Nuk e kam lexuar akoma artikullin e Kananajt po prej figures tek ajo teme, nje burre qe hidhet me trampoline ne goten e veres, vura re qe zgjidhja afatshkurter e te gjitha problemeve qenka shtruar mire dhe ne PPU.

Keshtu qe peshq, cfare pini, si e pini, sa pini, pse pini dhe me ke pini, sa te ngushta i keni marredheniet me baristin/en, a jeni te zgjedhur per llojin e vodkes, po armagnacun a e terhiqni, a ju duken koktejet pije gocash mami, po gocat a e pine rakine, a kerkoni alkoolin specifik ne momentin specifik, apo e keni shpirtin e madh per cdo eter?

155 Komente

Trop, me hile.  Ku na nise, ku na bitise smiley.

PF-ja do t'ia vinte titullin kesaj teme pijetare vs pijanece smiley.

Do i rikthehem ketij muhabetit sa te bej mezen, shishen e goten gati.

 ne fakt une do ti kisha shtuar dy vargje popullore mbas titullit

Moj raki, moj bukuroshe

na gjezdis qoshe me qoshe

 

.  

Kallxona trop ty ç'ka të ka gjet,
Ç'ka të ka gjet?

Eheeeeej
Dashunoj nji raki bukuroshe
Ma ka ndezun zemren flak-e, heeejjj

Ma ka ndezun zemren flak-e, 
Heu ç'ka m' ka gjetë...

.

oh don't ask why, oh don't ask why (muzika: kurt weill; liberti: bertold brecht)

Po s'i kallxove PF-s pse je katandis me raki serbe, do ia kallxoj vete smiley.   

hahahha po c'ke ti, sa te pihen pak peshqit dhe e hapim edhe temen tjeter.

une psh. po pi nje raki kumbulle serbe. s'e kisha menduar qe do te vinte kjo dite, une qe bojkotoja euromaxin dhe lexoja me kujdes cdo etikete. por i dhashe karar qe duhet njohur armiku. smiley

si prove per pf-ne po shtoj qe rakia e kumbulles pihet mire thate, ose si aperitiv, ose si dixhestiv, ose kot per kokerr te qejfit (vetite e shkelqyera te rakise), por ne dite halli edhe me ushqim, por gjera me shije te lehte, tip rripa specash me salce djathi.

 Pse serbe moj shejtan? Ne Dardhe te Korces bejne rakine me te mire pe kumbulle. Ne kthim nga Dardha ndalo ne Boboshtice dhe bli nje shishe me raki pe mani te Boboshtices qe ben edhe per te pire solo edhe per t'u ferkuar kur te ze ftoma dhe mos e fik me llullen e qejfit. smiley

Po kjo na u gjend o PF, dhe e racionalizuam qe serbet jane te famshem per rakine e kumbulles. I kam njohur dhe keto qe thua ti (madje ajo e boboshtices ka dhe nje ngjyre psikadelike), duke u rritur duke mesuar, por mund te them qe ndaj manit preferoj kumbullen, ne momente te caktuara edhe manaferren. Muskatin do ta doja per shoqkat por s'kam per momentin.

Qenke te gota e pare, se pergjigja eshte me kostum e kravate.

PF, thjesht o burr, i kane mbaru te vendit smiley.  

Jo edhe une blej shlivo ketu kur me mbaron rakia. Nuk eshte e keqe jo. Po une jam mesuar me raki qe ma bejne njerezit e shtepise, shume shume kushot e gruas. Me nje llaf, raki e bere me dashuri, jo per leke. smiley 

Megjithate mos harro se nje komponent shume i rendesishem i rakise eshte shoqeria me te cilen e pi. Ketu perjashtohen rastet kur thjesht ta do trupi, ose sic thoshte Kapedani : "Brrrr, sec me vine ca si morrnica.."

Si mund ta pish? S'ka gje me te shpifur se rakia e kumbulles.  Gjithmone kur kam pire me ka shijuar shume e shpifur.  Rakine e rrushit, sidomos raki moskati, s'e ndrroj me asgje.

I pakapshem se mos ma merr per ters qe e kam permend moskatin per shoqet me siper, ne fakt moskati eshte shume i mire ne vetvete, por eshte nje menyre gjithashtu shume e mire per t'ua futur ne qejf rakine edhe njerezve qe s'para e pijne.

Une per vete njohjen me moskatin e kam pasur nepermjet grappes, se atekohe s'i kisha mbledhur piket te me jepte njeri raki ne memedhe.

Dicka tjeter per rakine e kumbulles.  Koka dru te nesermen, kurse me raki rrushi te bere pa hile kam arritur te pij dhe gjysem shishe ne nje nate me nje person tjeter dhe kam qene mese esull te nesermen.

s'ma do trupi hic alkoolin, shyqyr. ndonje gote vere ne rast se eshte e mire, ndonje birre te ftohte kur eshte vape (cuditerisht sapo hap syte ne mengjes), keto te tjerat rraaalle. 

Heren e fundit qe jam bere tape, leje mos e pyet - le te themi qe nuk isha "vetvetja"Tongue.

Keshtu keshtu, ne rast se me ofron pije alkoolike apo uje, une them uuuje.

cfare pini - 90% vere (red), 5% birre, the rest whisky ose raki Shqiperie kur bejme vizita dhe marrim edhe ca me vete - dmth pi-merr-ik!!!

sa te ngushta i keni marredheniet me baristin/en - me baristin nuk kemi mardhenie fare prevec sherbim pageses. Baristja buzeqesh nganjehere - por pervoja ka treguar qe nuk del gje nga buzeqeshja e baristeshave. Zakonisht buzeqeshja e baristeshave eshte kusuri i xhepit te pijetarit!!!!  smiley

vodka/koktailet - not my cup of tea!

karrierist po nuk eshte cudi deshira mengjesore, alkooli eshte tonik si kafja & co.

megjithate me vjen shume mire. po ku ke ti nevoje per alkool, i fut nje tralala ti dhe smiley

pergjithesisht ke te drejte, por ka raste qe tralalaja (kur eshte e detyrume kuptohet) te ben per alkool

 

smiley ti e di qe s'ta kisha me te keq, e vleresoj shume punen tende kerkimore dhe informative me muziken dhe perseri sugjeroj te besh nje program te shkurter internet radio dhe ta ngjisesh ketu te peshku, e qe ketej me tutje.

megjithate, meqe ma kujtove, edhe tralalaja ne klubet e tr-se te ben te pish si ne mes te veres.

hahah me duket se e pranova; s'bohet fjale ta marr me te keq

emo, publikut te shkrete aty ne salle, i lejohej ta mbanin paguren gjasme -te-ujit, me kete rakine e orizit? apo s'kishte publik fare aty? Tongue

boo, shikoje pak me perkthim italisht:

http://www.youtube.com/watch?v=EETOwqdMolg

noi eravamo communisti

sidoqofte, in the back, i miri,  i palodhuri ferdinant (RiP)... plus qe notat e para te "aries" kane dicka prej morricone... nje si feksje harqesh... zhos profesionisti...

 morricone... nje si feksje harqesh... zhos profesionisti...

 tani po racionalizon ti me duket Big Grin

Ju po beni te fortin/forten, a e keni pe verteti kete te pirin qe m'sabah? :o.

trop, qe ta dish me cer te me presesh: vodka & cran, mund te bejme kompromis vetem me grey goose nqs s'ke belvedere. 

Birra, vera e kuqe sipas rastit, stines, orareve smiley

 Ju po beni te fortin/forten, a e keni pe verteti kete te pirin qe m'sabah? Surprise.

tropi po racionalizon apo should I get checked? 

Tongue

Te dyja smiley.  

PS: ene mos harro, se eshte tuj racionalizu nen/me raki serbe smiley.

mos eshte si jeshile kjo dhe vjen pak si e embel; nese po, definitely brings back bits of lost memory 

eshte nje e verdhe karamel e zberthylet, por mund t'ia gjesh edhe ndonje nuance jeshile po t'ia kerkosh me ngulm.

jo mer shoke te sabahut, po thoja qe trupi kerkon tonik ne mengjes (varet edhe nga nata) dhe tabute jane kunder alkoolit, po gjys gote vere apo birre s'eshte kushedi ndryshe nga kafja ne efekt.

emo kete humorin kinez s'po ta kap, megjithate, bujrum.

boo, jo trop - merre komplet te shkeputur nga tema, thjesht nje ngacmim me squaren, i sjelle nga tema te tjera muzike, e di ai, medemek une nostalgjiku qe s'ka degjuar asgje post 90-tes dhe e ka humbur justin bieber dhe cyrus mileyn... smiley

ja kaq.

llafi im per temen eshte: diell i fiksuar prej reaksionesh fotokimike prej shirazit dhe/ose malbec-ut, arrestues mitologjik te diellit.

smiley

 

Uzoja ma shpif dhe birra me duket sikur me ben kacek. Pas nje dehjeje te fuqishme, urrej edhe ponçin. Vera e keqe me jep dhimbje koke menjehere.

Hem, ne fakt u be disa muaj qe s'e kam tepruar smiley .

p.s. Po, kunder alkoolit ne mengjes jam.

Ky blog eshte bere nje strofkull pijanecesh!!! smiley

Kot, per patriotizem dhe se me pelqen merlot permeti. Konjak kur ben shume ftohte se te ndez..Ketu duhet thene se pijet me ngjyre nuk jane te mira, edhe per ata qe mbajne diete...Vera e bardhe eshte me e lehta. Nuk jom pijetar, por ndonjehere alkoli duhet dhe sherben si lubrifikant social..

Pini raki , mos pini mendte ! eshte e disata here ( te pakten nje kuti e gjysem here ) qe i buhet fyellit ne te njejten vrime .Po s'kini faj kur ua mesuan se si ndahen pijanecet me pihetaret , tani do dilni edhe qe njihni shollomotken dhe e dalloni nga shlivovica smiley .

Ti emi mos u pi pa pire se Skrapari i degoi leter Qeverise ( ke shfrytezoi ??? ) se "nuk i perdorte kazanet per raki kumbble se prishej rrushi smiley Pune kazanesh mo .....

vodka - stoli

gin - hendricks

konjak - courvoisier vsop

vere e bardhe - no preference

vere e kuqe - supertuscan ose primitivo ose nai pinot noir

burbon - maker's mark

single malts - belvenie

 birre - pilsner urquell

 

If I ask how many of you have tried the blow job thingy at a bar or club, it won't be kequnderstood, meqe eshte pije dhe per to po flasim, djathtas? *

Yeah, my point is exactly that: What's with gjithe ato sexual emra ne cocktails? :O

 

Speaking of raki, has anyone tried to mix it with other shiat?

 

And, what Trop failed to ask, was, what's ur favorite beer, vere, cocktail, shqeto alkol?

 

*To keep it sexbalanced I got to ask something of the guys, you say? Well, in the absence of a cunnilingus drink, how many of you visit egotastic.com at least once a week? lol

kur te vdes,

varrin t'ma beni te bytha e hardhise,

sperkatmeni me vere,

hidhmeni raki,

dhe shihni po su ngjalla perseri.smiley

 trop, tu bofte vorri mejhone jevgjish qe na hape ket teme qysh n'mengjes...

Nje teke raki esell te ben mire per sistemin kardiovaskular, eshte shkencore kjo, por abuzimi me te eshte shkaterrimtar.

Nje shprehje e vjeter, thote " ne bote ka me shume pijanece te vjeter, se doktore te vjeter"...

 Birre ne cdo stine, bailey's ne dimer, ndonje cocktail ne vere. Larg rakise ose whiskey-t, megjithese kam nje koleksion te shkelqyer ne shtepi. smiley

C'paskeni qene per cik alkool smiley

Kjo rakia si shume e preferuar na doli smiley

 Ti c`preferon? Apo s `pin fare se e ke me sherr smiley

Une pi, por pa e kaluar masen per te bere sherre smiley

 po ti kaloje masen njiher dhe shif cfare do ndodhi. Mund ta kash me kenge, me t qeshur, me t qare .Po pa e klau masen se verifikon dot veten smiley

Nje gje eshte e sigurte, e kam pa sherre smiley

koke keci e pjekur ,djadh i bardhe gjirokastre ,melci ,qepe te njoma ,ullinj,raki shqiperie (e bere vete) ,jam drejt perfundimit te drekes .te shohim efektet,,, 

Te befte mire smiley

po e kthej njehere per nderin tend gezuar

 

 tu bofte gjak e vjome.....

Sa shpejt e hakeni dreken ju greket mer burre.......

 si the 'greket' ?po ca te kam bere mor burr i dheut

 Euuuuu si i nderroka flamuuret ky eeereeeeee, pse faji im osht, qe je bo homogjen ti sa me greket dhe ja tani u bone me gjermonet, po shqipnine ku e le plako...

 shqiperine e kam me vete kudo qe jam.eshte nje konstante qe nuk ka per te ndryshuar kurre.flamrin nuk e ndryshoj une se po te jete per mua, vetem ate qe ke ti dua,ata te tjeret i kam per nevoja personale,,,

Une pi nje qyp ne mengjez, nje ne dreke nje ne darke me kafe amerikane, pije alkolike ndonje gote vere te kuqe ne darke kur jam ne good mood per ndonje gje.. Big Grin

Unë në të vërtetë nuk kam problem me dehjen, por me pirjen. Dehja është për mua clirim nga gjendja e pirë, dhe jo nga gjendja esëll. Personalisht, nuk e përdor pijen. Por, tek ata që pinë, kam vërejtur që dehja është një lloj clirimi nga gjendja e pirë. Kjo pjesa e ndërmjetme, ose “intermexo”, kur nuk je plotësisht i dehur, por nuk je as plotësisht esëll, është për mendimin tim, gjendje ku njeriu nuk bën të gjendet. Nuk bën, sepse ai KUPTON që po humb kontaktin me veten e vet. Të kuptuarit e këtij fakti e bën njeriun të qëndrojë si një vetë i tretë ndërmjet personit (vetes) esëll dhe personit (vetes) të dehur. Ky personi i tretë, është për mendimin tim, ai që e ka të vështirë të nënshtrohet. Dy të tjerët janë plotësisht të nënshtrueshëm. I pari ndaj vetes së vet, dhe i dyti ndaj të tjerëve. Ai që qëndron në mes, është ai që nuk i nënshtrohet askujt. Ai u bën dëm të dyve.

 Siç duket motra nuk paske pa ndone tepe fare, qe nuk te bojne per burre. E kush i kontrollon ata? Vetem rakia, e asgje tjeter. Mos o zot...

Jo, jo. Rakia eshte mjeti per t'i sjelle drejt nenshtrimit ndaj tjetrit. Sepse, per ta eshte me e lehte t'i nenshtrohen tjetrit, sesa vetes se tyre. Ky eshte mendimi im.

Lirka ma bere mendjen corap 'qy me mjes'.

E kuptoj. Por, flas pikërisht, sepse e kam parë se cfarë pasojash sjell pija tek njerëzit që më kanë rrethuar. Kam jetuar në një vend që e ka patur problem shoqëror alkoolizmin. Konsiderohej madje si një prej armëve të shkatërrimit në masë. Degradimi nga pija është efekt anësor i saj. Ndërkohë, unë e kam parë gjithnjë si një fenomen të lidhur me nënshtrimin. Konflikt ndërmjet dëshirës për t’u nënshtruar dhe paaftësisë për t’u nënshtruar. Por, a e zgjidh realisht pija problemin e nënshtrimit. Unë kam dyshime të forta tek kjo. Ndoshta, vjen një kohë edhe e zgjidh përfundimisht në favor të të tjerëve. Njeriu është përgjithmonë pastaj i varur nga të tjerët. Por, kjo është humbje e madhe për të. Më shumë më revoltojnë ata që përfitojnë nga ky konflikt i njeriut. Ata që e përbuzin atë që pi, ose që e përdorin. Kam tendencën të jem shumë e rreptë, ‘unforgiving’ me këta të fundit.

 Lirka, kjo eshte nje teme e gjere dhe ja vlen te diskutohet ne nje teme te veçante, po per mua, pija nuk eshte nenshtrim tek te tjeret, por nenshtrim ndaj fatit, kapitullim per ate qe nuk e ke, nuk e di a me kupton?

Nje fakt, ndonese i diskutueshem, eshte qe perqindja me e madhe e pijaneceve, vjen nga shtresa qe ka me shume probleme ekzisteciale

nuk eshte 'sport' per grate ,prandaj nuk i hyn dot 'brenda'.Gjithmone ne kuadrin e "gjella me kripe e kripa me karar".Me nje gote 'raki' e ben frojdin 'copa' 

Me nje gote 'raki' e ben frojdin 'copa'

Gezuar shqiptaro  smileyLlaf per rahmet . Biles me dy gota 200 gram sjcila

merr guximin dhe martohesh , dmth shpreh "dashurine "

mbars dike me "pluma qorr "

ska nevoje te te vertetoje njeri se bota rrotullohet

e ke te vertetum teorine e Bing - Bangut

edhe Luanit mocja i q...nonen  .. etj etj pa mbarimisht etj deri sa

i thu dhe mendjes PIRDHU smiley     ....ose perdor fjale ne gjuhe te huaj me thone qe "kom kulture ne te pire .....raki thua ???? " smiley

 

Nuk u lexokan keto diskutimet e renda esell smiley.

.

PS: Trop, gjetc belane smiley

 

shume te renda, kemi arrit deri aty sa te themi qe femrat, duke qene se jane gjithmone ne kontakt paqesor me veten dhe me tjetrin brenda vetes (c'ka barku e nxjerr goja pa nevoje per paterica), dhe akoma me pak kane konflikt mes nenshtrimit dhe kundernenshtrimit (bej pune shtepie dhe thyej here pas here ndonje pjate), nuk kane nevoje as te pijne e as te dehen. lirka s'e kam me ty, shpresoj te mos keqpkutohemi.

ku macja, ku miu: http://www.youtube.com/watch?v=CTAud5O7Qqk

trop, ti mos bie ne gracken e armikut, duke e kthy rendshem ... teken e rakise smiley.  

Per ty e per pijetaret: 

Gregoire - Le meme soleil

Pijanecet s'kane nevoje per kenge se kendojne vete smiley.  

"Io sono una donna viscerale, di pancia...". Me kujtohet ky rresht i pare i nje kumtese qe mbante nje vajze ne nje takim mbi lidhjet e kinemase me psikoanalizen. U ngrita duke mbajtur barkun me dore dhe u largova me te shpejte. Ca cilesi jane ngjitese per auditorin.

smiley Oh, oh, oh, flm dhe nje qerasje borxh me grape torbe (baza Barolo).

Tropizma,

Nëse, “komenti im esëll, duket shumë i rende për t’u tretur”, përfytyro se sa më e rëndë për t’u tretur është ndjenja pas një nate të kaluar në shoqëri të pijes. Kam njohur njerëz që i rreshtonin shishet e verës dhe të vodkas që pinin brenda natës, si trofe. Cfarë ndjesie të hidhur të lënë ato shishe të boshatisura. Ato janë trofetë e rreme! Trofetë e vërteta janë aq pranë, dhe aq larg. Njeriu që pi me këmbëngulje (vëre, që them ‘këmbëngulje&rsquosmiley ka përshtypjen se pija do ta bëjë më të lehtë, ndërkohë që krejt e kundërta është e vërtetë.  Jeta e këtij individi është shumë e rëndë. Sikurse e thashë, ai bashkëjeton me dikë të panënshtruar. Mund të duket e cuditshme që shprehem në këtë mënyrë, aq më tepër, duke e ditur që jam krejtësisht racionale, por realisht mendoj që personi në fjalë bën një jetë të dyzuar. Kam përshtypjen që jeta e tij ngjan me një teatër, ku të tjerët janë thjesht figurantë (dhe pse ai u krijon lehtësi të paimagjinueshme), dhe ku aktori më i rëndësishëm është ai vetë, në një pozë rebeli të përjetshëm.

 O Lire, po mos u boj kaq patetike, vetem moral, njeriu ka nevoje qe te dale edhe ndonjehere nga vargojte qe e mbajne te lidhur, dhe kete e ben nepermjet pijes.

Natyrisht qe perdorimi i teprt dhe abuzues eshte shkaterrimtar per njeriun.

E keni parasysh ate kengen e priftit tek "Perralle nga e kaluara"?

"Moj raki, moj raki
 moj raki moj bukuroshe..." smiley

 tani ndodh qe sot ka kok qinjgji.. po ska raki.. rakia na vjen te merkuren... u bem kok me kok me qingjin e vendosem qe sprisnim dot..

Vera si nje nga pilaret e pijes do bej te veten.. per sot wine.woot.com ka nja 2 mixime lengjes qe jane fantastike!!! jua rekomandoj!!! plus qe goxha goxha ne ulje..

Para se te vazhdojme, duhet sqaruar se ka pijanece, pijetare, por ka edhe pijedashes! smiley 

Diferenca qendro ne ate qe ka thene D.Agolli: " rakia mund te te skuq hunden, por mund te te nxije dhe faqen" smiley 

Pertej botes se rakise shqiptare, frengu e inglizi jane perpjek goxha dhe deri diku ja kane dale smiley PEr vit te ri m'bone dhurate nje pako koleksion Jwalker -kuq/zi/ar/blu... kushdo qe se ka provu blune dhe qe e qu veten pijedashes, duhet ta provoje sezbo.

Gjithashtu ne pritje te RJRUM..

 

 

Placido. Chianti classico. Riserva 2004.

(pershtypjet neser)

 Emo, 

ta keshilloj VJB.. hudhi nje sy diskutimeve atje, pershtypjet jane tammam sic i maj men..

kam qen shume larg Kalifornise, por do i vije radha. Sikur pata ndjesine qe jane pak overpriced. Po pate naj pervoje per se mbari, na e thuj kur te vije siraja.

 VJB Barbera e 2007 online e gje per 25 shishja..ne dyqan jane te 35.. Per ket dal garant smiley 

jo, jo, te besoj. thjesht e krahasova me ca emra qe jane aty aty si cmim (barrollo ose amarone). por nuk jam esnaf ne ket fushe jo. E fundit: anetaresia ne club nuk ka no hidden fees, apo jo?

 jo jo, te woot o falas..

Kur te kene wine wootoff, do vej i lajmerim ketu.. heqin gjith stokun qe mund te ket ngel nga shitjet ditore ne seri me cmime akoma me te reduktuara.. jane nga sitet e mi te preferuar!

Je i nerum.

Keto me bon pershtypje:

2007 El Dorado Syrah
&
2007 Mendocino Barbera
 

Rrezik i porosis kto. Anetaresia ishte me order te paracaktum, cka nuk me pelqe... mbase me vone.

 Mu me shpetoi Medlock Ames Cab i se merkures smiley 

One of the best Cabs qe kam provu noihere..

 Ps: E vetmja birre me vlere ne USA eshte Yuengling!!!

 weee cme ke kujtu ti muve mer bushoooo. Paro do kohsh ne usa yuenglind me wild wing...eh, ato ishin kohe smiley

 

Merr dhe Qomilin e hudhu!

 qyq...me pi qomili fillo e kno gabei druqit smiley

 

Me thene te drejten... tani... ne mes te Tiranes... ne mes te Shqiperise... kete...

http://www.youtube.com/watch?v=yDXbdzBwYlo

Me pelqen... sepse eshte dicka midis Mirto-s se Sardenjes dhe Rakise me Arra te Cobos se Beratit...

 

 

 raki arrash??? ku gjendet kjo???

 

Raki më ArraRakia me arra konsumohet si nje tretes shume I mire i ushqimit . Ajo eshte nje prej pijeve alkolike me tradicionale Shqiptare. Kantina Cobo ka prodhuar nje variacion aromatik duke perzier arrat jeshile, me raki dhe bime aromatike.

 liquore di noci e kam provu ne itali...dhe ata mburren se o tradite e tyre. Sidomos si tretes.

sidoqofte rakia e rrushit albanese ska zevendesues...sidomos me pak djath te pardhe e ullinje. Kur ke ne muhabet te rreshket per merak.

 

Egzakt! Arra te njoma PLUS disa bime (TOP SECRET) aromatike qe i biri i shton rakise se babait.

Rakine e ben babai! Plak i vjeter. Quasi, quasi... certifikate garancie.

Pak acide... si te gjitha pijet shqiptare... por gjithsesi shume e mire!

Jo arrash. ME arra!

Eshte raki e Cobos se Beratit. Me pakice, e gjen tek nje dyqan tip Bio qe gjendet tek rruga e barit te Rovenes, kur shkon drejt liqenit, majtas, para kryqezimit me rrugen e librit universitar.

 thx...neser do shkoj ta provoj. shume kurioze kshu si e shpjego ti. se ate italianen e kam provu po sme ka pelqy.

 

Mirto eshte shuuume i embel! Ai komerciali! ZETA PIRAS!

Mirton prej verteti ta japin vetem sardet!

 Italianet i kane perzemer digjestivet dhe kujdesen qe ti kene disa llojesh neper familje. 

 

Ky blog eshte bere nje strofkull pijanecesh!!! smiley

smiley

 ''cfare ka barku nxjerr bardhaku''. e keni vene re qe kur pi je me i/e sinqerte, me i/e hapur me pa pengesa. une pi cdo gje, vetem te jete alkol. me pelqejne me shume pijet shqeto, jo te perziera. jane ca temperatura qe duhen ruajtur ne veren e bardhe dhe te kuqe ( jo vetem temp. e dhomes per kete te fundit) dhe me e rendesishme eshte me ke i pi. pastaj edhe llojet e ushqimit qe shkojne me nje pije ose me nje tjeter, duhen patur parasysh.

p.s.birra sierra nevada me pelqen.

Glögg, pije tradicionale Suedeze = vere e perzier me disa ingredient te tjere, pihet e ngrohte. Eshte fantastike!

 sake, pije alkolike e nxjerre nga orizi. pihet e ngrohte dhe shkon me sushi.

Shume e mire, nqs. e pi ne nje restorant japonez autentik. Tek japonezi kinez... mmm... shurra alkolike duhet te kete nje shije me te mire.

PS: Mos ndoshta jam shume banal?!

 sa gota ke kthyer, se s'te shikoj mire? i ke perzier me duket, pastaj ja ke futur me bakllava dhe kadaif. 

Bakllava dhe kadaif???!!!

Ooohhh... mos me bej te vjell tani!!!

 larg prej meje se mos na sprucosh...

Teper vone! Je bere pis tashme!

Zhvishu se t'i laj une rrobat! smiley

Banal?! Jo, fare!!!

Maksimumi bere qe mos ta provoj ndonjehere kete lloj pije tek japonezi kinez! smiley

I lexova te gjitha me duket, por me duket se ketij shkrimi do i kthehem prape smiley. Sa per kuriozitet ka degjuar njeri per raki prej mjalti? Behet gje dhe ne Shqiperi?

 kam degjuar une. quhet ''mead '' me duket por nuk kam provuar ndonjehere. kush ka provuar te na thote.

Une jam kurioz te di se si e bejne.

mead? viva viqipedhjaja. smiley

Tani raki prej mjalti une nuk kam degjuar po raki te perzier me mjalt po. E kam provuar ne Uruguai, eshte pija tipike atje. Quhet Grappamiel. Ne fakt kam nje shishe ne shpi qe e kam bere vete, receta eshte shume e thjeshte, per nje liter raki perdoret nje gjysem kile mjalte, perzihen dhe lihen per rreth nje jave, kaq. E perdor sepse eshte shume e mire pas ushqimit si tretes. Ketu ne Argjentine si tretes perdorin me shume fernetin, Branca, vecanarisht. Jam habitur po ketu ferneti eshte pija me e preferuar, pas veres kuptohet, e perzine me Coca-cola dhe akull, eshte shume i shijshem.

Tani, une kam provuar shume pije alkolike( se jam i cik pianece nga natyra) po kurre nje pije te forte si rakine tone. Ne ne shpi, ne Tirane e bejme vete rakine, me rrushin e kopshtit dhe shishen e pare,ballin a kazanit, babi gjithmone ma sjell mua. Une kam pa burra ketej qe e mbajne veten per pijanece, qe kur provojne rakine i mbushen syte me lot smiley

 Eko, po te flet nje specialist i rakise. Nuk ka raki prej mjalti, por ka raki me mjalte. Kur pergatitet kazani per te nxjerre raki, kapaku i kazanit, lyhet nga brenda me mjalte. Kjo eshte rakia me mjalte. Eshte nje raki shume e dashur, por qe te ze me shpejt, se e kerkon me shume.

Sipas uikipedias (flm zotrules smiley ) ne kete zonen veriore behet prej mjalti, dmth eshte mjalti qe fermontohet. Per ta fermentuar mjaltin i hedhin maja, dmth eshte proces industrial jo BMV. Po sipas uikipedias, kjo lloj pije tashme prodhohet shume rralle, kryesisht ne Poloni. Ne Shqiperi mbase nuk kane mbetur me tradita vere prej mjalti dhe ndoshta eshte me mire mjaltin ta pish se sa te pihesh.

 Raki me mjalte? Teorikisht me duket e pamundur.

Po ka. Po jo raki te bere nga mjalti, po pjesen e brendshme te kazanit e lyen me mjalte ne menyre qe gjate zierjes rakia te marre aromen e mjaltit. dhe nji kjo quhet raki mjalti.

 

Dhe une kam degju qe ka raki me mjalt.

Me çfarë do lloj gjëje të ëmbël mund të bësh raki. Me rrush me fiq, me kumbulla, me koçimare, me sheqer, me mjaltë.

  

 shooting blanks?

 eshte alla ''modern talking''

konjakun si konjak Skenderbeu, akoma nuk kam provuar ndonjehere... 

Ne cfare viti e ke provuar?

84, 85? nuk e mbaj mend tamam.

Kam takuar para nja 1 viti ate tipin qe menaxhon brandin aktualisht.

Nje derro loqe!

Me thene te drejten meritojne medalje qe e kane perdhosur ate emer ne kete menyre. The best boles of the century!

Te dhjefsha Metaxa-ne!

Shkon ne mes te Tiranes... The Bllok!!!...

- Ke raki?

- S'kam!

- Ke konjak shqiptar?

- S'kam!

- Raki me arra te Cobos?

- Jo!

- OK... Mi auguro di trombare tutti i tuoi parenti! - Gjeje perkthimin ne shqip! smiley

 gli albanesi di merda non si augurano ma fanno ....con le parole  che con i fatti fanno lana di pilo.

 

Po, po si jo...

- Mami?

- Ketu!

- Babi?

- Ketu!

- Motra?

- Ketu!

- Vellai?

- Ketu!

- Tezja, halla, xhajat, dajat...?

- Ketu!

- Kushurinjte e pare?

- Ketu!

- Kushurinjte e dyte?

- Ketu!

- Te tretet?... e keshtu me radhe... deri tek... OUPS!!!... vetja!!!

 

Ho sempre trovato questa... sharje... molto irrealistica!

Mission impossible... at least... smiley

 lana lana il muhabetio.

naten olso smiley

 

Lana e li!... Naten 2 U 2! smiley

 O po mire keto, por andej me acarojne ca orare kur fikin ekspresin. S'e marr vesh kete pune, qe duan te shesin pijet e shtrenjta. Une mund te marr kafe me nje pije te shtrenjte. Sa per konjak shqiptar, s'mbajne sepse u bie ta mbajne shtrenjte, dhe shtrenjte per shtrenjte, robt me mire marrin pijet e huaja, ndaj s'u ecen. Megjithate, si konjak eshte shume kot skenderbeu i tanishem. Ka qene nje lokal ku shkoja, qe kishin nje konjak korce. Nuk e di ca lloji ishte, por shijonte, kishte arome dhe ishte i bute ne fyt. E pane qe u pelqye, e nisen ta shesin si te shtrenjte, derisa e mbaruan e s'moren me. 

Nqs. ata nuk e duan 100 lekshin e kafes tende, shiko se mos e duan ata te barit ngjitur ose nja 10 metra me larg!

Le te mbeshtesim me te miret! Vdekje (komerciale) legenave! smiley

Ej jo per gje por konjaku Skenderbeu ( shishja qe eshte si frosted ) eshte utter shiiet !

Tropizma, ç'a ke ti me pijen time te dashur Armanjakun (Armanagcun) e e e, apo do te te te fus nje dopio surratit smiley te te vij mendja verdall smiley  

une pi vetem birre, por edhe kete s'eshte se e pi shume. dikur kisha idene se e hapja nje birre edhe s'e mbaroja ngaqe ftohej.. kshtu qe ndalova ta pi birren te ngrohte.. ne vend te ksaj fillova ta fus ne frigorifer, mirepo prape s'e pija dot me teper se gjysem.. mendova se ndoshta s'e pi dot ngaqe humbet temp[eraturen edhe behet e ngrohte. kshtu q fillova ta pi temperature dhome.. fillimisht kjo funksionoi.. fillova ta pi nje birre te tere, me pas po pija nga 2, pastaj 3, deri sa e cova numrin ne 15 ne dite.. mirepo mesova se organizmi im reagon ne menyre pak si te cuditshme kur pi 15 birra ne dite.. pija perpunohet, me tha doktori e, perpunohet ne melci, edhe me pas kthehet ne ca lengje te tjera, mirepo kjo krijon shume gazra qe per te gjithe njerezit clirohen nepermjet zorres se trashe.. duke u kthyer rruges e siper ne metane. kurse ne rastin tim pervec clirimit te zakonshem shumica e gazrave clirohen prej frymemarjjes, edhe rruges e siper kto kthehen ne gaz lote-sjelles.

 olsib... cme ke bere per te gjetur ate dyqanin e rakise me arra. 

Gjithesi ishte goxha e mire smiley flm per keshillen dhe  gezuar!

 

Me vjen mire qe te ka pelqyer. smiley

Gezuar!

 

Pasi ke pire ca vete e freskohesh ne ajer te paster....dhe qetesohesh duke soditur natyren..........

 

 

 kujdes ore, se mos na kaptosh malet dhe fushat dhe s'dihet ku shkon....

 Ne mbeshtetje te Lirkes, "kur rakia te ben te nenshtrohesh nga te tjeret....."

o alidemso, e di ti qe eshte nje lirka dhe nje lira, ketu. n'a bere lemsh ore. apo si i pire qe je te duken te gjithe njesoj. kujdes here tjeter, se ju alidemsit sesi jeni, pak te frikshem. 

 .gif" alt="Large Animated Smileys | Big Animated Smileys" />.gif" alt="Large Animated Smileys | Big Animated Smileys" />.gif" alt="Large Animated Smileys | Big Animated Smileys" />

 O zoto, po le nom shoku, me serioz, se po bojme politike ne ketu, po flasim per hallet e popullit.............................

sorry lale, nuk o gjo ky joti, ai i alidemsit po sodit natyren dhe po thurr vargje ne mendje... plus qe kujton se eshte piktor dhe po shijon pejsazhin... smiley dhe ka rrezik te jete nga ata qe u "duket bota nen kembet e veta"... pak a shume si krieministri shqiptar. smiley 

.gif" alt="Large Animated Smileys | Big Animated Smileys" />.gif" alt="Large Animated Smileys | Big Animated Smileys" />.gif" alt="Large Animated Smileys | Big Animated Smileys" />.gif" alt="Large Animated Smileys | Big Animated Smileys" />.gif" alt="Large Animated Smileys | Big Animated Smileys" />

sorry lale, nuk o gjo ky joti ...

Donkey im eshte modest nuk ka ndermend te konkuroje per pushtet me ate te alidemsit!! Ky vetem po zgerdhihet me ate kushon e tij me lart qe ka marre nje qendrim krenar duke e tretur veshtrimin thelle ne horizont (atje ne bjeshke smiley ) dhe po reciton ato vargjet "O malet e Vi........ smiley

kam tu think ebaut it... ai i alidemsit here here me duket sikur po veshtron cifligun e vet - qoshe me qoshe tapive. "dhis is oll maaaaajn, maaaaaaaaajn mahahahahaaaajn!" -eh, pak a shume si ben krieministri nga Dajti. smiley

.gif" alt="Large Animated Smileys | Big Animated Smileys" />

e paskeni bere telef temen & falemnderit per sugjerimet.

meqe ma kujtoi olsi me ate rakine e cuditshme dhe me arra dhe me fiq, kemi lene jashte traditen evropiano qendrore te likernave me barishte. per mua nje gote unicum eshte si nje cigare pas asaj gjese, vetem se e pakushtezuar nga gjeja. edhe jaegeri eshte i mire, por jo aq intensiv sa unicumi, plus qe ketej ne shba e bastardojne fare me menyren si e pijne neper bare. eshte edhe nje liker kroat, pelinkovac, qe eshte kompleks dhe ngjites (nje shoku im e sherben me molle brenda). ne vend te embelsires dhe per nje tawny port s'jam kunder.

per veren i kam dhene karar qe vera shkon mire ose kur jeton ne nje vend te caktuar (france, itali, spanje, kaliforni, alsase, argjentine, etj) ose kur ke nge te gatuash apo darkosh jashte ne menyre te rregullt dhe shembullore. perndryshe me eshte bere si birra, asgje e vecante. shpresoj ta ridashuroj se shpejti.

nga shqiperia kam kujtime shume te mira per: rakine me mjalte dhe kanelle tek 'serendipity', martinit (dhe sajimin martini me vanilje, me pak galliano) e lanit tek 'planeti', bloody maryt te 'radio'. edhe rakia e 'odes' nuk eshte e keqe. ah, nese do te palosesh prej shotsave, eni tek 'ciao' eshte njeriu qe kerkon. per pije fantastikisht te lira dhe pa efekte anesore (nuk ka me perfekte) eshte nje vend qe po e mbaj sekret smiley. ah, gjithashtu ne shqiperi zbulova qe e dua shume pampero aniversarion.

 

rakine me mjalte dhe kanelle tek 'serendipity'

Ja dhe prova qe ka dhe raki me mjalt smiley

Po ate vendin sekret ku pihet alkool i mire do na e tregosh apo? smiley

 

por ne kete rast mjalta eshte dashnorja e rakise, jo nena.

sekretin ta them, po me the dhe ti ndonje sekret smiley - po ki parasysh qe 'alkool i mire' dmth alkool qe s'te ben me dhimbje koke te nesermen, jo gje tjeter.

Edhe une per dashnoren po interesohesha smiley

Po "alkool i mire" vetem ate kuptim ka, qe s'te ben me dhimbje koke, se per te tjerat njesoj te ben dem smiley.

 

 

 pupupupupupu un qenkam me keq nga te gjithe ketu 

un rrokullis ne gurmaz cfare te gjej....mjafton te jete alkol......

he he

varet se kush ka komentu Kles smiley

do kene komentu vetem qurrashet smiley

smiley

jam e sigurt qe ke shoke sa te dush

tu bofte gjake e dhjame dhe gzuar tet marsin smiley

edhe alkol frenash e rrukullis..

Ps. Eshte bere peshku si alcolisti anonimi..

Une mendoj se pa hedhur te pakten 2 teke neper gurmaz nuk duhet te shkruash ketu, apo jo tropizma? Duhet ta kishe shtypur de kete kusht ...

 

megjithate nqs do ishte ku kushti Monda nuk do kishte shkruar ma ha mendja ...

 Me rastin e shijimit të pijes së parë alkoolike (një birrë Heineken) pas plot dy muajsh, përshëndes hapësen e temës. 

 

Zakonishtë konjakun e kam pijen time të preferuar...Hennessy.....Por sa herë kthehem nga Shqipëria marrë nja 3-4 kotruve raki shpie.Më mbaroj shpejt këtë herë se kam një fuçi nga Vranishti që e pi me opingë.. smiley....Për birrë heineken ndonjë vodka për shtim xhirosh e përdorë kur dal në pub smiley

njhlkj eiwj[eofj [0ekfl; ashtu apo jo o posi    nnk

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).