Qeveria shkarkon dy kryetarët e komunave të Dajtit të Tiranës dhe të Gosës së Kavajës. Pas kallëzimit për ndjekje penale të Inspektoratit të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, qeveria sipas burimeve zyrtare, vendosi për shkarkimin e Kujtim Qefalisë nga detyra e kryetarit të komunës Dajtit dhe Sinan Shalës, kryetar i komunës së Gosës së Kavajës. Ata janë shkarkuar për shkelje të ligjit.

Reagimet e 2 kryetarëve
Kryetari i komunës së Gosës, Sinan Shala, i zgjedhur kandidat i pavarur në 2007, e cilëson si turpin më të madh në botë një vendim të tillë. “Është çudia më e madhe në botë, as nuk më ka thirrur njeri në botë për akuza që janë bërë karshi meje”, shprehet Shala për “GSH”. Në një intervistë për “Gazeta Shqiptare”, Kujtim Qefalia e cilëson si politik një vendim të tillë nga ana e qeverisë, pasi ai ndërmerret në prag të nisjes së fushatës elektorale për zgjedhjet e 8 majit.

Zoti Qefalia, si e komentoni vendimin e qeverisë për shkarkimin tuaj nga posti i kryetarit të komunës Dajt?
Ende nuk jam njohur me shkrim me vendimin e qeverisë për shkarkimin tim. Dëgjova nga media vizive, në lajme për diçka të tillë. Pres njoftimin zyrtar nëpërmjet shkresës. Sigurisht, unë këtë vendim do ta ankimoj në Gjykatën Kushtetuese si të padrejtë, që Këshilli i Ministrave ndërmerr ndaj meje.

Ju keni qenë kandidat i PS-së në zgjedhjet lokale, kur morët dhe drejtimin e komunës. A mendoni se një vendim është hakmarrje politike ndaj jush?
Patjetër që vendimi është politik që merr kryeministri ndaj meje. Duhet t’ju sqaroj këtu se deklarimi i pasurisë që po hetohem është bërë në 2007 dhe tani ne jemi në 2011-ën. Nuk e bënë deri tani dhe pritën këtë moment që ka lidhje me fushatën elektorale të zgjedhjeve të 8 majit.

Ju kishit ndërmend të rikandidonit sërish në zgjedhjet e 8 majit?
Patjetër që doja të rikandidoja nëse kisha mundësi. Në kaq vite Dajti është drejtuar nga PD-ja, unë me kandidimin tim e ktheva në drejtimin e PS-së.

Po në lidhje me akuzat që ka bërë ILDKP-ja, çfarë mendoni?
Këto janë akuza të padrejta nga ana e ILDKP-së, sepse unë kam akte noteriale, nuk mund t’i deklaroj në pronësinë time, në një kohë që nuk kam marrë certifikatën e pronësisë nga Hipoteka.

7 Komente

 Ky duhet futur brenda me si e ka katandisur  pamjen e Dajtit.Nje  mish mash ndertimesh ne ballkonin e Tiranes  ..per Evropiane.Nuk jam specialist i fushes por me vret syte kur e shikoj faqe kodere me 6- 7  kate.Po  lereni,.... se e vrau ne koke  ky shkarkim.

Don me ja kaluar Adriatik Lllalles fajin.!Ku  ka djale si Tik Lllalla...

"Ky duhet futur brenda me si e ka katandisur  pamjen e Dajtit"

me shoke bashk apo tek pull?

 Kujtim Qefalia
Sipas burimeve zyrtare të ILDKP-së, pas kontrollit të plotë të deklarimit të pasurisë së kryetarit të komunës Dajt në kryeqytet janë zbuluar një sërë shkeljesh të rënda. "Qefalia nuk ka deklaruar tre troje me sipërfaqe 1110 m2, (njëri prej të cilëve në bashkëpronësi), të blera me vlerë 5.9 milionë lekë; nuk ka deklaruar dy toka arë, me sipërfaqe totale 17.000 m2, të blera me vlerë totale 22 milionë lekë; nuk ka deklaruar një dyqan me sipërfaqe 70 m2, me vlerë 200.000 lekë dhe një magazinë, blerë me vlerë 3.5 milionë lekë", - thanë dje burimet zyrtare të ILDKP-së. 

Shtypi.

________

Kur nje kryetar komune nuk deklaron nje shume te majme te pasurive te dyshimta, po nje kryetar bashkie,kryeminister zv/kryeminister minister,deputet ...?!!!

Sinan Shala qenka "boteror".

e ka ba dajtin pleher ... TURP

Po si ka mundesi qe media jep nje njoftim, qe akoma nuk ka dale zyrtarisht nga qeveria. Apo matje pulsi.  

Bravo i qofte kti qefalise vallai se kane shkuar pallatet deri ne Surrel andej nga Dajti, te jete fare i pafajshem valle...!?

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).