Qeveria stimulon rritjen e bananes

Rritja e çmimit të bananes, e cila vjen e gjitha nga jashtë, detyron autoritetet shqiptare që ta kultivojnë vetë, në zona të caktuara.

Në programin e fundit të Ministrisë së Bujqësisë, për herë të parë fermerët shqiptarë do të marrin nga shteti subvencion në rast se pranojnë të kultivojnë banane, fryt ekzotik që rritet kryesisht në vendet latine, me klimë të ngrohtë. 

Deri më sot banania është importuar, pasi në vendin tonë nuk ka gjetur interesin dhe kushtet për ta prodhuar, por me sa duket, planet ambicioze të qeverisë për të zgjeruar prodhimin dhe shtrenjtimi i këtij produkti, ka bërë të mundur që shtojë fondet për mbështetjen e këtij fryti, tepër të konsumuar në Shqipëri.

Për cilido fermer që ka interes të kultivojë banane duhet të aplikojë në Ministri të Bujqësisë dhe në rast se projekti rezulton bindës atëherë përfiton 350 mijë lekë për hektar, nëse e prodhon në mënyrë intensive dhe 250 mijë lekë nëse e rrit sipas mënyrës tradicionale. 

Ekspertë të ministrisë, sqarojnë për gazetën se zonat ku mund të prodhohet janë në Jug të vendit, kryesisht në Sarandë, me anë të serave. 

Ministria thotë se deri tani nuk ka të dhëna të ketë aplikuar ndonjë fermer, por garantojnë se dikush do të kujtohet, pasi dhe futja në skemën e subvencionimit do të jetë propozuar nga subjekte të caktuara. 

Për të përfituar subvencionimin, fermeri duhet të plotësojë disa kritere, ku kryesori është pronësia mbi tokën, hapësira e saj që nuk duhet më e vogël se dy dynym, si dhe projekti. 

Në skemën e subvencionimit është futur edhe mbarështimi i lepurit. Ata që pranojnë të rrisin lepuj, do të marrin nga 60 mijë lekë për fermë, por me kushtin që numri i tyre nuk duhet të jetë më i vogël se 100 lepuj. 

Duke qenë se lepuri ka një normë shumimi tepër të lartë (çdo tre muaj), ministria i ka dhënë rëndësi edhe raportit meshkuj-femra. 

Kështu, njëri kusht për të fituar nga fondi i subvencionimit është madhësia e fermës, e cila duhet të jetë me mbi 100 krerë lepuj në majmëri dhe të ketë të paktën 12 riprodhuese femra dhe 2 riprodhues meshkuj. 

Për të shmangur abuzimet, Ministria e Bujqësisë do të caktojë dy specialistë të saj për të verifikuar fermat me lepuj në periudhën maj-qershor 2011. 
 

Ministria thotë fermat me lepuj janë të përhapura kryesisht në rajonet Fier dhe Lushnjë. 

 

82 Komente

Ku rritet banania ne vendin tone?

te 'cafe del mar' mi shoqe, s'e ke vene re? smiley

Hmm s'ke faj, duhet te pyesja ku "rritet" dhe ku "piqet" smiley Te cafe del mar vetem rritet.

e rrit tjetri bananen, vjen irisi dhe i thote 'e ke te papjekur' smiley

(na moret me qafe me kete teme)

Moj, s'e di une ça ke pire qe me mengjes, po mos me thuaj qe shtetit i intereson stimulimi i bananeve te papjekura smiley (megjithese nga ju te ekonomise çfare nuk pret)

hahaha po keshtu e ka globalizimi, e rrit njera, e pjek tjetra smiley

Cfare batutash! E madhe Tropizma! smiley

hahaha! *skuqet*

 Banania rritet ne kryeministri,dhe perdoret me e hanger populli shqiptar!

Ehu?! Po ne sapo fillonim me kultivu arroret. :O

 Plani eshte qe per cdo banane do te rriten dy geshtenja\arra (ato gjerat me nuts, domethene)

 Une degjova edhe une kete qe me propozim te Min te Bujqesise logoja e PD per zgjedhjet lokale do jete serisht shqiperia po ndryshon po vetem banane me domate.

Për cilido fermer që ka interes të kultivojë banane...

hahahhaha por koken tende monda qe e lexova 'per cilendo femer' smiley, me forcat tona, apo s'erdhi edhe 8 marsi.

.

Tani e mora vesh pse ishe kunder protestave politike per 8 Mars smiley

edhe titulli nuk eshte keq Qeveria stimulon rritjen e bananes   smiley

ky ishte lajmi me i bukur per 8 marsin...Big Grin

Te beje nje pyetje, sinqerisht nuk e di.

Sa leke e keni nje banane ju ne Shqiperi? Big Grin

 30 lekë copa. 

30 te reja besoj, nuk qenka keq.

 Gjynah mos ta hane nga nje banane ne dite..smiley

mos ju pergjigj akull se eshte pytje me spec

Lek Plepi thot e ka falas....

Po ne qe filluam me lajthine dhe caracat? angry

Bananja can bllokaden kurse vici shqiptar si burim ushqimor ne zhdukje, do te zevendesohet me leprin ! 

prodhimi vendas, do jete edhe me shume BIO.....

Eh Shqipe, eh Shqipe. Qe nga titulli te ideja smiley fantastike. Mua preku dhe "mbareshtimi i lepujve" po sikur te dale jashte kontrollit? E shkreta Europe si do ja beje me Lepurin Shqiptar qe do shperndahet-shtohet pertej kufinjve smiley

--------------

meqe ra fjala ishte shaka, sigurisht qeveria nuk eshte aq e marre te leje Leprin te marre fushat, lexoni dhe rrini pa frike:

Për të shmangur abuzimet, Ministria e Bujqësisë do të caktojë dy specialistë të saj për të verifikuar fermat me lepuj në periudhën maj-qershor 2011. 

Cdo qeveri serioze perqendrohet tek lepri-femer, aty osht problemi. smiley

---------

Lepurushe-e-banana Shqiptare, sounds like a fairytale.

po nuk u stimulua njeçike, nuk rritet ai dreq ! ( Trungu i Bananes prà  smiley   )

Bananja duhet per konsum te brendshem, se vallahi, me gjithe ato femra gjysem nudo qe bredhin ne Shqiperi, s'ja del dot Bananja nga Xhamajka apo nga Guadeloupa  smiley

Kurse Lepuri, per export, qe te pushtoje Europen ! Kafsha me hot qe mund te kete ne bote ! 

smiley

icik me ta futme!te pakten keshtu tingellon.qeveria gjithnje eshte transparente me publikun.ky eshte edhe vizioni i qeverise per te ardhmen dhe popullin tone.

Jo se ne ngelem duke perserit: Shqiperia si Republike Bananesh, Shqiperia si Republike Bananesh...

"Epo le ta bejme tamam Republike Bananesh!" - ka mendu felle felle Berisha.

 

Shikoni kur te vije ndonje firme tip "Chiquita" per te kultivuar bananen ne Shqiperi dhe me ate rast i vejme vulen perfundimisht shprehjes "Shqiperia - Banana Republik"!

Qeveria te kujtohet njehere per brezat e agrumeve tashme te shkaterruara ne jug, dhe pastaj per subvencionimin e ideve te reja.

NENI 1 

1. Shqipëria është republikë bananesh. 

2. Republika e Shqipërisë është plantacion unitar dhe i subvencionueshem. 

 

 Tani,Banane Fasule apo Shege ate e di KOMANDANTI, detyra juaj eshte te votoni,detyra jone eshte te numerojme votat.

 Epo shyqyr qe e fillum me bananen, dhe s'e fillum me prasin, apo me trongullin, se mysybet pastaj, nuk do dinim nga te shkonim............

Ec perpara qeveria, sa meno per ket popull. Per 100 lepuj, te jep shperblim 600 mije leke te vjetra, po a dine ata dhe 10 lepuj jane baraz me nji lope per te honger?

Po per bananet, a e dine ata se e ka mbjelle njoni ne Durres, ( e pat dhone dhe tv) kot per hobi, o bo nji peme e bukur, sa per banonet, eeeeee, sa i kikitik, dhe nuk zverdhen asihere. Hajt mo, experimente , ne hapim shtigje te reja....

mo u merzit... ekzistojne mbi 250,000 lloje bimesh te larta. I ke parasysh ca lakra te egra? Jo arugula, jane ca te tjera, bejne mire per sallate, dhe s'kane nevoje te grihen fare. Shume te mira per shendetin. E keqja eshte qe nuk kane marre stimulus qeveritar, as dje, as sot. Per monistat e dime qe ishin kondra stimulit te qershive dhe hisllave per byrek, por neve sot nuk na lejohet neglizhenca, etj etj... Kjo sa per nje shembull se sa i agravum esht problemi. Po manaferrat? Po blueberry ne Shqiperi? Mangot, papajat... tani meno qe nje stimulus fiqsh a lajthishe e ma nja 6 muj vlagen... dmth i bi 125,000 vjet me llogje per t'i mbulu gjithe bimet, dhe e bukra eshte qe mas 125,000 vjetesh, se ose esht harru bima e pare, ose ata robt e atehershme bo vaki s'jetojn mo, se per ata qe i bejne keto gomarlleqe te jesh i sigurte qe aty i ke ene mas 550,000 vjetesh, kshu qe cikli fillon perfekt nga e para...

http://dietdessertndogs.files.wordpress.com/2008/03/dandelionsaladclose2.jpg

smiley

mo u merzit... ekzistojne mbi 250,000 lloje bimesh te larta. I ke parasysh ca lakra te egra? Jo arugula, jane ca te tjera, bejne mire per sallate, dhe s'kane nevoje te grihen fare. Shume te mira per shendetin. E keqja eshte qe nuk kane marre stimulus qeveritar, as dje, as sot. Per monistat e dime qe ishin kondra stimulit te qershive dhe hisllave per byrek, por neve sot nuk na lejohet neglizhenca, etj etj... Kjo sa per nje shembull se sa i agravum esht problemi. Po manaferrat? Po blueberry ne Shqiperi? Mangot, papajat...

smiley

banane ne sera nuk kisha degju najher mgjse per bujqsi s'ma jep shume.

oeee, a bohet raki nga bananja mo? pliiz samuan sej jes! smiley

aj'v onlli faund mbege sou far. smiley

se besoj!!!!!!!!!!!! por di qe majmunet i pelqejne shume bananet..Big Grin

Hej... pastaj ca titulli: Qeveria stimulon rritjen e bananes!!!

 

Si duhet ta interpretoje njeriu i shkrete kete fjali?! smiley

 jahuuuuu! lyki lyki uot aj foyjnd: banana beer!!! O Zot c'qeveri madheshtore kemi... jam aq i entuziazmuar tani saqe s'me mban me vendi! Shend e vere (ndoshta bananesh) smiley. Aj ken't uejt!!! o zot, dhe sikur te jene te gjitha banane bio pastaj, ajo do ishte c'do ishte... apo t'i marrim gjerat uan et e tajm, se mos i hame me sysh dhe na thone "te pangopur" pastaj... smiley

I bet e kane bere studimin me Cavendish qe eshte varieteti me i perdorur tani, por qe pritet te shfaroset se shpejti...

Ne fakt banania ka elemente fetishi tek ne shqipot. Maj men, nje nga gjonat per te cilat e lavderosjshin nen ze Kico Ngjelen, ishte se ka pas pru banane anej nga vitet 70 ne Shqiperi - nje vapoRR me banane pruni, thoshin me i cik shock and awe.

Kujtoj po ashtu dritero agollin, kritikonte ruzhdi pulahen per teatrin me emer "nje shoqe nga fshati", meqe e kishte zbukuru ca si shum realitetin. "Ne fshatin e ruzhdiut mungojne vetem bananet", tha driteroi.

Dhe nese na pushton ndonje vale huliganizmi dhe vandalizmi apo cmendurie masive pastaj... psh te roisim dhe shkaterrojme c'te gjejme perpara, keto bananet bekan goxha zjarr.

Druret tane frutore s'ishin gje per zjarr, na u desh t'i digjnim te gjithe e mezi u ngrohem per nje vit relativisht jo te ftohte si 92... smiley

Banane !!!  ç'gomer qe kane qelluar. Pse nuk subvencionojne kivin, qe edhe i ka shancet te kultivohet, sepse persa kohe kultivohet ne France dhe Itali, i ka mundesite te kultivohet edhe ne Shqiperi. 

Bravo Pjer. Kiwi pikerisht. Dhe meqe jemi ne teme stimulimesh... kiwi eshte mjaft afrodiziak smiley

Mbaj mend nje autobuz qe vinte nga fushe kruja i mbushur cite me njerez dhe dike qe na foli me shume kompetence per kiwin. Monizmi nuk kishte rene ala. Ai shoku kish pas punuar ne ministri dhe kishte "rene nga fiku" - frut i pastimulum ky qe nga koha e Hrushovit, i cili tha qe pse mbillni plepa buze rrugeve, zevendesojini me kumbulla e fiq - dhe hera e kish cuar ate xhaxhin e autobuzit perjashta shtetit, ku kishte rastisur te konsumonte me c'duket nje kiwi. Atebote rruga nga fushe kruja ne tirane merrte nje ore te mire. Kur zbritem e ndjeme qe ai shoku nuk kish thene vec gjysmen e atyre qe kiwi meritonte. Ishte bere gjate asaj ore gjysem perendi - do ia lironim vendin gjithnje ne te ardhmen. Mendo edhe mrekullimin gati te frikshem per "ato jasht" qe nuk i kane problem gjera te tilla si kiwi! Nje kalimtar qe kaloi perbri ne trotuar kishte blere nje kile molle qe dalloheshin ne nje rrjete si me rombe. Na u duk si qenia me e mjere ne bote. Molle mooo, merre me mend. Na erdh keq per veten. Te destinum me vujt. Te pafat. Te pakiwi. Tirane, 1989.

smiley

Fantastik!

 Kjo 'te pakiwi' eshte madheshtore. Por megjithese situata e bananes ishte e perafert, nuk mund te thuash publikisht 'te pabanane' se kam pershtypjen qe do sjelle pergenjeshtrime masive smiley

Prit kur te dali motoja: Banania eshte dhe buke edhe gjelle smiley

Do bejme dhe tarator me banane. smiley

dhe jo vetem smiley

hani  kos dhe banane qe te jeni te shendetshem.

fryt ekzotik që rritet kryesisht në vendet latine, me klimë të ngrohtë. 

Fryt? Ah more gazetaret pocaqi te topit! Lum republika e Albananeve qe ju ka me kete dije kaq te thelle dhe kaq te gjere!  Bananet kultivohen kudo ne vendet qe kane klime tropikale.  Nga dhjete prodhuesit me te medhenj te bananeve ne bote, 5 jane nga azia jugore dhe azia juglindore.  Prodhuesi me i madh (me tonazh) i bananeve eshte India, e ndjekur nga Filipinet e pastaj Kina.

 

Ekspertë të ministrisë, sqarojnë për gazetën se zonat ku mund të prodhohet janë në Jug të vendit, kryesisht në Sarandë, me anë të serave. 

Me ane te serave more eskpertet e ministrise se qepes, mund te prodhohen dhe ne Shishtavec.  Zona ku mund te prodhohen ne kushte relativisht natyrale, nuk ka.  Pastaj vendi jone i bekuar e hodhi vdekur kultivimin e bimeve bujqesore qe i pershtaten klimes se vendit, e tani duhet te kaloje te kultivimi i bananes me sera!  Sec kam nje ndjenje qe kjo eshte nje tjeter skeme per grabitje fondesh buxhetore...hmm....

Ministria thotë se deri tani nuk ka të dhëna të ketë aplikuar ndonjë fermer, por garantojnë se dikush do të kujtohet, pasi dhe futja në skemën e subvencionimit do të jetë propozuar nga subjekte të caktuara. 

Për të përfituar subvencionimin, fermeri duhet të plotësojë disa kritere, ku kryesori është pronësia mbi tokën, hapësira e saj që nuk duhet më e vogël se dy dynym, si dhe projekti. 

 

Moret vesh ju?! Garanton ministria se dikush do kujtohet te apikoje per subvencionet per rritje bananesh! smiley

 

Ej, kane ngelur njerez te sakte andej ne keto ane apo vetem idiote dhe hajdute? Apo idiotet dhe hajdutet kane hipur ne krye e njerzit e sakte kane mbyllur gojen?  Me duket sikur cdo lajm qe vjen nga ato ane vetem qelbet era apati, injorance, idiotizem, prapambetje, kusari, hajdutllek, fodullek, megalomani, zhurme koti etj.

 Ke folur me shume siguri e negativitet per shqiptaret. Gabim. Sepse shumica e atyre qe ke thene jane te kundershtueshme.

Doktori paska rrjedh, dje tha do kalojme ylberin, sot e ka mendjen te rritja bananes

 

JA SI DO TI RRISIM NE BANANET

 

 

DHE JA SI DO TI TREGETOJME

  Large Animated Smileys | Big Animated Smileys.gif" />

Rrrrrrrrrrofsh alidemso. me "cjapove"(o zot sa i poshter qe jam smiley) fare! smiley

 hahaha ..........avash se po te merret fryma, kadal mer burre se u myte..........lol

obobobobobo lujti ky......

 Large Animated Smileys | Big Animated Smileys.gif" />

jalla o alidemso... se u ktheva prape dhe me le pa tru kjo me keto opingat!!!

Large Animated Smileys | Big Animated Smileys.gif" />

 Haha 

Te destinum me vujt. Te pafat. Te pakiwi. Tirane, 1989 Lol Emo. cuditem si administratoret jelojne te kaloje nje fjale te tille -Te pakiwi smiley smiley smiley

e forte!

kaq keq qenka bere qe u dashka edhe ndihma e banananes,,,

Thone qe Lazaratasit me kete rast do te heqin dore perfundimisht nga kutivimi i kanabisit dhe do fillojne te mbjellin bananen se i ka thone saliu qe po i mbollet ne zonat ku me pare keni mbjellur kanabis, atehere bananja kthehet ne nje frut i shartuar me droge. Madhesia e frutit eshte jo me shume se 10cm, por ....lezeti vjen duke e ngrene. Thone gjithashtu se kjo lloj banane duhet te pelqehet shume nga femrat, pasi ato e kane qejf ta gelltisin bananen me nje kafshate.

 rabbit 

Ne kalendarin kinez ky vit perkon me vitin e Leprit, prandaj qeveria ka zgjedh qe mbarshtrimi i leprit te filloje pikerisht tani ne vitin e leprit! 

vajza eshte si bananja, thote ky.   futja kot me nje fjale.smiley

Republike bananesh mo!, do kishte thene Ruzhdija smiley .

dashnor diko. pse jo nje emer me catchy...2D. Double D. or D-squared? Didi? Ok, por duket si me shume kacurrela smiley

Eh bananja nese duhet nje frut me hy ne listen e "frutave t'abuzume" une nuk shoh me fatkeqe se bananen e pervuejtme. Sikur Mjeda t'kishte banane poshte dritares do thoshte:

 

Mbi komode tuj qendrue,

e bananen tuj qeru,

ne zall t'kirit po m'shkon zemra,

shoh shqypnine tuj lulzu.

 

vitamina jam tue marre

qysh m'vezllon njajo hane

rrnofsh ti kapitalizem

dy bananet qi mke dhan.

-------

-cajupi vec do a hate bananen pa fjale.

-naimi do i knote ngjyres verdhe.

-pashkua do mundohej me e drejtue

-Enveri na la pa e shiju

do vije nje dite qe do e kuptojme Qeverine, lum e lum qe e kemi. Nese ne my lifetime do shoh ne supermarketet europiane Albanian Bananas, do mrekullohem. cdo gje ben vaki.

-----------------

ndoshta kjo ka dhe kuptim simbolik...sikur Bananja te perdoret Drejt, tjeter shprehje qe lidh Republiken Shqipe me Bananen ndoshta kish me u harrue. Zot bekona! c'frymezim na dhe.

 

Ravintsara kete kengetarin do ma kish prezantuar mua si "specie qe jeton ne nje bote 2 dimensionale, ose 2.13 dimensionale". smiley

Ravintsara, e degjoj per here te pare. Ja si na meson peshku smiley Tani na sqaro kuptimin, lol, google thote aromaterapi-nje tip vaji etj. smiley

 Kto ia fusin kot. Subvencione per ata qe kultivojne bananen. O zot. Ne fakt bananja eshte produkti buqsor me i pershtatshem per tu kultivuar tek ne. Mjer ne cfar vizionaresh kemi tek ministria e bujqesise!

Une besoj ne nje studim per rritjen e bananes dhe jo ne nje lajthutje.Ndoshta andej nga Saranda ka mundesi te kultivimit te saj dhe nuk do te ishte keq qe te subvencionohej qofte edhe per efekte mjedisore,sepse une nuk besoj se do te mund te realizohet furnizimi i tregut vendas me banane vendi qe ne rastin me te mire do te jete jo cilesore sepse nuk arrin pjekjen e duhur

Sigurisht qe cdo lloj biznesi eshte mire, por vertet i merr seriozisht fjalet e Berishes ne vitin 2011? Ai ate pune ka perdite. Jo Shqiperia si Zvicra, jo superfuqi energjetike, jo rritje ekonomike, jo e bukura e dheut...

bananja thote. po kafja ore? apo pas bananes do mbjellim kafen. Une kam nje ide tjeter po them mos ma vjedhin ta bej patenten njehere ...

lere po e them, kaucukun more drurin e kaucukut kushedi sa pare do bejme ...........

Hajde qeveri hajde, te mbjellim banane dhe domatet ti blejme nga maqedonia..... ca ide originale vetem ne qeveri ndodhin keto (bashke me nuts of course)

me qe e kemi fjalen te bananja. kjo peme bananeje  eshte sinjalizuar  (diku nga zona e plazhit) ne Vlore. fotoja eshte bere ne korrik te beharit qe shkoi.

megjithate, une do te thosha qe perparesi duhet ti jepet ullirit dhe vreshtarise.  por sidomos ullirit.  vaji i ullirit, sa po vjen dhe po behet me i njohur dhe i pelqyeshem ne gjithe evropen edhe me gjere.  per rrjedhim po rritet perdorimi dhe po kerkohet gjithmone e me shume.  bananen, le ta kultivojne ata qe e kane bere ate ne shekuj.  ca gjera jane te ndara..

 

 Korrigjim: Bananja nuk eshte peme. Klasifikohet si barishte. smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).