TIRANË - Buxheti i shtetit paguan 100 milionë lekë për komunitetet fetare në vend. Qeveria miraton për të dytin vit radhazi kuotën e përcaktuar për secilin komunitet pas nënshkrimit të marrëveshjes midis bashkësive fetare dhe qeverisë për financimin nga buxhteti i shtetit të një pjesë të shpenzimeve të tyre.

Sipas marrëveshjes, katër komunitetet fetare më të rëndësishme në vend, do të marrin financime të përvitshme nga buxheti i shtetit. Shuma e miratuar dje me vendim qeverie, do të përdoret për investime në ndërtimin e objekteve të kultit, për financimin e shkollave fetare dhe pagat e mësuesve që japin mësim në to si dhe për punonjësit e administratës.

Sipas marrëveshjes së firmosur gjatë vitit të shkuar, qeveria merr përsipër të paguajë edhe faturën financiare të legalizimit të objekteve të kultit. Ndërkohë, me ligjin e miratuar dy vjet më parë, qeveria synon uljen e varësisë së komuniteteve fetare nga financimet e huaja.

Komuniteti Mysliman shqiptar do të përfitojë rreth 31.6 milionë lekë. Nga këto, rreth 16.7 milionë lekë parashikohet të përdoren për financimin e pagave të punonjësve të administratës së këtij komuniteti, 10.3 milionë lekë për financimin e pagave të arsimtarëve që japin mësim në shkollat fetare, ndërsa 4.5 milionë lekë do të përdoren për ndërtimin dhe mirëmbajtjen e objekteve të kultit. Në lidhje me këtë të fundit, disa nga vendet ku është parashikuar të ndërhyet janë Tropoja, komuna Shupenzë në Bulqizë, komuna Çermë në Lushnjë si dhe Komuna Roshnik në Berat.

Për sa i përket Kishës Ortodokse, ajo do të marrë në total 26.2 milionë lekë. Rreth 21.66 milionë lekë do të përdoren për financimin e pagave të punonjësve të administratës dhe 4.56 milionë lekë për financimin e pagave të arsimtarëve që japin mësim në shkollat fetare.

Kisha katolike do të marrë nga buxheti i shtetit rreth 25.87 milionë lekë, 4.3 milionë nga të cilat do të përdoren për financimin e pagave të administratës dhe 21.5 milionë për pagat e arsimtarëve që japin mësim në shkollat fetare. Kryegjyshata Botërore Bektashiane përfiton shumën 16.2 milionë lekë, ku pjesa më e madhe shkon për mirëmbajtjen e objekteve të kultit ndërsa pjesa tjetër për pagat e administratës. Fondet e përcaktuara për secilin komunitet do të ndahen nga Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sporteve.


 

13 Komente

me i dore jep

me i dore merr

osht kjo pune

smiley

ti hane me shnet paret jarebi smiley

musliman suni     ---  31.6 milion

krishtere ortodox---  26.2 milion

krishtere katolik  ---  25.8 milion

musliman bektashi-- 16.2 milion

 

ne 100 milion     52% i marrin kristianet dhe 48% muslimanet..

paska ndryshuar raporti fetar ne shqiperi????????

 

për financimin nga buxhteti i shtetit të një pjesë të shpenzimeve të tyre.

He? Po shteti laik i percaktuar me kushtetute ku shkoi?

Shuma e miratuar dje me vendim qeverie, do të përdoret për investime në ndërtimin e objekteve të kultit, për financimin e shkollave fetare dhe pagat e mësuesve që japin mësim në to si dhe për punonjësit e administratës.

Me pake fjale, per semitizimin e popullates dhe kultures se nuk mjaftojne ato mijra misionet e bamiresise nga cdo ane e botes per ta bere kete.

ai eshte nje kendveshtrim..

tjetri te lejo te shohesh se duke sponsorizuar administraten fetare, gjithashtu e kontrollon ate. Ndryshe, shije te keqe me le po duhet me e permen, shumefishohen ata qe ja hypin gocave te xhajes, se ashtu kane mesu ne arabine saudite.

Zgjidhja chene eshte shkelmi bytheve te gjithe misioneve (ketyre arabo sauditeve qe i mesojne robt t'ia hypin kusherirave ju jepet shkelmi i pare) dhe asnje kokerr leku per keta semitizuesit vendas.  Po ka myslimane, katolike, ortodokse e bektashinj mjaftueshem ne republike le ti financojne vete aktivitetet e tyre.  100 milionshi pikesepari duhet te shkoj tek seksioni arsimor baze, sidomos ne zona te jugut ku arsimi shqiptar eshte inegzistent ose eshte pervetesuar nga komshinjte e jugut.  Pa permendur shume fusha te tjera ku nevojitet ai 100 milionshi...

 

http://www.facebook.com/home.php#!/video/video.php?v=1653943827440&oid=105922046149148&comments

 

Pandeliu i shkrete po rrotullohet ne varr...

Besoj se ka tema te tjera boll ku e peshtyme ket shtet per indiferencen e treguar ne SHUUME fusha.. mbase me ket 100 milionsh po perpiqen te fitojne suport fetar.. Sinqerisht nuk jam i plot informuar mbi ceshtjen. Por, nese nuk ka axhenda nen rrogoze, i qendroj mendimit te mesiperm.

 Ndonese nuk dua qe shteti te harxhoje centin per financimin e feve nderkohe qe keto mund te mbahen me donacionet e besimtareve te tyre me mire nga shteti yne sesa nga shtete apo organizata te dyshimta te huaja.

 100 milion per shplarje truri!

Kisha Ortodokse, do të marrë në total 26.2 milionë lekë! Po pse kaq shume ne krahasim me ate muslimane?

Dhe qeveria te ndihmoje te varferit dhe jo fete!

Une e di se me Kushtetute ne e kemi te ndara fene nga shteti e pushteti.Cjane keto miliona keshtu,apo ngaqe jemi para zgjedhjeve.

 Shteti eshte i ndame nga feja, ne sensin qe as nuk e persekuton dhe as nuk favorizon njeren fe ne kurriz te feve (sekteve) te tjera! 

Shteti nuk eshte i ndame ne sensin qe nuk ka te beje fare me fene. 

Ah...

Perpara se t'hudhen perpjete pellazget dhe palla te tjere, po i fus i' disclaimer t'vockel kesaj me nalt:

Laicizmi i shkolles ne Shqipni eshte rrjedhim i ndarjes se shtetit nga kisha/xhamia, por jo edhe kunderargument qe shteti nuk duhet te kete te beje asgje me fene ose spiritualitetin ne pergjithesi. smiley

 

Shteti qe nga koha e Zogut e deri ne 1990-1991 ne menyre konsistente ka bere cfetarizim te shoqerise.  Shteti eshte i ndare nga feja ne sensin qe nuk financon asnje fe me leke te taksapaguesve qe ka shume gjasa mos te praktikojne asnje nga fete semite.  Duke financuar komunitetet fetare te ndryshme shteti nuk mund te quhet me i ndare nga feja.  Shteti eshte laik kur nuk promovon por as nuk persekuton praktikimin e feve te ndryshme.  Ne kete rast shteti ne menyre te qarte po promovon praktikimin e kater feve semite.

 edhe ket kishim manget, hair ishallah.........thone myslimonet..........

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).