Kaluan tre ditët e turpit pas 21 janarit, për Lulin. Kaluan tre ditët e turpit për Lirin për videon skandaloze dhe bllokun e tij Vip. Kaluan tre ditët e turpit për Fatmirin me 26 të vrarët në Gërdec e në ndërgjegjie(nëse ka). Kaluan tre ditët e turpit për Zenin që ndihmoi Fati-n për 26 të vrarët ne Gërdec. Kaluan tre ditët e turpit për kunatin e Majlindës që ishte i lidhur me Albino Prudentinon, mafjoz doc. Kaluan tre ditët e turpit për Gencin që nisi korrupsionin me hidrocentralet. Kaluan tre ditët e turpit për Tanin që vazhdoi korrupsionin me hidrocentralet.

Kaluan tre ditët e turpit për Salën, që kërcënoi opozitën me higjenë dentare, ish presidentin Moisiu, të cilit i suli Gaz kavajsisot drejtor burgu; që detyroi Lulin të bënte një rrugë që kushtoi më shumë se Kuksi. Që vodhi zgjedhjet fillimisht me ndihmën e Edit, dhe i qendisi me Lirin e Lsi-së. Kaluan tre ditët e turpit dhe duket sikur zgjedhjet lokale do zgjidhin gjithçka. Turpi iku. Tani të fillojmë arr’nimin me atë çka na ndodhet.

Duke qënë se gjithmonë kemi qënë kospirativ e të gatshëm për t’u rreshtuar me zemër në anën e matrapazit që ja del me inteligjencë malinje, përndryshe turpi sdo ish’ tre ditë, por taksativisht një nen në kodin penal, imagjinojmë dy skenarë të denjë për ne. Me pak fjalë subversiv por të mundshëm.

Skenari një: Luli Kryetar bashkie

Nëse Luli zgjidhet kryetar bashkie, ndoshta qetësohen ndërkombëtarërt; kohët e fundit po kërkojnë pa dredhuar në logjikë vetëm stabilitet. Ndoshta me Lulin kryetar bashkie duke qënë se lekët ikën për rrugën Durrës Kukës, nuk do kemi ndërtime në këtë qytet, që vetëm si mazokist do ta kesh kështu përgjithmonë. Ndoshta me Lulin kryetar bashkie, ndërkombëtarë të qetësuar, dhe pensionistët nuk do kërkojnë më pensione. Ndoshta më Lulin kryetar bashkie, me ndërkomëbtar të qetësuar e pensionistë të heshtur, as familjarët e viktimave të 21 janarit nuk do kenë më të ç’të kërkojnë. Me Lulin kryetar bashkie, ndoshta hapet një vend për ministri dhe për Bdiu-n. Me Camët në qeveri dhe grekët e Dules në opozitë heqim qafe dhe me regjistrimin e popullsisë me bazë feje dhe kombësie. Ndërkombëtarët qetësohen. Heqim Topin ish shoferin e Salës nga president dhe vëmë Tosin shoferin e Lirit. Nuk ka asnjë fitim por kështu duket në politikën e brendshme sikur gjerat shkojnë vaj. Nik Spahiu i KLD, bëhet kryeprokuror, meqë në këmbë të Themistokliut nga Korca na shpëtoi nga bashkimi më grekët. Votën e Çamëve e ka të paktën, se me Saliun si dihet. Ndërkombëtarët qëndrojnë në hije të qetë dhe për këtë herë.

 

Skenar dy: Kthimi i Tosit

Kthehet Tosi. I mer në patronazh partinë Lirit meqë Liri mund dhe të bëjë ndonjë muaj burg. Tosi shpall mos pajtim ideologjik me Saliun, duke mbajtur dhe një fjalim post xhin, por elokuent. Tërheq më pas nga koalicioni Vangjo-n, Nardin dhe atë tipin nga skrapari. I mbush mendjen Çamëve që do bëjmë lekë pa fund dhe ata pa një pa dy e besojnë. Fundja ish administarë e Bobit nga Viena kanë qënë. Shpall aty për aty, solemnisht një krizë fallco, e mirë-koordinuar me Salën, dhe Lirin që mund të jetë dhe në burg me celular. Këtu fillon dhe një herë historia alla Ali Pasha. Ndërkombëtarët vijnë e ikin me intesitet, por të qetë dhe te pakuptimtë si gjithnjë. Zgjedhjet e përgjithshme nën moton klishe; shkojnë më mirë se zgjedhjet e mëparshme por me probleme në 28% të territorit. Ne përfitojmë kryeministër një nga tipat që presim nga lashtësia ilirike, që të na i heqin ndërkombëtarët nga lista. Vetë s’do luajmë as gishtin duke qënë se besojmë te demokracia amerikane(shumë pak ilirike). Në këtë skenar të dytë Luli i humb zgjedhjet, që situata të duket demokratike version 3D, si në Hollivood. Luli në këtë skaletë spektakli zhvendos me një pozicion Nik Spahiun që ngelet patriot i pakuptuar nga atdheu. Luli me pak fjalë bëhet Kryeprokuror, megjithse e ka ende te pambyllur gjyqin e rrugës Durrës Kukës. Video e Lirit me deus ex-machina del fallco. Qetësia vendoset. Qeveria vendoset. Liri martohet me Monikën dhe pajtohet me Tan Priftin se ndërhyn kisha katolike, që e ngatëron historinë me ngjarje ngujimi. Pensionet ngelen fikse si tarifë “rini-ringu”, por kjo nuk hyn tek prioritetet e Brukselit. Viktimat e Gërdëcit, ata të 21 janarit, transoformohen në psherëtima kolektive. Psherëtimat kolektive nga ana e tyre me kalimin e kohës e projektojnë të keqen tek fakti i pamohueshëm i Enverit që prishi Xhamitë në vitin 69. Pikërisht në vitin kur filloi revolucioni seksual dhe njeriu i parë shkoi në hënë. Kur perëndimi po e sfidonte zotin në shtëpinë e tij shekullore, Zoti vendosi të na e nxjerrë neve inatin. Çudi se kur e priti zoti nga ne gjithë këtë mirëkuptim dhe më pas u zhgënjye?

Rruga Durrës Kukës të çon në Kukës, por atje s’do askush të shkojë. Biznesi ecën përpara. Vetëm mos pyet se cili biznes. Ndërkombëtarët janë të qetë e lakonik sa herë do duhen për lajmet e tv Klan. Çudia më e madhe prapë vetëm tre ditë do zgjasë, tradicionalisht, kulturalisht vetëm tre ditë. 

Saktivista

53 Komente

 eh mre Kanano, sfryje ene ti dufin tat, ç'ti bosh, na kan ra per pjese keta horra dhe nuk i zdrypim dot ka kali......

 Sot ke lajmet lexova qe dikush ka hudh prape ne gjyq Fatmir Mehdiun nga ata te Gerdecit!

Leviz, tha, gaca e zjerrmit! 

Mos u dekurajoni!

Vazhdoni t'i sulmoni keta vrases deri ne fund! Neper gazeta, neper shtyp kudo!

Ca do fitojme? 

Jo shume, po t'pakten, kur dikush e ka emrin e lyme me mut, neper gazeta, te pakten nuk do dali t'boje si pichderr neper foltore e neper tv.  

Nga nji me pak per dite, shpresoj! 

 

ndoshta eshte me mire te heshtim, te harrojme. te shohim jeten ne plan personal, te mos shqetesohemi me, te mos presim ndryshime. te rrime.  te mbyllim veshet e te fikim tv-te. te qetesohemi. le te bejne c'te duan, le ta shesin fare kete cope toke se pak e kane shkelyer dhe keshtu, mbase...

 

Kur ne bulevard diten per diell,vriten kater persona keshtu ngeshem ,nuk ka vend per me harru....ne nje fare menyre te gjithe jemi te thirrur ne kauze....

Jo shume, po t'pakten, kur dikush e ka emrin e lyme me mut, neper gazeta, te pakten nuk do dali t'boje si pichderr neper foltore e neper tv.  

 

Ata jane te gjithe te zhytur ne kanalet ujrave te zeza vazhdimisht dhe prap bejne si pichderra kudo.  Pse? Sepse munden!

Andi, mendoj se nese Luli fiton bashkine, Tosi kthehet... dmth eshte i njejti skenar i tmerrshem...

 Eh more Andi ! E thoshte  si me poezi kete idene tende, Kaso Kolonja.

   Kasua, qe thoni Juve, ishte  dhe kater gjisht  permbi  shtatedhjet pontet.Mbante nje kapello qe i kishte marre formen e Globit,  por e kishte ca te pervelyshkur.Gjithe ate shulle gjoksi e kishte me tere dekuratat e dynjase.Qe nga te  Çing His Khanit e gjer te ketij te fundit, te jermanit.Te Enverit i mbante me te mengjer.Heroi i  kesaj, heroi  asaj..heroi i tere  dynjase, u deftonte Kasua, prej te  gjoksit, kush e shifte. Dru, shkop a gure, kurre nuk i zinte dora me doren. Vetem peripato rrugeve dukej.gjithenje duke fole  me veheten.  Bente tutje nga Sokaku i "Te Marrve", duke llafosr po me  vehete  se pune mafish, qe ne piken e  sabahut, si pune peripatoje.Ja kishte enda te bente ..Tutje. Me qe ai lanet   sokaku  qe pa krye  i  bente  nje te kthyer pas dhe   si ngjiste nja kater  shkalle kaderdhemi, delte mu ne dere te  Xhamise Madhe.Hidhte  nje sy   sheshit dhe si i mbushej mendja se kishte, qe dhe ta degjonin ja kerciste:

-Prape po dobiçat ketu mo? -pyeste veheten, por me ze qe degjohej gjer mu ne Varosh.Kthenin koken njerezit dhe shifnin kush  te ishin  dobiçat, per Kason.Meazallah se u dukej kush  per ate emer.Te gjitheve u  dukej vehtja llagar   sojllinj.

Kasua gjene ne te tijen. Ja kerciste  dhe  nja dy  apo tre here dhe u jepte kembeve.Hidhej mu gjer tek Kisha  e Papa Gulos. Hiqte pake kapellon nga koka dhe si i  jepte nje te  perfshire  atij ballit   si te astriteve, e ngjeshte koken brenda kapedhos  si  me inat dhe  ja  niste avazit:

 -Prape dobiçat  te  mbledhur  dhe  ketu mo ? O Krishte,beji nje ze dhe Muhamedit mo,  se toidhjos jane..! Dobiça te tere !

Patakseshin  Orthodhokset! Ata qe e degjonin per heren e pare dhafin e rende.Per  heren e dyte e  sidomos ne sirate...,  pas te tretes, te dhafit te Kasos, mo?Aha, nuk u bente me pershtipje.Ishin te sigurte, qe nga fjalet e Kasos  asnjeri nuk o  i ...merrte per  ...dobiça. Ogradisi zavalli  Kaso. I qe tiposur qe te  gjithe nuk ishin sojdhinj, por vetem.. dobiça. Dhe e thoshte nje burre qe qe dendur me dekurata. Ca dhe i takonin.Se  qe i urte, i  drejte, dekorata e te  varferit jo i rrinte  bukur por  ishte ajo qe i shkelqenbte fare. Ajo e "durimit  ishte dhe ajo e merituar.Priste dite e muaj,  ç`ti thposhnin ç`ti  jepnin nga te parise qitetit.Ato te heroit te punes, pa pune,ajo e dorezimit  te  pasurise per  te  "perbashketen' gjene nuk i rrinte gremisur. E  ç`ta ngas me tutje ai  mbushur gjoksin plot e kishte.Por ç`e do.Nuk po degjonin llafin me te  cilin e pati zene sevdaja se  fundmi. Apo nuk ishte lodhur orziu Kaso!

 E  si  u lodh  shume se theni te  treve  dobiça  dhe e pikasi se po te gjitheve nuk u bente me pershtipje, por krekoseshin edhe me shume akoma  per erzllinj, Kaso ziu sikur i dha  karar.Nuk  thosh me ate. Po dhe fare  pa  gje nuk e la miletin.Duket  e vravi hodhe  mendjen qeratai.E kerevei! kerevei nje poezi qe u mbeti ne mendje tere  njerezve qe e paten degjuar.Si mua. E kerevi ate , si i  thone mo, ate te brendeshmen,  tengen...  me kenge! Tengen,   si zakon te lashte,   e kishim  qe e krenin njerezia  me .. te  qaret.  Por Kasua  ja nisi....adhosua! Duket deshi dhe  e  krevi me kenge. I kishte perberenda  te mirat fare Kasua.Qe ahere mua me mbeti ne mendje.Ashtu   mbeten te degjuarat  ne vegjeli mo !Ma solli  ne hater ki Andi..

-Si   e kerevi? -o piesni  juve 

 Ja degjojnei  dhe  thoni edhe paskesaj se Kasua nuk e kishte  me te goditur se ki, Andi:

..U  mblodhen dobiçat  nga do  qe qene 

  Dhe kur u  pjell viçi pse mos te  vene

 Ne mbetem ata qe  qeme

 Presim hair  po nga ..Legene....!

                         Kenga e Kaso Kolonjes mo  Andi.....

 

 

 

Ndersa tre ditet e turpit te Rames vazhdojne ?

As Ngjela dora vete sdo kishte folur me mire.

shkrim kot se koti ! niveli "alla çani" !  ^^

Nuk ka nevoje per shpjegime te gjata, per te kuptuar se sulmet qe po shumefishohen prej disa ditesh kunder Lulzim Bashes, ne menyre te organizuar dhe te mire-orkestruar nga Opozita, vijne pikerisht TANI, sepse rruga e zgjedhjeve per Tiranen po merr rruge!

Basha eshte kandidati i PD-se, edhe pse ende jo zyrtare! Nga ana tjeter, emri i tij ka gati 2 vjet qe perflitet ... s'eshte ndonje surprize e madhe ! Po psesulmet pikerisht tani ? Pse keto sulme per gjasme "pergjegjesine" e Lulzim Bashes per ngjarjet e 21 janarit, TANI, ne muajin MARS ?!

Kjo tregon se sulmet s'kane lidhje fare me ngjarjen e 21 janarit, por eshte vetem nje perdorim dhe nje riperdorim i te vrareve qe opozita vete i çoi si "cjapi te kasapi" dhe tani i shfrytezon politikisht !

Shikoni reagimin e Ambasadorit Amerikan, sesi i shtrengoi doren perseri POLICICE : si e interpretoni ju kete ?!

Po psesulmet pikerisht tani ? Pse keto sulme per gjasme "pergjegjesine" e Lulzim Bashes per ngjarjet e 21 janarit, TANI, ne muajin MARS ?!

Basha ne fakt eshte akuzuar qysh ne date 21 janar dhe ne vijimsi. Eshte e pavertete qe po sulmohet TANI. Sulmohet sepse eshte minister i brendshem, shef i gardes se republikes (qe vrau 4 njerez te pafajshem) dhe policise se shtetit. A ka natyre politike sulmi, sigurisht, por mbrojtja qe po i ben Bashes eshte shume e dobet.

Nuk eshte njelloj te akuzosh ne nje deklarate te thjeshte formale, ku permend dhe 1000 akuza kunder Berishes, Gardes, PD-se etj, dhe kur organizon "mini-mitingje" enkas kunder Bashes, apo kur nderzen 5 gra deputete te dalin para Ministrise e te shajne si burra ... (Spiropali & Desparate deputetet socialiste)   smiley

Besoj se e keni vene re ndryshimin e gjuhes kunder Bashes : zgjedhjet po afrojne, ndaj çdo sulm eshte i mire kunder tij ! Prit kur te hapin dosjet e vitit 2007 akoma (rruga durres-kukes etj etj)

Nejse, Ambasadori Amerikane ju pergjigj atyre qe akuzonin Bashen si "vrases" me nje mesahz fre te qarte : Prania e tij 5 minuta perpara protestes se FRESSH, duke kaluar perpara ministrise se Brendshme dhe duke i shtrenguar duart policeve qe ishin aty, si dhe duke percjelle disa mesazhe ... nuk ishte rastesi!

"Grini sallat juve", - thote Arvizu !

E vertete kjo qe thua Left dhe ne fakt nuk kerkon shume analize per te kuptuar se Rama eshte i frikesuar nga kandidati Basha. Sulmet ndaj Bashes jane intensifikuar tani, qe eshte shpallur gjysme zyrtarisht kandidatura e tij, pasi para kesaj nuk kishte ndonje sulm te vecante ndaj Bashes. Sulmohej ashtu sic sulmohej Berisha apo dikush tjeter nga qeveria. Tani per Bashen po behen gati cadrat, duke u perdhosur edhe njehere me shume viktimat njerezore nga PS per karrigen e Rames. Basha eshte politikan me perspektive, i arsimuar dhe pergatitur mire, minister shume i suksesshem, duket qe ka edhe perkrahjen amerikane kunder akuzave te cmendura ramiste, sondazhet jo publike Ramen apo PS e nxjerrin humbes perballe tij, prandaj ka aktivizuar debatikasit, qe nga forumi rinor i partise se tij dhe keta debatikasit marksiste aktivizohen me reflekse. Shkurt, eres Rama ne bashkine Tirane i ka ardhur fundi. Keqperdorimit, abuzimit, perdhunimit te Tiranes nga Rama qe 11 vite, pra ky zullum tani do te keputet. Rama ka 11 vite ne bashki, non-stop ne pushtet, po garon me Enver Hoxhen per jetegjatesine e tij ne pushtet pa nderprerje.

Kur të arrish të kuptosh ti "monsieur" Lefty se, gjith ç'po ndodh është pikërisht lojë e Amerikanëve në kurriz të Shqipërisë dhe Shqiptarëve vetëm e vetëm për të shkëputur Serbinë nga Rusia, do jetë tepër vonë, a ndoshta, s'do ta kuptosh dot kurrë ! 

Po nejse, ndërkoh që ti merresh me duart e Arvizut, se ç'prekin ato duar, është një pjesë e madhe e popullit që nëpërkëmbet dhe vuan pasojat.

E kush do dyshonte valle se, Hamerika do të luante në kurriz të Shqipërisë thua ti ? Pikërisht, askush, ndaj dhe gjërat po shkojnë vaj, sipas planit të Hob-amës që ka mbështetjen e Lobit Serb në Hammer-ik.

Veç se po më flet nga Fracia a i vrarë, si është Sarko-zia, ndoshta di diçka dhe për duart e tij !?

O Marlboro dakord me ty jam un, por tani se kuptoj ca roli ka Saliu ne kte teori. Apo thjesht ai eshte kukulla qe bindet? Sepse bie disi ne konflikt qe Saliu te jet pro-Serb Udb etcc edhe te ndihmoj Ameriken qe te ndaj Serbin nga Rusia. Se qe Arvizu ka qendrim pro qeveritar eshte teper evidente. Arsyet pse nuk i kam akoma shum te qarta.Kan frike se Rama si bindet?

 Vërtet s'po e kupton rrolin e Saliut në k'të mesele ?

Ja po ta them unë, atë të kllounit që të bën për të qeshur ! Jo, akoma më mirë, atë të një dordoleci në një teatër fëmijësh ! Gjërat janë fare të thjeshta dhe t'i kuptosh, do veç pak qetësi, asgjë më shumë. Ja dhe loja: Ish ambasadori Hammer-ik-an, ç'bënte ? Mbante me shumë anën e opozitës apo jo ? Domethënë, yxhym të ngrihemi në protesta dhe ashtu ndodhi, dhe kur fitili ishte ndezur, na vjen nja ambasador i ri Hammer-ik-an me nje qëndrim krejt të kundërt nga paraardhësi i tij !!! Thua ti, ata përfaqësonin veten këtu në Tiranë, jo linjat e qeverrisë Ho-Sama ???? Po ç'ndodh sot !? Tani që përveç fitilit plasi dhe Bumja, me Liron e shokë, me Gërdecarët trima që kërkojnë drejtësi, por votojnë në masën 92% pikërisht ata që ja u ftutën Bumjen në vërr të b*** me pazarllëqet që bëjnë mbi kurrizin e Shqipërisë për plehra e plehraxhinj, me të akuzuar që s'dënohen kurrë, me konflikte Kryeministër-President-K' Prokurore por mbi të gjitha, mbi të gjitha, me rrebelimin e Popullit tonë Heroik e të pa Punë, e vënde vënde dhe të pa shkollë, apo, me shkolla Gër-qisht smiley aq sa, kanë filluar ca e ca, mohojnë dhe nënë e babë e ndryshojnë kombësi, me pak fjalë, me fare pak fjalë, kur Qe-verria është pikërisht në rrezik nga gjith këto, na del një tip mulati me emrin Arvizu si mbështetësi më i flaktë i Qe-verrisë !!!! E ç'do të thotë kjo, mendon ti ???? 

Për mua, i ngjan një teatri fëmijësh, me dordoleca të lidhur në një kryq që tundet si të dojë dora e Hammer-ikanëve smiley

Thua jam gabim ??? Oh, nuk e ke idenë sa do tê doja të isha gabim, por, fatkeqsisht, e verteta është kështu, e njoh nga shija, e ka të hidhur shijen e vërteta o mik.

o Marlboro,

E para, ajo teoria jote konspirative, duket aq absurde, sa vetem ty e beson! Qofsh ai qe je!

E dyta, me ane te ketyre teorive, po devijon debatin ne lidhje me "Bashen vrases" siç e cilesuan mitingashet Freshist Ministrin e Brendshem, dhe faktin se Ambasadori Arvizu eshte ambasadori qe po e tregon hapur qe eshte pro-qeveritar

Pastaj, keshillat Marlboro, nuk pres t'i marr nga ty, se Sarkozy pe nukuri eshte, por ai "Roi des Belges" i juaji ça po ben i shkreti ?!

Thyhet dhe rekordin e Irakut (mbi 230 dite pa qeveri) o te mjere ! Po diskutohet seriozisht edhe ndarja e Belgjikes (Wallonet ketej nga Franca dhe Flandra nga Vendet e Ulta), por as Franca s'i pranon Wallonet frankofone  ;P

Keq e keni punen

O Lefty, edhe aq absurde nuk eshte jo. Nuk ka pse quhet tamam "teori konspirative" sepse kur ka fakte brenda si bie te jete me teori. Tani qe keta dy Ambasadoret ndryshojne koke e kembe nga njeri tjetri kjo nuk do as men e as kalem...Qe Basha eshte vrases ky eshte supozim sepse Gardistet nuk e thone akoma se kush e ka dhene urdherin, Basha apo Berisha..po duke qen 50/50 njeri nga te dy do jet...

Fakti qe Arvizu tregon hapur qe eshte pro-qeveritar nuk eshte ndonje gje per tu mburrur o Lefty..se Arvizu nuk eshte Mesiah. 

terrrr, terrrrr, terrrrrrrr, peeerrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrr. bufffff. oh, oh, kuku lelee aaaaaa paf!

Ambasadori Arvizu duke pershendetur Policine

 

Ambasadori Arvizu përshëndet policinë, për profesionalizmin në mbrojtje të institucioneve

 

 


Ambasadori i SHBA ka përshëndetur dje efektivat e Policisë së Shtetit, në një takim informal, në të njëjtën kohë, kur manifestues politikë të Ramës ishin duke protestuar perballe të Ministrisë së Brendshme, duke akuzuar Bashen si "vrases" per ngajejn e 21 Janarit

 

 

Besoj se i pate keto pamje, apo jo ? Si ju duket xhesti i Ambasadorit Amerikan ?
Si ka mundesi, qe Arvizu i jep doren policeve "vrases" te 21 janarit, dhe nuk denon edhe ai si opozita, Ministrin Basha ?

Si do reagonte per kete fat, autori i ketij shkrimi ?!

Shnet !

Si ju duket xhesti i Ambasadorit Amerikan ?

Duket si veprimi i nje njeriu qe po i thote ca njerezve "Mos i vrisni kot njerezit kesaj rradhe cuna" smiley

shume gjestikular na duket gjesti.

per belulin: "Man, baba e dha pelqimin!" (info ndihmese, aktorja qe e thot quhet Yllka Mujo)

sigurisht ! O eshte kjo qe thu ti, ose ajo tjetra : "Bjerini e grijini" (por mu m'duket se kete, vetem LEFTY e beso...)

Eh kto imperjalistet amerikan !!!

Si nuk i dun hic kto te kuqt kta re ? Alla halla ! Hala se msun kta se ne jemi shkemb graniti ne ne brigjet e Jonit( dhe rer e bute ne brigjet e adriatikut) ?

Se kan mir jo,se kan hic mire..

Per dhenie dore e ke fjalen ti o ?

Duar japin sa te dush keta...

Bile, ketu duket sikur Ben Ali po heziton pak...

 

o Bubi,

Mos i ngaterro gjerat kot!

Fotot e tua do te vlenin, nese Presidentet Amerikane do "shtrengonin" duart me keta siper, fill perpara protestave popullore  smiley siç e beri Arvizu tek ne, 5 minuta perpara protestes se FREESH ...

Kjo tregon qarte se Amerika mbeshtet Policine e Shtetit dhe Ministrin Basha, dhe nuk mendon aspak se ata jane "vrases" per ngjarjet e 21 janarit, siç pretendon opozita sot.

Troç, Arvizu i ka hequr vizen Rames   smiley

D.m.th. keta presidentet jane trapa dhe nuk e dinin qe Ben Ali e Gedafi ishin diktatore perpara se te fillonin protestat ??!! Kete do te me thuash ?

Sipas logjikes tende, per derisa nuk ka protesta ne Korene e Veriut apo Kuba ata mund t'i  shtrengojne doren edhe Kim Ceng Jongut apo Kastros, apo jo ?

Jo miku im , nuk funksionon keshtu si thua ti ... Gjithe vlera dhe antivlera e kesaj bote qendron ne prioritete afatgjata dhe afatshkurtera, ne objektiva strategjike mbrapa te cilave qendrojne gjthmone interesat ekonomike.

Arziviut me mire i intereson nje Shqiperi gjysem demokratike se sa nje Shqiperi ne revolte. Po shqipetareve cfare u intereson me teper? Kjo duhet te na drejtoje neve.

Ti , me sa shoh une , nuk paske sy, veshe e mendje per te nxjere konkluzione me koken tende, po shikon me syte e Arziviut...

Po pse ngelet "te varur"  gjithe jeten o njerez. Drejtoheni nga opinionet e turisteve...

shkrim shume i mire, artistikisht... te terhiqte.

 

autori do kishte bere shume bukur,sikur krahasimet ti kishte vazhduar edhe me gjate... jo vetem ne nje drejtim.Se nga ana tjeter perseri 3 - dite zgjat çudia. Apo kete duhet tia kerkojme ndonje autori te djatht si Pjese te dyte smiley

 

p.s Ky Kannai eshte ai qe del me nje kokelesh(ne fakt vetull'lesh me sakte) si radikalet e majte?Ai bjondi ?

 

Mire do ishte sikur adminet,tek emri autorit te na vendosin edhe fotot,se mos i hasim ne rruge,edhe tia themi live,komentet per shkrimet. smiley

Andi, pergezime per formen ne tekst. Nje tjeter rast kur shkronjesit e merzitshem te etabluar tanet mund te marrin ndonje berdaf se si mund te shkruhet edhe pa u bere bllah! - pavarsisht idese qe mbrojne, gjithnje, se ai eshte tjeter muhabet.

Une mbi te gjithe nuk kuptoj disa njerez ketu (qe jane me flamij jo te kuq) te cilet perpiqen te mbrojne Bashen. Po cfare ka bere Basha si minister tere keto vite per ti thene 'te lumte' ? Minister i Transportit po ne transportin e kemi bernut (po fare ama). Hekurudhat nuk shihen me me sy, autobuzet nderurbane nuk kane as stacione (per te mos folur per vitin e prodhimit te autobusave se do na quajne shtet-muze), i vetmi aeroport nderkombetar eshte me koncesion (per portet nuk e kam idene fare). Cfare pune ka ministri i Transportit ne Shqiperi ma tregon ndonje se po me kapin ethet nga kurioziteti. Si minister i Brendshem besoj ka qene me i zoti, per kete, no comment, se eshte shkruajtur me siper. Aman vendoseni njehere trurin ne pune se nuk u be qameti.

Shkrimi I The Economist per Berishen dhe gangun e tij, per kedo qe eshte ne gjendje te lexoje midis rreshtave ( dhe fatkeqesiht ne anglisht - tingellon edhe me bukur vecanerisht ajo pjese qe Berisha dhe laviret e tij kane thene per keun e Prokurorise si "Boulevard Whore"- tashme mund ta thone edhe ne anglisht qe ta marrin me mire vesh Amerikanet).

""THE dream that Albania has of joining the European Union is in deep trouble. That is the bleak assessment of Miroslav Lajcak, the EU’s point man in the Balkans. Mr Lajcak has been trying to broker an accord between Sali Berisha, the prime minister, and Edi Rama, the leader of the opposition. He declares that, unless the two strike a deal before local elections in early May, they will share responsibility for the mess, “no matter what they say”.

There has been no normal politics in Albania since a general election in June 2009, when Mr Rama accused Mr Berisha of fraud. The opposition boycotted parliament and hunger strikers camped outside Mr Berisha’s office. This was deemed unbecoming for a country that had just joined NATO and had applied to the EU, so outsiders applied pressure to both sides. Now they have stepped in again: Jim Steinberg, the American deputy secretary of state, visited Tirana on February 25th. But as Mr Lajcak’s tone suggests, Albania’s foreign friends are losing patience.

The latest trouble flared in January, when Dritan Prifti, a former economy minister, gave a video to a television station that seemed to show Ilir Meta, the deputy prime minister, discussing a large bribe. Mr Meta denounced the tape as a fake, but still resigned. A few days later an opposition rally turned into a tragedy. Observers say a hard core of protesters were looking for trouble. But nobody expected that the Republican Guard in the prime minister’s office would open fire, killing four people in the crowd.

Mr Berisha promptly accused Mr Rama of trying to mount a coup, using guns disguised as umbrellas. When the public prosecutor indicted some members of the Republican Guard, Mr Berisha sought to block her plans to have them arrested. He called the prosecutor a “boulevard whore” who was in on the opposition plot.

Genc Pollo, a minister in Mr Berisha’s government, insists that the rally was “a well-organised attempt to launch an assault on the main government building, where the prime minister and others were”. Nonsense, scoffs Mr Rama. “They stole the elections to rob the country and now they are able to kill people in order to continue to rob the country.”

Mr Berisha believes he has American support. That gives him the backbone to resist making a deal with Mr Rama. But Mr Lajcak says the two men need to agree on how to avoid the problems that led to charges of electoral fraud before the May local elections. Otherwise the charges will be repeated, the instability will continue—and Albania’s hopes of joining the EU will in effect be shelved.

The situation is little better in Kosovo. It held a flawed election in December, but reruns and lengthy coalition talks meant no new government was formed until February 22nd. The prime minister is Hashim Thaci, whom a recent Council of Europe report accused of being a mafia boss connected to those responsible for a macabre trade in human organs from captured Serbs in the late 1990s. Behgjet Pacolli, a controversial tycoon with close ties to Russia, Serbia’s main backer, has been chosen as president, but the opposition is challenging this. None of this will help Kosovo towards the EU either.""

Berisha believes he has American support. That gives him the backbone to resist making a deal with Mr Rama.

 ... a big trouble  ....

Anglezi thote - lexo midis rreshtave. Qe Berisha beson se ka Mbeshtetjen amerikane kjo eshte "big trouble" per te dhe ata qe e mbeshtesin. Ketu behest fjale persa kohe faktori I huaj do te toleroje nje kryeminister criminal dhe te papergjegjshem ndaj popullit te tij. Mendon se Berishes I Ka ngelur edhe pak kohe perpara se edhe llogarite e tij dhe oborrtareve te tij neper bote te bllokohen si ato te Qadafit dhe families se tij. Bishen nuk mund ta shpetojne dot as lobistet e tij te paguar me paret e shqiptareve. Edhe ata do te distancohen shume shpejt nga ky vrases. Berisha nuk ka rrugedalje por te bej sa me pare marrveshje me opoziten dhe te lepije te gjithe ate m...qe ka hedhur per Ramen, Prokurorine dhe Topin

 Do te kalojne edhe 3 ditet e turpit per ty Andi Kananaj dhe me siguri qe edi do te ofroje titullin analisti me i mire i ps.

Nuk po flitet per Edin ramen o njeir i pacipe, po flitet per krimet qe B&Co ka kryer.

Njerez pa pik morali e pa pik ndergjegje.

Ket po thoshim me njerin sot, qe ajo qe e shenjon ket muhabetin shqiptar eshte qe llafet nuk bejne asnje fajde me. Dmth nuk ke as ca shkru, as ca flet me. Ishim ne makine ne fakt, edhe masi thame ket, nuk folem mo, por jam gati te besoj qe te dy kemi mendu pak a shume te njejten gje. Vete thashe qe shfuqizimi i fjales eshte gjeja e fundit kataklizmike qe nje shoqeri mund te perftoje ne zvetenimin e vet. Sepse shfuqizohet ajo qe ka qene e para fare sipas bibles. Imazhi eshte vertet kataklizmik. Imagjino, ne kamboxhia u shfuqizu paraja dhe e ke parasysh cfare ndodhi. Po fjala?

S'me duket vendim aq i keq qe ikem, Bush-o. Edhe pse djalli asiher nuk eshte aq i zi sa c'duket, vallaj prape... me dhembje, tha, me dhembje.

 Qe fjala te ket vlere duhet mbrojt! Ashtu si dhe nderi! Kemi kohe qe shohim se te dyja, dor pr dore kane marr tatepjeten.

Vallaj une i them vetes dhe te tjerve se jam akoma tu bo sparkate.. me dhembje te madhe.. As adhamudhi sdo i gjente derman smiley 

 sa shume qe boheni merak per ne ju qe jeni emigrante ne amerike.nuk kemi nevoje per keshillat tuaja.

He me te lumte!

Rrugen drejt te ardhmes e cajme vet pa ndihmen dhe keshillat e askujt, sidomos prej emigranteve ne Amerike. Gjithmone me forcat tona nen udheheqjen e udheheqesit tone Sali Berisha!

O person si nuk te merr nje mortje!

 

Mbështes parafolësin, vetëm se dua të bëj një parantezë lidhur me kontributin që japin emigrantët në jetën shoqërore, politike dhe ekonomike shqiptare. Pikësëpari, dua të sqaroj, se fjala emigrant më duket shumë e papërshtatshme. Është një fjalë që e nëpërkëmb paksa individualitetin e atyre që emigrojnë. Ata që emigrojnë janë shumë më tepër se emigrantë. Ata janë bij të Shqipërisë. Madje, në mendimin tim, ata janë bijtë e zgjedhur të saj. Kjo mund të duket e cuditshme, por unë kështu e perceptoj. Nëse do të përdorja një parabolë fetare, shqiptarët që jetojnë në Shqipëri janë djemtë plangprishës të saj, ndërkohë që ata që kanë emigruar, janë djemtë e dëgjuar të saj. Kjo është ideja ime dhe pse shumëkujt mund të mos i pëlqejë. Por, edhe pse unë i konsideroj të tillë, vërej, një lloj madhështie të tyre (tipike për djalin e përzgjedhur), në raport me djalin plangprishës. Është kjo tendencë që nuk më pëlqen. Vihet re mjaftueshëm kjo tendencë dhe në komentet e këtij blogu. Jam e mendimit që shqiptarët e emigruar jashtë do t’i vijnë realisht në ndihmë Shqipërisë, nëse do të dinë të pranojnë djemtë plangprishës të saj. Përndryshe do të ketë gjithnjë tensione të panevojshme.

Po cafr me pranuar mi Lirka?

Derrit daje nuk i thuhet, (qofte dhe nese Derri flet shqip)

 Roni keto jane shenjat e izolimit njehere e nje kohe kur njerzit "e huaj" beheshin armiq per te brendshmit! 

 personi , si flet keshtu per  njerezit tane  te emigruar prej hallit more? Ke  ndonje klase shkolle apo ...

 ne se keni emigruar nga halli,na leni ne te tjereve rehat te zgjidhim hallet.

do te te heqi nga puna Liri po vazhdove keshtu, se je duke humbur vota smiley

Ore per piramiden c'thuhet...se ka dal ne treg dinamit qe ben tym blu...

Hahaha, shembull i mire sesi propagande sallonesh edramiste mund te shkruhet bukur. Urime per formen, e tejkalon me shume distance permbajtjen

E ritheksoj qe stili i te shkruarit ishte i bukur

I bukur Vrojtues por per fat te ke i vertet, ca ti besh. E verteta vret! 26 veta kishin vdekur dhe Mediu me pallto Kashmiri ngjyre mjalti, me celularin e fundit Nokia Sirocco ecte serbes serbes ke Piazza...ky po eshte stili i bukur my friend smiley

kto palltot kashmir ngjyre mjalti sikur kishin dale "me okazion" tek Macy's. Kishte edhe shalle, dorashka dhe kapele dimri te se njejtes ngjyre, "per komplet" me i llaf.

 Epo dalin ca cerra dhe flasin me "Luli e Saliu" thjesht per t'u duk "cute" ne syte e krietarit, kjo eshte c'eshte! Populli i shkrete pret qe t'i ndryshojne gjerat ata, te rinjte, po aha...! Keta kujtojne se mund te behesh gjithcka (analist, politikan, ekonomist) thjesht duke lexu dy-tre libra e duke bere dy tre hartime...lesh e li ky muhabet.

Kur shoh keta picirruket e PS-se se si flasin sinqerisht e kuptoj pse pershkallezohet korrupsioni dhe pse veshtire te ndryshoje gje me ta...

Ehe ne kaluam 97 jo kto vogelsira ................smiley

Hunderro, nuk e di pse kesaj rradhe mu duk pak konfuz ky shkrimi yt. Ndoshta ngaqe edhe situata eshte teper konfuze dhe asnjoni nuk po merr vesh c'behet.

Edhe nje pjese te aspiratave personale te personazheve ne shkrim i ke te tejkaluara (me sa di une te pakten)

Sidoqofte te pergezoj per vertetimin se mund te tallesh dhe t'i bish kujtdo politikani pa e rrujte dhe pa e konsideru jeten tate te varur prej tyre. Ne llumin e mediave ky eshte shembull i vyer.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).