kuptohet nese e keni thene...

131 Komente

1. Sepse s'e mbanim dot me.

2. Donim ta perdornim mepatjeter edhe kete fjale qe e permban fjalori i shqipes.

3. U ndjeme te shtrenguar nga rrethanat.

4. Ju duam pa mase per pyetjet qe na shtroni hera-heres.

p.s. Ah po, i duam shume-shume ilustrimet e A. Beardsleyt:

 

S'kishim bere ndonjehere nga keto anonimet edhe thame ja ta provojme, ashtu tafti bafti. 

Por kemi bere kthese.   

po ja keshtu per sport.  per hobi. se mos e kisha me gjithe mend une.smiley

Pse kemi thene? - ne radhe te pare sepse jemi ndier te dashuruar, se dyti per ti bere qejfin vetes dhe pastaj personit qe ja kemi thene, se treti per ti mesuar personit perballe qe dashuria fillon me fjalen "te dua" dhe kur perfundon me ndarje mbaron me fjalen "te urrej".

Të paktën shqipja është një nga gjuhët e pakta që e pranon me sinqeritet që dashuria për tjetrin është në fakt posesive: i want you... dashke ë?...

ke te drejte jo vetem ne kete rast por edhe ne te tjera shqipja me duket sikur permbane pak filozofi brenda

hahaha mu kujtua nje diskutim i gjate ne plazhin e dhermiut, qe e duam shume (per idene fillestare shiko Finisterren me siper, ich bin kein Guttenberg), mbi dyfjaleshin e tmerrshem. ishte nje nate e bukur dhe ne s'ishim ne rregull, se gjella me kripe dhe filozofia ne buduar.

Cfare dmth buduar? smiley

këto janë buduarë:

 

 Ne c'gjuhe?

probeblli magalasi.

se donim t'i varnim në qafë të përvëluarit një mal me premtime, ca detyrime, ca kërkesa smiley , se më kish marrë uria për pak jetë.

Por më rastis të mjaftohem edhe me "më dhemb barku".

 Po pra te thonim qe nuk te dua dhe pastaj te na thoshin shih targen,tani me kollaj,ne vend  te nje te dua,nje karte telefoni.

Pse kemi thene "te dua"?

sepse zienin hormonet.....

Dashuria nuk njef moshe me duket, biles kur plaket robi ka nevoje per me shume dashuri smiley 

 Po pse kur plakesh nuk ziejne me hormonet?

po flet per dicka tjeter qe njerezit e dobet e quajne dashuri,, per tu fshehur ndaj nje te vertete te dhimbshme...."dashuria" ne moshe te madhe e ka emrin e vertete Frika e te qenit vetem........

dhe dashuria e vertete e natyres nuk eshte frike...dhe nuk buron nga asnje lloj ndjenje frike....por thjesht deshire per tjetrin pa qellime nen rrogoz.....

Aha prandaj thenka mosha e thyer te dua se kam frike te jem vetem,eh mor peshk na ke hap syte per zotin.

po pse ca kujtove ti....

Ngaqe s'doja t'ia dija per "pasojat..."  smiley

mashkulli eshte me ndryshe.....se deshira seksuale vazhdon deri ne moshe te vone...edhe 70 vjec

por femres fillon ti iki edhe deshira per sex pas moshes 45 vjec

dashuria e femres ekziston vetem ne kohen qe ajo eshte pjellore...te tjerat jane perralla njerezore...shpikje femerore per perfitime sociale....

po ti,  pak me siper sapo the nje ''teori'' tjeter per ata qe jane ne moshe te madhe....

dashuria ne moshe te madhe e  emrin frike e te qenit vetem,  the.

ore sa vjec je ti, qe i dike mire te gjitha etapat emocional-fiziologjike qe kalon njeriu gjate jetes?  i ke kaluar vete keto etapa?

une nuk kam qene plak akoma....por bota nuk eshte mistike ....ka shume njerez te moshuar e me mend qe kane shkruar ne shekuj tani per kete gje...

ka dhe shkenca qe e analizojne kete gje...

thjesht lexo...dhe perfito nga eksperiencat e te tjereve....

thjesht lexo...dhe perfito nga eksperiencat e te tjereve....

jo mo byrazer jo, nuk kam nevoje per eksperiencat e te tjereve une.  kam te miat.  me dalin e teprojne.

ekspericat e te tjereve, i lexojne ata qe u mungojne eksperiencat.smiley,      une , njoh nje te tille ketu te peshku pershembull....smiley

"jo mo byrazer jo, nuk kam nevoje per eksperiencat e te tjereve une.  kam te miat.  me dalin e teprojne."

 

po thuaj o tu mbyllte e mendjes......qe eksperiencat e tua shpjegojne te gjithe qenien njerezorese ....ti qenke gjeni....

pse po lodhemi kot ne qe lexojme e studiojme  shkenca dhe historine e njerezimit...

 

po mire,  ja e thashe.  vetem se une pretendoj pikerisht te kunderten.  pra eksperiencat e mia, jane vetem te miat.   se si tha ai:  halli hallit nuk i ngjan.smiley,     ndersa ti po  flisje per eksperiencat e te tjereve gjate shekujve,  te cilat spjegojne shume gjera sot.

 e ke kete te keqe ti. kur  ''filozofon'' shume,  ngaterrohesh.  lemsh fare behesh...

"c'kerkoi Shqiptari nder shekuj
pak drite, pak uje e pak hekur"

eri83

Te uroj te rritesh dhe te dashurosh me te vertete nje dite, pastaj te vish e te na pyesesh cfare ishte dashuria.

flm per iluminimin qe po me beni,,,, mbi fenomenin e Kafshimit te Llamarines....



ore sa vjec je ti, qe i dike mire te gjitha etapat emocional-fiziologjike qe kalon njeriu gjate jetes?  i ke kaluar vete keto etapa?

smiley

"po ti,  pak me siper sapo the nje ''teori'' tjeter per ata qe jane ne moshe te madhe"...

 

mos i ngaterro ligjet e natyres me sjelljet e ndryshme njerezore...

dmth... meqe ka njeres qe funksionojne ne menyra te ndryshme ti kujton se ka edhe ligje te ndryshme te natyres....

kjo do te thote se ka meshkuj qe lidhen ne moshe te madhe per arsye sociale ..per te kaluar pleqerine me dike nga frika te jene vetem...por ka edhe meshkuj ne moshe te madhe qe duan te shkojne me virgjeresha.....keta te dytet dashurojne me te vertete..kurse te paret duan thjesht shoqeri...

kjo eshte e gjitha

Dmth vetem po te shkosh me virgjeresha qenka dashuri e vertete?

ore, bankier je ti mo? qysh qenka deshira per seks = me dashurine? Njerezit dashurojne jo vetem per seks. Dashurojne prinderit, vellezer e motra, evlatet, te afermit, natyren, artin, krijimtarine, etj etj etj... 

nuk e di, ndoshta je femer vete, femer mbi 45 vjece dhe e thua nga pervoja jote... nuk e di. sidoqofte, perseri do me dukej qe me shume do te kish qene nje difekt psikologjik i joti i fshikulluar nga menopauza, sesa nje gje e qene.

je jashte temes qe une shtrova.....

une po flase per dashurine mashkull femer...e jo per artin apo prinderit...apo partine..

Hahahahaaha, eri83, me fal po ty te paska hyre truri ne andropauze. Shih fjalorin per domethenien.

hahahaha...o fini.. mos e harxho kohen me mua...po shif se cdo besh ti pas disa vitesh...ku do kacaviresh me ate fjalen dashuri....mbase do ja turullosesh trurin ndonje kafshe deri sa te shtysh pleqerine ...

 Pikerisht kjo eshte ajo qe te mundon ty,nuk mund te dashurohesh po nuk pate elementin me kryesor,rrespektin ndaj femres.

Po pse, po te ishe perballe me Finin ashtu do flisje ti? Turp. smiley

shiko...te vertetat e jetes degjohen nganjehere te dhimshme....por ne behemi me njerezor nese i pranojme keto te verteta...... se sa te thurim lloj-lloj justifikimesh e llustra duke fshehur  natyren e vertete njerezore......

ketu nuk ka asgje personale me finin...sepse ato fjale qe thashe vlejne per cdo njeri...

mua keshtu me duket ...sikur te gjithe kacaviren pas njeri-tjetrit..duke perdorur fjale manipuluese per te arritur qellimet e tyre....

p.s.po te isha perballe me finin,,do ta respektoja me shume nese ajo do me shfaqte hapur nevojat e saj...cilado qofshin ato.. sesa te me turulloste trurin me fjalen dashuri...

 

Eri83,Ku i gjen keto budalleqe qe thua.Mire keto po flet dhe me Kompetence.. Si i ikerka deshira femres pas 45 vjec, dhe aq me shume ndjenja e dashurise dhe perkushtimit. Mund te kete nje renie te Libidos nga te dyja sekset per marrdhenie, por deshira nuk zhduket asnjehere, ne raste fizikisht normale..
Dashuria ne nje cift evolon sipas fazave dhe ne fazat e nje lidhje shume vjecare jane vene re Cifte qe ne saje te seksit te vazhdueshem kane arritur te ruajne nje ndjenje perkushtimi reciprok dhe lidhje emocionale (dashuri afatgjate) shume ta gjate deri ne vite shume te avancuara..Sigurisht nuk ruhet faza e pare e flakte e dashurise, por ajo ruhet ne formen qe permenda me larte..Jane studime te bera edhe ne rang neurotransmetuesih dhe hormonesh..

 Mund te kete nje renie te Libidos nga te dyja sekset per marrdhenie, por deshira nuk zhduket asnjehere, ne raste fizikisht normale..

lol

Ku ndryshon libido nga deshira seksuale?

Libido eshte  deshire seksuale, megjithse ka dhe nje kuptim me te pergjithshem si energjia e psikes..cka te shtyn te besh sjellje te caktuara per te arritur rezultate te caktuara..

Ai eshte kuptimi per te cilin e kam perdorur, deshira seksuale; pakesohet tek te dy sekset me kalimin e moshes, por mbetet ne nje sasi te konsiderueshme, nuk zhduket tek te gjithe. Dhe eshte normale ne njefare menyre, se vec ndryshimeve hormonale, te moshuarit kane dhe nje perqindje te larte semundshmerie, cka depreson edhe deshiren seksuale..Por dashuria te moshuarit shfaqet edhe ne formen e perkujdesjes midis partnereve...

Megjithate po do te lexosh ndonje gje me shume rreth kesaj, ketu nje artikull

 

 Dmth, ti po barazon deshiren seksuale me formen e perkujdesjes ndaj tjetrit?

p.s

thanks per artikullin, 

      dashuria

      eshte gurre

      gjithe jeten pi me etje

      u ngopa

      s'thua kurre,kurre...

 - Ah pse?! Pse...?!

pyetje e cuditshme po dhe disa nga pergjigjet mu duken te cuditshme apo , sikur duan ti shmangen pergjigjes se vertete.

pse kane frike njerezit te thoen se kane thene `te dua` kur kane dashur te thone keshtu?

Sepse s'do t'ia falja vetes po te mos ia kisha thene. smiley

... të dua bukuroshe , te kam shpirt... 

Ishin pjek konditat, prandaj.

 

Sepse kam dashur.

 Sepse i kemi dashur ata/ato te cile(a)ve jua kemi thene, duke filluar me mamin/babin dhe pastaj  me radhe te tjere/at.

Tani sa per menyren e te menduarit te eri83 aty me lart, uroj qe peshku t'i fshije temat pas njefare kohe se pas ca kohesh kur te rritet dhe te kuptoje perse flet, do t'i vije zor nga keto qe thote. 

"Tani sa per menyren e te menduarit te eri83 aty me lart, uroj qe peshku t'i fshije temat"

ne fakt, ti je rritur vetem ne moshe..... sepse akoma nuk e ke mesuar qe ne bote ka shume menyra te menduari....

 

 

 kurse kjo qe une jam rritur vetem ne moshe sipas teje eshte aksiomatike...

varet nuk dua te paragjykoj ty se nuk te njoh.....

por kur e thashe kisha parasysh nje shprehje te nje filozofi qe thote..

shumica e njerezve, me kalimin e viteve thjesht rriten ne moshe...por vetem disa prej tyre piqen....

Qenka mbushur akuariumi me nduksa llamarinash....smiley

smileysmileysmiley

Llamarinangrenia eshte nje mit i nevojshem me te cilin genjehen femijet per te mos ngrene/pire gjera qe i perdorin te rriturit. Mirepo vjen nje cast, qe nuk mund te vazhdohet me me mite. Sepse keta nga te dobishem kane vetine qe te kthehen ne te demshem. Ja psh, meqe jemi, na duhet te bejme te qarte qe  Santa Clausi nuk eshte i vertete. Nuk ka as slite, as shtepi ne pol te veriut, biles, ai as nuk vjen nepermjet oxhakut kur nuk e ka njeri mendjen. Lodrat zakonisht i blejne prindrit. Me parate e tyre. Te cilat me ter mend nuk ua dhuron njeri. Merreni qete kete, e di qe nje mal permbyset mbi koke kur e mer vesh, por te gjithe e kalojne ate faze. Edhe me llamarinangrenien ndodh po ashtu. Te rriturit hanin bifteqe dhe ju thoshin "eshte llamarine". Pertypnin tabako, thoshin eshte llamarine. Ka nje perbetim te rriturish qe genjejne femijet, eshte mizore psh qe iu mbushin mendjen me tooth fairy, ose iu thone qe po shkojne ne pune vullnetare, naten, te premteve e sidomos te shtunave, vullnetare trafiku, ose sherbejne ne nursing homes, falas. Ata nuk shkojne atje ku thone... po, e vertete edhe kjo. Miti i llamarines sidoqofte eshte ai me i hidhti. Duke dashur ta bejne sa me te besueshem, te rriturit krijuan edhe frazeologjine tymuese, gabuese perkatese. Per cdo gje thone psh "vari teneqen", gjoja se llamarina eshte leteralisht kudo dhe si buke e djathe. Edhe mitin e dashurise, qe medemek nuk ekziston, prandaj e shpiken rrufjanet. Se duan qe ca gjera t'i shijojne vetem vete, dhe qe kalamajte te marrin frike. Nuk ka dashuri thane, eshte genjeshter. Kete e thone zakonisht ne te njejten kohe me ate qe po hengre djathe dhe peshk, helmohesh. Ose po ece zbathur te rritet kemba. Ose po genjeve te rritet hunda.Ose po pe yjet naten te dalin iriqa neper gishta. Ose po nuk hengre zarzavate te rriten veshet.

So, smug, greedy, well-fed grown-up people have invented a language to conceal their sins. It's as simple as that. The CIA doesn't kill anybody anymore, they neutralize people...or they depopulate the area. The government doesn't lie, it engages in disinformation. The pentagon actually measures nuclear radiation in something they call sunshine units. Israeli murderers are called commandos. Arab commandos are called terrorists. Contra killers are called freedom fighters. Well, if crime fighters fight crime and fire fighters fight fire, what do freedom fighters fight? They never mention that part of it to you, do they? Never mention that part of it. And take this, they say they eat... guess what, steel sheet, still shit, I mean, they said they eat... hold on, be mindful not to fall down... they say they eat llamarine!

yesssss!! smiley

nejse une paskam qene me fat se prinderit e mi nuk mi kane thene keto genjeshtra.maksimumi limitoheshin duke me me thene kur te rritesh do i besh edhe ti apo do i mesosh edhe ti dhe normalisht mezi prisja te rritesha tani qe jam rritur them sikur te isha dhe nje here femije.

e vetmja genjeshter qe me kane thene eshte mbi riprodhimin po mammaja ime shpiku nje histori aq te beukur sa ne vija te pergjithshme i afrohej realitetit.

"Ose po ece zbathur te rritet kemba.

Ose po genjeve te rritet hunda.

Ose po pe yjet naten te dalin iriqa neper gishta.

Ose po nuk hengre zarzavate te rriten veshet."

 

ose kur i bie shume....te ze dora lesh....smiley

eh... kjo e leshit eshte para Santa Clausit si faze... ajo eshte pre-mitike, pre-autralopitekse... mund te kujtohet vetem me hiopnoze regressive... ajo eshte diku nga faza e neandertalasit te mesem, dmth kur je ende embrion dhe ne vend te vesheve ke verza peshku... me uje sigurisht.

Dmth ti e paske provuar si te paqene kete mit smiley

Si togfjalesh, nga ana gjuhesore, ne nje lidhje dashurie, eshte trajtuar nga librat si dicka qe duhet thene patjeter pa te lidhesh me dike, si celesi. Nderkohe qe si togfjalesh, nga ana gjuhesore, ne jeten reale shqiptare, nuk ka qene hic i pershtatshem dhe as i rehatshem. Disa e kane perdorur sepse e kane perdorur librat e filmat.  Shumica s'e kane perdorur hic, kane perdorur termat e vet. smiley

Problemi eshte me i thjeshte dhe me i drejteperdrejte . Por si shqipo qe jemi jo vetem qe na leverdis te "VJEDHIM " por edhe  te transformojme . Nisur nga nje studim amerikan per mardheniet njerezore , disa kohe me pare gjeta dhe une nje sebep per te shtruar nje pyetje "Sa nga JU gdhiheni dhe kaloni pjese te dites duke i thene partnerit "Te dua" Admin e nderuar kthyen pergjigje se per kete "nuk ka studim akoma " Sot e lexojme te "shperfytyruar" kete pyetje .

Une perseris qe thenia te dua mund te perdoret kundrej t partnerit jo per gjithshka . Dhe shprehet nepermjet edukates duke Ju drejtuar te dashurit/es me fjalen ditore , javore , mujore , vjetore , te perkoheshme apo  te paperdoreshme Te DUA ! Kjo nuk do te thote qe une nuk i dua admin . dhe klesidren smiley

Deri ne nje fare mase kjo Fjala Te dua permbush nje nevoje femerore, sepse dashuria nga ana e kundert ekziston edhe kur nuk shprehet me kete fraze..Femra ka nevoje gjithe kohes per siguri dhe perkushtim nga partneri, dhe nje pjese e gjen te kjo fjale, te cilen e pretendon

Femra ka nevoje gjithe kohes per siguri dhe perkushtim nga partneri

well, this is true, but no the whole truth and nothing but the truth, so help you God! smiley

 

Busho, mqse po e myll per ktu, sh flm per infon e vererave! Let's keep the info going, bro.

ps. kjo mund te behet edhe tip rubrike e vecante, ku te njoftohen robt per te tilla gjera, si pun e Rachael Rayt pak a shume.

Cheers.

 ej e di si ke fol ne kete pjesen e fundit? sikur ke dash me thone " busho tdu shume" hahahahhaha

 

E di mire kete?

Perche'? Non so perche'! Sono solo fatti miei!!!

 like kete

 

 qomilin e du fort dreqin. Burre azgon!!!

QAMILO TKOM FIKSIM!!!!!

 

Ah mor Qamil, mor Qamil! Perche' tu... Qamil?!

 eh mer olso cti boj qe sme ngjo Qamili se ka hik rrefugjat.

 

O dashnorja e Qamilit...

Te dua! Ti amo! I love you! Je t'aime! Ich libedich!

Perche'? I don't know the fucking "perche'"!

Hope Qamili is not a jealous guy!

 qyqaaaaa Qomili o nevriku moth.. ruju smiley

 

C'qenkeni kurdis ju te dy sot! smiley

Uh, me qenka pergjigjur eri i vitit '83. Me fal eri i vitit '83 se s'isha ketu te te pergjigjesha menjehere, por s'me the a e lexove apo jo shpjegimin per andropauzen.

p.s. Ti kafsheve te mia smiley u merr te keqen*. Sinqerisht ta them.

* ose edhe u vjen rrotull, sipas rastit.

smiley.s. Ti kafsheve te mia Smile u merr te keqen:

i paske edhe me shumice llamarinkafshuesit....mire jau ben... derisa te kalbet llamarina do lesh ndonjerin pa dhembe, e ta mberthesh perjete...smiley

Akoma s'i ke bere detyrat qe te lashe?!

o fini...nuk jam llamarinkafshues une qe te me lesh detyra...

Eshte problem goxha i madh te kesh konflikt te pazgjidhur me femrat. Mbaj parasysh qe ka nje homoseksual te represuar tek pothuaj cdo mizogjin.

p.s. Naten e mire. Dhe lamtumire, merret vesh.

Dhe ne nje teme per dashurine s'rrini dot pa u gricur, ose pa e humbur fillin.

Eh Peshk Peshk, mire uji, po po te mbaron dhe ajri.

 seshte faji im....doja nje pergjigje jo "dashurore"....gjithsesi......

kam thene te dua sepse kur shihja te me afrohesh nuk shihja asgje tjeter perreth,kur vinte prane me dridhej trupi dhe thahej goja,kur e prekja nuk mundja te largohesha me,kur e puthja doja te mos kishte mbarim ajo shije a arome,,kur largohesh e shihja kudo e degjoja kudo e mendoja pa mbarim.jetoja vetem me te..

 neve kemi thënë të dua për arsye të ndryshme:

- se kishim një lloj sëmundje që na hante barkun dhe menduam me mjetet rrethanore se qe dashuri.

- se tingëllon shum shum mirë në frëngjisht.

- se tingëllon shumë kinematografike në anglisht

- se na pëlqente pa masë "der Küss" e G. Klimt 

- se ishim me pushime

- se kishim dashuri të pamatë që na ngrohte shpretkën, mëlçinë, zemrën, këmbët, dhe s'kishim nevojë që personi në fjalë të bënte ndonjë send tjetër veçse të rronte në ndonjë cep të botës për ta dashur, po çfarë lumturie kur personi kishte zgjedhur cepin e botës ngjitur me tonin!...

- se kishim frikë se po mos t'ia thoshim, tjetri s'do e kuptonte se kishte ndonjë vlerë në sitë tanë

- se gjërat bëhen të vërteta vetëm kur i artikulojmë

- se s'ishim fare dakord me propozimin e tjetrit për të blerë një sallon ngjyrë kanarine

- se një butësi e pamatë na kaplonte sa herë shihnim cepin e vetullës së tjetrit

- se mendonim se kjo do të ndërronte ndonjë gjë në vendimin e tjetrit për të çarë ferrën

- por në fund të fundit, dolmë në përfundimin se dashuria qe një gjë që tjetri e perceptonte më mirë se ne vetë në e donim apo s'e donim, kështu që mbase dhe s'qe fare e nevojshme që ta theshim, dhe bash për këtë e theshim tërë kohës. 

-etj. etj. 

lol, 

klesidra rrofsh per pyetjen

 

- se s'ishim fare dakord me propozimin e tjetrit për të blerë një sallon ngjyrë kanarine

 

- se një butësi e pamatë na kaplonte sa herë shihnim cepin e vetullës së tjetrit

 Kam thene dhe them te dua kur e ndjej e nuhas qe do te me shijoj!

 I thashe si me shaka "Te dua". Ajo me perqafoi dhe me puthi ne faqe... dhe qe atehere kane kaluar 40 vjet

40 vjet bashke?

 Ehe

ti ja merrke dhe idrisit mre

40 vjet ,,,,,,,,

por kur nuk e ke thene shqip vlen?

 

PASI KE THENE "TE DUUAAAA"

 

Shumica e atyre qe kane komentuar ketu flasin (1) ne numrin shumes, (2) ne emer te popullit dhe (3) ne drejtim te paditur.

Dmth hem s'i rrihet pa thene gje, hem s'thone gje. smiley

Oh, dhe menyra si eshte shtruar pyetja s'len hapesire per ata qe s'kane thene "te dua". smiley

 Big Grin Guilty as charged on all counts...

Bej autokritike pra... maybe start by telling us ne ca gjuhe te pelqen te thuash (dhe te te thuhet) "te dua". smiley

 It's not like you're leading by example...smiley

Juve qe keni folur ne drejtim te paditur duhet te beni autokritike, se une s'kam ca te autokritikoj persa s'kam thene gje. smiley

hajde besoje kete tani

Me the të dua
por nuk mu besua,
mos folën zogjtë, apo pemët
mos ishte zhurma e erës

 

 

Like the sound of silence calling,
I hear your voice and suddenly
I'm falling, lost in a dream.
Like the echoes of our souls are meeting,
...

When you say you love me
The world goes still, so still inside
When you say you love me
For a moment, there's no one else alive

________

Funny how asnje s'ka thene qe ka thene "te dua" per te manipuluar apo perfituar dicka, apo thjesht qe ne jete gjerat s'jane dhe aq shume si ne poezi e kenge. smiley

P.S. I cockloveroach you :O

 se na shkau dora duke i prerë flokët.

hahahahahahaha, sa me ndjenje faji e paske ate pune smiley

 jo, ishte për ti paraprirë ndonjë situate negative. smiley

Me ka marre malli qe ta them.

gjene ky muhabet? smiley

Dashuria është si humori, kur i di pse-në, nuk t'vje më me qesh  smiley

 

Ende jo, ndoshta ne Vjeshte...

Ne vjeshte pergjithesisht behen dasmat, kshu qe mendoje dhe njehere, thuaje gjate veres. ne vjeshte pastaj, nje rruge e dy pune smiley

 

Ku ishe Ti kur dola i vetëm nën hënë?
Në ç’hënë barisnje vallë?
Po qysh bën pylli pa Ty? Si del Vjeshta?
A ndofta nuk do të ketë kurrë më Vjeshtë?
Atëherë në emër të kujt do të bien gjethet?
Në emër të kujt do të vijnë shirat, mjegullat, ylberët? (FRr)

Sepse me hoqi nga duart çanten, rruges per ne shtepi; peshonte rende. Duhet ta falenderoja disi, ndoshta jo ne formen me origjinale por ne formen me te ndjere. smiley

Shyqyr mo,kishe tre vjet qe bridhje me valixhe.

PS. Ishte çante librash.

Po po , canta e librave ka qene vetem karremi.

smiley

Hahahahahaha. smiley Nuk e ke shume keq ti, jo! smiley

**** 

"Te dua" Big Grin

se e di qe nuk e lexon peshkun smiley

Chicken! smiley

jo moj per keto "fjale " une fal zemren Big Grin ti i ngarkon si gomari me canta smiley

Nganjehere me mire te te ngarkojne me çante librash se me "falje zemre". smiley

Se ma kerkuan smiley

Ai-me thuaj te dua ! 

Une-te dua smiley

Sa me zjarr e paske thene... kujdes se do te percellohen buzet nga dashuria.. smiley

Po ti je xhelooooooze mi?smiley

PS:Tym,tym ,shko andej 

     flake e kuqe ,hajde ketej.

Qyqaaaa xheloze per burrin tat moj? Po une kam dashnorin tim sa per 100 burra bashke.. smiley

E paske marr me ofertesmiley

99% OFF smiley
i lire mo skishte ku te vinte me.. vetem 1% tha mendoj per ndonje shoqe.. smiley

E mire mos u zini,ka per te tere...

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).