duke diskutuar dje me disa miq  mbi ngarjet e g8 ne genova ne vitin 2001 dashur pa dashur kaluam te diskutonim per pro-te dhe kundra-t e globalizimit.n.q.s vendimarrjet e atij smaiti ishin te drejta, te duhura dhe te nevojshme apo nqs protestuesit kishin te drejte(ne ate rast dhe ne protestat e tjera no global)

a njeh ndonjeri prej jush ndonje  adrese interneti,video,dokumentar etj etj lidhur me kete fenomen?(keshtu ne diskutimin e radhes te jem me e pergatitur dhe ta beje diskutimin me te animuar)flm te gjitheve.

mirepriten info pro dhe kundra globalizimit ekonomik

18 Komente

Krejt e kunderta nga cfare paraqitet ne ate karikaturen me siper.

 Nocion aq romantik sa dhe Bashkimi Europian. Ne Davos kete vit po flitej gjithmone dhe me shume per G-Zero, po jetojme ne nje kohe qe askush nuk do te marr stafeten per lidership te agendes nderkombetare apo te formuloj dhe te praktikoj politikat mbi tregtine e lire (kjo eshte utopike ne menyren e vet) apo te sjell edhe qofte nje lloj balance mbi sistemin monetar nderkombetar, hidhjet dhe pritjet midis Obama dhe Hu Jintao, menazhimi qe po i behet per momentin krizes se drithrave, mungesa e nje organizmi te perbashket pergjegjes mbikqyrjen dhe mbarevajtjen e shpendarjes se burimeve ushqimore. Ket jave tek Economist ishte nje studim qe tregonte se per here te pare ka ushqim mjaftueshem per 7 miliard njerez por mungojne kanalet e shperndarjes dhe normalisht krijohen hapsira per disnivele ekonomike te ngjashme me favela-t ne Brazil dhe slums ne Indi.

Si perfundim, Globalizmi mund te jete si nocion qe ka gjetur me shume shprehi teorike por nuk ka baza praktike.

nje llaf goje

 Globalizimi solli edhe krizen financiare te 2009.

Ne qe nuk ishim te perfshire ne te nemurin  nuk u prekem nga kriza dhe patem rritjen me fantastike ne bote. Fanar.......

 Asnjoni nuk e dika ca eshte globalizmi.

smiley ho pra njihere, qe be si i dijshem

he ca eshte globalizimi, ca eshte?

 10 globe te mara se bashku.

mbaj mend nje batute te njerit. Kshu si pergjigje ishte pak a shume "globalizimi eshte qe, ti italian paguan ne hollande nje aziatike ne euro "

e vaket.. xhersi shore do ishte me gjithperfshirse..

Po ti jeton ne Tirane? Efektet negative dhe pozitive te globalizmit shihen dhe jetohen me mire sot ne Tirane.

Per mendimin tim, hegjemonia ushtarake duhej te kalonte nje dite ne dore te dyte... globalizmi eshte hegjemonia ekonomike.

Gjithmone, e te pasurve mbi te varfrit. Nje menyre jo thjesht kontroversiale qe dhe ne letra mund te pershkruhej si skllaveria e mijevjecarit te trete.

Nuk mund te veprohej ndryshe ne kohen e revolucionit mediatik, ku njerezit mund te organizohen edhe pa u takuar fare dhe ku qeverite dhe te fuqishmit nuk kane me kapacitet te mjaftueshem per te kontrolluar, aq sa dje mund ta benin me ushtri, ose me nje embargo te vockel. Dhe eshte mese i kuptueshem, kur mendon qe te fuqishmit po shkojne drejt shterrimit te burimeve te tyre, dhe ato burime qe jane te pashterrueshme, sot jane te pamjaftueshme. Popullsia eshte rritur me mbi 4 miljard ne vetem 60 vjet, gati trefishuar... dhe me keto ritme, andej nga 2050 pa frike mund te kete shkuar ne 10 miljard. Stili i jeteses se te fuqishmeve, nuk mund te perballohet me me skllever te prodhuar me ushtri, e as me burime te brendshme... keshtuqe... ta globalizojme pak problemin. smiley

Shoqeri te varfra qe mund te perfitoje nga globalizmi, ne pergjithesi, edhe mund te kete; por popuj te varfer qe perfitojne nga ai, nuk ka.

Nuk po bazohem ne prezantimin e qeverive dhe organizatave lepirashe. Nga prezantimi i tyre une vetem nje gje kam arritur te kuptoj mire: mallrat gezojne me shume te drejta se njerezit. Mallrat mund te levizin lirshem, njerezit; pritna zot, larg qofte!

Mendimi im modest ky.

duke diskutuar dje me disa miq  mbi ngarjet e g8 ne genova ne vitin 2001

Sa me ngut e paskeni marre. :O  It's only 2011. Plus, keto biseda beni me miqte kur mblidheni? smiley

Nejse, jemi qe jemi i fusim nje te lidhur kesaj me temen e emigracionit, dhe nqs del gje interesante, i bashkojme me temen e apokalipsit, pas te ciles shpresoj ta kemi kuptuar nese ishte veza apo pula ajo qe shtroi e para dilemen "to be or not to be" dhe nese tendenca globaliste eshte tregues qe jeta ne Toke eshte mbjelle nga dy aliene adoleshente qe kishin teme diplome ne gjimnaz pikerisht globalizimin.

Ke honger noihere hallve, tha. Ja ashtu eshte globalizmi, i omel si hallva.

shume e paske nderliku, lul.

ne dialektin ton, globalizmi nuk ben perkembim te o-se me a-ne (ketu psh do dallohej njeri qe nuk e ka te vetin ate dialekt, sepse ai/ajo do i thosh simas rregllit "glabolizem", kur ne fakt eshte "glabalizem", vetem o-ja e pare ndrrohet. Njesoj si nje anglishtfoles e provon tek shqiptimi i fales "southern", per te mos shku deri ne Worcester)

I rashe shkurt, emo. Tamon, tamon, "glabalizmi" duhet thojsha, e jo "eshte" po "o," po mo ma vej re, jom tirons me gjyshni qe u kan pas thirr qypit "qip," i internum anej ka "ca berre ti llai, mirr, e mos me fol mua si lamash tirrane, mo, se te hedh gunen ne tela, degjove," kshu qe mu ka bo gjuha sallat.

ja c'ka thene i nerumi poet PERS babai i Globalizmit mbi thenien e te cilin ekziston sot OKB !

Njerzit mbi dhe te njellojte  jane

se brumin e krijimit te njejte e kane

Kur koha godet nje pjese me terbim

as pjesa tjeter nuk ka ngazellim

Pastaj njerzit u shtuan keshtu qe dhe veset si , Lakmia e Egoizmi u shtuan ..... se Bota Globale ka filluar smiley

Konkretisht eshte finalja e Idese se KOMUNIZMIT marksit dhe Engelsit jo cfaqja e pare e shtetit Politik qe diktoi Ekonomine , por diktoi nje pamje me reale te te "babziturve "te EGER te ruanin Bythen dhe te cfaqen si SOT .! Por sic ka thene Mao do dhe dhjete mije vjet qe te cfaqet ! smiley

Pastaj ka libra e referenca , volume e takime , do kete pambarim edhe te rene para Kulles se Demokracise ,( jo te Vucidolit ) deri sa tua marrin te "babziturve " e ta shuajne nga toka kete mole qe bren njerzimin !

Eshte katandis globalizimi si pornografia "Can't define it, but I know it when I see it" (SCJ).

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).