Kam nja kater dasma kete vere, bashke me ato te veres se kaluar behen shtate. Nga shoqeria qe u martuan nga fillimi deri te mesi i te 20-tave pervec nja dy a treve, te tjeret/at jane ndare, ca jane rimartuar, shumica jo, po kohe kane akoma plot pavaresisht se nqs i pyet te thone qe do mendohen mire para se t'a bejne per here te dyte. Ne dy nga dasmat e kesaj vere me duhet te 'mbaj fjalim' dhe po mendoja pse njerzit vendosin te martohen ose te mos martohen. Thashe t'a postoja si pyetje ketu te peshku per kuriozitet... Si thoni? Cilat jane arsyet pro/kunder marteses? 

168 Komente

S'kam asgjë kundër martesave, për sa kohë bëhet fjalë për ato të të tjerëve. smiley

Po s'kam asgjë pro martesës, kur bëhet fjalë për timen.

- Martohu ti martohu!

- Mos u marto ti Irena, mos u marto.

...do thoshte Sander mafishja.

 

Nqs do nje arsye me shume qe te te dale nga qefi martesa (ose nqs e ke nje sy nga free love), lexo kete rather dry definicionin e Wikit

Marriage is a social union or legal contract between people that creates kinship. It is an institution in which interpersonal relationships, usually intimate and sexual, are acknowledged in a variety of ways, depending on the culture or subculture in which it is found. Such a union, often formalized via a wedding ceremony, may also be called matrimony.

Jam i sigurt qe ne wiki do kete funny facts about marriage, po pertoj te geroj tani.

P.S. Charlie Sheen smiley

P.P.S. Prit tani kur te ngrihen femrat ne proteste, duke thene pse s'ka femra charliesheense. smiley

dileme Hamletiane: te martohesh apo te mos martohesh. Te gjithe bejme interesantin dhe themi batuta kunder marteses, por te gjithe martohemi ne fund, se ZOTI e ka bere natyrshmeri te njeriut. Sa per te bere dhe une interesantin, po e them nje ligesi ne pike te mengjesit: martesa eshte menyra me joekonomike per te bere seks.

Te martohesh, them une...askush s'e parashikon dot te ardhmen, por pse t'i mohosh vetes lumturi me dike qe e do, te krijosh nje familje, vetem nga dyshimi qe ndoshta s'do te zgjase derisa vdekja t'ju ndaje.

Shume e gjetur kjo : Marriage is a social union or legal contract ,

Personalisht jam kunder marteses pra celebrimit ose e thene me Shqip Kontrates Ligjore (te cilen na e ka paraqitur Xhibi me larte) per te vetmin fakt sepse je i detyruar me ligj per X, Y Z gjera, e pse u deshkerka te bejme kontrate ligjore nderkohe qe pretendojme se e duam aq shume nje person sa te kalojme nje jete te tere !!? Bashkejetesa eshte zgjidhja e duhur per mua Kristid..smiley

 Martesa eshte nje vendim shume i rendesishem per jeten e njeriut, por ne ditet e sotme eshte bere si nje fustan qe e veshin kur vjen pranvera dhe e heqin ne dimer kur vjen i ftohti ... Njerzit jane bere te pandergjegjshem ne kete pike sot dhe e marrin martesen si nje loje, si nje mode pa menduar pasojat me pas. Ketu ku jetoj ka ndodhur raste qe dhe pas nje muaji martese jane ndare pa asnje problem.. Nje rast per te cilin me ka ardhur shume keq kane qene prinderit e nje mikeshes time franceze te cilet pas 50 vjetesh martese u ndane tani ne pleqeri (dicka qe nuk mundem te pajtohem sepse ne momentin me te veshtire, ne momentin kur duhet te kesh dike prane dhe te jesh me shume se kurre i lidhur dhe sidomos me ate qe ke kaluar 50-vjet bashke, te ndahesh) ... 

Te martohesh apo te mos martohesh ... kjo eshte ceshtja.... u be dhe martesa sot si ne fjalet e Hamletit te Shekspirit. Nuk e di, personalisht se di, nuk jam perballuar akoma me kete pyetje, por ama di qe, nese do vendos apo do i premtoj njeriut qe do dua martese, atehere ajo martese per mua do jete si nje kristal i ruajtur me pasterti, sinqeritet, shume e vlefshme per jeten time. Per mua, martesa eshte nje vendim shume i rendesishem dhe i vlefshem prandaj do mendohem mire para se ta bej ate veprim, me plot bindje qe neser mos te kem dyshime ne zgjedhjen time te jetes. 

Personalisht jam kunder perfshirjes se shtetit (pra celebrimit, legalizimit etj.) ne nje vendim aq privat sic eshte ndarja e jetes me personin e zemres. Megjithate presioni i shoqerise eshte i madh dhe shume nga ne nuk kane mundesi tjeter pervecse t'i binden konvencioneve - shpesh edhe ne menyre te pandergjegjshme. Ajo qe uroj te ndodhe gjate ketij procesi bindjeje eshte qe personat te lidhen ne martese jo per te plotesuar mangesirat, qofte shpirterore apo ekonomike... Lidhja perfekte eshte kur personat ndihen te plote vetem, dhe vendosin te hyjne ne nje lidhje per te arritur perfeksionin.

E mi Kristide. Ta kutpj hallin. Gjithe shoqnia ime jon martu, feju, ose kane bo kalamoj. Ca biles jon te fmiu i dyte. 

Me c'kom pyt e c'kam kuptu, robt martohen se kon frike mos meten vetem, edhe nuk dun me u martu se kon frike se meten vetem me bashkeshortin/en. 

E ka thon katnaria jon me kohe e mem vakt: Beqari rro si mret po vdes si qen; i martumi rro si qen po vdes si mret.

Puna eshte te perfitojme sa me shume nga te dyja stilet e jeteses. Duhet te martohena vone me i llaf smiley Po jo shume vone se s'na merr mo njeri masanejta smiley  

 Martesa eshte institucion i perbotshem dhe duhet te respektohet deri sa te konsumohet. Pastaj eshte gje tjeter konsumimi i saj, i cili varet nga shume rrethana.

Ata, te cilet nuk duan ta njohin institucionin e marteses, kane krijuar nje institucion tjeter, qe eshte bashkejetesa, te cilat nuk se ndryshojne nga njera tjetra, perveçse nga ceremoniali i tyre.

Te mos martohesh, derisa dikush te te bindi qe e kunderta ja vlen smiley

p.s: qenkam ne Hollande smiley

Ira, kur te kthehesh, na sill ndonje gje te mire najashtashtetit smiley

 

Eee do perfitoj nga mrekullite e teknologjise, kush me rekomandon çfare te vizitoj ne Hollande? (s'e di mire qytetin ku jam)

 Martesa ne fakt eshte nje lloje instikti, Darvini e ka quajtur vazhdim i llojit, keshtu qe ky instikt mund te jete i sukseshem mund te jete i pa sukseshem, por sido qofte njeriu duhet te martohet ndryshe popullsia do te paksohej!  smiley

Martesa s'eshte instikt eshte kontrate ne fakt, dhe ka lindur para testeve te ADN. smiley

artian - mos na e ngaterro xha Darvinin me martesen tani!! Xha Darvini ka thene qe riprodhimi i qenieve te gjalla eshte instikt i materializuar ne kenaqesine seksuale qe siguron vazhdimesine e llojit ... ky instikt sjell edhe qiftezimin e qenieve te gjalla! Por ki parasysh kur xha Darvini thoshte qiftezim i qenieve te gjalla nuk kishte parasysh martesen, apo jo? Ku di se c'eshte martesa breshka e ishujve Tabago, te cilat xha Darvini i studioi! smiley 

Ceshtja eshte tek pergjegjesia qe njeriu eshte i gatshem te marre persiper ne koherat e veshtira, pergjegjesi jo vetem per koken tende, por dhe per njeriun qe ke prane. Dhe sa te veshtira  mund te jene keto kohera a momente, zor se mund t'i shkoje nder mend njeriu. Dhe sa mund te perballojne shpatullat e tua, as ti vete nuk e di, derisa gjendesh para fakteve a ngjarjeve. E dini qe njerezit mund dhe te duhen tmerresisht shume e prape te shkojne ne divorc? Dhe vetem per shkak te papergjegjshmerise se njerit prej partnereve, papergjegjshmeri qe e ben tjetrin te dorezohet, se perndryshe mund te humbase veten, duke falur gjithsahere vetem per hir te dashurise.

 like 

 

Ma prishe mendjen. Nuk martohem!

smiley

Femije i papergjegjshem! smiley

 

 ....te martohesh...po e zgjedhim njehere si alternative...si na rezulton... fillojne nje e nga nje pasojat e saj,dyshimi ne  zgjodhem apo jo njeriun e duhur,do bejme apo jo dasem,do ftojme ato qe ne duam apo ato qe prinderit u ndjehen borxhli per faktin se i kane ftuar,do jetojme ne nje shtepi me prinderit e atij apo do zgjedhim te jetojme nje shtepi te marre me te tmerrshmen kredi,do zgjedhim te jetojme pa femije per nje fare kohe apo do i nenshtrohemi presionit te familjareve" he cprisni tani?..."......e keto vetem sa per fillim te zgjedhjes sone....

.... e te mos martohesh.....te zgjedhesh kete alternative i bie qe te jesh i vetem perballe te "natyrshmes" qe shumica zgjedhin...e theksoj shumica zgjedhin...po a nuk eshte kjo nje dikature qe shumica i ushtron pakices dmth te pamartuarve???..

....si perfundim...te martohesh apo te mos martohesh????...pa perfundim....

 

ndonje i martuar ka fol ketu?

Te veshesh fustan apo pantallona? Varet nga fiziku them, edhe nga stina, nga gjendja shpirterore, nga estetika qe te ka formuar. Ja keshtu.

p.s. Edhe fustan-pantallona nuk eshte shume keq. Babi me tha qe dukesha sikur kisha veshur dimiq. Ia mora per kompliment. 

 unë them të martonjesh... po duhet të jetë nga ato gjërat që të bien mbi kokë si fakt dhe s'kanë nevojë për arsyetim. if not, mos u marto.

smiley Si te kam?

 martuar deri në fyt smiley

po ti? 

Martuar, po rehatshem deri tani. smiley

 Po dhe deri në fyt rehatshëm është moj smiley

Si është zemra e vockël?

Mire, gjume/qumesht si i vogel qe eshte...prandaj jam rehatshem. smiley

ashtu vazhdoftë! smiley

A proposito di matrimonio.... ci sarebbe qualcosa da mangiare?

haha (mangiamangia smiley )

ore ti gjer ne  fyt smiley heee ca i ofron bashkeshortit sot per dreke smiley

Ne boten moderne te sotme ku barazia gjinore hulumton thellesite njerezore me te fshehta eshte bashkeshorti qe gatuan. smiley Aaaaa, ju t'martumit mos gaboni te me zgjoni nga ai iluzion. smiley

 byrek. smiley 

 

 Per ta plotesu , pa jo per gje : me kungull smiley

 jo, me mish. kungujt u mbaruan. smiley

 Edhe arinjte edhe arushat jane vegjetariane smileysmileysmiley

Po jane mbaru kungulleshkat ( jo kungujt )  me qepe e domate smiley

 po nuk vujm të gjith nga kolesteroli akoma smiley

Me i miri eshte me spinaq! Behemi te gjithe si familje si Braccio di Ferro! smiley

 Ka mer ne me fasule, petanik,  edhe ngopesh edhe u ben ashtushe me ze te tjereve smiley

smiley groshet vetem dite te hene, mos na i fut edhe ne byrek tani. smiley

Byrek, byrek
O ustah Murat.
Katër copa bojnë nji lek,
O ustah Murat! 

Akull sa ekonomik e paske smiley

Varet nga subjekti qe ke ne krah. smiley

pervec nja 2-3, te tjeret jane ndare.. Interesante..

Mbi ceshtjen, besoj do gjesh me shume material ne google se ne peshk..

Kruell, kruell ai tell ju!!Funny marriage life love  cartoon from June 24, 1998

pervec nja 2-3, te tjeret jane ndare.. Interesante..

Eshte shume interesante kjo puna e divorceve tek shqiptaret jashte, sidomos tek ciftet e formuara ne Shqiperi qe pastaj emigrojne. Ajo qe ve re eshte qe jane pikerisht keto cifte qe sapo i largohen trysnise te familjes dhe mentalitet perqark qe shkeputen.

Unë them se duhet të martohesh. Nja tre katër herë...

 

Jul, po s'i thon kot, "the more, the mærrier"... smiley

 

Once upon a time there was a lover who said that he would go through hell for her. They got married, and now he is going through hell! smiley

Ferri i vertete fillon ne konkubinat; imagjino te jetosh me nje femer qe zgjohet cdo mengjes me mendimin"po ky pisi, e laj dhe e shpelaj, i gatuaj dhe i shkoj nga pas me tas kafeje dhe prape s'me do aq sa te me propozoje martese." smiley

po ky pisi, e laj dhe e shpelaj, i gatuaj dhe i shkoj nga pas me tas kafeje dhe prape s'me do ...

smiley

Une jam prooo marteses. Dashurohesh, martohesh me njeriun e zemres dhe sjell ne jete femijet.

Kurse per divorcet prape eshte bere gje e lehte te ndahesh me nje njeri. Ndodh si pa e kuptuar, si pa e prekur ne imagjinaten e te vertetes.Si nje genjeshter qe ka filluar ne mengjez, por ne darke duhet te mbaroje se mund te behet e vertete smiley. Cfare eshte divorci? Nje firme e nje gjykatesi, nje leter gjyqi, nje shkrese e depozituar kushedi se ku, nje emer me shume ne statistikat e divorceve, nje emer me pak ne ate te dashurive. Kaq eshte. Ndarja nuk ka brire per tu dukur qe te tjeret ta dallojne qe nga larg dhe te ikin, por eshe e ngjashme me te gjitha evenimentet e tjera qe ndodhin ne jete. Eshte e ngjashme me martesen, me lindjen, me vdekjen smileyNe keto kohe askujt nuk i vjen me cudi qe dikush ndahet apo dikush martohet, sepse cdo gje eshte brenda normalitetit. Apo jo? Por para se ta besh nje hap te tille duhet te mendohesh mire...

Sa me shume martesa te lumtura ju uroj dhe sa me pak divorce.. smiley

 Sa per diskutim, se edhe une ju uroj te gjithe te martuarve te mos ndahen, me c'kam pare nga ata qe e kane kaluar nuk eshte e lehte. Po, sa per diskutim, ti thua:

'c'fare eshte divorci? Nje firme e nje gjykatesi, nje leter gjyqi, etj...' 

Po martesa, c'fare eshte? Nje firme gjykatesi, nje leter e gjendjes civile, etj.  Jam kurioze, perse ti mendon qe njerezit duhet te martohen por jo te ndahen kur nuk ka me dashuri, kur nuk merren me vesh me njeri tjetrin ose kur me kalimin e kohes behen njerez te tjere nga ata qe ishin kur u martuan dhe nuk ju pershtatet me i njejti partner? Dmth pse e shikon si dicka qe po u be, nuk cbehet me? Njeriu fundi i fundit nuk lind i martuar?

Kristida po te kesh arritur  atje ku thua ti qe nuk merren vesh me njeri- tjetrin etj etj, jam dakord qe smund te jetosh jeten me njeri te tille kur dashuria nuk ekziston me neper ndjenja. Po kur ke femije ne mes eshte dicka e veshtire por jo e pamundur. Nuk thone kot martesa eshte fat, varet se si gjate jetes ai njeri do te sillet me ty dhe ti me ate. Jo cdo martese jeton ditet e saj si ne muajin e mjaltit. smiley Prape jam per  nje martese te shendetshme qe te doje dhe ta duash ate njeri qe keni vene kuroren..  ( ika te coj djalin ne shkolle)

me fal qe nderhyj, por po e them dhe une timen.

te ish aq e thjeshte ajo puna e firmes, nuk do kish nga keto lloj dilemash.

ne radhe te pare une e shoh martesen si nje projekt gjitheperfshires ku njerezit investojne ndjenjat, energjite, kohen, planet e se ardhmes dhe zgjedhje sh te rendesishme per jeten - ku shpesh te duhet te sakrifikosh edhe nje pjese te interesit tend personal per mbarevajtjen e gjerave (kshu qe ajo kontrata legale eshte e nevojshme qe c'ke me te, per mendimin tim).

pastaj, me e rendesishmja: femijet. sa te lodhin aq edhe kenaqesi te falin, ose me mire, te mbushin (kete lloj gjeje pak gjera ta japin ne jete). natyrisht, nje femi arrin t'i mbijetoje nje familjeje te copetuar, po per mua vallaj, edhe sot qe kam krijuar jeten time larg prinderve, jane nje pike e forte orientimi. natyrisht, nuk e kane pasur aspak te lehte, por sot jane aty, dhe une u ndihem kaq mirenjohese.

nje keshille per ata qe duan te martohen: pervec syve te bukur, nuse me rroge per meshkujt, e nje djale punetor per femrat. smiley

 Ja u zgjuam ne nga bota e re...mirmengjesi! Ne fakt po me cudit fakti qe shumica e komenteve jane neutrale ose kunder. Mendoja se do kishte mbeshtetje me te gjere, eshte nje nga institucionet shoqerore me te fuqishem. Po ashtu po shikoj qe shumica e romantikeve nuk qenkan prononcuar akoma, vetem nje a dy se c'pashe smiley 

 Mire, jua kam bere kete pyetje edhe cave ketu, ja disa nga arsyet qe me dhane 'pro'

1. Te kesh nje deshmitar per jeten - kjo me kujton ate variantin e Schrödinger's cat, qe nje fenomen i caktuar nuk ekziston deri ne momentin kur observohet. Cila eshte ideja, qe kur nuk ke nje deshmitar 24 ore afer, jeta jote nuk ekziston?

2. Financiarisht dhe/ose perpara sfidave te jetes, 2 eshte me mire se 1

3. Lindja dhe rritja e femijeve. Martesa eshte ambjenti me i mire

4. Njerezit e martuar jetojne me gjate sipas statistikave, kjo me shume ber burrat sesa grate smiley

5. Seks i rregullt

Ja do kthehem prape pak me vone te shkruaj edhe top 5 kunder smiley

une do te keshilloja te pysje iher mamin dhe babin.. smiley

 

 Mami dhe babi jane nga ato llojet e cifteve qe ekzistojne vetem ne teori, si temperatura o Fahrenheit. Jane takuar  kur ishin ne shkolle dhe akoma adoleshente dhe kane mbi 50 vjet bashke -une jam e vogla e familjes smiley dhe edhe sot merren vesh shume mire me njeri-tjetrin. Im ate per shembull thote edhe 100 vjet te tjera te jetoj prape me mamin tend do doja t'i kaloja. 

Pastaj c'thone ata ka mbi 30 vjet qe e degjoj smiley

Im ate per shembull thote edhe 100 vjet te tjera te jetoj prape me mamin tend do doja t'i kaloja. 

Dhe mendon qe babi ka eksperience te mjaftueshme me femrat per te dale ne nje perfundim te tille? smiley

 pse duhet ti provosh të gjitha qebaptoret që të dish se te restoranti gastronomik ku shkon përherë është shumë shumë më mirë? smiley

 Po mire ti e di bleten budallaqe a si ? smiley

Epo ti besh edhe lulet qebaptore eshte kulmi, kulmiiiiii smiley

 Neve kemi mendimin tone, yve tundni koken tuaj. smiley

Sa kohe qe burri perfundoi qebaptore cere te keqe ka te perfundoje qebaptorja lule ? smiley

Si e kish emrin ai kinezi me ekspozite qebaptoresh/lulesh?

Sa kohe qe burri perfundoi qebaptore cere te keqe ka te perfundoje qebaptorja lule ? Tongue

Nuk e kisha lexu kete pjesen e burrave qebaptore po e paska marre dreqi kete pune. Si i behet per ata burra/qebaptore qe s'pijne duhan, dmth s'kane tym, ca s'do lejohen me te punojne???????????

 Me ka ik ky muve apo e sajove m`ket cast ?

Ato here qe kam qene ne Kine kam te tjera histori per me tregu e jo lule, qebaptore apo ekspozita smiley

83 gra kish me duket... ?

"Te gjitha"?! Ne cilen pjese specifike te postimit tim thashe"te gjitha",akvll? Me cito pak te lutem. smiley

Koth, shoh qe qebabtorja jote paska pase mish te qelbur; salmonela orale s'eshte dicka e bukur per t'u pare, aq me pak tek nje mashkull(nese je mashkull!). smiley

Po kaverdisja ca batuta miqesore me Akllin . smiley

Per cer parametri mashkullor interesohesh ne peshk se ben vaki dhe na del koha edhe per ty ? smiley

 

Kaverdisje te mbare, te keqen, por te pakten kujdesu per parametrat civile.

 

zakonisht ustai degjohet... qe ku e ke pergjigjen..

Po ti me duket se ke ardh ne peshk per te bo ca te nihen te qut.. smiley

amani re te gjithe te pa-martumit paskan fol ketu, si puna e atyre kritikeve qe u bejne recensione librave te pa-shfletuar

hi kristida smiley

Sa frike kane peshqit te shprehen pro martese, sepse sic duket rrezikojne te thirren old fashion!  Ne realitet te gjithe do te martohen ose jane te martuar... dhe martese njehere eshte minimumi ... pastaj nuk i dihet me vone ...! smiley

Por sic duket edhe qeverite (edhe ato perendimore) te sotme nuk jane aq dakord me promovimin e martesave ... si psh. ne sistemin e taksave etj! Trajtimi i bashkejeteses dhe i te martuarve eshte nje lloj! Dmth qeverite dashje ose pa dashje jane pozicionuar kundra qelizes tradicionale te shoqerise! Si mendon ju?

 Ne realitet te gjithe do te martohen ose jane te martuar... dhe martese njehere eshte minimumi ... pastaj nuk i dihet me vone ...!                       

Sipas teje martesa qenka detyrim? Duam nuk duam do martohemi? Hmmm

.. nuk thashe qe eshte detyrim ... por pothuajse te gjithe perfundojne atje heret ose vone .. dhe jo vetem nje here, ... por nje pjese asnjehere! smiley

 Me trembe me kete "dhe jo vetem njehere", me kete qe the preferoj ate "asnjehere" smiley

mire ...

Jo, jo, Mari, mos merr vendime te nxituara. Kurre mos thuaj kurre. Pastaj, kur te vjen sahati, e te shkrep ( aty per aty, he) se me ate njeri do te jetosh gjithe jeten, se e do, se eshte njeriu i endrrave te tua, nuk te pyet me vetja ne do te martohesh, apo jo. Rendesi ka qe te jesh ne nje vale mendimi me ate tjetrin...  smiley

 

 

edhe une votoj per variantin e oranjes, bjeri sa te kesh fuqi.

institucionit te marteses pra smiley

 MARTESA ESHTE SI NJE KESHTJELLE, ATA QE JANE JASHTE, DUAN TE HYJNE BRENDA DHE ATA QE JANE BRENDA DUAN TE DALIN JASHTE. Keshtu ka thene nje i mencur. 

Edhe une martohem kete vit ( dreqi ta haje ), them te bej nje udhetim brenda asaj keshtjelles qe shumica kane qene, por asnjeri nuk na ka treguar se cfare ka pare aty brenda. ( ca njerezish egoiste ), nganjehere me duket si ajo pyetja qe per miliona vjet trazon mendjet e njerezve, A KA JETE NE BOTEN E PERTEJME??? Dhe shume thone: - E KUSH NGA ATA QE IKEN ERDHI TE NA THOTE QE KA APO JO JETE???

keshtu e imagjonoj ndonjehere kete pyetjen, kush u martua e na tha se si eshte. 

A eshte martuar ndonje tjeter me perpara me burrin tend te ardhshem qe te ta thote si ishte? Dhe nese ka qene i martuar, ish-bashkeshortja e tij duhet te ishte binjakja jote dhe madje ca me e ngjashme. Ashtu po, do mund t'u besoje pershkrimeve te tyre. Konkluzioni: Martesa ashtu si dhe jetesa, apo bashkejetesa jane perceptime personale. Keshtu qe urime per zgjedhjen dhe qofsh perhere e lumtur!

Oh sa koment i omel! Nuk ke ide cer tick-u ben kur lexo nje shenim me ferk analitik. Specie e rralle fare komenti kjo. Martesa si ngjarje unike ne subjekte dhe kohe - s'ka me bukur se e ke trajtu. Dmth asnje vlersim s'mundet me u dhon sepse nuk ka perseritje ne observim - gradet e lirise (n-1 ne ket rast meqe jemi ne nje ngjarje e jo poligami ose poliandri ose te dyja bashke njekohshem) jane 0 ne ket rast, cka perkon me singularitetin (no pun).

Flm! This didn't go unnoticed.

Fjale te bukura! Rrofsh!

Suela, as ne ate rast nuk e thua dot, se burri i ardhshem do qe martuar ne nje kohe tjeter me binjaken e imagjinuar, dmth ka mundesi qe tani eshte tjeter njeri.

Koran, nuk eshte e vertete qe bashkejetesa trajtohet njesoj si martesa. Ne disa aspekte po, por jo ne te gjitha. Te njerezit qe kam rrotull, pikerisht keto diferenca kane bere qe te marrin ose jo vendim te martohen, ne rastet kur nga anet e tjera cifti eshte i lumtur.

Mire, per ata qe jane te martuar, si e moret vendimin? Ka ardhur koha, kam gjetur njeriun e duhur, duhen bere femijet (sidomos per femrat), u lodha duke date (sidomos per meshkujt), apo asnjera nga keto? Cili ishte deal maker (ose per ata qe jane divorcuar me pas dhe nuk e kane problem te shprehen) cili ishte deal breaker? Po ata qe jane te pamartuar by choice, cilat jane arsyet?

Obobo, u bera me keq se klesidra me anketat e saj, po me intrigon si pyetje se mbase ne forum virtual jane me te ndershem dynjaja ne opinionet e tyre sesa balle per balle smiley

Ja une po e filloj nga vetja: Une jam e pamartuar. Kam qene shume afer vendimit dy here (dmth me kane pyetur 'would you marry me') dhe kam thene 'jo' por nuk jam kunder kategorikisht. Te dyja heret sepse ishte shume e qarte per mua qe kisha akoma rruge per te bere vetem, investime te tjera ku doja te perqendrohesha dhe nuk isha gati per nje bashkeudhetar pavaresisht nga ndjenja. Pa lidhje kjo me varietetin, dmth nuk kisha per motivim 'pse vetem me kete do rri une tani' po thjesht nuk isha gati. Ceshtjen e femijeve nuk e kam pasur asnjehere me fiksim. Nqs nje dite do gjej dike qe e shoh si partner afatgjate dhe si baba te ardhshem te mire, pse jo, otherwise, no compromise! Jeta ka shume menyra per t'u jetuar.

Kam marre lloj-lloj komentesh per keto zgjedhje qe nuk eshte se me kane bere te rikonsideroj vendimet, por mire mendjen eshte t'a kesh te hapur e t'i degjosh njerezit sidomos ata qe jane miq qe te duan te miren smiley

Kristida, shume miqesish: tema ishte deri diku e kendshme gjer me tani, por sinqerisht, çfare kuptimi ka te rrefesh jeten private me hollesira ketu te Peshku?

 "Te dyja heret sepse ishte shume e qarte per mua qe kisha akoma rruge per te bere vetem, investime te tjera ku doja te perqendrohesha dhe nuk isha gati per nje bashkeudhetar pavaresisht nga ndjenja. "

You keep telling yourself that hun! Te dyja heret ishte sepse nuk te pelqeu dicka te propozuesi.  Dicka ju mungonte, qofte nga intelekti, nga seksi, nga situata financiare, nga pozita ne karriere, nga madhesia e diamantit te propozuesit. (Mos me thuaj qe te dy heret keta mjeranet u ulen ne gjunje me nje unaze platini me nje diamant minimumi mbi 1 carat) Apo ta hodhen kshu fjalen kot per muhabet. - Hajt martohena...

Pranej po te them qe ti si dhe 99.99% e femrave te tjera je dhe ke qene gati per tu martuar, vetem se nuk ke gjetur "Mr. Big", to your "Carrie". Ti dhe vete e di qe karrieres tende ne marketing (how's hustling corn chips to the jalapeno dips as a career) nuk i prish aspak pune gjetja e shokut tend te jetes, e shpirtit binjak. Ai njeri kur ta gjesh ka vetem per te te shtuar te mirat dhe jo per te penguar.

Lal, ti nuk ke ardh ketu per mend me kete pyetje, po ke ardhur per te bere vehten tende te ndihesh me mire sepse e ndien nje mungese ne jeten tende. Prandaj mos shiko nga te divorcuarit, se asnje nuk do te marri shembull nga deshtimi i tjetrit, shiko nga ata qe kane vite bashke te lumtur. Te uroj me gjithe zemer te gjesh nje burre te mire dhe te trashegohesh me shume kalamaj. Mos harro kurre qe kjo eshte nje nga karrierat me te denja per cdo njeri. Keshtu ka qene dhe keshtu do jete gjithmone.

Ja pra meqe deshe keshilla nga te martuarit.

P.S. Kam nje shok shqiptar qe eshte single. Me sa nuhas ai eshte 3-5 vjet me i madh se ty. Punon ne finance per nje pension fund ketu afer, dhe eshte cun flori. Edhe ai rrezik eshte duke i lexuar keto gjera po nuk komenton se eshte pak skeptik per keto tema. Me shkruaj ne PM se dua t'ju ve ne lidhje. smiley (Pastaj do me blini nje pale kepuce... mundesisht PRADA) smiley

Ja pse bi dakord me Finin më lart...

 

Finis, nuk eshte e detyrueshme, po them se te jep nje ide me shume se thjesht teoria. Nuk kerkon njeri emra te pervecem.

 Kristida, besoj se vërejtja e Finisterres lind prej mendimit se eksperiencat personale nuk i shërbejnë askujt. Janë ca gjëra që po s'i ndjeve vetë, s'bën fajde llogjika e të tjerëve, sado e argumentuar të jetë. Nëse s'ke qenë gati, mirë ke bërë që ke thënë "jo". Kur të jesh gati, nëse do të jesh një ditë, bëje. Sa për fjalimet në dasmat që do të vijnë, unë them të inspirohesh nga çiftet në fjalë se secili ka historinë e vet. 

akull, e kuptoj, por per mua eshte eksperienca personale e secilit qe te jep ate qe quhet 'insight' se teorira gjen ne google sa te duash. Kerkoj falje nqs eshte subjekt sensitiv dhe kuptohet qe secili zgjedh te ndaje vetem aq sa ndihet komfortabel, qe do te thote zero ose aq sa deshiron. Po mendova qe ketu ndahen eksperienca personale dhe preferenca te cdo lloji dhe nqs ka qe ndihen rehat edhe mund t'a thone.

 Ju lutem bashke bisedues dhe njerez te mire, kemi paguar kaparet ne ketej nga Shqiperia, mos na beni ti cojme dem. smiley

smiley

Let me guess, nja 7 muaj perpara e . leku modh leku modh ee. i bote pasanike kto organizusit e dasmave mre aman.

Oj Kristida, po mos i fut njerzit ne menime, ti thuj atyre : beqare e kini provu. Provojeni i here me qene dhe te martum, e po ashtu, vetem duke u martu mund ta provoni dhe te jeni te divorcum smiley

Aman mre martojuni, vetem me men n'kry, mos i rrifni grate, cojini lekt ne shpi, mos i braktisni kalamajt rrugeve, pastaj si te doni dac rrini tmartum, dac te ndam, dac poligam a ku di une se cer.

Jetohet per bukuri dhe pa u martu, por personalisht besoj se martesa sidoqofte eshte gjeja me e qendrueshme ne jete.

otherwise, secili e di vete smiley

Une thom qe s'ka receta nese do te martohesh apo jo.

per mua:

- kush ndien se mund te martohet martohet

- kush mendon qe te marri per grua ate qe eshet si e do ai .... edhe mund te mos martohet se edhe nqs e gjeti ashtu si do ai, ai mund te mos jete si e do ajo tjatra

- njerzit kur martohet mendojne gjerat e mira dhe qe i bashkojne, nuk martohen me qelimin me u nda, por gjera ndodhin ne udhe e siper dhe martesa eshet produkt i ektyre te dyve si i zgidhin e zgjethin gjerat

- parajse ne martese ka vetem kur njeri/njera eshet skllav i tjetrit/tjetres

- eshte rruge e veshtire nda cdo pik[pamje ku dashuria eshte ilaci i vetem nqs supporton tjetrin e degjon, perpiqesh ta kuptosh ke durim derisa momentet e keqija te kalojne

- ata qe kane frike nga ndarja mos te martohen

- ndarja diskutohet gjeresisht ne cifte edhe kur ata lejone te lumtur

- sexi ne martese eshte sherues , nganjehere edhe detyre (edhe kur nuk je up to it)

- sexi ne martese eshte sherues, nganjehere edhe detyre (edhe kur nuk je up to it)

Ohh Çelo, po keshtu qenka puna mer!! smiley

ku hyn seksi martesor , nuk hyn mjeku

smiley

C'ne ato trendafilat e martuar qe shkojne mbas cupelinave? smiley

e mo se jemi poplli babzit ne

sa t'na dale babiza (o zot kur ???)

pastaj atyne dranofillave dhe ju kane dale ca leke teper, gjynah te mos i shperndajne i cike smiley

Seç kam pershtypjen qe keni fillu t'mashtroni bashkeshortet me keto mitet urbane. smileysmiley

lol

po normal,

ujku mjegull do smiley

"Shefqet, bari i Sadijes s'eshte kurre me jeshil!" smiley

hej tema eshte per martesen jo per tradhetine martesore ... permbahuni ca, mos i trembni te tjeret

seksi i vazhdueshem eshte celsi i suksesit te sentimenteve reciproke ne cift, rrjedhimisht edhe per mbarevajtjen dhe jetgjatesine e nje martese. Keshtu thote dhe shkenca, mesa kam lexuar...

Woody Allen, dikur, per kete punen e marteses ka thene:  te martohesh, do te thote ti krijosh vetes te telashe qe kurre  nuk di ti kishe pasur nese do te ishe vetem.smiley

gjithsesi, keto jane fjalet e Woodit.  une per vete distancohem.smiley      

Belul, njeriu kur dashuron paster dhe shume eshte perhere ne nje martese, martese ndjenje. Martesa si institucion ligjor eshte me teper nje mbrojtje e te mires te perbashket(mbrojtje e femijeve, mbrojtje e pasurise te perbashket,njohje e te drejtave partneriale,...) dhe ne rastin me banal martesa eshte detyrim dokumentash per nusen e Shemziut te importuar nga memedheu qe njohu kur shkoi per vizite tek tezja ne 1 muaj kohe. Ehh, te jesh shqiptar do thote shume...

nuk jam kondra rosee, nuk jam kondra.  sidomos kur behet fjale per nje teme te tille.  e konsideroj teresisht private.  dua te them, sa do e mire apo keqe te jete eksperienca ime, nuk mendoj se ka per ti hyre ne pune dikujt tjeter. e  lere me pastaj te behet ''garanci'' per te.smiley

Mos u permbaj fare, hapja zemren kolektivit. smiley

esht edhe kjo pergjigje simetrike e pytjes t'martohem apo jo, te bere nga nje femer (nqse e ka shkrujt njeri me nolt, te me fali): "keq me burre, keq pa burre, keq te mos martohem kurre". Pesimizem dhe depression i gjalle poplli najher. keq total.

http://www.amazon.com/Should-Get-Married-Blaine-Smith/dp/0830822712/ref=sr_1_fkmr0_2?ie=UTF8&qid=1299084237&sr=8-2-fkmr0

Here's an indispensable book for any Christian contemplating marriage or seeking guidelines in finding a life partner. Drawing from personal experience and his years of counseling singles and couples,

questions:

[] Are the two of you compatible? [] Are your expectations realistic? [] Should dating be part of the courtship process? [] What if one of you has been divorced? [] How can you deal with the fear of commitment? [] How do you find God's will in all this?

Hahaha, faleminderit, ITS per mendimin e sinqerte dhe pa dorashka! Une ne fakt erdha me kete pyetje per muhabet meqe ka nje vale dasmash afer, sic po thosha. Faleminderit edhe per sugjerimin, pa ironi fare, do ishte i mirepritur nqs me te vertete do isha ne faze kerkimi, por I'll be flying solo for the next little while at least. Zakonisht jeta ka sjelle njerezit e duhur perpara vete ne momentin e duhur, kam besim se do vazhdoje t'a beje kur te jem gati. Per momentin, gjera te tjera kane precedence.

Maktub!

Perse i fshini komentet?

ju pershnes!

 

 Shume komente po fshihen sot ne kete faqe... se di por mire do ishte ti rilexonin mire ato qe fshijne dhe te shikojne nese vertet jane per tu fshire...bahhh 

Sa shishe e bukur!

 

Kristida, te paska shku menia me u martu?! smiley

Une jam per martesen. Eshte pak a shume e ngjashme me bashkejetesen me ndryshimin qe ne rastin e pare mban edhe pergjegjesi ligjore. Ata qe martohen me duken njerez kurajoze, ndersa ciftet qe bashkejetojne pa u martuar me duken frikacake. Sikur duan t'iu shpetojne pergjegjesive te tyre. Sikur duan te lene gjithmone deren e emergjences hapur qe ne momente krizash t'ja mbathin me vrap.

Dasma te thuash te verteten nuk jane te keqija, nuk ka asgje per tu shqetsuar.. Do hash mire ushqim cilesore, do pish sa te duash dhe kur te duash, te vallezosh e kercesh me miqte dhe fmailjaret e tu, po pate fat edhe mund te ndukesh diku..   smiley

Ndersa pa dasmes, vendoseni veten ne rolin e nje piloti avioni.. Avionin mund ta ul e ta ngrej edhe nje pilot i vetem, ka mundesi, por me mire dhe me lehte kur je me ndihmes pilot apo jo? smiley

 

Ah te keqen e krahasimit! smiley

pse me vure note ti direkt? smiley

Ndihmes-pilote! Pupuuuuu! Ti as ky tjetri ketu qe flet per dokumentare te atij tipit s'meritoni martese. smiley

O liqo!  e mure vesht per ate pilotin 75 vjecar qe bote dhe dokumentar? hihihihihi

 "Martesen do ta perkufizoja  si nje keshtjelle, qe kush eshte jashte, kerkon te hyje dhe kush eshte brenda saj kerkon te dal, ose martesa eshte kurorezimi i dashurise dhe humbja e lirise!

 

Martesat jane te rendesishme se jane terrene ushqyese te riprodhimit dhe progresit.Idealet dhe ambicjet egoiste nuk para shkojne mire me martesen.

Citoj Dashin pa brire (telekomedia e Culiqit); "Ketu njerzit me pare martohen, pastaj fejohen, dhe ne fund dashurohen".

Ajo cka mundon sot ne shoqerine shqiptare eshte kriza shoqerore qe perkthehet dhe ne krize te institucionit te marteses...

 te martohesh posi jo. trimi i mire me shoke shume, dy me mire se nji, tre me mire se dy, kater me mire se tre, po kush te le se. Sidomos te trashegohesh, sepse femijet jane krijimi me i bukur qe mund te beje dikush ne jete. Krijon nje jete te re, nje ndergjegje te re gati gati nga hici e pastaj i jep forme dalengadale gjate viteve. Art par excellence, dmth te 10sha letrat e ngjyrosura te pikasos, guret e mikelangelos, shkronjat e kafkes e te gjitha phd-te e botes e te gjitha poezite qe mund te shkruash, ose shpikjet qe mund te besh, asgje nuk i afrohet.

p.s. kot kshu, ca ide per fjalimin. smiley

Art par excellence, dmth te 10sha letrat e ngjyrosura te pikasos, guret e mikelangelos, shkronjat e kafkes e te gjitha phd-te e botes e te gjitha poezite qe mund te shkruash, ose shpikjet qe mund te besh, asgje nuk i afrohet.

Sikur ta kishim pase mendjen me pak tek pjellja ne shqiptaret dhe me teper tek zhvillimi mendor nuk do kishim qene ne balten ne te cilen gjendemi! E pjellura s'eshte veshtiresi por, duke pare katrahuren qe kemi ne memedhe, duhet te kishim kuptuar me kohe qe veshtiresia qendron tek edukimi. Arti s'eshte per diletante dhe Kafka eshte ekuivalenti i qindra vezeve te pllenuara nga injoranca.

Une s'jam aspak dakord me mesazhin qe po perçon; vetem prinderit e ndricuar mund te skulptojne nje brez te ndricuar dhe arsimi eshte drita! Arsimi eshte Picasso, arsimi eshte Michelangelo, arsimi eshte Kafka,...arsimi eshte PhD.

E keqja e kombeve te varfera eshte qe injorantet pjellin shume nderkohe qe brezi i ndricuar pjell pak. Pjellja eshte pergjegjesi, pergjegjesi pasi po ngarkon boten me injorancen ose diturine tende, ne nje forme po percon por pyetja eshte: sa eshte ne gjendje injoranca te kuptoje peshen e asaj qe po percon?

 Nuk jam kondra nuk jam kondra. Po themi te njejten gje, ti thu arsimi, edukimi, une them dhenia e formes krijeses qe ke krijuar. Nqse arti eshte krijim, nqse pjellja eshte process krijimi, atehere pjellja (edhe edukimi i mevonshem) eshte art. Plus, mos kujto se pjellja eshte e lehte. Fakti qe mund ta beje gjysma e popullsise nuk e ben aspak te lehte. Sipas perkufizimit tim per artin, femija yt eshte pakrahasueshmerisht veper me e bukur arti sesa te gjithe ato veprat e tjera. E thene ndryshe, qe te afrohem te ajo qe po thu ti, ato veprat e tjera jane thjesht mjete per t'i dhene forme vepres tate te artit, femijes tat. Perkufizim krejt personal i artit ky, qe fut edhe mishin edhe gjakun edhe nervat brenda, fundja lindja e dikujt krijim eshte, ti krijon jete. Edhe mos me ngaterro me shqiptaret se jane popull i madh disamilionsh e nuk i njoh te gjithe e rrjedhimisht nuk e kisha fare muhabetin te perparimi i shqiptareve, se nuk ka ngel puna te une per perparimin e shqiptareve smiley. As me popujt e tjere te varfer, keq me vjen per ta, po s'di ca me thene, se s'jam aq largpames e aq i ditur sa te zgjidh problemin e varferise ne bote. E nejse nejse, se muhabeti ishte te fjalimi i Kristides ne dasem. 

Une s'jam aspak dakord me mesazhin qe po perçon; vetem prinderit e ndricuar mund te skulptojne nje brez te ndricuar dhe arsimi eshte drita! Arsimi eshte Picasso, arsimi eshte Michelangelo, arsimi eshte Kafka,...arsimi eshte PhD.

...dhe drita e diturise perpara do te na shpjere-tha.Ne nje pike jam dakort: te prodhosh femije eshte 5 minuta ohooo dhe tere jeta obobo.Por teknologjia e berjes se femijeve fale natyres/Krijuesit eshte kaq e thjeshte sa nuk ka nevoj te doktorohesh.O zot, me jep aq mendje sa te lidh /zgjidh oshkuret -tha (versioni modern: zinxhiri smiley )

Puyetja e Kristines eshte nga ato qe kane brenda dilema egzistenciale jo ne kuptimin e domosdoshmerise se marteses se sa te aktit te zgjedhjes dhe momentit kur duhet bere kjo zgjedhje/zgjidhje.Edhe ketu domosdoshmeria e can rrugen permes rastesise.Kur mendojme se kemi zgjedhur ne fakt jemi zgjedhur prej rastesise.Ne kohet moderne(fatmiresisht ) martesa eshte nje nga rruget per te shkuar ne parajse...ose ferr. Familja eshte nje e keqe e domosdoshme. E rendesishme eshte qe njeriun qe zgjedh per te ndertuar familjen ta zgjedhesh jo nga interesa pragmatiste, as nga frika e te qenurit vetem , as nga instikti jo e jo (edhe pse ne thelb martesa eshte permbushje e instiktit ne nje relacion afatgjate ) por atehere kur e ndjen se nuk mund te jetosh dot pa personin qe te ben te ndihesh mire.

E , mire ,teorite dhe doktrinat  per familjen, martesen njihen.Por perseri pyetja mbetet: perse martohemi? Si thua ti rosse , nga egoizmi, nga frika, nga pasigurite ?? smiley

 

 

Si thua ti rosse , nga egoizmi, nga frika, nga pasigurite ??

Nga dashuria! smiley

pfff, ik lexo Shopenhauer -Metamorfoza e dashurise dhe do bindesh per gracken ku ke rene smiley

mase te shef zoti ne ty mi Kristida e gjen nje cun te mire ke ato dasmat... smiley 

Qenka bere nami ketej :O

Kris, mendimi im eshte qe shumica derrmuese e njerzve kur jane para moshes se marteses, te themi adoleshente, mendojne se do (dhe duan te) martohen ne te ardhmen.

Gjithashtu sic thua vete, nga studimet etj, te martuarit jetojne me mire dhe jane me te kenaqur se beqaret, ne shume aspekte.

Po ashtu dhe per femijet padyshim (eshte me mire martesa), nese njeriu ka ne plan femije.

Ma ha mendja kur per nje arsye ose nje tjeter ka zhgenjime, ose kur s'eshte arritur aty ne kohen dhe menyren e duhur, lindin keto dilemat dhe hamendjet per alternativa jo-martesore.

Por pavaresisht, nuk ka shume kuptim presioni familjar e shoqeror. Njeriu zgjedh sipas sipas deshires, dhe deshira kufizohet dhe nga gjera te tjera, e me the te thashe.

per ata qe jane te martuar, si e moret vendimin? Ka ardhur koha, kam gjetur njeriun e duhur, duhen bere femijet (sidomos per femrat), u lodha duke date (sidomos per meshkujt), apo asnjera nga keto? Cili ishte deal maker

Ah, keto jane delikate, mos prit pergjigje ketu. Shume njerez p.sh. martohen per arsye jo dhe aq 'parimore', si p.sh. pse po i iken mosha (and they settle with someone qe s'do martoheshin ndryshe) etj, e kjo eshte jeta fundja, s'ka shume fairy tales, kshu qe mos prit pergjigje ketu per keto.

I guess, eshte mire te mos marresh vendime per te cilat ka shume shanse te behesh pishman me vone, like marrying someone you don't see yourself growing old with.

But still, whatever floats anijen e secilit/seciles, se desh rreshkita ne kategorine e dhenies se keshillave te prera. smiley

 

P.S. ITS dhe ndonje tjeter... not cool! Mos abuzoni (me apo pa qellim) me faktin qe Kris apo dikush tjeter mund te tregoje ndonje gje nga jeta e vet ketu. Ketu vijme per nje dore muhabet, nuk ka pse te tejkalojme ca instanca, qofte dhe nga deshira e mire. smiley

 Une per vete nuk di ca me thone,por cuni xhajes me tha nje dite qe nuk martohet se po u nda i merrte nusja gjysmen e shpise.

Ah se desh harrova nuk ka shpi,jeton me qera.

ah po pikerisht praa

se po te kishte shpi e te martohesh nusja si merr gje,

kurse po te martohet, e pastaj te marre shpi, ja rrun nusja gjysmen er cun smiley

Kodi i Familjes qishtu thote smiley

martesat me pak te qendrueshme shifen tek b-grisurit ....

Hahahahahahaha, nuk e ke keq ti! smiley

Sec me kujtuan keto krriçat njerin ketu qe kishte importuar mish te bardhe nga Shqiperia, nga ato tipat qe shkojne 3 jave ne Shqiperi. Mire e shkreta, kishte ardhur pa ditur gjuhe, pa qene e zonja as te bente reciklimin e plehrave. Ne ate vale injorance e siper ky kopili 99ç i kishte servir edhe prenuptial agreement. smiley

Bera gabimin me te madh ne jete qe u futa te kjo tema

Ne Gusht martohem  hahah smiley

 

Jam PRO se sa je beqar ben nje jete te crregullt , orar pa orar ngrene pa ngrene ,mbase ste pret Zoti ne shpi kur kthehesh i lodhur nga puna , po nje buzeqeshje nga bashkeshortja do e moresh , nje pjate gjelle te ngrohte , te shtruar do e marresh , do e pish kafen me nusen ska naj gjo , do jene darka familjare , hajt mo do pime ne shpi , po jena mire me leket ka dhe restorante, kto gjonat do jene derisa te vij ne jete femija se me pas do i perkushtohesh atij.

 

PS: Ate punen e seksit nate per nate mos e merrni me aq frike mer jahu s ate keni fuqi smiley

Neve na dhane nje mundesi me jetu, jepeni dhe ju nje te tille smiley

Cer jon keto pablik displeis ov efekshen and prirjesh martesore? A je i sigurt se po te lexo nusja? smiley

 Pse o vlla bone gabim qe hyne,te tjeret jane martu nga tre kater here,sa per gatimin,ishalla nuk do martohesh me ndonjeren nga shqiperia e mesme,vetem mish me leng dhe mish me patate dine me gatu.

Hajt mos e merr me frike,kur te te vije dita te trashegohesh smiley

Nuset e jugut gatuajne mire i kane duart flori smiley

Qe shaka se skom fryk , mu sme tremi 97-ta jo me nusja , e cila po e lexon kete mesazh smiley

 

FLM ne koken tuj

 

Kom vetem nje siklet sa lek do me hudhin kur te kercej smiley

Se mos do i mash vete leket. Jevgjit e orkestres do i morrin..... smiley

 Bo..bo..

Jo me jo se edhe keta te Shqiperise se mesme dijne te gatuajne,biles gatuajne shume shume mire smiley

ITS e kom zgjidh at pune me DJ

Nusen e kom korcare , amvise te mire

Une jam pro marteses.

 Ik se tallesh.

smiley

Nuk po qesh per mendimin por e ke thene ne menyre shume te pafajshme.

Thjesht, bukur, qarte smiley

 Ashtu ashtu,thjesht dhe qarte,edhe prej bukurise u mahnita.

Hajt mos e merr me frike,kur te te vije dita te trashegohesh

Tamam sic e thote Brad, urime me te mire ska.

Mos harro se sapo martohesh behavior jot ndryshon nga nj individ ne nje institucion, dmth me e thene shkurt nuk mendon vetem per vete e per egon tende por mendon per nje institucion ku vendimarrjet jane em vota dhe me diskutime construktive ...... ja nje keshille me shume nqs ju vlen

 E keqja e kombeve te varfera eshte qe injorantet pjellin shume nderkohe qe brezi i ndricuar pjell pak

Shto ketu qe brezi i ndricuar e ndrit shume me martesat gay dhe lesb produkt i shterperise dhe i individualizmit bosh!

..e ku ka me mire se ti thuash djalit " ki kujdes te mos e degjoj babi qe ti nuk je i tij" sepse ai eshte nje produkt shkencor i riprodhimit ne epruvete! 

Shto ketu qe brezi i ndricuar e ndrit shume me martesat gay dhe lesb produkt i shterperise dhe i individualizmit bosh!

Ti po thua qe pjellja eshte argument perforcues i heteroseksualitetit? smiley

E keqja e kombeve te varfera eshte qe injorantet pjellin shume nderkohe qe brezi i ndricuar pjell pak...

Edhe Jews i paska futur te injorantet   ky zylali...

Klani/Fevziu kishte nje emision per dashurine. Te ftuar ishin

Blendi Klosi - Deputet i PS
Gerti Bogdani - Deputet i PD

:O 

Pashe vetem pak fillimin kur foli Tupja per dashurite e tij te hershme ne moshen 4.5 vjecare.

Ne Amerike, sipas xhaxhi Pjuse

 

http://pewresearch.org/assets/publications/1802-a.png"Marriage is a wonderful institution," Groucho Marx once observed, "but who wants to live in an institution?"

_________

A new "marriage gap" in the United States is increasingly aligned with a growing income gap.

Marriage, while declining among all groups, remains the norm for adults with a college education and good income but is now markedly less prevalent among those on the lower rungs of the socio-economic ladder.

 

http://pewresearch.org/assets/publications/1802-i.png

 

The survey also finds striking differences by generation. In 1960, two-thirds (68%) of all twenty-somethings were married. In 2008, just 26% were. How many of today’s youth will eventually marry is an open question.  For now, the survey finds that the young are much more inclined than their elders to view cohabitation without marriage and other new family forms — such as same sex marriage and interracial marriage — in a positive light.

...

Even as marriage shrinks, family— in all its emerging varieties — remains resilient. The survey finds that Americans have an expansive definition of what constitutes a family. And the vast majority of adults consider their own family to be the most important, most satisfying element of their lives.

...

The public’s response to changing marital norms and family forms reflects a mix of acceptance and unease. On the troubled side of the ledger: Seven-in-ten (69%) say the trend toward more single women having children is bad for society, and 61% say that a child needs both a mother and father to grow up happily. On the more accepting side, only a minority say the trends toward more cohabitation without marriage (43%), more unmarried couples raising children (43%), more gay couples raising children (43%) and more people of different races marrying (14%) are bad for society. Relatively few say any of these trends are good for society, but many say they make little difference.

P.S. Fukcsaw, people smiley

xhib, shpjegimin per kete te pju-se e ka dhene marks-engelsi me kohe.

kurse per politikanet qe flasin per dashurine te fevziu duhet shkruar nje artikull me vete. ato televizione jane cmendur dhe po cmendin njerezit.

te mos martohesh apo te martohesh enigme

 me dj apo me orkester eshte enigme me e madhe

obobo shume te zhurmshme ..dasma ne shqiperi eshte si pub

 

 

me keq se  pub e tejkalon normen e akustikes zhurma ..

dasma ne shqiperi eshte aheng ore. aheng nga ato ku gjith behen me dhimbje kembesh nga te kercyerit per pese ore rresht, vallet tona kreshnike

Ka edhe keshtu ...  si me poshte! smiley

British officer puts annoying wife on terror black list

An immigration officer was so sick of his wife that he put her on a terrorist watch list - so she couldn't get home from Pakistan. The officer added her name to the register of people banned from flights into the UK while she was visiting family overseas, reports The Mirror.  When she went to the airport to get her return flight back, officials told her she could not board the plane and did not *explain why.

She called her husband, who *promised to look into it - but left her stuck in Pakistan for three years while he had the "time of his life".

An immigration source said: "A lot of people may dislike their other halves but to do this takes it to the next level.  Needless to say she was confused when she got to the airport as she had never been involved in anything criminal or terrorist related. She obviously thought her husband, being an immigration officer, would be able to find out what was going on.  Little did she know it was him who had put her on the list. By all accounts he then had the time of his life."

The officer was caught out when bosses vetted him after he went for a promotion that required him to have a higher level of security clearance. They realised his wife was on the watch list and asked him for an explanation. *He had no choice but to confess what he had done - and was fired.

John Gottman, in his Love Lab in Seattle, claims that he can analyze a conversation between spouses and predict with 94 percent accuracy whether that couple will divorce over the course of six years. But many academics say that Gottman’s powers of prophecy are overblown, that he can’t truly predict if a couple will split.

Married (Happily) With Issues

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).