Tiranë, Prifti sot në prokurori për videon 70 mijë euroTIRANE- Ish-ministri i Ekonomisë Dritan Prifti i vënë nën akuzë për korrupsion është thirrur nga Prokuroria e Përgjithshme dhe pritet të mbërrijë sot për të dhënë shpjegime rreth videos së dytë që u zbulua nga ekspertët amerikanë, ku shfaqet së bashku me ish-vartësin e tij Leonard Beqiri duke ndarë një shumë të majme parash prej 70 mijë eurosh.

Prifti, i cili denoncoi ish-zv/kryeministrin Ilir Meta për afera korruptive, pasi me parë e kishte filmuar në zyrën e tij, në atë që u cilësua si skandali "Meta - Prifti", është vënë nën akuzë për korrupsion pasiv. Deputeti pa imunitet, Dritan Prifti, pasi denoncoi ish-eprorin e tij, që atëkohë sapo i kishte zënë karrigen e kreut të ministrisë së Ekonomisë Tregtisë dhe Energjetikës, i dorëzoi prokurorisë kompjuterin dhe pajisjet, në të cilat kishte regjistruar bisedën me Ilir Metën, ku ky i fundit shfaqej duke kërkuar favore për miqtë e tij biznesmenë që garonin për tendera. Ish-zv\kryeministri pretendoi se videoja ishte e montuar dhe kishte si qëllim dëmtimin e imazhit të tij politik.

Prifti ka deklaruar se e ka regjistruar vetë videon për të provuar presionet që i bëheshin nga Ilir Meta, joshjet për korrupsion apo korrupsionin e ish-zv\kryeministrit. Prifti do të pyetet gjithashtu edhe rreth të ashtuquajtur video- skandalit "Meta-Prifti". Pas tij në prokurori do të mbërrijë për të dhënë shpjegime dhe ish-zv\kryeministri Ilir Meta, dhe ish-vartësi Leonard Beqiri.

Pak ditë pasi Kuvendi u Shqipërisë votoi për heqjen e imunitetit të Dritan Prifti dhe të Ilir Metës, cka do i hapte rrugë prokurorisë për vazhdimin e hetimeve.
(s.g/BalkanWeb)

8 Komente

ka kohe qe se kena pa Priftin. Me kishte marre malli pa mase, hajde i bast tani se do i kaloje 50 komente smiley [not really] por mund te shkoje dhe mbi 100.

Eh mor Prifti, besoj se po mendon:

1. me vjedh rehat s'me lane [te pakten thashetheme bene]

2. denoncova vjedhje [prape kodosh me quajten]

si t'ja bej?

----------------

Mos be asgje them une...just breath and be happy

Nese dhe Prifti, i cili filmoi veten duke marre mijera euro ne zyre nga bashkepunetori i tij (zyrtar ne Ministri), nuk denohet per korrupsion pasiv, athere Sistemi Gjyqesor ne Shqiperi s'behet me !

T'a marre me mire Euleksi !  smiley 

Really

Drejtesia ne Shqiperi o lefty eshte ne agoni. Eshte drejtesi partizane, e korruptuar, nepotike, e lidhur me krimin dhe fshihen pas imuniteteve te gjyqtareve apo mbajne njeri tjetrin per te mos u hetuar e gjykuar. Eshte nje sekt qe duhet zhbere nga rrenjet. Videoja e korrupsionit te Priftit me zevendesin e tij ka qene me kohe ne prokurori, por ushtaret politike ne prokurori nuk e benin te njohur per publikun, pasi i prishte propaganden Rames ku sulmonte Meten me denoncuesin e ndershem Prifti. E sheh sa i ndershem eshte Prifti? Per pak sa nuk na u be simboli i ndershmerise dhe respektit te ligjit. U pranua ne aksionin opozitar dhe tryezen e opozites, grupin parlamentar te PS, por ja u prishi punet eksperti amerikan. Nuk ka transparence ne emerimin dhe transferimin e prokuroreve, ne perzgjedhjen e kandidaturave per gjykates nga presidenti etj. Sistemi i drejtesise ne Shqiperi do te filloje te levize kur kalbesirat e kohes se komunizmit te shporren nga drejtesia shqiptare, te kufizohen apo hiqen imunitetet e gjyqtareve, te ju hapet rruga me reforme ligjore per te hyre ne sistemin e drejtesise te arsimuarit ne perendim. Shoqeria civile te veje para pergjegjesise gjykatesit dhe prokuroret e korruptuar apo qe favorizojne njerez duke shkelur ligjin. Me kete drejtesi ne nuk ecim shume perpara.

S'paska me komente smiley s'paska me interes nga njerzit smiley  

Politics po nje qytetar i thjeshte cfare duhet te bej kur ligji nuk e begenis fare? Kur ja tjetersojn pronen ? Te lutem dua mendimin tend profesional mbi kete.

MK veje veten  ne poziten e nje gjykatesi te ndershem persa i perket ceshtjes se pronave.per te njejten toke te vijne perpara nje ish pronar me tapite e turqise, nje me ato te kohes se zogut, nje tjeter me ato te reformes agrare, nje tjeter me ato te ligjit 7501, nje tjeter i legalizuar kohet e fundit .Kujt do t'ia japesh te drejten?

Po sikur ta marri nje pronar qe nuk ka lidhje fare me asnje periudhe historike? Qe eshte mik me klane te caktuara edhe ma tjeterson pronen pa asnje lidhje fare me te? Po tani ca te bej un? He Alba? Kur gjykata vonon afatet, i shtyn seancat se ka perfitime vet personale. Tani te lutem ca rruge me ka ngelur? Me ndriço se ktu e kam dilemen...

pa hoxhen e kan thirr?

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).