Cilat jane kujtimet tuaja ne lidhje me diten e pare te shkolles?

12 Komente

Petulla për mëngjes, gjyshi përdore, gëzim i pamatë, diell fund-vere, një tufë me çerra të panjohur, shoku i bangës që qan me lot e s'do të hyjë në klasë, përparse e zezë me jakë të bardhë, dërrasë e zezë, banga e tretë, rrjeshti i tretë (vendi më i mirë sipas gjyshit), çanta më e madhe se shpina... e zezë, pseudo-lëkurë me dy susta përpara dhe me kapak me dy njolla kafe (shoku i bangës ka të njejtën po me njolla të kuqe)... një farë habie se pse jam aty, unë di të shkruaj e të lexoj, kam mësuar vetë kur isha katër vjeç... po thonë që ka akoma për të mësuar, epo mirë, të shohim...  ra zilja e rëndë prej çeliku që përplaset me një guriçkë në dorën e dezhurnit.. me siguri i klasës së tetë ky...

Me kujtohet dita e pare e shkolles tek Vasil Shanto (Tirana e re), me çon plaka ime, dhe zysh Shqipja, me vendos tek banga e pare, mirpo une nuk e hiqja nga dora lodren time, nje vinç (si duket duhet te kem patur prirje dhe enderra per ndertues), te cilen e vendosa siper bankes edhe me rekomandimin e mesueses Shqipe, nje zysh e dashur me te gjith ne femijet. Ehh, kemi qene femij te prape m'duket smiley  

qe ne klase te pare paske pasur ''vizione te qarta'' per te ardhmen, Pjero.smiley

 

Me kujtohet dita e pare e shkolles tek Vasil Shanto (Tirana e re), me çon plaka ime, dhe zysh Shqipja, me vendos tek banga e pare, mirpo une nuk e hiqja nga dora lodren time, nje vinç (si duket duhet te kem patur prirje dhe enderra per ndertues),

Babi dhe mami kishin lene dy ore pune ne mengjes te me conin ne shkolle, mengjes te "rriturish" diku afer shkolles(uu c'qejf kur hyn ne rrethet e te rriturve!), nje grumbull qullashesh qe qanin tek porta, stafi i klasave te para me drejtoreshen ne krye qe na jepnin mireseardhjen,...Mbas formaliteteve te para shkuam tek klasa me zysh Margaux bankat e te ciles ishin te vena ne forme katerore, emrat e secilit te pikturuar perkrah fotos te nje princi ose princeshe, ato qe dinin te lexonin shkuan vete e ato qe s'dinin te lexonin u eskortuan. Prinderit mund te shihnin dhe ca çerrat nga xhamat e korridorit duke leshuar here pas here pasthirrma te tipit: uuuuuhh, kalamani im po ngre dore, aaaahhh qurravecja ime po qesh,...la li la.          

Ditet kaluan dhe fillova te ngre hunden perpjete me "trashesine" e klases ne te cilen kisha rene; une dija te shkruaja ne dy gjuhe dhe keto akoma tek A-ja dhe B-ja! "Pikaaaa, dua te arratisem!"-I rrefeva babit mbas nje jave, c'dinte ai i shkreti qe ne ato momente po viheshin themelet e bohemizmit shume-vjeçar qe do kaplonte qenien time. smiley

 "Ditet kaluan dhe fillova te ngre hunden perpjete me "trashesine" e klases ne te cilen kisha rene" 

edhe ke ppu e njeta gje smiley

Epo, me bythekripurit e Vllorres s'do merremi ne. smileysmiley

Seriozisht njero, kam ndenjur nje semester duke rrotulluar gishtat derisa mesuan ato te shkruanin e lexonin!

babi asnjehere sme merrte per dore, vec me thonte shpejt se jemi vone. e Nxitonte, une pas tij vrapoja. Me ne fund arritem. Shyqyr, babi ishte shume korrekt e i urrente vonesat. babi mori dopjon e mengjesit, une nuhasja aromat qe vinin nga banaku. Gjithe kohen mendoja kur do behem dhe une si babi e mos ta caj koken per shkolle e te ulem neper bare per qejf. Banakjerja ma bente me sy e qeshte. Eh te kishim Childline atehere do e kisha denoncuar per child-abuse. Vite me pas e takova por beri sikur sme njohu, eh keto tetat mendova te bejne i cike si grooming kur je i vogel e pastaj s'ta varin.

Back tek babi...meqe rruga per pune i bite ka shkolla ime, ne pinim bashke cdo mengjes. Mami nuk dinte gje per kete ritual tonin. Shpej e kisha kuptuar qe po mos ti thoja mamit babi do ishte me doreleshuar per "allowances" e nje Mami e qete nuk do harronte te me binte nga ato pitet e famshme me mish qe beheshin te rruga e barrikadave. Per brezin post-90, qe pyesin po kur s'kishte mish? Hm. atehere i fusnin djathe. Por si mish-si pa mish nuk kishte me shume se luge caji-substance-filling. Seriozisht tani. Mami me conte ditet e para. Fer-fer i bente fustani. Qene ca veshje te bukura ato kohe ne 70, ushqime kishte, tirana "mummies" kishin lezet ti shifshe. Tualet, mini e maxi, floket e shkurtra, buka me gjalpe e djathe edhe camcakiza kishim ne dyqan...pastaj. FAP. si brenda nje nate erdhi austerity time, e filluan tallonat.  smiley Tek Mihali ne kishim nje uber-zyshe, Meremen [turdiu] e kendshme, e dashur, kinge. Harrova ta them, te dy si babi-si mami ishin disidente te thekur.smiley Kjo me kujtohet mire vec kurre ne publik, kemi familje thonin shhhhtttt. or it was simple whinge-ing...this i will never find out smiley

----

Tirona ka pase ca goca fort t'bukra...kur une isha i vogel, sot ka prape por diska u mungon, sharmi...apo c'fare une se di...kjo eshte jashte teme, por keshtu i kujtoj une megjeset e shkolles, konjaku i babit, kepucet me taka te mamit, vajzat simpatike, isha i vogel e me falej...pije-vajza-aventure ishin aspiratat e mija.

sme kujtohen shume gjera nga dita para e shkolles viti 91, vecse rreshtimit para oborrit te shkolles per 2, prinder konfuz nga varferia por te mallengjyer e te gezuar qe qendronin tek dritaret e klases, nje zysh e re shume simpatike por qe u largua nga qyteti pas nje jave e 8 zysha te ndryshme gjate klases se pare....

Isha tek Sabaudin Gabrani (21shi) dhe kisha veshur perparsen e zeze me jake te bardhe qe kishte 5 jave qe mezi po prisja ta vishja. Me kishte mesuar gjyshi te shkruaja dhe te lexoja perpara se hyra ne shkolle e per kete arsye isha e kenaqur dhe mezi po prisja te fillonte ora e pare e mesimit. Nuk i kuptoja disa qe qanin dhe perqafonin prinderit/gjysherit se nuk donin te shkonin ne shkolle. Shkolla mua nuk me dukej e frikshme, perkundrazi.

Mami, babi edhe gjyshi po me porositnin qe te sillesha mire dhe te mos flitja shume ne klase. Me lule ne dore per mesuesen, e cila nuk me mori me nje sy te mire, por fatmiresisht per te, u largova nga Shqiperia pas klases se dyte.

Prape? me vdiqen keto dezhavy-te! C'paska qene ky marsi... muaj plot me wormholes.

Na trego edhe ti tani.

 Ajo qe une mbaj mend, nga klasa e pare ne Liceun Artistik, eshte vetem zysh Llambrinia. Tamam si nje nene e mire. Kam pase ne klase David Tukiqin, qe vetem qante...

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).