Emigracioni tsunam i shqiptareve ne 1992

 

 

Sot familjet shqiptare pjesa me e madhe e tyre perjetojne ndarjen familjare nga trungu ne forma te ndryshme. Cdo emigrant shqiptar (1/3 e popullsise) ka lene "peng" ne Shqiperi vellane  motren nenen babane ndoshta asnjerin prej tyre por ka kaluar nje jete te ter atje.   Ju si e parashikoni te ardhmen dhe fundin e ketij problemi, te integruar perfundimisht me atdheun apo te izoluar atje ku jeni?

 

107 Komente

 pse, ne do të ta shkruajm punën e dipllomës ty? smiley 

po meqë ra fjala, pse duhet të ketë vetëm zgjidhje eksterme: të integruar përfundimisht me atdheun apo të izoluar jashtë tij? pse duhet të jesh medoemos i izoluar kur s'je në atdhe? çfarë të izolon veç vetes tënde? ç'do me thënë të integrohesh në atdhe?  pse duhet të rrish ngjitur me trungun familjar? pse duhet medoemos të rrosh në atdhe?  a është familja ajo që krijon vetë (grua/ burrë, fëmij&eumlsmiley apo ajo që të ka bërë kokën (nënë/baba, motër/vëlla) ?  për kë është problem emigracioni? për Shqipërinë, apo për të tjerët? pastaj, jo të gjitha shtresat e emigrantëve e përjetojnë njëlloj emigracionin: për disa është udhëtim dhe jetë qeni për të bërë dy lekë mënjanë e për të ndërtuar një shtëpi në atdhe (gjë që nganjëherë s'ndodh kurrë sepse dy lekët të tërheqin aq shumë, sa do që tï bësh katër, ose i harxhon të tëra) e të tjerë që e marrin si eksperience të re e duan të përfitojnë nga të gjitha mundësitë që ofron vendi ku janë. pra emigracioni s'është vetëm hall, mund të jetë dhe qejf. etj., etj..

 Akvll thjesht po pate mundesi jepi nje pergjigje pyetjes time dhe jo me nja 10 pyetje  nga vetja ti japesh pergjigje pyetjes per pyetjen!

Fol per vete meqe thua se emigracioni eshte me shtresa dhe mund te jete qef... JA KJO ESHTE NJE PERGJIGJE!

Per mua ndoshta ose per nje tjeter "shtrese emigarcioni" nuk eshte keshtu si pune qefi.Se po te ishte pune qefi emigracioni do te quhej turizem dhe jo emigracion,

Ne fillim ne fakt keshtu eshte emigracioni eshte nje qef, yy ca qefi, por andej nga fundi pra mbas nja 15-16 vjet nuk eshte keshtu,

Per nje njeri qe ka kaluar pjesen me te madhe te jetes nuk eshte keshtu, kam degjuar shume se shume emigrante jane te permallur me vendin e lindjes qe nuk u krijohen dot mundesite te rikthehen atje ku "balta eshte me embel se mjalta", cdo fillim e ka nje mbarim, ti ndoshta je nje krijese e vecante...E kam fjalen jo per ata te shtepise se femijve. Emigracioni ka nje arsye qe quhet emigracion sigurisht per mua eshte mall per ty qef, shume mire fare. sjom kundra! Qef pac!

 

Ju si e parashikoni te ardhmen dhe fundin e ketij problemi

Si zgjidhjen perfundimtare te Hitlerit smiley

 FGM e " ardhmja e problemit" e kam fjalen per ndarjen,psh, ti ke nje familje atje ku je, por ke edhe nje tjeter ne Shqiperi,nenen baben,motren,vellain etj nese ti do te qendrosh pergjithmone ne Kanada, ajo familje qe kelene atje do te jete e izoluar e ndare pergjigjmone me ty, ne se ndodh keshtu kjo eshte nje dhimbje nje humbje, per ty! Duke menduar se 1/3 e shqiptareve eshte ne emigracion do te thote se kjo 1/3 eshte ose ne humbje ose ne firo.

C`lidhje ka Hitleri ketu? 

C'ka te beje Hitleri? Po ja, edhe ai kerkonte nje zgjidhje te madhe....

Pertej Hitlerit, perpara 40 vitesh te veje nga Kukesi ne Tirane kerkonte te udhetoje gjithe diten dhe linja e telefonit punonte me shume zhurme. Sot, te vesh nga Londra ne Tirane kerkon te njejten kohe, dhe skype punon me mire. Nuk ka ndonje ndryshim te theksuar.

Atdheu eshte vendi qe te jep mundesi maksimale per te zhvilluar potencialin tend dhe liri egzistence(sociale, ekonomike,...). Nuk eshte perhere vendi ku ke lindur.

Konceptet e jeteses bythe-me-bythe me familjen jane te kohes ku egzistenca ne tribu zhvillohej per arsye sigurie fizike. Babait dhe nenes preji bileten 3-4 here ne vit, mbaje e respektoje kur ta kesh me vete, coji para qe te perballoje pleqerine me dinjitet e nese eshte e nevojeshme paguaji ndihme mjekesore dhe shtepiake. Kjo eshte forma me hyjnore e te qenurit prane tyre.

 

  La_rosee ashtu eshte ti ndoshta nuk je prind, ke rruge per te bere ne folene e re qe po ngre! Ja kalofsh shume mire atje!

Boooo cfare teme...Trishtim pa fund! Kosto e izolimit eshte aq e madhe sa s'ka fjale te mjaftueshme. Edhe brezi i femijeve qe rriten ne nje vend tjeter integrohen sa jane te rinj pastaj nuk ndjehen as mish as peshk, sipas statistikave ne disa vende te europes veriore (sdu me thone emra te pervecem shtetesh! )...Keto qe bejne si "te ftohte"...nejse mo...lum si prinderit e tyre...

Akll dhe La roz,

mbase e kam gabim, po me duket sikur po perpiqeni te justifikoni veten ne ndonje fare menyre? Pse kaq agresive goca?

Dihet se per cfare iku shumica e Shqiptareve, dhe dihet se ne kushte NORMALE as do te mendonin ndonjehere te nisnin aventurat.

 

 

 Bush, 

Unë e kuptoj shumë mirë problemin që përbën të qenit jashtë atdheut për shumë e shumë emigrantë. Disa s'dinë as të lajnë çarapet e veta kur largohen nga shtëpia, disa të tjerë s'dinë as të flasin gjuhën e vendit ku kanë vajtur dhe kjo s'u lejon të bëjnë as një hap më tutje, disa të tjerë thjeshtë janë nostalgjikë të tipit "eh, sa mirë ishte dikur... sot nuk shtyhet fare...", etj. etj. Le pastaj reputacioni i keq që të lënë trashëgim gjithë horrat e rracës tënde që kanë kaluar andej pari... 

Këtej nga jetoj unë, s'ka pothuajse fare shqiptarë nga Shqipëria, por shumë kosovarë. Problemi më i madh që kam vënë re është se kurrë nuk e shohin veten si për kohë të gjatë këtu. Gjithë jetën (20-30 vjet) e kanë kaluar duke bërë plane për tu kthyer me sot e me nesër. E ky është problemi i tyre më i madh: se kanë harruar të jetojnë sot. Prandaj dhe irritohem nga pyetja e Artianit, që shtron problemin sikur ky ka vetëm dy zgjidhje: o atdhe, o izolim. Njeriu dhe shqiptari sidomos duhet të mësojë të rrojë me atë çka i jepet sot dhe këtu. Kjo është alternativa: të përfitosh në maksimum nga jeta aty ku je për momentin, se nesër s'i dihet kurrë se ku je. 

E sa për trungun familjar, secili ka mënyrën e vet për të dashur familjen. S'është se qurravitesh dhe i sheh një herë në 5 vjet që do të thotë se i do më shumë se dikush që s'qurravitet fare po i sheh sa herë ta marri malli dhe sidomos kur ata kanë nevojë. 

Haj shnet se po më kërkojnë çerrat bukë e këta kanë më shumë nevojë për mua sesa mami/babi/ halla/ tezja  dhe komshija.

kame idene (mbase te gabuar) qe aty ky integrimi eshte me i veshtire, ceshtja behet me e nderlikuar. Mos harrojme qe sapo ne shkeputemi nga Shqiperia, fillojme te ndryshojme e pershtatemi (apo perpiqemi) ambjetit ku vemi e duam te zeme vend, ne te njejten kohe Shqiperia ndryshon ne kend tjeter (cdo gje ndryshon mire apo keq).

keshtu pas disa vitesh ti nuk je as pjese e plote e Shiqperise po as atij vendi ku ke vajtur. Kjo eshte kontradita kryesore (duke menjanuar ato ceshtjet e keqtrajtimit verbal apo formal qe emigrantet ndeshin en vende te ndryshme ne nivele tye ndryshme).  Keshtu qe enigrantet internally ndiejne nje presion te kesaj gjendje

Nqs eshte teme e do ide si akvl permendi em siper na thuaj te te sjellim em shume material smiley

 

P.S. kujdes na permend emrat ne ate temen ....

S'di te flas per te tjeret se mendoj qe eshte nje perjetim thellesisht personal, bazuar jo vetem ne arsyet e ikjes por edhe ne ecurine e eksperiences pas ikjes, ose pas rikthimit per ata qe jane rikthyer.

Personalisht, ndjej dashuri, respekt dhe lidhje emocionale per Shqiperine dhe per Kanadane, per arsye te ndryshme. Te dyja jane vende (me disa te tjera ne nje nivel me te ulet) qe jane pjese e jetes sime dhe nuk shikoj ndonje nevoje, apo deshire te zgjedh emocionalisht mes tyre.

Baze kryesore per jeten time profesionale dhe personale ne te ardhmen shoh Kanadane, por nqs do kete mundesi karriere interesante nderkombetare dhe nqs nga ana personale keto mundesi do mund te shfrytezohen pa kosto shume te larte ndaj jetes sime ketu, atehere jam fleksibel. Por, te pakten ne kushtet e tanishme, e shoh veten qe gjithmone do kthehem ne Kanada edhe nqs shkoj diku tjeter per nje fare kohe. Dmth rrenjet nuk do t'i shkul qe ketu dhe levizjet e mundshme nuk jane te pakushtezuara, po ashtu s'jane te kushtezuara vetem nga perfitimi ekonomik.

Persa i perket Shqiperise, do doja te vizitoja me shpesh jo vetem sepse prinderve po ju iken mosha, po edhe per te mbajtur lidhjet me pjesen tjeter te familjes dhe me ata pak shoqeri e miqesi qe kam aty (shumica jetojne gjetke) megjithese per sa kohe ata jane te afte te udhetojne, vizitat behen nga te dy palet. Fakti qe jam fizikisht larg nuk do te thote qe nuk jam pjese e jetes se tyre ose ata e times.

Nuk di a jam ne minorance apo jo, por per mua eksperienca e emigrimit ka qene ne pergjithesi shume pozitive dhe e konsideroj veten me fat qe jeta deri tani me ka cuar ne disa stacione qe me kane ndihmuar te behem kjo qe jam dhe te arrij ketu ku ndodhem tani. Te qenit larg nga familja e origjines ne menyre qe te realizosh ate c'ka kerkon ne jete ka nje kosto, po cila zgjedhje nuk ka kosto valle? Per mua per sa kohe je ne paqe me vendimet e marra, nuk ka konflikt. Nqs ka konflikt atehere duhen ripare zgjedhjet per te arritur ekuilibrin.

Sidoqofte, vendimet per te ardhmen merren ne varesi te situates apo oportunitetit kur t'i vije koha, jetes asnjehere nuk i dihet. Ne te gjitha rastet, nuk mendoj se ka nje algoritem qe mund te perdoret per te gjithe njesoj.

Bravo Kristida , ndajme te njejta ndjenja per Kanadane

Ne rradh te pare emigracioni nuk eshte problem. Dhe si i tille (jo-problem) nuk ka per te pasur ndonjeher fund.

Deshira e njerezeve per te kerkuar gjithmone me te miren eshte mijera vjecare, dhe kjo nuk eshte specifike e shqiperise. Njerezit do te vazhdojne kerkimin e lumturise dhe ne te ardhmen.

Drama e shqiptareve ishte izolimi 50 vjecar, dhe dalja nga zinxhiri, qe i beri shume njerez te merrnin rreziqe te panevojshme.

Tani gjerat jane me normale dhe numri i atyre qe emigrojne nga Shqiperia duhet te jete i vogel e shume i krahasueshem me rajonin.

Mendoj qe te gjithe ata qe kane mbi pese vjet ikur jane integruar mire, sidomos per ameriken e veriut qe kam eksperience. Emigranti shqiptar ketu ecen mjaft perpara duke e krahasuar dhe me vendasin per shkak te ambicjes, vullnetit, dhe aftesise per pune. Te izoluar mund te jene vetem ata qe e bejne kete zgjedhje personale dhe as qe e marrin mundimin te integrohen...

 ITS emigracioni eshte kosto per shkak te nje problemi dhe nuk eshte problem per shkak te nje kosto. Te paret tane kane thene se guri rendon me shume ne vend te vet, ti e ke ndjere kete ? Ne se ke lene nje pjese te madhe te jetes, ose njerez mbrapa te dhimbsen, te mer malli? Ne se nuk kthehesh ndonjehere ne vendin tend do te pelqente te perfundoje perjetsisht pafundesisht ne token e ftohte te Kanadase? Une kam jetuar dhe jetoj shume mire udhetoj ku me do qefi brenda dhe jashte UK, pa problem dhe shume normal nje gje me mungon pse te genjej, me mungon vendlindja, pjesa tjeter e familjes, shoqeria, menyra tjeter e te jetuarit ashtu shqiptarce, ti mund te jesh krejt ndryshe nga une, nuk kam as nje gje befsh qef dhe mos u qofsh keshtu si mua, naten e mire befsh!

Vete fakti qe keni kaq shume deshire te shpreheni ne shqip, dhe kaq gjate, per kete pune, eshte tregues i faktit qe e ndjeni kete mungese. Mungese qe nuk shuhet duke i fol prinderve nje here ne jave se 7-8 ore diference e ben te papershtatshem komunikimin e shpeshte. Mungese qe nuk e shuani dot me ata shqipot aty afer se nuk u keni besim (they bite smiley)...

te vijne ty Kristida prinderit ne Montreal 3-4 here ne vit? s'e besoj...do 24 ore ai udhetim besoj smiley....

une vete do te doja nje pune ku mund te punoja remote per kompanine time, disa muaj ne vit...sic e bejne plot indiane. Me mire te kishim qene nga india. 

noshKaido, prinderit e mi jane rezidente kanadeze (ju kam bere bashkim familje) keshtu qe jane gjysmen e vitit ketu...

gjysmen e ftohte te vitit, besoj smiley

p.s. tashti po e shof qe ishte la_rosa ajo qe permendi 3-4 here....sorry

Jo, jo, no problem noshKaido, ne fakt ata preferojne Shqiperine sepse nga ana sociale per ta eshte me mire aty. Une kam qene me fat deri tani se ngaqe shkoj me pune ne Evrope, hidhem edhe ne Shqiperi keshtu qe nuk e kam ndier largesine edhe aq. Po sinqerisht, megjithese do deshiroja t'i shihja me shpesh, gjera ideale nuk ka asnjehere dhe une jam ne paqe me situaten smiley.

Sa per peshkun, ky eshte njeri nga variantet per t'u mbajtur ne kontakt me Shqiperine dhe shqiptaret smiley

eshte ai raporti i perditshem / i shpeshte qe te mungon. po dhe ajo ka pasojat e veta ne varesi te marredhenieve familjare (apo personalitetit te njerezve)... nuk ka formule ne fakt, largesia ka te mirat e veta gjithashtu. mire do ishte qe mireqenia te mos ishte nje arsye per tu larguar...

 Dilni mer, levizni sa me shume qe te mundni. Robi nuk eshte si pema mer jahu, qe i bi fara mrapa avllise, dhe mrapa avllise jeton 200 vjet. Gjithe kjo bote e madhe, qe eshte krijuar per te gjithe dhe njerezit kane ndare token, po ajri, dielli, liqenet, lumenjte e natyra e Kines, Indise apo Serbise te takon edhe ty edhe cdo njeriu tjeter. Ik more ble nje apartament ne Greqi, nje time-share ne Florida, nje dashnore ne Filipine nje shok te ngushte ne Australi mjaft me keto budalliqet e gurit te qoshes qe nuk lu venit.

"Qarkullo, qarkullo!", sic thone policat e Shqipnise

 

PF, dikur ke teatri i operas ke pallati kultures, ata qe futeshin pa bileta bojshin gjoja sikur shkonin ne WC. Aty vinte polici dhe i binte deres. Robi ka mren i pergjigjej: Amon mer as n'hale nuk na leni rehat? Polici i cirrej: Hajde, hajde. 10 minuta eshte maksimalja e qendrimit ne hale, ne mos po te shqeva porten. smiley

smiley

PF ngaterron turizmin me emigrimin. 

po te kishin ik gjithe kinezat...s'kishte mo kine, apo te kishin ik gjithe serbet, s'do kishte mo serbi etj etj...

masnej, kush fol, ti ke ngul rrenjet atje ne kanada....ene pushimet i bo ke arusha smiley 

 Per momentin po! Me vone ka Perendia. Plani me i madh qe po bej per momentin eshte "Route 66" me makine.

Pastaj mos u rrej nga emrat se u quka Kine apo Amerike. Se edhe ketu Amerike quhej para 500 vjetesh, po sa ndryshe jane gjerat pa! Ne dac nga pamja ne dac nga njerezit.

Dhe mos harro edhe nje dicka tjeter. Sikur Kolombi te kishte nigju grune qe i thoshte "Mos ik, mos ik!", apo ta kishte menien tek pleqte, as ti e as une nuk do te ishim sot ketu ku jemi. smiley

with Lexus?

 Jo Em. Kam qejf te gjej ndonje kompani qe renton makina te epokes, po nje Kadillak i vjeter me 8 cilindra eshte vrastar me keto cmime benzine nese do te pershkosh 2000 milje. Sidoqofte do te jete defintivisht cabriolet. Varianti tjeter eshte qe ti nderrosh. Me nje llaf ta fillosh me SUV qe nga Cikago dhe pataj te dalesh me makine te hapur kur i afrohesh Arizones. Dhe 1.000.000 fotografi. smiley

Do isha i interesumi i pare per foto dhe additional info smiley

e kuptoj qe lexusi nuk "shkon" me frymen...

vallaj cdo makine qe kalo 350 kuaj fuqi ne rruge te hapme pa postoblloqe policie per qindra milje rresht shko, edhe sikur te ish keshtu:

 Piiink Porsce!!!!!!! Krripiiii!!!!

aaait!

nigjo, une jam me mobile se ty ene se la_rosee....e shef flamurin, jam across the pond smiley sidoqoft, nuk o puna tek rumspringa...po hec mo, kush ja mush mendjen la_roses tashti, asaj i esht mbush mendja qe eshte e levizshme nderkohe qe ka 40 vjet ne belgjike smiley ti i cik me pak, po si jeni ndryshe juve qe s'levizni nga atje ku keni gjith ato vite?

Vdiqe te grricesh i cike por thua ti qe ta jap ate sodisfaksion une?! Hiç re! Dhe po re me prapanicen ne la Manche 7 here/dite. smileysmiley

epo tashti...cdo gje eshte relative

kur do emigrosh ti?  smiley

PF! smiley

Ka njerez qe nuk kane kuptuar ende keto qe uji qe s'leviz qelbet. Sdq, sa per te nuancuar pak situaten, deshira e eksplorimit ka te beje shume dhe me stimujt qe merren nga prinderit; ka prind qe i duan femijet perhere nen rrezen e kontrollit, ka te tjere qe s'kane frike t'ju japin krahe. Une krriçave te mi te ardhshem kam per t'ju dhene nje shqelm mbas prapanices sapo te mbushin moshen, keshtu eksplorojne boten dhe mundesite e tyre para se vene rrenje diku; leshimi i rrenjeve duhet te jete zgjedhje koshiente mes shume mundesive dhe jo detyrim ngaqe s'ke njohur gje tjeter.

Mos harrro se eshte dhe pune mundesishe e jo vetem karakteri, pastaj njeriu ze rrenje atje ku ka grupin shoqeror qe i pershtatet me shume.  S'eshte ceshtje vendesh, terrenesh, klimash apo topografishe...Jemi kafshe sociale...

Prandaj nuk iu hiqet nga mendja juve Enveri dhe komunizmi, se akoma me mesimet e tij rroni! Kafshe sociale gati per t'u therur per Ushqimin Social.

Hommo hommini lupus est, ka thone Ducja.


S'e ke kapur hic ate qe kam thene une.  S'ka te bej hic me Enverin, plus une kam qene vetem dy vjec kur ka vdekur e s'kam marre gje mesime si puna jote pershembull.

Per dikush si ty njerzit jane uq te gjithe...Jo per mua...

 U harrova qe ti je i pakapshmi smiley

Edhe Enveri nuk kishte lindur ne kohen e Enverit, po Enver u be. smiley

Kjo e fundit s'ka kuptim hic.

Tani ti mund te kesh probleme me marrdheniet njerzore ne rrafshin qe s'beson askend dhe nuk mban asgje te shenjte e keshtu sillesh ne menyren perkatse duke mos i dhene besen kujt (ne nje fare menyre e tregon nga menyra se si shkruan), por kjo nuk do te thote qe njerzit qe kane marredheniet te ngrohta me njerez e grupe njerzish marrin mesime nga Enveri...

 Kur te arrish ti nxjerresh kuptimin asaj qe te duket pa kuptim sot, atehere do tregosh se po rritesh.

"marredheniet te ngrohta me njerez e grupe njerzish", eshte tjeter fjalor dhe "jemi kafshe sociale" eshte tjeter fjalor. Me thuaj si e koncepton mendimin, te te them se kush je. smiley

Te lutem pas komentit tend te fundit, fik driten.

S'ka gje PF, nuk je vetem ka plote te tjere si ty...

 

Nothing worse than middle-aged men who think they know it all! smiley

 

how low can a woman go? smiley retorike kuptohet.. hihihihi

 What about the teenage who thinks he knows it all! smiley

Do you know the difference? A teenager can still learn, whereas a middle-aged man...well, let's say that sometimes their learning process is already over. smiley

(Mos u ngacmo me kaq pak! smiley)

 

 Rosse, ti si mesuese mbron procesin e mesimit (eh rroga e shkrete smiley ) kurse une si rob i lire (me familje 4 vete smiley ) mbroj procesin e njohjes. Ndyshimi midis te dyjave eshte qe mesomi edhe harrohet kurse njohja eshte e perjeteshme, dhe nuk ka pune moshe. Per middle-aged nuk trembem aspak, po jam krenar mu si ai qefliu i veres se vjeter kur tregon kantinen. 

Po ti me duket se je tek periudha kur del e ha rrushin ne vreshte...smiley

 

Rendesi ka qe te mos hysh ne kantinen e uthulles... smiley

Une mesuese?! Jo te keqen! smiley

Per middle-aged nuk trembem aspak, po jam krenar mu si ai qefliu i veres se vjeter kur tregon kantinen.

per Pjer Thomas e ke fjalen besoj.smiley
 

 smiley Fiks fare. Vera e vjeter sjell Vizione te Qarta pastaj.

sa vjet do me u qelb uji? smiley 

Shume me pak se 40! smiley

PF, Plautus. smiley

I Pakap, kafsha sociale qe eshte ne evolucion eshte ne kerkim eksperiencash te reja jetesore. smiley Kafsha sociale qe kenaqet me fshatin, kishen, gruan dhe pjelljen e kalamajve ben loje defensive ne jete, jo ofensive. smiley

Eksperiencat e reja dhe stabiliteti social nuk perjashtojne njera tjetren.  Po te jetoje ne Shqiperine e 1800-tave ka rrezik qe realisht s'kishe per ta lene fshatin ndonjehere ne jeten tende.  Nuk jemi tigra rose...

Kurbeti eshte plage e rende e popullit shqiptare.. E.H.

 

 Eeeee, ndaj na rrethoi me tela me gjemba, qe mos e vuanim ate plage.

Ke pa ti qe edhe pleqte, kur vijne ketej me shume se dy here, rehatohen e nuk duan te kthehen me mbrapa? smiley "O mor kapitalizem i qelbur, qe te shkulsha nga rrenjet e te marrca me vehte", tha labi kur por kthehej nga sherbimi i pare jashte shtetit. smiley

pleqte jane si femijet, genjehen dhe manipulohen shpejt. Ne fakt gabimi i tij ishte se ne vende te na rrethonte me gjemba duhet te na kishte lidh pas hurit..  smiley

Nje permbledhje gjer ne kete pike:

Ata qe i jane pergjigj pyetjes duket se jane pergjithsisht te kenaqur me nivelin e jeteses qe kane arrire; fitojne aq sa mund te bejne nje jete jo vetem te rehatshme aty ku jane, por edhe mund te shkeputen e te shkojne per pushime/cmallje brenda dhe jashte memedhembjes. Gjer ketu m'rregull dhe ne fakt me behet qefi; do doja te gjith emigrantet shqiptare ta kishin arrire kete nivel jetese.

Por e verteta kam frike se eshte ndryshe. Me sa e njoh une realitetin e shqiptarit mesatar, paragrafi 1 i komentit eshte enderr.

Mund ta tjerrim sa e si te doni kete te fundit.

Mëmëdhe quhetë toka
ku më ka rënurë koka,
ku kam dashur mëm'e atë,
ku më njeh dhe gur' i thatë
ku kam pasurë shtëpinë,
ku kam njohur perëndinë,
stërgjyshët ku kanë qënë
dhe varret q'i kanë vënë,
ku jam rritur me thërrime
ku kam folur gjuhën time,
ku kam fis e ku kam farë,
ku kam qeshur, ku kam qarë,
ku rroj me gas e me shpres,
ku kam dëshirë të vdes.

Zako Cajupi

liqo,

merr dhe artianin dhe shkoni e boni nja 2 jave pushimesh te pa parashikume ne memedhembje dhe mos u merrni me parafolsit. thjesht ekuacioni i tyre eshte ndryshe nga i juaji smiley

Kjo La_rosee se ka idene fare, i trajton te gjithe pa dallim moshe si te jene studentat e saj..  smiley

...dhe 80% e tyre do kishin ngel! smiley

Emigracioni, levizja per 1 milion arsye ne shtete te tjera, eshte ajer i fresket.

 Afrikanet, aziatiket bota e trete ne fakt jane ngopur shume me ajer te fresket, kur se gjen ajrin e fresket ne vendin tend do ta gjesh gjekundi!

Nji ketu gjendet pergjigja e pytjes ceshte globalizimi.. harasho

E vetmja gje qe me vjen keq, eshte se s'kam aq jete, aq leke, aq mundesi qe lidhen me te pasurit vetem nje pasaporte albaneze, shto edhe ca lidhje e detyrime si cdo njeri, se nja 15 vjet i kisha harxhuar duke jetuar verdalle. Nga nje vit ne cdo vend, jo turist, as udhetar, dicka tjeter qe s'po di ta them. Megjithese sic i thojne "mai dire mai"

tani leket te bojn turist.. ndryshe filloje me ato vende qe nuk i kerkojne vize shqiptareve dhe kur te piqen kushtet hudhi nga te tjerat..

ketij i thone QEF, dhe ska asgje te perbashket me emigracionin..

e di, e di qe s'eshte emigracion, po tani se c'po fantazoja pak, mos mi pre kaq shpejt. sidoqofte nuk eshte se e kam fjalen tamam si turist.

Nga nje vit ne cdo vend, jo turist, as udhetar, dicka tjeter qe s'po di ta them. Megjithese sic i thojne "mai dire mai"

shtegtar, ndofta..

 bush, globalizem eshte humbje identiteti sidomos per vende te vogla si shqiperia 

humbje energjie do thosha une... E vetmja arsye perse gropat e zeza hapin dyert e bisedimeve.

Nuk èshtè se e shpikèm ne emigracionin...kèshtu qè si gjithè tè tjerèt edhe ne...mendoj se nè rastin mè tè keq kemi pèr tè mbetur si arabèt(marokenèt kam nè mèndje),qè kanè nga 40-50 vjet qè emigrojnè nè evropè dhe qè nuk janè as mish e as peshk,stafetèn e emigrimit e kalojnè brez pas brezi njèsoj sikur tè jetè 1 lloj trashgimie qè i ati i lè tè birit..nè rastin mè tè mirè si italianèt...emigruan dhe donin apo nuk donin ata,vendi i tyre nuk prodhoi mè breza tè rinj emigrantèsh masiv,kèshtu qè humbèn lidhjet u integruan e tanimè nuk kanè mè asnjè lloj lidhje me vendin e origjinès,mjafton tè shohèsh argjentinasit me prejardhje italiane...edhe kur kohèt e fundit nipèrit apo stèrnipèrit qè janè detyruar tè kthehen pèr shkaqe ekonomike ne vendin e gjyshve tè tyre,nuk e ndiejnè veten aspak italianè e "guai" se ju prek maradonèn apo kombètaren e argjentinès...gjèra qè ndodhin...ahhh se desh harova kinezèt,ata po..kinez mbeten e janè planet mè vete ku do qè shkojnè e tè jetojnè,por kinez nuk bèhemi dot edhe tè duam..kaq ta bèjmè dhèmbin..p.s. unè 1 gjè desha tu them njerzve...kaloni hallet e i ktheni pleqtè nè shqipèri...se aty ju del shpirti rehat atyre,pa pèr vete bèjmè edhe pa atè vend!!

Hajde muhabet ... qe do ta kishte zili vete baba Qemoja me mustaqe! Psh. njerin e kishte marre malli per atdhene dmth per te pire raki dhe cigare ne nje kafene ku lejohet duhani! smiley   Thoshte ... ehh jete qeni ne emigracion ... nuik mund te pije tjetri nje cigare ne kafene/pub!! Dembel qe nuk ia thoshte per asgje .. vetem muhabet tipi tym!!

Nqse ke ambicie dhe qellime ne jete dhe ke shkuar atje ku ke menduar qe mundesite per te arritur keto ambicie dhe qellime jane me te mira atehere atdheu/familja etj jane atje. Vizitat pak me te shpeshta e zgjidhin kete problem. Cfare ndryshimi ka kur duhen 5-10 ore udhetim te arrish nga zona te ndryshme te Shqiperise ne Tirane ku shume e shume te rinj/te reja kane "emigruar" larg familjeve!

Teknologjia sot e ka bere botem shume te vogel! Nuk eshte me ajo koha kur djemte shkonin ne kurbet ne Turqi ose nizame dhe nuk mund te contaktonin familjen per 5-10 vjet! I perkasin kohes se asqereve dhe nizameve ato vargjet me "guri i rende ne vendin e vet". 

Sot puna eshte  te jesh "gur i rende" ose i/e sukseshem atje ku jeton e punon ... ne kete menyre je i rende/ i mire i vetes tende, familjes tende. per te afermit e tu, pra si rrjedhim edhe krenari e atdheut ne diaspore!!   smiley

Sado mire te te shkojne punet dhe te integrohesh ne kulturen e vendit prites nuk te behet si vendi i lindjes.nderkohe duke qendruar larg vendlindjes pak nga pak i shkeput lidhjet me te .Pas njefare kohe emigranti kthehet ne njeri pa atdhe.A man/woman without a country.

Pas njefare kohe emigranti kthehet ne njeri pa atdhe.

Nqse ti ndihesh e tille mos bej pergjithesime! Shiko the big picture - emigranti ka mundesine te zgjedhe .. ose te vazhdoje te jetoje/punoje atje ku eshte ose te kthehet mbrapsht ... nqse mendon se i behet me mire ne babadhe. Pasja e me shume mundesive dhe zgjidhjeve ne jete eshte liri ne vetvete. Kudo qe te jesh/jetosh nuk ka satisfaction 100%. Jeta eshte e ndertuar mbi trade offs! Puna eshte nese vendi ku jeton ti ploteson ty kushtet per ambiciet e tua ne jete, apo jo?

Rrethin shoqeror njeriu e krijon vete kudo qe te jete ... si cdo fushe tjeter edhe krijimi i rrethit shoqeror dhe jetes sociale kerkon aftesi, nuk vjen nga qielli. E permenda edhe ne nje koment tjeter teknologjia e sotme e ka bere boten shume te vogel dhe mungesa e familjes ne largesi/emgiracion eshte vetem nje justifikim!  Pikerisht berja e botes shume e vogel nga teknologjia ka bere te mundur qe njerezit ta kerkojne plotesimin e potencialit te tyre sa me larg nga vendlindja e tyre dhe ne te njejten kohe te jene prane familjes. 

Ne keto qe po i them me lart e kam fjalen per njerezit me ambicie, qev perpiqen per te arritur dicka ne jete! Ndersa per ata qe enderrojne raki dhe cigare neper ato tymkat e qoshkave ne Shqiperi ... ata nuk kane per te qene "gur i rende" as ne vendin e tyre dhe as ne vendin ku mund te emigrojne! Si tha Mirush Kabashi per ate "bishtin e qenit" ... smiley

oh no, pse akoma pas kaq vjetesh si paskeshim dhone pergjigjje ksaj pyetje ke peshku ?

smiley

Nga kjo pyetje unë kuptoj të paktën një gjë: që autori i pyetjes këtu shikon një problem. E kur shikon një problem, dmth se ke një problem vetë. Sikur të na tregoje me pak fjalë pse është problem për ty, mund të të përgjigjemi më kuptueshëm. S'më duken përgjigjet e akullit etj agresive, po mospranimi i përgjigjeve nga pyetësi. Që të marrësh, duhet të japësh. Duhet të hapesh. Kështu, artian, hapu dhe shprehu... Ndoshta "ky problem" nuk kërkon zgjidhje kombëtare, po personale... Meditoje.

Ravinstsara, ti dukesh e zgjuar keshtu por pyet njehere babin se ndoshta kjo pyetje ime nuk eshte tamam per ty, ti me mire ha ndonje tas me kornflekse se te ben mire.

Emigracioni me 1/3 e popullsise ne shqiperi eshte nje problem social i pergjithshem nuk eshte nje problem vetem personal, eshte nje hemoragji kombetare!Po nuk po zgjatem sic te thashe pyet njehere babin..!

 Dilni mer, levizni sa me shume qe te mundni. Robi nuk eshte si pema mer jahu, qe i bi fara mrapa avllise, dhe mrapa avllise jeton 200 vjet. Gjithe kjo bote e madhe, qe eshte krijuar per te gjithe dhe njerezit kane ndare token, po ajri, dielli, liqenet, lumenjte e natyra e Kines, Indise apo Serbise te takon edhe ty edhe cdo njeriu tjeter. Ik more ble nje apartament ne Greqi, nje time-share ne Florida, nje dashnore ne Filipine nje shok te ngushte ne Australi mjaft me keto budalliqet e gurit te qoshes qe nuk lu venit.

"Qarkullo, qarkullo!", sic thone policat e Shqipnise

 

PF.

+ 1 + shume te tjere qe njoh une. smiley

 Për Artianin dhe ata që e vuajnë nga malli i atdheut, i kafeve me tym pas pune dhe i gjërave të tjera: 

Njeriu nuk mund ti ketë të gjitha dhe domosdo ka mall për gjërat e mira që ka pasur më parë. Por njeriu është i lirë të zgjedhë vendin ku do të jetojë. Vërtetë që Shqipëria s'është e zhvilluar, por njerëzit rrojnë dhe në Shqipëri, me stres, pa stres, me qejfe, me halle. Emigracioni është zgjedhje, jo fatalitet. Secili e  ka fatin e vet në dorë. Mua më irriton pa masë kjo gjendje e nderë që u propozohet njerëzve: si gur pa vlerë në emigracion. Sidomos kur vjen nga njerëz që mburren se uji u shkon në mulli dhe aty ku janë. Ku e ke hallin mor njeri? Cfarë është më me rëndësi për ty në këtë jetë? Pse s'përpiqesh ta arrish atëhere po vetëm ankohesh dhe do ta nxjerrësh hallin tënd si hall botëror? E në fund të fundit, po të ishe gur kaq i rëndë në vendin tënd, s'do kishe lëvizur dot nga pesha... thotë populli im.

Me të mira. 

  akvll, ku je o gur me vlere, nuk e kisha degjuar kete, gur margaritar i varur ne gushe te Brukselit Kanadase Amerikes!!

Nese je diamant dhe te gjen kaposhi, ke me pak vlere sesa kokrra e grurit. Nese te gjen Ana atehere ka me shume vlere diamanti ( apo jo?). Kshuqe vlera e gurit/grurit varet nga kush te gjen dhe ku gjendesh.

p.s: Hollanda paska efekt halucinogjen! smiley

Mos ke ngrene nga ai keku pak i vecante, moj? smiley

 paske ngrënë kek halucinogjen fatalist. pse duhet ta lesh ti veten të të gjejë gjë/kush? gjeje mi vetë ku do të rrish, në gushë të gjelit apo në gushë të Anës. smiley

E mi e, po kush do ja dinte vleren vetes pa etalone apo pa ndonje qe t'ia thoshte? 

p.s: nejse se Ezopi e ka thene s'e kam thene une.smiley

Ezopi ishte skllav; e blinin dhe e shisnin. ti je njeri i lirë. smiley

Ç'ne une? Ke gjeta? kush me gjeti? Si? qysh? tek? 

Me vjen keq per ata njerez qe tregohen ironike dhe "te revoltuar" per faktin se shumica e shikojne emigracionin si plage. Robi mund te thote thjesh, UNE JAM REHAT, dhe kjo eshte me se normale.

Elokuenca nuk eshte ndonje shenje e forte mencurie.

eee, si thojshim athere nga '91 - '92-shi; guri i ronde pesho n'ven t'vet, robi i zotit pesho n'traget. ene se kishim keq, mo mire rob zoti se i cop gur smiley

Kurse mu' më vjen keq për ata rob që e marrin ftesën për dialog si hedhje poshtë të pyetjes së tyre... Fakti që pyetja shtrohet do të thotë që një problem është këtu, po fakti që pyetësit irritohen nga disa përgjigje tregon se ata e dinë që më përpara se çfarë përgjigje presin dhe kërkojnë thjeshtë konfirmim nga turma, sikur kërkojnë të sigurohen se e kanë mirë në atë të vetën, sikur kërkojnë konfirmim të mendimit të tyre, pa dashur t'a venë fare në pytje. Këto janë pyetje teorike pastaj... Po kur nuk i drejtohesh problemit të vërtetë, mund të sillesh vërdallë gjithë jetën me plane e zgjidhje, nuk ka për të funksionuar. 

Problemi i vërtetë këtu është që disa mërgimtarë e përjetojnë keq mërgimin DHE nuk duan t'a pranojnë se është zgjedhja e tyre e lirë të rrinë aty ku janë dhe të vuajnë apo të jenë të lumtur. Kur je i pa lumtur, ka dy zgjidhje: ose ndryshon diçka nga situata jote: p.sh.: kthehesh në atdhe, ose ndryshon pikëpamjen tënde rreth situatës e lumturohesh nga brenda (rri aty ku je, e pranon, je rehat). Nqs fillon pastaj e nxjerr justifikime të tipit jo po kam punën, jo po kam kalamajtë, jo po kam këtë, jo po atë, këto s'janë pengesa të jashtme, janë pengesa të brendshme. Ti vetë je i dyzuar: njëra anë të thotë që s'je i lumtur, tjetra të thotë që këto gjëra që ke janë të rëndësishme. Dyzimi në të nxjerr në dritë. Të çan në dysh, të shqyen e të ha të gjallë. Po a ia vlen? Cfarë është e rëndësishme për ty? Të jesh i lumtur, besoj, apo jo? Atëhere çfarë pret për t'u lumturuar? Lumturohu njëherë, bëj bilancin e të mirave që ke dhe do e shohësh që aty ku shihje një problem më parë, tani do shohësh një zgjidhje. Zgjidhja vjen fare lehtë se cilado që të jetë, do jetë ajo që shkon me gjendjen tënde të lumtur. Thjeshtë duhet t'a pranosh e të mos kesh frikë nga "humbja e diçkaje". Frika është kurth, pengesë... Lere veten të lirë, fluturo... shko aty ku të thotë xhani, të tjerat do të zgjidhen vetë. Pranoje jetën si të vjen, se jeta është e shkurtër, nuk të pret koha të hezitosh gjatë. Lere të kaluarën, leri ankthet, makthet, frikat. Nqs të jepet diçka për ta bërë, bëje dhe pikë. Kështu mendoj unë.

Dhe nqs secili e udhëheq jetën e vet në këtë mënyrë e përpiqet të mos i rezistojë thirrjes së brendshme (GPS-it personal), edhe jeta kolektive s'ka si të jetë ndryshe, po fluide e pa rezistenca. Nuk ia vlen me u grahë lopatave kundër rrymës. Ktheje barkën nga rryma e zbrit qetë. Enjoy the ride. Ca me të thënë më shumë?

Të duash të imponosh një zgjidhje mbi një kolektiv është ta kontrollosh, ta manipulosh, ta dominosh. Me ç'të drejtë mund të mendojë dikush se ka zgjidhjen e duhur për një popull dhe që duhet apliku kjo politikë apo ajo? Lërini njerëzit të qetë. Të rregullojë secili jetën e vet, mardhëniet e veta me veten e të tjerët, pastaj flasim, do ketë a s'do ketë më "probleme sociale"...

  Mua më irriton pa masë kjo gjendje e nderë që u propozohet njerëzve: si gur pa vlerë në emigracion. 

 Po nuk ishte propozim mi akvll jo !  ishte thjeshte;

" a eshte emigracioni nje kosto izolimi me vendin tend...!"

Prape me pyetje ti;

  1.  Ku e ke hallin mor njeri?
  2. Cfarë është më me rëndësi për ty në këtë jetë?
  3. Pse s'përpiqesh ta arrish atëhere po vetëm ankohesh dhe do ta nxjerrësh hallin tënd si hall botëror?

 

Po ceshte keshtu mer yahoo!  Bertet goca si jevga te shoqit "Kue ke hallin ti"!!!Pse bera une nje pyetje dhe ti me hidhesh mua se ku e kam hallin une, e pike e zeze, cfare mendje te semure qe paske, vetem me nje pyetje dhe ti kercen so guri qe bon xixa, ka dal mi ka dal se nuk te te leviz guri ty nga vendi, aty rri me qe jemi te guri me vlere!

"Pse s`perpiqem te arrij..." po kjo? duhet te jap llogari ?  Shikoi mire ato guret e trurit se duhet te mungoje dicka !!

të të përgjigjem "jevga e sat ëme" apo jo? hmm... ja ta mendoj njëherë. ndërkohë të propozoj të qetësohesh. mua më shqetësoi pyetja jote sepse është e mbyllur dhe destruktive dhe do të shohi problemin në një vënd ku nuk është: te atdheu dhe largimi nga ai.

problemi është te secili më vete. ka emigrantë që e përjetojnë shumë mirë, ka që e përjetojnë shumë keq JETËN (jo emigracionin). ka njerëz që e përjetojnë shumë mirë JETËN në atdhe, ka të tjerë që ankohen orë e çast e i merr malli për kafen që kanë pirë rrëzë kullës Eifel. mua s'më duket problem kombëtar, por pikë së pari problem personal.

kur të pyeta ku e ke hallin, nuk desha të di unë ku e ke hallin ti (se nuk ta zgjidh dot), desha që ti të vetëpyetesh ku e ke hallin që vuan kaq shumë dhe çfarë është e rëndësishme për ty dhe çfarë ka vërtetë vlerë dhe çfarë të pengon ta arrish. që të vuash më pak them, se vuajtja nuk i bie njeriut në kokë një herë e përgjithmonë. 

gjithësesi, me të mira.

 ..me nje fjale une te pyes veten time se ku e kam hallin ..dhe ti pergjigjem pyetjeve te mesueses akvlli , ky ishte halli jot ?  Une hallet nuk i kam lene te mi zgjidhi Peshku ose ti ne rolin e nje edukatore kopshti, se nuk ka sens kjo !

Lexoje mire pyetjen time! Urrejtja jote ose mos respekti per nje thjesht pyetje me ben te kuptoj se per nje cast te humbi llogjika e komunikimit normal!  

 

 

Qeka lli fare muhabeti tek kjo teme...

Po ti bylis dhe artian jeni i njejti person? Po c'kuptim ka qe vini me nick te ndryshem?

 jemi me tallon prandaj 

hej, po nqs ke ik 20 vjec nga vendi i lindjes, dhe ke 20 vjet ne 'emigrim'. A nuk ka ardh koha me leviz prap? Apo ka ik h'ambicja...

Pyetja eshte e shtruar shume keq sepse shume i madh eshte konfuzioni gati femijeror qe ka pyetsi.Tashti lindim ne nje familje ,normalisht nene ,babe e vellezer e motra kur jane.Deri ne moshe pak a shume t rritur .Ndahesh prej tyre e krijon berthamen tende familjare.Burre apo grua e femijet e mevonshem.Familja prej nga vjen behet famile e origjines.Familja jote eshte ku eshte gruaja ,burri e femijet.Te tjeret behen te aferm.Tashti ne nuk kemi dy familje.Kemi nje te vetme dhe te afermit ne Shqiperi .Ky eshte koncepti.Pastaj shume prej shqiptareve emigrcioni eshte makth.Jane shpesh te paraqitur me identitete te rreme,kehtu jetojne kriza te pafundme identiteti e jetojne gjithnje me friken e zbulimit.Iu krijojne konfuzion te madh femijeve qe vine.Ne keto kushte integrimi ,shijimi i vertete i te mirave qe ka Perendimi behet i pamundur...e pastaj vuuu lot e qurre te peshku......smiley

 Pyetja eshte e shtruar shume keq

 Pyetja eshte shtruar keq, po ti e shpjegon shume mire, si e ema zeqos ne maj te thanes! 

Braktisje apo Integrim i Memedheut me Boten, eshte ceshtja ?

Ky nuk eshte problemi im eshte i te gjithve .

 

1/3 e popullsise shqiptare eshte e braktisur dhe nje numer tjeter me i madh ne rritje kerkojne ta braktisin per arsye jo te shijimit te perendimit por per arsye te tjera.

 Pse ? I jep dot pergjigje ? 

Gruja ti Zane nuk e ka problem  braktisjen e atdheut sepse braktisja eshte ne gen te gruas qe kur ajo len familjen e vet, se paku, dhe shkon tek familja e burrit!

Di qe  gra prej shkodre nuk e kane  per gjo me shku dhe me u martu ne familje te serbit per me shiju tanat t`mirat qe i jep serbi, por une nuk e kisha ktu ceshtjen!

 

Për ç'arsye kërkojnë t'a braktisin, artian? A mund të na thuash disa prej tyre?

 Emigracioni i nje individi ose braktisja e vendit ka disa arsye, mund te jene arsye politike, ekonomike, ose arsye kercenimi,

Ajo qe te bie ne sy per shqiptaret eshte arsyeja ekonomike ose mos pershtatja e rethanave kur njerzit nuk gjejne dot zgjidhje per problemet e tyre te cfaredoshme pasi ne vendin ku jetojne nuk egziston as edhe nje lloje drejtesie nga shteti i tyre autoritar ne as nje lloje problemi qofte edhe me  te thejshte.

Ekam fjalen vetem per emigrante dhe jo per studente.

Emigrim do të thotë migrim nga brenda jashtë, ashtu siç imigrim do të thotë migrim (mërgim) nga jashtë brenda. Kjo fjalë vlen për çdo njeri që jeton jashtë shtetit, nga pikëpamja a dikujt që jeton brenda shtetit. Pavarsisht nga si, pse, qysh dhe me çfarë merret, qoftë edhe student. Sa për të sqaruar kjo.

Ti thua që arsyet janë ekonomike, më së shumti, dhe kjo është e vërtetë sepse akoma s'kam parë ndonjë të përndjekur politik në Shqipëri pas viteve 90. Po a s'është kjo mos-përshtatje me rrethanat ekonomike të vendit një pakënaqësi e individit? A s'është pakënaqësia një farë vuajtje? A s'është vuajtja shtysa për të gjetur diçka më të mirë diku tjetër? A s'është kjo shtysë shpresa për një gjendje më të kënaqshme jashtë-shtetit? A s'është gjetja e kësaj gjendjeje më të kënaqshme, shijim i të mirave të perëndimit?

Ti e shikon përmirësimin e gjendjes ekonomike si diçka të jashtme të individit, si një qëllim më vete, për të cilin ia vlen të bësh "sakrifica". Qëllim për të cilin jemi të gatshëm të bëjmë gjëra të padëshirueshme, të bëjmë skllavin, të bëjmë punë të vështira, të heqim keq, të shkojmë atje ku s'duam e atje ku nuk na thotë zemra. Qëllim për të cilin ia vlen të vuash, pra. Dhe për çfarë? Për shpresën e një të ardhmje hipotetike më të mirë, për ty dhe familjen tënde. E ardhme kjo që mund të mos vijë kurrë. Ky është kurthi yt. Kjo pikëpamje është iluzive sepse është e dyzuar: nga njëra anë Ti, dhe nga ana tjetër: llogjika jote, që ndeshen e nuk bien dakord. Për sa kohë do jesh i dyzuar, jeta jote do t'i ngjajë një skizofrenie të vërtetë. Prandaj është e rëndësishme t'a ndash shapin nga sheqerin e të zgjedhësh cilin do. Të zgjedhësh rrugën që dëshiron dhe t'a bësh me zemër, sepse ashtu e ndjen. Të zgjedhësh rrugën që të sjell kënaqësi, liri, lehtësim, aty ku je, në çastin ku je. E kaluara dhe e ardhmja janë iluzion. Vetëm e tashmja vlen. Ka njerëz që e kanë kuptuar këtë dhe nuk e shikojnë migrimin me syrin tënd (ti thua që migrimi qenka problem i të gjithëve, me ç'të drejtë e thua këtë?).

Asnjë qëllim nuk ia vlen të vihet në piedestal e të lartësohet në shkëmbim të integritetit të individit. Të thuash që je i detyruar të bësh diçka kundrejt dëshirës është si të thuash që nuk je i lirë të bësh atë që do të doje të bëje. Të thuash që kushtet ekonomike të detyrojnë të heqësh keq është si të thuash që mirëqenia jote kalon në rang të dyte dhe gjendja ekonomike, si qenie më vete, e jashtme, kalon në rang të parë dhe të tërheq prej hunde. Po a s'është pikërisht dëshira për mirëqenie që të shtyn të përmirësosh gjendjen ekonomike? Atëhere të thuash që po sakrifion mirëqenien për mirëqenien, është patetike. Përmirësimi i gjendjes ekonomike duhet të jetë mjet, jo qëllim më vete. Nqs nuk ky mjet nuk të lejon të jesh i lumtur, dmth që nuk ia vlen. Jeta është e shkurtër artian, për se po sakrifikohesh tamam? Imagjinoje veten në prag të vdekjes nesër, apo pasnesër... çfarë do të kesh më shumë në bilanc, të mira apo vuajtje?

 Emigrim do të thotë migrim nga brenda jashtë

Ti po ben shpjegimin e emigrimit qe  quhet migrim nga brenda jashte,po pse ka ndonje problem ketu per tu shpjeguar qe nuk e dime kete? Kesaj i thone jo ush po gomar ! Ti i bere nje sqarim ketu e ndrite me shume sepse ishte ne "dark"

Prandaj është e rëndësishme t'a ndash shapin nga sheqerin e të zgjedhësh cilin do.

Une ne fakt kam bere pyetje;

 A eshte emigracioni nje kosto izolimi per familjet shqiptare apo nje integrim i tyre me boten ? 

Nuk kam bere shjellim per te gjetur shapin dhe sheqerin, ti si me e zgjuar qe hidhesh perpjete mund ta besh kete ne menyren tende te shtjellimit apo e do nga une qe te beje edhe pyetjen edhe pergjigjen?

Ti me analizon mua pse une bera pietje, dhe irritohesh pse nuk ndaj shapin dhe sheqerin ?!! Ky debat kot se koti qe ti ben per shapin dhe sheqerin per mua e ka emrin "tongerllik firauni" !

 

Artian, ti bëj çfarë të duash me fjalët e mia, unë të fola dhe të thashë të vërtetën ashtu siç është, vëlla. Për t'iu përgjigjur pyetjes tënde, mqs s'e paske kuptuar akoma nga gjithë ajo që të është thënë deri tani: jo, nuk është "kosto izolimi". Përsenë e ke te fjalët e mia, të akullit e të tjerëve.

Shëndet e paqe.

Nga reagimi yt kuptoj që për sipas teje, po, është kosto izolimi, dhe po, është problem. Prandaj të fola, për të hedhur dritë mbi atë që ti e shikon si problem, sepse problemi është vetëm në sytë e atij që e shikon. Bëj ç'të duash, po be happy.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).