Ose kush e ka po pothuajse s'e perdor fare?

Per ata qe e perdoren rregullisht, sa kohe mesatarisht ne jave (ose dite) harxhon the average Facebook shqipo ne ate faqe?

A eshte nje fare Big Brother show, dhe a ka te keqe nese eshte si BB?

 

P.S.

28 Komente

 FB eshte dicka me shume ne jeten e perditshme, nje plus, si per te mirat, si per te keqijat.

Per ata qe duan te ruajne lidhjet me fort me te afermit, eshte plus, lidhen me fort.

Per ata qe duan te duken, eshte plus, do te bejne me shume gjera qe te duken.

Per ata qe bejne budallalleqe, eshte plus, do t'u shihen edhe me shume.

Per ata qe kane qejf te thurin teori komploti dhe per ata qe kane zakon te sulmojne gjithnje ate qe qendron ne krye te llojit te vet (bill gates, Google, agjencite qeveritare, Big Brother, Top-Channel), eshte plus, shtohet nje teori tjeter ne liste.

FB nuk ka asgje te keqe dhe asgje qe ka te beje me Big Brother. Jane njerezit qe kane mes tyre budallenj qe duan ta perdorin si te ishte Big Brother. Per fat, s'jane shumica.

mig, nuk thashe ca mund te behet ne Facebook; e kisha fjalen ca behet zakonisht.

Ne BB njerzit ndjeken jeten e te tjereve ne "shtepi", ku jane, ca bejne, etj. Dhe ne Facebook kam pershtypjen (po kjo mbase e gabuar se asnjehere s'e kam perdorur rregullisht) se ka shume elemente te tille; te vijne mesazhe ne home page qe ky e ajo i tha atij kete e ai vuri foto etj.

Megjithate, nuk thashe se kjo eshte domosdoshmerisht keq, keshtu qe s'e shikoj pse facebooksat behen defensive gjithmone smiley

 Po, eshte e vertete, por sic tha Eri me poshte, gjithcka e ke ti ne dore.

Une kam vene opsionin qe te mos me vije asnje njoftim nga te tjeret dhe te mos u shkoje asnje njoftim nga une. Kur dua, shkoj u shoh profilin apo fotot. Ne fillim, per shembull, kisha lene te me shihnin ditelindjen. Me uruan me kuc e me mac, u detyrova t'u kthej pergjigje te gjitheve. Pastaj e bera qe te mos e shohin, dhe s'me erdhi asnje urim. FB e perdor vetem si e-mail, per te kontaktuar me njerezit qe s'i kam ne e-mail apo ne celular. Per kete eshte shume i dobishem. Te tjerat pastaj, secili sipas qefit.

"A eshte nje fare Big Brother show"""

nuk e di a ngjan me BB apo jo.......

por e verteta eshte se ne FB ploteson  disa nevoja sociale...

1-bisedon ne kohe reale me shume miq apo te aferm, kudo qe ndodhen ata..

2-gjen material nga aktiviteti i miqve dhe te aferme te tu per thashetheme..

2-flirton

4-informohesh per evente te ndryshme sociale....(merr edhe ftesa madje)..

5-ndihmon per tu lidhur me njerez te ndryshem te profesionit tend...

6- dhe me e rendesishja eshte se gjithcka e zgjedh ti...

Problemi i madh i FB jane aplikacjonet e panumerta dhe spammet qe nuk te lene te maresh fryme rehat. Une po e perdor shume ralle se shumicat e notifikimeve qe me vijne jane ftesa per lojerat idioteske qe luajne pertacet e ngeshem dhe amvisat.

Po problemi me irritues eshte se cdokush mund te beje tag ne c'faredolloj fotografie apo kartoline idjoteske pa kerkuar lejen tende dhe kjo per mua cenon te drejtat individuale. Problemin tjeter te cilin cdokush mund te shkarkonte fotografite e tuaja personale nga FB u zgjidh me aplikimin e fundit qe i kane shtuar. Per mua si artist ishte shume elementare kjo se ka te beje me te drejten e autoresise etj.

Tani po futem ne konspiracjone....

Ndoshta dikush eshte i interesuar qe te kete te dhenat personale te cdo banori ne planet dhe FB i plotesone kerkesat e tyre me se miri. Teorite konspirative thone se pas gjithe kesaj fasade gjendet Central Intelligence Agency.Ka një anë të errët në kete histori suksesi e cila është e perfolur ne Blogosphere. CIA- ishte duke e perdorur FB per rekrutimin  personeli për  Shërbimit Klandestin Kombëtar .

Financuesit e pare te FB

Paketa e pare e kapitalit te fondeve prej $500.000 u financua nga ish CEO i Paypal Peter Thiel autor i vellimit anti-multikutural "The Diversity Myth" ai gjthashtu eshte ne bordin e Grupit Radikal Konservativ Vanguard PAC

Raundi i dytë i fondeve në Facebook ($ US12.7 milion) erdhi nga Partnerët e sipërmarrjes të fortë accel. Menaxher i saj James Breyer ishte më parë kryetar i Shoqatës Kombëtare te sipërmarrje Capital, dhe shërbeu në bord me Gilman Louie, CEO i In-Q-Tel, një e kapitaleve firmë e themeluar nga ana e CIA-s në 1999. Një nga fushat kryesore të kompanisë së ekspertizës janë në "Data mining technologies"

Breyer gjithashtu ka shërbyer në bordin e R & D Technologies firmë BBN, e cila ishte një nga ato kompani përgjegjës për zhvillimin internetit

 

 

Tani po kaloj ne gafat me te medhaja ne FB

 

Burglar Boasts on Facebook Page

 

 

 

 

 

 

 

Ky hajdut ne SHBA ben update ne statusin e tij per vjedhjen qe sapo kreu ne shtepine e gazetarit Marc Fisher. Nuk mjaftoi kjo por ndryshoi dhe foton e profiliti duke vendosur nje foto te re ku kishte dale me sendet e vjedhura dhe xhaketen e Fisher-it

Nje punonjese Banke ne SHBA filloi te villte vrer kunder bosit te saj ne status update por harroi nje detaj te vogel...Bosi ishte ne listen e miqve te saj dhe lexoi gjithcka

 

 

Une nuk kam FB dhe as me shkon ne mend te hap nje llogari aty. Kam pershtyjen se eshte humbje kohe dhe pakashume me risk, perderisa te gjitha te dhenat qe personi fut aty i mbeten ne pronesi FB-se.

Me familjaret dhe shoqerine time flas ne tel dhe mbaj lidhje me emai. Keshtu qe FB nuk me eshte i domosdoshem apo i dobishem.

 Mjafton te futesh vetem emrin, s'ke pse i fut te dhenat e tjera. Per te tjerat pastaj, secili e ka menyren e vet se si kontakton me njerezit. Dikush me FB, dikush me Skype, dikush me e-mail, dikush me telefon, dikush nga yahoo e dikush me hotmail. Te gjitha keto te tjerat ofrojne te njejten gje qe ofron FB. I vetmi problem me FB eshte se eshte me i madhi.

 iiiiiiii, ske fejsbuk e? Ti ske fejsbuk ee? Atehere kot qe rro::::::::::::::::::: 

God bless Facebook. Pa ate njerezit nuk do kishin rigjetur shoqerine e vjeter te shperndare neper bote. Nuk do shikonin dot fotot me te reja te nipit te vogel qe jeton per shembull ne nje kontinent tjeter. Nuk do shikonin aktorin e preferuar qe ka lene Shqiperine para 20 vjetesh per shembull. etj etj...Kush te detyron te publikosh te dhena personale???? asnjeri! I dashur Zukenberg, thanks man! smiley

no problem dude, anytime!

vet cdo dite harxhoi ne total 15-20 minuta ne dite...me pelqen fb...per shume gjojna

nga ata qe njof ata qe skane mendojne se jane vips, apo kane sekret e budallalliqe si kjo....por si e perdor ka shume rendesi...

Qe kur lash Cipsat sma ndjen me per FB smiley

E kam perdorur fcb.. tani e kam mbyllur.. Ndihem shume rehat. Na paska marr ne qafe fcb. Doje zdoje kur futeshe ne linje duhet tu pergjigjeshe me radhe gjithe shoqerise tende apo njerezve te tu. Ku ishe? Pse u vonove? Ca bere sot? Nga dole? E more vesh filanken...? U beme si grerezat me fole fcb.smiley

Une s'kam patur kurre, s'kam dhe nuk ka burre dhe reklame apo siguri me avjon ushtarak qe te ma mbushe mendjen te hap. smiley

 lale, mos boj kot, se ti ke fejsbuk, por na bo si interesant tani. E ku ka jete pa fb........................................

Ti kot qe rroke pa fb.................

gjalle ne bote! une nuk e di kush nuk ka ne fakt, por di te them qe une s'kam.

po pse mo zotrules si flet me robt ti , me e-mail akoma, si 95 ?,

Pastaj c'asht ky mllef antifejsbuk, antikonsumizem-liberalizem-kapitalizem? ku do te dalesh me kto ti? mos ke gje aludime dhe per pushtetin tone popullor? 

Leri keto tashi po mblidh mendt e kokes e shko hap fejsbuk! Ti ne Ingliterra e rri pa fesbuk kurse N'Macukull, Mamurras, Kominat, rrogozhine e gjer posht ndivjak s'flet mo tjetri me goje, ca ke noi hall a shqetesim atje ne fejsbuk.  smiley 

Nuk kam mllef mo zemer. une kunder pushtetit tone? largj koft beh, zotnaruj...

nuk kom pas asiher fejsbuk o vlla, pranej noshta rroj m'ingelterr se njasaj qeverijet nuk i duhet hiq vota e nji pafejsbuksi si puna jeme. smiley

As une s'kam, s'kam patur dhe s'do te kem. Menyren per te folur me njerezit qe do e gjen edhe pa vene fotot e festes se tetevjecares per gjithe globin.

 Kam fcb dhe nuk me shqeteson ne asgje, kam familjaret e mi, shoqerine time dhe kaq cdo gje tjeter e kam bllokuar per publikun ... Nuk kam ndjere deri me sot asnje rrezik nga fcb. Koha qe harxhoj ne te se kam vene re te them te drejten por sa here hyj ne kompjuter do hyj dhe atje te pershendes njerzit e mi ...Nuk eshte fare nje BB show por eshte nje faqe private dhe familjare shume e mbyllur per ata qe dine ta perdorin se ka nga ata qe futin shoqeri ke i ben ftese pa e njohur asgje fare atehere dihet do u dalin probleme me vone. Fcb per mua eshte si dhe faqja ketu ku jam zere, e perditshme njesoj jane te dyja. 

fb-u më tepër është një mënyrë për te folur me njerëzit që s'do, smiley por edhe një mënyrë për të këputur lidhjet me njerëzit që do.

Mirë është që është.

 

as une nuk hap llogari ne fb se nuk du me qene konvencional si t'gjithe robt e zakonshem

Kom, por perdorimi i tij ka ardh ne renie...Ndonjehere hyn ne pune si reminder i mire, por shpikja e vertete eshte interneti...FB eshte social network qe paradoksalisht te ben dhe asocial se ta shuan etjen per te socializuar realisht. Shume familje ne SHqiperi e kane problem me femijet e tyre qe kalojne shume kohe ne te...

Nje pjese e pyetjes duhet te ishte; a loz njeri me Farmville ne FB...Cfare i terheq tek ajo loje?

Nuk shoh ndonje ndryshim te madh ndermjet Facebook dhe windows live. Windows live eshte shume here me praktike dhe profesjonal kur flasim per fotografite dhe chatimin. Une do jua sugjeroja atyre qe dun te heqin dore nga FB

Mua me irritojne lojerat dhe aplikacjonet e teperta qe dergohen nepermjet FB dhe hyj vetem disa minuta per lidhjet familjare me teper.

Facebook kam ndonese perdorimi i tij eshte i kufizuar (e kane bllokuar ne pune smiley)

Per mua personalisht ka sherbyer per te njohur fisin e larget si dhe shoqerine e kopshtit ne Shqiperi. Eshte vertete interesante kur i shikon si kane ecur e si kane perparuar. Eshte nje ndjenje e bukur kur meson nje lajm te mir nga nje person qe ka 18+ vjet qe nuk ka figuruar ne jeten tende, ose me sakte nje kushuri i larget qe kurre se ke njohur per kushuri.

Rrofte FB se njehere ne vit qe vemi ne Shqiperi per 10 dite mezi kemi kohe te shohim gjysher e halla e daja e teze jo me te marim gjithe fisin me radhe.

Deri nga mes gushti i 2009-tes edhe une refuzoja kategorikisht te hapja llogari ne FB, por shoqeria ma mbushi mendjen qe ja vlen edhe sikur vete per nje arsye: rigjetjen dhe rilidhjen me njerez me te cilet kisha humbur cdo lloj kontakti prej kohesh.  Kjo u vertetua me se miri kur u rilidha pothuajse me te gjithet shoket e shoqet e klases nga tetevjecarja me te cilet kisha mbi nje dekade qe kisha humbur cdo lloj kontakti.  Sigurisht qe qarin ja kam pare dhe ne menyra te tjera, por arsyeja e siperme eshte kryesorja.

un jo

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).