe për shumë pak, më pas do të na mbetet të themi se dikur kishim edhe ne nje skuadër si një pjesë e vendeve lindore e quajtur Partizan, e brezave na mbetet t’i themi na ishte një herë Partizani.

13 Komente

Per te ardhur keq ne fakt. Kush ka luajtur futboll ne Shqiperi me shume se kush e kupton peshen qe ka pasur Partizani si klub futbolli, per traditen edhe historin qe ka lene pas. Personalisht me kujtohet qe kur luanin me te rinjte derbin kunder Partizanit kan qene ndeshjet me te bukura me nje lufte te vertet sportive. Shpresoj qe ta shohe Partizanin sa me shpejte aty ku i takon ne majat e futbollit Shqipetar.

 Forca Tirona!!!!!!   smiley

 

Gjithsesi keq eshte. Por nga ana tjeter i gjith kompionati shqiptar eshte rrumpalle. Kshu qe...

 

Forza Tirona normale. Rrumpall o qe o, por te pakten Partizanit i takon te pakten te jete ne Superlige. smiley

Partizani eshte skuadra e cila paveresisht gjitshckaje ka me shume tifoze ne te gjithe shqiperine. Mbart enderrat, zhgenjimet, emocionet e mijra tifozeve dhe lojtareve pergjate dekadave, dhe nje skuader me nje legjende e histori te tille nuk vdes kurre.

Shpresojme gje dicka te behet, dhe ta heqin nga kthetrat e xhanit. 

kurre se kisha besu qe Partizani do vinte ne kete pike....keshtu eshte kur bie ne dore te plehrave....shteti federata duhet te beje dicka.....emri i kesaj skuadre ka bere dhe do vazhdoje te beje historine e sportit shqiptar....

O Ardo, nuk eshte puna se bie ne dore te plehrave, nuk eshte se Xhani personalisht do qe Partizani te jete ne kete situate..Kush nuk do donte qe Partizani te ishte ne nivele te larta. Me sa kam degjuar edhe nga persona te afer, kam krijuar idene se Xhani e mban Partizanin sepse eshte i lidhur shpirterisht me te (lidhje me djalin qe i vdiq) etc dicka e tille, qe deri diku eshte e kuptueshme. Por arrin nje pike qe kur nuk ke mundesi ta mbash nga ana financiare, edhe pse je i lidhur shpirterisht per te miren e klubit duhet ta lesh qe ta marri dikush qe ka financa. Klubi vjen i pari dhe historia po ashtu, lojtaret, trajneret edhe presidentet ikin e vijn...smiley

 partizani eshte mikrokozmos i shqiperise, rrumpalle, batakcillek, mashtrim. Gjynah se derbi tirana-partizani eshte ndeshja me popullore ne shqiperi.

Partizani eshte katandisur tepke kryekeput si i prere me porosi per pikerisht ate ministri mbrojtjeje! Cdokush del me rrobat e veta... dhe palacot sigurisht dalin me rrobat e tyre... si Krasti dhe Kllaun, psh... nuk ka pse te pritet tjeter gje nga ministria me e mefshte dhe anemike e mbrojtjes me te panevojshme ne bote me njeriun me te papershtatshem per minister, pa shtylle kurrizore, pa gjysemleku tru, pa fare burrerie dhe pa asnje lloj parimi apo vlere. Njesoj si shteti yne, ne fakt.

iuuuuu shkova shume larg. kaq per momentin. smiley

Partizani = Gerdec!

mu duk sikur pash djellin ne sy per 10 min rresht..

jom me mire une qe s'lexoj lajme t'kqia hic.

 Megjithse jam tifoz i Tirones, me vjen keq per kete ekip. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).